Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 57
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Gezuar Festen e Theofanise se Perendise Triun, Ujit te Bekuar!

    Albo

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Festohet dita e Ujit te bekuar ne te gjithe Shqiperine.

    Tiranë, Festimi i Theofanisë - Ujit të bekuar në Katedralen e re “ Ngjallja e Krishtit”

    Atmosfera festive e Theofanisë, Ujit të Bekuar, në Tiranë u ndje edhe më e veçantë këtë vit 2013, pasi u kremtua në Katedralen e re “Ngjallja e Krishtit”. Qindra besimtarë e mbushën atë që në mëngjes, por siç ndodh në të kremtet e mëdha, me kalimin e kohës ata u bënë mijëra. Por mjediset madhështore të katedrales e përballuan pa problem.

    Liturgjia Hyjnore u krye nga Kryepiskopi Anastas, i ndihmuar nga Episkopi i Amantias Nathanaili dha ai i Bylisit, Asti dhe klerikë të tjerë.Pas Liturgjisë Hyjnore u krye Shërbesa e Bekimit të Ujit, para së cilës Fortlumturia e Tij Anastas iu drejtua besimtarëve për t’iu shpjeguar se si do të zhvillohej ajo në katedralen e re dhe më pas u foli shkurt mbi kuptimin e kësaj dite të madhe, kur e gjithë krijesa nderohet e ripërtërihet dhe bota merr dritë të re. Shërbesa u krye brenda katedrales, për t’u mbyllur jashtë saj, me bekimin e ujit dhe hedhjen e tij në cisternat, nga të cilat për gjatë gjithë ditës mijëra e mijëra besimtarë mbushën ujë për të bekuar familjet dhe shtëpitë e tyre.
    https://lh6.googleusercontent.com/-1...tekst%2520.jpg
    https://lh3.googleusercontent.com/-N...2zg/s640/2.JPG
    https://lh6.googleusercontent.com/-y...snY/s640/4.JPG
    https://lh5.googleusercontent.com/-R...pBc/s640/3.JPG
    https://lh6.googleusercontent.com/-u...4/s720/6.2.jpg
    https://lh5.googleusercontent.com/-p...8/s720/6.1.jpg
    https://lh6.googleusercontent.com/-Z...0k4/s640/5.JPG
    https://lh3.googleusercontent.com/-K...OOk/s640/6.JPG
    https://lh6.googleusercontent.com/-M...Kbw/s640/7.JPG

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Festohet dita e Ujit te bekuar ne te gjithe Shqiperine.

    Durrës, Theofania - Uji i Bekuar, 2013

    U fanese me lavdi, në tërë botën edhe drita jote sot na u shënua me çudi, pra të himnojmë me kuptim. Erdhe u duke, o Dritë, e paafrueshme.

    Me këto fjalë të shkurtores të festës së Theofanisë kuptojmë rëndësinë dhe madhështinë e ditës së sotme. Pikërisht sot, më datë 6 janar e gjithë bota orthodhokse, por jo vetëm, kremton Pagëzimin e Zotit tonë Jisu Krisht në ujërat e lumit Jordan.
    Kremtimet për këtë ditë të shënuar nisën që në orët e para të mëngjesit në katedralen "Apostull Pavli & Shën Asti" të Durrësit. Liturgjia Hyjnore u drejtua nga Episkopi i Apollonisë, hirësia e tij Imzot Nikolla. Më pas u krye shërbesa e Bekimit të Madh të Ujit.
    Në mbarim të kësaj shërbese, klerikët, kori i Akademisë Teologjike "Ngjallja e Krishtit" dhe gjithë populli besimtar të shoqëruar nga tingujt e instrumenteve muzikore të bandës frymore të qytetit, kryen procesionin e hedhjes së Kryqit të Nderuar në det. Kështu qindra besimtarë u drejtuan në ambientet e Portit Detar të Durrësit për të marrë pjesë në këtë ceremoni. I pranishëm ishte edhe Kryetari i Bashkisë së qytetit z. Vangjush Dako, i cili dha urimet e tij të përzemërta në këtë ditë të bekuar.
    Pasi u bë bekimi i ujërave, Imzot Nikolla hodhi kryqin në det. Katër djem të rinj të zellshëm, të cilët sfiduan temperaturat e ulëta, u hodhën për të kapur kryqin. Më i shkathëti u tregua anëtari i Rinisë Orthodhokse të Durrësit, 22-vjeçari, Kristi (Klajdi) Beta, student në degën Komunikim-Dizajn në Universitetin Evropian të Tiranës. Pasi doli nga uji të gjithë të pranishmit e përgëzuan dhe iu falën kryqit që mbante në duar.
    Në organizimin e kësaj feste kontribuojnë jo vetëm besimtarët e Kishës, por të gjitha instancat shtetërore të dikastereve përkatëse si Bashkia e qytetit, Policia Rrugore, Autoriteti Portual, Kapiteneria e Portit, Shërbimet mjekësore, duke e shndërruar në një festë tradicionale dhe gjithëpërfshirëse për qytetin tonë. I falënderojmë dhe shprehim mirënjohjen tonë si komunitet këtyre institucioneve.
    Tërë populli, pa dallim feje, mori Ujin e Bekuar për ta pirë dhe për të spërkatur shtëpitë me besimin dhe shpresën për të pasur një vit të mbarë dhe të bekuar nga Zoti. Ashtu siç bekohen të gjitha ujërat, le të bekohet edhe jeta e secilit prej nesh. E kremtja e sotme na kujton jo vetëm Pagëzimin e Krishtit, por edhe pagëzimin tonë. Sot, më shumë se kurrë, të gjithë besimtarët e pagëzuar ose jo, duhet të mendojnë për Pagëzimin dhe rëndësinë që ka ky mister në jetën e gjithsecilit. Ai është fillimi i udhëtimit tonë drejt Pastrimit, Ndriçimit dhe Shenjtërimit. Le ta kuptojmë këtë dhe të afrohemi sa më shumë me Perëndinë!
    https://lh6.googleusercontent.com/-p...F5c/s720/4.JPG
    https://lh6.googleusercontent.com/-1...%2520tekst.JPG
    https://lh6.googleusercontent.com/-7...Ty4/s720/1.JPG
    https://lh3.googleusercontent.com/-j...V_c/s720/2.JPG
    https://lh4.googleusercontent.com/-E...rKc/s512/3.JPG
    https://lh6.googleusercontent.com/-8...d9I/s720/5.JPG
    https://lh6.googleusercontent.com/-p...KXI/s720/6.JPG

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Festa e Theofanisë - Uji i Bekuar - 6 janar

    Gezuar Festen e Ujit te Bekuar gjithe besimtareve orthodhokse.

    Prifti: Krishtu u pagezua ne lumin Jordan!
    Besimtari: Edhe ne bashke me Te!

    Kjo eshte dita qe besimtaret festojne Pagezimin e Krishtit ne lumin Jordan nga Joan Pagezori. Besimtaret e njohin si Dita e Ujit te Bekuar, pasi pagezimi i Krishtit, pastroi gjithe krijesen nga mekati. Besimtaret marrin ujin e bekuar nga Kisha dhe me te bekojne gjithcka, shtepine, gjene e gjalle, pemet. Me ujin e bekuar lagim nje robe te paster dhe pastrojme ikonat qe mbajme ne shtepi. Me pas roba lihet te thahet e digjet. Ne kete dite te bekuar shume nga femijet ne Kishe pagezohen. Eshte dita me e mire e kalendarit orthodhoks per tu pagezuar, eshte dita kur Vete Zoti yne Krisht u pagezua.

    Kjo eshte dita qe Kisha Orthodhokse ne Shqiperi mban edhe nje tradite te vecante, qe nuk e gjejme ne asnje popull tjeter orthodhoks. Diten e ankandit te ikonave. Ne fund te liturgjise se shenjte, pas sherbeses se bekimit te ujit, besimtaret mblidhen dhe marrin pjese ne nje ankand ikonash. Gjithe ikonat e shenjtoreve te Kishes dalin ne ankand ku besimtaret vihen ne gare se kush ofron me shume leke per ikonen e shenjtorit te tij. Ai qe fiton e merr ikonen ne shtepi per tere vitin dhe e rikthen perseri ne Kishe ne fund te vitit. Leket e ankandit shkojne per te ndihmuar Kishen e nevojat e saj. Kjo tradite e ka zanafillen ne historine e 500 vjeteve te pushtimit osman te Shqiperise. Bej dhe agallare do te vini ne Kishe e do te merrnin me force ikonat e Kishes te cilat besimtaret orthodhokse i nderonin, dhe besimtaret qe t'i merrnin mbrapsht, duhet t'i paguanin beut nje shume te caktuar.

    Sot eshte dita qe Kryqi i Shenjte hidhet ne lumenjte e liqenet e Shqiperise, per te bekuar ujrat e tyre. Besimtaret hidhen ne uje qe ta kapin. Ai person qe e kap merr bekimin e priftit dhe te Perendise dhe do te kete nje vit te mbare. Interesante ne Shqiperi eshte se ne kete veprimtari marrin pjese jo vetem femijet e burrat e krishtere, por edhe muslimanet.

    Gezuar e per shume vjet.
    Albo

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Festa e Theofanisë - Uji i Bekuar - 6 janar

    Dita e ujit te bekuar-Theofania eshte festuar me madheshti edhe ne Korce.Kete vit ndryshe nga vitet e tjera ceremonia eshte kryer ne shatervanin ne lulishten "Vangjush Mio" per shkak se shatervani prane katedrales sipas Masterplanit te qendres se Korces eshte prishur.Perpara ceremonise se hedhjes se kryqit eshte mbajtur ne katedrale mesha hyjnore e cila eshte drejtuar nga Mitropoliti i Korces,Hiresia e Tij Joani dhe ne perfundim te saj sipas tradites eshte mbajtur dhe ankandi i ikonave dhe kryqit ku kete vit ka pasur nje pjesmarje teper te kenaqshme.Ikonat dhe kryqi do te mbahen ne shtepite e besimtareve per 40 dite dhe me pas ato do te rikthehen ne kishe,ato merren si nje ndihme per kishen dhe per mbaresi ne shtepite e tyre.Moti i mire ka bere qe kjo dite te festohen më me madheshti se kurdo here tjeter.


  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Festa e Theofanisë - Uji i Bekuar - 6 janar

    Ceremonia e hedhjes se kryqit ne shatervan.


  7. #27
    i/e regjistruar Maska e C.Jack Sparrow
    Anëtarësuar
    07-12-2012
    Vendndodhja
    Everywhere
    Postime
    199

    Për: Festa e Theofanisë - Uji i Bekuar - 6 janar

    Paqe te gjitheveeeeeeeeee !!!!!!!!!

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Festa e Theofanisë së Zotit - Uji i Bekuar - 6 janar

    Sot ishte Vigjilja e Theofanise

    Disa foto nga kremtimi ne Tirane:

    Emri:  1557629_718895778121052_1090021024_n.jpg

Shikime: 565

Madhësia:  112.6 KB

    Emri:  1509131_718897431454220_1242894079_n.jpg

Shikime: 538

Madhësia:  71.4 KB

    FOTO TE SHUMTA,TEK LINKU ME POSHTE:

    https://www.facebook.com/media/set/?...5924012&type=3
    Ndryshuar për herë të fundit nga Archon : 05-01-2014 më 14:27

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Festa e Theofanisë së Zotit - Uji i Bekuar - 6 janar

    Uji i Bekuar (Epifania ose Theofania)

    6 Janari është festa e Ujit të Bekuar (Epifania). Fillimisht ishte vetëm një festë e "shfaqjes së Perëndisë" në botë, në formë njerëzore. Ajo përfshinte kremtimin e Lindjes së Krishtit, adhurimin e Magëve dhe gjithë ngjarjet e fëmijërisë, si rrethprerjen dhe paraqitjen në Tempull, si edhe pagëzimin prej Joanit në Jordan. Nuk ka dyshim, që kjo festë, si edhe Pashka dhe Rushajet, u kuptua si përmbushja e një feste të mëparshme judaike, në këtë rast, Festa e Dritave. Epifaní do të thotë shfaqje e sipërme. Festa quhet shpesh, sikurse është në librat e shërbesave orthodhokse, Theofaní, që do të thotë shfaqje e Perëndisë.
    Theksi në këtë festë është në shfaqjen e Jisuit, si Mesia njerëzor i Izraelit dhe Bir hyjnor i Perëndisë, Njëri nga Trinia e Shenjtë me Atin dhe Shpirtin e Shenjtë.
    Kështu, në pagëzimin prej Joanit në Jordan, Jisui e identifikoi vetveten me mëkatarët, si "Qengji që ngre mëkatin e botës" (Joani 1:29), i "Dashuri" i Atit, detyra mesianike e të cilit është t’i çlirojë njerëzit prej mëkateve të tyre (Lluka 3:21; Marku 1:35). Dhe Ai është zbuluar si Njëri prej Trinisë së Shenjtë, i dëshmuar nga zëri i Atit dhe prej Shpirtit në formën e pëllumbit.
    Kjo është epifania qendrore, që lavdërohet në himnin kryesor të festës: “Kur pagëzoheshe në Jordanin, o Zot, për ne, ahere falja e Trinisë së Shenjtë kudo u shfaq, se zëri i Atit po na dëshmonte për Ty faqeza dhe Bir të dashur të tij po të quante, edhe Shpirti i Shenjtë si një pëllumb, vërtetonte çdo fjalë me siguri. O Krisht Perëndi, që u shfaqe dhe ndriçove botën, lavdi më Ty!” (Përlëshorja).
    “U Shfaqe me lavdi, në tërë botën, edhe Drita Jote ndriçoi mbi ne sot, pra, të himnojmë me kuptim: Erdhe dhe zbulove vetveten, O Dritë e Paafruarshme” (Shkurtorja).
    Shërbesat e Epifanisë janë renditur njësoj si ato të Krishtlindjes, ndonëse historikisht është e sigurtë se ato të Krishtlindjes imituan ato të Epifanisë, meqenëse u themeluan më vonë. Përsëri kemi Orët Mbretërore dhe Meshën e Shën Vasilit, të kremtuar së bashku me Mbrëmësoren në vigjiljen e festës. Profecitë e Epifanisë përsërisin se “Perëndia është me ne” nga Isaia dhe theksojnë parashikimin e ardhjes së Mesias, si edhe të pararendësit të tij Joan Pagëzorit: “Zëri i njërit që bërtet në shkretëtirë: Përgatisni udhën e Zotit, drejtoni shtigjet e tij! Çdo luginë të jetë e mbushur dhe çdo mal e kodër të jetë sheshuar; të shtrëmbërat të drejtohen dhe rrugët e ashpra të sheshohen dhe çdo mish të shohë shpëtimin e Perëndisë” (Isaia 40:3-5; Lluka 3:4-6).
    Përsëri, në fillimin e Meshës Hyjnore të festës, këndohen psalme të veçantë dhe rreshtat pagëzimore të Galatianëve 3:27 zëvendësojnë Himnin Trishenjtor. Këndimet nga Ungjilli në shërbesat e Epifanisë tregojnë pagëzimin e Zotit prej Joanit në lumin e Jordanit. Apostulli i kënduar në Meshën Hyjnore tregon se çfarë solli shfaqja e Zotit, e cila është epifania hyjnore “Sepse hiri shpëtimtar i Perëndisë iu shfaq tërë njerëzve dhe na mëson të mohojmë pabesinë dhe lakminë e botës, sepse ne rrojmë me urtësi, me drejtësi dhe me perëndishmëri në këtë jetë, duke pritur shpresën e lumur dhe të shfaqurit e lavdisë të të madhit Perëndi dhe të Shpëtimtarit tonë Jisu Krisht, i cili e dha veten për ne, për të na shpërblyer nga çdo paudhësi dhe për të na pastruar për veten e tij si një popull të veçantë e të zellshëm në vepra të mira” (Titi 2:11-14).
    Tipari kryesor i festës së Epifanisë është Bekimi i Madh i Ujit. Ai kryhet dy herë, në vigjiljen e Epifanisë, mbas Meshës së Shën Vasilit dhe mbas Meshës së vetë ditës.
    Shërbesa fillon me këndimin e himneve të veçanta dhe me temjanisjen e ujit, që është vendosur në mes të kishës*. I rrethuar me lule dhe me qirinj, ky ujë qëndron për botën e mrekullueshme të krijimit fillestar të Perëndisë dhe për lavdërimin e fundit nëpërmjet Krishtit në Mbretërinë e Perëndisë.
    Shpesh herë shërbesa kryhet jashtë kishës, në një vend ku uji rrjedh natyrshëm. “Zëri i Zotit po thërret mbi ujërat e thotë: Ejani të gjithë, merrni Shpirtin e urtësisë, Shpirtin e kuptimit dhe Shpirtin e frikës së Perëndisë, Zotit Jisu Krisht, që u shfaq në Jordan. Sot bekohet natyra e ujrave, sot Jordani po hapet në dysh dhe valët e tij po qëndrojnë, duke parë Zotin të pagëzohet. Si njeri erdhe në lumë, o Mbreti ynë Jisu Krisht, edhe kërkon të pagëzohesh si shërbëtor për mëkatet tona, nga dora e Profetit (Joan), O Njeridashës” (Himne të Bekimit të Madh të Ujit).
    Pastaj janë tre këndime nga Profecia e Isaisë, të cilat flasin për kohën mesianike: “Shkretëtira dhe dheu i thatë do të gëzohen, vetmia do të ngazëllohet dhe do të lulëzojë si trëndafili, le të lulëzojë me bollëk, le të gëzohet gjithçka...”(Isaia 35:1-10).
    “O ju të gjithë që keni etje, ejani tek ujërat dhe ju që nuk keni para ejani blini dhe hani! Ejani, blini pa para dhe pa paguar verë dhe qumësht...” (Isaia 55:1-13).
    “Me gëzim merrni ujë nga burimet e shpëtimit. Atë ditë do të thoni: "Kremtoni Zotin, thërrisni emrin e tij, i bëni të njohura veprat e tij... Këndojini lavde Zotit... Bërtit e ngazëllohu nga gëzimi...” (Isaia 12:3-6).
    Mbas këndimit të Apostullit (1 Korinthianët 1:10-14) dhe Ungjillit (Marku 1:9-11), thuhet litania e madhe e veçantë, duke e thirrur hirin e Shpirtit të Shenjtë të vijë mbi ujin dhe mbi të gjithë ata që marrin pjesë në të.
    Ajo mbaron me lutjen madhështore të lavdërimit kozmik të Perëndisë, në të cilën Krishti thirret të shenjtërojë ujin, të gjithë njerëzit dhe të gjithë krijimin, nëpërmjet shfaqjes së pranisë së tij hyjnore dhe shenjtëruese, me anë të banimit të Shpirtit të Shenjtë, të Mirë e Jetëbërës.
    Kur këndohet përlëshorja e festës, kremtuesi zhyt kryqin në ujë tri herë dhe pastaj vazhdon, duke spërkatur me ujin në katër drejtimet e horizontit. Pastaj, ai bekon popullin dhe shtëpitë e tyre me ujin e shenjtëruar, i cili qëndron për shpëtimin e gjithë njerëzve dhe gjithë krijimit, të cilin Krishti e ka prekur nëpërmjet "epifanisë" së tij në mish, për jetën e Botës.
    Disa njerëz mendojnë se bekimi i ujit dhe praktika e pirjes dhe spërkatjes me të është një "paganizëm", i cili ka hyrë gabimisht në Kishën e Krishterë. Por, ne e dimë se ky ritual praktikohej nga Populli i Perëndisë në Dhiatën e Vjetër dhe se në Kishën e Krishterë ka një kuptim shumë të rëndësishëm dhe të veçantë.
    Të krishterët besojnë se qysh kur Biri i Perëndisë mori mish njerëzor dhe u zhyt në ujërat e Jordanit, e tërë materia u shenjtërua dhe u pastrua në atë, u la prej cilësive të saj që kishin të bënin me vdekjen, të trashëguara nga i ligu dhe nga dobësia e ligësia e njerëzve. Në epifaninë e Zotit i gjithë krijimi bëhet përsëri i mirë, me të vërtetë "shumë i mirë", ashtu siç vetë Perëndia e shpalli atë në fillim, kur "Shpirti i Perëndisë vërtitej mbi faqen e ujrave" (Gjeneza 1:2) dhe kur "Fryma e Jetës" u fry në njeriun dhe në gjithçka që bëri Perëndia (Gjeneza 1:30; 2:7).
    Bota dhe gjithçka në të është me të vërtetë "shumë e mirë" (Gjeneza 1:31) dhe kur ajo bëhet e papastër, e korruptuar dhe e vdekur, Perëndia e shpëton përsëri, duke i dhënë efektshmëri "krijimit të ri" në Krishtin, Birin e tij hyjnor dhe Zotin tonë, me anë të hirit të Shpirtit të Shenjtë (Galatianët 6:15). Kjo gjë kremtohet në Epifani, veçanërisht në Bekimin e Madh të Ujit.
    Shenjtërimi i ujrave në këtë festë e vendos tërë botën - nëpërmjet "elementit të saj primar", i cili është uji - në perspektivën e krijimit, shenjtërimit e lavdërimit kozmik të Mbretërisë së Perëndisë në Krishtin dhe Shpirtin. Ky na tregon që njeriu dhe bota me të vërtetë ishin krijuar dhe shpëtuar, që të jenë "mbushur me tërë plotësinë e Perëndisë" (Efesianët 3:19), "plotësia e atij që mbush të gjitha në të gjitha" (Efesianët 1:23). Kjo na tregon se Krishti, në të cilin "banon trupërisht tërë plotësia e hyjnisë", është dhe do të jetë me të vërtetë "i gjithë dhe në të gjitha" (Kolosianët 2:9; 3:11). Kjo na tregon gjithashtu, se "qielli i ri dhe dheu i ri", të cilat Perëndia i ka premtuar me anë të profetëve dhe apostujve të Tij (Isaia 66:22; 2 Pietri 3:13; Zbulesa 21:1), janë me të vërtetë tashmë "me ne" në misterin e Krishtit dhe të Kishës së Tij.
    Kështu, shenjtërimi dhe spërkatja me ujin e Epifanisë nuk është një ritual pagan. Por, është shprehja e faktit më qendror të vizionit të krishterë për njeriun, si dhe për jetën dhe botën e tij. Kjo është dëshmia liturgjike, që na tregon se vokacioni dhe destinimi i krijimit është, që të jetë i "mbushur me tërë plotësinë e Perëndisë" (Efesianët 3:19).
    __________________
    * Në 6 Janar në shumë vende është zakon që Bekimi i Ujit të bëhet në det, lumë, liqen apo në ndonjë pellg uji. Kur nuk është mundësia, bekimi bëhet në kishë.

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Për: Festa e Theofanisë së Zotit - Uji i Bekuar - 6 janar

    6 Janar 2014
    Elbasan

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Festa e Theofanisë së Zotit - Uji i Bekuar - 6 janar

    hajde gezuar te gjitheve si dhe... ditelindjen time
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Festa e Theofanisë së Zotit - Uji i Bekuar - 6 janar

    Citim Postuar më parë nga Elian70 Lexo Postimin
    hajde gezuar te gjitheve si dhe... ditelindjen time
    rowan?



    happy bday rowan

    lol
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  13. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Xhuxhumaku për postimin:

    Elian70 (06-01-2014)

  14. #33
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Festa e Theofanisë së Zotit - Uji i Bekuar - 6 janar


  15. #34
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Festa e Theofanisë së Zotit - Uji i Bekuar - 6 janar

    Korce

    Emri:  1560473_10202790456713409_1416253034_n.jpg

Shikime: 551

Madhësia:  151.9 KB

    Emri:  1555537_573917509358410_33841622_n.jpg

Shikime: 482

Madhësia:  147.0 KB

  16. #35
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Festa e Theofanisë së Zotit - Uji i Bekuar - 6 janar


  17. #36
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Festa e Theofanisë së Zotit - Uji i Bekuar - 6 janar

    Hedhja e kryqit ne Berat, merr pjese edhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta.

    Foto =>https://www.facebook.com/media/set/?...0044405&type=1


  18. #37
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Festa e Theofanisë së Zotit - Uji i Bekuar - 6 janar


  19. #38
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Festa e Theofanisë së Zotit - Uji i Bekuar - 6 janar


  20. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Për: Festa e Theofanisë së Zotit - Uji i Bekuar - 6 janar

    Gezuar Ditelindjen! Dhe gjithmone kete dite nise duke pire pak Uje te Bekuar.

  21. #40
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Festa e Theofanisë së Zotit - Uji i Bekuar - 6 janar

    Citim Postuar më parë nga neokastra Lexo Postimin
    Gezuar Ditelindjen! Dhe gjithmone kete dite nise duke pire pak Uje te Bekuar.
    faleminderit. vajta ne uje te ftohte per te pire uje ne burim..nejse kam pire uje gjithe diten si dhe nga ai i bekuari prej verteti te marre ne Lurdes (ma kane dhuruar)...
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Wehhabizmi sipas Ehl-i Sunnetit
    Nga Bani gjk në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 22-10-2009, 12:28
  2. Njerëzimi është bekuar me intelekt dhe prirje natyrore ndaj së vërtetës
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-02-2009, 10:07
  3. Dita e Ujit te Bekuar (6 janar)
    Nga Kanan në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-01-2009, 20:02
  4. Shërbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  5. Dita e Ujit të Bekuar
    Nga Brari në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-02-2006, 12:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •