Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,157

    Lightbulb Leter Anonime...

    LETER ANONIME NGA LEKA BUNGO
    Presidentit te Republikes z. Alfred Moisiu

    Hyrja e Hyrjes

    I nderuar zoti President,

    Jam i vetedijshem se telashet e shtetit nuk iu lene kohe qe te merreni me hallet e popullit, ashtu sikurse nga ana tjeter hallet e popullit nuk iu lene kohe qe te merreni me telashet e shtetit.

    Ngaqe e kuptoj poziten tuaj, ju jap proltesisht te drejte per zgjidhjen qe keni gjetur. Keni bere dhe beni shume mire qe nuk merreni as me shtetin, as me popullin, sepse ne te kundert do te linit pas dore punet qe ju ngarkon posti i juaj si President i Republikes.

    Ne pamundesi per t'iu takuar vendosa t'u shkruaj kete leter anonime, me anen e se ciles dua t'ju bej me dije per ca "gjera" qe i dini shume here me mire se une.

    Meqense Fan Noli dhe Faik Konica paskan vdekur dhe na qenkesh e veshtire te gjendet nje tjeter pene qe te hedhi ne karte vepra ne te mire te kombit, vendosa t'i futem vete kesaj udhe. Kesisoj, ne krye te heres, me duhet ta nis nga gjinite me te thjeshta, sikunder eshte ajo e letrave anonime. (Disa nga shkrimtaret e realizmit socialist, qe ketej e kane nisur karrieren e tyre.)

    Hyrje...

    Fort i nderuar President, pervec budallalleqeve te tjera, populli yne i urte ka thene: "Peshku qelbet nga koka (kryet)."

    Thone se populli eshte i pa gabueshem. Nuk e di c'mendim keni ju, por per fat te keq, historia ka provuar te kunderten.

    Madje sipas meje kjo thenie duhej te ishte: "Ka edhe raste qe populli nuk ka gabuar."

    A nuk ishte populli i yne i urte qe ne vitet nentedhjete u ngrit ne te kater anet e Shqiperise sepse: "Peshku ishte qelbur nga koka (Kryet).?"

    Juve duhet t'ju kujtohet fort mire se kush ishte atehere "koka (kreu)" e peshkut.

    S'kaluan shume vjet, dhe perseri populli yne i urte therriste neper rruge (ksaj here edhe i armatosur) se: "Peshku eshte qelbur nga koka (kryet)."

    Mirepo edhe sot e kesaj dite, peshku ka te njejten koke...ate koke, qe na qenkesh qelbur ne vitet nentedhjete!!! Thuaj pastaj, i nderuar President qe populli eshte i pa gabueshem.

    Letra

    I nderuar President, vite me pare, ne kohen e regjimit komunist, drejtor i pergjithshem i Radio Televizionit Shqiptar ka qene Thanas Nano, ose thene ndryshe per ata qe nuk e dine, i ati i Fatos Nanos.

    Besoj e keni njohur. Por edhe nese nuk keni patur rast shpresoj te keni njohur te birin. (Neqoftese ka gjetur kohe per t'iu pritur ndonjehere qe nga dita kur jeni bere president.)

    Ata qe kane punuar me Thanas Nanon dhe qe e kane njohur nga afer, nuk mund ta harrojne "mencurine", "thjeshtesine", dhe vecanerishte "shkathtesine" e tij.

    E bera kete hyrje me qellim qe ta kuptoni pa veshtiresi dialogun qe kam bere me doktor Berishen, shume vite me pare, disa dite pas arrestimit te Fatos Nanos.

    -Doktor, sipas meje, arrestimi i Nanos eshte nje gabim i rende dhe do t'i kushtoj shtrenjte Shqiperise.

    -Pse?

    -E keni njohur te atin, shokun Thanas Nano?

    -Shume mire.

    -Mbajini mend fjalet e mia: Ai vertete hyri ne burg Fatos, por kur te dali, do te dale Thanas, dhe hajde mbaje pastaj...

    1.) Nese u kujtohet nga historia, edhe Lenini qe ishte Lenin (I vetmi qe nuk duhet te kete qene shqiptar nga udheheqsit boteror.) e kishte shume te veshtire te drejtonte Revolucionin nga internimi, ndersa Fatos Nano s'e kishte per gje te drejtonte Kunder Revolucionin nga burgu.

    Dhe mos harroni, zoti President, atehere ishte vetem Fatos. Akoma nuk ishte bere Thanas.

    2.) Napolon Bonaparti, zoti President, nje nga perandoret legjendar te njerezimit, u rrezua dy here nga froni perandorak dhe vetem nje here arriti te kthehej ne pushtet. Ndersa kyreministri yne, u rrezua kater here nga karrikja dhe u rikthye ne krye te pushtetit, pese here te tjera. E pakte ju duket zoti President?

    Vec me duhet t'ju kujtoj se ai nuk ishte me Fatos...

    3.) I nderuar zoti President, besoj e mbani mend fort mire se si ne nje nga mbledhjet e famshme te KPD-s, pese nga ministrat e Ilir Metes, Nano i beri lecke. I shau, i fyu, i quajti trafikante, te korruptuar, hajdute, te lidhur me krimin, madje njerit syresh i futi edhe gishtin ne b...(per fat i kish futur gishtin e operuar, ate me te shkurtin).

    Por...

    Nuk kaloi shume, dhe sapo u be perseri kryeminister, nga pese ministrat qe kish bere lecke, tete cope i emeroi ne kabinetin e tij, madje edhe ate te gishtit...

    4.) I nderuar zoti President, ne kohen e regjimit komunist, KASKETAT, i mbani mend besoj, ne qofte se te shinin duke biseduar me nje vajze me shume se tre here, te benin gjemen.

    Pa nje, pa dy provokonin mbledhjen e organizates baze, dhe te detyronin te martoheshe me pa hir. Pa le te ndaje gruan. S'kish "mekat" me te madh. Ne rastin me te mire KASKETAT te pushonin nga puna dhe te dergonin per riedukim.

    Mirepo, cuditerisht, atehere kur Nano beri nje "MEKAT" te tille, KASKETAT bertiten me shume se asnjehere tjeter: "Rrofte Nano", dhe e rizgjodhen ne krye te Partise. Mos iu duket merite e KASKETAVE, zoti President?

    5.) Fort i nderuar President, pak kohe me pare, kam lecitur ne shtyp deklaratat e pasurive te bera nga pushtetaret e atyshem. E si te mos trishtohesh kur meson se ne vendin me te varfer te Europes, nje nga njerezit me te varfer eshte kryesministri!? Mirepo keto dite arrita te kuptoj se kjo bote nuk ndahet vetem ne te varfer dhe te pasur, por paska edhe bicim tjeter: Te vafer qe qenkeshin te pasur!!! "Me thuaj me ke rri, te te them se cili je." I shoqeruar nga nje tufe biznesmenesh, disa dite te shkuara kryministri i Shqiperise erdhi per nje vizite zyrtare ne Kazinot e shteteve te Bashkuara te Amerikes. Te vetmit njerez qe gezoheshin kur Nano humbiste me mijera dollare ishin ata, shoket e tij, biznesmenet. Vetem ashtu ata kishin mundesi te konkuronin njeri tjetrin se kush e kush mund te jepte me shume dollare mikut te tij. Zoti President...ne qofte se e keni ne dore, te lutem ne emer te diaspores, rritjani rrogen atij njeriu.

    6.) Kohet e fundit, nje deputet e vockel, qe po te ngrihet edhe ne maje te gishterinjeve nuk i arrine as deri te supet Jenin Gjanes, i ka shpallur lufte "XHAKETAVE TE VJETRA" ne Partine Socialiste.

    Per cilat "XHAKETA TE VJETRA" ta kete fjalen zoti President? Kaq trim te jete ky luftehapes qe nuk ploteson as peshen per te qene ligjvenes?!

    (Megjithese eshte perpjekur ta komenzoje me lesh, ka lene edhe mjekerr edhe mustaqe sepse dikush i paskej thene se njerezit me lesh si per shembull Meksi, jane te mencur dhe kane hije te rende.)

    Kaq trim te jete ky lesh mbajtes?! Nuk ma do mendja. Pervec mendjes se Nanos, askush nuk mund te sejonte luftra te tilla.

    Mirepo ne qofte se ideja eshte e Nanos, perse nuk del hapur ai?

    Sepse nuk eshte me Fatos, zoti President. Nese do te dilte hapur, kundershtaret e vet do t'i kunderviheshin: "Mire, ne qenkemi XHAKETA TE VJETRA dhe meqenese ka vape Partia mund te na zhveshi, po ti qe je xhakete edhe e vjeter edhe kthyer pese here?

    7.) Sic mund t'a keni vene re i nderuar President, gjate kesaj letre nuk e kam ndare per asnje cast te birin nga i jati.

    Dhe jo me kot.

    Zoti President, e keni degjuar shprehjen popullore: "Per hir te ...shet edhe te jatin"?

    8.) Ne vitet e para, pas shembjes se regjimit komunist, Televizioni shqiptar transmetoi nje film dokumentar me titull: "komunizmi vdiq, fantazmat jane gjalle." Autor i atij filmi kam qene une. Ne njren nga sekuencat e filmit, xhiruar neper mejhanat e Zvicres, kur e pyeten per Enver Hoxhen, Nano u pergjigj gegerisht: "Cdo shqiptar e ka nje babe...I mire i keq, ai eshte babe..."

    (Fjala nuk eshte per te atin, Thanasin.)

    Opozita naive cirret nga mengjezi ne darke se kryeministri s'ka lene gje pa shitur ne Shqiperi. Se kerkon te shesi Albtelekomin, KESH-in e te tjera te tjera.

    Hajde opozite, hajde!

    Ai shiti Thanasin e jo...

    Zoti President, thua te kete marre perqindje nga shitja e te atit?

    Do te doja t'ju shkruaja me gjate por s'mundem. Jo se nuk kam c't'ju them tjeter per kete do bindeni kur te merrni letrat e tjera anonime, por sepse tani eshte ora qe ne New York ikin dritat.

    Me respekt Brace Erion

    Shenim: Cdo emer qe perkon me pseudonimin e mesiperm eshte rastesi.

    New York, janar 2005
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Veshtrusja : 07-01-2005 mė 21:28

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Te analizoj ate qe shkruan Leka Bungo nuk besoj se jam e afte e vetmja gje qe mund te them eshte se gabimet e kohes prape duhet ti shlyeje koha.Uroj qe Zoti te na e kete sjelle tani kete kohe per te shlyer gabimt e bera ne 97.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Fotzenland
    Anėtarėsuar
    23-04-2005
    Postime
    85
    Ha ha ha sa e forte. Kam qesh me lot.
    Hyn Fatos e del Thanas

Tema tė Ngjashme

  1. Si u vranė inxhinierėt e shkėlqyer pas letrės anonime tė nje roje
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-05-2009, 16:36
  2. Shoqata e alkoolisteve anonime.
    Nga shoku_tanku nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 861
    Postimi i Fundit: 18-03-2007, 06:55
  3. shoqerite aksionere dhe ato anonime
    Nga gea_07 nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-03-2007, 11:34
  4. Nga frika mos ngelem anonime.........
    Nga Erdeta. B nė forumin Prezantoni veten nė forum
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 08-11-2002, 21:36

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •