Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 18
  1. #1
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720

    Libri më i mirë i të gjitha kohërave

    Don Kishoti është shpallur libri më i mirë në botë


    Juria e përbërë nga 100 ndër shkrimtarët më të mirë ndërkombëtarë ka shpallur Don Kishotin e Miguel de Servates-it librin më të mirë në botë. Në vend të dytë gjejmë Zonjën Bovari të Flaubert-it. Mes autorëve që kanë arritur në klasifikimin e 100 librave më të rëndësishëm të të gjithë kohërave gjenden dhe mjat nobelistë në letërsi, mes të cilëve Naipaul, Nadine Gordimer, Dario Fo, Seamus Heaney,etj. Në këtë klasifikim të organizuar nga Instituti Nobel i Oslos dhe nga klub i Librit i Norvegjisë ,Dostojevski prezantohet me katër tituj ndërsa Kafka, Shakespeare dhe Tolstoj me tre.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Don Kishoti libri me i mire ne bote.
    Ky lajm me mbush me krenari sepse e kam pasur perhere ne zemer dhe hapat e para letrare i kam hedhur me kete liber.
    Miguel De Cervantes Saavedra,nje vend midis te medhenjve te leteratures.

    leci
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  3. #3
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Zgjedhje e bukur.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  4. #4
    gjithmone e me larg
    Anëtarësuar
    22-10-2004
    Vendndodhja
    tirana
    Postime
    572
    duhet te kete qene zgjedhje e veshtire
    cdo gje kalon, por sa e dhimbshme eshte ne momentin qe e perjeton

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    e kur Njeriu ia kushton vetes, nje ide me vlere... ajo te ben Pershtypje!
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  6. #6
    Love's Lover Maska e ice_storm
    Anëtarësuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    fajv 1 for
    Postime
    1,043
    un se kuptoj sesi mund te bash dallim midis don kishotit, tre shoket, madame bovari, dr zhivago,
    un doja te thoja qe zgjedhja ime personale do ishte "komedija Hynore".


    ps: flitet per libra te shkruar gjat gjith koherave apo vetem per Romane?
    domini sumus
    sumus servi
    ubicumque
    nusquamque

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    dhe ne tu shtremberofte ndonje here or "filan" .. shkopi i drejtesise.. le te mos jete kjo nga barr e peshqesheve por nga meshira..


    kush i thot kto fjale..e kujt ja thote..

    kush e gjen ka nje ingranazh...lol.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-03-2004
    Postime
    52
    Sanco,nese shkopi i drejtesise te shtremberohet ndonjehere ne dore,le te mos ndodhe nga barra e peshqesheve,por nga ajo e keqardhjes.
    E ku shkruhen ne karte
    fjalet e gjuhes se zjarrte...

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    te lumte Rhea..

    Por coje deri ne fund pergjigjen..

    Kush i tha ato fjale..?

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anëtarësuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Diçka per romanin"Don Kishoti i Mançes" qe ka marre çmimin si libri me i mire ne bote;kjo per shkak se asnje liber tjeter deri me sot nuk e ka kaluar numrin e kopjeve te shitura te tij.


    Ne 1605, para publikimit te "Novelave Ekzemplare", u shfaq pjesa e pare e vepres me titullin "Fisniku i zgjuar Don Kishoti i Mançes".Suksesi ishte i menjehershem; pati shume botime ne ate vit dhe ne vitet me pas.Ne 1615 doli pjesa e dyte me titullin " Kaloresi i zgjuar Don Kishoti i Mançes". Qe atehere ai eshte kthyer ne librin me te botuar te botes, me te cilen vertetohen fjalet profetike te Servantesit: " dhe mua me shfaqet qe nuk do kete vend dhe gjuhe ku te mos perkthehet"

    Nje foto e kopertines se botimit te pare si dhe nje foto e Servantesit.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-03-2004
    Postime
    52
    I trembem ingranazhit Brari ...lol
    E ku shkruhen ne karte
    fjalet e gjuhes se zjarrte...

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Rea. ingranazh NTSHUSi jane..mo u tremb..jo te uzines traktori..lol.

    i bukur eshte ne fakt don kishoti..

    Noli thot ne introdukten e romanit.. ka nja 20 a 30 vepra Letersia qe nuk ben njeriu te vdese pa i lexuar.. e nje nga keto thote i ngrati.. eshte Don Kishoti..

    Por Don kishotin e lexojne sejcili sipas qejfit..

    Dikush per "qyfyre" dikush si mesazhe filozofike etj..

    Ne fakt ne keshillat qe i jep Sancos kur do merrte ne dorzim at "gubernen" Don Kishoti formulon nje program politik.. se si duhet udhehequr nje vend..

    Kontrollo burgjet pazaret dhe Thertoret i thote.. mes tjerash..
    Me nje fjale shiko si ha e jeton populli..pra te mos e mashtrojne popullin..zengjinet batakcileret etj..
    Mos nxirr shume dekrete i thote por pak e sakte se ndryshe do te thone se..Princi.. pra Qeveritari..eshte i mencur te hartoj ligje e rregulla por nuk eshte i forte ti ver ne zbatim..

    etjetj gjera thesare ka tek Don Kishoti.. qe u shkrua 400 vjet perpara..

    kush do fitoje.. shoqeria e sunduar nga maskarenjte apo idealistet do te bejne nje dite endrat realitet per nje bote te mire..

    Ata shkrimtaret prandaj e kan vleresuar Don kishotin..sepse Ka brenda Filozofi por qe lexohet me endje dhe i ve njerzit ne mendime..

    qashtu..
    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 12-01-2005 më 23:50 Arsyeja: jashte teme

  13. #13
    Jam Tea :) Maska e My_Soul
    Anëtarësuar
    07-02-2004
    Vendndodhja
    Diku...
    Postime
    464
    Thone se ekziston originali i Don Kishotit, i botuar ne 1780. Jane 4 volume.
    Vlera e tyre shkon rreth 2 milion dollare dhe ato i ka nje koleksionist privat ne NY.

    Kush e ka lexuar "Nje loje me orarin e udhetimeve". Shume liber i mire.
    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 17-01-2005 më 01:06 Arsyeja: gjuhe e huaj
    HAKUNA MATATA

  14. #14
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Citim Postuar më parë nga kolombi
    Don Kishoti është shpallur libri më i mirë në botë


    Juria e përbërë nga 100 ndër shkrimtarët më të mirë ndërkombëtarë ka shpallur Don Kishotin e Miguel de Servates-it librin më të mirë në botë. Në vend të dytë gjejmë Zonjën Bovari të Flaubert-it. Mes autorëve që kanë arritur në klasifikimin e 100 librave më të rëndësishëm të të gjithë kohërave gjenden dhe mjat nobelistë në letërsi, mes të cilëve Naipaul, Nadine Gordimer, Dario Fo, Seamus Heaney,etj. Në këtë klasifikim të organizuar nga Instituti Nobel i Oslos dhe nga klub i Librit i Norvegjisë ,Dostojevski prezantohet me katër tituj ndërsa Kafka, Shakespeare dhe Tolstoj me tre.
    Per mua Odeonin mbetet libri Keshtu foli Zarathustra i te magjishmit Nietzsche.

    Dito.

  15. #15
    student njohurie Maska e Ilyas
    Anëtarësuar
    10-06-2009
    Vendndodhja
    diku larg
    Postime
    52
    Me vendin e pare jam plotsisht dakort...

    Mua me ka habitur qe si ka mundsi qe nje njeri ne burg te shkruaj nje liber kaq te bukur me nje fantazi kaq te mahnitshme. Megjithmend per te hequr kapelen... rob gjigand ky Cervantes...
    Ditë e re, kismeti i ri

  16. #16
    çarli_mangup Maska e çarli_mangup
    Anëtarësuar
    22-03-2007
    Vendndodhja
    ch
    Postime
    250

    Për: Libri më i mirë i të gjitha kohërave

    Ka edhe shume libra të tjerë që konsiderohen si më të mirat ....
    p.sh

    Monte Cristo nga Alexender Dumas

    Konfuzionet e ndjenjave nga Stefan Zweig

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243

    Për: Libri më i mirë i të gjitha kohërave

    Besoj se Komedia Hyjnore i kalon te gjithe librat te shkruar deri me sot.Nuk eshte shkruar kurre diçka e ngjashme me te,si nga pikepamja artistike,filologjike,historike,natyrore e te tera format e artit qe mund te mendohen.Kete veper mund ta lexosh edhe si proze po te duash por ato "Tercinat" te cilat vete Dente i ka shpikur kane diçka me te thelle,me muzikale ne te shkruarit poezi.Nese Don Kishuti eshte libri i vendit te pare,Komedia Hyjnore eshte libri i njerezimit.Ajo flet per seks,flet per strategji luftimi,ve ne dyshim kishen duke qene besimtar,natyra eshte e para,luftrat qe pershkruhen,Virgjili (Miku qe e shoqeron),Beatriçja (Dashuria qe e pret),ai flet per greket,per romaket,per asnjeanesit,per papet,per ide politike,ai do te dije si dashurohen dy njerez,flet per lluksin e te pasurve,per te gjitha koherat flet dhe te gjitha keto shkruar ne Njembedhjeterrokeshe.

    Per sa i perket mendimit tim,asnje veper nuk ngjan me kete kryeveper te njerzimit.
    I pafajshmi qe pa Djallin,u mahnit.Fajtori qe pa Zotin,u zhgenjye.

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Postime
    4

    Për: Libri më i mirë i të gjitha kohërave

    Ma i lexuari mund te jet Kurani apo??

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Lidhja e dytë e Prizrenit
    Nga shendelli në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-12-2011, 11:46
  3. Kush janë Dibranët ?
    Nga biligoa në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 17:37
  4. Partite Dhe Sektet
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 13:25
  5. Të dhënat fosile hedhin poshtë evolucionin
    Nga monarku në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 02-11-2006, 10:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •