Mė kishin habitur gjithmonė orgazmat e tua tė njėpasnjėshme ndonėse asnjėherė nuk e kisha patur ndonjė idolatri tė theksuar maskuline ndaj vetes. Po asnjėherė nuk do tė kisha paramenduar se do mė pėrgjigjeshe nė mėnyrė aq pragmatike kur mė the se e gjithė kjo ishte rezultat i njė jete tė shėndoshė nė tė kaluarėn tėnde. Kur mė the se ti nė vend tė substancave antidepresive preferoje vitaminat, preferoje parfumet dhe ushqimin biologjik. Kur mė the se kishe njė dashuri tė veēantė ndaj meje dhe se te bėnte tė lumtur edhe mė e vogla pikė djerse e imja. Kur mė the se shampanja qė pinim dhe me tė cilėn shpesh edhe mbushnim vaskėn tonė
ishte e pėrzier edhe me vaj kokosi dhe rezveratroli e acerola qė pinim ishin vetė eliksiri natyror i jetės. I njė jete qė ndonėse perverse nė formė dhe nė intensitet, ishte perfekte nė pėrmbajtje
U stepa, e dashur, dhe padashur nė kujtesėn time u ravijėzua edhe njėherė e kaluara ime prej Uliksi tė paqenė, mungesa totale e kujdesit ndaj vetvehtes dhe mungesa e njė shtėpie ndėrtuar aty nėn rrėnjėt e ullirit mijėravjeēar si njė fanar qė do tė mė ndriēonte rrugėn e kthimit.
Ndėrkaq flakėt e qirinjve dhe tė oxhakut qė kishe ndezur pėr vitin e ri e qė tėrė gaz e lumturi, the se do tė ishte plotėsisht i imi, vazhdonin tė luanin me fletėt e palmės sė dhomės lojėn e ndjelljes dhe tė ikjes. Ti ishe mė pak lozonjare dhe nė vend tė lojės me zjarr zgjodhe flakjen e tangave dhe futjen nėn jorgan. Nėn jorgan ku tė priste kėnga e zogut tė ēartun ballkanik, kėnga e dashnorit tė pėrjetshėm, kėnga e atij qė pėr dashurinė ndaj atdheut dhe dashurisė pėr dashurinė kishte pranuar tė ngelej dashnori yt i pėrbotshėm
Tutje, tutje tashmė kish filluar tė agonte dhe njė zė mesdhetar sėrish u bė i gjallė. Mbase ishte pėrftimi i sėrishėm i kėngės sė sirenės dhe unė maloku urban ngela duke ushqyer zogjtė qė tashmė kishin humbur durimin dhe me ngulm po kėrkonin ushqimin e tyre tė radhės duke trokitur nė dritaren e mbyllur ashtu siē pata trokitur dhe unė nė dritaren tėnde tė dridhshme
Krijoni Kontakt