Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Europa e bashkuar - Po vijne ortodokset

    Po vijnė ortodoksėt!


    Nicolai N. Petro*

    Po vijnė rusėt! Po vijnė rusėt! Ishte kjo njė parodi filmi e Hollivudit nė vitin 1966, rreth qėndrimeve tė Luftės sė Ftohtė. Kjo paraqiste ekuipazhin e njė nėndetėseje sovjetike tė pėrplasur nė brigjet e shtetit Maine. Marinarėt sovjetikė arrijnė t’i fitojnė zemrat e banorėve vendas tė qytetit, tė cilėt, madje, i ndihmojnė ata tė largohen para se tė vijnė aeroplanėt e Forcave Ajrore tė Shteteve tė Bashkuara pėr ta fundosur nėndetėsen. Filmi hidhte dritė mbi ndryshimet mes rusėve dhe amerikanėve, duke sugjeruar se ata kishin mė shumė gjėra tė pėrbashkėta seē mendonin. Megjithėse kjo histori dukej e pabesueshme nė vitin 1966, nė Evropė po ndodh tani njė ngjarje edhe mė e rėndėsishme. Me zgjerimin e Bashkimit Evropian, miliona kristianė ortodoksė kanė tani njė vend nė tavolinėn evropiane tė vendimmarrjes. Pranimi i Rumanisė, Bullgarisė dhe Qipros e ka katėrfishuar numrin e kristianėve ortodoksė nė BE, nga dhjetė milion, nė mė shumė se dyzet milionė. Por kjo ėshtė vetėm maja e njė ajsbergu tė madh. Nėse Bashkimi Evropian do tė vazhdojė tė zgjerohet nga lindja, ai mund tė pėrfshijė njė ditė rreth 200 milionė besimtarė ortodoksė, duke e transformuar kristianizmin ortodoks, nga njė minoritet tradicional, nė masėn mė tė madhe nė Evropė, me kishėn ortodokse ruse si zėrin e saj mė tė lartė politik. Kjo do tė jetė e vėrtetė pa marrė parasysh nėse Rusia vetė do t’i bashkohet Bashkimit Evropian, meqenėse mė shumė se gjysma e famullive tė saj ndodhen jashtė Rusisė. Pėr herė tė parė, qė nga rėnia e Kostandinopolit, politikat ortodokse janė pjesė e strukturave vendimmarrėse tė Evropės; megjithatė, deri tani nuk ėshtė menduar shumė pėr ndikimin qė kjo do tė ketė nė kompleksitetin politik tė Evropės. Kjo ngjarje ka disa aspekte qė mund jenė shqetėsuese. Njė nga kėto ėshtė se pesha politike e kishės brenda atyre vendeve nuk po bie, siē po ndodh nė Evropėn Perėndimore, por po rritet. Ortodoksėt presin me besim qė t’u dėgjohet zėri brenda institucioneve politike evropiane, pjesė e tė cilave janė edhe ata tani, dhe kjo paraqet njė sfidė tė drejtpėrdrejtė ndaj kuadrit laik tė BE-sė. Pastaj, me rėnien e komunizmit, degėt e ndryshme tė kristianizmit janė nė garė tė drejtpėrdrejtė pėr anėtarė. Ndėrrimi i fesė ka hyrė tashmė si burim tensionesh nė disa vende ortodokse. Sė fundi, ndėrsa shumica mendojnė se popujt e Evropės Lindore do tė ndjekin rrugėn evropiane tė modernizimit, ėshtė padyshim me vlerė tė mendohet se ēfarė ndikimi do tė kenė vlerat e Evropės Lindore ortodokse nė perėndim, dhe rrezikun e mundshėm tė njė pėrplasjeje kulturash brenda Evropės, nėse nuk do tė gjendet njė gjuhė e pėrbashkėt.

    Shumė besojnė se, nė fakt, nuk ka ndonjė gjuhė tė pėrbashkėt pėr t’u gjetur. Duke ndjekur hapat e historianėve Oswald Spengler dhe Arnold Toynbee, Samuel Huntington ka paralajmėruar pėr pėrplasjet mes civilizimit “ortodoks sllav” dhe perėndimit “katolik-protestant”. Ai thotė se vlerat kulturore themelore tė perėndimit “si individualizmi, liberalizmi, konstitucionalizmi, tė drejtat e njeriut, forcat e rendit, demokracia, tregjet e lira, ndarja e kishės nga shteti etj.”, kanė pak pėrdorim brenda kulturave ortodokse. Sipas mendimit tė tij, shanset janė tė vogla qė vendet ortodokse t’i bashkohen perėndimit, por vetėm nėse ato ndryshojnė identitetin e tyre sipas kushteve tė qarta laike. Huntington i pėrshkruan lindjen dhe perėndimin si pjesė thellėsisht tė kundėrta, dhe “kufirin lindor tė kristianizmit perėndimor si vijėn mė tė rėndėsishme ndarėse nė Evropė.”

    Megjithatė, kohėve tė fundit, njė vlerėsim mė shpresėdhėnės ka filluar tė zėrė vend nė Evropėn Perėndimore dhe Lindore. Ai pėrkrah njė kėndvėshtrim mė tė gjerė tė procesit tė integrimit evropian, duke sugjeruar qė degėt perėndimore dhe lindore tė kristianizmit tė pėrqendrohen mė pak nė ato qė i ndajnė, dhe mė shumė nė rifitimin e prejardhjes sė pėrbashkėt kulturore qė i bashkonte dikur. Pjesa mė e madhe e njerėzve e kuptojnė se trashėgimia kulturore e pėrbashkėt fillon me ligjin romak dhe filozofinė greke, dhe se tė dyja dhanė kontributin e tyre nė stabilitetin e Perandorisė Bizantine. Megjithatė, pak prej tyre, ndalen tė mendojnė pėr kėtė kontribut nė teologjinė e kishės sė krishterė dhe doktrinave tė saj, veēanėrisht nė marrėdhėniet mes kishės dhe shtetit. Njė rėndėsi tė veēantė ka mendimi ortodoks qė po zhvillohet mbi demokracinė dhe shoqėrinė civile, e cila mund tė gjendet nė kishėn ortodokse ruse, pėr shkak tė masės sė saj dhe ndikimit nė tė gjithė botėn ortodokse.

    Sipas zėdhėnėsit kryesor tė Patriarkės Aleksei II, Fr. Vsevolod (Chaplin), brenda kishės ortodokse ruse shihet njė vlerėsim i ri pėr demokracinė. Institucionet demokratike e lejojnė kishėn tė zhvillojė misionin e saj shoqėror nė mėnyrė mė efikase, dhe tė shprehin shqetėsimet e tyre rreth kalbjes sė standardeve morale nė Rusinė pas-sovjetike. Megjithatė, thotė ai, pranimi i demokracisė nga ortodoksia mund tė jetė vetėm i kufizuar. Demokracia dhe veēanėrisht demokracia laike, nuk mund tė konsiderohet kurrė si ideali i vėrtetė, sepse kisha nuk mund ta pranojė kurrė si ideale asnjė formė qeverie qė ndahet nė mėnyrė tė ndėrgjegjshme nga hyjnorja. Megjithatė, ka dy elemente dalluese nė jetėn e kishės qė japin kontribut tė drejtpėrdrejtė nė demokratizimin e shoqėrisė: 1) qendra e autoritetit tė saj; dhe 2) administrimi i komunitetit.

    Ndryshe nga katolicizmi romak, ortodoksia ėshtė tepėr e decentralizuar dhe e shpėrndarė. Nuk ka autoritet suprem qė mbikėqyr pesėmbėdhjetė kishat ortodokse autoqefale vendore. Autoriteti pėrfundimtar mbetet me kėshillat kishtare tė cilat mbledhin tė gjitha komunitetet fetare, laikėt dhe klerin. Brenda kėtij konteksti, peshkopėve u kėrkohet tė administrojnė dioqezat e tyre nė pėrputhje me vullnetin e tė dy kėtyre grupeve. Historikisht, njė administrim i tillė ka marrė njė shumėllojshmėri formash nė Rusi, nga kontrolli i hollėsishėm hierarkik nė kontrollin e gjerė popullor, duke pėrfshirė emėrimet me marrėveshje tė peshkopėve. Forma qė vlerėsohet si mė e pėrshtatshme varet nga nevojat e njė kishe tė veēantė dhe nė kulturėn mbizotėruese politike tė komunitetit. Nė kontekstin e tanishėm tė zgjerimit tė demokracisė, kisha ortodokse ruse ėshtė pėrgjigjur me zgjerimin e dialogut mbi mėnyrat se si duhet tė demokratizohet jeta kishtare. Njė brez i ri studiuesish perėndimorė tė fesė (Zoe Knox, Christopher Marsh, Elizabeth Promodrou, Nikolas Gvosdev) kanė zbatuar madje edhe literaturėn perėndimore mbi shoqėrinė civile nė ortodoksinė bashkėkohore. Duke parė sistemin administrativ kishtar tepėr delegues dhe thuajse “konfederativ” dhe duke u pėrqendruar nė nismat e tij qė kanė nė qendėr tė vėmendjes komunitetin, ata sjellin si argument faktin se kisha po luan njė rol tė rėndėsishėm si organizata mė e madhe shoqėrore nė vend. Nė kėtė kuadėr, edhe kisha ortodokse ruse ėshtė dashur tė pajtohet me njė pluralizėm fetar de facto nė Rusinė moderne. Pas rėnies sė regjimit komunist ateist, laiciteti ortodoks u pėrball me njė shumėllojshmėri tė gjerė doktrinash tė reja politike dhe ekonomike. Nė mungesė tė njė konsensusi tė qartė, udhėheqja e kishės ortodokse ruse vendosi tė heqė dorė nga roli i kishės sė institucionalizuar si konkurrente politike, dhe tė mbetej si arbitėr asnjanės. Si rezultat, edhe vetė kisha ėshtė kthyer nė njė vend dialogjesh, njė vend qė ekziston jashtė shtetit, qeverisė, apo familjes, e pėrkushtuar ndaj ruajtjes sė njė atmosfere autonome pėr individin, dhe mbrojtėse e “bazave tė pandara tė lirisė njerėzore nga sundimi arbitrar i forcave tė jashtme.” Nikolas Gvosdev, me tė drejtė, e sheh kėtė si miratim teologjik tė shoqėrisė civile. Padyshim qė komunitetet ortodokse ndjehen mė rehat me idealet e shoqėrisė civile sesa me ato tė demokracisė liberale. Njė arsye pėr kėtė ėshtė se ato e shohin kėtė tė fundit tė rrėnjosur nė konkurrencėn dhe konfrontimin, ndėrsa kisha lufton pėr komunitetin dhe harmoninė, njė traditė tė cilėn Fr. Vsevolod e quan “tė mbledhėsh tė shpėrndarėt” (fjalė pėr fjalė, nė sllavishten e kishės “sobrati rastochennaya”) tė mbledhėsh njerėz me bindje tė ndryshme etnike, politike dhe shoqėrore pėr tė mirėn e pėrbashkėt. Shmangia e konfrontimeve me autoritetet shtetėrore ėshtė e rrėnjosur thellė nė teologjinė e ortodoksisė, qė e ka prejardhjen nga mendimi Bizantin qė me hapin e Shėn Agustinit, hendeku mes “Qytetit tė Zotit” dhe “Qytetit tė Njeriut” mund dhe duhet tė kalohet. Shoqėritė nė tokė duhet tė pėrpiqen tė jenė pasqyrim i mbretėrisė sė parajsės, dhe pėr ta arritur kėtė, kisha dhe shteti duhet tė punojnė sė bashku pėr tė mirėn e gjithė komunitetit. Kisha ortodokse nuk i shmanget botės, dhe nuk abstenon nė politikė. Megjithatė, politikat e saj, janė jopartiake; ato janė thirrje pėr “qetėsimin e pasioneve politike dhe shqetėsime pėr paqen e harmoninė” e dialogun civil. Njė shembull tipik janė pėrpjekjet e kishės ortodokse ruse pėr tė ndėrmjetėsuar nė krizėn politike mes Boris Jelsin dhe Duma-s sė shtetit nė vitin 1993. Udhėheqėsit e kishės ortodokse e kanė luajtur njė rol tė ngjashėm edhe nė krizat politike nė Serbi, Bullgari, Gjeorgji dhe, kohėve tė fundit, edhe nė Ukrainė. Ēėshtja e administrimit tė komunitetit nga kisha ortodokse ngre pyetjen nėse ortodoksia ėshtė nė pajtueshmėri me zhvillimin ekonomik kapitalist dhe ekonominė globale tė tregut. Ndėrsa Max Weber theksonte aspektet e ndryshme tė kulturave ortodokse (siē e kishte bėrė me islamizmin, hinduizmin dhe katolicizmin) zhvillimet ekonomike nė Rusi sugjerojnė se pikėpamja e administrimit kristian ortodoks lė vend tė mjaftueshėm pėr biznes dhe zhvillim ekonomik. Nė fakt, rilindja e ortodoksisė ruse (nga 7, 000 famulli nė fillimin e viteve 1990 nė mė shumė se 26, 000 sot) ka pėrkuar me njė rritje tė shpejtė ekonomike jo mė pak tė rėndėsishme, veēanėrisht qė nga viti 1999. Rritjet e prodhimit qė kanė thyer rekorde, rritjet e shpejta nė investimet vendore, dhe trefishimi i rrogave nė tė gjithė vendin qė nga viti 2000 janė krahasuar me njė rritje shtatė herė mė tė madhe nė filantropinė korporative, tė cilėn patriarku Aleksei II e ka cilėsuar si ēėshtje qenėsore pėr kombin. Duket qartė se ortodoksia ka pasur njė ndikim tė mirė tek biznesi.

    Ne, nė perėndimin katolik-protestant, duhet tė pėrgatitemi pėr ardhjen e “shekullit ortodoks” duke vlerėsuar tė gjitha ato gjėra qė na bashkojnė. Nėse vija qė ndan lindjen dhe perėndimin vazhdon tė ekzistojė nė zemrat dhe mendjet tona, heqja e tyre nga hartat politike tė evropės nuk do tė arrijė asgjė. Nė njė periudhė afatgjatė, evropianėt do tė duhet tė edukohen mė mirė nė lidhje me trashėgiminė e pėrbashkėt bizantine dhe kristiano-lindore. Edhe nė njė periudhė mė afatshkurtėr, elementet e rėndėsishme tė kėsaj trashėgimie tė pėrbashkėt mund tė pėrdoren pėr tė mbėshtetur institucionet demokratike pan-evropiane. Studimet e fundit nga Silvia Ronchey, Helene Ahrweiler dhe Antonio Carile japin njė lidhje konceptuale mes mendimit politik bizantin dhe kohės moderne, dhe vėnė nė dukje se sa shumė gjėra tė pėrbashkėta kanė synimet shumė-kulturaliste evropiane dhe tė tjera (ideja qė ēėshtjet duhet tė trajtohen nga autoriteti mė i ulėt kompetent) me modelin politik bizantin.

    Zgjidhja mė e keqe e mundshme do tė ishte tė ngjiteshim pas njė pikėpamjeje “tė pėrplasjes sė kulturave” e cila e konsideron ortodoksinė si antimoderne dhe antiperėndimore. Kjo mund tė sjellė si rezultat vetėm atė qė besimtarėt ortodoksė tė ndihen si tė huaj nė “shtėpinė e pėrbashkėt evropiane” nė tė cilėn sapo kanė hyrė. Nėse ndodh njė gjė e tillė, atėherė ne do tė kemi pasur sukses vetėm nė shtyrjen e vijės ndarėse nga zemra e Evropės pak mė tej nė lindje, seē ishte mė pėrpara.

    *Nicolai N. Petro ėshtė profesor i Shkencave Politike nė Universitetin e Rhode Island (SHBA).

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Profesorit te shkencave politike i duhet te lexoje me shume histori te Kishes Orthodhokse, dhe Krishterimit ne pergjithesi pasi e kafshon sapunin per djathe me lart. Po i bej disa pika te qarta qe ti marri si pikenisje:


    Kisha Orthodhokse Katolike dhe Apostolike

    Quhet keshtu pasi eshte e vetmia Kishe qe eshte e bashkuar (katolike) dhe mban ende gjalle dhe te pacenuar Traditen e Shenjte Apostolike, qe vete Apostujt e Krishtit na lane trashegimi qe ne shekullin e pare. Cila kishe tjeter e krishtere mund te beje nje pretendim te tille? Pergjigjia eshte asnje pasi te gjitha kishat e sotme kane krijuar identitetin e vete pikerisht duke u shkeputur nga ajo Orthodhokse, si Kisha Katolike qe sot numeron reformat e saj ne shekuj, edhe ato Protestante qe rrodhen nga Trupi i Kishes Katolike.

    Ne aspektin fetar, nuk eshte Kisha Orthodhokse qe i afrohet Perendimit, eshte ajo Katolike dhe Kishat Protestante qe i jane afruar Kishes Orthodhokse pasi tek ajo gjejne ate qe protestantet quajne "Kishen e Hershme" apo "Kishen e Apostujve". Edhe vete doreshkrimet e shenjta qe perdoren sot ne Dhiaten e Re jane shkruajtur nga apostujt ne greqisht dhe me vone jane perkthyer ne latinisht. Keshtu qe edhe vete authenciteti i Dhiates se Re eshte i lidhur ne menyre te pashmangshme me historine e Kishes Orthodhokse. Nuk eshte nder per besimtaret orthodhokse ne Evrope qe te pranohen nga pjesa katolike e Evropes, eshte nder per evropianet qe te ribashkohen me rrenjet e Krishterimit.

    Evropa Lindore Orthodhokse dhe Evropa Perendimore Laike

    Dhembi i pare qe i jep sapunit profesori me lart eshte pikerisht kur ben pergjithesimin "evropa katoliko-protestante" ne njerin kend dhe "Evropa Orthodhokse" ne kendin tjeter te ringut. Profesori ose eshte shume naiv si njeri, ose eshte i keqinformuar mbi trendet e Evropes Perendimore kur vjen fjala tek feja. Trendi i Evropes Perendimore ne 3 dekadat e fundit ka qene largimi nga Kisha Katolike dhe promovimi nga vete shteti i laicizmit ku shteti laik i imponon edhe individit nje jete laike. Kjo ka bere qe ne zemren e asaj qe profesori e quan "Evropa Katolike", te ligjerohen martesat e homoseksualeve, te ligjerohen drogat, te ligjerohet aborti, te denohet publikisht cdo figure publike ne jeten e vendit qe ka besim te krishtere. Kurse trendi ne Evropen Lindore Orthodhokse, sic e thote me te drejte profesori, besimi ne Zot dhe afrimi me Kishen ka qene gjithmone e ne rritje pas rrenies se komunizmit. Pra profesori alarmon veten dhe ve alarmin edhe ne bote qe laicizmi i Evropes Perendimore eshte ne rrezik nga besimi orthodhoks ne rritje i evropiano-lindoreve.


    Demokracia dhe Orthodhoksia


    Dhembi i dyte qe i jep sapunit profesori eshte duke dale me zbulimin se "demokracia po perqafohet edhe nga Kisha Orthodhokse Ruse". Mbase profesori nuk e di qe demokraci eshte fjale greke, demokracia lindi ne Greqine e lashte, qyteterimi Grek eshte edhe qyteterimi qe u be ure e percjelljes se Lajmit te Mire nga Hebraishtja ne Greqisht dhe me vone ne latinisht. Pa harruar rolin e shenjtoreve dhe peshkopeve te Kishave te Krishtera Lindore ne Keshillat Ekumenike ne fillimet e Krishterimit, apo roli i qyteterimit grek ne ngritjen e Romes se Re ne Konstandinopoje.

    Por injoranca e profesorit nuk eshte vetem historike mbi demokracine apo qyteterimet, ajo eshte me therrese kur ai aludon se Kisha Orthodhokse tani po bie ne kontakt me demokracine dhe demokracia po pushtohet dhe aplikohet nga Kisha Orthodhokse vetem tani, ne mijevjecarin e trete. Them injorance, pasi nje prej ceshtjeve qe cuan ne Skizmen e Madhe te 1054 midis Kishes Lindore dhe as Perendimore ishte pikerisht aplikimi i demokracise ne hierarkine kishtare te Kishes. Kisha Perendimore kish levizur gjithmone e me shume ne shekuj ne njohjen e "pagabueshmerise se Papes se Romes" dhe "primacise se Papes se Romes" mbi gjithe Kishen. I thene me fjale te tjera, Kisha Perendimore kish njohur Papen si zevendes se Apostull Pjetrit, Bari te gjithe Kishes se Krishtit. Papa eshte Ati Shpirteror i te gjithe te Krishtereve dhe te gjithe kleriket e tjeter nuk mund te vene ne diskutim fjalen e Tij.

    Kisha Lindore nga ana e saj vazhdon te ndjeki edhe sot e kesaj dite te njejten Tradite te Shenjte qe ndiqnin edhe apostujt kur ishin ende gjalle. Kisha Orthodhokse ndjek parimin qe te gjithe peshkopet e Kishave Orthodhokse ne bote jane te barabarte dhe mendimi i tyre vlen njesoj, dhe persa i perket Peshkopit te Romes, ai meriton te kete nderin te flasi i pari mes te barabarteve. Gjykoni vete se cila tradite, perendimore apo lindore eshte me demokratike dhe ku eshte me e theksuar mungesa e demokracise.


    Orthodhoksia nen sulmin e politikave kishtare


    Duke qene se Kisha Orthodhokse eshte krejtesisht indiferente ndaj politikave evropiane dhe e ngreh zerin vetem atehere kur preken interesat e besimtareve te saj, ajo sherben si nje tabele e mire qitje nga njerez te vegjel qe pasi mbaruan se analizuari njerez, parti, shtete, marrin persiper qe te analizojnee dhe Kisha e besime. Nje tjeter arsye perse profesori me lart ve alarmin mbi rrezikun orthodhoks ne Evrope eshte afrimiteti gjithmone e me i madh qe shume kisha protestante ish-katolike kane bere kohet e fundit me Kishen Orthodhokse. Nder to vlen te permendet se Kisha Perendimore me te cilen Kisha Orthodhokse ka maredheniet me mira eshte ajo Anglikane. Ky perben nje shqetesim per Vatikanin pasi nje riintegrim i anglikaneve ne Kishen Orthodhokse, ekspozon edhe me shume Kishen Meme, Kishen Katolike, nga Trupi i se Ciles u shkeput Kisha Anglikane.

    Pa harruar gjithashtu se ne Keshillet boterore Ekumenike te mbajtura, po vezhgohet nje trend afrimiteti midis shume prej kishave protestante me Kishen Orthodhokse. Kjo me e dukshme se kudo eshte ne SHBA, ku Kisha Orthodhokse tashme eshte kisha e katert ne mbare Ameriken per nga numri i besimtareve te krishtere. Por ajo qe eshte shqetesuese per shume vezhgues eshte perqafimi qe po i behet Orthodhoksise ne SHBA jo vetem nga emigrantet e ethnive evropiano-lindore, por edhe nga vete vendasit. 50% e te gjithe seminaristeve ne Seminarin e Shen Vladimirit ne NY nuk jane "orthodhokse te lindur", por te konvertuar ne Orthodhoksi. Kjo eshte shqetesuese pasi ky konvertim ne mase po ndodh jo si pasoje e ndonje propagande apo ekspozimi te Kishes Orthodhokse, perkundrazi, Orthodhoksia eshte ende nje prej sekreteve me te mbrojtura mire ne shoqerine amerikane. Amerikanet e njohin shume pak besimin orthodhoks dhe ata qe e kane gjetur Orthodhoksine jane kryesisht Protestante qe kane dashur te njohin rrenjet e Krishterimit, Kishen e Hershme. Konvertimi ne Orthodhoksi per shume prej tyre eshte "kthimi me ne fund ne shtepi". Nese per keta te konvertuar eshte nje gezim i papermbajtshem, per ata qe merren me politikat kishtare te numrave, sic ben edhe profesori me lart, Orthodhoksia perben nje kercenim per status-quo.


    Rusia prish balancen e pushtetit ne Evrope

    Arsyeja perse profesori me pak theksin e ve tek Rusia manifeston hapur kendveshtrimin e tij laik me nje realitet fetar ne Evrope. Rusia feston 1000 vjet Krishterim tani ne shekullin e XXI, por vende si Greqia dhe Shqiperia festojne 2000 vjet Krishterim dhe jane epiqendra e botes shpirterore Orthodhokse se bashku me Kishat ne Token e Shenjte. Pra autori anashkalon Greqine, Shqiperine dhe vendet e tjera mesdhetare orthodhokse, por e ve theksin tek Rusia pasi Rusia eshte: 1) Nje ish-superfuqi ne bote ne shekullin e kaluar. 2) Ka nje shtrirje territoriale te madhe 3) Ka nje popullsi relativisht te larte per nje Evrope ku popullsia eshte e plakur 4) Roli i Rusise ne planet e Bashkimit Evropian mund ta fuqizoje apo shkaterroje planin e nje Evrope te Bashkuar.

    Qellimi i vete Evropes se Bashkuar, i pare ne nje kendveshtrim te pastert politik eshte ngritja e nje superfuqie evropiane qe te jete ne gjendje te konkurroje sadopak supremacine e superfuqise se vetme te kohes, SHBA. Mirepo i gjithe ky plan u be i mundur vetem pas renies se Murit te Berlinit dhe perfundimit te Luftes se Ftohte, pra me renien e nje superfuqie si Bashkimi Sovjetik. Evropianet tashme nuk shohin si ndikim te padeshiruar ne punet e tyre jo vetem ndikimin amerikan por edhe ate rus. Jane keto 2 ndikime qe kushtezojne planet evropiane.

    E pare nen nje kendveshtrim fetar, planet e Evropes se Bashkuar jane shume here me te veshtira per tu realizuar se sa problemet politike. Kjo eshte mbase edhe dallimi me i dukshem midis evropiano-lindoreve dhe evropiano-perendimoreve. Laicizmi evropian ka arritur ate shkalle sa muaj te tere diskutimesh u bene per Kushtetuten Evropiane ku pjesa derrmuese e vendeve pjesmarrese nuk deshen qe ne kushtetute te perfshihej trashegimie e tyre katolike. Pra ndryshe nga kushtetuta amerikane, kushtetuta evropiane nuk ben fjale fare per Zotin apo Kishen Katolike apo besimin e krishtere si nje bote e vlerave shpirterore evropiane. Dhe shembuj te tille ka plot qe deshmojne se si evropiano-perendimoret kerkojne te ndertojne nje Evrope te Bashkuar ku organet drejtuese nuk denjojne qe te njohin as autoritetin e Papes se Romes dhe Kishes Katolike.

    Kurse ne Evropen Lindore, ajo qe po deshmohet eshte deshira per tu pranuar politikisht ne Evropen e Bashkuar me shprese se ky pranim do tu hapi rrugen investimeve ne jeten ekonomike te vendit. Por ama, kur vjen fjala tek bota shpirterore, Kisha Orthodhokse ka patur nje rizgjim ne autoritetin e saj fale nje ringjallje shpirterore qe po perjetohet ne mbare Evropen Lindore post-komuniste. Nese ne identitetin kombetar te evropiano-perendimoreve feja nuk luan nje rol paresor, ne Pjesen e Evropes Lindore feja eshte ingredienti paresor i identitetit kombetar, nga vete historia e ketyre vendeve. Pushtimet otomane, mongole, ateizmi, kane patur ne shenjester pikerisht besimin fetar orthodhoks te ketyre popujve, dhe reagimi i ketyre popujve per te ruajtur identitetin e tyre eshte ndertuar pikerisht mbi unitetin fetar.

    Profesori me lart citon disa autore qe kane shkruajtur mbi perplasjen e kulturave perendimore-lindore evropiane, dhe ai e ve theksin vetem tek njera ane e medaljes, nevoja e reformimit te lindjes duke injektuar individualizmin dhe laicizmin ne menyre per te siguruar nje unitet evropian. Pra me fjale te tjera, dobesimin e besimit orthodhoks dhe vete autoritetit te Kishes Orthodhokse. Ajo qe autori nuk merr parasysh jane dy ceshtje: 1) nevoja e unitetit fetar te Evropes para se gjithash. 2) Ndikimi i orthodhoksise ne Perendim te Evropes. Nuk eshte feja qe ngrihet mbi qyteterime, eshte qyteterimi qe ngrihet mbi fene. Ky eshte nje mesim qe e gjejme pergjate gjithe historise se njerezimit.


    Identiteti i Ri Evropian dhe Identiteti Kombetar

    Pengesa e dyte e madhe e Kishes Orthodhokse ne planet e evropiano-perendimoreve eshte autoqefalia e Kishave Orthodhokse, ajo qe autori me lart e quan "mungesa e nje qendre unifikuese orthodhokse". Fakti qe Kishat Orthodhokse ne popujt orthodhokse jane gati te gjitha Autoqefale, ndikon negativish ne planet evropiane per dy arsye: 1) Nuk kane nje figure si Papa i Romes me te cilin mund te negociojne apo diskutojne problemet e Evropes 2) Autoqefalia e Kishave Orthodhokse ka qene nje prej gureve te themelit te identitetit kombetar te ketyre popujve si shtete te pavarura. Sikur prania e frymes kishtare orthodhokse te mos mjaftonte ne ndergjegjen e cdo shtetasi ne keto shoqeri, institucioni i Kishave Autoqefale eshte edhe nje gurr i themelit te identitetit te tyre kombetare. Ne perpjekjet e tyre per tu shitur evropiano-lindoreve ideologjine e bukur te nje evrope te bashkuar, identitetin e perbashket evropian, Kisha Orthodhokse perben nje pengese pasi vete ekzistenca e saj emeton ndjenjen kombetare ne keta popuj qe anashkalon gjithcka tjeter: dashuria per token dhe popullin e tyre. Greket, shqiptaret, sebet, bullgaret, rumunet, ruset, kane te gjithe nje ndjenje te forte kombetare, dhe besimi i tyre eshte pjese e pandare e ketij identiteti kombetar qe eklipsion cdo identitet tjeter evropian te importuar nga jashte. Nje ogurr i zi ky per boshtin franko-gjerman qe beson se mund te fshije linjat e identitetit kombetar ne popuj ne shkembim te nje identiteti me te gjere evropian.


    Modeli i Evropes se Bashkuar: Modeli Orthodhoks i Unitetit ne Diversitet

    Nuk me habit aspak kendveshtrimi franko-gjerman ne lidhje me Evropen e Bashkuar, pasi ai eshte pak a shume nje strukture paralelele e vete Kishes Katolike. Boshti franko-gjerman do te ndertoje nje Evrope te Bashkuar ku gjithcka rrotullohet rreth boshtit franko-gjerman, ashtu si gjithe besimtaret katolike ne bote varen direkt nga Vatikani qe nuk eshte vetem nje Kishe por edhe nje Shtet. Pra nje union piramide ashtu si struktura e jashtme e Kishes Katolike eshte nje Piramide, ne krye te se ciles qendron Papa i Romes. Ashtu sic nuk me cudit aspak mungesa e vullnetit nga ana e britanikeve, Kishes Anglikane, per te marre pjese ne nje union te tille qe e afron ate akoma me shume me origjinen e vete ku Kisha Anglikane u shkeput, Kishen Katolike.

    Nese ka nje mesim qe evropiano-perendimoret mund te nxjerrin nga historia e Kishes Orthodhokse qe ka qene e mbarsur me nje lufte per mbijetese per shekuj me rradhe, eshte pikerisht modeli i "unitetit ne diversitet" qe gjejme brenda Kishes Orthodhokse. Kisha Orthodhokse ne gjirin e saj perfshin shume Kisha, shume rraca, ne te cilat katolicizmi nuk ka depertuar dot. Nder to vlen te permenden Patriarkana e Aleksandrise, Patriarkana e Antioch dhe Patriarkana e Jeruzalemit dhe ajo e Konstandinopojes. Te gjitha te ndara, te gjitha me rraca dhe popuj me histori te ndryshme, por te gjitha ne unitet dhe kungim me njera-tjetren. Ky unitet dhe kjo harmoni, edhe pse eshte goditur hapur nga historia qe ka pershkruar keto vende, ka arritur qe te mbijetoje edhe sot pas plot 2000 vjetesh krishterimi.

    Suksesi i planit per nje evrope te bashkuar do te duket pikerisht tek politika e afrimitetit te Perendimit karshi Lindjes. Nese Perendimi do te ndjeke politiken e unitetit ne diversitet, politiken e ndjekur brenda vete Kishes Orthodhokse, ky unitet edhe perse do te jete i veshtire nuk do te jete i pamundur. Por nese Perendimi vazhdon me frymen e Skizmes se madhe ku Perendimi i imponohet me force Lindjes, jo vetem qe nuk do te kete nje Evrope te bashkuar por vete integriteti territorial i Evropes do te vihet serrisht ne medyshje.

    Eshte gabim te mendosh se Evropa mund te ndertoje nje qyteterim te ri mbi gjithe territorin e saj duke anashkaluar skizmat fetare midis Lindjes dhe Perendimit. Kjo u manifestua disi ne skene nga kerkesa e Turqise per antaresim ne BE, kur Turqia nuk shihet me sy te mire nga Evropa Lindore qe ka vuajtur 500 vjetet e pushtimit turk. Por problemi madhorne vetvete nuk eshte as Turqia dhe as qendrimi qe duhet te mbaje Evropa ndaj shteteve muslimane. Problemi me madhor eshte qendrimi qe do te mbajne vete Kishat e Lindjes dhe Perendimit ndaj njera-tjetres dhe rolit te seciles ne kete union kontinental.

    Themelet e cdo qyteterimi jane ngritur mbi fene dhe pa adresuar problemet e trasheguara fetare, cdo perpjekje per nje Evrope te Bashkuar do te jete e pasuksshme. Ideja se feja apo Kishat mund te anashkalohen eshte po aq i rrezikshem sa ideja e Hitlerit per te sunduar boten duke shfarrosur Popullin e Zotit, hebrejte.


    Nje debat qyteterimesh

    .....

  3. #3
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Profesorit te shkencave politike i duhet te lexoje me shume histori te Kishes Orthodhokse, dhe Krishterimit ne pergjithesi pasi e kafshon sapunin per djathe me lart. Po i bej disa pika te qarta qe ti marri si pikenisje:
    E para punes kete levizje te temes nga problemet nderkombetare bere shume gabim qe e "fetarizove". Un e vura atje per te shamangur konflikte fetare e ti e vendos ketu se ke qef te krruesh me te gjithe e kedo. Edhe profesorave do i dalesh kundra tani, po te njejtet qe kur flasin kundra islamit nuk le vend pa i "hyjnizuar". Un e thashe qe ti kur lexon lexon per konfirmim njohurish. Kur Abdi Baleta konfirmon njohurite e tua eshte nje burim i cmueshem, ne rast te kundert eshte nje Haxhi Qamil ne fuqi te peste.

    Kisha Orthodhokse Katolike dhe Apostolike

    Quhet keshtu pasi eshte e vetmia Kishe qe eshte e bashkuar (katolike) dhe mban ende gjalle dhe te pacenuar Traditen e Shenjte Apostolike, qe vete Apostujt e Krishtit na lane trashegimi qe ne shekullin e pare. Cila kishe tjeter e krishtere mund te beje nje pretendim te tille? Pergjigjia eshte asnje pasi te gjitha kishat e sotme kane krijuar identitetin e vete pikerisht duke u shkeputur nga ajo Orthodhokse, si Kisha Katolike qe sot numeron reformat e saj ne shekuj, edhe ato Protestante qe rrodhen nga Trupi i Kishes Katolike.

    Ne aspektin fetar, nuk eshte Kisha Orthodhokse qe i afrohet Perendimit, eshte ajo Katolike dhe Kishat Protestante qe i jane afruar Kishes Orthodhokse pasi tek ajo gjejne ate qe protestantet quajne "Kishen e Hershme" apo "Kishen e Apostujve". Edhe vete doreshkrimet e shenjta qe perdoren sot ne Dhiaten e Re jane shkruajtur nga apostujt ne greqisht dhe me vone jane perkthyer ne latinisht. Keshtu qe edhe vete authenciteti i Dhiates se Re eshte i lidhur ne menyre te pashmangshme me historine e Kishes Orthodhokse. Nuk eshte nder per besimtaret orthodhokse ne Evrope qe te pranohen nga pjesa katolike e Evropes, eshte nder per evropianet qe te ribashkohen me rrenjet e Krishterimit.
    Kisha si organ mund te dali dhe para lindjes, fakti eshte se libri i bibles u kompilua 50 vjet me vone se keshilli i Niceas, pra rreth 3 shekuj mbas vdekjes se krishtit. Shume dokumenta jane provuar se jane rishkruar dhe origjinali ka humbur pergjithmone. Kontradiktat perbrenda 4 ungjijeve jane abisale. Ne te dy traditat kane humbur dhe mbijetojne vetem ne saje te shkrimeve propagandistike te Eusebit, pjesa me e madhe e mesimeve te krishtit dhe ka mbetur vec propagande dhe nje kapadajllek qe shkon kundra cdo lloj mesimi fetar. Perendimi ashtu si dhe lindja jeton me qira, me fajde, komplet kundra mesimeve fetare. Deri ne vitet 70 ne Arabi nuk ka pasur as banke, dhe aresyeja nuk eshte se jane mbrapa, por sepse feja nuk lejon fajdet. Edhe bankat qe ekzistojne ne ato vende, nuk japin leke me interesa, por vetem jane kasaforta dhe japin kredi pa interesa. Tani vone po behen perpjekje te hapen dhe atje sisteme bankare me kredi dhe interesa si kudo ne bote. Vecse ama, nese pretendon te jesh afer mesimeve te etereve, dhe vendos te jetosh si perendimi dhe lindja orthodhokse je kundra parimeve te mesimeve te etereve. Prandaj llogjikisht duhet ta ulesh pak ate hunden qe e mban perpjet, sepse edhe ti, si te gjithe ata qe deshin ti gjuanin prostitutes nuk je pa mekat, por rrezik me mekatar se vete prostituta.

    Evropa Lindore Orthodhokse dhe Evropa Perendimore Laike

    Dhembi i pare qe i jep sapunit profesori me lart eshte pikerisht kur ben pergjithesimin "evropa katoliko-protestante" ne njerin kend dhe "Evropa Orthodhokse" ne kendin tjeter te ringut. Profesori ose eshte shume naiv si njeri, ose eshte i keqinformuar mbi trendet e Evropes Perendimore kur vjen fjala tek feja. Trendi i Evropes Perendimore ne 3 dekadat e fundit ka qene largimi nga Kisha Katolike dhe promovimi nga vete shteti i laicizmit ku shteti laik i imponon edhe individit nje jete laike. Kjo ka bere qe ne zemren e asaj qe profesori e quan "Evropa Katolike", te ligjerohen martesat e homoseksualeve, te ligjerohen drogat, te ligjerohet aborti, te denohet publikisht cdo figure publike ne jeten e vendit qe ka besim te krishtere. Kurse trendi ne Evropen Lindore Orthodhokse, sic e thote me te drejte profesori, besimi ne Zot dhe afrimi me Kishen ka qene gjithmone e ne rritje pas rrenies se komunizmit. Pra profesori alarmon veten dhe ve alarmin edhe ne bote qe laicizmi i Evropes Perendimore eshte ne rrezik nga besimi orthodhoks ne rritje i evropiano-lindoreve.
    Ketu ke dhene nje pergjigje te drejte, te shuem debateve(qe mua dhe me ke perjashtuar kur e kam pohuar) se ne Greqi, Serbi, Rusi dhe ne vende te tjera orthodhokse, shteti dhe feja jane 1 unitet pra. Ne perendim eshte ndryshe. Ne meshen kryesore ne Shen Patrik, katedralja me e madhe e NY, qe u be nga Kardinali Egan, ishin te pranishem arab, europian, kinez e lloj lloj rracash. Kjo qe per rrespekt dhe per thithje kulture. Ne kishat e lindjes vetem "orthodhoksi i vertete" ka te drejte te marri pjese ne mesimet e kishes. Ideja eshte se ka tolerance gje qe nuk ekziston ne lindje, dhe aresyen do ta them me poshte pse. Shteti laik nuk te imponon jete laike. Ti qe je ne Amerike qe e do kaq shume si vend, pse dreqin rri ketu kur je dhe fetar kaq i madh ? Shko ore ne Siri atje te sinoded e mos derdellis shume per laicizem e per shoqerine perendimore qe vet je pjestar dhe shume i kenaqur madje. Kshu qe kur t'i dalesh kundra profesorit, dili me parime e jo me dredhira. Kjo te turbullon ty shume, menyra e te qenurit te prere ne keto ceshtje, por nga ana tjeter dhe ti je i prere ne mendimin tend se si duhet te jene punet, vecse kur e shpreh ke nje mal me kontradikta.

    Demokracia dhe Orthodhoksia


    Dhembi i dyte qe i jep sapunit profesori eshte duke dale me zbulimin se "demokracia po perqafohet edhe nga Kisha Orthodhokse Ruse". Mbase profesori nuk e di qe demokraci eshte fjale greke, demokracia lindi ne Greqine e lashte, qyteterimi Grek eshte edhe qyteterimi qe u be ure e percjelljes se Lajmit te Mire nga Hebraishtja ne Greqisht dhe me vone ne latinisht. Pa harruar rolin e shenjtoreve dhe peshkopeve te Kishave te Krishtera Lindore ne Keshillat Ekumenike ne fillimet e Krishterimit, apo roli i qyteterimit grek ne ngritjen e Romes se Re ne Konstandinopoje.

    Por injoranca e profesorit nuk eshte vetem historike mbi demokracine apo qyteterimet, ajo eshte me therrese kur ai aludon se Kisha Orthodhokse tani po bie ne kontakt me demokracine dhe demokracia po pushtohet dhe aplikohet nga Kisha Orthodhokse vetem tani, ne mijevjecarin e trete. Them injorance, pasi nje prej ceshtjeve qe cuan ne Skizmen e Madhe te 1054 midis Kishes Lindore dhe as Perendimore ishte pikerisht aplikimi i demokracise ne hierarkine kishtare te Kishes. Kisha Perendimore kish levizur gjithmone e me shume ne shekuj ne njohjen e "pagabueshmerise se Papes se Romes" dhe "primacise se Papes se Romes" mbi gjithe Kishen. I thene me fjale te tjera, Kisha Perendimore kish njohur Papen si zevendes se Apostull Pjetrit, Bari te gjithe Kishes se Krishtit. Papa eshte Ati Shpirteror i te gjithe te Krishtereve dhe te gjithe kleriket e tjeter nuk mund te vene ne diskutim fjalen e Tij.

    Kisha Lindore nga ana e saj vazhdon te ndjeki edhe sot e kesaj dite te njejten Tradite te Shenjte qe ndiqnin edhe apostujt kur ishin ende gjalle. Kisha Orthodhokse ndjek parimin qe te gjithe peshkopet e Kishave Orthodhokse ne bote jane te barabarte dhe mendimi i tyre vlen njesoj, dhe persa i perket Peshkopit te Romes, ai meriton te kete nderin te flasi i pari mes te barabarteve. Gjykoni vete se cila tradite, perendimore apo lindore eshte me demokratike dhe ku eshte me e theksuar mungesa e demokracise.
    Edhe ketu je plot me gabime. Un kam vellime te tera me piktura prifeterinjsh duke kurorezuar gangesterra serb e ruse. Shko be nje xhiro tek godina e Human Rights Watch dhe shko tek sektoret e lufterave serbo-greke, dhe atje do shohesh nje dokumentim makaber te futjes se Kishes ne konfliktin fetar. Ti mua kur un vura fotografine e Karadzicit me Seraphiemin me perjashtove, kshu qe ate demokracine greke mos na e permend si shume. Demokraci si fjale eshte helene, por si koncept jo. Profesori edhe per mua ka gabim, ka gabim se thote qe kisha orthodhokse e lindjes po bie tani ne kontakt me demokracine. Fakti eshte se ajo me shume se kurre po largohet nga ajo. Por ndersa une kam nje qerre me informacion per ta mbuluar pretendimin tim, ti pervec llafeve ne ajer nuk ke gje.

    Orthodhoksia nen sulmin e politikave kishtare


    Duke qene se Kisha Orthodhokse eshte krejtesisht indiferente ndaj politikave evropiane dhe e ngreh zerin vetem atehere kur preken interesat e besimtareve te saj, ajo sherben si nje tabele e mire qitje nga njerez te vegjel qe pasi mbaruan se analizuari njerez, parti, shtete, marrin persiper qe te analizojnee dhe Kisha e besime. Nje tjeter arsye perse profesori me lart ve alarmin mbi rrezikun orthodhoks ne Evrope eshte afrimiteti gjithmone e me i madh qe shume kisha protestante ish-katolike kane bere kohet e fundit me Kishen Orthodhokse. Nder to vlen te permendet se Kisha Perendimore me te cilen Kisha Orthodhokse ka maredheniet me mira eshte ajo Anglikane. Ky perben nje shqetesim per Vatikanin pasi nje riintegrim i anglikaneve ne Kishen Orthodhokse, ekspozon edhe me shume Kishen Meme, Kishen Katolike, nga Trupi i se Ciles u shkeput Kisha Anglikane.

    Pa harruar gjithashtu se ne Keshillet boterore Ekumenike te mbajtura, po vezhgohet nje trend afrimiteti midis shume prej kishave protestante me Kishen Orthodhokse. Kjo me e dukshme se kudo eshte ne SHBA, ku Kisha Orthodhokse tashme eshte kisha e katert ne mbare Ameriken per nga numri i besimtareve te krishtere. Por ajo qe eshte shqetesuese per shume vezhgues eshte perqafimi qe po i behet Orthodhoksise ne SHBA jo vetem nga emigrantet e ethnive evropiano-lindore, por edhe nga vete vendasit. 50% e te gjithe seminaristeve ne Seminarin e Shen Vladimirit ne NY nuk jane "orthodhokse te lindur", por te konvertuar ne Orthodhoksi. Kjo eshte shqetesuese pasi ky konvertim ne mase po ndodh jo si pasoje e ndonje propagande apo ekspozimi te Kishes Orthodhokse, perkundrazi, Orthodhoksia eshte ende nje prej sekreteve me te mbrojtura mire ne shoqerine amerikane. Amerikanet e njohin shume pak besimin orthodhoks dhe ata qe e kane gjetur Orthodhoksine jane kryesisht Protestante qe kane dashur te njohin rrenjet e Krishterimit, Kishen e Hershme. Konvertimi ne Orthodhoksi per shume prej tyre eshte "kthimi me ne fund ne shtepi". Nese per keta te konvertuar eshte nje gezim i papermbajtshem, per ata qe merren me politikat kishtare te numrave, sic ben edhe profesori me lart, Orthodhoksia perben nje kercenim per status-quo.


    Rusia prish balancen e pushtetit ne Evrope

    (... vazhdon)
    [/quote]

    Kisha Anglikane u nda per puen pushteti me kishen katolike, dhe nese bashkohet me kishen orthodhokse nuk eshte per aresye fetare, por per aresye pushteti gjithashtu, edhe pse kete argument qesharak nuk e kam pare ne asnje liber te dokumentuar. Qe ka Kisha kudo ne SHBA ka, por qe 90 % e tyre jan bosh kete nuk e thua ti. Pervec se nderrojne daten tek tabela perjashta(nese nuk harrojne), nuk bejne gje tjeter. Kisha orthodhokse nuk eshte indiferente ndaj politikave evropjane perkundrazi. Un kam shoke greke, dhe me thone qe en greqi mesohet per rrezikshmerine e perendimit, dhe konspirimet kundra orthodhoksise. Kur Clintoni shkoi ne Greqi, nje grup besimtaresh, dmth nje grup tek qindramijera besimtaresh, si shtazarak qe ishin, shkaterruan cdo banke Amerikane, edhe pse qe Amerika qe i beri njerez dhe nuk i la ne kthetrat e Rusise. Nese Greqia dhe Serbia dhe Rusia kan endrra per perandorira bizantine, kjo perben rrezik te jashtzakonshem. Noel Malcolm, ne disa teza te tije thote se si nga lindja greke i vinin dukagjineve nje shporte me sy njerezish(shqiptaresh) te cilet kishin refuzuar konvertimin. Noel Malcolm, nga Oxfordi(nje nga keshtjellat greke propagandiste me te medha) eshte baza i cdo studimi ne zonen e Ballkanit verior, pasi jo vetem qe ka dokumenta po perdor dhe dokumentat e vete Serbeve dhe Grekeve per studimet e tije. Nuk po te permend Faik Konica-n qe perdor burime angleze dhe i ben lecke fare. Nese kthimi tek shkulja e syve eshte kthim ne identitet, atehere Evropa ben mire qe t'i trembet orthodhoksise.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 17-01-2005 mė 15:10
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #4
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Ne, nė perėndimin katolik-protestant, duhet tė pėrgatitemi pėr ardhjen e “shekullit ortodoks” duke vlerėsuar tė gjitha ato gjėra qė na bashkojnė.

    Qe ketu duket se cfare lloj profesori qenka ky!


    Sa profesora perendimore mund ter nxjerrim ne qe e kundershtojne me 180 grade konceptet e ketij profesori qe na ka zgjedh ish-ortodoksi 24 karat Cyclotomic?

    Ne baze te asnje standarti fetar nuk mund te justifikohet se perendimi i sotem eshte nje bote "katoliko-protestante".

    Po deshet mund te bejme nje studim te vockel, duke marre si baza rregullat baze morale e fetare qe e bejne nje shoqeri protestante apo katolike, edhe jam i sigurte qe veset me te medha amorale qe e bejne nje shoqeri afetare do te mbizoterojne ne zemer te vendeve me katolike apo protestante.

    Psh ne nje artikull te gazetes "The Times" qe po lexoja une para disa javesh, ku kritikohej papa Vojtila, tregohej qarte se rigoroziteti i tij moral, per te cilat autori akuzonte papen se i kish nga kompleksitete individuale ne kete fushe, ne drejtim te ndalimit te seksit para martese, ndalimit te divorcit, apo perdorimit te kondomeve, nuk ka bere vecse se ka rezultuar nga nje shthurrje reale te vete komunitetit katolik, i cili, sipas statistikave, prekej ne nje perqindje ne maxhorance, nga keto misstandarte, edhe pse kjo perqindje vazhdonte ne te njejten kohe te frekuentonte kishat, mos te flasim per njohjen e martesave homoseksuale edhe ne Spanjen katolike.


    Probleme te ngjashme mund te gjesh ne vende edhe, po ti quajme sot, protestante, psh po te marrim Angline, ku bing drinkig edhe lindjet nder vajza te mitura ne moshe, 12-16 vjec, zene numrin NJE ne bote.



    Pra duket si pak naive qe te arrish te identifikosh nje kontinent aq kompleks si Europa, edhe ajo perendimore, me nje perkufizim sa antagonist, aq edhe te pavertete, "bota perendimore katoliko-protestante"...




    Une kenaqem qe sa here qe me ndodh te shkoj ne nje kishe ruse te shoh perendimore te konvertuar, dy nga te fundit, nje grua profesoreshe gjermane ish protestante praktikante, qe po pagezonte edhe te shoqin amerikan, si edhe nje gjermano-anglez, edhe them qe Ortodoksia e vertete do ti dhuroje perendimit shume vlera qe ai i ka humbur prej kohesh ne aspektin fetar.

    Te pakten ortodoksia, megjithe dallimet kontradiktore fetaro-kulturore, do te jete me e vlefshme per kulturen totlae Europiane, se sa Islamizmi qe ka ngrejtur thundrat e veta mu para Vatikanit, e qe po ja blen nje nga nje kishat botes protestante, duke ia bere xhamia.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Nese keni nje mendim te plote per te shprehur per temen, shpreheni ne nje mesazh. Komentet nga dy rreshta dhe replikat personale nuk kane vend ne keto tema.

    Albo

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist
    Une kenaqem qe sa here qe me ndodh te shkoj ne nje kishe ruse te shoh perendimore te konvertuar, dy nga te fundit, nje grua profesoreshe gjermane ish protestante praktikante, qe po pagezonte edhe te shoqin amerikan, si edhe nje gjermano-anglez, edhe them qe Ortodoksia e vertete do ti dhuroje perendimit shume vlera qe ai i ka humbur prej kohesh ne aspektin fetar.
    Kjo kenaqesi me siguri te vjen rreth ores 1 mbas mesnate kur shef endrra gjate gjumit te pare. po ndoshta i shef endrrat edhe diten (me syhapur)...

    Megjithate keto deklarime per konvertime masive katolike a protestante ne orthodoksi, ngjajne si dy pika uji me pretendimet per konvertimet masive qe deklarojne edhe islamiket.

    Dhe gjithmone shembujt jane " Nje filan profesor i filan universiteti....".

    pak me serioz o seminarist se sy ne balle kemi te gjithe, kujt i plasi per kishen orthodhokse more, ku ke protestant qe te kete durim nja 3-4 sahat meshe e psallme e....

    Mandej ne cilen kishe ndodhin keto konvertime, po ne kete autokefalen tende sa jane konvertuar, mos na hidh neper kisha ruse ku s'ka inventar shpirtrash... hahahaha

Tema tė Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. WT: Njė test pėr njė Europė tė bashkuar dhe tė lirė
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 29-06-2005, 12:03
  3. Vujanoviq: BE po kupton se shteti i bashkuar nuk mund te mbijetoje
    Nga StormAngel nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-09-2004, 10:26
  4. Shqiperia E Bashkuar Ne Nje Europ Te Bashkuar
    Nga BUJAR nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-09-2002, 00:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •