Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 21
  1. #1

    Shën Joan Pagëzori - 7 janar

    Leximet e kësaj dite në Kishë:

    Letra: Veprat 19:1-8 (Pararendësi)
    Ungjilli: Joani 1:29-34 (Pararendësi)

    Letra: 1 Pjetri 1:1-2,10-12; 2:6-10
    Ungjilli: Lluka 19:12-28


    Dita pas Festës së Theofanisë të Zotit dhe Shpëtimtarit tonë Jezu Krisht

    Jordan

    Tropari në tonin 5
    Duke zgjedhur rrugen e besimit,
    O Zot-mbartesi At Gjergji,
    Kultivove fjalen e hirit
    Dhe mblodhe frutat e shkelqyeshme te drejtesise;
    Prandaj ti merr pjese ne lavdine e Krishtit.
    Lutju Atij pa pushim qe te kete meshire mbi shpirtrat tane.

    Tropari ne tonin 1
    Kur Ti o Zot u pagëzove në Jordan
    Adhurimi i Trinisë na u shfaq
    Sepse zëri i Atit të dëshmoi Ty
    Dhe të quajti Ty Birin e Tij të dashur.
    Dhe Shpirti në formën e nje pëllumbi,
    Konfirmoi vërtetësinë e fjalës së Tij.
    O Krisht, Zoti ynë, që na e shfaqe Veten
    Dhe që e ndriçove botën, lavdi të qoftë Ty!

    Kontakion në tonin 4
    Sot Ti iu shfaqe universit
    Dhe drita Jote o Zot ndriçon mbi ne
    Që me gjithe mend te lavdërojmë Ty:
    Ti erdhe dhe e shfaqe Veten,
    O dritë e paafrueshme!

    Kontakion në tonin 4
    Ti na u shfaqe si drita më vezulluese,
    Duke ndriçuar me reze hyjnore ata që të thërrasin me besim:
    Lutu për ne o Krisht, Zoti ynë,
    që na u shfaqe në ujrat e Jordanit
    dhe ndriçove gjithë njerëzimin.



    Sinaksi i Profetit të Shenjtë e të Lavdishëm, Pararendësit dhe Pagëzorit Joan

    Tropari në tonin 2
    Kujtimi i të drejtëve kremtohet me kënge dhe lavdërime,
    Por dëshmia e Zotit eshte e mjaftueshme per ty, O Pararendës.
    Ti na u shfaqe me te vërtetë si më i Nderuari nga të gjithë Profetët,
    Sepse në ujra ti pagëzove atë për të cilin predikoje.
    Pasi vuajte me gëzim ne emër të së vërtetës,
    Ti iu shpalle edhe atyre në ferr, Zotin që na u shfaq në mish,
    I cili heq mëkatin e botës,
    Dhe na mëshiron ne shumë!

    Kontakion në tonin 6
    Lumi Jordan u drodh dhe u kthye mbrapsht
    I mbushur me frikë nga ardhja Juaj në mish,
    Ndërsa Joani u tërhoq i frikësuar
    Teksa përmbushte punën e Shpirtit.
    Rangjet e ëngjëjve qëndronin të mahnitur,
    Teksa të shihnin Ty të pagëzoheshe në lumë,
    Dhe ne, që ishim në errësirë, u mbushëm me dritë,
    Duke të lavdëruar Ty, Zoti që i ndriçon të gjithë na u shfaq!

    Kontakion në tonin 4
    Ti na u shfaqe si drita më vezulluese,
    Duke ndriçuar me reze hyjnore ata që të thërrasin me besim:
    Lutu për ne o Krisht, Zoti ynë,
    që na u shfaqe në ujrat e Jordanit
    dhe ndriçove gjithë njerëzimin.


    Në Kishën Orthodhokse është zakon, në ditën pas Festave të Mëdha te Zotit dhe Nënës së Zotit, që të kujtojmë ata shënjtorë që morën pjesë vetë në këto ngjarje të shenjta. Kështu që në ditën pas Theofanisë(Shfaqjes) së Zotit, Kisha nderon atë qe mori pjesë direkt ne Pagëzimin e Krishtit, duke vënë dorën e tij mbi kokën e Shpëtimtarit.

    Shën Joani, Pararendësi dhe Pagëzori i Shenjtë i Zotit, që Zoti e quajti më te madhin e profetëve, perfundon historinë e Dhiatës se Vjetër dhe hap epokën e Dhiatës së Re. Profeti i shenjtë Joan u bë dëshmitar i Birit të Vetëmlindur të Perëndisë, i mishëruar ne mish. Shën Joani u pa si i denjë për ta pagëzuar Atë në ujrat e Jordanit, dhe ai ishte një dëshmitar i Theofanisë i Trinisë së Tërëshenjtë në ditën e Pagëzimit të Shpëtimtarit.

    Profeti i shenjtë Joan kish të bënte me Zotin nga ana e nënës së Tij, ishte i biri i Priftit Zakaria dhe të Drejtës Elisabetë. Pararendësi i shenjtë Joan, kish lindur vetëm 6 muaj para Krishtit. Kryeëngjelli Gabriel e shpalli lindjen e tij ne Tempullin e Jeruzalemit, duke i thënë Zakarias se do ti lindte një djalë.

    Falë lutjeve te ofruara që më përpara, fëmija ishte mbushur me Shpirtin e Shenjtë. Shën Joani përgatiti veten për këtë sherbim të madh në mes të egërsirave në shkretëtirë me një jetë shumë strikte, duke agjëruar, lutje dhe simpati për fatin e popullit të Zotit.

    Në moshën 30 vjec, filloi që të predikonte pendim. Ai u shfaq ne brigjet e lumit Jordan, që të përgatiste njerëzit me predikimin e tij që të pranonin Shpëtimtarin e botës. Ne himnologjine e kishës, Shën Joani quhet një "yll i shndritshëm mëngjesi", shkëlqimi i të cilit ia kalonte edhe vezullimit të gjithë yjeve të tjerë, duke lajmëruar ardhjen e agimit të ditës së hirit, e ndriçuar nga drita e Diellit shpirtëror, Zotit tonë Jezu Krisht.

    Pasi pagëzoi Qengjin e Pamëkat të Perëndisë, Shën Joani shumë shpjet vdiq me me një vdekje martiri, iu pre koka me shpatë me urdher te Mbretit Herod dhe me kërkesë te vajzës së tij, Salome. (Për të mësuar më shumë mbi Shën Joan Pagëzorin, lexo Mt 3:1-16, 11:1-19, 14:1-12; Mk 1:2-8, 6:14-29; Lk 1:5-25, 39-80, 3:1-20, 7:18-35, 9:7-9; Jn 1:19-34, 3:22-26).


    Transferimi i Dorës së Djathtë të Pararendësit të shenjtë nga Antioku në Konstandinopojë në vitin 956 dhe Mbrekullia e Shën Joan Pararendësit kundër Hagarinëve (muslimanë) ne Kios:

    Trupi i Shën Joan Pagëzorit u varros ne qytetin samariton te Sebastës. Ungjillori i shenjtë Lluka, i cili shkoi që të predikonte Krishtin ne qytete dhe qyteza te ndryshme, shkoi edhe ne Sebastë, ku njerëzit i dhanë dorën e djathtë te Profetit të shenjte Joan, atë dorë me të cilën ai pagëzoi Shpëtimtarin. Ungjillori Lluka e mori me vete dorën në qytetin e lindjes së tij, Antiok.

    Kur muslimanet pushtuan Antioken shekuj më vonë, një dhiak me emrin Job e solli dorën e shenjtë te Pararendësit nga Antioku në Kalqedonë. Prej andej, ditën para Theofanisë se Zotit, u transferua në Konstandinopojë (viti 956) dhe qëndroi atje.

    Në vitin 1200, pelegrini rus Dobrinia, që më vone u bë Shën Andoni, Kryepeshkop i Novgorod(10 shkurt), e pa dorën e djathtë të Pararendësit ne pallatin e perandorit. Nga "Jeta e Shënjtorëve" mësojme se në vitin 1263, gjate pushtimit te Konstandinopojës nga Kryqëzatorët, perandori Baldwin ia dha një kockë nga kyci i Shën Joan Pagëzorit Otonusit te Cikon, që më vonë ia dha abacisë Cisterciane në Francë.

    Dora e djathte vazhdoi që të mbahej në Konstandinopojë. Dhe në fund të shekullit të XIV dhe fillim të shekullit të XV, relika e shenjtë ishte parë ne Konstandinopoje ne manastirin Pleribleptos nga pelegrini rus Stefan i Novgorod, dhiaku Ignati, drejtuesii korrit Aleksander dhe dhiaku Zosimas. Kur Konstandinopoja ra në duart e turqve në vitin 1453, objekte të shenjta u mblodhën me urdhër të pushtuesit dhe u mbajtën të mbyllura me kyç në thesarin e perandorisë.

    Në librin "Jetët e Shënjtorëve" gjejmë një dëshmi të qartë se në vitin 1484 dora e djathtë e Pararendësit të shenjtë iu dha nga i biri i sulltanit musliman Bajazit, kalorësve te Rodes për të fituar besimin e tyre, meqënëse një rival i rrezikshëm i Bajazitit, vëllai i tij, kishte bërë aleancë me ta. Një pjesëmarrës bashkëkohor i tyre, zëvendës-kancelari i Rodes, Wilhelm Gaorsan Gallo, e zë po ashtu në gojë këtë ngjarje. Kalorësit e Rodes, pasi krijuan një kamp në ishullin e Maltës (në detin Mesdhe), e transferuan më vonë relikën e shenjtë që morën në Maltë.

    Kur Cari i Rusisë Pavli I (1796-1801) u bë Zot i Madh i Urdhërit Maltez në nder të Profetit të shenjtë Joan, dora e djathtë e Pagëzorit, se bashku me Kryqin Jetë-Dhënës dhe Ikonën e Ikonën e Nënës së Zotit nga Philermian, u transferuan ne vitin 1799 nga ishulli i Maltës ne Rusi [falë kërcënimit Napolean], në Kishën e Gaçina (12 Tetor). Në të njëjtin vit qe këto relika u transferuan në kishen e dedikuar Ikonës të Shpëtimtarit Që Nuk Ështe Bëre nga Duart e Njerëzve ne Pallatin Dimëror. Një sherbim i veçantë u mbajt për këtë Festë.

    Përvec Sinaksis te Profetit te lavdishëm dhe të nderuar, Pararendësit dhe Pagëzorit Joan, Kisha Orthodhokse Ruse kremton në kujtim të tij ditët e mëposhtme: 23 Shtatorin, Mbetja shtatëzëne e Nënës së tij; 24 qershori, Ditëlindja e tij; 29 gushti, prerja e kokës së tij; 24 shkurti, Gjetja e Parë dhe e Dytë e Kokës së tij; 25 maj, Gjetja e Tretë e Kokës së tij; 12 tetor, Transferimi i Dorës së tij nga Malta në Gaçina (1799).
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Manulaki, na ke sjelle ca uje te bekuar?

    Gezuar Ujet e Bekuar dhe emrat atyre qe i kane.

  3. #3
    Angeldust, pershendetje
    Ujin e bekuar nuk pata mundesi te shkoja ne kishe, por neve na i mban prifti dhe e marrim neser te diel.
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,262
    Gezuar

    por shen kostandini kur eshte Manulaki?
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga *~Rexhina~*
    Gezuar

    por shen kostandini kur eshte Manulaki?
    Hej, sunshine-rrezedielli!
    Me 21-Maj. Shen-Kostandini dhe Eleni!
    Gezuar!
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Kete dite e festojne Ditën e Emrit të gjithë ata që e kanë emrin Joan, Jani, (Gjon në dialektin geg), Jovan, Joana, etj...

    Me lart u kam sjelle edhe nje material te perkthyer mbi jeten e Shenjtorit dhe kremtimin e kesaj dite ne kishen orthodhokse.

    Albo

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,262
    Citim Postuar më parë nga Manulaki
    Hej, sunshine-rrezedielli!
    Me 21-Maj. Shen-Kostandini dhe Eleni!
    Gezuar!

    ohh faleminderit per informacionin fairy

    te perqafoj
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  8. #8
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Ahem, ahem...

    Me falni, regjia?



    Shen Johan Pagezori ose dita e Ujit te Bekuar eshte ne 6 Janar dhe jo 7.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Citim Postuar më parë nga angeldust
    Ahem, ahem...

    Me falni, regjia?


    Shen Johan Pagezori ose dita e Ujit te Bekuar eshte ne 6 Janar dhe jo 7.

    Po te lexoje me lart perpara se te shkruaje, nuk do te kishe bere kete koment te gabuar. Eshte dita PAS Theofanise, Ujit te bekuar. Theofania, Shfaqja e Zotit, eshte dita e 6 janarit, pagezimi i Krishtit ne Lumin Jordan. Kurse 7 janari, eshte dita qe Kisha lavderon Joan Pagezorin - Pararendesin, qe i parapriu ardhjes se Krishtit dhe qe e pagezoi Zotin Krisht ne Jordan, ne menyre qe te permbushej profecia.

    Albo

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282
    Moter Manulaki jam kurioz te di se, ku ndodhet sot dora e djathte e profetit Joan?
    Deshmuesi

  11. #11
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Ne daten 7 Janar, nje dite pas pagezimit te Krishtit, Kisha Orthodhokse nderon kujtimin e Shen Joan Pagezorit!
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  12. #12
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1
    Profet i Perendise dhe pararendes i Hirit, koken tende si trendafil te Shenjte, duke gjetur ne në dhe, marrim gjithnje sherime dhe perseri si me pare leçit ne bote PENDIMIN!
    Duaje te afermin tend si veten

  13. #13
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1
    Gezuar emrin ata qe quhen Johan,Jovan,Jani,Gjon.
    Duaje te afermin tend si veten

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shën Joan Pagëzori - 7 janar

    Gezuar e per shume vjet te gjithe ata qe kane emrin ne kete dite.

    Albo

  15. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shën Joan Pagëzori - 7 janar

    Ta gezoni e trashegoni emrin te gjithe ju qe mbani emrin e Shen Joan Pagezorit.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Shën Joan Pagëzori - 7 janar

    Sot mesha me rastin e Shën Joan Pagëzorit,në Katedralen e Korçës u mbajt nga Mitropoliti Joan.Në videon më poshtë mund të ndiqni predikimin e Mitropolitit.


  17. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Për: Shën Joan Pagëzori - 7 janar

    ...Gezuar dita e emrit te gjithe atyre qe mbajne e mrin e Gjon pagezuesit...

  18. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shën Joan Pagëzori - 7 janar

    Gezuar kete feste te madhe dhe diten e emrit te gjithe ata qe jane pagezuar me emrin e shenjtorit.

    Albo

  19. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shën Joan Pagëzori - 7 janar

    Gezuar e per shume vjet diten e Shen Joan Pagezorit!

    Albo

  20. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shën Joan Pagëzori - 7 janar


Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •