Close
Faqja 12 prej 17 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 165
  1. #111
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anėtarėsuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Karma e lejlekėve...

    Dje kishe parė“lejlekun“ tė zbriste nė plazhin privat pėr tė thurrrur ēerdhen e tij aty. M’erdhi keq e dashur, sepse lejlekėt kėtej vijnė rallė. Dhe sa herė tė vijnė nuk sjellin fėmijė nė valixhet apo qeskat e najllonta tė tyre. Kur mė the se ngjyra e tij ishte gri u stepa sepse ai mund tė jetė vetėm ndonjė karabullak deti. Gri, ashtu as e bardhė si lejleku as e zezė si korbi, si dhe jeta jonė kėtu…
    Sepse karabullakėt e detit mund te sjellin kumtin e ndonjė divorci, tė pritur aq gjatė, ndonjė portofoli mė tė rėndė se zakonisht, ndonjė rigjetje tė shokėve tė vjetėr apo ajo mė e mundshmja, mund tė jenė edhe shenjė se karma (borxhi) ynė ndaj jetės nuk ėshtė shlyer ende i tėri…

    Dhe kjo nuk ėshtė e rastit sepse mes dhjetėra miliarda spermatozoidesh, Mbinjeriu, na zgjodhi ne pėr ta shijuar jetėn dhe pėr ti larė borxhet e jetėrave tona tė mėhershme…

    Lejlekėt nė kėtė stinė zbresin vetėm nė Mesdhe po kjo nuk ėshtė ende stina ime e vėrtetė. Dhe do tė jem unė i pari ai qė do tė sheh apo parandjejė zbarkimin e sėrishėm tė lejlekėve nė aeroportin e plazhit privat. Ashtu siē ndodhė kur presim dikė tė dashur qė kthehet nga rruga e gjatė andej nga ne…

  2. #112
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anėtarėsuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Gjysėmkėnga e qulltė e jetės...

    Pėrballė shtėpisė sė gurtė, matanė liqenit ėshtė njė bregore jo fort e lartė. U habita kur ndjeja zhurmėn e shiut qė si me shtėmbė binte mbi tė ndėrsa unė rrinja nė terracė i terur duke pirė birrėn time tė ftohtė. Pastaj shiu e kaloi dhe hapėsirėn e liqenit qė na ndante dhe pikat e para mė ranė mbi lėkurė si njė ujėvarė diamantesh. Po ndjesia nuk ishte e mirė. Ndoshta pėr kėtė sa herė shiu i lagė tė tjerėt ne sikur ndjehemi mė mirė. Po ama kur tė na lagė ne, mbyllim derėn e ballkonit me forcė dhe ikim nė skuta mė tė sigurta duke lėnė birrėn pėrgjysmė sikur ajo tė ishte vetė shtegu i jetės…njė kėngė e lėnė pėrgjysmė…

  3. #113
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anėtarėsuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Karbuaranti i dashurisė dhe qipariset

    Qiparisat e tu tashmė janė rritur sė tepėrmi dhe vetėm ndonjė kopshtar alpinist mund t’i krasisė akoma. Apo ndonjė kopshtar, pilot helikopteri.Po poshtė tyre e dashur, poshtė tyre e ke vėnė re se bari rritet i pakėt?
    Mbase gjithmonė aty ku ka rrėnjė tė forta, bari rritet i pakėt. Ndaj gėzimi dhe lumturia yte kur tė takohemi mė jep ndjenjėn se nė dashurinė tėnde pėr mua ke transplatuar ca rrėnjė qiparisi. Rrėnjė qė edhe pas njė viti njohjeje dinė tė jenė flutura barku a nėnbarku sa herė dora mė rrėshqet nė lėkurėn tėnde tė mėndafshtė. Dhe drithėrimat e tua tė shpirtit paralajmėrojnė mbase se kjo mund tė jetė fytyra e vėrtetė e dashurisė…Unė nė sjellje jam vullkan por nė shpirt e nė zemėr akoma kam ngelur ai tipi i papėrmirėsueshėm i karburantit disel…sepse dhe dashuritė e mėdha janė si qipariset: rriten ngadalė dhe ato tė vėrtetat i lėshojnė deri nė qiell, majat e tyre tashmė tė paprekshme…

  4. #114
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    ...Me kenaqesi te vecante une i lexoj tregimet e shkruara ..ketu ne "Letrat e pashkruara"....per menyren e shprehjes per ngjyren komplet njerezore qe i jep pershkrimeve...me shpirtin tend romantik...real....

    Vetem te te pershendes dhe te te bej me dije qe vazhdoj te jem lexues i pasionuar i shkrimeve tua Diamant.......i dashur Diamant,

    bili99

  5. #115
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anėtarėsuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Gjarpėri i shtėpisė dhe orgazma e frikės

    Atė ditė me diell nė plazhin privat, njė gjarpėr kishte kaluar rrėshqanazi, ashtu si tė gjithė zvarranikėt nėpėr kėmbėt e mia tė fjetura. Ti e stepur kishe shikuar tėrė skenėn pa bėrė as gėk me gojė nga frika se mund tė mė kafshonte. Pastaj tėrė dihamė mu hudhe nė pėrqafim duke mė zgjuar nga gjumi im i rėndė sikur tė mos ishim parė me vite. Pasi tė kaloi orgazma e frikės mi rrėfeve tė gjitha detajet e skenės duke u dridhur dhe nuk rreshtje sė puthuri...

    Unė, unė budallai, kisha harruar tė tė thonja se gjarpinjtė e shtėpisė janė krijesa tė buta dhe ato e ruajnė shtėpinė nga tė pabėmat e kohės. Tek e fundit ai kishte ardhur tė njihej me shefin e shtėpisė dhe me tė parė se dėshira ime e vetme ishte tė jetoja i lirė dhe i lumtur nuk mė kishte kafshuar.
    Nė fund tė fundit dashuria e pastėr dhe e sinqertė ėshtė gjarpėri mė fisnik qė ende i reziston ēmendisė sė kohės. Ndaj siē thotė njė poet, mė mirė vdis 1000 herė se tė japėsh njė puthje qė nuk e ndjen... se vetėm ashtu gjarpėri i shtėpisė rrin i qetė nė folenė e tij. Dhe kur ndonjėherė merr mundimin tė del nga ajo as nuk kafshon e as nuk ka nevojė tė jetė i pėrzėnė...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga laguna blu : 22-06-2007 mė 10:42

  6. #116
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anėtarėsuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Odė pėr lirinė time...

    Dy diamantet e vogla tė ngjitura me unazė ari qė mi kishe dhuruar pėr Kėrshėndella papritmas kishin dalė nga zingjiri i artė qė mbanja nė qafė. Ishin larguar vetvetiu, ashtu rrėmbimthi nga totemi im jetėsor dhe si njė ogur i keq kishin mbetur mbi shtratin e portokalltė lagur dhe ndyer nga sperma dhe djersėt e rradhės. Dhe mjellmat ka kohė qė nuk po i shihnja buzė plazhit privat. Trangujt turshi qė kisha vėnė nė njė kovė qelqi poashtu nė vend se tė vinin nga dielli kishin filluar tė zinin myk.
    Ndoshta ishte myku i njė relacioni tashmė tė dalė boje qė kish rėnė mbi ta. Dhe dimrin ti do ta kalosh pa asnjė trangull. Ndėrsa mjellmat edhe mund tė vinė po nga to kėsaj here nuk do tė kesh asnjė gaz. Pėrveq trishtimin e ikjes sime… diamantet ti lashė aty nė stol, sa pėr tė treguar se unė isha ai i vėrteti, ai qė ngrohė. Sepse mė tepėr se ujėt e liqenit tė qetė, villėn e gurtė buzė tij dhe dashurinė tėnde ngulfatėse unė dua lirinė time si njeri. Liria ime tashmė e paqenė, qė nga xhelozia yte e panevojshme filloi tė tė mė zinte frymėn. Lamtumirė ura ime e fundit nėpėr tė cilėn u desh tė kalonja para se tė mos bėhej vonė pėr tė zėnė trenin e lirisė dhe tė jetės…

  7. #117
    i/e regjistruar Maska e Anisela
    Anėtarėsuar
    20-01-2004
    Postime
    764
    E une prane teje e ulur,pasagjere e udhetimit tend drejt lirise...
    Dhe keshtu ne rruge te madhe eshitme zemren tone, njerzve qe vetem nje te perqeshun dhane per te e shkuen te kenaqun e tu u gezue- pse pane mfshetsinat intime te kesaj jetes tone.

  8. #118
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anėtarėsuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Fatamorgana kontinentale

    Citim Postuar mė parė nga Anisela
    E une prane teje e ulur,pasagjere e udhetimit tend drejt lirise...
    Nuk mė besohet se mė don ende aq fuqishėm...

  9. #119
    i/e regjistruar Maska e Anisela
    Anėtarėsuar
    20-01-2004
    Postime
    764
    Citim Postuar mė parė nga laguna blu
    Nuk mė besohet se mė don ende aq fuqishėm...
    Beson ne forcen e lirise?Ne qoftese po?Atehere?
    Dhe keshtu ne rruge te madhe eshitme zemren tone, njerzve qe vetem nje te perqeshun dhane per te e shkuen te kenaqun e tu u gezue- pse pane mfshetsinat intime te kesaj jetes tone.

  10. #120
    nė botėn shqiptare
    Anėtarėsuar
    16-01-2005
    Postime
    198

    Nevoja e biletave tė udhėtimit...

    Citim Postuar mė parė nga Anisela
    Beson ne forcen e lirise?Ne qoftese po?Atehere?
    Po deshe shko e preje njė biletė pra se trenat, ku jetoj unė, kanė mė shumė kontrollorė biletash se pasagjerė....

Faqja 12 prej 17 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Letra dhe histori dashurie.
    Nga Era1 nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 25-07-2014, 18:05
  2. Ortodoksia e Kishes
    Nga marcus1 nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 22-10-2009, 12:36
  3. Letrat e Shen Palit
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-06-2006, 17:33
  4. Letrat e Shen Palit
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-03-2006, 20:55
  5. Flaubert dhe letrat e dashurisė
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-02-2005, 18:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •