Ne kete pervjetor te shtate te ndarjes po futem serish ne labirintin tend te jetes. Gjeta aty epiken kosovare po edhe butesine femerore e pjekurine tende njerezore. Te kujtohet ate nate si binte shi pa pra? Ne rrinim nen strehet e pangjyre te nje qyteti te panjohur. Ishte takimi yne i fundit dhe ti e dinje kete. Nuk ta kisha thene po ti e dinje se ishte ashtu. Nuk na behej te futeshim ne makine dhe te niseshim ne rrugen tende te pakthim.
Po ama dy amanete mi le:
Mos rri pa...
Kujdes ata...
S di pse po shpresonja se do te kisha patur mundesine te te peshperisnja ato qe duhej peshperitur ne shtratin e vdekjes. Ti ike, me shpejte nga sa kisha menduar dhe kumtin e vdekjes tende te pritur e morra ne autostrade. Tamam si jeta ime. Autostrade e gjate dhe nje rruge pastaj e mundimshme deri tek shtepia dhe plotenia standarde e rrethit. Deri tek endrra jote e bukur
Krijoni Kontakt