Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Ku janë teologët shqiptarë të KOASH?

    Ju duhet te kuptoni ku ndodheni dhe te vazhdoni rrugen tuaj. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqiperise eshte e shqiptareve, eshte e juaja, eshte e jona.

    Pak histori

    Pas nje periudhe te erret te ateizmit shteteror me 9 maj 1990 u hoq nga Kushtetuta e Republikes se Shqiperise neni 35 i Kodit Penal me ane te te cilit propaganda fetare konsiderohej "krim kunder shtetit" dhe parashikohej nje denim deri ne 10 vjet burg. Menjehere pas kesaj date filluan sherbesat e para ortodokse ne ato objekte kulti qe kishin mbetur pa u prishur nga regjimi i meparshem. Sherbesa pati ne Tirane, Korce, Berat, etj. Liturgjia hyjnore u krye nga ata pak klerike qe ishin ende gjalle. Per nje periudhe 40-vjecare nuk ishin diplomuar klerike te rinj ndaj numri i tyre ishte shume i vogel dhe ne moshe shume te madhe.

    Seminari ortodoks "Apostull Pavli" qe pergatiste kuadrot e rinj te Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise ishte mbyllur qe ne vitin 1945. Teologet e kohes ishin perndjekur e burgosur, shume prej te cileve kishin vdekur. Gjendja e Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare ishte ne veshtiresi por rigjeti shpirtin e besimtareve ortodokse. Per te dale nga kjo gjendje u kerkua ndihma e Patriarkanes Ekumenike te Kostandinopojes. Ne janar te vitit 1991 Patriku Ekumenik dhe Sinodi i Shenjte zgjodhen si Eksark te Patriarkanes Ekumenike ne Shqiperi peshkopin e Andruses, Anastasios Yanullatus, i cili ne ate kohe sherbente si vikar ne Mitropoline e Shenjte te Irinopolit me qender ne Kenia. Qellimi i ardhjes se tij ne Shqiperi ishte te ngrinte, rimekembte dhe riorganizonte KOASH.

    Per kryerjen e ketyre detyrave ne gusht te vitit 1991 u thirr ne Tirane nje asamble e pergjithshme me klerike dhe laike perfaqesues te kater dioqezave te Shqiperise. Kjo asamble zgjodhi nje keshill te pergjithshem kleriko-laik si dhe u ngriten keshillat kishtare neper qytetet kryesore me popullsi te besimit ortodoks. Per ecjen e puneve perpara duhej nje numer klerikesh (ne vitin 1967 numeroheshin 300 te tille) te shkolluar. Per kete ne vitin 1992 KOASH çeli Seminarin Teologjik ne Durres per pergatitjen e kuadrove te rinj. Kryepeshkopi i KOASH, Anastasios Yanullatus, u dekretua si i tille me 02.08.1992 si rezultat i marreveshjes se arritur midis perfaqesise se Patriarkanes Ekumenike dhe Presidentit te Republikes se Shqiperise te asaj kohe. Ky fronezim u shoqerua me kthimin mbrapsht nga autoriteter shteterore shqiptare te kater mitropoliteve te tjere te propozuar nga kryepeshkopi, te cilet ishin te gjithe nga Greqia. Ne keto kushte kur kryepeshkopit ju kthyen mbrapsht kater mitropolitet e propozuar, ai per te drejtuar kishen ortodokse e cila ndodhej ne nje zbrazeti teologesh kerkoi ndihmen e misionareve te cilet kane qene te shumte dhe te vazhdueshem gjate ketyre 14 viteve.

    Ne te njejten kohe KOASH nen drejtimin e tij dergoi per studime ne universitetet teologjike ne Athine dhe Selanik nje numer te konsiderueshem studentesh te Seminarit Teologjik te Durresit. Pas 14 viteve KOASH duhej te kishte plotesuar vendet drejtuese me teologe shqiptare te derguar nga vete Anastasios Yanullatus per studime ne Greqi. Nga nje veshtrim i shpejte i gjendjes se KOASH sot ne fund te vitit 2004 shikojme jo pa keqardhje se teologe shqiptare ne drejtimin e KOASH nuk ka. Ne keto kushte natyrshem shtrohet pyetja: Ku jane teologet shqiptare ne Kishen Ortodokse Autoqefale te Shqiperise? Kjo pyetje i drejtohet kryepeshkopit te KOASH, Anastasios Yanullatus, Sinodit te Shenjte te kesaj kishe dhe te gjithe drejtuesve te larte te saj.

    Kryepeshkopi Anastasios Yanullatus jo rralle ne takime, konferenca, pervjetore te ndryshme numeron arritjet qe jane realizuar ne KOASH, nen drejtimin e tij. Po t'i hedhesh nje shikim te shpejte edhe periodikut te KOASH, gazetes "Ngjallja", ne faqet e saj do t'i gjesh keto rezultate te cilat mund te numerohen:

    Ringritja e kishave ortodokse ne shumicen e qyteteve e fshatrave me popullsi ortodokse.
    Ndertimi dhe restaurimi i disa dhjetra kishave dhe manastireve
    Hapja e Akademise Teologjike "Ngjallja" ne Shen Vlash te Durresit
    Hapja e Shkolles se Mesme Kishtare "Kryqi i Nderuar" ne Gjirokaster
    Organizimi i shoqatave te rinise, gruas e intelektualeve ortodokse.
    Organizimi i botimeve te nje numri titujsh si gazeta, revista, etj.
    Organizimi i nje poliklinike qendrore ne Tirane dhe ne disa rrethe te vendit.

    Ne pamje te pare kur numeron gjithe keto arritje te medha te kryera ne nje kohe kaq te shkurter drejtuesi i KOASH del si shpetimtari i kesaj kishe. Po ta analizosh qete dhe te deduktosh mbi gjendjen e KOASH sot ne fund te vitit 2004 pas 12 viteve drejtim te kryepeshkopit Anastasios Yanullatus shume shpejte konstaton se:

    -Sinodi i Shenjte vepron me numer te pakte peshkopesh (nuk dihet sakte funksionimi i tij, qëkur nderroi jete para dy vjetesh, at Kozma Qirjo, Peshkop i Apolonise, ish-anetar i Sinodit).

    -Ne Mitropoline e Gjirokastres ende nuk ka peshkop dhe gjithe puna e saj drejtohet nga nje zv.mitropolit i ardhur nga Janina.

    -Mitropolia e Beratit e drejtuar nga Arvanitasi, at Ignati Triendes, eshte kthyer ne nje shtojce te KOASH dhe nuk ka aktivitetin dhe pavaresine e saj sipas Statutit (A ka statut KOASH? Eshte teme me vete per t'u diskutuar.)

    -Vendet kyçe ne KOASH vazhdojne te drejtohen nga misionarë greke qe sherbejne ne KOASH prej 12 vitesh.

    -Drejtimi i Akademise Teologjike dhe nje numer i konsiderueshem i pedagogeve te saj jane misionare greke te ardhur nga Greqia ose greko-amerikane te perzgjedhur me kujdes nga kryepeshkopi.

    -Drejtimi i shkolles se mesme kishtare ne Gjirokaster dhe nje numer pedagogesh te saj jane po misionare te ardhur nga Greqia.

    Pare ne kete prizem, KOASH duket sikur ndodhet ende ne vitin 1992, drejtohet pergjithesisht nga misionare te huaj dhe kryesisht greke. Çfar e pengon kryepeshkopin Anastasios Yanullatus te vendose ne vende te tilla drejtuese, teologe shqiptare te cilet sot jane disa dhjetra, te cilet jane perzgjedhur nga vete ai dhe stafi i tij, kane kryer studimet ne universitetet me te njohura te Greqise me burse nga ana e tij. Duke mos mohuar asgje nga ato arritje te realizuara nga KOASH nen drejtimin e Anastasios Yanullatus, kjo qe po trajtojme, krijimi i nje plejade teologesh dhe vendosja e tyre ne drejtimin e KOASH ishte detyra kryesore e tij. Per kete arsye u arrit marreveshja midis Patriarkanes Ekumenike dhe drejtuesve te shtetit shqiptar te viteve 1991-1992, qe, ne vitet ne vijim kjo kishe te drejtohej nga kleriket dhe teologet e saj. Thene shqip, kete detyre Anastasios Yanullatus e sabotoi. Pikerisht ky veprim e zbulon qarte misionin e tij ne Shqiperi.

    E detajuar ne elemente te vecante, ky debat per vendosjen e teologeve shqiptare ne drejtimin e KOASH eshte konflikti kryesor sot midis KOASH dhe besimtareve ortodokse te Shqiperise. Ky konflikt, i cili zhvillohet ne menyre te heshtur midis tyre e tremb me shume se cdo gje tjeter misionarin grek Anastasios Yanullatus per perfundimin e misionit te tij ne Shqiperi. Do te ishte ne interes te te dy paleve ne "konflikt", te vazhdonte debati per kete pike. Nga ana e Anastasios Yanullatus, Sinodit dhe drejtuesve te tjere te KOASH duhet t'i jepet pergjigje kesaj pyetjeje e cila cdo vite qe kalon behet edhe me e mprehte. Nuk deshirojme te degjojme deklarata tymese te KOASH, te hedhura ne cdo numer te "Ngjalljes" por t'i japin nje pergjigje te qarte pyetjes se shtruar me siper: Ku jane teologet shqiptare ne Kishen Ortodokse Autoqefale te Shqiperise?

    Ku jane teologet shqiptare e Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare?

    Kjo pyetje ju drejtohet edhe te gjithe teologeve shqiptare qe gjate viteve 1990- 2004 kane studiuar ne universitete te ndryshme te botes si ne Athine, Selanik, Bukuresht, Amerike, etj.

    Duke hulumtuar ne faqet e gazetes "Ngjallja" botim zyrtar i KOASH behemi me dije se nje numer i konsiderueshem djemsh kane studiuar dhe kane kryer me rezultate te larta dhe shume te larta studimet e larta teologjike ne Athine, Selanik, Bukuresht, Amerike etj. Natyrshem kemi ndier kenaqesi qe keta djem i hyne rruges se studimeve ne kete dege te virgjer ne Shqiperi. Zyrtarisht, u perzgjodhet nga misionari Janullatus dhe shtabi pro-grek i tij. Kjo nuk perbente asgje problem ne mendjet e besimtareve ortodokse, mendoj as ne tuajat. Duke u bere me dije per numrin shume te madh te djemve qe kane studiuar per teologji ne universitetet e sipercituara natyrshem shtojme pyetjen: Ku jane teologet e Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare sot?

    Ne KOASH, pas nje hulumtimi te thjeshte mesojme se nuk jeni. Ne median e shkruar ka dy vjet qe perpiqet te beje nje rilindje te ortodoksise dhe nje ringritje tuajen, tonen, te te gjithe besimtareve ortodokse, teologu at Foti Cici, i cili ndonese larg Shqiperise ju jep leksione si juve shokeve te tij qe studiuat se bashku me te edhe gjithe intelektualeve ne Shqiperi e atyre te besimit ortodoks ne vecanti. Po te tjeret ku jane? Ne median elektronike nuk eshte i pranishëm asnje. Perse? Ne KOASH nuk ju pranon Janullatus (do te ishte me normale te perdornim shprehjen “grupi i misionareve greke te KOASH”) por ne mediat e vendit tuaj duhet te jeni, Ju qe te gjithe se bashku, leksionet e at Foti Cicit t’i ktheni ne nje universitet te vertete per intelektualet ne pergjithesi dhe ata te bashkësisë ortodokse ne vecanti, per shtetaret e “lodhur” dhe parlamentaret e te gjitha ngjyrave, per akademiket e fjetur dhe gjithe institucionet qe duhet te interesohen per mbarevajtjen e bashkesive fetare ne Shqipëri.

    Jo rralle, probleme thelbesore qe po kalon Shqiperia e pasdiktatures kane marre rruge nga pushteti i katert, nga media. Ne Kishen Ortodokse Autoqefale te Shqiperise ka aq shume probleme qe duhen diskutuar, rregulluar dhe zgjidhur sa do te ishte e pamundur pa mendimin, pervojen, eksperiencen tuaj. Mos prisni qe Anastasios Janullatus t’ju kerkoje te falur e t’ju marre ne KOASH? Ai ju dergoi ne universitet, ju hodhi ne sitat e tij ne Greqi dhe ju nuk dolet te pershtatshem per te. Pra, ai iu ka leshuar. Ju duhet te kuptoni ku ndodheni dhe te vazhdoni rrugen tuaj. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqiperise eshte e shqiptareve, eshte e juaja, eshte e jona.

    Zoterinj teologe, ju ndodheni ne Shqiperi, ne Greqi, ne Europe, ne Amerike e Kanada, etj. Me lejoni t’iu bej me dije se me date 19.11.2004 ne oret e vona te mbremjes nderroi jete teologu Maks Çuko. Maksi pasi studioi bashke me ju ne Universitetin Teologjik ne Athine u punesua si pedagog ne Akademine Teologjike "Ngjallja e Krishtit" ne Shen Vlash te Durresit. Pas nje gjendjeje te renduar shendetesore te diteve te fundit shkoi me urgjence ne Spitalin Infektiv te Tiranes dhe pas ndihmes se pare ne kete spital pas disa oresh nderroi jete. Njoftimi zyrtar i KOASH ishte se “pas nje ataku kardiak nderroi jete”. Edhe femijet e dine se ne spitalin infektiv shkojne te gjithe pacientet me helmime dhe çrregullime serioze ne aparatin tretes. Ndersa Maksit ju dha diagnoza “atak kardiak. Eshte e rende, po, as KOASH, as shqiptaret qe ende ndodhen ne KOASH, as instancat shteterore nuk vijuan nje hetim per kete rast qe me siguri ka flete shume. A mund te ndodhe qe greket te na helmojne edhe ne vitin 2004? Per kete duhen dy arsye te forta. E para: te ju duhet patjeter te bejne nje veprim te tille. E dyta: duhet te kesh pervoje ne kete fushe. Per te dyten, e dime te gjithe qe greket e kane ne persosmeri por pse te jene te pakenaqur nga drejtimi total qe i bejne KOASH. Çfar iu çalon ne punen e tyre qe te kene shkuar deri aty? Ndaj shtrohet pyetja: A eshte e vertete qe Maksin e kane helmuar? Per kete duhet te flasin veç KOASH edhe zyrat shteterore, pas nje hetimi serioz. Nje gje eshte e vertete, qe Maksi nuk eshte me. Ai tashme vetem na ngacmon ne, me imazhin qe na ka lene.

    Ndersa per ne nje arsye me shume per te ndricuar mendjet tona te turbulluara keto vite qe nuk gjejme kuptimin shqip te fjales “AUTOQEFALI” ne godinen e KOASH. Nuk iu duket se te gjithe ju duhet te ngriheni mbi vetveten dhe t’u tregoni shiptareve se ne Shqiperi ka nje mendim teologjik bile te shkolluar. Do te kisha miresine edhe me ju te debatoja ne faqet e kesaj gazete te nderuar per kete problem madhor te bashkesise ortodokse ne Shqiperi por edhe per probleme e hollesi me te vogla te ketij karakteri.

    Kristo Muzaka
    Koha jone 07-01-2005

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17
    Nga artikulli me siper mesova shume per autorin e artikullit, Zotin Kristo Muzaka.


    1. Kristo Muzaka jeton jashte Kishes Orthodhokse Autoqefale Shqiptare

    Kisha per besimtaret orthodhokse nuk eshte thjeshte nje vend adhurimi qe shkojne cdo te diele, eshte shtepia shpirterore e tyre qe rrezon cdo barriere ne kohe apo ne hapesire. Ne te adhurojne te gjallet, shpirtrat e te vdekurve, engjejt, shenjtoret dhe vete Krishti qe eshte gjithmone prezent me Shpirtin e Tij te Shenjte. Kur catia e Kishes pikon, besimtaret nuk presin nga peshkopi qe te ngjitet ne cati e ta rregulloje, por e rregullojne vete. Kur Kisha ka nevoje per leke per te blere ikona apo per te bere merimetime, te gjithe besimtaret e futin doren e tyre ne xhep per te nxjerre leket. Kur nje orthodhoks ka nevoje te mesoje apo te kuptoje, ai shkon e flet me atin e tij shpirteror qe mund te jete nje prift apo nje burre i urte ne komunitet. Zoti Kristo Muzaka, nuk shkon qe ti rrefehet priftit apo kryepeshkopit, shkruan ne faqet e gazetave shqiptare. Mjafton kjo qe une si besimtar te mesoj se Kristo Muzaka nuk jeton ne Kishe por jashte saj.


    2. Kur Kisha e Krishtit na behet shqiptare

    Kur nje jo-orthodhoks e pyeti njehere nje peshkop se 'Cfare eshte Orthodhoksia?', peshkopi i tha: "Qe te fillosh te njohesh Orthodhoksine, shko e vizito nje Kishe Orthodhokse". Kaq mjaftoi per jo-besimtarit qe ne mendjen e tij te krijonte me mendimin se Kisha Orthodhokse per te eshte ajo ndertesa e cuditshme ku orthodhokset shkojne te luten. Por ne fakt, mesazhi i peshkopit ishte qe Kishen e Krishtit nuk e njeh dot nga jashte, por vetem nga brenda. Kisha e Krishtit nuk eshte thjeshte tokesore, por edhe hyjnore. Kisha si godine ne toke eshte vetem nje dere per ne mbreterine e qiellit.

    Kristo Muzaka eshte shume i shqetesuar per 'Autoqefaline' e Kishes Orthodhokse Shqiptare. Mbase Zoti Kristo nuk e di qe Kisha Orthodhokse eshte NJE, dhe emertimet greke, shqiptare, serbe, bullgare, ruse, amerikane, jane vetem emertime te pamjes se jashtme te Kishes. Kisha Orthodhokse Shqiptare eshte Autoqefale vetem ne aspektin tokesor te Kishes, por ajo eshte ne kungim te plote me te gjitha Kishat e tjera Orthodhokse, me gjithe orthodhokset e tjere ne bote, me vete Krishtin. Kuptohet, qe Zotit Kristo nuk i intereson shume thesari shpirteror qe njerezit gjejne ne Kishen Orthodhokse, atij i intereson vetem pamja e jashtme e saj, emertimet.

    Te ndjekesh llogjiken e Z. Kristo, do te thote qe cdo prift grek, cdo misionar greko-amerikan, cdo besimtar orthodhoks jo-shqiptar, nuk kane vend ne Kishen Orthodhokse Autoqefale Shqiptare. Pra kjo Kishe u perket vetem shqiptareve. Ky kendveshtrim mund te marri shume emertime, por vetem nje emertim nuk e merr dot, nuk eshte kendveshtrim orthodhoks, nuk eshte dicka qe na e meson Kisha, Apostujt, Eterit e Kishes. Kisha na meson se ajo eshte NJE dhe dyert e saj jane te hapura per te gjithe besimtaret e tjere orthodhokse qe hyjne ne te me friken dhe dashurine e Zotit, Trinise se Tereshenjte. Kisha na meson qe ne menyre qe te jemi te krishtere te vertete orthodhokse, duhet te lutemi dhe duam edhe per armiqte tane. Por Zoti Muzaka dashurine hyjnore e zevendeson me urrejtjen njerezore. Ai kujton se shqiptarizimi i Kishes eshte me i rendesishem se ringjallja e besimit ne mendjet dhe zemrat e shqiptareve te besimit orthodhoks.


    3. Kur ringjallja e besimit shikohet me sy dhe jo me zemer


    Zoti Kristo na rendit disa prej sukseseve te Kryepeshkopit Anastas, dhe qe nga momenti qe e ben kete, ai me le mua te kuptoj se sa larg Perendise ai qendron. Jane sukseset e kryepeshkopit Anastas, apo eshte Vullneti i Perendise qe sherbetoret e tij vene ne vend? Eshte Kryepeshkopi Anastas per te falenderuar, apo duhet te falenderojme Zotin tone, Trinine e Tereshenjte? Dhe pasi mbaron me sukseset, ai fillon me mangesite e punes. Nje prej mesimeve me te medha qe morem nga goja e vete Zotit tone Jezu Krisht eshte: 'Mos i gjyko te tjeret', qe do te thote qe gjyko vetem punet e tua dhe bej me faj gjithmone veten tende. Por nese eshte gabim te gjykosh nje njeri, eshte mekat te gjykosh Kishen e Krishtit!!!

    Besimi i ringjallur ne rradhet e komunitetit orthodhoks nuk duket vetem tek kishat e reja, duket tek pjesmarrja e besimtareve ne jeten e Kishes, ringjallja e traditave te lashta, njohja me ungjillin, leximi i mesimeve nga eterit e Kishes, jeta orthodhokse e mbarsur me lutje dhe agjerim e cdo besimtari. Por qe ti shikosh te gjitha keta, duhet te jesh gjithmone brenda Kishes dhe jo jashte saj. Ky eshte edhe problemi pasi keto gjera nuk ti rrefen dot syri por zemra.


    4. Kur Autoqefalia shikohet tek numri i teologeve dhe jo tek Sinodi i Shenjte i KOASH

    Nje prej arritjeve me madheshtore qe eshte bere ne Kishen tone fale Vullnetit te Perendise eshte pikerisht krijimi i Sinodit te Shenjte. Eshte ky Sinod i Shenjte qe e ben Kishen tone autoqefale dhe jo emrat e prifterinjve dhe origjina e tyre. Sinodi i Shenjte siguron vazhdimesine e Tradites se Shenjte Apostolike ne Kishen tone duke e kaluar shkopin e bariut te deleve te Perendise dore me dore dhe duke mos e lene asnjehere tufen vetem. Por duke qene se Zoti Muzaka nuk arrin te kuptoje se autoqefalia e Kishes sone buron pikerisht nga ky Sinod i Shenjte, dhe duke anashkaluar me qellim kete gje, ai gjen nje shkak te paqene, numrin e teologeve shqiptare si "problem madhor" i KOASH.

    A thua Orthodhoksia Shqiptare lindi ne shekullin e XXI dhe jo ne shekullin e I? A thua theologet orthodhokse ne mbare boten dhe ne te gjitha kishat nuk mund te jene mesues te klerikeve/teologeve te rinj shqiptare? A thua greket, ruset, serbet, bullgaret i perkasin nje Kishe tjeter Orthodhokse nga kjo e jona, nuk besojne e adhurojne te njejtin Zot? A thua shenjtoret dhe eterit e Kishes ne shekuj nuk vlejne te lexohen nga kleriket shqiptare pasi ata i kane shkruajtur doreshkrimet e hershme ne greqisht dhe jo ne shqip?


    5. Cdo te thote te ndihmosh Kishen Orthodhokse Autoqefale Shqiptare

    Ndihma me e madhe qe mund ti japesh KOASH dhe besimtareve orthodhokse shqiptare eshte te lutesh per te dhe gjithe komunitetin, qe nga kryepeshkopi e deri tek ai jo-besimtari qe eshte orthodhoks vetem ne emer. Do te thote qe te mos fillosh e gjykosh punen e Kryepeshkopit, prifterinjve, keshillave te kishes neper rrethe, por te pyesesh, cfare mund te bej une si besimtar orthodhoks per te ndihmuar komunitetin tim. Dhe ka shume vend per pune, perkushtim e ndihme qe kushdo mund te japi, shqiptare apo te huaj qofshin.

    Por si mund te ndihmosh te tjeret, kur nuk ke ndihmuar me pare veten, kur nuk ke pare vete Driten e Perendise?! Prandaj shkoni ne Kishe, lexoni ungjijte e shenjte, lexoni mesimet e Shenjtoreve dhe Eterve te Kishes, filloni jeten e agjerimit dhe lutjeve. Kur ta beni kete gje, nuk do te ndiheni te huaj per Kishen, nuk do ta gjykoni ate nga jashte, por do te jetoni brenda saj ne kungim te plote shpirteror me Krishtin.

    Mos pyesni sa teologe shqiptare ka ne Shqiperi, por filloni e perktheni ne shqip gjithcka qe ju lexoni nga trashegimia jone Apostolike. Ndajeni ate ushqim shpirteror me te gjithe te krishteret e tjere shqiptare qe kane etje dhe uri per te mesuar me shume mbi besen orthodhokse, por nuk kane materiale te mjaftueshme ne shqip. Mos pyesni se cfare duhet te beje Kisha per mua ne menyre qe une te vete ne Kishe, por pyesni se cfare duhet te bej une per Kishen, per bashkebesimtaret e mi. Mos kurseni as leket dhe as kohen tuaj per Kishen dhe besimtaret orthodhokse, nese besimi juaj eshte i vertete.

    17 vjet trajnim duhet qe nje ushtar i thjeshte amerikan te arrije graden e gjeneralit, - tha nje ushtarak ne pension ne Amerike, kur erdhi fjala tek trajnimi i ushtareve irakiane ne Irak dhe kur do te jene gati. Sa vjet duhen qe nje besimtar i thjeshte te kthehet ne nje theolog te mire qe te jete ne gjendje qe te edukoje edhe brezat e rinj te klerikeve? 70 vjet nuk mjaftojne. Kujtoni eterit dhe shenjtoret e Kishes, qe dergjeshin ne shkretetire pa buke, pa uje, pa njerez, pa rroba ne trup, per dekada te tera, vetem e vetem qe te shenjteronin trupin dhe merrnin bekimin e Perendise. Kishes Orthodhokse nuk i mungojne Shenjtoret apo teologet, ajo ka 2000 vjet trashegimi si asnje Kishe tjeter e krishtere.

    Hiqni dore nga urrejtja dhe krenaria e budallait dhe ulini kryet tuaja para Perendise ne Kishe qe te fitoni perulesine e Shpirtit dhe meshiren e Zotit.

    Albo

  3. #3
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Duke shfletuar neper disa faqe interneti, me beri pershtypje pjesa e meposhtme, nga ku po sjell te perkthyer nje pjese. Aty ben fjale se Teologjia nuk fillon nga Akademite univesitare, por nga Asketizmi dhe Njohja e thelle e Krishtit, nga shkretetirat dhe qelite murgjerore, nga "braktisja e gjithckaje dhe ndjekja e Krishtit". Te tille ishin shenjtoret, shkrimet e te cileve sot studiohen nga akademiket.

    ----In the Russian emigration, the "theologians" of the new school, who are eager to be in harmony with intellectual fashion, to quote the latest Roman Catholic or Protestant scholarship, to adopt the whole "casual" tone of contemporary life and especially of the academic world—have been aptly called "theologians with a cigarette." With equal justification one might call them "theologians over a wine glass," or advocates of "theology on a full stomach" or "spirituality with comfort." Their message has no power, because they themselves are entirely of this world and address worldly people in a worldly atmosphere—from all this it is not Orthodox exploits that come, but only idle talk and empty, pompous phrases......


    ----Ne diasporen Ruse, "teologet" e shkolles se re, qe jane te etur per te qene ne harmoni me moden intelektuale, qe jane gati per te kuotuar skolatistiket Romano- Katolike dhe Protestante, dhe per te adoptuar tonin "kasual" te jetes bashkekohore dhe ne menyre specifike, te botes akademike — jane quajtur me te drejte "teologe me cigare" . Po keshtu dikush tjeter mund t'i quaje dhe "teologe me gota vere", ose avokate te "teologjise me barkun plot" ose "spiritualitet i rehatise". Mesazhi i tyre nuk ka fuqi, sepse ata vete jane teresisht te kesaj bote dhe u adresohen njerezve te botes, ne nje atmosfere te botes - nga gjithe kjo, nuk vjen zhvillimi i ortodoksise, por vetem biseda pertace dhe boshe, me fraza te fryra...


    --Ja si vazhdon shkrimi:
    If such a person were to begin reading the Holy Fathers, which speak of a totally different way of life, he would either find them totally irrelevant to his own way of life, or else would be required to distort their teaching in order to make it applicable to his way of life.

    -Nqs nje person i tille fillon te lexoje Eterit e Shenjte, qe flasin per nje menyre krejt tjeter jetese, ai ose do i gjeje ata totalisht te papershtatshem per jeten e tij, ose do i deformoje mesimet e tyre ne menyre qe t'i beje te aplikueshme ne menyren e jeteses se tij.

    Me tej vazhdon:
    -The powerlessness of Orthodoxy as it is so widely expressed and lived today is doubtless itself a product of the poverty, the lack of seriousness, of contemporary life. Orthodoxy today, with its priests and theologians and faithful, has become worldly.

    -Pafuqishmeria e Ortodoksise, sic shprehet dhe duket sot gjeresisht, ne vetvete eshte produkt i varferise, mungeses se seriozitetit se jetes bashkekohore. Ortodoksia sot, me prifterinjte dhe teologet dhe besimtaret, eshte bere si bota.

    --------------------------------------------------------------------------------------------------------

    Jo me kot i solla keto vargje. Teologjia ne Shqiperi duhet te dije se ku duhet te filloje. Vertet mund te dalin shume teologe te shkolluar, por teologjia e vertete fillon nga perjetimi i Kryqit, fillon nga "stomaku bosh". Dhe per ta mbyllur po sjell:

    --Needless to say, if one is going to read the Holy Fathers and undergo a "Patristic revival" only in order to fit into one's schedule now and then a moment of purely outward silence (which is obviously filled inwardly with the worldly tone of one's whole life outside of that moment!) and to inflate it with the exalted name of hesychasm—then it is better not to read the Holy Fathers at all, for this reading will simply lead us to become hypocrites and fakers, no more able than the Orthodox youth organizations to separate the sacred and the frivolous. In order to approach the Holy Fathers one must be striving to get out of this worldly atmosphere, after recognizing it for what it is. A person who is at home in the atmosphere of today's Orthodox "retreats ..., conferences," and "institutes" cannot he at home in the world of genuine Orthodox spirituality, which has a totally different "tone" from that which is present in these typical expressions of "religious" worldliness. We must face squarely a painful but necessary truth: a person who is seriously reading the Holy Fathers and who is struggling according to his strength (even if on a very primitive level) to lead an Orthodox spiritual life—must be out of step with the times, must be a stranger to the atmosphere of contemporary "religious" movements and discussions, must be consciously striving to lead a life quite different from that reflected in almost all "Orthodox" books and periodicals today. All this, to be sure, is easier said than done; but there are some helps of a general nature which can aid us in this struggle....


    --Eshte e panevejshme te thuhet, se nqs dikush do lexoje shkrimet e Eterve te Shenjte dhe do ndieje "Rilindje Patristike" vetem duke futur ne skedulet e veta here pas here nje moment qetesie te jashtme (e cila mbushet dukshem se brendshmi me tonin e botes jashte ketij momenti) dhe ta fryje ate me emrin e lavdishem te hezikastizmit— atehere eshte me mire per te qe te mos i lexoje fare Eterit e Kishes, sepse ky lexim do ta beje thjesht hipokrit dhe fallco, dhe aspak me te afte sesa organizatat ortodokse rinore per te ndare te shenjtat nga qesharaket. Ne menyre qe t'i afrohet Eterve te Shenjte, dikush duhet te luftoje per te dale jashte kesaj atmosfere bote, pasi ta kete njohur se cfare eshte. Nje person qe ndjehet si ne shtepine e tij ne atmosferen e sotme ortodokse te "pushimeve, konferencave, instituteve", nuk mund te ndjehet si ne shtepine e vet ne boten e spiritualitetit origjinal Ortodoks, qe ka nje "ton" krejt tjeter nga ai cka eshte prezent ne keto shprehje "fetarie" te botes. Ne duhet te perballemi direkt me nje te vertete te dhimbshme, por te nevojshme: nje njeri qe eshte serioz ne leximin e Eterve te Shenjte dhe i cili perpiqet sipas mundesive te veta (qofte kjo dhe ne nje nivel primitiv) per t'u drejtuar ne nje jete spirituale Ortodokse — duhet te jete jashte kohes, duhet te jete i huaj per atmosferen e levizjeve dhe diskutimeve te sotme "fetare", duhet te luftoje me ndergjegje per t'u drejtuar ne nje jete plotesisht e ndryshme nga ajo e reflektuar ne gati te gjitha librat dhe revistat "Ortodokse" te sotme. Te jemi te sigurt se gjithe kjo eshte me e lehte te thuhet se te behet; por ka disa ndihmesa te natyrave te pergjitheshme qe mund te na ndihmojne ne ne kete beteje....

    Linku nga eshte marre materiali:
    http://www.orthodoxinfo.com/phronema/rose_mind3.aspx
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 14-01-2005 më 17:52
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  4. #4
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Nqs ka patur per tu helmuar ndonje teolog shqiptar, qe eshte i vetmi i tille i mirefillte, nga greket, ky eshte At Joan Pelushi, i cili jo vetem s'eshte helmuar o Kico kamunisti, por eshte sot Metropolit i Korces.
    Mungesa e teologeve te mirefillte, qe nuk prek vetem ortodoksine, pasi katolicizmi ose islamizmi eshte po aq i drejtuar nga te huaj, mos me teper, sa edhe kisha ortodokse, ka po ashtu mungesa teologesh te brezave te rinj.


    Fajet per kete duhen pare tek shkaterrimi i personalitetit edhe individualitetit ne shoqerine kamuniste...(e nuk e di se c'vend se ky Kico Muzaka ne te...megjithese duket nga shabllonet qe perdor xhanem). Nuk eshte e kollajte te dalin teologe sot, pasi, sic perpiqet te thote edhe Matrix-i, eshte nje dege qe kerkon pjekje jo vetem individuale, por edhe te brezave te kaluar, te behet tradite.

    Cfare tradite kemi patur neve me teologe, kur ai qe mban meritat e autoqefalise, si prift, ngrihet e mban zi per Leninin? Me thoni juve se cfare veprash teologjike, pasurie shpirterore na lane anti-greket e para 45-ses, kur me keq, aktiviteti i tyre laik ia kalon atij fetar?

  5. #5
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Kjo verteton qe ne Shqiperi nuk i intereson njeriut per fene, sidomos ne fjalet e fundit te Seminaristit qe flet per krere te huaj dhe ne palet e katolikeve dhe muslimaneve lind pyetja, cfare bejne keta njerez ne shqiperi, kur shqiptarit nuk i intereson per fe ?
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17
    Citim Postuar më parë nga Cyclotomic
    Kjo verteton qe ne Shqiperi nuk i intereson njeriut per fene, sidomos ne fjalet e fundit te Seminaristit qe flet per krere te huaj dhe ne palet e katolikeve dhe muslimaneve lind pyetja, cfare bejne keta njerez ne shqiperi, kur shqiptarit nuk i intereson per fe ?
    Shqiptaret jane 3 milion shurdh memece qe ia kane kaluar te drejten e te folurit ne emrin e tyre Cyclotomic ne forum? Nese shqiptareve nuk u intereson feja dhe ti je nje nder ata shqiptare, cfare kerkon atehere qe merr pjese ne forume fetare? Dhe ca me keq akoma, perse merr pjese ne forumin e nje komuniteti te cilit nuk i perket?

    Sondazhi i fundit qe e gjen ne portalin e forumit, A besoni ne Zot? ata 300+ anetare qe morren pjese, 82% besonin ne Zot. Keta jane nga ata shqiptare qe nuk u pelqen qe te flasin te tjeret ne emer te tyre, jane ata qe deshmojne vete besimin e tyre.

    Dhe here tjeter merr pjese ne forumin e komunitetit tend, mos merr pjese ne forumin e nje komuniteti qe nuk i perket.

    Albo

  7. #7
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Un dhashe nje mendim qe ketu asnje nuk jep, nje mendim qe te bej te tjeret te mendoj. Se kujt komuniteti i perkas un e kam thene dhe nuk eshte per ty qe te vendosesh, as prifti nuk mund ta vendosi. Un nuk i perkas orthodhokseve gjaketar, por ata qe besojne ne Zot dhe shkojne te degjojne mesazhin e Tije.

    Zoti nuk ka nevoje per njerez si puna jote Albo, njerez qe qysh nga menyra se si flasin e dhunojne mesimin e tij.

    Nese ke dicka per te thene thuaje, ne te kundert un dhashe thjesht nje mendim, qe ty mund te mos te shkoje poshte sepse implikimet e atij mendimi nuk jane aspak fetare, por kane te bejne me interesa politike, dhe per t'u shitur, Shqiptari esht kampion.


    PS: Shqiptaret jane 15 milion ne te gjithe boten dhe 7 milione etnik.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17
    KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË DHE TEOLOGËT E SAJ

    Botuar në gazetën "SOT", dt. 28 janar 2005



    Para disa ditësh (07.01.2005), gazeta «Koha jonë» botoi një artikull me titull «Ku janë teologët shqiptarë në Kishën Autoqefale të Shqipërisë?». Ndoshta në momente të tjera këtij shkrimi mjaft fyes e denigrues për KOASH-in dhe teologët e saj mund të mos i kushtohej vëmendje e veçantë. Në fund të fundit sulmet kundër KOASH-it, kundër kreut të saj, kundër bashkëpunëtorëve të saj në përgjithësi janë kthyer tashmë në rutinë, por fakti që artikulli i lartpërmendur u botua pa u marrë parasysh as monstruoziteti i shpifjeve që përmbahen në të, as identiteti i vërtetë i artikullshkruesit, i cili përdor pseudonim (edhe pse për ne është i njohur), na detyron t’i drejtohemi gazetës suaj, të cilën e çmojmë dhe e vlerësojmë si tribunë të fjalës së lirë dhe të dialogut demokratik në Shqipëri.

    Orthodhoksët që jetojnë në Shqipëri, që jetojnë me hallet dhe problemet e këtij vendi, që marrin pjesë aktivisht në jetën kishtare të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë e që vazhdojnë të mbeten të patundur në traditat dhe besimin e të parëve, mund t’i përgjigjen fare mirë pyetjes cinike që ngre artikullshkruesi «i vetëmërguar». Ata i njohin më mirë se kushdo teologët e tyre, e dinë se cilët janë, ku janë e ku jetojnë. Së pari, Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani, i cili është Mitropolit i Korçës dhe anëtar i Sinodit të Shenjtë. At Kozmai dhe dhiakon Asti ofrojnë shërbimet e tyre në zyrat qendrore të KOASH-it, ku ndër të tjera koordinojnë edhe veprimtari dhe aktivitete të ndryshme të Kishës, z. Jorgo Papadhopulli është përgjegjës për gjithë veprimtarinë me Rininë Orthodhokse, që zhvillohet nën kujdesin e drejtpërdrejtë të Kryepiskopit Anastas, z. Pirro Kondili është Drejtor i Liceut Kishtar «Kryqi i Nderuar» në Gjirokastër. Teologë të tjerë, të cilët kanë studjuar në vende të ndryshme, bëjnë pjesë në stafin mësimdhënës të Akademisë Teologjike «Ngjallja e Krishtit» në Durrës, drejtor i së cilës është një tjetër teolog me origjinë nga Korça, i ardhur nga Kisha Orthodhokse e Amerikës posaçërisht për të ndihmuar Kishën tonë, ndryshe nga ç’bëjnë artikullshkruesi në fjalë dhe modelet për imitim që na sugjeron, të cilët kanë braktisur Kishën e tyre për të shijuar nga afër luksin dhe konfortet e Evropës, Kanadasë apo Amerikës. Teologë janë edhe ata studentë që, edhe pse mund të studjojnë në këto momente jashtë për teologji, në rastin më të parë kthehen në atdhe për të ndihmuar Kishën e tyre, për të bërë katekizëm, për të dhënë ndihmesën e tyre në mbarëvajtjen e kampingjeve verore etj., madje jo rrallë me sakrifica të shumta e në dëm të studimeve që kryejnë.

    Është me të vërtetë qesharake që personi që fshihet nën pseudonimin Kristo Muzaka këshillon teologët e KOASH-it të marrin shembull nga një farë Foti Cici, me origjinë nga Nivica e Sarandës, një person me moral të dyshimtë, i cili me shumë vështirësi arriti të merrte diplomën e teologut në Universitetin e Athinës (pas shtatë e kusur vjetësh), ku studjoi me ndihmën e vazhdueshme financiare që i ofroi Shteti Grek. Kariera e tij nisi pas lirimit nga burgu për krime ordinere në vitin 1989, për të kaluar pastaj në shtetin fqinj, në Greqi me emër dhe pashaportë të falsifikuar (emri i tij i vërtetë ishte Fatmir dhe jo Foti), duke u prezantuar si Vorioepirot që kishte vuajtur në burgjet e monizmit për shkak të bindjeve të tij greke e orthodhokse.

    Në gjysmën e dytë të viteve ’90, vite mjaft kritike për Kishën tonë, refuzoi në mënyrë kategorike të ofronte shërbimet e tij, duke u përpjekur ndërkohë, edhe pse pa sukses, të hirotonisej si prift në Kishën e Greqisë. Në vazhdim kaloi në Amerikë, ku përpjekjet e tij për t’u hirotonisur në Kishën Orthodhokse Greke të Amerikës si dhe në Kryepiskopatën Orthodhokse Shqiptare të Amerikës dështuan edhe një herë tjetër. Më në fund ia arriti qëllimit të bindte një episkop të OCA-s në Kanada, me pretekstin se do të ndihmonte emigrantët shqiptarë të besimit orthodhoks që jetonin në këtë vend. Pas pak vitesh, në pamundësi për të fituar besimin e emigrantëve të atjeshëm, njoftoi mbylljen pa afat të objekteve të kultit në të cilat shërbente si famullitar, pa patur kurajon që t’u shpjegonte besimtarëve shkaqet e vërteta të largimit. Tashmë dihet se ky bari «besnik» i grigjës shqiptare të Kanadasë i ofron shërbimet e tij si prift Komunitetit Orthodhoks Grek (Greek Orthodox Community) në provincën e Surrey and Fraser Valley, komunitet i cili varet drejtpërdejtë nga Patrikana Ekumenike e Konstandinopojës (Për më tepër shih Kalendarin e Patrikanës Ekumenike 2005, fq. 956). Ashtu si mjaft herë në të kaluarën, emri i këtij shqiptari të «flaktë», i shndërruar në mënyrë të pamoralshme nga Fatmir në Fotios, pastaj prapë në Fatmir, pastaj prapë në Foti, tani së fundi shndërrohet përsëri në Fotios Cicis (kështu është shkruar në kalendarin e sipërpërmendur të vitit 2005).

    Nga ky njeri, pra, jeta dhe vepra e të cilit nuk kanë asgjë të përbashkët me moralin, zellin, përpjekjet dhe vetëmohimin që demonstrojnë sot teologët e Kishës së Shqipërisë në të mirë të KOASH-it dhe shoqërisë shqiptare në përgjithësi, na kërkon autori i artikullit të mësipërm të marrim shembull. Këtë njeri përpiqen të na servirin si model interesa dhe qarqe të errëta, që fshihen pas këtij artikulli denigrues e keqdashës.

    Bëhet qartë tashmë se teologët e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë nuk kanë nevojë të marrin shembull nga «teologu» Foti Cici, madje as nga vëllai i tij, Artem Cici, i cili edhe ai ka studjuar në Greqi për teologji, duke refuzuar edhe ai nga ana e tij të kthehet në atdhe për të ndihmuar Kishën mëmë. Tashmë ai shërben si psalt në një nga kishat e Selanikut dhe është martuar me një shtetase greke nga një familje e pasur e këtij qyteti.

    Të dhënat e mësipërme nuk janë të njohura vetëm për teologët nga Shqipëria, të cilët e kanë njohur Foti Cicin gjatë studimeve të tyre në Athinë, por edhe për ata, të cilët i ofrojnë tribunë përçartjeve të tij. Eshtë me të vërtetë për të ardhur keq kur shikon artikujt që botohen me emrin e tij, apo me pseudonime të ndryshme (për të krijuar përshtypjen në Shqipëri se ka mjaft përkrahës), në një kohë që autori nuk ka kurrfarë kredibiliteti moral e profesional e gjepurat që shkruan nuk ofrojnë asgjë tjetër veç urrejtje, përçarje e shpifje pa doganë.

    Të gjithë ata që kanë marrë mundimin e kanë lexuar ato që shkruan herë pas here Foti Cici do të bien dakord të paktën në dy gjëra: Së pari, në artikujt e tij dhe në temat që trajton nuk mund të gjesh kurrë një propozim serioz konstruktiv, apo ndonjë frazë falenderimi e mirënjohjeje, veçse kritika keqdashëse e arrogante për të gjithë e për gjithshka si dhe shumë vrer. Së dyti, në artikujt e tij nuk mund të gjesh asnjë konkluzion, që të kuptojë edhe lexuesi se ç’kërkon të thotë e cili është qëndrimi i tij ndaj problemit që trajton.

    Për pasojë nuk është vlera e atyre që shkruan ky «gjykatës i të gjithëve» që e bëjnë «të famshëm», por interesa të errëta të cilave u vjen për shtat denigrimi i Kishës Orthodhokse të Shqipërisë dhe i veprës fisnike që kryen për gati pesëmbëdhjetë vjet me radhë Kryepiskopi Anastas për ringjalljen e saj nga hiri i së kaluarës. Sado që disave mund të mos u vijë mirë nga ky realitet, prania e tij në Kishën tonë përbën me të vërtetë një bekim të veçantë. Në qoftë se shtojmë edhe faktin që ky prift i Kanadasë nuk është i pranishëm prej shumë vitesh në vendin e vet, qoftë edhe si turist i thjeshtë, pra nuk është njohës i realitetit kishtar shqiptar, atëherë konstatimi se ky njeri është kthyer në një vegël të verbër interesash antiorthodhokse bëhet akoma më bindës.

    Siç theksuam edhe në fillim të këtij shkrimi, në një rast tjetër ndoshta nuk do të ishte e nevojshme që të merrnim mundimin t’i përgjigjeshim një artikulli si i lartpërmenduri. Akuzat që përmendëm deri në këtë moment janë kthyer tashmë për ne orthodhoksët në një rutinë të përditshme. Ajo që me të vërtetë nuk e kemi hasur qysh prej epokës së propagandës komuniste të Enver Hoxhës dhe të Sigurimit famëkeq është paragrafi i fundit i artikullit në fjalë, i cili bën fjalë për vëllanë, shokun dhe kolegun tonë të paharruar, teologun Maksi Çuko, i cili ndërroi jetë para pak kohësh pas një ataku kardiak. Pa marrë parasysh dhimbjen tonë, pa treguar as respektin më të vogël për dhimbjen e familjarëve së tij, artikullshkruesi drejton shigjetat e tij të helmëta ndaj «grekëve», siç i quan ai, të Kishës sonë, të cilët i akuzon drejpërdrejt se janë ata që e kanë helmuar. Formulimi i një akuze të tillë të pamoralshme e pa precedent për një shoqëri civilizuar, ashtu si dhe adoptimi i saj i drejtpërdrejtë apo i tërthortë, siç mund të jetë p.sh. fare mirë kjo e fundit botimi i një artikulli të tillë, përbën padyshim fyerje për KOASH-in, por edhe për mijëra besimtarë me origjinë greke pjesëtarë të saj, të cilët jetojnë në këtë vend e punojnë natë e ditë për përparimin e saj. Mjaft kuadro të Kishës, teologë të denjë, klerikë të denjë, bashkëpunëtorë të denjë të saj i përkasin pikërisht kësaj popullsie. Eshtë e padrejtë dhe e pandershme që në epokën në të cilën jetojmë të riciklohen akuza që na sjellin ndërmend kohë të tjera. Akuza të tilla nuk nderojnë askënd. Nuk nderojnë sigurisht as gazetën që mori mundimin t’i botojë pa asnjë lloj rezerve. Prandaj besojmë se, gjithsesi, kjo çështje duhet të marrë rrugën e drejtësisë.


    Jorgo Papadhopulli, Pirro Kondili, Spiro Papa

    Teologë në Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-02-2005
    Postime
    1

    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqiperise dhe Teologet e Saj

    Mbi dialektikën vendore të ortodoksisë


    At Foti Cici

    Çdo kishë vendore, siç janë kishat autoqefale të besimit ortodoks, ka disa shenja historike, përveç gjuhës, që funksionojnë si pika kulturore. Këto ngjyrime rëndom lidhen me ngjarje e mite që janë ngurtësuar si të padiskutueshme në ndërgjegjjen kombëtare të anëtarëve të kishës. Këmbëngulja për t’a bërë këtë realitet ndërfutës pjesë të predikimit ortodoks, trashëgohet bashkë me përjetësimin e veçorive teologjike të religjionit. Kjo ka bërë që përkatësit e kishave etnike, për shembull grekët, t’a kenë të vështirë të kryejnë veprimtari misionare jashtë hapësirës gjeografike të kishës së tyre. Në shumicën e rasteve misionarët në fjalë nuk e kuptojnë se pengesat në predikim vijnë nga nostalgjia për përjetimet e tyre vendore, nga kontradiktat me tjetrin e me veten, domethënë nga pafuqishmëria për të ndarë fenë nga folklori, gjë që bën më të brishtë specifikën e subjekteve të reja, në këtë rast shqiptarët.


    Ashtu siç është e vështirë për shqiptarët të çrrënjosin një mendësi ateiste, njësoj e vështirë është për grekët të shoshisin vlerat e tyre etnospirituale, të ndajnë, pra, Krishtin nga sheqeri. Si pasojë e këtij pretendimi, tre mëditës të klanit grek që vepron në Shqipëri, detyruan faqen elektronike të KOASh-it të tekstualizojë këto ditë moralin e punëdhënies së tyre. Kjo dëshmon se imazhi publik i kishës autoqefale shqiptare është tjetërsuar dhe nuk shpreh më delikatesën e paimitueshme të kryepeshkopit Anastasios Janullatos.


    Epërsimi brenda një simbolike të tillë jo vetëm që i trimëron përkatësit, por dhe i bën të ndihen përgjegjës për të gjithë bashkëpërkatësit e kulturës së tyre, të cilët renditen në gjithësinë helene tej kombësisë së mirëfilltë, përderisa edhe kjo përcaktohet me të njëjtat metoda mitbërëse. Jo rrallë këto pika etnokulturore bëhen e vetmja shtysë në përkatësinë spirituale për ortodoksët grekë. Kuptohet se nën këtë barrë frymore besimtari vetëvendoset mbi gjeografinë e mbi gjuhën, të cilat konsiderohen si të përkohshme, kur vetë vlerat kalimtare janë përherësuar. Prandaj dhe kur shohim foto afrikanësh me fustanella arvanitase, a me flamuj bardheblu, konstatojmë dorëzimin e gjeografisë nën shtojcat njerëzore të ortodoksisë.


    Në një perspektivë çiltërsie, ortodoksia respekton aspiratat dhe shenjat e çdo kishe vendore, pa ushtruar dhunë në imponimin e direktivave të njëtrajtshme. Kur ndesh një mozaik të sapongjizur dygjuhësh në Shqipërinë qendrore, fjala bie, të përjetësuar greqisht nga rituali, e shqip nga halli, shtrëngohesh të pranosh se nga njëra anë besimi fetar i mishëruar depërton thellë në mendjen dhe në zemrën e të krishtëruarve, por nga ana tjetër kjo krijon një dialektikë midis aspektit transkulturor të kishës së përbotshme me kishën vendore, e cila e përjeton historinë në një hapësirë dhe kohë gjeografikisht të përcaktuar. Në thelbin e fesë, uniteti ortodoks më kot mund të kërkohet në larminë e gjuhës e të kulturës, sesa në lidhjet tejet tyre, siç janë misteret e pjesëmarrësve (praxis ecclesiae). Si rrjedhojë as e kundërta, domethënë lëmimi, manovrimi a rrafshimi i gjuhës dhe i kulturës, na bën më pak a më shumë ortodoksë. Por si mund t’i shmangemi pyetjes: a na bën një dukuri e tillë më pak a më shumë shqiptarë?


    Shumë vende, qytete a kombe nderojnë e lëvdojnë mësuesin që iu lëçiti besimin ortodoks. Në historinë tonë kulturore një ndriçues i tillë nuk ekziston, për vetë faktin se trevat tona u krishtëruan qysh me ndriçuesit e kombeve të tjera. Kisha vendore ka krijuar ndjenja të thella për Shën Kozmain, për shembull, por as ai është quajtur “ndriçues i shqiptarëve”, për më tepër kur shenjtori i famshëm predikoi me bekimin e lejen e patrikanës dhe të sulltanit; si i krishterë i ndërgjegjshëm ai u përpoq të ruajë përpjesat përkatëse, të cilat shumica dërrmuese e shqiptarëve i ka mirëkuptuar. Para shën Kozmait ka pasur raste më të zbehta misioni, pra ai ishte më i madhi dhe më i fundit ndriçues në historinë tonë kulturore. Shqiptarët nuk e morën ortodoksinë nga grekët. Pretendimet e sotme janë pjellë e një mëkati grupor.


    Ignati i Antiokisë, në fillimet e krishtërimit, i këshillon tralianët që t’iu binden priftërinjve ashtu siç iu bindeshin apostujve. Kudo që shkonin apostujt e Krishtit, respektonin veçoritë vendore të subjekteve të tyre. Nuk i shkelnin të pandriçuarit, nuk i poshtëronin të shtrembërit, nuk i përbuznin të shëmtuarit, nuk kërkonin tituj e lavdi, nuk e përdornin predikimin për të sharë e për të shpifur, nuk përdornin teknika për të manipuluar grigjën, nuk kërcënonin, nuk ua kishnin me hile vendorëve; ishin dhe silleshin si kalimtarë. E megjithatë, shtrëngoheshin të flisnin e madje të shkruanin letra në gjuhën e grigjës, jo në të vetën, etj. Disa prej tyre, ata më të mëdhenjtë, krijuan literaturë vendore për të krishtëruarit, sepse tëhuajtja dhe asimilimi nuk është në frymën e Ungjillit. Prandaj dhe nuk ishte e thënë që të impononin përzgjedhjet e tyre kulturore, vetëm e vetëm se po iu ofronin pakëz dritë.


    Shembulli më i spikatur është Rusia, e cila e mori besimin ortodoks nga grekët. Megjithatë, në dorëshkrimet ruse nuk gjenden shënime greqisht, as në ikonat a tekstet mbi jetën e shenjtorëve, e as gjenden greqishtfolës në historinë kulturore të rusëve, me përjashtim të ndonjë princi që mund të ndryshonte edhe emrin po të martohej me një princeshë bizantine, gjë që respektohej. Kombëtarizimi i kishës shqiptare ndoshta ishte akti i fundit për të mbyllur qarkun e Shën Metodit në Ballkan, edhe pse i nisur në trevat shqiptare shekuj para sllavëve.


    Kisha duhet të ruajë identitetin e saj spiritual dhe misionin e saj në veçanti, por dhe dinjitetin në formulime zyrtare, pavarësisht nga opinionet e kundërshtitë e veprimtarëve të saj. Ashtu siç nuk mund të përshkohet nga nacionalizmi eksesiv për një klan, a shpërthimi i çastit për një pasion, po ashtu nuk mund të bëhet shërbëtore apo instrument i politikës së një shteti tjetër, pavarësisht nga përpjestimet e fuqive tokësore. Nga ana tjetër, diferencimi i ortodoksisë në larmi gjuhësh e kulturash nuk sjell pasoja në thelbin e saj, për të mos thënë që këto veçori janë ato që e kanë provuar si të tillë përgjatë historisë. Sindromat kulturore, si gjuha dhe doket vendore, nuk kanë penguar në ruajtjen dhe madje përhapjen e një besimi të vërtetë ortodoks. Në qoftë se njësi të tjera kulturore janë thirrur historikisht për të tejkaluar identitetin kulturor të Bizantit, për shembull, akte të ngjashme shartimi janë artikuluar të tejvonuara gjatë kësaj periudhe historike tek ne. Në fund të fundit, kjo është e drejta jonë.


    Rreziku i thellimit në kësi debatesh - njësi e larmi - ka riskun e fragmentimit, një tundim që në vend të përsiatjes dhe të kundrimit, ka hedhur disa vëllezër minoritarë larg thelbit të shërbesës ortodokse, e madje duke iu zhveshur dhe etiketën e domosdoshme për një shprehje publike, qoftë dhe nga pozitat laike të një nëpunësi grek. A janë dëshmi të tilla pjesë e asaj ngarkese kulturore që duhet t’iu imponohet me çdo kusht shqiptarëve ortodoksë? Teologët minoritarë që punojnë në KOASh nuk duhet të harrojnë se përfaqësojnë në botën shqiptare vlerat greke, njësoj siç pasqyrojnë në qëndrimet e tyre cilësinë e përzgjedhjeve të tyre publike. Në qoftë se e kanë të vështirë të përçojnë diçka më të mirë në botën shqiptare, le të marrin shembull nga cilësia publike e shqiptarëve ortodoksë.


    Përfaqësia e diplomacisë greke në Tiranë ftohet të vlerësojë situatën kishtare të javëve të fundit. Ne ndjekim me shqetësim e dhimbje rrëshqitjet e pamerituara të hierarkisë së kishës motër në Greqi, edhe pse opinioni shqiptar ka ndjerë e kapërdirë këto vite misioni e tensioni skandale të ngjashme kisharësh. Në kësi rastesh, nuk ka nevojë për të importuar e imponuar përgjigje, sesa për të ushtruar e shprehur një virtytësi publike, nga të gjitha palët.


    Panorama, 10 shkurt 2005
    Ndryshuar për herë të fundit nga obedience : 13-02-2005 më 23:59

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Lajme nga Greqia......

    Kryepeshkopi grek Xristodhulos kohet e fundit po perballet me shume fakte rreth aktivitetit te tij ne te kaluaren......

    Ai kishte nderhyre prane drejtesise greke per liruar nga burgu nje burgosur per droge.....Me pas ky person gjendet ne rrethin me te afert te tij dhe sot kerkohet nga interpoli.....

    Kisha greke akuzohet per bashkepunim me sherbimet secrete greke. Keto ne bashkepunim me intriga te ndryshme ndihmuan per zdhedhjen e Patrikut te Jeruzalemit....

    Mitopoliti i Atikes kryente marrdhenie seksuale me nje djalosh homoseksual dhe per pasoje Sinodi i Shenje e pushoi per nje periudhe 6 mujore.Gjithashtu ky dhespot dispoziton ne llogarine e tij personale 1.8 miliard dhrahmi...

    Tre mitroplite te tjere akuzohen per akte te pernngjashme dhe jane nen hetim....

    Kohet e fundit jane nxjerre ne pah shume fakte te kishes ortodokse rreth pasurise se saj si dhe per intrigat qe behen per zgjedhjen e mitropoliteve...

    Kur prifterinjte greke jane te tille perse na u dashkan ne Shqiperi?

    Sa per Anastasin nuk eshte degjuar gje, pastaj Anastasi mbi te gjitha eshte njeri inteligjent dhe pastaj prift!
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  11. #11
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Shembulli më i spikatur është Rusia, e cila e mori besimin ortodoks nga grekët. Megjithatë, në dorëshkrimet ruse nuk gjenden shënime greqisht, as në ikonat a tekstet mbi jetën e shenjtorëve, e as gjenden greqishtfolës në historinë kulturore të rusëve, me përjashtim të ndonjë princi që mund të ndryshonte edhe emrin po të martohej me një princeshë bizantine, gjë që respektohej. Kombëtarizimi i kishës shqiptare ndoshta ishte akti i fundit për të mbyllur qarkun e Shën Metodit në Ballkan, edhe pse i nisur në trevat shqiptare shekuj para sllavëve.

    Nuk eshte e vertete qe Ruset nuk paskan patur ndikime te forta greke. Eshte fakt qe primatet e kishes ruse kane qene greke deri me nderprerjen qe paten nga pushtimi tartar ne shek.13. Emrat e besimtareve te thjeshte ruse jane shume me "te rende" per nga forma greko-fetare se madje vete emrat e grekeve, aq sa emra shenjtoresh greke qe konsiderohen te vjeter apo arkaike mbijetojne vetem nder besimtare ruse. Ne kishen ruse gjenden plot dokumente greke...
    Ne fakt sllavizimi i plote i kishes ruse u be vetem kur rusia u krijua si perandori.



    Megjithate, konteksti i pozitave te ruseve nuk mund te krahasohet me ate te shqiptareve, ne asnje kohe.


    Sic e kemi pare greqishtja eshte perdorur nga sovrane te Shqiperise, fetarisht e politikisht, edhe atehere kur ndikimi grek nuk ka pasur asnje fuqi per te detyruar, perkundrazi, kur keta sovrane e kishin syrin nga perendimi, e fakt per kete jane vete shkrimet e periudhes se shek. 15.


    Vetem Kryepiskopi Anastas nuk mund te fajesohet per asimilime kulturore, nderkohe qe faji qendron shume thelle tjeterkund. Eshte brenda vendit me nje tradite disa dekadashe.
    Vete fakti qe "greqizimi" qe i ka bere Janullatosi ortodoksise "shqiptare" as qe ka te krahasuar me Italianizimin apo Arabizimin e korespondenteve, flet qarte se ku qendron arsyeja, perkundrazi keta te tjeret kane krijuar edhe gjuhet, jo vetem terminologjine, paralele me ate zyrtare.
    Ne fakt: Janullatosi eshte shkaku qe kisha ortodokse eshte ligjerisht Autoqefale, kur prakitkisht asaj i takon te jete kishe autonome nen patrikanen, gje qe do te thote qe primatet te percaktohen nga patrikana, ndersa kleri te jete nga vendi, edhe liturgjia te behet ne gjuhe te vendit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Seminarist : 14-02-2005 më 18:14

  12. #12
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Edhe dicka:


    nuk ma ha mendja se ndonje prifti te pamartuar i ka hije te deklaroje se "po i kerkova fajle Janullatosit, te me peshtyni ne fytyre".



    Nuk besoj se ka vend per koment, por do desha te them se kundra Janullatosit te dalin ata qe:

    - nuk kane mare bursa prej tij.

    - qe nuk kane dale jashte shtetit prej tij.

    - qe jetojne me nje rroge modeste, sipas standartit shqiptar, megjithese kane mbuluar aktivitetet me te shumta e te renda te veprimtarise ungjillore te KOASH-it.

    - ata qe kane jetuar ne Shqiperi pergjate ketyre 15 vjeteve duke e frekuentuar kishen qe nga momenti i lidhjes me te.

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Kristo Frashëri: Dilema për Himarën
    Nga Qafir Arnaut në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Letërsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •