Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 34
  1. #21
    bitter girl Maska e marsela
    Anėtarėsuar
    11-06-2002
    Postime
    1,163
    Albo po vertitesh rreth te njejtes pike dhe qellimi i temes me duket se devijoj disi..

    Sigurisht qe femija do te mesoje me mire dhe do te jete me i dobishem per shoqerine, shume me i lire ne mendime e veprime nese eshte rritur me keshilla dhe mesime e jo me dru.Po ne po flasim per njerez tashme te mesuar,e qe s'i kemi mesuar une apo ti qe mbrojme keto norma..

    Pastaj mes asaj qe duhet te jete dhe qe ekziston ka shume ndryshime keshtu qe duke i lene menjane parimet, ne shume vende lindore apo Shqiperi ajo menyra negative ndoshta do i nxiste me teper njerzit te "provonin"..(Te gatshem per te bere te kunderten..)kurse ne pergjithsi, edhe atje ku ligjet e rregullat funksionojn si duhet, duke u nisur me teper nga psikologjia e njeriut, mendoj se shpesh menyra negative e te komunikuarit te dickaje eshte me "e forte"ndoshta me ndikuese.
    ..Se cila duhet perdorur..ndoshta pasi ta njohesh mire dike mund ta zgjedhesh ti vete.
    Inner beauty takes some finding, but it lasts forever..

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    marsela, tema po shtjellohet ne rrjedhen e saj, nuk ka devijuar aspak.

    Mendimi qe ti ke shprehur me lart me beri te kuptoj dy gjera qe ti mendon:

    1. Ti mendon se femija do ta marri me mire mesazhin ne frymen pozitive te komunikimit, por nuk na jep nje shembull konkret nga jeta. A mund te thuash se femijet ne Perendim, qe rriten me kete fryme, jane me te dobishem per shoqerine se sa femijet ne Lindje, qe rriten me frymen negative?

    2. Ti mendon se duhet "personalizuar" komunikimi, qe do te thote qe nuk mund ti flasesh cdo njeriu ne te njejten fryme komunikimi. Pra ky qendrim te shpie ne perfundimin llogjik se njerezit nuk kuptojne te gjithe njesoj? Apo njerezit kuptojne te gjithe njesoj, vetem duhet te flasim ne menyren pozitive qe te akomodojme egot e tyre? Pra njerezit kuptojne te gjithe njesoj por kane ego te ndryshme.

    Nese misioni i prindit eshte qe te percoje mesimin e duhur tek femija, ku duhet vene theksi, tek menyra e percjelljes apo tek rezultati qe jep ai mesim ne jeten e femijes?

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Tema ka arritur ne ate pike ku pyetja e fillimit shtrohet ne formen:

    Eshte frika apo te kuptuarit forca e vertete depertuese ne qenien e njeriut?

    Eshte frika e burgut, frika e ndeshkimit nga prinderit, frika e perjashtimit nga shkolla apo te kuptuarit se nuk duhet te vrasim, nuk duhet te vjedhim, nuk duhet te bejme mungesa ne shkolle?

    Ke duhet te njohime pare njeriu ne jeten e tij, friken apo te kuptuarit?!

    Albo

  4. #24
    Pergjigjen e ke ne metaforen biblike te Eves dhe Adamit. Perendia u dha gjithcka, edhe frutin e ndaluar aty prane, i cili simbolizon kulmin e lirise, dhe u spjegoi se fruti ishte i ndaluar. Pra qellimi ka qene qe njeriu duhet te njihte te kuptuarit me pare. Me sa duket, fatkeqesisht, ai njohu friken pasi metafora vazhdon: Pasi ata hengren frutin e ndaluar degjuan Perendine qe po vinte dhe u fshehen... dhe nuk besoj se u fshehen vetem nga turpi... Po a i fshihesh dot Perendise valle? Me pas Perendia i fali dhe u vuri nga nje gjethe aty para mbi lule... Adamit nje gjethe rrushi mbi rrush dhe Eves nje gjethe pjeshke mbi pjeshke. Me kalimin e kohes gjethet evoluan ne rroba.

    Pra qellimi ishte qe njeriu te njihte te kuptuarit me pare por ja qe ndodhi qe njeriu njohu friken te paren.

    p.s.
    Gjithsesi metafora nuk besoj se fillon me kuptimin por me besimin. Edhe ekzistenca e ligjeve per kete deshmon.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 18-01-2005 mė 13:30
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  5. #25
    bitter girl Maska e marsela
    Anėtarėsuar
    11-06-2002
    Postime
    1,163
    Eshte frika apo te kuptuarit forca e vertete depertuese ne qenien e njeriut?
    Ke duhet te njohime pare njeriu ne jeten e tij, friken apo te kuptuarit?!


    Duhet te njohesh mire psikologjine e vecante te cdo njeriu per te kuptuar se nga cila force do te drejtohet.Me duket me interesant ky drejtim i temes sesa ai ne lidhje me te edukuarin e femijve ku une prap po te pergjigjem: mos i ndaj aq me thike lindje e perendim.Ke ne Shqiperi apo dhe shume vende te tjera te lindjes familje shume te kulturuara qe te jesh i bindur i kane dhene e vazhdojne ti japin femijeve nje edukate shume me te mire se ato ne perendim qe rendin pas punes..Ato qe i bejne te ndryshem te rriturit e perendimit me te lindjes,ne pergjithsi,se gjithmon ka perjashtime, jane te tjera gjera..qe ne i dime mire!
    Per te mos dale shume nga tema po i kthehem serisht te kuptuarit e frikes..Ajo cka ka thene Sokoli me lart ka vertet domethenie..Ne te gjithe vlersojme te kuptuarit,udhehiqemi nga mendime e parime te stermenduara e perpunuara,te mesuara nga pervoja por kur vjen puna per te vendosur per dicka ndoshta instiktivisht frika na tregon rrugen.
    Vec kesaj ka edhe njerez qe thuajse gjithmone ecin pas frikes.Ato jane mesuar me te..diktatura,mungesa e aftesise apo deshires per te kuptuar..cila eshte arsyja nuk edi..?Vetem di se eshte shume e veshtire te besh dike "te ndryshoje" rruge.
    tani po mendoj mbi ate paragrafin e dyte..menyra si e ke shtjelluar,pak e cuditshme..
    vijon..
    Inner beauty takes some finding, but it lasts forever..

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Njeriu duhet te njohi friken dhe konseguencen e aksioneve.
    Pastaj mund te beje edhe nje kulture mbi aksionin e rezultatin.Shpulla eshte perhere me efikase se fjala sepse te arrin direkt.
    Fjalen duhet ta kuptosh e ta analizosh, e jo te gjithe zoterojne kaq shume mase gri per te pervetesuar menjehere.
    Kurse shpulla te arrin ne menyre direkte e depertuese pa asnje keqkuptim.
    Ne menyre te ndryshme fjalet mund te interpretohen ne shume menyra dhe pse-te nuk do kishin mbarim.
    Gjithashtu si thane me siper sa nevoje do kishim per ligje e denime kur do te mjaftonte kuptimi.
    Sa gjera do benin per tu ndjere me mire me vetveten,por i evitojme sistematikisht per friken e konseguencave?
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e nursezi
    Anėtarėsuar
    21-06-2003
    Vendndodhja
    boston, MA
    Postime
    339
    Une per vete zakonish preferoj te percjell dhe te marr mesazhe pozitive. Mendoj se keto jane me efikase sepse nje i rritur eshte i afte vete ta vleresoje mesazhin. Kur jep mesazh negative dhe lidhja midis dy njerezve sikur demtohet. Per vete e kam shume inat kur te tjeret flasin negativisht dhe menjehere behem armiqesor me ta. Kur flet pozitivisht e inkurajon tjetrin dhe i rrit konfidencen. E verteta eshte se dhe mesazhet negative duhet te perdoren shpeshhere.

  8. #28
    Kam njohur dike, nje nga njerezit qe e kam vleresuar perhere aq shume (teper te qete dhe te matur) qe thoshte:
    "Frika baraz me respekt".
    Ky personi me siper kete fraze e kishte nxjerre nga eksperienca e jetes.
    Ndoshta kjo eshte ajo e verteta e hidhur.
    Idealisht na pelqejne mesazhet e percjella miqesisht apo emblesisht (pra pozitivisht). Por ne fakt realisht cilat japin me teper efekt, mesazhet e percjella pozitivisht apo negativisht.
    Mund te jesh i lidhur emocionalisht shume ngushte me dike, mirepo ja qe dhe nje raport i tille dikur do te kete nevoje te percjellesh apo te marresh nje mesazh te percjelle negativisht. Njerezit shpesh kane nevoje t'u terheqesh vemendjen. Nje moment i tille mund te jete parandaluesi i dickaje qe po te lihej te shkonte ashtu sic po shkonte (ne apati), mund te sjell shkaterrim ne nje te ardhme te afert.

    Mendoj se menyra sesi do te vendosesh te percjellesh mesazhin ne situata te ndryshme e merr gjithe vleren nga vete situata.
    Eshte e pamundur te jesh perhere pozitiv ne ato qe percjell, dhe kjo jo per mungese miresie apo takti me shume se per mungese kohe per t'i dhene forme dickaje.

    Thjesht disa mendime keto....
    Konkluzioni - Kjo pyetje, eshte nje nga ato pyetjet e shumta qe s'mund te marr kurre nje pergjigje ekzakte, sepse eshte e pamundur per vete jo-perfeksionin dhe shumellojshmerine e eventeve me te cilat perballesh...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga green : 18-01-2005 mė 21:39

  9. #29
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Meqe behet fjale per efikasitet, nje mesazh i percjellur pozitivisht ndoshta e ul shkallen e insistimit per te bere ate qe te tjeret thone "mos e bej". Une per vete nuk e kam ne natyre te marr ne konsiderate "keshilla" te dhena ne menyre imperative. Nese dikujt nuk i pelqen dicka qe bej, t'a shprehi si sugjerim jo si urdher po deshi te shohe ndryshim.

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061
    PELQEJ NJERZIT QE JANE SI UJERAT TRASPARENTE DHE QE " lene te shihen papastertite ne thellesine e lumit te tyre"

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lufta III boterore dhe fundi i botes (1)
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 13-04-2018, 12:36
  2. Fjal te urta nga Hasan el Basri
    Nga Nur_11 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-03-2009, 07:40
  3. Mėsime themelore Islame pėr fėmijėt
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-12-2008, 19:44
  4. Mbi priftėrinė
    Nga I KTHYERI nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:49
  5. A eshte feja Islame e perkryer?!
    Nga Gjoni nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 02-03-2003, 20:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •