Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 83 prej 83
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anëtarësuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Kristal po te shkruaj per te fundit here se ti nuk je ne gjendje te pranosh arsyetim dhe si e tille nuk e meriton humbjen e kohes time me ty:

    Eshte shume e ulet nga ana jote qe perdor ndjesine e Shqiptarise per te me ulur mua, eshte nje teme qe perseri do refuzoj ti hyj, sepse sic ta kam theksuar dhe here te tjera, sa shqiptar jam une se tregojne llafet ne forum por dhjetra leje qendrimi ne angli.

    Ti e nderuar nuk e ke te qarte fare perse po flet. Tema eshte mbi racizmin (diskriminim ne saje te grupit etnik). Posti jot eshte ky : ka harruar te tregoje se shumica e shqipetareve kane dale ne te zeze,se nuk kane patur asnje alternative per te jetuar,e te gjithe taksat shkojne ne xhepat e taksapaguesve angleze,ka harruar se ka lene njerez te kualifikuar rrugeve pa u dhene te drejte te angazhohen ne prefesion,ka harruar se shqipetaret zene numrin me te madh te riatdhesimit me dhune,por kjo sipas teje nuk eshte racizem.
    lexoje dhe njehere dhe mat ate qe thua, mos e shiko vetem nga perspektiva jote. Ti (po e pergjithesoj ne kete rast, flasim per shumicen e atyre qe kerkojne azil) shkon ne angli dhe kerkon Azil Politik. Si e tille qellimi yt te mbrosh koken dhe familjen tende, nuk eshte as qe te maresh profesionin qe ke patur dhe as te te shtroje njeri qilimin e kuq ne aroport se ke qene basketbollist ne Shqiperi. Ti qe qenke kaq i kualifikuar kur kerkove azil, nuk kishe interes as qe te harrije zanatin tend dhe as qe te krijoje nje jete me te mire. Erdhe thjesht per te mbijetuar. Ai qe shkon vertet per te mbijetuar nuk e can shume se nuk e futen Basketbollist, sic qe ne Shqiperi.
    Sa per taksapaguesit, thellohu dhe flasim prape. Bej lloggari sa shkon ne vit sociali, legal aid, immigration office doktoret dhe ilacet e emigranteve, pastaj vure ne barazpeshe me taksat e emigranteve qe punojne. Bjeri lapsit pastaj bej llogje. Emigrantet jane jetike per ekonomike per nje gje, se punojne punet qe nuk punon popullsia lokale dhe si te tille rritin biznesin e vogel, si rrjedhim forcojne ekonomine, po nuk eshte fare muhabet taksash.
    Dhe per kthimin e sforcuar, nuk je as i pari e as i fundit, po te interesohesh do shofesh se dhe rumunet, ruset e moldavet jane ne te njejten situate si ne. Nuk eshte racizem shteteror ndaj teje, eshte zbatim "konservativ" ligji.
    Nuk i pelqen asnjejeriu qe kthehen Shqiptaret pas, ose qe nuk arrijne maksimumin e tyre, po ti e kerkon sikur Anglezet ta kane borxh. Ta kam theksuar dhe me perpara te gjithe ne nje situate jemi dhe po te njejtat halle kalojme, por nuk eshte e nevojshme te ndihesh gjithmone viktime.

    Me gjithe mend mua me cuditin shume keto pakenaqesite tuaja, dhe mendimet sikur jua kane borxh jeten te tjeret. Ty e mua nuk na ftoi njeri, nuk te mirepret apo te kerkon aty njeri. Ti shkove dhe rri aty me deshiren tende. Po pate kaq pakenaqesi te theksuara, mblidh plackat e kap avionin e pare. Eshte e palogjikshme dhe qesharake te presesh te te vendosin ne te njejtin profesion qe ke patur se tu ngrit ty dhe shkove ne angli, kur nderkohe vet anglia ka te papunet profesioniste e vet.

    Zemer sic e thashe me lart jam shume plak e shume i lodhur te bej pallavra me ty. Keshilla ime a fundit eshte kjo: Po qe se e paske kaq pa qef ate dreq Anglie, pse harxhon kohen time dhe tende ne Forum, mbildhi ato placka qe ke e kthehu aty ku ishe. Mbase do Zoti bie ne qetesi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga R2T : 22-07-2003 më 11:53
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  2. #82
    mes jetes e vdekjes Maska e kristal
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    176
    Me sa di une nuk desha te debatoja me fuksa te emigracionit si puna e jote e te me japesh leksione se cfare duhet te beje,se une i di planet e mia me shume se cdo njeri tjeter,si ta dishe ti i nderuar une i kame rregulluar punet e mia dashje pa dashje,por te pakten nuk punoj fuks.

    kristali

  3. #83
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Po kete konkluzionin e "fuksit" nga e nxorre kristal. Lexoni cfare shkruajne njerzit dhe mos u nxitoni ne gjykime kot se koti. Nga cfare lexova me lart nuk mu duk se te ofendoi njeri, madje e shikoj se nuk qenke ne gjendje te llogjikosh, pasi leshon fjalet pa i menduar. Ofendimet mbaji per njerzit qe i njeh mire jo per forumiste me te cilet pretendon se po ben nje bisede serioze, sepse kur ti nuk mund te argumentosh nje diskutim kaq te thjeshte si do arrish ti tu mbushesh mendjen njerzve se ti je atdhetar dhe ai tjetri nuk eshte.

    Ai po te shpjegon rastin e dhive te zgjebura e bishtin perpjete. Jane ata njerez qe kur ne Shqiperi rrinin dhe pa drita me dite te tera, pa ngritur as doren per te punuar e per ti ndertuar dritat, e as fjalen per te kerkuar ne institucionet perkatese keto drita, shkojne ne Toke te huaj dhe duan te vendosin ligjin e te japin mend.

    Bota nuk eshte perfekte ! Ka angleze qe nuk duan te shikojne te huaj me sy e ju mbyllin dyert atehere kur kane mundesine ti mbajne hapur, e ne te njejten kohe ka nga ata te cilet vuajne po ashtu si ne, edhe pse jane ne token e tyre.

    Prandaj llogjiko shume e shkruaj pak!


    Kete teme po e mbyll ketu pasi e shikoj qe nuk jeni ne gjendje te mbani mbi krye diskutime te tilla, asnjeri nga ne nuk eshte ketu te edukoje njerez. Thjesht nje keshille miqesore dua tu jap "Para se te gjykoni tjetrin, hidhini nje sy vetes ne pasqyre!"


    Gjithe te mirat!

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema të Ngjashme

  1. Islami: Feja që përhapet më së shpejti në Evropë
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 30-01-2009, 21:03
  2. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-02-2008, 19:21
  3. "BRIGEL IK" - Është koha për ndryshime.
    Nga Qerim në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 140
    Postimi i Fundit: 22-03-2006, 16:42
  4. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44
  5. Evropa dhe Islami: Perspektiva dhe e ardhmja
    Nga ~Geri~ në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-08-2005, 13:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •