Skenderbeu
Kastriotet e kane origjinen nga Hasi i Kuksit. Gjyshi i Skenderbeut, Pal Kastrioti, mund te jete larguar nga Hasi dhe te jete vendosur si pronar i dy fshatrave ne luginen e Drinit te Zi (sinjes dhe Gardhit te poshtem). Zoterimet e Kastrioteve Filluan te zgjeroheshin qe ne fund te shek. XIV nga biri i Palit, Gjon Kastrioti. Ne dy dhjetevjecaret e pare te shekullit te XV, Principata e Kastrioteve arriti fuqizimin e saj me te madh. Ajo siguroi daljen ne detin Adriatik, ku kishte skelen dhe qendren doganore te Shufadase ne gryderdhjen e lumit Mat dhe prane saj kriporet e Shenkollit. Ne lindie principata shtrihej te pakten deri ne rrethinat e gostivarit dhe kufizohej me rrethinat e vjehrit te Gjonit qe banonte ne rrethinat e Pollogut. Gjon Kastrioti ishte i lidhur me bregdetin e Eugjeut ku ndodhej manastiri i Hilandrit, te cilit ai i dhuroi dy fshatra ne rrethinat e Gostivarit dhe i bleu nje kulle. Ne keto rethina jetoi si murg nje djal i tij ku edhe u varos.
Principata e Kastrioteve ne Veri kufizohej me Principaten e Dukagjineve dhe ne jug me ate te Topiajve. Ne principaten e Kastrioteve kalonin rruge te rendesishme qe lidhnin viset qendrore me ato jugore e veriore si dhe viset perendimoreme ato lindore te vendit. Ne to ishin perfshire nje numer i konsiderueshem keshtjellash dhe qendrash ekonomike si Prizreni, shufadaja, kriporet e Shenkollit, keshtjella e gurit te bardhe, ajo e Stelushit etj.
pozita e rendesishme strategjike e principates se Kastrioteve beri qe Gjon Kastrioti te kishte lidhie te shumta politike e martesore me principatat e tjera Shqiptare. Ai hyri ne marreveshje ekonomike dhe politike te ngushta edhe me vendet e huaja, aq sa Venedikun dhe Raguza ne fund te viteve 30 te shekullit te XV u dhane Gjonit dhe djemve te tij privilegje dhe te drejten e qytetarise.
Krijoni Kontakt