Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720

    Libri i fundit i Gabriel Garcia Marquez

    Kujtime pėr prostitutat e mia tė pikėlluara”, ėshtė vepra e parė nė prozė e Gabriel Garcia Marquez pas njė pauze 10- vjeēare

    Nė dhjetė vitet e fundit, Gabriel Garcia Marquez nuk ka bėrė jetėn e njė pėrtaci pėrkundėr lėngimit nga kanceri. Nobelisti i famshėm kolumbian ka shkruar njė reportazh tė gjatė, tė botuar si libėr me titullin “Lajmi mbi njė rrėmbim”. Vepra e dytė e Garcia Marquez-it gjatė dekadės sė fundit ėshtė vėllimi me kujtime, mė qartė: pjesa e parė e kujtimeve, botuar nė pranverė 2002 me njė tirazh fillestar njė milion ekzemplarė. Nobelisti e quante vėllimin e parė tė kujtimeve “fiksioni im i madh”. “Jeta nuk ėshtė ajo qė ke jetuar, por ajo qė tė kujtohet dhe si e kujton atė pėr tė rrėfyer pėr tė”,- thotė Garcia Marquez. Vėllimi i parė, nė tė cilin shkrimtari shkruan pėr fėmijėrinė dhe vitet e rinisė, pėrfundon nė vitin 1955, kur gazeta “El Espectador” e dėrgon Gabriel Garcia Marquezin nė Europė. Ndėrkohė, derisa lexuesit presin vėllimin e dytė tė kujtimeve, Garcia Marquez ka botuar njė vepėr nė prozė, e para pas romanit “Mbi dashurinė dhe demon tė tjerė”. Romani mė i ri i tij titullohet “Memoria de mis putas tristes” (nė shqip: “Kujtime pėr prostitutat e mia tė pikėlluara”) dhe momentalisht mund tė lexohet vetėm nė spanjisht. Sė shpejti priten pėrkthimet nė anglisht, gjermanisht, frėngjisht dhe nė gjuhėt tė tjera tė mėdha tė botės. Pėrmbajtja e romanit, siē shpjegojnė gazetat spanjolle dhe gjermane, ka tė bėjė me ėndrrat e njė plaku pėr dashurinė dhe dhembjen, pėr bilancin jetėsor dhe pėr hidhėsinė e pėrditshmėrisė. Njė ditė plaku paralajmėron: “Nė vitin kur tė mbush 90 vjet, do tė dėshiroja t’i dhuroja vetes njė natė me dashuri tė ēmendur, me njė vajzė, e cila do tė ishte ende e virgjėr”. Malli i zjarrtė i plakut bėhet realitet, njė mikeshė ia gjen atij njė virgjėreshė, me tė cilėn ai dashurohet ēmendurisht. Por, nga ėndrra erotike s’del gjė, as nga nata e dėshiruar. Plaku kalon disa net me vajzėn e virgjėr. Asgjė nuk ndodh. Pėrveē dashurisė platonike. Ai e shikon Delgadinėn (kėshtu quhet vajza) duke fjetur. Nuk e prek. Plakut i pėlqen ta shikojė vajzėn ashtu, nė gjumė. Kėto ēaste tė qeta i shėrbejnė plakut tė mendojė pėr jetėn e tij dhe pėrvojat erotike, tė cilat nuk kanė qenė tė varfėra. Pėr 90 vjet ai ka pėrfunduar nė shtrat me gjithsejt 514 prostituta, tė cilat i ka paguar gjithmonė. Romani ėshtė njė lloj ditari, ku plaku, i cili para se tė tė dilte nė pension ka qenė mėsues i gramatikės spanjolle dhe i latinishtes, ka mbajtur shėnime pėr pėrjetimet e tij erotike me emrat e partnereve, kohėn, vendin dhe rrethanat e veēanta. Ndėrsa shikon vajzėn duke fjetur, plaku arrin nė pėrfundim se “seksi ėshtė vetėm ngushėllim kur nuk tė pėrqafon dashuria”. Netėt e mendimeve ai i kalon duke i lexuar vajzės pjesė nga “Princi i vogėl” i Saint-Exupéry-sė dhe nga “Njėmijė e njė net“, si dhe duke i kėnduar bolero, kėngė romantike pėr dashurinė. Mė kot. Njė ditė plaku merr vesh se Delgadina ka filluar tė ushtrojė profesionin e prostitutės. Gabriel Garcia Marquez ka pranuar se pėr veprėn e tij mė tė re “Kujtime pėr prostitutat e mia tė pikėlluara” ėshtė frymėzuar nga romani “Bukuroshet e fjetura” tė nobelisit japonez Jasunari Kavabata. Si gjithnjė pas botimit tė librave tė Marquez-it botuesi ka marrė tė gjitha masat pėr tė penguar piraterinė. Prapėseprapė nė Kolumbi, njė javė para botimit legal, nė rrugė shiteshin kopje tė romanit pėr njė tė tretėn e ēmimit (4 dollarė). I zemėruar nga piratėt, Marquez “mori hak”: pak para se libri tė shtypet ai ndryshoi kapitullin e fundit, kėshtu qė versioni ilegal nuk ėshtė i ngjashėm me romanin e autorizuar.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kolombi : 09-01-2005 mė 15:08
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  2. #2
    gjithmone e me larg
    Anėtarėsuar
    22-10-2004
    Vendndodhja
    tirana
    Postime
    572
    flm per informacionin, shpresoj qe se shpejti te perkthehet edhe ne shqip dhe te jete ne shitje edhe per lexuesin shqiptar. do pres me padurim deri sa ta kem bere timin kete liber qe besoj do jete i mrekullueshem ashtu si edhe librat e tjere te markezit

    FLOWER
    cdo gje kalon, por sa e dhimbshme eshte ne momentin qe e perjeton

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Gabriel Garcia Marquez

    Gabriel Garcia Marquez


    Njeriu qė ekzistencėn e vėrtetė e kishte enigmėn mė tė thjeshtė tė jetės
    Familja
    Tė afėrmit qė ndikuan mė shumė te Gabriel Garcia Marquez ishin padyshim gjyshi dhe gjyshja nga e ėma. Gjyshi i tij ishte koloneli Nicolas Ricardo Marquez Mejia, njė liberal, veteran i Luftės sė 100 Ditėve. Jetonte nė Aracataca, njė qytet i famshėm pėr tregtinė e bananeve nė Karaibe. Koloneli ishte si njė hero pėr njerėzit e thjeshtė, mes tė tjerave. Ai nuk pranonte t'i mbante tė fshehta masakrat qė kishte parė gjatė luftės sė bananeve, duke paralajmėruar gjithandej denoncimin ndaj vrasėsve nė Kongres nė vitin 1929. Njė njeri kompleks dhe shumė interesant, koloneli ishte njė tregimtar i shkėlqyer, qė kishte patur njė jetė intriguese. Kur kishte qenė i ri kishte vrarė kundėrshtarin e tij nė duel dhe thuhej se ishte baba i 16 fėmijėve tė tjerė. Ai fliste pėr aventurat e kohės sė luftės si tė ishin pėrvojat mė tė kėndshme, diēka e ngjashme me aventurat e njė fėmije me armėt. Koloneli i mėsonte Gabrielit tė ri fjalorin, e ēonte ēdo vit nė shfaqjet e cirkut. Ai i kishte thėnė nipit tė tij tė madh se nuk kishte “gjėmė mė tė madhe se tė vriste njė njeri”, njė mėsim qė Garcia Marquez mė pas do ta vendoste nė dialogjet e personazheve tė tij. Gjyshja e tij ishte Tranquilina Iguaran Cotes dhe nuk kishte patur mė pak ndikim se i shoqi nė jetėn e Garcia Marquez. Ishte shumė e tėrhequr nga supersticioni dhe bestytnitė popullore, ashtu si dhe motrat e saj, ndaj e mbushte shtėpinė me histori fantazmash, shpirtrash, parandjenjash e fatsjellėsish, qė injoroheshin vazhdimisht nga i shoqi, i cili njė herė i kishte thėnė Gabrielit tė ri: "Mos e dėgjo atė. Janė tė gjitha bestytni grash". E megjithatė ai e dėgjonte, sepse ajo kishte njė mėnyrė shumė tėrheqėse tė tė rrėfyerit. Nuk kishte rėndėsi sa tė ēuditshme apo tė pamundura ishin rrėfimet e saj, ajo gjithmonė i tregonte ato si tė ishin e vėrteta e kulluar. Kishte njė stil aq tė qetė e tė sigurt, saqė 30 vjet mė pas, nipi do ta bėnte tė vetin pėr tė shkruar novelėn e tij mė tė mirė. Prindėrit ishin pak a shumė tė huaj pėr tė, gjatė viteve tė para tė jetės dhe arsyeja ėshtė vėrtet interesante. Nėna e tij, Luisa Santiaga Mįrquez Iguaran, ishte njė nga dy fėmijėt qė koloneli kishte me tė shoqen. Njė vajzė shumė e gjallė, qė fatkeqėsisht ra nė dashuri me njė njeri tė quajtur Gabriel Eligio Garcķa. "Fatkeqėsisht" sepse Garcia ishte si njė mallkim pėr prindėrit e saj. Ai ishte konservator ashtu si tė tė ashtuquajturit “la hojarasca” ose “gjethja e vdekur”, ndryshe banorėt e rinj tė qytetit tė tregtisė sė bananes. Garcia njihej gjithashtu si njė feminist , baba i katėr fėmijėve tė tjerė tė paligjshėm. Ai nuk ishte tamam njeriu qė duhej tė fitonte zemrėn e vajzės sė kolonelit e megjithatė e arriti kėtė me anė tė serenatave me violinė, poezive tė dashurise e letrave pa fund, madje edhe mesazh telegrafike. Ata tė gjithė u pėrpoqėn ta hiqnin qafe kėtė njeri, por ai nuk hiqte dorė dhe ishte e qartė se edhe bija e kolonelit kishte rėnė nė dashuri me tė. Pėrfundimisht ata iu dorėzuan tentativave tė tij romatike dhe koloneli pranoi t'i jepte dorėn e sė bijės ish-studentit tė mjekėsisė. Pėr tė zbutur disi tensionet, tė sapomartuarit u vendosėn nė qytetin e lindjes sė kolonelit, Riohacha. Historia e tyre tragjikomike e dashurisė do tė pėrshkruhej mė pas nė “Dashuria nė kohėrat e kolerės”.
    Fėmijėria
    Gabriel Jose Garcia Marquez lindi mė 6 mars 1928 nė Aracataca. Prindėrit e tij ishin tė varfėr dhe ndaj gjyshėrit morėn pėrsipėr rritjen e tij. Viti 1928 kishte sjellė njė kohė tė vėshtirė pėr qytetin. Ishte koha e sulmeve dhe tragjedisė pas konfliktit tė bananeve. Ky ishte njė fillim i trishtė pėr jetėn e tij, qė do tė binte nė sy edhe nė shkrimet e mėvonshme. I quajtur “Gabito” ose Gabrieli i vogėl, ai u bė njė djalė i qetė dhe i turpshėm, i dashuruar pas historive tė gjyshit dhe bestytnive tė gjyshes. Pėrvec kolonelit dhe atij vetė, nė shtėpinė e tij kishte vetėm femra dhe mė pas Garcia Marquez do tė pranonte se bestytnitė e tyre e kishin frikėsuar deri aty sa tė hiqte dorė nga kreu i familjes, gjysmė i tmerruar nga fantazmat. E megjithatė, bazat e romaneve tė tij tė ardhshme kishin lidhje pikėrisht me atė shtėpi, historitė e luftės civile, masakrėn e bananeve, historinė e dashurisė sė prindėrve tė tij, prakticitetin e matriarkatit supersticioz dhe fėmijėt e jashtėligjshėm tė gjyshit tė tij. Mė pas ai do tė shkruante: "Ndjej se kam shkruar pėr tė gjitha ato qė kam ndjerė kur ndodhesha te gjyshėrit”. Pas vdekjes sė gjyshit, ai shkoi tė jetonte me prindėrit e tij nė Sucre dhe mė pas u dėrgua nė njė shkollė nė Barranquilla , njė qytet-port pranė lumit Magdalena . Atje tė gjithėsve u dukej si njė djalė i turpshėm qė vecse shkrunte poema humoristike dhe vizatonte. Aq serioz dukej saqė shkokėt e klasės i ngjitėn nofkėn “Plaku”. Nė vitin 1940, kur ishte 12 vjeē fitoi njė bursė pėr nė Liceun Kombėtar nė Zipaquira, qytet rreth 30 milje larg Bogotės. Aty ndjeu ftohtėsinė dhe presionin e njė qyteti tė madh.
    E ndjente se po rritej i nxitur nga studimet, shpesh lexonte shumė, por ende nuk kishte shkruar ndonjė gjė tė rėndėsishme e mėgjithatė dashuria pėr letėrsinė e ndihmoi tė fitonte reputacionin e shkrimtarit. Pas pėrfundimit tė maturės nė vitin 1946, djaloshi u regjistrua nė Universitetin e Bogotės nė degėn e sė drejtės dhe jo nė gazetari. Gjatė kėsaj kohe takoi edhe gruan e tij tė ardhshme. U takua me njė vajzė 13-vjeēare, Mercedes Barcha Pardo. E heshtur dhe shumė ezmere, vajza me origjinė egjiptiane ishte njeriu mė interesant ai qė kishte takuar deri atėherė. Mercedes i premtoi se do tė bėhej e tij edhe pse u martuan 14 vjet mė vonė.
    Vitet e urisė
    Ashtu si shumė shkrimtarė tė tjerė tė mėdhenj qė kishin studiuar pėr gjėra qė nuk u pėlqenin fare, Garcia Marquez zbuloi se nuk kishte aspak interes pėr studimet e tij dhe nisi tė bėhej dembel. U bėnte bisht orėve tė mėsimit dhe nuk mėsonte mė. Vėrdallisej nė rrugėt e Bogotės dhe lexonte mė shumė poezi se leksione tė sė drejtės. Shkonte nė kafenetė e lira, pinte shumė cigare dhe shoqėrohej me njerėz tė cuditshėm; socialistė tė shkolluar, artistė tė varfėr dhe gazetarė tė rinj. Megjithatė, njė ditė jeta e tij ndryshoi, vetėm nga njė libėr qė kishte lexuar. Njėsoj sikur vijat e fatit tė ngatėrroheshin papritur nė duart e tij, dikush i dha pėr tė lexuar “Metamorfozėn” e Kafkės. Pati njė efekt tė jashtėzakonshėm te Garcia Markez dhe e bėri atė tė kuptonte se letėrsia nuk duhej patjetėr tė ndiqte njė vijė tė drejtė tregimi dhe se ky ishte njė komplot tradicional. Efekti ishte ēlirues. “Mendova se nuk e dija qė njė njeri mund tė lejohej tė shkruante njė gjė tė tillė. Nėse do ta kisha ditur, do tė nisja tė shkruaja shumė mė parė", tha ai. Pranoi gjithashtu se “tingujt e zėrit” tė Kafkės kishin tė njėjtėn jehonė te ai si zėri i gjyshes, qė tregonte gjėra aq tė pazakonta me njė zė aq tė qetė e tė zakonshėm.
    Mendoi tė lexonte gjithēka qė nuk e kishte lexuar deri tani. Lexoi shumė, duke pėrpirė gjithēka qė i binte nė duar dhe madje nisi tė shkruante. Pėr ēudi tregimi i parė “Dorėzimi i tretė” u botua nga gazeta e Bogotės “El Espectador”. Madje, redaktori, shumė entuziast, e cilėsoi atė si “gjeniun e ri tė letrave nė Kolumbi” . Garcia Marquez hyri paskėtaj nė njė periudhė aktive krijimi, duke shkruar edhe 10 tregime tė tjera pėr gazetėn.
    Nė vitet qė pasuan nisi tė shoqėrohej me njė rreth letrar qė quhej Grupi i Barranquilles dhe nėn ndikimin e tij nisi tė lexonte veprat e Hemingway, Joyce, Woolf dhe mė tė rėndėsishmin, Faulkner. Nisi tė studionte klasikėt, duke gjetur shumė frymėzim te cikli i Edipit nga Sofokliu.
    Faulkner dhe Sofokliu u bėnė frymėzuesit mė tė mėdhenje tė tij. Faulkner e cudiste me aftėsinė e tij pėr tė paraqitur fėmijėrinė nė njė tė kaluar mistike, duke shpikur njė qytet dhe njė vend kur tė niste trgimi i tij. Nė veprėn “Yoknapatawpha” e Faulknerit Garcķa Mįrquez gjeti frymėzimin pėr Macondo-n dhe nga Edipi dhe Antigona e Sofokliut mori idenė e njė komploti kundėr shoqėrisė dhe abuzimeve me pushtetin .
    Garcia Marquez ishte tashmė i pakėnaqur me tregimet e mėparshme, pasi mendonte se ato ishin shumė tė veēuara nga pėrvojat e tij tė vėrteta. Ato ishin vetėm punime tė thjeshta intelektuale, nuk kanė tė bėjnė me realitetin. Faulkner i mėsoi se njė shkrimtar duhet tė shkruajė pėr atė qė ka afėr dhe pėr vite tė tėra Garcķa Mįrquez u pėrball me muzėn e tij pėr tė kuptuar se ēfarė donte tė thoshte vėrtet me anė tė asaj qė shkruante.
    Kėto mendime do tė merrnin formė vetėm kur tė kthehej me tė ėmėn nė shtėpinė e gyshit nė Aracataca. Duke e pėrgatitur pėr shitje, ata panė se shtėpia ishte nė gjendje shumė tė keqe e pikėrisht kjo e bėri t'i riktheheshin kaq shumė kujtime ndėr mend.
    Nė tė vėrtetė i gjithė qyteti dukej i vdekur, i ngrirė nė kohė. Gjithnjė kishte menduar tė shkruante njė histori bazuar nė jetėn e tij nė kėtė shtėpi, tė guxonte me njė novelė tė titulluar “ La casa” (Shtėpia) e megjithėse e ndjente se ende s'ishte gati pėr ta bėrė kėtė, e kuptoi se kishte gjetur dicka qė e kėrkonte prej kohėsh; sensin e vendit.
    I frymėzuar nga kjo vizitė, kur u kthye nė Barranquilla shkroi novelėn e parė “Stuhia e Gjetheve”. Me njė sens komploti si te Antigona dhe e vendosur nė njė qytet tė vjetėr, novela u shkruajt shumė shpejt e gjithė frymėzim. Ai i vuri mė pas emrin "Macondo", emri i njė plantacioni bananesh nė afėrsi tė Aracatacas, ku shkonte shpesh kur ishte fėmijė. Pėr fat tė keq nė vitin 1952 novela nuk u pranua nga botuesi i parė, tė cilit iu dėrgua dhe ai u pėrfshi nga njė sens i brendshėm dyshimi dhe kritike. Nė vitin 1955, kur Garcia Marquez ishte nė Europėn Lindore, novela u gjet nga miqtė e tij nė Bogota dhe iu dėrgua botuesit. Kėsaj here u botua. Pavarėsisht refuzimit dhe viteve tė tij shumė pranė varfėrisė, ai ishte esencialisht i lumtur. Jetonte nė njė shtėpi publike, kishte shumė miq dhe shkruante editoriale pėr “ El Heraldo”. Nė mbrėmje ai punonte me historitė e tij dhe fliste me miqtė, duke pirė cigare dhe kafe. Nė vitin 1953 pati njė fazė tė papritur nervozizmi. U largua, e la punėn dhe nisi tė shiste enciklopedi nė La Guajira bashkė me njė shok. Udhėtoi pak, punoi mbi disa ide pėr historitė e tij dhe pėrfundimisht u fejua me Mercedes Barcha. Nė vitin 1954, ai u kthye nė Bogota dhe pranoi njė punė nė gazetėn “ El Espectador” si shkrimtar tregimesh dhe dhe kritikash pėr filma. Aty flirtoi me socializmin, nuk mori parasysh politikėn e diktatorit Gustavo Rojas Pinilla dhe e la punėn si shkrimtar nė kohėn e dhunės .

    Suksesi
    Ma pas erdhi ai: Pagėzimi. Nė janar tė vitit 1965, ai dhe familja e tij po udhėtonin drejt Acapulco-s pėr pushime, kur pati njė frymėzim tė pazakontė. Kishte gjetur stilin e tij. Pėr herė tė parė nė njėzet vjet njė rreze drite i zbuloi zėrin e Macondos.
    Mė vonė do tė shkruante:
    “Papritur, nuk e di se si, pata njė frymėzim tė jashtėzakonshėm pėr tė shkruar njė libėr. Ishte formėsuar plotėsisht, aq sa do t'ia kisha diktuar njė kapitullin e parė njė radhitėsi fjalė pas fjalė".
    Mė pas duke iu referuar kėtė frumėzim tha: “Stili qė kam pėrdorur nė ‘Njėqind vjet vetmi' ishte bazuar nė mėnyrėn sesi gjyshja ime i rrėfente historitė. Tregonte gjėra qė dukeshin tė mbinatyrshme dhe fantastike, por nė mėnyrė aq tė natyrshme…Ajo ēfarė mė bėnte mė shumė pėrshtypje ishte shprehja e fytyrės sė saj. Nuk e ndryshonte aspak gjatė tregimit tė historive dhe kjo e bėnte aq interesante. Gjatė tentativave tė para tė tė shkruarit, unė pėrpiqesha tė tregoja histori pa u besuar vėrtet atyre. Zbulova se gjithēka qė duhej tė bėja ishte tė besoja tek ato dhe t'i shkruaja ftohtė, ashtu si gjyshja m'i tregonte mua”
    Ai e ktheu makinėn dhe u nis pėr nė shtėpi. Atje Mercedes u mor me familjen, ndėrsa ai vetėm shkruante. Shkroi ēdo ditė pėr rreth 16 muaj, duke pirė deri edhe 6 paketa cigare nė ditė. Pėr tė mbajtur familjen shiti makinėn dhe tė gjitha pajisjet e tjera shtėpiake. Mercedes mbante familjen dhe i sillte cdo ditė nė shtėpi shumė gazeta dhe cigare. Miqtė e quanin dhomėn e tij tė mbushur me tym “guva e mafias” dhe pas njėfarė kohe tė gjithė nisėn ta ndihmonin, si ta kishin kuptuar se ai po shkruante diēka tė jashtėzakonshme.
    Kreditė u shtynė, shtėpia u mbush sėrish me pajisje dhe borxhet u falėn. Pas mė shumė se njė vit punė, Garcia Marquez ia dėrgoi tre kapitujt e parė Carlos Fuentes, i cili deklaroi publikisht: "Sapo kam lexuar 80 faqe nga njė kryevepėr". Kur novella, qė ende s'kishte njė emėr po I afrohej fundit, suksesi ishte shumė pranė. Nė fund ai vendosi atu edhe vetėn, gruan dhe miqtė dhe e gjeti emrin nė faqen e fundit “Njėqind vjet vetmi”. Mė nė fund doli nga “guva” e tij, me 313 faqe nė duar, i lodhur e thuajse i helmuar nga nikotina, me mbi 10 mijė dollarė borxh e ndoshta edhe shumė pranė njė lodhjeje tė madhe mendore e fizike. E megjithatė ishte i lumtur, me tė vėrtetė euforik. Shiti disa placka tė tjera pėr tė paguar dėrgesėn postare te botuesi i tij nė Buenos Aires.
    ”Njėqind vjet vetmi”, u botua nė qershor tė vitit 1967 dhe Brenda njė jave 8 mijė kopjet u shitėn menjėherė. Pas kėsaj suksesi ishte i sigurtė dhe ēdo javė nė shitje dilte njė botim i ri i novelės. U pėrkthye nė 20 gjuhė dhe fitoi katėr ēmime ndėrkombėtare. Gabriel Garcia Marquez ishte 39 vjeē kur bota mėsoi emrin e tij. Fama mė pas erdhi vetė. Ēmime, mesazhe nga adhuruesit, intervista pafund; dukej qartė se jeta e tij kishte ndryshuar. Nė vitin 1969, novela fitoi njė ēmim tė mirėnjohur nė Itali dhe u cilėsua si libri mė i mirė i huaj nė Francė. Nė vitin 1970, u botua edhe nė anglisht dhe u cilėsua si njė ndėr 12 librat mė tė mirė edhe nė SHBA. Dy vjet mė pas ai fitoi ēmimet “Romulo Gallegos” dhe “Neustadt” dhe nė vitin 1971 njė shkrimtar peruan, Mario Vargas Ljosa, shkroi njė libėr pėr jetėn dhe punėn e tij. Pėrkundėr gjithė kėtij suksesi, Garcia Marquez thjesht iu kthye punės. Vendosi tė shkruante pėr njė diktator dhe e transferoi familjen nė Barcelonė tė Spanjės, qė po kalonte vitet e fundit nėn regjimin e diktatorit Francisco Franco. Nė novelėn e re ai krijoi njė mostėr tė pėrzier; njė diktator nga Karaibet me duart e ashpra tė Stalinit dhe vullnetin e njė tirani tipik amerikano-latin. Ndėrkohė libri tjetėr u botua nė vitin 1972, ndėrsa nė vitin 1973 ai botoi edhe njė pėrmbledhje tė shkrimeve gazetareske me titullin "Kur isha i lumtur dhe i paditur".
    Pėr fat tė keq nė vitin 1999 Garcia Marquez u diagnostikua me kancer limfatik dhe ende sot ndodhet nėn mjekim, gjė qė e bėn tė shkojė shpesh nga Kartagjena apo Meksiko nė klinikat e Los Angelosit, kur heton djali i tij, producenti Rodrigo Garcķa, lives. Duke lėnė mėnjanė letėrsinė fiction, Gabo po shkruan tani kujtimet e tij, vėllimi i parė i tė cilave u publikua nė vitin 2001 me titullin “Tė jetosh pėr tė treguar”. Vėllimi parė i serisė sė kujtimeve rrėfen nė detaje jetėn e Gabo-s deri nė vitin 1955. Ai po punon pėr vėllimin e dytė, nė tė cilin do tė pėrqėndrohet nė shkrimin dhe botimin e veprave tė tij kryesore, mes tė cilave edhe e famshmja “Njėqind vjet vetmi”.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Markes dhe letra e lamtumires

    Markes dhe letra e lamtumires
    E Diele, 13 Shkurt 2005


    Gabriel Garcia Markes, shkrimtari kolumbian i cili fitoi cmimin Nobel ne letersi ne 1982. Ka disa vjet qe eshte larguar nga jeta publike per shkak te problemeve shendetesore, shkrimi i meposhtem perben nje leter lamtumire drejtuar shokeve te tij. Shkrimtari prej kohesh vuan nga kanceri ne gjendjet limfatike dhe gjendja e tij shendetesore duket se eshte perkeqesuar se shumti

    Kush eshte Nobeli

    Gabriel Garcia Markes ka lindur ne Aracataca me 6 mars te vitit 1928, nje fshat i vogel i Kolumbise, rreth 80 km, larg qytetit karaibik te Santa Martes, ku u rrit nga gjysherit.

    Ne vitin 1947 fillon studimet ne Universitetin e Bogotas, ne fakultetin juridik dhe ne te njejten vit publikon tregimin e tij te pare "La tercera resignacion" ne gazeten El Espectator.

    Ne vitin 1948 trasferohet ne Kartagjene, pas mbylljes se Universitetit Kombetar, dhe fillon punen e tij si gazetar i El Universal.

    Nderkohe bashkepunon me gazeta te ndryshme dhe revista amerikane, por edhe europiane.

    Lidhet me nje grup shkrimtaresh te rinj dhe se bashku lexojne romanet e Kafkes, Faulkner, Virginia Woolf. Ne vitin 1954 rikthehet serish ne Bogota si gazetar i "El Espectador" dhe ne te njejtin vit publikon tregimin "Gjethe te vdekura". Nje vit me pas kalon disa muaj ne Rome, ku ndjek disa kurse regjie, dhe me pas trasferohet ne Paris. Ne vitin 1958 martohet me Mercedes Barcha dhe pas fitores se Fidel Kastros, viziton Kuben dhe punon (fillimisht ne Bogota dhe pastaj ne Nju Jork) per agjensine "Prensa latina", i ngritur nga vete Castro. Ne Qytetin e Meksikes, ne vitin 1962, shkruan librin e tij te pare "Funeralet e Nenes se Madhe" e cila permban dhe "Kolonelit nuk ka kush ti shkruaje", pune ne te cilat fillon te percaktohet bota fantastike e Makondes. Ne 1967, publikon "Njeqind vjet vetmi", e cila qe ne fillim pati nje mbeshtetje te madhe nga kritika e cila e pagezoi Markes si nje nga shkrimtaret me te medhenj te shekullit tone. Markes shkroi keshtu edhe "Vjeshta e patriarkut", "Kronike e nje vdekje te paralajmeruar", "Dashuria ne koherat e koleres", deri tek cmimi Nobel ne vitin 1982. Libri i tij i fundit i botuar dhe ne shqip eshte "Kujtim kurvash te trishta", me te cilen Markes paraqitet tek lexuesi pas gati dhjete vitesh mungese ne letersine artistike.

    Miqte e mi Lamtumire!

    Sikur Zoti te harronte per nje moment qe une jam nje

    dordolec i ndrequr me rrecka dhe te me dhuronte nje

    cope jete mbase nuk do thosha te gjitha ato qe po

    mendoja, por sigurisht do mendoja te gjitha ato qe po

    them.

    Do i jepja rendesi gjerave jo per vleren e tyre por

    per domethenien e tyre.

    Do flija pak, do enderroja me shume, sepse cdo minute

    qe mbyllim syte humbim gjashtedhjete sekonda drite.

    Do vazhdoja kur te tjeret do ndalonin, do zgjohesha

    kur te tjeret do flinin.

    Do degjoja kur te tjeret do flisnin dhe sa do e

    shijoja nje akullore me cokollate!!!

    Nese Zoti do me jepte nje cope jete, do vishesha

    thjesht do shtihesha perballe diellit duke e lene te

    pambuluar jo vetem trupin tim por edhe shpirtin tim.

    Zoti im, nese do mundesha do shkruaja urrejtjen time

    mbi akull dhe do prisja te dilte dielli.

    Do pikturoja nje enderr te Van Gogut mbi yje, do

    recitoja nje poezi te Benedetit dhe nje kenge te

    Sheratit...Do ishte serenata qe do i dhuroja henes.

    Do ujisja me lotet e mi trendafilat, qe te ndjeja

    dhimbjen nga gjembat e tyre dhe puthjen ngjyre kuqe

    nga fletet e tyre.

    Ah Zoti im, sikur te kisha nje cope jete ...nuk do

    lejoja te kalonte as edhe nje dite pa i thene njerezve

    qe dashuroja se i dashuroja.

    Do beja cdo burre dhe grua te besojne se jane njerezit

    qe dua dhe do dashurohesha me dashurine. Te njerezit

    do tregoja se sa gabim bejne kur besojne se ndalojne

    se dashuruari kur plaken, pa kuptuar se plaken kur

    ndalojne te dashurojne.

    Femijes se vogel do i jepja pende, por do e lija te

    mesonte vete sesi te fluturoje.

    Pleqve do i tregoja se vdekjen nuk e sjell pleqeria

    por "harresa".

    Mesova kaq gjera nga ju njerezit...

    Mesova se te gjithe duan te jetojne ne "majen e

    malit", pa kuptuar se lumturia qendron ne menyren se

    si zbret "faqen e pjerret".

    Mesova se kur femija e porsalindur shtrengohet mbi

    pellemben e tij te vogel, per here te pare gishti qe

    zgjatet i babait te tij e roberon pergjithmone .

    Mesova se njeriu ka te drejte ta shohi tjetrin nga

    lart, vetem kur duhet ta ndihmoje te cohet.

    Jane kaq shume gjera qe mesova prej jush, por me te

    vertete nuk do hyjne ne pune, sepse kur te me mbajne

    te mbyllur brenda ne kete valixhe fatkeqesisht do jem

    i vdekur.

    Te thuash gjithmone ate qe ndjen dhe te besh gjithmone

    ate qe mendon.

    Nese do e dija qe sot do ishte hera e fundit qe do te

    te shihja duke fjetur, do te te perqafoja fort fort

    dhe do i lutesha Zotit qe te behesha roja i shpirtit

    tend.

    Nese do e dija se kjo do ishte hera e fundit qe do te

    te shihja te dilje nga dera, do te te perqafoja dhe

    do te te jepja nje puthje dhe do te te therrisja

    perseri qe te te jepja edhe te tjera.

    Nese do e dija se kjo do ishte hera e fundit qe do

    degjoja zerin tend, do magnetofonoja cdo fjale tenden

    qe te mund te te degjoja perseri, perseri.

    Nese do e dija qe keto do ishin momentet e fundit qe

    do te te shihja do te te thoja "te dashuroj" dhe do

    supozoja jo llogjikisht se e dije me pare.

    Ekziston gjithmone nje e neserme dhe jeta na jep edhe

    mundesi te tjera qe ti bejme gjerat sic duhet, por

    n.q.s. bejme gabime na mbetet vetem e sotmja, do doja

    te te thoja se sa shume te dua dhe se kurre s`do te te

    harroj.

    E nesermja nuk eshte e sigurt per askend si i ri si i

    vjeter. Sonte mund te jete hera e fundit qe i shikon

    njerezit qe do. Prandaj mos prit me, beje sot sepse e

    nesermja nuk vjen kurre , sigurisht do pendohesh per

    diten kur nuk gjete kohe per nje buzeqeshje, nje

    perqafim, nje puthje dhe sepse ishe shume i zene per

    te realizuar nje deshire te tyre.

    Mbaj ata qe dashuron prane vetes, thuaji duke

    mermeritur se sa shume ke nevoje per ta,

    dashuroi, sillu mire gjeje kohen per ta, thuaji "me

    vjen keq", "me fal", "te lutem", "faleminderit" dhe te

    gjitha fjalet e dashurise qe di. Asnjeri nuk do te te

    mbaj mend per mendimet e tua te fshehta.

    Kerko nga Zoti fuqine dhe zgjuarsine t`i

    shprehesh.Tregoju te tjereve domethenien e tyre.

    Fillo te besh realitet endrrat e tua.

    Tani eshte momenti!!!!!

  5. #5
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar mė parė nga FLOWER
    flm per informacionin, shpresoj qe se shpejti te perkthehet edhe ne shqip dhe te jete ne shitje edhe per lexuesin shqiptar. do pres me padurim deri sa ta kem bere timin kete liber qe besoj do jete i mrekullueshem ashtu si edhe librat e tjere te markezit


    "...U ktheva nė shtrat, me tė mbathurat me puthje tė stamposura, dhe u ndjeva pranė saj. Fjeta gjer mė pesė, i nanurisur nga frymėmarrja e qetuar e vajzės.U vesha me ngut, pa bėrė dush dhe vetėm atėhere pashė fjalinė e shkruar me laps buzėsh mbi pasqyrėn e lavamanit: Tigri nuk ushqehet larg."


    Doni mė ?!
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Where does a thought go when it's forgotten?

  6. #6
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anėtarėsuar
    05-05-2005
    Postime
    867

    Kujtime kurvash te trishta

    "La Memoria de mis Putas Tristes" eshte novele e shkruar nga Gabriel Garcia Marquez.

    Une kete liber e kam lexuar para disa ditesh. Ne fillim (para leximit) pata pershtypjen per nje liber "banal", por ky liber gjithcka mund te jete pervecse banal.

    Morali i librit:
    "Dashuria nuk njeh moshe, jetoje jeten"

  7. #7
    gone Maska e helene
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913
    libri eshte shume i bukur dhe ne mos gaboj ketu diku duhet te jete dhe nje teme tjeter per kete liber

  8. #8
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Vetem nga titulli e bera order ne Amazon.com

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Une me teper nga Samsungu (kam respekt per titullin, lol) se sa nga emri i librit e kerkova ne Amazon, por me doli ne spanjisht. Ka version anglisht?

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Plaku dhe virgjėresha (Franēois Busnel)

    Kritike

    Plaku dhe virgjėresha

    Franēois Busnel


    Nė perėndim tė jetės sė tij, njė plak i shthurur zbulon vuajtjet dhe sfilitjet e dashurisė. Me kėtė fabul erotiko-tragjike, Garcia Marquez arrin edhe njė herė tė na ēudisė.
    Me njė koincidencė tė ēuditshme, dy nga romancierėt mė tė mėdhenj bashkėkohorė, kanė shkruar nė tė njėjtėn kohė, nga njė tregim tė shkurtėr e tė mrekullueshėm me shijen e vuajtjes, ku pleqėria dhe dėshira janė heronjtė e vėrtetė. Romanit “Kafsha qė vdes”, tė shkrimtarit Philip Roth, botuar nė shtator nga” Gallimard”, i pėrgjigjet vepra “ Kujtime kurvash tė trishta”, i Gabriel Garcia Marquez-it.
    “ S’do t’i shpėtosh vetėdijes sė asaj qė tė pret brenda njė kohe tė shkurtėr; qetėsisė, qė do tė tė shoqėrojė pėrgjithnjė. Veē kėsaj, tė gjitha tė tjerat janė tė gjitha njėlloj. Je i pavdekshėm, pėr sa kohė je i gjallė “.
    Plaku i Marquez-it, i pushtuar nga epshi, mund ta interpretonte sipas qejfit kėtė paralajmėrim plot shpresė, qė i pėrcillte presė sė tij tė re, tregimtari i Roth-it. Sepse ditėn kur mbushi nėntėdhjetė vjeē, heroi ynė zbuloi se ē’do tė thotė tė jetosh duke vėshtruar trupin e njomė tė njė virgjėreshe katėrmbėdhjetė vjeēare. Mbi jetėn e kėtij njeriu,lexuesi s’do tė mėsojė ndonjė gjė tė madhe, pėrveēse qė ka qenė-dhe ka mbetur-amator i madh i bordelleve. Nė jetė, gjithnjė iu desh tė paguante. Jo vetėm pėr shkak tė “shėmtisė sė tij tė rrallė”, por edhe sepse gjatė frekuentimit tė lavireve, ai zbuloi njė kėnaqėsi, tė cilėn gjatė gjithė kėtij “Kujtimi”, do tė ketė menēurinė tė mos kėrkojė ta shpjegojė. Ai s’ra kurrė nė dashuri - njė shprehje qė e pohon se nuk di ta shpjegojė. Ai, “gazetari mediokėr”, i cili s’di tė bėjė tjetėr veē tė shkruajė- duke i zgjedhur vajzat nga ēmimi i tyre, dhe jo nga bukuria, dhe qė gjithė jetėn, qysh nė moshėn trembėdhjetė vjeēare, jetonte nėn peshėn e kėsaj zgjedhe. Pėr nėntėdhjetė vjetorin e tij, ai mendon tė festojė hyrjen nė njė epokė tė re, duke i ofruar vetes edhe njė natė tjetėr tė shthurur. Nė njė shtėpi publike, ku shpeshherė kishte marrė kėnaqėsi, i kėrkon padrones, njė vajzė tė virgjėr, tė cilėn Roza Cabarcas e gjeti nė atelietė e ndotura ku prostituojnė vajza me horizonte tė mbyllura. Ndodh njė mrekulli, tė cilėn nuk e priste : ndėrkohė qė pėrgatitet tė hyjė nė botėn e natės, pasioni i pashterrshėm pėr seks, shndėrrohet nė atė qė quhet dashuri. “Gjithnjė kisha kujtuar se shprehja “tė vdesėsh nga dashuria” ishte veē njė gjetje poetike, -shkruan ai nė “Kujtimin” qė dėshiron tė lerė pas.
    Kisha humbur pesėmbėdhjetė vjet duke u pėrpjekur tė pėrkthej vargje tė Leopardit dhe vetėm atė natė i ndjeva thelle brenda meje. “ Sa keq, nėse kjo ėshtė dashuria ! Sa tronditėse qenka!
    Tė gjitha temat qė pėrshkojnė veprėn imponuese tė Garcia Marquez-it, gjenden nė rrėfimin e kėtij pasioni pa rrugėdalje. Qyteti, qė ky i moshuar pėrshkon nė kėmbė apo me biēikletė, nuk ėshtė Macondo, i “Njėqind vjet vetmi”, por ecet pėrmes tė njėjtave rrugėza kobzeza. Erėrat e lagėshta tė rrebesheve tropikalė, ku toka pėrzihet me djersėn, parfumosin gjithnjė korrupsionin e kėshilltarėve tė bashkive lokale, dhe tregtarėve, tė cilėt shpesh pėrfundojnė tė vrarė me thikė nė dhoma shtėpish publike. Garcia Marquez thėrret kėtu dy personazhe nga mė ērregulluesit e shoqėrive tona: plakun dhe vajzėn e virgjėr. Dy qenie, mbi tė cilat ne jemi mėsuar tė projektojmė njė diskutim politikisht korrekt, trashėguar nga njė vizion i caktuar i historisė, pa dyshim, pėr t’i pėrfshirė mė mirė nė tabutė qė s’guxohen tė thyhen. Thonė se i moshuari zotėron urtėsinė, ndėrsa virgjėresha pastėrtinė. Kėshtu, pėrballja e njė nėntėdhjetė vjeēari me epsh tė papėrmbajtur dhe njė vajze, nė moshė fare tė re, tė ve nė siklet. Garcia Marquez kujdeset shumė pėr pėrshkrimin e skenave tė para, qė zhvillohen nė zemėr tė bordellit tė Roza Cabarcas-it. Pėrpara se tė botohej nė Amerikėn Latine, , ky roman erotiko-tragjik, qė sot gjendet nė majė tė listave tė shitjeve, u bė objekt i njė serie botimesh pirate tė shitura nėn dorė. Garcia Marques iu kundėrvu duke modifikuar plotėsisht kapitullin e fundit tė librit,atė qė le lexuesit pa frymė. Mes ėndrrės dhe realitetit, ai e pagėzoi vajzėn me emrin Delgadina. E sheh dhe nuk e prek, i merret fryma pėr ta gjetur edhe njėherė, dhe dėshpėrohet siē nuk ėshtė dėshpėruar kurrė njė dashnor. Nė moshėn e tij, njė orė ėshtė baraz me njė vit. Pėr ta lexuar kėtė tregim, duhet njė orė, pra, njė vit pėr heroin, qė ka mbėrritur nė nėntėdhjetė vjetorin e tij, derisa tė kuptojė se ē’ėshtė dashuria. Pėr Marquez-in, pleqėria ėshtė kundėr-ilaēi i bukurisė.
    Duke lexuar kėtė tregim mahnitės, duhet besuar se mungesa e turpit dhe ndrojtjes, prodhon vepra tė mėdha. Pikėrisht, ky ėshtė qėllimi i letėrsisė: tė prishė rregullin e botės dhe ta shndėrrojė baltėn nė pluhur tė artė.
    Garcia Marquez ia arrin edhe kėtė herė. Kjo pėrrallė e vogėl ėshtė njė manifest pėr njė fėmijėri tė zjarrtė. Njė lavdithurrje pėr dashurinė e ēmendur. Ja dhe morali i kėndshėm qė Marquez e pėrmbledh me dy fjalė: “Teveqelėt ecin pėrpara kohės”.

    Pėrktheu
    Ivana Tomēo


    Marre nga tirana-observer
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xhuxhumaku : 01-06-2005 mė 20:07
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Tema tė Ngjashme

  1. Debati i Knusve (gjelave)
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 05:15
  2. Mbėrrin autobiografia e Garcia Marquez
    Nga Letersia 76 nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-01-2006, 12:47
  3. E fundit
    Nga nitROSHI nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 09-08-2005, 19:04
  4. E fundit
    Nga dikeafajtore nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 03-09-2002, 13:14
  5. Zhvillimet e fundit politike
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 01-08-2002, 14:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •