Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 50
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-10-2003
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    38
    "ja ke fut kot plako" e perdora thjesht per te zbutur pak atmosferen e diskutimeve, qe eshte per te ardhur keq sa te renda behen rendom,
    kurse per ate qe mendoj se je gabim eshte jo linja e fakteve, por e interpretimit te tyre.

    Ballafaqimi dhe pervetesimi nga ana e popujve te ballkanit me besime te lloj-llojshme, ka pasur ne thelb jo kenaqesine per ate qe njihnin per Zot, po per ti dhene nje baze hyjnore supermacise se tyre.
    Keshtu Greket e shkrojten me shpejtesi biblen ne Geqishten e vjeter megjithese kjo nuk ishte gjuha e Jezusit, Romanet menjehere pas pranimit te kesaj feje, perkthyen Biblen ne latinisht, sllavet per kete qellim shpiken edhe alfabetin cirilik, duke i mveshur levizjeve te tyre pushtuese karakter fetar shpesh edhe ne kuriz te vellezerve te te njejtes fe, por qe keqtrajtoheshin prej dallimit te kombesise.

    Me ardhjen e vales otomane ne ballkan, te gjitha popullsite qe kishin pranuar fene per qellime dytesore kishin qendrat dhe kishat e tyre te konsoliduara mbi baza kombesie e jo doktrine fetare, prandaj nuk kishin nevoje per nje fe te re.
    Vetem shqiptaret (quaji si te duash parardhesit), gjate gjithe shekujve, kane qene te vetmit me nje liri besimi te pakushtezuar nga rrethanat, por vetem nga kenaqesia shpirterore.
    Keshtu me ardhjen e turqve, akoma ne shqiperi bashkjetonin, besimi ne vetem nje zot-diellin, besimi antropomorf ne zana e ore mali, ne drite e ne qiell, te krishtere te kishave romane, greke, maqedonase etj, dhe megjithe keto karakteristika pavarsie qe kemi permendur ka qene brenda llogjikes qe besimin e ri e perqafoi se keshtu e ndjente me te forte lidhjen me Zotin.

    Fakti qe edhe pas kesaj, shqiptaret megjithe pozitat e larta ne shtetin osman, nuk u perpoqen te krijonin nje varietet te fese islame ne shqip, apo te hakmerreshin ndaj fqinjeve "paqesore", tregon se ishin te perkushtuar vetem ne adhurim, gje qe s’I pengonte qe sa here u behej ndonje padrejtesi te ngriheshin me te rrepte ndaj turqve, te cilet I quanin te barabarte ne kete fe,por jo pronare te saj(fese).

    Prandaj pergjigja e pyetjes fillestare eshte e thjeshte, aty ku ke nje kishe qe s’flitet shqip, ashtu eshte edhe kombesia e atij vendi (bullgare, serbe, maqedonas, greke) aty ku flitet shqip, pamvarsisht ne ka kishe a xhami, jane shqiptare.

    Gjithsesi pikpyetjet mbi te kaluaren, s’duhet te na ndajne por te na bejne te bashkojme perpjekjet per te ardhmen.
    Sot eshte vene perseri ne diskutim qenesia e kombit shqiptar, e kushdo qe ndihmon ne nje rilindje te re, qofte edhe sa fija e flokut mund te ndjehet krenar e trashgimtar per te kaluaren, te tjeret………..
    Dhurata nuk eshte e barabarte me dhuruesin, e aq me pak mjeti eshte i barabarte me qellimin.
    Mjere per ate qe dashuroi dhuraten ne vend te dhuruesit dhe e ktheu mjetin ne qellim.

  2. #42
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Ballafaqimi dhe pervetesimi nga ana e popujve te ballkanit me besime te lloj-llojshme, ka pasur ne thelb jo kenaqesine per ate qe njihnin per Zot, po per ti dhene nje baze hyjnore supermacise se tyre.
    Kete qe shkruan e ke krejtesisht gabim. Doreshkrimet e hershme biblike nuk jane shkruajtur nga "greket" ne greqisht, por nga vete apostujt e Krishtit. Bile kjo fryme e pushtimit te greqishtes nga hebrejte nuk lindi ne Ballkan, lindi ne Aleksandri, qendra me e madhe kulturore greke ku ndodhej edhe Libraria e Aleksandrit qe iu vu flaka nga Cezari, 49 vjet para lindjes se Krishtit. Hebrejte e kishin perqafuar me deshire kulturen dhe gjuhen greke prandaj edhe apostujt i shkruan doreshkrimet e tyre qe me pas u bene pjese e Dhiates se Re ne greqisht, per te arritur nje publik me te gjere.

    Ideja e "supremacise fetare" i aplikohet besimit musliman ne Ballkan, dhe deri diku diktatit te Romes katolike, por jo besimtareve te krishtere orthodhokse. A mund te mburresh per "supremaci hyjnore" kur te gjithe fqinjet e tu jane orthodhokse si ty? A mund tu mburreshin greket shqiptareve kur vete Konstandini dhe shume patriarke te Kishes kane dale nga rradhet e shqiptareve, fqinjeve te tyre? Edhe vete ai qe e prektheu Dhiaten e Re ne latinisht ishte nje shenjtor shqiptar, Shen Gjėri sic e njihnin shqiptaret, ose Shen Jeromi sic e njeh bota. Termi "Illyricum Sacrum" nuk eshte vene ne tym nga Roma pasi ka qene nje prej vatrave te krishtera me te hershme qe jo vetem praktikonin besimin e tyre te krishtere, por kane qene nder te paret qe e kane kaluar Traditen Gojore te Kishes, ne nje Tradite Kanonike, pra dokumentimin e tradites dhe besimit. Kujto 100 kodiket e Shqiperise qe ne njohim sot qe shkojne mbrapa ne kohe deri ne shekullin e VI.

    Krishterimi ne rradhet e shqiptareve dhe ballkanasve nuk solli "supremacine hyjnore", solli perulesine e shpirtit dhe bashkejetesen e popujve ish-pagane qe vetem shekuj me pare hanin koken e njeri-tjetrit neper luftra. Kjo duket qarte ne te gjitha doreshkrimet historike, qe nga prezenca ne Malin e Shenjte ne Greqi te manastireve te shumta, greke, sllave, ruse, shqiptare edhe pse ishte nen territorin e grekerve, nga rrefimet e Gjon Muzakes si amanet per femijet e tij ku nje prej porosive eshte besimi i te pareve dhe fryma e perulesise dhe pendimit qe ai ka shkruajtur ate amanet ne 1515.

    Ferkimet e medha fetare ne Ballkan erdhe me hyrjen e Islamit, pushtimin e Konstandinopojes si qendren e gjithe qyteterimit bizantin, ku Ballkani ishte shtylla e vete kurrizore e ketij qyteterimi, fushatat e Vatikanit per kthimin e shqiptareve ne kungim me Romen dhe jo me Patriakanen e Stambollit, mizorite e pashallareve lokale ne momentet para levizjes kombetare ne Ballkan, te gjitha keto u manifestuan ne keto 200 vjetet e fundit si nje armiqesi nder-ethnike ne Ballkan, jo vetem midis shqiptareve dhe grekerve apo shqiptareve dhe sllaveve, por edhe ndaj vete sllaveve (kujto luften e II boterore dhe hyrjen e Kroacise ne kampin nazi-fashist qe shkaktoi jo pak gjakderdhje midis kroateve dhe serbeve edhe pse ishin sllave, apo shperberjen e Bosnjes dhe luften serbo-kroate, qe ishte vetem nje riperseritje e urrejtjes se trasheguar te L II Boterore). Ardhja e ideologjise komuniste i vuri kapak pastaj urrejtjeve ballkanike edhe pse ne pamje te jashtme ideologjia komuniste i "bashkonte", ne te vertete ajo ideologji demtoi ndjeshem identitetin dhe ndergjegjen kombetare te shqiptareve qe u zhveshen nga cdo moral hyjnor.

    Por pavaresisht nga te gjitha keto "aksidente historike" qe kane traumatizuar boten shpirterore te shqiptareve, sot une jam shume optimist se nje Fryme e Shenjte po fryn perseri permbi Ballkan. Gjeja me e rendesishme eshte qe tashme Ballkani eshte cliruar nga demonet, luftrat e viteve 90-te i kemi lene pas, dhe pjesa derrmuese e popujve Ballkanike sot jeton ne PAQE + LIRI. Kjo eshte nje moment historik per nje rajon qe ka perjetuar gati te gjitha luftrat qe njeh njerezimi. Momenti i dyte historik eshte ringjallja e besimit ne Zot pas zgjimit nga enderra e tmerrshme 50 vjecare e komunizmit. Me dallimin e vetem se kesaj here shqiptaret nuk besojne me nje besim te imponuar, por nje besim qe e zgjedhin vete me vullnetin e shpirtit te tyre.

  3. #43
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    re

    Po i pergjigjem une pyetjes tende.

    Ti moj vajze, je nga ai tipi i njerezve te ndjeshem , qe eshte rritur me hunden ne libra, qe e shikon realitetin nepermjet fantazive dhe imagjinacionit qe jane krijuar ne mendjen tende.

    Ne ndihme te kasaj gjendje une te keshilloj kete "te tere njerezit ne Shqiperi, por edhe ne bote, nuk jane 100% kineze, apo ruse, apo shqiptare, por nuk e cajne koken (ashtu sic e vret mendjen ti) dhe ecin perpara duke e perdorur kombesine si nje petk ,qe te mbron nga i ftohti dhe pershtatet me interesin."

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anėtarėsuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464
    Une i nderuar z. Qerim jam 100% shqipetar,nene dhe babab shqipetar,gjyshit dhe stergjyshit e mi kan qene shqipetar,pra shqipetar 100%....
    Ai qe nuk e ndije vete se nuk eshte shqipetar flet gjera te kota....qe nuk e din as vete se cka po flete.......!
    Ju mundeni ta quani vete se nuk jani shqipetar 100%,por mos e harro se ka shqipetar 100%....!!!!
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anėtarėsuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464
    Si dhe cdo kush pergjigjet ne baze te asaj se ne cka e ndijen veten.
    Nese dikush nuk e dnijen vete shqipetar,ai ka te drejte te flase se nuk eshte shqipetar.Apo ka maman apo baban e nje kombesije tjeter atehere nuk e ndijen vete si shqipetar por si ndonje kombesi tjeter.......................
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  6. #46
    Citim Postuar mė parė nga Qerim
    Po i pergjigjem une pyetjes tende.

    Ti moj vajze, je nga ai tipi i njerezve te ndjeshem , qe eshte rritur me hunden ne libra, qe e shikon realitetin nepermjet fantazive dhe imagjinacionit qe jane krijuar ne mendjen tende.

    Ne ndihme te kasaj gjendje une te keshilloj kete "te tere njerezit ne Shqiperi, por edhe ne bote, nuk jane 100% kineze, apo ruse, apo shqiptare, por nuk e cajne koken (ashtu sic e vret mendjen ti) dhe ecin perpara duke e perdorur kombesine si nje petk ,qe te mbron nga i ftohti dhe pershtatet me interesin."

    Kaq mire e ke gjetur more vella, sa s'ka. Vetem se dua te te korrigjoj ne imagjinaten tende, nuk jam rritur me hunden mbi libra dhe, as nuk e shoh realitetin nepermjet fantazive dhe imagjinacionit.
    Per nje njeri te kerkoje rrenjet dhe te njohe vetveten nuk eshte imagjinate, por thjesht vleresim i asaj qe eshte bere trashegimtar.
    Te pershendes dhe te falenderoj per keshillen tende boshe.
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-10-2003
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    38
    Historia eshte shkence kur renditen fakte, po mund te kthehet ne perralle kur mbulohet nga interpretimet.

    Keshtu pra ne se ballkanasit qenkan therur e prere pra vitit 0, e pas ketij viti per nja nje mije vjet e kusur na paskan rrojtur si nje familje e lumtur, per tu prishur kjo lumturi me ardhjen e turqve, mjafton tu referohemi fakteve, sa u vrane, sa mbeten gjalle, kush sulmoi e kush humbi, sa u vrane para vitit 0, nga 0 - 1300 , nga 1500 - 1700 etj...etj.
    Faktet, per ate qe i mbledh ato, vazhdojne edhe sot, mjaft te kujtosh cnderimin qe i kane bere nje prej burrave me te medhenj qe ka nxjerre kjo toke, Fan Nolit.
    Edhe sot, qe "fryma e shenjte" fryka mbi ballkan, heretiku me i madh per "miqte" tane jugore eshte themeluesi i autoqefalise Shqiptare, Fan Noli.
    Pa i shtuar kesaj faktet e tmerrshme qe prodhoi ballkani pas 1990, po e mbyll kete ballafaqim idesh (fatkeqesisht jo faktesh), duke riperseritur ate qe kam thene me siper,
    deshira per supremaci tokesore, i shtyu shume prej kombeve te ballkanit qe ti vishnin vetvetes nje eskluzivitet fetar, i cili do te perligjte gjithshka ne emer te me te mirit.
    Ky ves ndeshet shpesh ne histori, edhe Hitleri e mbeshteti diku vepren e tij, etj, etj.
    Vetem shqiptaret me nje dhurate te pashpjegueshme akoma (te pakten nga ata qe as na duan po as na urrejne) e kane ndare prej shekujsh ceshtjen e besimit nga raca, gjaku, pasuria etj.
    Po keshtu kane mesuar te bashkjetojne duke respektuar zgjedhjen e tjetrit
    Dhurata nuk eshte e barabarte me dhuruesin, e aq me pak mjeti eshte i barabarte me qellimin.
    Mjere per ate qe dashuroi dhuraten ne vend te dhuruesit dhe e ktheu mjetin ne qellim.

  8. #48
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Bato e di cfare kam kuptuar une nga historia e Ballkanit, se i vetmi popull qe nuk e ka perdorur ndonjehere fene per qellime kombetare jane Shqiptaret. Keshtu keta fanatiket Shqiptare shajne Fan Nolin, e te tjeret, pse perzien kombin me fene duke i hapur keshtu rrugen mrockullave te tjera te huaja, nga Krishterimi dhe Islami, te na ndajne ne 20 copa.

    Bravo, duke lejuar te kthehet Shqiperia ne ferr do fitoni parajsen!

  9. #49
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    b_a_t_o, historia lexohet, mesohet dhe interpretohet nga historianet dhe ata qe e lexojne ate. Nese do te lexohej e riperseritej ne menyre te pandergjegjshme, ajo nuk do te ishte nje mesim, do te ishte nje poeme qe e perserit si budallai neper dhembe. Dhe sa here te vertetat historike nuk u vijne per shtat njerezve, edhe pse jane te faktuara, fakte qe i gjen ne Muzeun tone Kombetare apo Arkiven Qendrore te Shtetit, njerezit e hidheruar nga e verteta historike dalin me justifikime personale, bertasin, ulerasin dhe mundohen si e si ta vrasin objektivizmin e kendveshtrimit historik me subjektivizmin e emrave te pervecem. Te njejten gje ben edhe ti me lart duke futu Fan Nolin ne debat. Se cfare lidhje ka Fan Noli ne kete debat, kete ec e merre vesh, por meqe e solle, une po te bej nje lidhje te jetes se Fan Nolit me ate qe une kam shprehur me lart.

    Ata qe mburren me Fan Nolin, jane ata qe nuk e njohin Fan Nolin, pasi Noli ne autobiografine e tij anashkalon shume prej momenteve historike te jetes se tij. Familja e Nolit, nje familje shqiptare e lindur ne nje fshat ne Turqine e sotme, qe ilustron "shqiptaret zogjte e korbit" nen pushtimin osman, qe u shperndane ne cdo cep te perandorise duke braktisur trojet e te pareve. Edukimi i Nolit qe nga klasa fillore e deri ne shkollat qe ndoqi ne Greqi, ishte krejtesisht ne gjuhen greke. Sot Nolin ju na e shisni si "anti-grek" e patriot te madh, aq shume e urrente Greqine dhe qyteterimin grek, qe nuk eshte aspak e vertete. Per krypto-komunistet e rinj shqiptare Noli ishte edhe nje 'demokrat i flakte', meqenese ai u vu ne krye te 'revolucionit demokratik te qershorit 1924', ate qe vete Noli ne autobiografine e tij vite me vone ne Amerike e quan "revolucion fshatarak". Ju i atribuoni Nolit apo Fishtes statusin e politikanit te dalluar, kur ai ka bere nje herezi te paprecedent ne historine boterore mbase, pjesmarrjen ne politike te nje prifti qe vesh roben e priftit. Ju i atribuoni Nolit "autoqefaline e KOSH", kur Noli shpenzoi vetem 4 vjet te jetes se tij ne Shqiperi dhe meritat kryesore te autoqefalise i takojne Kongresit Orthodhoks te Beratit ku moren pjese gjithe prifterinjte orthodhokse dhe mbeshtetjes se palekundur te qeverise se Koco Kotes dhe Mbretit Zog. Pra deshiren e gjithe klerikeve orthodhokse shqiptare per Autoqefali, ju ia vishni Nolit pasi flisni per gjera qe nuk i njihni. Me pjesmarrjen e tij ne politike Noli e demtoi kerkesen e Kishes Orthodhokse Shqiptare per Autoqefali ne syte e Patriarkanes se Stambollit prej nga Shqiperia ishte e varur. Kisha Orthodhokse Shqiptare nuk eshte e Nolit, eshte e Krishtit, nje koncept tjeter qe ju nuk arrini ta kuptoni pasi nuk njihni sa duhet Kishen Orthodhokse. Ju na e shisni Nolin edhe si patriot te flakte ne diaspore, kur Noli i ka mbyllur vitet e fundit te jetes se tij ne vetmi, i izoluar nga miqte e shoket e tij qe u skandalizuan nga mbeshtetja qe Noli i dha qeverise komuniste te Tiranes pas clirimit te vendit, u skandalizuan me sjelljen e Nolit ndaj shokut te tij Konica, vetem e vetem se ky i fundit zgjodhi qe te bashkepunoje me Mbretin Zog duke u bere ambasador i Shqiperise ne Lidhjen e Kombeve ne Amerike.

    Noli ishte gjeni, por edhe gjenite kane dobesite e tyre kur duan te shkelqejne ne gjithcka. Vepra e tij e larmishme perfshin perkthime te shumellojshme nga vepra klasike, studimi shkencor mbi jeten e heroit tone kombetar Gjergj Kastriotit, perkthimet liturgjike ne gjuhen shqipe te Liturgjise Hyjnore, krijimin e dioqezes shqiptare orthodhokse ne Amerike, kontributi diplomatik prane Lidhjes se Kombeve dhe me vone OKB per pranimin e Shqiperise ne OKB.

    Dhe sic e shpreh vete ne autobiografine e tij, qe i vogel Noli i bente vetes tre pyetje kur vihej perballe nje dileme apo nje problemi:

    - Cfare do te bente Jisui ne kete rast? (Jezu Krishti)
    - Cfare do te bente Gjergji ne kete rast? (Gjergj Kastriot - Skenderbeu)
    - Cfare do te bente Napoloni ne kete rast? (Napolon Bonoparti)


    Bato e di cfare kam kuptuar une nga historia e Ballkanit, se i vetmi popull qe nuk e ka perdorur ndonjehere fene per qellime kombetare jane Shqiptaret.
    Shqiptaret nuk e perdoren unitetin e tyre fetar si nje themel per levizjen e tyre kombetare, jo sepse nuk deshen, por sepse nuk kishin nje unitetit fetar. Prandaj Shqiperia ishte shteti i fundit i ri qe lindi ne Ballkan, kur fqinjet tane e kishin shpallur pavaresine 1 shekull para nesh. Meqe jeton ne Greqi, cfare i shtyu arvanitasit shqiptare qe te viheshin ne krye te levizjes kombetare greke ne vitet 20 te shekullit te 19?

    Albo

    P.S Lexo ate material qe Noli e quan "Golgota Shqiptare" qe te jep faktet dhe shifrat e shfarrosjes se popullsise shqiptare ne Ballkan, nga populli me i madh i tij ne numer, ne popullin me te vogel te tij ne numer. Dhe shikoi shekujt se kur kjo ndodhi. Meqe kerkove "fakte" dhe "shifra" dhe meqe zure ne goje "Nolin".

  10. #50
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Albo per jeten dhe vepren e F. Nolit po e lej ceshtjen menjane se nuk e di nga t'ia nis e nga t'ia mbaroj dhe gjithashtu mendimet e tua dogmatike reth ceshtjes nuk lejne fushe per bashkebisedim. Saper historine e Skenderbeut duket se ty te mallengjekan me shume perrallat e Barlecit sesa problematika e Nolit.

    Megjithate, nuk e di ne qiell kujt i takon Kisha Autoqefale Ortodokse Shqiptare por ne Toke sigurisht qe i takon Greqise! Ti na permende patriarkanen e Stambollit, po a e ke degjuar ndonje here Patriarkun te flasi? Po Patriarkun e Amerikes e ke takuar ndonjehere, ia ke degjuar ndonjehere fjalet, ke folur ndonjehere me te per Shqiperine e Jugut, a i the qe je nga Permeti? I kam degjuar une, pothuajse cdo muaj. Fjala me e radhe qe permendin eshte fjala "ortodoksi" sepse ia ka mbuluar trurin, vepren dhe fjalen "greqizmi" ose sic i thone ata "helenizem". Eshte me te vertet qesharake sesi keta "njerez te shenjte" qe perfaqesojne ortodoksine boterore ne artikujt dhe fjalimet e tyre vetem per "greqizem" flasin. Pra duket se zgjidhja me e mire per Shqiperine nuk paska qene Kisha Autoqefale por krijimi i nje Patriarkane Shqiptare, me te vertet paska bere gabim Noli, ku nuk vendosin bicimat e ushtaraket e grekut qe te na mesojne fene se fundja fundit nje nga vendet e para qe vizitoi apostull Pavli ishte edhe Durresi i Shqiperise, pra nuk eshte nevoja te na marrin ende Greket perdore qe te na tregojne se ku eshte parajsa! Feja perdoret nga te gjithe pse mos e perdorin edhe Shqiptaret? Ti na thua se Shqiptaret nuk kane imunitet fetar, dmth. cfare prisje ti, te benim si Greket dhe si Serbet - (tekije ne koke dhe kryq ne qafe), i ke veshtruar ndonjeher mbiemrat e Grekeve (edhe kryeministri i tyre ka mbiemer turk "kara-manlli..")- apo te therrnim gjysmen e popullsise qe te kishte imunitet pjesa tjeter? Shumellojshmeria fetare nuk eshte shkak per t'i lene te tjeret te na bejne si t'iu doje qejfi, perkundrazi duke pasur tre fe atehere kemi me shume avantazh se te tjeret. Sepse nderkohe qe fqinjet perdorin nje fe per te arritur qellimet e tyre ne perdorim tre (me njeren afrojme Europianet, me tjetren Ballkanasit dhe me nje tjeter Mesdhetaret). Keshtu perdorim tre rruge per te njejtin qellim, rritjen e rolit te kombit tone. Po ne cfare beme ? Ne rame viktime e ujqerve nacionaliste te huaj qe na vijne ketu me ikonat e Jezusit ose tespijet dhe keshtu disa vllezer na u bene Greke kurse disa te tjere kane vajtur te biejne shehid ne Kashmir ose ku ta di une (shehid per Allahun apo per Pakistanin?). Pra si te duket me mire ty Albo, ta mbajme fene ne duar shqiptare apo ne duar te huaja (se padyshim feja gjithmone perkufizohet nga duart e dikujt) ?

    flm

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema tė Ngjashme

  1. Popujt e zhdukur
    Nga Fatih nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 03-01-2010, 19:27
  2. Kadare: Poshtėrimi i Ballkanit
    Nga dodoni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-12-2006, 19:57
  3. E kujt ishte Kosova para 115 vitesh?
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-02-2004, 15:21
  4. Samiti i Selanikut dhe qendrimi i pales shqiptare
    Nga Orku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 22-06-2003, 20:04
  5. Maredheniet Shqiperi-Jugosllavi pas Luftes II Boterore
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-03-2003, 21:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •