Close
Faqja 10 prej 17 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 165
  1. #91
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anėtarėsuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Kthime te domosdoshme

    Ti nuk ishe
    vetem Itaka
    ku duhej te kthehesha
    patjeter

    Ishe koncepti
    dhe endrra ime
    qe qysh i ri
    e kisha hedhur
    ne leter...
    "Nuk mund tė mbash gjarpinj nė kopshtin tėnd, me shpresėn se ata do t'i kafshojnė vetėm fqinjėt..."

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anėtarėsuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Furra tė ngrohta

    Kujtimet
    e ditėve me Ty
    janė furrat mė tė mira
    tė drekave
    dhe darkave tė ftohta
    qė tash jam i shtrėnguar
    pėrkohėsisht
    t i ha pa TY...
    "Nuk mund tė mbash gjarpinj nė kopshtin tėnd, me shpresėn se ata do t'i kafshojnė vetėm fqinjėt..."

  3. #93
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anėtarėsuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Gjendje qetėsie

    Eshtė qetėsi...
    asgjė s pipėtinė...

    vetėm qenja jote
    bėn zhurmė
    te padurueshme...

    ...sa krejtė uturimat
    e avionėve
    me tė cilėt tashmė
    u mėsuam
    te bashkėjetojmė...
    "Nuk mund tė mbash gjarpinj nė kopshtin tėnd, me shpresėn se ata do t'i kafshojnė vetėm fqinjėt..."

  4. #94
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anėtarėsuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Purgatori i jetes dhe hijet e se kaluares

    Ja e dashur, sot u desh te perballeshim me hijet e mia te se kaluares. S ka dert . Ti the se te pengonin pak, te ishe e sinqerte. Me pengojne dhe mua, te jem i sinqerte. Do te kisha mundur mbase jetes sime ti jepja nje kahje tjeter qe nga fillimi por c kuptim do t e kishte sikur te kish ndodhur kjo? Ndoshta nuk do te ishim bashke duke biseduar sonte dhe duke shkembyer puthje via msn, ne pritje te takimit tone te ardhshem…I frikohesh mungeses se virgjinitetit tim shpirteror. Eshte e kuptueshme por t a kishe pare Ti ferrin neper te cilin une kam kaluar… Ta kishe ndjere peshen e ekzilit dhe ti si une… ta kishe imagjinuar dhe ti jeten pa asnje perspektive, pa edhe mundesine e kthimit ne Atdhe… do te kisha dashur te dinja si do te ishe sjellur. Ashtu mbase do te kishe ngelur e thyer. E thyer me keq nga une. Nga une qe me jeten vetem kompromise te vogla bera…Ngaqe kompromise te medha nuk do te kisha bere asnjehere. Asnjehere... dhe per kete ti u binde sonte kur u desh te pergjigjeshe ne pyetjen ose keshtu sic jam ose me mire fare...
    Dhe puthja jote e serishme, ndonese si ikone e vogel me erdhi e papritur… Ti kishe kuptuar gjithcka…dhe aty kuptova se mbi themele te vogla mund te ngriten godina te medha.
    Dhe kutia e Pandores ngeli e mbyllur akoma. Deri ne finalen e madhe provinciale…
    "Nuk mund tė mbash gjarpinj nė kopshtin tėnd, me shpresėn se ata do t'i kafshojnė vetėm fqinjėt..."

  5. #95
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anėtarėsuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Rezultate te pritura

    Nė finalet e mėdha provinciale edhe kur hapen kuti tė ndaluara rezultati dihet gjithnjė. Edhe lufta bėhet pozicionale dhe gjoksi im ngrohet me dėnesėn tėnde. Bėhet qull, si epshi me tė cilin kaluam natėn mbrėmė...Ika se kam uri...
    Shyqyr qė ti nuk mund tė hahesh...
    "Nuk mund tė mbash gjarpinj nė kopshtin tėnd, me shpresėn se ata do t'i kafshojnė vetėm fqinjėt..."

  6. #96
    i/e regjistruar Maska e Anisela
    Anėtarėsuar
    20-01-2004
    Postime
    764
    Citim Postuar mė parė nga laguna blu
    Nė finalet e mėdha provinciale edhe kur hapen kuti tė ndaluara rezultati dihet gjithnjė. Edhe lufta bėhet pozicionale dhe gjoksi im ngrohet me dėnesėn tėnde. Bėhet qull, si epshi me tė cilin kaluam natėn mbrėmė...Ika se kam uri...
    Shyqyr qė ti nuk mund tė hahesh...
    Sensitive kjo....mmmm... Shprehja e fundit...renqethje...
    Dhe keshtu ne rruge te madhe eshitme zemren tone, njerzve qe vetem nje te perqeshun dhane per te e shkuen te kenaqun e tu u gezue- pse pane mfshetsinat intime te kesaj jetes tone.

  7. #97
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anėtarėsuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Kujtimet e shkyera

    Ja e dashur, ne kete fillim dimri, po shkyej kujtimet e mia nje nga nje...Kujtimet e zverdhura nga stinėt e pastinėt e mia perfundojne ne soben e sapondezur. Ti i pe te gjitha bashke me lutjen qe te mos fokusohesh ne to, sepse keshtu i iken bllokut psikologjik. Ka ngelur fotoja jote e kornizuar rishtazi ne dritare. Ne dritare nga e cila do te mundohem ta shikoj jeten time ne menyre racionale. Si te gjitha krijesat e kesaj bote me unin tim si epiqender dhe ftohtesine qe ndjelle stina e parakohshme qe sapo filloi...
    Jam Narcisi qe po i largohet pasqyres lagunare dhe po i kthehet brendesise e qetesise se tij. Sa do te zgjase kesaj rradhe nuk e di. Po e marr kete stine ashtu siq vjen... Pa pritje te medha... Nese Ti nuk do te mund te me ngrohesh si duhet eshte soba e ndezur, e gatshme te me prese ne c do dimer te ri...
    "Nuk mund tė mbash gjarpinj nė kopshtin tėnd, me shpresėn se ata do t'i kafshojnė vetėm fqinjėt..."

  8. #98
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anėtarėsuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Plazhi privat

    Kush do ta kishte menduar se dashuria mund te fshihet edhe nė fqinjėsinė e afėrt…aty te plazhi privat buzė liqenit, ndanė shtėpisė sė gurtė qė dielli e rrah, sa herė qė retė e pakta e lejojnė…
    Christina, zonjusha e majave aristokratike helvetike, aty zakonisht qon dashuri me poetin ballkanik...
    Dhe sa herė qė trupat e tyre bashkohen, nė spazmen e orgazmės a ejakulacionit mbi bar, njė fletė bananeje ( nga tė paktat nė Europė) bie pėrdhe. Ashtu siq bijnė edhe fletėt e helmėsit pėr tokė, sikur donė tė paralajmėrojnė ardhjen e vjeshtės…Vjeshtė qė nė plazhin privat nuk hetohet sepse lulet e ardhura nga e tėrė bota rrijnė gjithnjė jeshile, ashtu si edhe respekti yt pėr mu dhe dashuria qė ma ofron nė ē’do moment.
    Ti e dinje se ē’brum isha nga fillimi ndaj mu hodhe nė pėrqafim njė ditė tė ngrohtė korriku (bah, sėrish korriku, por tash nė njė kontekst pozitiv) kur nė pyetjen tėnde se a duhet tė marrim qershia nė plazh, tė thashė natyrshėm se ti ishe qershia ime mė e bukur nė kėtė fillim shekulli…
    Tė tjerat janė rutinė sepse ankthi i dashurisė nuk zgjat me vite, ate e katalizon njė fjalė a qėndrim e mandej gjithēka i kthehet normalitetit punues, alimentar e seksual.
    Ndaj kur tė qojmė sėrish dashuri nė plazh, kur ti pėr tė mos zhyer fustanin tėnd tė bukur, tė mbahesh me forcė pėr tavolinėn e gurtė, derisa unė tė depėrtoj nė mes tė vitheve tė tua tė bukura, kujtohu e dashur se dhe dashuria ėshtė si bananet: pasi tė ketė pjekur frytet e saj, bie pėrdhe, por asnjėherė nuk harron tė lėrė mbrapa edhe dy banane tė vockėla si kujtim i njė jete tė konsumuar nė diell. Nėn diellin ekzotik tė pikės mė veriore mediterane…

  9. #99
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anėtarėsuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Ezoterizmi dhe ullinjtė

    Nėse shtėpia yte dhe kopshti ku tashmė banojmė bashkė fotografohen aq shumė nga turistėt, nuk ėshtė e largėt dita kur nė panoramat e ardhshme mund tė shihet njė qift i pėrqafuar nė ballkon apo nė plazhin qė ti e ke lėshuar pėr publik afėr ullirit…Dhe ullinjtė kėtej janė tė rrallė por ja qė tek ty rriten. Ndoshta sa pėr t'a dhėnė njė qikė vaj pėr tė lyer vrimat e padepėrtueshme tė trupit apo qė ti tė gjarpėrohesh mė mirė nė netėt jo edhe aq tė ftohta mediterane.Nė fund tė fundit seksi ėshtė jo vetėm nevojė, kėnaqėsi e dėshirė por edhe eksperiment. Si eksperimentet e shkėlqyera ezoterike me tė cilat ti dhe shoqet e tuaja zbaviteni gati ē’do ditė. Dhe nė atė zbavitje, nė atė pėrpjekje tuajėn pėr tė ndėrtuar njė botė tjetėr, unė e rigjej veten sėrish, si dikur kur kėtė e bėnja me forcė…
    Dhe memzi po pres kur tė vijė dita ti vjeli dhe ullinjtė e fundit me tė cilėt ndoshta mund tė bėjmė vajtė qė aq shumė i duam tė dy…
    Mbase njė e lyer me tė dhe nga cikatrikset e mia tė purpurta mbase nuk do tė ngelet mė as hija…
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga laguna blu : 26-09-2006 mė 14:45

  10. #100
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anėtarėsuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Lėkura e brishtė e ftonjėve...

    Ftonjtė gjithnjė mė kanė pėlqyer. Edhe ata qė mbanje ti nė gjoksin tėnd tė bėshėm..Dhe aty nė Plainpalais nuk kisha si tė mos i blinja.U hoqa lėkurėn ashtu ngadalė ngadalė (si ty dikur, me njė tė fėrkuar ritmike). Tė qova dhe puthje me sms, ashtu tė pafajshme, por morra njė pėrgjigje qė mė qonte nė djall. Sikur shtjerrja e dashurisė tė ishte njė mėkat i rėndė. Mė i rėndė se gėnjeshtra me tė cilėn ishte mbėshtjellė ajo, gėnjeshtėr qė dukej si njė shall pėr ta mbuluar gushėn tėnde tė pėrgjakur. Mbase pėrftimin e jetės tėnd nė gushė…Nė Buffett de la Plage asgjė s`kishte ndryshuar…as menyja me bajame, tė cilat i shijova si dikur. Ti mungonje… ? Jo, thjeshtė kishe dalur nga jeta ime dhe nga ty kish ngelur vetėm kujtimi i ngrohtė. Si vera qė sapo iku…por qė kohėpaskohe ndonjė rreze e vakėt na ngrohė ende…

Faqja 10 prej 17 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Letra dhe histori dashurie.
    Nga Era1 nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 25-07-2014, 18:05
  2. Ortodoksia e Kishes
    Nga marcus1 nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 22-10-2009, 12:36
  3. Letrat e Shen Palit
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-06-2006, 17:33
  4. Letrat e Shen Palit
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-03-2006, 20:55
  5. Flaubert dhe letrat e dashurisė
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-02-2005, 18:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •