85 VITET E MADHESHTISE

Hajrulla Muhametaj, nje figure e nderuar ushtarake, nga i cili ke se cfare meson

Dje ne nje nga ambientet e Qendres Kulturore te Forcave te Armatosura, Shoqata Atdhetare Kulturore "Deshnica" dhe Ministria e Mbrojtjes, organizuan nje takim me rastin e 85-vjetorit te lindjes se Hajrulla Muhametajt, nje nga figurat e shquara te ushtrise shqiptare, ku merrnin pjese ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko, ministri i Mjedisit, Et'hem Ruka, Shefi i Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura, Pellumb Qazimi, shkrimtari i shquar Dritero Agolli, perfaqesues te trupit diplomatik, miq, shoke e te aferm te familjes Muhametaj. Ne kete takim, kryetari i Shoqates Atdhetare Kulturore "Deshnica", Gezim Voda, evidentoi disa nga cilesite e tij, si njeri i perkushtuar per Atdheun dhe popullin. Gjeneral Leitnant Pellumb Qazimi theksoi se perkujtimi i figurave te tilla i ben nder te madh vendit, njohjes se historise dhe vlerave njerezore. Hajrullau ka qene ne detyra te larta ne ushtri, deri ne detyren e zevendesshefit te Shtabit te Pergjithshem te saj dhe si i tille mbart ne vetvete nje pervoje te madhe pune, e cila meriton te studiohet. Vleresime pozitive dhane dhe gjeneral Perlat Sula dhe kolonel Asllan Zemani, te cilet pershkruan jeten e tij duke filluar nga detyra e komandantit te kompanise dhe ajo e batalionit ne kohe lufte deri ne detyrat e larta pas clirimit. Gjenerali ne pension, Halim Ramohito, mendon se historia duhet pare drejt ne sy, pasi vetem keshtu mund te bejme me te miren per vendin tone. Ndersa sipas z. Nuri Dragoj, Hajrulla Muhametaj ne teresine e vet eshte nje personifikim i madheshtise, luftetarit dhe patriotit, por duke qene etalon i epokes se vet, ai mbart njekohesisht edhe origjinalitetin e heroit qe u qellua ne lufte, u plagos ne paqe e mbeti triumfator edhe pas nderrimit te sistemeve politike. Rrallekush si ai mund te qendroje i qete perpara analizave biografike, e cila ne faqet e gazetave te sotme eshte kthyer ndonjehere ne mur pushkatimi. Por Hajrullau eshte qendrestar para cdo gjykimi, sepse jeta dhe vepra e tij, kaloi neper kater sisteme politike dhe ne thelb ai nuk u sherbeu koniukturave, por Shqiperise. Nje hyzmeqar qe konvertohet ne komandant regjimenti e drejtor drejtorie ne ministri, nje fshatar i varfer qe shnderrohet ne specialist ushtrie, nje djalosh i etur per dije, ne zonat ku s'kishte boje shkrimi, qe papritur ne saje te refleksit dhe pasionit shnderrohet ne nje hero. Nje prind shembullor dhe nje edukator i urte i brezit te ri, i cili pasi takohej me perendite e olimpit ne shtetin komunist, nuk ngurronte te takonte miqte e tij te shperndare kudo, madje shpesh edhe neper burgje. Kjo ishte kurajoja e guximtarit nga Kajca e Deshnices, i cili kudo qe shkoi nderoi prejardhjen e vendit te tij dhe i beri te gjithe bashkebiseduesit ta ndienin veten te nderuar me te.

Jeta e ketij njeriu te madh ze fill nen nje cati me debore ne fshatin Kajce te Permetit ku ai u lind, vijon neper llogoret e Luftes se Dyte Boterore, vrapon neperpyjet ku ndiqte keqberesit, shkelqen ne kontributin per rindertimin e Shqiperise dhe mbaron nen nje mermer varri, ku cdo njeri qe e njohu perulet me respekt. Karakteristika e tij kryesore ishte vendosmeria, e cila buronte nga dashuria per vendin e tij. E dyta ishte shpirti i sakrifices, ku ne te gjitha aksionet ai zgjidhte detyren me te veshtire. E treta ishte trimeria. Ata qe e njohen e dine se shpesh ai luftonte edhe ne kembe. Karakteristika e katert ishte humanizmi per njerezit. Ishte njeri qe dallohej per nxitimin dhe urgjencen e veprimeve, nese dikush kishte nevoje per te. Dhe duke vijuar me percaktimin e virtyteve te Hajrullaut, cdo njeri e kupton se ato nuk mbarojne, sepse lavdia e tij mbulohej kurdohere prej modestise dhe trimeria e tij shoqerohej gjithmone prej urtesise. Ne vitet e rindertimit te vendit, autoriteti i Hajrullaut u rrit shume per shkak te korrekteses se tij dhe komunikimit te hapur qe bente me njerezit. Hajrullaun e donin njerezit shume, sepse ai i donte te gjithe akoma edhe me shume. Nga ana tjeter, armiqte dhe okupatoret e urrenin shume, se ai i urrente dyfish me shume ata. Sepse tek figura e Hajrullaut, shihet qarte qe jeta eshte si pasqyra, te cilen kur e sheh me buzeqeshje, ta kthen vezullumin ne te njejten menyre dhe kur e sheh ndryshe, merr prej saj te njejten pamje. Ai ne vitin 1942 mori ne dore pushken, per ne, per familjet tona, per Deshnicen, Permetin dhe gjithe Shqiperine. Ai edhe mund te vritej atehere, por ishte i gatshem ta bente kete sakrifice, nese vdekja e tij konvertohej ne lumturi per te tjeret".

Ne kete rast do te ishin me vend dhe fjalet e arta te Bertolt Brehtit:

"Ju qe u ngritet mbi ato dallge

Poshte te cilave u zhytem ne,

Mos harroni amanetin:

E keqja do keqesohet

E mira do kerkoje identitetin".

Kjo do te thote se ne bijte e ketyre baballareve fisnike, kudo qe te shkojme do te tregojme identitetin tone, jo duke kamzhikuar historine e keqesuar te keqen, por duke sherbyer si pasqyre per te verteten. Kohet e fundit kane dale shume teori e filozofi te ndryshme qe deshmojne se pluralizmi, krahas vlerave anashkalon edhe skarcitetet dhe per kete na kujtohet shprehja e njohur: "Ne mbreterine e te verberve cmohet ai qe eshte me nje sy". Prandaj, tani qe Hajrullau nuk eshte me, ne qe e njohem deshmojme faktin se kur njeh Himalajen e kupton lehtesisht se sa te uleta jane majat e tjera te maleve. Dhe aktualisht kur Shqiperia, madje kur e gjithe bota, po kalon dite te veshtira e te mbushura me pesimizem, kushdo qe deshiron te mbushet me shprese, mund te lexoje komentet e Hajrullaut, artikujt e dikurshem, jeten e tij plot vitalitet e dinamike, kur i mbushur me gjak nga plaget e luftimeve, ngrinte koken dhe u thoshte shokeve; "Mos u jepni, ne do te fitojme patjeter". Edhe tani shembujt e tij lapidare, mund te sherbejne si frymezim per te besuar tek e nesermja. "Nese sot ke nje xhakete te vjeter, neser do te blesh nje te re" u thoshte Hajrullau te varferve, duke i porositur njekohesisht qe te gjithe njerezit ta mbanin shikimin me optimizem nga e ardhmja.

Realisht Hajrulla Muhametaj na mungon. Tani qe nuk eshte me, jemi ne ata qe kemi nevoje per te. Per kete arsye e kerkojme dhe e ndjekim si etalon per shembelltyren e jetes sone. Vizioni, shembulli dhe gjykimi i tij per jeten, tani per ne eshte i domosdoshem, njelloj si fanaret e deteve per lundresit. Brehti thote gjithashtu: "Kur nje njeri i mire kerkon te ndahet prej nesh, si mund ta mbajme. I thoni perse eshte i nevojshem e i dobishem dhe kjo do ta mbaje". Keshtu edhe ne tani qe Hajrullau na mungon, i themi atij se e kemi dashur shume dhe se sot kemi nevoje per konsultimin e gjerave te perditshme me te. Kete e thone qarte dhe vargjet lapidar te DRITWRO AGOLLIT, i cili thote se "kur te vdes e te shtrihem ne dhome, mos trego qe vdiqa, por thuaj se kam shkuar me sherbim dhe vjen me vone". Keshtu edhe ne per Hajrullaun duhet te themi: Ai eshte perseri midis nesh. Koha e kerkon cdo dite, por ai si ushtaret e vijes se pare ka shkuar me sherbim dhe vjen me vone".

Ndonjehere regjisoret e filmave i krijojne personazhet e tyre ne menyre te tille, qe ata te kene sa me shume atdhedashuri, elemente te ndjenjave kombetare dhe karakteristika te heroizmit, duke perdorur trukimin. Ndersa gazetari i njohur Nuri Dragoi, ne monografine e publikuar per te, tek figura e Hajrulla Myrteza Muhametajt ka realizuar me sukses nje gjetje origjinale, e cila nuk ka nevoje per truke, sepse heroizmi dhe ndjenjat kombetare te atdhetarizmit jane misheruar tek ai ne formen me origjinale. Ajo qe perben vecorine kryesore ne figuren e Hajrullaut ka te beje me perjetimin e tri ose kater epokave. Ndodh shume rralle, ose veshtire se mund te ndodhe, qe nje hero i gjalle te perjetoje kaq shume atmosfere kohore, saqe te rroke tri ose kater epoka se bashku. Nese ndodh kjo gjetje, atehere kushdo mund te deshmoje, por Hajrullau eshte jo vetem deshmitar, por edhe pjesemarres i gjalle i tyre. Per kete arsye, ndofta me vone, kur lexuesit te perfundojne leximin e ketij libri dhe te mbyllin kapakun e fundit, atehere shkrimtaret, regjisoret dhe piktoret do te vrapojne te shpalosin albumin e jetes se Hajrullaut per te sintetizuar ne veprat e tyre te ardhshme elementet universale te botes. Sepse si rrallekush ne historine e njerezimit tek ai sintetizohen vuajtjet e hyzmeqarit te vogel, protestat e adoleshentit ndaj realitetit, pjesemarrja ne Luften e Dyte Boterore dhe triumfi i vlerave ne kohe paqeje, kur ai ishte Komandant Brigade, Regjimenti, Korpusi...Zevendesshef i Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise. Dhe me vone, gjeneral Muhametaj, sipas urdhrit te kohes perjetoi qetesisht nderrimin e sistemeve, duke reflektuar vlera te reja patriotike e njerezore.

Merita e publicistit Nuri Dragoi ka te beje me faktin se, ai ka ditur te mbledhe historine ne te gjitha cezmat e rrefimtareve, per te krijuar keshtu nje det kujtimesh me pjesen me te spikatur te tyre. Duke lexuar kapitujt e ndare sipas rrefyesve, Nuri Dragoi na ka dhene te gjalla trumbetat e luftes partizane, dhimbjet e te vrareve, bucimat dhe betimet e partizaneve per hakmarrje e, me vone, klithmat e diversanteve qe gjoja luftonin sistemin komunist, duke therur me bajoneta foshnjet, e duke grabitur kasollet e fukarenjve.

Ne menyre teper brilante, Dragoi ben nje analize te dy koheve, duke vene si refren per cdo kohe zbatimin e ligjit. Ne kete menyre autori u jep pergjigje filozofive kontradiktore te koheve te fundit mbi pjesemarrjen e popullit shqiptar ne Luften e Dyte Boterore. Libri i Dragoit, i cili eshte i dyti ne gjinine e biografive, eshte realizuar ne nje menyre teper profesionale edhe per faktin se, autori ka lindur ne kete zone dhe pervec kesaj i njeh mire doket dhe zakonet krahinore. Per kete arsye, por edhe per shkak te intuites ne koneptimin analitik te historise, Dragoi rrefen me realizem se si jane rroposur nocionet dhe arsyetimet e periudhave te ndryshme, pas nderrimit te sistemeve politike. Dhe ne kete rroposje ka pasur here pas here edhe keqkuptime te ndryshme. Mirepo njerezit me zemer te madhe si p.sh. Hajrulla Muhametaj, e kane pershkuar lehtesisht periudhen e nderrimit te sistemeve. Sepse, arsyetimi i tyre bazohej tek e verteta historike dhe e perjetshme qe eshte dashuria per vetveten, familjen, kombin dhe gjithe shoqerine njerezore.

Hajrulla Muhametaj, pas clirimit te vendit studioi ne nje shkolle te larte ushtarake ne Bashkimin Sovjetik. Ai qe dikur kish luftuar ne frontet e aferta te zjarrit, tani, shkoi te studionte pjesen teorike te luftes. Pikerisht per kete arsye vleresimet per te ishin teper te larta. Ai u zgjodh dy here si deputet i zones se tij, duke treguar pergjegjshmeri per detyren dhe ndikoi pozitivisht per zgjidhjen e halleve te njerezve te thjeshte. Gjate jetes se tij, ky burre nuk ngurroi kurre t'i takonte e t'i ndihmonte njerezit e njohur ne dite te keqija, si atehere kur ishin ne spital, ashtu edhe kur ishin ne burgje. Dhe per keto arsye, ai e meritoi plotesisht emrin deputet i zones se Permetit. Merita e Dragoit ka te beje me faktin se pasazhet e dhena ne librin e fundit jane te marra direkt nga rrefimet e bashkekohesve, pa bere asnje retushim ne emer te ndryshimeve politike te kohes se re. Vdekja e Hajrullahut ne liber jepet njekohesisht me vleresimin dhe nderimin maksimal per figuren e njeriut qe sakrifikoi gjithcka ne emer te interesave kombetare dhe te se ardhmes.