Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925

    Poltikani dhe ndergjegja

    Politikani dhe ndėrgjegja


    Bėjmė sot sikur marrim erė tė gjithė nga politika. Lodhim mendjet duke tentuar tė analizojmė, analiza boshe, kur nuk kemi asgjė nė dorė. Megjithatė politikanė nė njėfarė mėnyre jemi tė gjithė, duke nisur nga fėmija qė me pėrplasje kėmbėsh apo me klithma thėrret sisėn e nėnės e deri tek babagjyshėt qė me tekat pafund presin pėrkujdesjen e fėmijve. Politikanė e politikane ka plot kjo jeta jonė, shkolla pėr to nuk ka qenė e nevojshme pėr ta flakur tej ndėrgjegjen e pėr t’ia nisur me mashtrimet, qoftė me ato tė bardhat e kjo qė me rėnien e dhėmbit tė parė, me hedhjen e tij nė ēati e me shprehjen e dėshirės sė parė tė fshehtė.
    Kėshtu e ka shprehur njė dėshirė tė kahershme dhe njė njeri qė prej tre muajsh ka mbushur tridhjetė vjeē. Fytyrėn e ka tė lėmuar e tė parfumosur pas rruajtjes sė kujdesshme mėngjezore. Flokėt i ka tė prerė tip, sikurse dhe gjithė miqtė moshatarė qė sot mbushin me prezencėn e tyre zyrat e administratės shqiptare, kostumet i mban gri si tė gjithė ata e kėpucėt sipas rastit, por njė palė llustrafine i mban si tė gjithė ata nė dispozicion tė mbrėmjeve tė shumta qė i organizojnė me paratė e siguruara veresie. Ky njeri prej dymbėdhjetė vjetėsh vesh fytyrėn me buzėqeshje false apo tė vėrtetė, kėtė ka edhe ai kohė qė nuk e dallon mė, as para pasqyrės ku shpenzon me orė tė tėra pėr t’u zbukuruar e pėr t’u bėrė i pranueshėm nė ambientin e mbizotėruar nga femrat brenda administratės shtetėrore. Eshtė akoma beqar, ka dymbėdhjetė vjet qė punon, me qėllim venien e vetes nė qendėr tė vėmendjes tė atyre qė e rrethojnė, posaēėrisht femrave. Babai kish thėnė qėkur ai ish fare i vogėl: “Grua, ky djalė do tė bėhet politikan”.
    Pėr tė mirėn e vet, apo pėr tė mirėn e popullit, sidoqoftė pėr tė mirėn e dikujt, pėr ndėrgjegjen e papėrlyer apo tėrėsisht tė ngjyer me poshtėrsi, ai punon si politikan. Shkollėn e ka mbaruar, njė specializim, sigurisht me bursė shtetėrore e ka bėrė. Me meritė ose jo ai ka pesė vjet qė ka ndėrruar mjaft zyra brenda godinave nė Bulevardin Deshmorėt e Kombit. E ēuditshmja ėshtė se ai gjatė kėtyre viteve “u vėrtetua” si ekspert mbrojtjeje, forcash speciale, strategjish tė sigurimit tė shtetit, ekspert finance e ekonomie, madje edhe postin e kreut tė kulturės shqiptare nuk mbeti pa e provuar. Sot ai qėndron ulur nė mė tė lartin post tė ndėrtimit shqiptar, pa marrė pjesė qoftė edhe nė njė projekt rrugėsh apo hekurudhash, vetėm sepse mban flokėt njėsoj me shokėt e vet tridhjetėvjeēarė. Po njė gjė e ka arritur. Disa muaj pas mbushjes tė tridhjetave ka gjetur njė vajzė perri tė bukur, nė fakt qe ajo qė e gjeti, politikane vajza, mė e zonja se ai. Mbathur tė dy me veshje “firmato” shijojnė mbrėmjet nė restorantet luksoze, nuk janė tė paktė ata nė Tiranė.

    Ministrinė ka vendosur ta restaurojė. Eshtė i treti ministėr radhaz qė po restauron dhe pėrmbajtjen intelektuale tė kėsaj godine; po e zhvesh pėrsėri nga truri, po e mbush me ca fėmijė qė janė politikanė, bij politikanėsh, ekspertė tė politikės sė pallateve, hoteleve bregdetare, tė liēensave pėr ndėrtimin e rrugėve e autostradave, ekspertė tė udhėtimeve jashtė shtetit, nėpėr ishujt e vapshėm tė detit Jon. Paturp shijon ai atė ēka fituar me mundin 12-vjeēar, njėrin nga “qiellgėrvishtėsit” e shumtė tė Tiranės qė sigurisht mban emrin e dikujt tjetėr, ndėrtuar mbi tokėn e vjedhur njė ish-pronari qė vazhdon tė endet me lutje mes dyerve tė Bashkisė dhe poshtėrsive tė gjyqeve civile. E ē’t’i qahet Bashkisė qė ėshtė zymtuar e ka humbur pamjen e njė institucioni kryesor tė kryeqytetit. Nė kompensim ngjyrat i kanė kaluar rrugėve kryesore tė Tiranės, ish-pronarit qė endet pa shpresė, pėrveē tė tjerave, i duhet tė durojė dhe njė ngjyrė lejla nė ballkonin e vet dhe njė tė kuqe kombinuar me jeshile dhe tė verdhė nė pallatin pėrbri. Qyteti qan, ish-pronari vazhdon tė ankohet, po si mund tė preokupohet njė tridhjetėvjeēar i veshur “firmato” pėr kėtė plak tė mjerė?! U mundua dymbėdhjetė vjet ai qė tė vijė e tė punojė pėr populli. A thamė se populli ėshtė politikan? Pra dhe Ai do tė vepronte nė tė njėjtėn mėnyrė. Pastaj nuk duhet tė harrojmė se ministri nuk ėshtė as kryeqytetas. Pse duhet ta brejė ndėrgjegja? Ai fundja-fundit nuk ka ndėrgjegje fare. E hodhi tutje qė kur bėnte pėrpjekje qė mes katėr fėmijve, ai si njė i parėndėsishėm qė erdhi nė jetė vetėm i treti, tė tėrhiqte vėmendjen e prindėrve.
    Tani ai mban veshur kėpucė llustrafine, nė krah njė politikane tė bukur syzezė dhe ėmbėltuar nga suksesi shijon ushqimin e bollshėm diku i fshehur nė njė prej restoranteve. Rrugėt presin, fondet nuk janė miratuar, tenderat dihet se kush ėshtė caktuar t’i fitojė, ai s’ka pse shqetėsohet pėr diēka nė tė cilėn ai nuk ėshtė ekspert. Ē’faj ka ai se u lind politikan e jo ndėrtimtar? Ndėrtimtarėt kanė vend tjetėr, mes llaēit e tullave, ai dhe shokėt e vet tridhjetėvjeēarė, tė pagdhendurit mė tė mėdhenj tė kreqytetit, jo; pėr merita tė larta ata mbajnė detyra nė poste nderuese, le tė krenohen politikanet e bukura qė i rėndojnė mbi krahė; populli i pandėrgjegjshėm politkan qė i mban e ia ngroh me indiferentizėm kolltuqet le tė vuajė prapambetjen nė shek XXI.
    Populli pret nga politikanėt qė ta integrojnė Shqipėrinė nė Evropė, politikanėt presin nga Evropa qė t’i miratojė fonde tė reja qė ata tė mund t’i pėrvetėsojnė, Evropa pret njerėz pėr tė qenė me tė cilėt tė bashkėpunojnė e nė mungesė tė tyre tė tallet me kėrcėnimet pėr marrėveshjet e asociimit, njerėzit thėrrasin tani PA zė: Europė, Europė, e njėherazi qeshin me politikanėt qė tani janė bėrė njė trup i vetėm e i buzėqeshin paturpshėm Europės.
    Mjerė populli politikan! Sipas kokės festen i thonė, po a ėshtė kjo koka jonė?






    Shenim:Ky shkrim nuk i drejtohet ndonjė politikani tė veēantė. Specifikimet nė tė nuk kanė tė bėjnė me asnjė person konkret. E veēantė nė tė ėshtė e pėrgjithshmja, mbizotėruesja brenda politikės sė sotshme shqiptare.

  2. #2
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353
    Ke te drejte, s'ka nevoje per emra te vecante, mjafton te kujtosh sesa gjyhnaqare duken kur hipin ne fron dhe sa shpejt majmen, duke vrare mendjen me shume se ku te bejne shoping-un e rrobave te tyre sesa per pergjegjesite qe kane. Thone qe kur njeriu mbush te tridhjetat, nuk ka me ideale, por vetem interesa. Ky tipi me lart me sa shoh eshte vertetimi me i mire i kesaj.

    Dita, je shume e forte ne zhanrin e pamfletit. Vazhdoje

    P.s I lexova poezite dhe prozen tende ne faqen e pare te albasoulit. Urimet me te ngrohta nga Dikea

  3. #3
    be yourself by yourself Maska e denku
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    in the casket garden
    Postime
    362
    E nesermja nuk dihet!
    Do behet me mire!
    Ishallah nuk eshte kohe e keqe!
    Ropatja eshte zanati im!
    A nuk bej mire te mos vras mendjen?
    Me keq nuk ka ku vete!
    Atje ku ka muzike dhe kercehet!
    ?
    Nuk e di po sot po i lexoj vargjet vertikalisht nga siper poshte.

    Pikes i ke rene Dita.Emrat jane vecse targa te nje makine rrangalle qe si per cudine e te gjitheve vazhdon te eci.
    Pershendetje!!!!!!
    Nuk mund te qortohem,sepse dhe vete njeriu model ka skadencen e tij....!!!!!!!!

  4. #4
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Leximi vertikal i poezise tende Denku me shtyu te vijezoja dicka te re.

    http://www.forumishqiptar.com/showth...&threadid=5846

    Pershendetje!
    Dita

Tema tė Ngjashme

  1. Cfare eshte Ndergjegja?
    Nga Redi nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 18-08-2013, 14:01
  2. Kush mendoni se ka qene politikani i javes?
    Nga toni007 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 07-03-2009, 23:03
  3. Kush eshte Politikani i Shekullit Ne Shqiperi?
    Nga AuGuSt_ nė forumin Votime dhe sondazhe
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 17-04-2006, 07:25
  4. Kur humbet ndergjegja
    Nga Beqari002 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-09-2002, 18:25
  5. ndergjegja
    Nga esinqerta nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-05-2002, 19:20

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •