Privimi i lirisë :
Pasi njohëm fushat në të cilat shtrihet liria e njeriut, ku ai është përgjegjës dhe ku jo, na bëhet e qartë çka vijon :
1-] Nuk ka liri për padrejtësinë apo cënimin e të drejtave të të tjerëve.
2-] Nuk ekziston liria për të kundërshtuar të vërtetën, të drejtën dhe të mirën, në çdo lloj sjellje praktike e cila lë pasoja të prekshme në dëm të shoqërisë dhe në prishjen e sistemit të saj.
3-] Nuk ekziston liria për atë të cilin besoi në mesazhin Islam dhe dha besën për t’iu bindur dhe zbatuar ligjet e tij, që të veproj në kundërshtim me normat e Islamit, duke lënë obligimet e tij apo thyer ndalesat e tij. Në një rast të tillë ky njeri do të merret në llogari dhe do të marrë shpërblimin e merituar sipas ligjeve islame, të ekzekutuara këto nga pushteti i shtetit Islam, natyrisht në se këto kundravajtje përfshihen në normat ndëshkimore Islame që në këtë botë.
Një nga kundravajtjet antiislame është edhe vetvrasja apo çfarëdo veprim me të cilin njeriu mund ta dëmtoj vetveten fizikisht, psiqikisht apo të shpërdoroj pasurinë e tij për gjëra të kota.
4-] Kushdo i cili shpall hyrjen e tij në Islam, veçse ka shpallur respektimin dhe kryerjen e normave të tij. Dhe pas kësaj ai nuk ka më liri që të dezertoj prej tij. Në të kundërt pasi i kërkohet të pendohet dhe përgjigjet në mënyrë negative do të ndëshkohet me dënim kapital. Ashtu siç nuk ka të drejtë të refuzoj ligjet dhe normat e sheriatit të ardhura nga Allahu.
5-] Nuk ka liri për një mysliman dhe jomysliman që jeton në vendet Islame apo kushdo që hynë në një vend mysliman nën sigurinë e shtetit Islam që të fyej apo të flas kundra besimeve dhe ligjeve Islame. Ashtu siç nuk ka të drejtë të ndjell dyshime dhe të deformojë apo shtrëmbërojë parimet dhe ligjet Islame, si dhe gjithshka që dëmton sistemin Islam, shtetin dhe shoqërinë myslimane, sepse kjo do të thotë thyerje e asaj pjese të marveshjes që i takon secilit prej tyre tyre për ta respektuar.
Në një shetet islam askujt nuk i jepet liri për të propoganduar ato punë dhe veprime të cilat i ka ndaluar Islami kryerjen e tyre, siç janë pijet alkoolike apo nxitja dhe përhapja e ideve kontradiktore me të vërtetat dhe mësimet Islame.
Po kështu askush nuk është i lirë që të formoj organizata publike apo të veçanta të cilat në përmbajtien e tyre kanë elementë të ndaluar nga Islami, si p.sh. banka me kamatë, klube bixhozi, shtëpi publike, vende për pirjen apo prodhimin dhe shitjen e pijeve alkoolike, veçse në këtë rast të krishterëve u lejohet ta prodhojnë dhe pinë atë brenda shtëpive dhe vendeve të veçanta të tyre pa u shfaqur para myslimanëve .
Këto pika që përmendi autori duken sikur bien ndesh me të ashtuquajturën “ Kartë të të drejtave të njeriut”. Por në rast se do ta kuptojmë se Islami nuk e konsideron veten thjesht një religjion por edhe sistem ligjor me të cilin duhet të ndërtohet një shtet mysliman bëhet mëse e qartë se ky shtet ka plotësisht të drejtë të ndalojë çdo aktivitet që thyen ligjet e tij si dhe të marrë masa për kundravajtësit ashtu siç bën në fakt edhe çdo shtet në botë.
Përfundimi:
Në mjaft pika të ndryshme ndodhin gabime dhe keqinterpretime të shumta për arsye të thyerjes së kufijve ndarës ndërmjet të vërtetës dhe të kotës, drejtësisë dhe padrejtësisë, hajrit dhe sherrit. Një nga shkaqet kryesore është edhe apsolutizimi i lirisë dhe të luajturit me nocionet e saj, mos përkufizimi i hapsirës ku shtrihet kjo liri për aq sa ajo është e vlefshme dhe e pranueshme; gjë e cila riprodhon të këqia të vazhdueshme dhe abuzime të panumërta.
Krijoni Kontakt