Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 57 prej 57
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Për: Festa e Theofanisë së Zotit - Uji i Bekuar - 6 janar

    Ndryshuar për herë të fundit nga Archon : 06-01-2014 më 15:55

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Festa e Theofanisë së Zotit - Uji i Bekuar - 6 janar

    Citim Postuar më parë nga Elian70 Lexo Postimin
    hajde gezuar te gjitheve si dhe... ditelindjen time
    Gezuar,edhe 100,e paske ditelindjen ne dite te shenuar

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Festa e Theofanisë së Zotit - Uji i Bekuar - 6 janar

    Citim Postuar më parë nga Archon Lexo Postimin
    Gezuar,edhe 100,e paske ditelindjen ne dite te shenuar
    eshte dhurata qe i beri mamit befana :b

    p.s. eh fati nuk u troket te gjitheve
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Për: Festa e Theofanisë së Zotit - Uji i Bekuar - 6 janar

    Ndryshuar për herë të fundit nga Archon : 07-01-2014 më 12:03

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Festa e Theofanisë së Zotit - Uji i Bekuar - 6 janar

    Tirane

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Festa e Theofanisë së Zotit - Uji i Bekuar - 6 janar

    Epifania
    Sot Kisha orthodhokse kremton një nga festat më të mëdha të krishtërimit. Në Kishën e parë kjo vinte mbas Pashkës dhe Pentikostisë, për të treguar edhe një herë që drita që shfaqej në Epifani luante një rol shumë të madh për kuptimin dhe shpëtimin e të krishterëve. Kjo është arsyeja që ne ndalemi dhe meditojmë pak rreth këtyre festave, për të kuptuar diçka më tepër se përse dhe ne i festojmë. Ngjarja e sotme, ne e kemi ndjekur gjatë gjithë Vitit Liturgjikal, folëm për dritën në Betlehem, folëm që të shkojmë sëbashku me etërit e me të gjithë të tjerët e ta shohim këtë dritë që shkëlqen me lavdi në Jordan dhe pikërisht sot Kisha na fton ne në Jordan. Ngjarjet e Jordanit janë ngjarje që kanë lënë gjurmë në ndërgjegjen e krishterë për shekuj. Aty tregohet pagëzimi i Zotit. Joani po pagëzonte në shkretëtirë thuhet, për pendimin, ndjesën e mëkateve. E megjithatë ne shohim që pagëzohet Zoti i pa mëkatëshmë. Kjo ka ngjallur debate dhe diskutime pa fund në Kishë, vazhdimisht diskutohet se përse Zoti pranoi të pagëzohej, ai që s’kish asnjë mëkat. Edhe Joani e kuptoi dhe i tha që do jem unë ai që duhet të pagëzohet prej teje dhe jo ti. E megjithatë Zoti i tha që lërë që të plotësohet çdo ligj, për të treguar diçka më tepër. E para për të na mësuar secilin nga ne për përulësinë. Zoti ndonëse nuk kish asnjë faj, mori mbi supet e tij fajet dhe u tregua i përulur në Jordan. E përmendëm këtë sepse sa herë që Zoti shfaqet, shfaqet me përulësinë e me lavdinë. Për t’na treguar secilit ne se askush nuk mund ta shohë dot lavdinë e Zotit nëse nuk afrohet me përulësi. Përulësia ka qenë gjithmonë një nga shtyllat e besimit të krishterë. Dhe përulësi nuk do të thotë që të mendosh keq për veten, as do të thotë që të shash veten, as do të thotë që të marrësh poza përunjësie. Përunjësi do të thotë që të kuptosh thellë çdo qënie njerëzore se është një qënie e varur, që do të thotë se nuk është një qënie indipendente, që do të thotë se jo vetëm me jetën e tij, por jeta e gjithë shoqërisë njerëzore nuk mund të ndërtohet duke u mbështetur vetëm tek njerëzit. Unë e kam përmendur vazhdimisht, e ju kam thënë se sa shumë i ka kushtuar njerëzimit tentativa për të kuptuar lumturinë, duke u mbështetur vetëm tek vetja e tyre. Ideologjitë më të mëdha të këtij shekulli pikërisht në këtë u mbështetën; donin të ndërtonin lumturinë pa Zotin dhe ne jemi dëshmitarë se çfarë solli kjo lloj “lumturie”. Në vend të parajsës u ndërtuar ferri, përunjësi kjo do të thotë, që thellë, thellë jemi ne e marrim nga Perëndia dhe nëse kuptojmë këtë gjithësecili nga ne do të jetë i përulur. Përunjësia është dituri, njerëzit më të ditur të botës pikërisht këtë kuptuan. Ju e keni dëgjuar vazhdimisht thënien e famëshme që tha Sokrati – që unë di një gjë, që unë s’di. Sepse ai arriti të kuptonte se ai nuk dinte dhe pjesa më e madhe e jonë akoma beson që di. Prandaj dhe Origjeni, një nga mendimtarët më të mëdhenj të njerëzimit dhe ndoshta teologu më i madh që ka pasur Kisha shprehet me këto fjalë: - Unë nuk jam i paditur për paditurinë time. Për të treguar që kulmi i shoqërisë njerëzore pikërisht kjo është; që të kuptojë se pikërisht njeriu është i pa fuqishëm dhe njeriu është i pa ditur. Kjo nuk do të thotë se e denigron njeriun, asnjë e vërtetë e thellë nuk e denigron njeriun. Ajo që e denigron njeriun është atëherë kur njeriu ndërton diçka të rreme, kur e shikon veten e tij me sy të rremë, ashtu siç e ka parë vazhdimisht. Dhe kjo sjell arrogancën, kjo sjell ashpërsinë dhe kjo sjell gjithçka tjetër që ne kemi parë. Pagëzimi i Zotit dhe përulësia e tij është një mësim shumë i madh. Për të na treguar gjithë secilit nga ne, që përulësia do ta çojë në lavdi, askush nuk mund të afrohet dot në Jordan, nëse nuk afrohet dot me përulësi. Dhe ajo që do të shikojmë në Jordan është pikërisht shfaqja e Zotit dhe këto fjalë nuk janë thjesht fjalë simbolike. Të gjithë shenjtorët e Kishës arritën e prekën lavdinë e Zotit, gjithsekush që pagëzohet merr lavdinë e Zotit, pamvarësisht se sa mund të ketë sy ai për ta parë këtë. Hiri që merret në pagëzim është i mjaftueshëm. Asnjë shenjtor nuk e ka kaluar dot hirin e pagëzimit. Ajo që duhet pikërisht që të arrisim ne është hiri i pagëzimit. Është që ta arrisim me sytë tanë, shenjtëria më e madhe nuk e kapërcen dot hirin e Shpirtit të Shenjtë, sepse shenjtëri pikërisht këtë do të thotë, që kur hiri i Shpirtit të Shenjtë të jetë mbi ne edhe kjo lavdi shikohet pikërisht në pagëzim. Ne jetojmë në një kohë kur liturgjia e Kishës e ka humbur pak fuqinë, jo nga Kisha, por nga mënyra se si është parë. Misteret e Kishës shikohen thjesht si ceremoni pa kuptim dhe afrohen në pagëzim madje duke qeshur. Madje mua më ka qëlluar ndonjëherë që duke bërë pagëzimin më ka kameramani – përsërite dhe një herë se nuk e kapa, a thua se ajo ishte një shfaqje për film, pa e kuptuar se aty luhej diçka shumë e thellë, për atë person dhe për të gjithë ne, që Shpirti i Shenjtë ishte i pranishëm. Ne i kemi humbur sytë liturgjikë, Kisha vazhdimisht ka predikuar për këtë gjë, Kisha vazhdimisht e ka ndërtuar jetën e saj liturgjike mështetur në atë, që gjithë secili nga ne te jetë i aftë për të parë misterin e Kishës. Nëse ne do të jemi në gjendje të shohim këtë mister, do të thotë se do të jemi në gjendje të shohim lavdinë e Kishës dhe lavdia nuk mund të shikohet dot pa përulësinë. E dyta më e rëndësishme në ditën e sotme, është pikërisht zbritja e Zotit në Jordan. Zoti zbriti jo se kish nevoj të lahej nga Jordani, por kishte nevojë të pastronte Jordanin. Zoti nuk mund të pastrohet dot nga materja, por është ai që e pastron dhe i jep materjes lëndën e saj të parë. Ashtu siç të dielën e ikonave ashtu dhe sot shpaloset para nesh një nga doktrinat më të thella të Kishës Orthodhokse. Ajo që e shikon materjen jo si të keqe, por e shikon materjen si një enë komunikimi për të transmetuar hirin e Perëndisë. Universi që shohim sot ne dhe që gjithçka shkon drejt dekadencës dhe prishjes, duke përfshirë dhe njeriun në atë, është shenjë e mëkatit të tij. Ky nuk është universi që ka krijuar Perëndia dhe Perëndia mori pikërisht trup njeriu për ta rrikthyer njeriun në gjendjen e tij të parë, zbriti në Jordan për ta kthyer krijimin në gjendjen e tij të parë. Nëse do të kishit ardhur në mëngjes, e do dëgjonit troparet e Kishës, pikërisht kjo theksohej, që tërë krijimi rikrijohet, tërë krijimi rivishet me lavdinë e parë. E ndoshta shumë vetë mund të thonë se ne nuk shohim ndonjë ndryshim, nuk shohim ndonjë ndryshim sepse sytë e shpirteve tanë janë të mbyllur. Nëse ne do të bëhem ime dritë shpirtërore, do arrijmë dhe do ta dallojmë këtë. Madje shumë shenjtorë e kanë parë realisht që jo vetëm Zoti lëshonte dritë, por gjithë krijimi ishte në dritë. Dhe zbritja e Zotit pikërisht këtë kishte, që ta rinonte të gjithë krijimin, për ti dhënë shpresë gjithë secilit nga ne dhe për ti thënë që ka një shpresë. Ajo që filloi me Krishtin dhe do të mbyllet në fund me ardhjen e tij të dytë, është një proces i vazhdueshëm. Kur shprehet Shën Pavli në mënyrë mistike e thotë që sapo të plotësohet tupi i Krishtit, pikërisht këtë do të thotë, që tërë krijimi ka hyrë në një proces. Me ardhjen e Krishtit koha nuk është më e njëjtë, jo më kotë dhe nuk është koecidensë, që pikërisht e ka ndarë kohën më dysh, para Krishtit dhe pas Krishtit, për të treguar që me të filloi diçka tjetër. Dhe kjo diçka tjetër është shijuar nga njerëzit e Kishës, jo vetëm shenjtorët të cilët ne i njohim, por mijra e mijra të krishterë të tjerë që kanë jetuar shpritërisht dhe sinqerisht me liturgjinë e Kishës kanë filluar të shijojnë krijimin tjetër. Kanë filluar të shikojnë se kufiri ndërmjet Zotit dhe njeriut nuk ekziston më. Ashtu siç Jordani në Dhjatën e Vjetër ishte një kufi, në të cilin mbasi Izraeli kapërceu Jordanin hyri në tokën e premtuar, që do të thonte simbolikisht në parajsë, ashtu dhe me ardhjen e Krishtit prishet kufiri i materjes që e ndante njeriun nga Perërndia. Ajo që dikur ishte një mur ndarës sot është bërë një mur bashkues dhe kjo është dhe arsyeja përse dhe Kisha Orthodhokse në të gjitha misteret e saj përdor lëndën. Përdor ujin, uji në vetvete mund të thotë gjithsekush se është një materje, një lëndë si gjithëçka tjetër. Ashtu është, por nëpërmjet fuqisë fuqisë së Shpirtit të Shenjtë ajo kthehet në një enë komunikuese, kjo është arsyeja përse ne përdorim ujin e shenjtë. Vera dhe buka janë lëndë, e megjithatë me anën e hirit të Shpirtit të Shenjtë ato kthehen në trupin dhe në gjakun e Krishtit. Kjo që flasim ne sot nuk është diçka e thjeshtë, kjo ka qenë në qendër të gjithë doktrinës së Kishës dhe vazhdo të jetë në qendër të doktrinës së Kishës. Tërë fillozofia e Kishës është mbështetur në këtë, që gjithçka që ekziston është e mirë, ajo që ka deformuar krijimin, njeriun dhe gjithçka tjetër është mëkati. Dhe Zoti pikërisht për këtë zbriti në Jordan, që të hiqte rrënjën e mëkatit. Zoti e hoqi thumbin e vdekjes, Zoti e shkuli gjuhën e gjarpërit të helmatisur që kishte helmatisur gjithçka dhe me Zotin filloi një epokë e re, epokë e re në të cilën të gjithë ne po jetojmë, pamvarësisht se sa kemi qenë në gjendje për ta parë këtë. Kisha vazhdimisht na fton pikërisht për këtë, banketi shpirtëror në Kishë kjo do të thotë, që të bëhemi të aftë për të parë lavdinë e Zotit. Dhe siç e përmendëm në fillim, askush nuk mund ta shohi dot lavdinë e Zotit nëse nuk afrohet me përulësi. Kur e pyetën një herë Shën Agustinin dhe i thanë se kush ështe pika e parë e besimit, ai tha – Përulësia. – Po pika e dytë? – Përulësia. – Po pika e tretë? – Përsëri përulësia. Për të treguar që nuk mund të ketë dot të krishterë nëse nuk është i përulur, sepse nëse nuk është i përulur do të thotë se ai nuk ka kuptuar asgjë, as nga vetja e tij, as nga Zoti dhe as krijimi. Çdo dituri e thellë dhe e vërtetë e bën njeriun e përunjur, kjo është dhe arsyeja përse mendimtarët e mëdhenj dhe shenjtorët e mëdhenj ishin të përulur, jo se bënin pozë përunjësie, por ata kishin arritur të kuptonin që gjithçka që ka njeriu varet nga Perëndia. Prandaj ditën e sotme të Epifanisë, këtë dritë që ne ndonëse e quajmë dita e Ujit të Bekuar, në troparet e Kishës është dita e dritës, sepse çfarë do lloj pagëzimi dhe çdo shfaqje e Zotit sjell dritë, nëpërmjet ujit pikërisht transmetohet drita e lavdisë së Shën Trinisë, shfaq misteri që nuk ishte shfaqur që nga krijimi i botës. Dhe ashtu siç thohet në Gjenezë që Shpirti i Zotit shëtiste mbi ujra sot pikërisht fillon një rikrijim i ri, duke evokuar krijimin e parë, për të thënë që ka akoma shpresë. Në kohë të vështira siç jetojmë ne pikërisht ka shpresë. Dhe unë do e mbyll me një histori që ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara kur zezakët luftonin për liritë e tyre. Në një moment të madh dëshpërimi, një nga udhëheqësit e tyre, Frederik Dagllas, u tha një grupi të madh njerëzish që ishin mbledhur dhe tha: – Nuk ka shpresë më për ne, nuk bëhet asgjë në këtë vend për ne. Dhe u ngrit një grua e vjetër dhe e pyeti: – Do të bëjë një pyetje, Zoti a është gjallë? – Po, është. – Gjersa është Zoti gjallë, ka shpresë. Dhe unë këtë doja t’ju them, gjersa Zoti është gjallë ka shpresë në çfarë do lloj vështirësie që të jemi. Prandaj, këtë ditëtë shenjtë, këtë ditë të bekuar gjithsekush nga ne le ti afrohet Zotit me përulsësi që të arrisi të shohi lavdinë e tij. Zoti le të na bekojë, e le të na shentjërojë. Amin.

    Predikimi i Mitropolitit të Korçes Imzot Joani.

  7. #47
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Festa e Theofanisë së Zotit - Uji i Bekuar - 6 janar

    Gezuar e per shume vjet Festen e Theofanise se Zotit (Shfaqjes se Zotit) te gjithe te krishtereve orthodhokse.

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    2043 (08-01-2015)

  9. #48
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282

    Për: Festa e Theofanisë së Zotit - Uji i Bekuar - 6 janar

    Ndjej keqardhje per ty..

  10. #49
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Festa e Theofanisë së Zotit - Uji i Bekuar - 6 janar

    Citim Postuar më parë nga deshmuesi Lexo Postimin
    Ndjej keqardhje per ty..
    Episodin e rradhes se telenoveles "Deshmuesi protestant perballe orthodhokseve" mund ta gjesh ne temen me poshte:

    http://www.forumishqiptar.com/thread...dhe-protestant

    Keqardhja eshte reciproke.

    Albo

  11. #50
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282

    Për: Festa e Theofanisë së Zotit - Uji i Bekuar - 6 janar

    Dyfish keqardhje, per ate qe mesimin e Perendise e shikon si telnovele...

  12. #51
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Festa e Theofanisë së Zotit - Uji i Bekuar - 6 janar

    EPIFANIA E JISU KRISHTIT UJI I BEKUAR

    Pëlqimi i Atit

    «Ardhe u duke, o drit’ e paafruarshme» (Nga Shkurtoria)

    Emri:  peshkop_ignati.jpg

Shikime: 429

Madhësia:  15.2 KB

    E kremtja zotërore e Epifanisë lidhet drejtpërdrejt me misterin e mishërimit të Fjalës Perëndi dhepërbën realizimin e shpëtimit të botës. Me mishërimin, Zoti, si Perëndi, morimbi vete natyrën tonë njerëzore dhe me Pagëzimin e Tij u bë “qengji i Perëndisë që ngre mëkatin e botës”.Kjo ecuri bëhet e njohur dhe vërtetohet me shfaqjen e Trinisë së Shenjtë,përgjatë Pagëzimit të Zotit. Zëri prindëror i Atit dëshmon duke e quajturZotin, “Bir të dashur”. Bëhet injohur dhe lartësohet Jisu Krishti si Mesia. “Perëndia u shfaq mbi dhé” dhe kështu merr pjesë në shlyerjen emëkateve, me shenjtërimin e ujërave gjatë Pagëzimit të Tij. Dhe Shpirti iShenjtë, në formë pëllumbi, “sigurontevërtetësinë e Fjalës”.

    * * *

    Gjithë leximet e hirshme dhe himnologjia e mrekullueshme orthodhokse e Epifanisë, kontribuojnë tëafrohemi saktë dhe të familjarizohemi me përmbajtjen e së kremtes zotërore. Përmë tepër, në kishën e hershme, kishim në këtë ditë pagëzime të pjesëtarëve tërinj të trupit të Krishtit, në mënyrë që të bëhej më i fortë përjetimi ishpëtimit. Prandaj edhe Epifania është e kremtja e Dritës, që të shpie nëllambadhet e të porsandriçuarve nga Pagëzimi i Shenjtë.

    Ngjarja e Pagëzimit të Krishtit në lumin Jordan, nga Joan Pararendësi, quhet Epifani. Në Kishën e hershme, në të njëjtën ditë, më 6 janar, kremtonin së bashku të kremten e Krishtlindjes dhe të kremten e Epifanisë. Gjatë shekullit të katërt, u ndanë të kremtet dhe Krishtlindjet u zhvendosën në 25 dhjetor, ditën që paganët kremtonin perëndinë diell, dhe të krishterët Diellin e drejtësisë. E kremtja e Epifanisë është një nga të kremtet më të mëdha të kishës sonë: Pashkë, Krishtlindje, Epifani.

    Personi që luajti rolin më të madh në pagëzimin e Krishtit, është Pararendësi i nderuar, Joan Pagëzori, që gjendet në pikën kritike midis Dhiatës së Vjetër dhe Dhiatës së Re, që është profeti i fundit i Dhiatës së Vjetër dhe profeti i parë i Dhiatës së Re. Shën Joan Pararendësi mori Shpirtin e Shenjtë, i cili e tregoi profet, ndërkohë që ndodhej në barkun e nënës, në muajin e gjashtë të shtatzënisë. Prandaj, kur e Tërëshenjta, që sapo ishte ngjizur me fuqinë e Shpirtit të Shenjtë, përshëndeti nënën e tij, Elisabetën, atëherë, “foshnja kërceu në barkun e saj” (Lluka 1:4). Kështu, u bë profet, dhe ia transmetoi dhuntinë profetike edhe nënës së tij, kur ajo njohu nënën eZotit, siç vëren shën Grigor Palamai.

    Fjala pagëzim, siç eshpjegon shën Nikodhimi i Malit të Shenjtë, do të thotë zhytje, nga greqishtja, dhe e ka prejardhjen nga folja zhyt në ujë. Pagëzimi i Joanit, i drejtonte njerëzit në ndërgjegjësimin për mëkatet e tyre dhe parapërgatiste popullin për të pranuar pagëzimin e përsosur të Krishtit, i cili ishte Perëndi e përsosur dhe njeri i përsosur, dhe nuk kishte kryer asnjë mëkat. Atëherë, përse upagëzua? U pagëzua, thotë shën Joan Damaskinoi, që të dërrmojë krerët e dragoit në ujë. Sepse ekzistonte mendimi që demonët jetojnë në ujë. Që të lajë mëkatin dhe ta varrosë të gjithë adamin e vjetër brenda në ujë.

    Lumi Jordan mbeti i dëgjuar në histori. Sipas shën Joan Gojartit, Jordani është simboli i gjinisë njerëzore. Mbreti David, në mënyrë profetike, thotë: “Deti pa dhe iku; Jordani mbrapsh u kthye” (Psalmi 113:3). Me këtë donte të tregonte habinë e detit, ujit që shtrihej në sipërfaqe të mëdha. Kjo habi shpjegohet në uratën e shenjtërimit të ujërave që shkroi shën Sofroni episkopi i Jerusalemit: “Jordani u kthye prapa kur pa zjarrin e hyjnisë të zbresë e të hyjë në të trupërisht”. Zjarri i hyjnisë është e gjithë hyjnia brenda trupit të Krishtit që hyn në ujë.

    Dhe më e rëndësishmja, gjatë pagëzimit të Zotit, u shfaq Trinia e Shenjtë, që është qëllimi i trupëzimit hyjnor dhe pagëzimit të Krishtit. Perëndia, megjithëse ka një esencë dhe një natyrë, përbëhet nga tre persona, Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë. Kështu pra, dëgjohet zëri i Atit që dëshmon dhe siguron se ai që po hynte në Jordan në atë moment, është Biri i Tij, por edhe Shpirti i Shenjtë që qëndrontenë formë pëllumbi.

    Ajo që shikonte Pararendësi i nderuar, ishte e madhe. Kjo zbulesë dhe shfaqje e Trinisë së Shenjtë, përmendet në dy Ungjillorët e parë. Ungjillor Matheu thotë: “Ja tek u hapën qiejt” (3:16), dhe ungjillor Marku i pa të çarë qiejt (1:10). Qiejt u hapën dhe u çanë. Shpjegon shën Grigor Palamai: “Hapja e qiejve tregon se me mosbindjen e Adamit u mbyllën qiejt dhe njeriu e humbi komunikimin me Perëndinë”. Tani, me bindjen e plotë ndaj Krishtit, që sipas shën Pavlit është Adami i ri, hapen përsëri qiejt dhe njeriu mund të rifitojë komunikimin me Perëndinë. Kështu, Krishti është kreu i ri i gjinisë njerëzore. Pra ne jemi pasardhës prej mishit nga Adami, por shpirtërisht nga Adami i ri, domethënë Krishti. Kur hiri i pagëzimit të mbulohet nga mëkati, atëherë duhet patjetër të pasojë pagëzimi i pendimit dhe i lotëve. Qethja murgjërore quhet pagëzimi i dytë, sepse përbën jetën e pendimit dhe të pastrimit, nëpërmjet së cilës, njeriu arrin në lavdinë e mëparshme.

    Shën Grigori i Nisës, do të thotë në mënyrë karakteristike: “Dhe një lot kur të rrjedhë është i barabartë me pagëzimin, dhe bashkë me psherëtimat e mundimshme, risjellin hirin që u largua”. Rrjedhimisht, Krishti u pagëzua që të ruajë Ligjin dhe të sjellë hirin tek uji, tek gjithë krijesa dhe tek njeriu. Kështu pra, na jep mundësinë gjithsecilit të fitojmë hirin e birësimit, epifaninë në jetën tonë personale. Kjo shfaqje e Perëndisë përbën njohjen e Perëndisë, dhe meqenëse perëndinjohja është ngjarje ekzistenciale, ajo sjell shpëtimin.

    Shpallja e Hyjnisë në Jordan: “Perëndisë i pëlqeu” “të shpëtohet bota nëpërmjet Tij”, Jisu Krishtit (Matheu 3:17 Joani 3:17). Pasojat praktike të shpalljes janë: 1. Vetëm në emrin e Krishtit dhe nëpërmjet Tij ekziston shpëtimi. 2. Lutjet atëherë kanë vlerë, kur bëhen në emrin e Krishtit. Çfarëdo lutje tjetër ndaj Perëndisë që nuk bëhet në emrin e Krishtit është si një gur që hedh dikush lart dhe bie përsëri mbi kokën e tij. Ndërsa kur lutjet bëhen me besë tek Krishti, atëherë krahët e kësaj bese e ngrenë lutjen deri tek Froni i Perëndisë, dhe Perëndia që lartazi dërgon “çdo dhënie të mirë dhe çdo dhuratë të përsosur”. 3. Kungimi hyjnor me Trupin e shenjtë dhe Gjakun e çmuar të Krishtit, kur merret denjësisht, na lidh me Krishtin dhe na jep shpëtimin. 4. Të mos harrojmë se Krishti ndërtoi Kishën. Ne jemi gjymtyrë të trupit të Kishës, me krye Krishtin.

    * * *

    Vëllezërit e mi tëdashur më Krishtin!

    Le të jemi të bashkuarme Shpëtimtarin tonë Jisu Krisht dhe me Kishën e Tij të shenjtë. Dhe jeta jonë le të marrë hir dhe shenjtërim që të mundet Ati ynë qiellor të thotë edhe për ne: Përderisa jeni bashkë me Birin tim, meqenëse besoni tek Ai, dhe meqenëse lidheni nëpërmjet Mistereve dhe lutjes dhe i përkisni Kishës së Tij, dhe përpiqeni të arrini me hirin e Tij një shkallë shenjtërie, bëheni personat në të cilët pëlqeva të jap shpëtimin.

    U bëftë!

    Me Urime të Përzemërta dhe Bekime të Shumta:
    Mitropoliti i Beratit, Vlorës dhe Kaninës
    † IGNATI
    Berat me 06.01.2014

  13. #52
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Festa e Theofanisë së Zotit - Uji i Bekuar - 6 janar

    Foto nga festimi i kesaj feste ne mbare Shqiperine sot, 6 janar, 2015: http://www.forumishqiptar.com/thread...arë-Shqipërinë

    Krishti u pagezua ne Jordan!
    Edhe ne bashke me Te!

  14. #53
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Festa e Theofanisë së Zotit - Uji i Bekuar - 6 janar

    Uji, rëndësia dhe simbolika e tij

    Uji si substancë në formën e tij të pastër, është lëng pa shije dhe pa erë. Ai është i domosdoshëm për të gjitha format e jetës dhe njihet edhe si tretësi më i gjithanshëm. Pa të, jeta siç e njohim ne në planetin tonë, do të ishte e pamundur. Uji ka formulën kimike H2O që domethënë se një molekulë uji përbëhet nga 2 atome hidrogjen dhe një oksigjen. Uji së bashku me zjarrin, dheun dhe ajrin është një ndër katër elementët bazë që përbëjnë token. Mbi 2/3 e sipërfaqes së lëmshit tokësor janë të mbuluara me ujë të kripur 97,2% e të cilit ndodhet në pesë oqeane. Shtresa e akullt në Antarktidë përmban 90% të të gjithë ujit të ëmbël të planetit. Uji avullues atmosferik mund të shihet në formë reshjesh të dëborës e cila shkakton bardhësinë e tokës. Dhe rreth 70% e planetit tonë është e mbuluar me ujë. Po ashtu edhe bimët dhe qëniet e gjalla kanë në përbërjen e tyre rreth 55-75% ujë dhe në mënyrë të veçantë trupi i njeriut si mikrobotë është i përbërë 75% ujë, prandaj njeriu mund të rrojë jo më pak se një javë pa ujë, sepse ai është elementi bazik i ekzistencës së trupit të tij. Por kjo substancë bazike për jetën gjendet në këtë sasi të domosdoshme vetëm në planetin Tokë, i cili duke qenë i mbuluar në shumicën e tij nga uji i parë nga hapësira, merr ngjyrën blu prandaj edhe toka jonë quhet ndryshe “Planeti blu”.

    Sipas ligjeve të fizikës,me uljen e temperaturës rritet dendësia dhe kështu që ato pjesë që janë më të ftohta bëhen më të rënda. Për këtë arsye gjendjet e ngurta të lëgjeve janë më të rënda se gjendjet e tye normale të lëngëta. Uji në të kundërt të të gjitha lëngjeve tkurret deri në një rënie të caktuar temperature (+4*C) dhe më pas menjëherë në mënyrë të papritur fillon të bymehet. Kur ngrin bymehet edhe më tepër.Kjo sjellje anormale e ujit ka një rëndësi të madhe për mbijetesën e specieve, llojeve të gjallesave ujore gjatë dimrave shumë të ftohtë, kur temperatura rrotullohet rreth dhe nën zero (gradë Celsius). Falë reagimit jo të zakonshëm të ujit nën 4oC, sipërfaqet apo vëllimet e mëdha ujore rrallë ngrijnë plotësisht. Kjo ndihmohet edhe nga shtresa e akullit që vepron si izolant për të reduktuar fluksin e ngrohtësisë së ujit drejt ajrit të ftohtë që qëndron sipër. Pa këtë veçanti, jeta në planetin tonë siç e njohim ne nuk do të ishte e mundur.

    Por kushë e krijoi këtë substancë në përbërjen, sasinë dhe anomalin e tij, për të qenë elementi kryesor i nisjes, mbajtjes dhe zhvillimit të formave të jetës në tokë?
    Asgjë e krijuar nuk mund të ekzistojë nga vetvetja, ose të jetë produkt i rastësisë, siç pohojnë materialistët ateist , hipotezë që bie poshtë nga kërkimet shkencore për të gjetur jetë në planetet e tjera, të cilat e kanë të pamundur ekzistencën e saj, sepse iu mungon kombinimi i i duhur i elementëve kimik dhe një ndër to uji shumë i rëndësishëm. Prandaj edhe uji në këtë tokë ka Krijuesin e vet ashtu si thotë edhe Bibla, Fjala e Zotit: “Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën.Toka ishte pa trajtë, e zbrazët dhe errësira mbulonte sipërfaqen e humnerës; dhe Fryma e Perëndisë endej mbi sipërfaqen e ujërave.” (Zan 1:1-2)
    Sipas shën Vasilit të madh (330- 379) në librin e tij (Gjashtë ditëshi i krijimit), fjala hebraike “endej”për Frymën do të thotë në mënyrë metaforike; “ashtu si pula “kllocka” që i ngroh vezët duke i prekur me butësi në krahët e saj kështu dhe Fryma e Shenjtë endej mbi ujëra dhe gjallëronte për të nxjerrë jetë”. Ai vazhdon dhe sqaron: “ Natyra e parë e ujit ishte derdhur përreth tokës dhe nuk ishte në një masë me atë, por jashtëzakonisht më shumë sepse kështu e parashikoi Mjeshtri (Zoti)... për çfarë nevoje uji ishte kaq i bollshëm? Sepse zjarri dhe uji janë armiq ndërmjet tyre dhe njëri prish tjetrin, zjarri prish ujin kur është më i fortë dhe uji prish zjarrin kur e tejkalon atë në sasi. Por s’duhej të ngriheshin njëri kundër tjetrit as me zhdukjen e plotë të njërit nga të dy që të shkaktohej shpërndarja e gjithësisë. Duke u kujdesur për natyrën e elementit të ujit, Perëndia e depozitoi të gjithë që të mjaftonte deri në kufijtë e caktuar të ekzistencës së botës duke u harxhuar pak nga pak nga forca e zjarrit. Ai pra i cili i rregulloi të gjitha me masa dhe nivele, që sipas Jobit: “i ka numëruar të gjitha pikat e shiut” (Jobi 36:27) e dinte se sa kohë i dha botës për të ekzistuar dhe sa ujë për t’u harxhuar duhet të rezervojë për zjarrin.”

    Ky koment i shën Vasilit, për natyrën dhe sasinë e ujit në konflikt të hapur me zjarrin në brendësi të tokës, është vërtetuar sot nga zbulimet shkencore të pllakave tektonike kontinentale në fundet e oqeaneve, ku përditë uji dhe zjarri luftojnë me njëri-tjetrin, se kush do fitoj në fund të botës .

    Pra Perëndia që ka krijuar ujin i cili gjendet si substancë e pastër në tre trajta të ndryshme të lëngët, të ngurtë, të gaztë, është edhe zotëruesi i ujërave siç thuhet: “Ai ndërton mbi ujërat dhomat e tij të larta, i bën retë si qerren e tij dhe ecën mbi krahët e erës...Ti u vure ujërave një kufi që nuk duhet ta kapërcenin; ato nuk do të kthehen më të mbulojnë tokën. Ai bën që të dalin burime në luginat; ato rrjedhin midis maleve dhe u japin për të pirë tërë kafshëve të fushës; gomarët e egër shuajnë etjen e tyre.”(Ps. 104: 3:9-11). Perëndia me anë të providences së Tij i mban ose i lëshon ujrat në dobi të tokës, bimëve, kafshëve dhe në mënyrë të veçantë njeriut. Ashtu siç thuhet përsëri në Bibël; “...do të ndodhë që unë do t`i jap vendit tuaj shiun në kohën e duhur, shiun e parë dhe shiun e fundit, që ti të mbledhësh grurin, verën dhe vajin tënd; dhe do të bëj që të rritet edhe bari në fushat e tua për bagëtinë tënde, dhe ti do të hash dhe do të ngopesh” (LIP 11:14-15)

    Kështu pra uji i bollshëm është pasoja dhe shenja treguese e bekimeve të Zotit ndaj atyre që i shërbejnë me besnikëri dhe e kundërta thatësira,mungesa e ujit, është pasojë e mallkimit hyjnor ndaj të pabesëve, ashtu siç e profetizon Ezekeli: Perëndia më tha: "Bir njeriu, unë do të bëj të mungojë baza e bukës në Jeruzalem; ata do ta hanë bukën me peshë dhe në hidhërim dhe do të pijnë ujin e racionuar në tmerr, sepse do t’u mungojë buka dhe uji dhe do të shikojnë njeri-tjetrin të tmerruar, duke u shkrirë në paudhësinë e tyre" (Ezek 4:16-17).

    Sipas Biblës në ditën e pestë të krijimit Perëndia nëpërmjet ujit krijoi gjallesat e para; “Pastaj Perëndia tha: -Të mbushen ujërat nga një numër i madh qeniesh të gjalla... Kështu Perëndia krijoi kafshët e mëdha ujore dhe të gjitha gjallesat që lëvizin dhe që mbushin ujërat, secili simbas llojit të vet...Të jeni të frytshëm, shumëzoni dhe mbushni ujërat e deteve ... “kështu erdhi mbrëmja dhe pastaj mëngjesi: dita e pestë” (Zan. 1:20-23). Kjo tregon se uji nuk krijoi nga vetvetja qenie të gjalla, ky një interpretim i gabuar nga teoria e evulucionit të Darvinit shek. XVIII, por u përdor me urdhërin e Perëndisë si një element i jetës, prandaj siç thamë në fillim uji ndodhet me shumicë te çdo qenie e gjallë. Uji është edhe një banesë për shumë qenie të gjalla, një botë ujore akoma e paeksploruar e gjitha edhe fsheh brënda shumë mistere dhe qenie të panjohura. Kështu ujërat habitati i qenieve ujore, janë furnizuese me produkt ushqimor shumë i nevojshëm për njerëzit,kjo vërtetë e shprehur në mënyrë poetike tek psalmi “ Ja deti, i madh dhe i gjërë, ku gëlojnë krijesa të panumërta” (Psal 104;25)

    Përveçse ujërat janë shkak bekimi jete dhe sigurim ushqimi, ato mund të kthehen në element mallkimi dhe shkatërimi për mëkatarët dhe botën e mëkatit, ashtu siç na tregon Bibla për shkatërrimin që i erdhi njerëzimit dhe qytetërimit të tij në kohën e Noes: “Kështu Zoti tha: "Unë do të shfaros nga faqja e dheut njeriun që kam krijuar, duke filluar nga njeriu deri te kafshët, te rrëshqanorët, te zogjtë e qiellit, sepse pendohem që i kam krijuar". Por Noeu gjeti hir në sytë e Zotit...Në fund të shtatë ditëve, ujërat e përmbytjes mbuluan tokën... Kështu u shuan të gjitha llojet e mishit që lëviznin mbi tokë: zogjtë, bagëtia, bishat, rrëshqanorët e çdo lloji që zvarriteshin mbi tokë dhe tërë njerëzit.”(Zan. 6; 7-10: 7;21)

    Disa shkencëtarë ateistë të gjeologjisë modern, na thonë se kurrë nuk ka pasur një përmbytje mbarë botërore siç e përshkruan Bibla, ata përpiqen të thonë se dëshmia kaq e madhe e fosileve të vendosur në shtresa shkëmbore sedimentare për gjatë gjithë sipërfaqes së tokës, mund të shpjegohet shumë mirë prej miliona vjetësh proçesesh gjeologjike, megjithatë vitet e fundit po vërtetohet se këto shtresa shkëmbore sedimentare me fosile të shumëllojshme të kafshëve janë formuar nga katastrofa të mëdha të menjëhershme, përgjatë historisë së tokës, të cilat i dhanë asaj formën që ka dhe një ndër ato është ajo që thotë Bibla, në lidhje me përmbytjen globale të kohës së Noes.

    Uji i turbullt dhe i vrullshëm ka edhe simbolikën shkatërruese të të ligut,demonëve, që me turbullimin dhe tundimet e tyre të përhershëm vërsulen papritmas si ujra të rrëmbyeshëm mbi njeriun besimtar, siç thotë psalmist;“Shtrije dorën tënde nga lart, më shpëto dhe më çliro nga ujërat e mëdha dhe nga dora e të huajve...” (Psal 144:7). Në të tilla situata tundimesh dhe mundimesh duhet ndërhyrja e Perëndisë që të mbrojë të drejtin nga këto dallgë shkatërruese: “...edhe sikur ujërat e mëdha të vërshojnë, ato nuk do të arrijnë deri tek ai. (Psal 32:6). Edhe profetët e shikonin vërshimin shkretues të lumenjve të mëdhenj si “fuqinë” e perandorive që do të fundoste dhe shkatërronin popujt e vegjël, fuqia e Asiris krahasohet me Eufratin: “Prandaj ja, Zoti do të bëjë që mbi ta të vërshojnë ujërat e lumit, të fuqishme dhe të bollshme, domethënë mbreti i Asirisë dhe tërë lavdia e tij (Isaia 8:7). Po ashtu perandoria e Egjiptit krahasohet me atë të Nilit: “Kush është ai që ngjitet si Nili, dhe ujërat e të cilit fryhen si ato të lumenjve? (Jer. 46:7)Ujërat u bënë simbol ndarës ndërmjet popullit të Zotit (Izraelit) dhe atë idhujtar (Egjipti), kur ebrejntë të udhëhequr nga Mojsiu, kaluan në këmbë detin e kuq dhe kështu shpëtuan nga skllavëria e faraonit (Eks 14:31) Uji përveçse është edhe një pastrues shumë i duhur i fizikut, ushqimeve dhe orendive, është përdorur nga njeriu edhe si një mjet pastrimi ritual dhe simbol i pastërtisë morale: “Unë i laj duart e mia në çiltërsi dhe i shkoj rrotull altarit tënd, o Zot” (Ps.26:6) Uji është përshkruar dhe si një element simbolik i pastrimit të Perëndisë që lan mëkatarin duke i falur fajet: “Më pastro me hisop dhe do të jem i pastruar; më laj dhe do të jem më i bardhë se bora. (Ps. 51:7) Në Dhjatën e Vjetër rituali hebre parashikonte pastrime të shumta me ujë, këto pastrime të ndryshme të trupit dhe sendeve, do të tregonin pastrimin e brendshëm të “zemrës” e nevojshme për atë që donte t’i afrohej Perëndisë, tri here i shenjtë.

    Por megjithë këto simbolika pastrimi me anë të ujit, ai nuk mund ta pastronte botën e brendshme, shpirtin e mëkatarit, sepse uji thjesht si element fizik mund të pastrojë trupa fizikë dhe jo shpirtin njerëzor, që është një qenie jofizike.

    Emri:  kryqi_uji_bekuar.jpg

Shikime: 399

Madhësia:  36.6 KB

    Uji e mori këtë fuqi pastruese kur Krishti, Biri dhe Fjala e Perëndisë, me anë të cilit u krijuan të gjitha të dukshmet edhe të padukshmet edhe vet natyra dhe sasia e ujërave, erdhi në tokë i bërë edhe Biri Njeriut midis njerëzve dhe kur mbushi moshën 30 vjeçare u shfaq mbi ujërat e lumit Jordan, që të pagëzohet nga Joani Pararendësi dhe Pagëzor, siç na njofton ungjilli: “Atëherë erdhi Jezusi nga Galileja në Jordan te Joani për t`u pagëzuar prej tij... Dhe Jezusi, sapo u pagëzua, doli nga uji; dhe ja, qiejtë u hapën, dhe ai pa Frymën e Perëndisë duke zbritur si një pëllumb e duke ardhur mbi të; dhe ja një zë nga qielli që tha: ``Ky është Biri im i dashur, në të cilin jam kënaqur.”(Mt. 3: 13-16-17)

    Krishti si Bir i Perënidsë dhe Bir i njeriut, zhytet (pagëzohet) në lumin Jordan jo se ishte mëkatar si të tjerët që pagëzoheshin si shenjë pendimi, mbasi rrëfenin mëkatet publikisht, por Ai me vetëzbrazjen dhe përulësinë e skajshme, e njësoi veten me mëkatarët dhe duke qenë i pafaj mori mbi vete fajet e njerëzve që t’i shlyente, shpagonte ato me vdekjen e Tij vullnetare në kryq, “...sepse është gjaku që bën shlyerjen e fajit për jetën.” (Lev 17:11) Prandaj dhe Joan Pagëzori mbasi e pagëzoj Krishtin tha: “Ja qengji i Perëndisë që shlyen mëkatet e botës.”(Joani 1:29) Vetë pagëzimi i Krishtit është një ikonë, një paratregim i kësaj vdekje vullnetare kur ai të mbushte moshën 33 vjeç, sepse uji përveç simbolit të jetës siç thamë ka simbolin edhe të vdekjes. Me pagëzimin e Krishtit vdekja e njeriut që e ka fuqinë tek mëkati asgjësohet me vet vdekjen e Krishtit ashtu siç themi në Pashkë;“ Krishti u ngjallë së vdekurish,me vdekje, vdekjen shkeli dhe të varosurve jetën ju fali” (Tropari i ngjalljes). Tashmë ujërat të bashkuara me Shpirtin e Zotit i Cili zbret si pëllumb mbi Krishtin, që pagëzohet në Jordan, bëhen mjetë pastrimi të shpirtit të mëkatarit nëpërmjet faljes dhe rilindjes të një jete të re në Zotin dhe pjesëtar i i Kishës, Mbretërisë së Perëndisë . Prandaj dhe Krishti i urdhëron apostujt e tij të pagëzojnë për ndjesën e mëkateve çdo njeri që beson, duke ju thënë: “ai që beson dhe është pagëzuar do të jetë i shpëtuar“(Mk. 16:16)

    Mënyrë tjetër për t’u falur mëkatet,për t’u pajtuar me Perëndinë e shenjtë dhe për ti shpëtuar ferrit vdekjes së dytë, nuk ka.Prandaj dhe apostulli i kombeve Pavli thotë: “Po a nuk e dini se ne të gjithë që u pagëzuam në Jezu Krishtin, u pagëzuam në vdekjen e tij?Ne, pra, u varrosëm me të me anë të pagëzimit në vdekje, që, ashtu si Krishti u ringjall prej së vdekurish me anë të lavdisë së Atit, kështu edhe ne gjithashtu të ecim në risinë e jetës.Sepse, nëse u bashkuam me Krishtin në një vdekje të ngjashme me të tijën, do të jemi edhe e ringjalljes së tij,”(Rom 6:3-5)

    Krishti u pagëzua në lumin Jordan edhe për të shenjtëruar ujrat që përfaqsojnë krijesën, që të shkatërroj foletë e demonëve të cilët banojnë në ujëra siç thuhet tek psalmi : “Ja deti i madh dhe i gjerë.. atje është dragoi që krijove për të luajtur në të” (Ps. 103..) “Ti dërmove krerët e dragojnve mbi ujin.” (Ps 73) Demonët me anë të ujit të molepsur nga energjitë e tyre negative, ndyrësojnë gjithë krijesën dhe i japin asaj korruptim ,shkatërrim dhe vdekje, ndryshe nga ajo që e krijoi Perëndia në fillim të mire dhe plotë jetë. Kjo e vërtetë shprehet shumë qartë në lutjen që bënë Kisha Orthodhokse në ditën e bekimit të madh të ujit në 6 janar: “Perëndia ynë që u duke mbi dhe, dhe u shoqërove me njerëzit, ti shenjtërove dhe rrjedhjet e Jordanit duke dërguar prej qiellit Shpirtin tënd të shenjtë dhe dërrmove krerët e dragonjve që molepsnin atje”. Kjo lutje që bën përpara Zotit, kleri orthodhoks bëhet realitet kur në ujërat hidhet kryqi, simbol i Krishtit dhe në atë moment ujërat shenjtërohen, ato nuk prishen më dhe mbeten në këtë gjendje gjithmonë, sepse Hiri i Shpirtit të Shenjtë qëndron tashmë në ujë duke i energjisuar me Hirin e jetës të përjetëshme, ashtu siç ishte në fillim të botës ku “Shpirti i Shenjtë vërtitej mbi ujëra” (Zan. 1:2).

    Ky është argumenti më i fortë dhe i pakundërshtueshëm i besimit orthodhoks (I drejtë), se me Krishtin dhe në Krishtin dhe me anë të ujit dhe Shpirtit të Shenjtë, Perëndia At, jo vetëm i fal mëkatet e njerëzve dhe u jep atyre një jet të re nëpërmjet misterit të Pagëzimit dhe Mirosjes (vulosja me Shpirtin e Shenjtë), por do t’i ringjallë edhe trupat e tyre për jetë të përjetshme, së bashku me të gjithë krijesën që u vu në urdhër të kotësisë jo për faj të saj dhe pret të lirohet nga robëria e prishjes, e të shkojë në lirinë e lavdisë së bijve të Perëndisë në krijimin e ri, ashtu siç na thuhet në Zbulesën: “Dhe pashë një qiell të ri dhe një dhe të ri; sepse qielli i parë dhe dheu i parë kishin shkuar, dhe deti nuk ishte më” (Zb. 21:1..) “...dhe vdekja nuk do të jetë më; as brengë, as klithma, as mundim, sepse gjërat e mëparshme shkuan. Dhe ai që rrinte mbi fron tha: “Ja, unë i bëj të gjitha gjërat të reja. Dhe më tha: Shkruaj, sepse këto fjalë janë të vërteta dhe besnike” (Zb. 21:4-5)

    Gjithë këtë mister të fuqisë dhe mirësisë së Perëndisë për rilindjen e njeriut dhe krijesës në Krishtin për jetë të përjetshme, ne të krishterët orthodhoks kemi privilegjin nga Zoti, që ta kemi, që në këtë jetë, për ta parë, prekur, ndjerë edhe shijuar në ditën e bekimit të madhë të ujit, i cili shenjtërohet vetëm prej klerikëve të Kishës Orthodhokse, të cilët në këtë ditë njëzëri në çdo vënd përpara ujrave luten: “Ti o mbret njeridashës eja dhe tani me përmbindodhjen e Shpirtit të Shenjtë dhe shenjtëroje këtë ujë. Dhe jepi Hirin e shpërblimit, bekimin e Jordanit; bëje burim paprishjeje, dhuratë shenjtërimi, zgjidhje mëkatesh, largim sëmundjesh, rrëmujë për demonët të paafruar për fuqinë kundërshtare, të rrafshuar në fuqi engjëllore. Që gjithë sa marrin dhe pjesëtojnë prej saj ta kenë përfaqësim shpirtërash dhe trupash, për shërim sëmundjesh, për bekim shpirtërash dhe për çdo fitim të dobishëm. Se ti je Perëndia ynë që çlirove natyrën tonë të vjetëruar prej mëkatit me anë të ujit dhe Shpirtit.” Këtë ujë të bekuar e marim në shtëpi edhe bekojmë veten, shtëpitë, çdo orendi, objekt dhe e mbajmë me respekt fetar për gjithë vitin për shejntërim, si një prove besimi për vete, por edhe për heretikët, gnostikët, ateistët.

    Kështu në këtë ditë të shenjtë, përmbushet qëllimi rëndësia dhe simbolika e ujit, i cili në këtë botë si substancë fizike, bëhet ikona e hirit të padukshëm të Perëndisë, që me anë të ujit dhe të Shpirtit i rilind, i pastron, i shenjtëron dhe i ndriçon njerëzit besimtarë në Krishtin, sëbashku me krijesën. Ky Hir do të jetë i dukshëm në Krijimin e Ri dhe do të bëhet burim jete të përjetshme për besimtarët e pagëzuar në emrin e Atit të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë, ashtu siç thotë përsëri Zbulesa: “Dhe më tregoi lumin e pastër të Ujit të Jetës, të kthjellët si kristali, që dilte nga froni i Perëndisë dhe i Qengjit. Në mes të sheshit të qytetit, këtej e andej lumit, ishte druri i jetës që jep dymbëdhjetë fruta, dhe që nxjerr frutin e saj në çdo muaj; dhe gjethet e drurit janë për shërim të kombeve.” (Zb. 22:1-2).

    * * * * *

    Nga Miron Çako, Përgjegjës i Zyrës së Katekizmit, KOASH
    Botuar online në gazetën "Tirana Observer" & “Balkanweb online” dt. 05.01.2017

  15. #54
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Festa e Theofanisë së Zotit - Uji i Bekuar - 6 janar

    Foto dhe video nga festimi i kesaj feste te madhe ne mbare Shqiperine ne vitin 2017:

    http://www.forumishqiptar.com/thread...ë-mbarë-vendin

  16. #55
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Festa e Theofanisë së Zotit - Uji i Bekuar - 6 janar

    Emri:  2167592729_a5fe59317b.jpg

Shikime: 129

Madhësia:  48.8 KB

    Gezuar e per shume vjet kete dite te bekuar!

    Albo

  17. #56
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Festa e Theofanisë së Zotit - Uji i Bekuar - 6 janar


  18. #57
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Festa e Theofanisë së Zotit - Uji i Bekuar - 6 janar


Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Wehhabizmi sipas Ehl-i Sunnetit
    Nga Bani gjk në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 22-10-2009, 12:28
  2. Njerëzimi është bekuar me intelekt dhe prirje natyrore ndaj së vërtetës
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-02-2009, 10:07
  3. Dita e Ujit te Bekuar (6 janar)
    Nga Kanan në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-01-2009, 20:02
  4. Shërbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  5. Dita e Ujit të Bekuar
    Nga Brari në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-02-2006, 12:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •