Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16
  1. #1
    谷ஜ๑۩۞۩๑•谷ஜAuGuSt ๑۩۞۩๑•谷ஜ Maska e AuGuSt_
    Anėtarėsuar
    20-06-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,090

    Pse dalim nga natyra jone ..

    Ka shume momente ne jete qe ne dalim nga natyra jone e perditeshme dhe reagojme ne menyra te paparashikueshme dhe jo te karakterit tone . Pse ndodh nje gje e tille me natyren njerezore.?!
    A eshte kjo nje pjese e karakterit tone qe ri e fshehur dhe shfaqet ne momente dobesie.. Pse sa here interesat tona preken ne reagojme ne nje menyre te tille qe na ben te dalim nga natyra jone.?!

  2. #2
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Citim Postuar mė parė nga AuGuSt_
    Ka shume momente ne jete qe ne dalim nga natyra jone e perditeshme dhe reagojme ne menyra te paparashikueshme dhe jo te karakterit tone . Pse ndodh nje gje e tille me natyren njerezore.?!
    A eshte kjo nje pjese e karakterit tone qe ri e fshehur dhe shfaqet ne momente dobesie.. Pse sa here interesat tona preken ne reagojme ne nje menyre te tille qe na ben te dalim nga natyra jone.?!
    S`besoj qe quhet dalje nga natyra jone sepse eshte vete natyra jone edhe ne ato caste erresire.

    Dito.

  3. #3
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    August,natyra jonė ėshtė pikėrisht tė dalim nga natyra,mbase njerėz jemi.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  4. #4
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Augusti ka marre persiper ta marri eksperiencen e duhur ketu me Ne

    Ka raste kur dalim ... por futemi ashtu prape pa arritur te na shoh njeri . lol
    Njerez jemi sic tha dhe Stormi ... cdo njeri ka ate natyren e tij/saj .. ca nuk dalin fare me ate gjakftohtesine e tyre ... ca sforcohen mos dalin ..por bejne si bejne dhe dalin nje cik fare e nxjerrin njerin sy .. ka ca te tjere qe ohhh boy kur dalin .. bejne dhe gjullurdi dhe shume zhurme ... por at the end secili/a prej nesh kthehet ne natyren qe ishin ne fillim ... like asgje nuk ndodhi .. dhe jeta vazhdon .. e vazhdon ..
    so keshtu eshte krijuar i madhi " njeri " ... qe mos jemi te gjithe njelloj .. mos kemi te njejten natyre , te bejme pak dallim nga njeri- tjetri apo jo ?


    ps: Augusto ku je located keshtu me zyre i dashur te te beje ndonje vizite .. besoj do na japesh pak ulje he
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga PINK : 11-01-2005 mė 14:53
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  5. #5
    Lady Kad Maska e gurl
    Anėtarėsuar
    29-10-2003
    Vendndodhja
    Pineal Gland
    Postime
    347
    Njeriu shpesh udhehiqet nga impulset dhe jane pikerisht ato qe ne bejne te paparashikueshem dhe te dalim nga 'stereotipi' yne.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Nje burre i martuar mesoi se gruaja e kish tradhetuar me dike tjeter. Duke qene nje burre i suksesshem, i pasur, i shkolluar dhe me fame, pyeste veten pa pushim:

    - Si ka mundesi qe ajo me tradhetoi mua per dike qe eshte askushi?

    E vazhdoi tia bente kete pyetje vetes per nje kohe te gjate, por pa arritur te merrte nje pergjigje te "pranueshme" nga vetja. Ia shtroi pyetjen nje shokut te vet me te cilin kish konfidenca:

    - Perse valle e beri nje gje te tille?
    - Mbase, nuk te dashuron me, - ia solli muhabetin rrotull e rrotull shoku.

    E gjithe kjo ndodhi pa dijen e gruas te tij, e cila nuk e dinte qe burri i saj e kish mesuar se cfare kish ndodhur. Nje dite i shoqi nuk mund te shtirrej me dhe e pyet direkt:

    - Perse e bere ate qe bere duke shkaterruar ate qe ne kishim?
    E zene teper ngushte ne fillim e shoqja e mohoi, por pastaj u detyrua te tregohet e sinqerte.
    - Ku ishe ti kur une kisha nevoje per ty?! Sa kohe ke shpenzuar ti me mua keto muajt e fundit?! Ne jemi bere tashme te huaj per njeri-tjetrin, edhe pse jetojme ne nje shtepi e ndajme nje krevat.

    Bashkeshorti ishte i prirur pas karrieres dhe udhetonte shpesh duke mos i kushtuar vemendjene duhur gruas se tij.


    C'lidhje ka kjo me temen qe diskutohet?

    Nese pasionet pushtojne trupin, mendjen apo zemren bejne qe njeriu te humbi kontrollin mbi qenien e tij. Humbja e kontrollit do te thote qe nga Zot i qenies se tij njeriu kthehet ne nje skllav te pasioneve. Sa kohe shpenzojme per te mesuar ne shkolle, per te punuar e bere karriere, per te ndertuar nje bote te pasur materiale rreth nesh, dhe sa pak kohe harxhojme per te njohur dhe ushqyer boten tone te brendshme shpirterore.

    Ata qe kerkojne perfeksionin luftojne me pasionet e mishit dhe mendjes se tyre

    Albo

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-01-2005
    Postime
    5
    Mbase te dalesh nga natyra jone nuk eshte e shprehur sic duhet sepe dhe ajo qe ne e quajme "te dalkesh nga natyra " eshte pjese e karakterit apo tipit tone .
    Vazhdo keshtu AUGUST me keto tema interesante

  8. #8
    Ka shume momente ne jete qe ne dalim nga natyra jone e perditeshme dhe reagojme ne menyra te paparashikueshme dhe jo te karakterit tone . Pse ndodh nje gje e tille me natyren njerezore.?!
    A eshte kjo nje pjese e karakterit tone qe ri e fshehur dhe shfaqet ne momente dobesie.. Pse sa here interesat tona preken ne reagojme ne nje menyre te tille qe na ben te dalim nga natyra jone.?!
    Kete pyetje kam dashur ta bej.
    Mekanizmi i vetembrojtjes, eshte aparatura qe vihet ne pune aq shume.
    Sjellja, menyra si te imponohet cdokush-e aktivizon ne menyra kete aparature. Kjo dhe ne baze te menyres sesi mund ta ndjejme apo kuptojme kete sjellje, trajtim, afrim ndikuar ose jo nga eksperienca te meparshme...
    Reagimi, eshte pjese jotja por jo domosdoshmerisht ti, apo jo domosdoshmerisht imazhi qe ke ne koke apo menyra sesi e ndjen, apo sesi e kupton veten tende...Ne shumicen e rasteve, per atehere kur shfaqet me ngjyra negative, eshte thjesht mekanizmi i vetembrojtjes ne gjendje alarmi...asgje e vecante apo problematike; thjesht vetembrojtje-asgje me shume se kaq...

  9. #9
    süsses Mädchen Maska e Pink^ Pearl
    Anėtarėsuar
    01-11-2004
    Vendndodhja
    .
    Postime
    240
    Citim Postuar mė parė nga AuGuSt_
    Pse sa here interesat tona preken ne reagojme ne nje menyre te tille qe na ben te dalim nga natyra jone.?!
    Sepse mendojme gjithmone se kemi te drejte dhe kur nuk kemi , eshte ne natyren e njeriut per fat tone te mire apo te keq nuk ndryshojme kurre !!!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    E perditshmja eshte ajo qe quhet natyrale per ne.Kur jeta rreshqet ne te njejtin binar pa te papritura dhe evente qe te shnderrojne kursin e saj.
    Ne momentin qe ndodh diēka e papritur ose nje aksion i pa parashikuar psikja e njeriut reagon per tju pershtatur ketij eventi.
    Eshte me se natyrale dhe nuk ka nevoje per ndonje shpikje ne fushen e psikologjise.
    Thjesht kerkojme ne menyre edhe jo inkonshe ti pergjigjemi eventit ne menyren me te pershtatshme per tju shmangur ose per ta perballuar.
    Karakteri i njeriut shpesh influencohet nga eventet dhe ne baze te tyre formon senset qe krijojne bagazhin e eksperiences.
    Pse ndodh kjo?
    Sepse njeriu kerkon ti pershtatet situacioneve.Dhe ndodh te shohim ne pergjigjet tona,ane te karakterit qe nuk mendonin te njihnim ose ti zoteronim.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  11. #11
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Pyetja ėshtė mjaft pretencioze. Sepse pyetja lė tė nėnkuptojmė qė ne e njohim tashmė natyrėn tonė. Por nė fakt, po e njėjtja pyetje lė tė nėnkuptojmė qė ne nuk e njohim aspak kėtė natyrė. Sepse, vetė fakti qė ne dalim jashtė natyrės sonė, kjo bėn pjesė nė natyrėn tonė, dmth ėshtė nė natyrėn tonė qė ne tė dalim nganjėherė jashtė natyrės sonė. E kėshtu ne jemi tė futur nė njė vorbullė e cila nuk lė shteg pėr rrugėdalje. Atėherė, n'a mbetet veēse tė themi qė natyra e njeriut ėshtė mos-paturit natyrė... Katalogimet janė tė rrezikshme sepse ato krijojnė keqkuptime dhe zhgėnjime tė dhimbshme. Ne e mendojmė dikė tė qeshur dhe tė qetė, dhe nė njė moment fatal ai shkatėrron gjithēka... E kujt i duhet njė njohje e tillė e natyrės sė kėtij personi... ?

  12. #12
    gone Maska e helene
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913
    Hi

    Une mendoj qe ne te gjitha ato qe bejme i kemi ne natyren tone,sepse natyra jone jane pasionet,instiktet,te gjitha sjelljet qe ne shikojme edhe nga te tjeret dhe na duken sikur s'kane te bejne me ne,ne i ndrydhim,por jane pjese e pandare e asaj qe eshte natyra jone.
    Cili nga ne nuk do arrinte per nje arsye apo nje tjeter te vriste? Racionalisht te gjithe thone : Une kurre!. Po fakti qendron qe te gjithe ka nje arsye qe na ben te vrasim,per disa eshte me e dobet,per disa me e forte,por ekziston te secili prej nesh.Nuk eshte dalje nga natyra,po nga karakteri,edukata,menyra me te cilen je mesuar te sillesh.Prej natyres ne jemi kafshe,me trurin ne evolucionin siperor,per aq sa dime.
    Pjesa me e vjeter e trurit tone,eshte akoma shume e zhvilluar,dhe eshte pjesa ku jane qendrat emotive,instiktet,pasionet.Gjithe ajo pjese e trurit qe eshte e re,qe na ndan nga kafshet(ne kuptimin e perdorshem te fjales),qe i perket evolucionit,eshte akoma shume e pafuqishme qe te mbyse pjesen emotive te tij.prandaj ka momente qe ne behemi pre e asaj pjese me te cilen jemi mesuar ,prej rregullave te shoqerise, te mos degjojme,por te ndrydhim.Ajo pjese qe duket sikur s'njohim,eshte gjithnje e fjetur brenda nesh,thjesht jane rrethanat qe s'jane paraqitur njesoj me pare.

  13. #13
    gone Maska e helene
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913
    Pjesa me e vjeter e trurit tone,eshte akoma shume e zhvilluar,dhe eshte pjesa ku jane qendrat emotive,instiktet,pasionet.Gjithe ajo pjese e trurit qe eshte e re,qe na ndan nga kafshet(ne kuptimin e perdorshem te fjales),qe i perket evolucionit,eshte akoma shume e pafuqishme qe te mbyse pjesen emotive te tij.prandaj ka momente qe ne behemi pre e asaj pjese me te cilen jemi mesuar ,prej rregullave te shoqerise, te mos degjojme,por te ndrydhim.
    Meqe s'kam qejf te bej sikur kushedi ēa zbulova:P kete s'e kam thene une po Rita Levi Montalcini

  14. #14
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Ne asnjehere nuk dalim nga natyra jone. Edhe ajo qe quhet dalje nga natyra eshte brenda ne natyren tone por ne kufi! Vrasesi e ka ne natyre krimin dhe e ezauron kur motivi e shtyn deri ne kufirin e vet. Maksimumi qe mund te bej une kur "dal nga natyra" eshte te bertas, gje qe nuk ndodh rendom.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  15. #15
    gone Maska e helene
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913
    Mina ti i ve kufij natyres njerezore?

    Mendon me te vertete qe asgje s'do bente nje njeri mese normal te vriste?
    Vrasesit vrasin pa lidhje,edhe kot,ky eshte normaliteti i tyre s'kane rendesi shume situatat qe krijohen,vrasin edhe per hobi.
    I ke menduar te gjitha situatat dhe ke dale ne perfundim qe s'do vrisje asnjehere?
    Une e di qe do vrisja,ne rrethana ekstreme po ama pranoj qe do e beja.Jo sepse mendoj vrasjet shpesh,po kur shof te tjere dhe arsyet per te cilat jane shtyre psh te vrasin,mendoj :edhe une ne vendin e tij do e beja!
    Nuk ishte per polemike kjo gje absolutisht,vetem me habiti qe mund ti vesh kufij natyres njerezore,qe per mendimin tim eshte shume shume me e gjere sesa ē'njohim ne.

  16. #16
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    -Njeriu ėshtė njė qenie e pajisur me ndjenja tė larta, e aftė pėr virtyt, e shtėnė pas pėrjetėsisė. Edhe nė shpirtin e njė njeriu nė dukje si mė i mjeri, madje, ėshtė e pranishme njė klimė si ylber e formėsuar prej idesė sė pavdekėsisė, pasionit pėr tė bukurėn dhe ndjenjės sė virtytit, prandaj edhe lartėsimi i tij gjer nė arritjen e pavdekėsisė varet prej zhvillimit dhe daljes nė shesh tė kėtyre dhuntive nė natyrėn e tij.
    -Fatmirėt tė cilėt, me sjelljet e tyre, ndodhen nėn urdhrin e shpirtit, marrin udhė gjithmonė drejt virtytit dhe njerėzores; busullat e tyre shėnojnė gjithmonė tė njėjtėn pikė orientuese, po ashtu edhe kahjet e lėvizjeve tė tyre. Edhe nėse rrallė u ndodh ndonjė shmangie, me njė pendesė tė sinqertė e me njė rėnkim tė theIlė i tretin nė shpirt mėkatet qė rrethojnė zemrėn dhe vazhdojnė nė rrugėn e vet...
    -Njėra prej rrugėve mė tė rėndėsishme qė ēojnė nė ngadhnjimin e zemrės sė njerėzve, ėshtė vazhdimisht ruajtja e rastit pėr t'u bėrė mirė atyre dhe, sapo tė jepet njė rast i tillė, bėrja e sė mirės pa humhur kohė. Eh, sikur t'i akordonim zemrat sipas mendimmit pėr tė bėrė gjithmonė mirė!..

Tema tė Ngjashme

  1. Natyra e gjuhėve semite
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-05-2009, 06:00
  2. Natyra njerėzore
    Nga Veshtrusja nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 31-07-2005, 16:29
  3. Si Eshte Natyra E Njeriut-?
    Nga Fjala e drejte nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-03-2004, 19:07
  4. Pėrse besoni nė Zot?
    Nga Albo nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 06-03-2004, 11:43
  5. Kush ėshtė idhulli mė i madh?
    Nga IL-ALTO nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 26-07-2003, 09:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •