Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 50
  1. #21
    Citim Postuar mė parė nga Qafir Arnaut
    Sipas ideatorit madheshtor te ketij forumi Shqiptaria eshte gjenetike. Manulajka paska problem me kete teze...Ne fakt eshte budallallek te mendosh qe s'jemi shkartisur njeri me tjetrin sllave, shqiptare e greke e turq perpara Revolucionit Francez qe na solli konceptin e kombesise.
    shkartisur - mos do te thuash - shartuar?
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  2. #22
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga Manulaki
    "Ku fillon kombesia e nje njeriu 2000 vjet perpara (ku faktet jane lesh e li), apo ne ne si njerez sot?"
    Kombesia fillon me Francen. Para se te besh kete pyetje per publikun e pergjithshem te rekomandoj te lexosh ca per temen. Mund t'ia fillosh me nje liber qe ne anglisht e ka titullin: "From Farmers to Frenchmen"

  3. #23
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Unė nuk e di se si dikush kėtu mundohet tė hedh poshtė teori tė tilla si shqiptarėt pasardhėsit e vetėm dhe direkt tė ilirėve, qė janė tė vėrtetuara dhe pranuara edhe nga historianėt mė seriozė botėrorė (jo vetėm shqiptarė) dhe nga institucionet e univerzitetet mė serioze tė botės.

    Po kush je ti mo, qė del e shkruan kėshtu kot fare?

    Pėrderisa ilirėt nuk kanė lėnė asgjė tė shkruar nė gjuhėn e tyre (tė paktėn me aq sa dijmė deri tani), tė gjitha faktet tjera dėshmojnė fare qartė dhe kategorikisht vazhdimėsinė iliro-shqiptare. Kėtė teori janė munduar qė ta hedhin poshtė grekė e serbė akademika tė historisė dhe nuk kanė arritur e mendon se do ta arrish ti njė analfabet shqiptar qė nuk e di as historinė e kombit tė vet.

    Vet emri Iliri, nuk ka gjuhė tjetėr e botės qė mund ti jap kuptim, poashtu edhe emrin e mbretit tė parė tė saj Hyllus, poashtu edhe Bardhylus-it, pastaj trevave ilire si Dardania, Dalmatia, Ardianėt, Liburnėt etj. etj. Fjalėt dhe emrat ilirė qė kanė ngelur deri nė ditėt e sotme, vetėm shqipja i jep kuptim. Pra, elementi gjuhėsor dėshmon fare qartė vazhdimėsinė iliro-shqiptare dhe i mbyll gojėn ēdo antishqiptari nė lidhje me kėtė ēėshtje.

    Dyndjet sllave tė shekujve 6-10 dhe pastaj edhe influencat e ndryshme nga popujt tjerė kanė bėrė qė ne iliro-shqiptarėt tė tkurremi kaq shumė me territor.

    Pastaj, pėr ngjashmėritė shqiptaro-turke, na sill rezultatet shkencore, qė dėshmojnė njė gjė tė tillė. Mos dėgjo armiqtė tanė. Ka shumė mė shumė ngjashmėri mes grekėve, bullgarėve e turqve se nė mes shqiptarėve dhe turqve, pėr shumė arsye, sepse klima e vendit tė tyre, pozita gjeografike dhe shumė faktorė tjerė janė shumė mė tė ngjashme mes kėtyre tre kombeve se nė mes shqiptarėve dhe turqve.

    Sllavėt nuk kanė pushtuar asnjėherė Ilirinė (pėrveē para 100 viteve me ndihmėn e Rusisė, dhe pas lodhjeve tė shqiptarėve nga luftat ēlirimtare me Turqinė)ata kanė ardhur nga shpellat e Karpateve (pa asnjė lloj civilizimi) dhe janė vendosur nė qytetet mijėravjeēare tė ilirėve.

    Mos fol pėr gjėra kot fare, pa pasur as dijeninė elementare pėr to.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dodoni : 06-01-2005 mė 17:47
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #24
    Citim Postuar mė parė nga Manulaki
    Ke shume te drejte kur thua se diskutimet po shkojne tangent. Pyetja ime eshte :"Ku fillon kombesia e nje njeriu 2000 vjet perpara (ku faktet jane lesh e li), apo ne ne si njerez sot?"
    Pershendetje dhe nuk ka nevoje per histori shume, sepse mendimi im eshte qe historia e ballkanit eshte si politika - nga ta dredhesh, dridhet .
    Dodoni, lexo me siper dhe me jep pergjigje nese mundesh, te lutem.
    Faleminderit
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  5. #25
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Unė sė pari nuk pajtohem me thėnien tuaj se faktet e para 2000 vjetėve nė lidhje me kombin tonė janė lesh e li. Mund tė ketė shumė gjėra tė paqarta por kjo nuk dtth. qė janė lesh e li, dhe qė ne nuk e dijmė se kur fillon kombėsia jonė.

    Kombėsia jonė fillon qysh ditėn kur kemi krijuar gjuhėn tonė si njė nga tiparet dalluese kryesore tė njė kombi. Kjo dtth. qė kombėsia jonė fillon para mė shumė se 3 mijė vjetėve. Jemi krenar qė kemi ruajtur (aq sa kemi mundur) gjuhėn, zakonet, traditat tona dhe poashtu pėr kontributin qė i kemi dhėnė civilizimit botėror gjatė gjithė historisė sonė.

    Kjo ėshtė vetja jonė dhe e kaluara jonė, kurse tani, duhet tė punojmė sa mė shumė qė vlerat tona kombėtare (qė na bėjne ne, tė jemi ne) ti ngrisim nė nivele sa mė tė larta.

    Pėrshėndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-01-2005
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    12

    formimi i kombit

    Pershendetje te gjitheve!

    lexova kete teme shume interesante per mua edhe mendoj te shkruaj edhe une mendimin tim. Te them te drejten nuk kam shume kohe pra nuk mund tju pergjigjem gjithe atyre pyetjeve te veshtira qe hidhen ne kete teme sepse edhe per faktin qe pergjigjja e ketyre pyetjeve kerkon shume analize.

    Nga ana tjeter jam shume dakort me shume mendime qe jane shkruajtur ketu por nuk mund te pranoj disa mite disa mendime jo historike disa teori antishqiptare dhe me shprehje e teori siperfaqsore dhe pa mendim te kthjellet.
    Gjithashtu te me falin forumistat per shqipen time pak te varfer.

    FORMIMI I KOMBIT NGA KENDVESHTRIMI I NJE SHQIPTARI EMIGRANT NE GREQI!

    Personalisht mendoj se formimi i nje kombi eshte nje proces natyror edhe shoqeror domethene njeriu lidhet for me vendin ku jeton ushqehet nga ai, jep emra fushave, lumejve, maleve, luginave, objecteve te ndryshme pra ndikon ambjentin dhe ndikohet nga ai. Duke marre parasysh qe shekuj me pare komunikimi ka qene i veshtire rrezja e veprimit te nje fisi ka qene e kufizuar pra duke marre pershembull nje fis ai jetonte dhe vdiste per nje periudhe te gjate ne te njejtin vend.
    Kjo eshte nje dukuri per te gjithe kombet e botes.

    Te behemi me konkret paraardhesit tane shqiptare ne jeten e tyre te perditeshme nuk priten greket, serbet, turqit qe ti mesojne si ti thone bukes, mishit, djathit pra krijuan gjuhen e tyre, zakonet e tyre, botkuptimin e tyre per jeten per perendite krijuan shoqerine e tyre fshatrat e tyre u martuan me njeri tjetrin krijuan kombin e tyre e cane rrugen e historise me lufte dhe mbijetuan edhe zhvillohen.
    Keshtu natyrisht bene edhe kombet e tjera pra aq sa kane ata te drejte te jetojne ne kete bote aq kemi edhe ne. Me keto dua te them se teorite se nga jemi dhe dyshimet per prejardhjen tone jane dilema te genjeshtra sepse kur degjoj kenge nga epiri grek ato jane 100% shqiptare vetem se jane ne greqisht kur shikoj epirote greke ata i ngjajne shume shqiptareve te jugut edhe nuk ju ngjajne grekeve te kretes te cilet jane ezmere edhe kacurrele.
    Pra ky vend shqiperia lind kete popull keto kenge keta njerez keto valle keto veshje karakteristike popullore.
    Secili mund ti beje pyetjen vetes se tij se kujt i ngjan sllaveve?
    grekeve? italianeve? turqeve? te njohe paraardhesit e tij te respektoje veten qe ta respektojne edhe ate te tjeret ta kete mire edhe me veten e tij.

    Persa i perket pyetjes se cfare eshte ndjenja kombetare edhe nga vjen kjo nga gjaku apo nga bindja? pergjigjja eshte e thjeshte:
    Ne rradhe te pare njeri pa shoqeri nuk kuptohet nuk ka.
    Pra si shoqeri ne rradhe te pare eshte familja, fshati, qyteti, shteti, Atdheu. Cdo njeri mund ta dije se cfare jane pershembull prinderit e tij, gjysherit, gjyshet deri edhe shume me thelle pra te kete kujtese edhe te jete i bindur se cfare eshte.
    Neqoftese paraardhesit e tij te gjithe ose dikush nuk jane nga kufijte e sotem te shqiperise thjesht ata mund te jene shqiptare te greqise ose te viseve shqiptare te ish jugosllavise.
    Ne qoftese mund te jene realisht greke per shembull ose vllahe ose sllave ose turq ose ku ta di une pergjigjja eshte pak me komplekse po prap se prape ka!

    Duhet te qartesoj se 100% komb te paster nuk ka Greqia per shembull qe e njof mire nuk e shte e paster fare dhe greket cirren e therrasin per pastertine e tyre sepse ju djek shume kjo ceshtje edhe e dine mire kete gje megjithese duan ta fshehin.
    por realiteti eshte se dominojne greket ose ata qe e quajne veten si grek keta te fundit bejne te pa munduren te tregojne prejardhjen e tyre qe eshte greke por ne te vertete e dyshimte.
    Per shembull kryetari i nje partie te djathte greke qe shan shume shqiptaret ne greqi quhet Karaxhaferi domethene xhaferi i zi ne turqisht me prejardhje nga azia e vogel nga anadolli eshte edhe ne turi i zi nuk ju ngjan fare jo vetem grekeve te lashte por edhe ketyre te sotem.
    Pra politika e fiseve greke ishte e qarte te shtojme kombin grek.
    Po si e bene kete? natyrisht me shume forma ne rradhe te pare me fene te gjithe ata qe ishin ortodoks i quajne greke, ata qe luftuan kunder turqeve ne ndihme te grekeve i bene hero greke dhe kur thane pastaj qe jane shqiptare disa nga ata i burgosen sic eshte Kolokotroni. Pastaj bene ndryshime popullsie me turqine hoqen te gjithe besimtaret muhamedane te greqise dhe i cuan ne turqi dhe morren qe andej ata ortodokse. Duhet thene se besimtaret muhamedane te greqise ishin te tre kombesive ishin: turq, shqiptare, dhe natyrisht greke pra arriten aq larg sa te largojne edhe greke vetem e vetem se ishin myslimane. Mendoni se cfare u be me shqiptaret ( Ka paguar shume taksa ne njerez ky komb greqise, turqise eshe sllaveve) Nga ana tjeter ata qe erdhen nga azia e vogel kombesia e tyre eshte e dyshimte por u quajten greke.
    Po jap edhe nje shembull tjeter ka diskutime per nje fshat ne turqi qe te quhet fshat grek megjithese flasin turqisht vetem e vetem se jane te krishtere.
    Te njejten gje bejne greket me vllehet e shqiperise dhe te greqise i quajne greke se jane te krishtere. Edhe me arbereshet e greqise keshtu vepruan ata qe ishin dhe u bene ortodoks i quajten greke te tjereve qe nuk pranuan ose i debuan ose ju ulen koken.
    Te njejten gje bene edhe sllavet me shqiptaret i debuan nga trojet e tyre dhe mundohen ti ngaterrojne per prejardhjen e tyre por jam i sigurt se cdo shqiptar e di ose duhet ta dije se sllavet kane ardhur ne gadishullin ballkanik aty nga viti 700 dhe tkurren viset shqiptare me debime dhe lufte kuptohet.

    Mbas kesaj analize mund ti pergjigjemi pyetjes se a eshte shqiptar ai qe ka paraardhes nga greqia qe realisht eshte grek per shembull Natyrisht PO se shqiperia eshte me e madhe se kufijte e sotem shteterore. Ne rastin se eshte nga kreta atehere thjesht duhet te zgjedhe Une mund ti them atij personi mire se te vije ne familjen e madhe bujare e fisnike shqiptare! Shqiptaret do ti pranojne dhe trajtojne si gjithe shqiptaret e tjere. Ne qoftese nuk do edhe ka dyshim le ta quaje veten si te doje te shkoje ku te doje por ta dije se nuk Do trajtohet e pranohet si ne vendin e tij qe do apo nuk do i perket kombit Arbnor.

    Ketu eshte fakt i pa diskutueshem trajtimi i minoritareve greke te shqiperise ne greqi si te dores se fundit bile ne shume raste me keq edhe se shqiptaret e tjere. Pra ketu pergjigjemi edhe pyetjes nga vjen ndjenja kombetare nga gjaku apo nga bindja vjen nga te dyja vjen nga e shkuara e nje personi dhe deshira e tij si do te jetoje edhe veproje ne te ardhmen e tij. Kur keto te dyja nuk jane ne harmoni duhet te zgjedhe dhe eshte vendim i tij personal dhe me kohe do ta kuptoje se kujt familje i perket.
    Takoj shume arbereshe ketu ne greqi qe mbas kaq shekujsh thone se jane bere greke por ne zemren dhe ne syte e tyre shikoj nje ndjenje te thelle e te forte shqiptarizme ata e dine mire se kujt familje i perkasin.

    PAK HISTORI

    U shpreha me lart se kombi lind ne nje pozicion te kufizuar gjeografikisht i ndikuar nga ambjenti ku jeton gjate kalimit te shekujve. Pra eshte mese e sigurt qe fiset shqiptare nuk jane as turke as greke as latine as sllave jane pjese e grupimit te madh hindoevropjan nga ky i fundit rrodhen te gjithe kombet evropjane dhe njihen si grupim i vecante sic jane edhe hungarezet por edhe greket. Te gjithe kombet e tjera hyjne ne grupe me te mbedha per shembull fiset gjermane, fiset anglosaksone, fiset latine, fiset skandinave, fiset sllave. Keto jane grupet qe njihen ne evrope.

    Po te analizojme dy faktore baze gjuha dhe tiparet antropollogjike kemi keto te dhena:
    gjuha shqipe nuk ka asgje te perbashket me turqishten nuk flasim ketu per fjalet e huazuara. Kur degjojme turqit te flasin menyra e formimit dhe shprehja e fjaleve dhe tingujve eshte krejt ndryshe nga shqipja edhe nga ana morfologjike turqit e kane prejardhjen nga mongolia dhe nga Azia qendrore pra ka turq me sy si vezake si ata te mongoleve nuk shqyrtoj ketu se jane te mire apo te keq turqit apo mongolet per te cilet kam respekt. Por thjeshte shikojme realitetin. Ndryshim tjeter me greket dhe latinet eshte menyra e te folurit per shembull greket per formimin e fjaleve perdorin me shume buzet kurse shqiptaret
    tingujt edhe fjalet i formojne me shume nga gryka ky tipar eshte edhe per fiset gjermane prandaj shume studjues fusin gjuhen shqipe ne grupin e madh hindoevropjan. Pra fiset krijonin gjuhen dhe tiparet e tyre nen ndikimin e ambjentit ku jetonin i cili ishte i ndryshem nga pozicioni gjeografik.
    Eshte shume i dukshem ndryshimi i nje suedezi nga nje arab edhe ndryshimi i ketij te fundit nga nje afrikan.
    Marrim nje shembull tjeter Greket ndahen ne tre grupe kryesore ne lidhje me tiparet dhe njyren e flokeve grupi me i madh edhe dominues eshte ai me floke te zeze dhe ezmere gje qe shpjegohet ne pjesen me te madhe nga rrezatimi i madh djellor i greqise se jugut dhe pjeses ishullore te saj, por edhe perzjerja me fise te tjera qe vijne nga lindja e mesme, nga azia dhe nga afrika e veriut.
    Duhet thene se greket kane lidhje te madhe gjaku me palestinezet gje qe shpjegon edhe mbeshtetjen e madhe qe ju japin atyre ne luften e tyre kunder izraeliteve. Nga ana tjeter edhe palestinezet mbrojne kishat ortodokse ne vendet e shenjta te lindjes se mesme kuptohet greke.
    Ka te dhena qe edhe vete krishti te pakten nga e jema ka origjine greke se i jati pranojme se eshte vete zoti. Nga ana tjeter dime se ato zona kane qene te banuara nga izrealite pra krishti duhet te jete izrealit ketu ka dicka qe mund te kene te drejte greket:
    Hebreos eshte ne menyre fanatike ai qe beson ne iudaizmo pra izrealitet e kane element kryesor fene e tyre kush nuk beson me ne iudaizmo nuk eshte me izraelit humbet edhe kombesine e vet prandaj ata qe besuan tek krishti humben kombesine e tyre izrealite dhe u bene thjesht te krishtere. Pra lindja e krishterimit ishte si nje evolim i asaj popullate izrealite te perzjere me greke edhe fise te tjera te cilat nuk ndiheshin shume fanatike per fene izrealite iudaizmo. Hebrenjte fanatike nuk e besuan krishtin edhe mbajten me fanatizem fene dhe kombesine e tyre. Kurse te krishteret e sotem nuk duan ta kujtojne fare se te gjithe nxenesit e krishtit edhe te paret e kishes se krishtere ishin izrealite qe ndryshuan emrat fene edhe i quajne thjesht te krishtere.
    Por le te kthehemi tek grupimi i dyte qe eshte me floke te geshtenje edhe nje pjese e vogel me floke te verdhe. Keta jane greke me perzjerje te vogel me popuj veriore.

    Tani shikojme shqiptaret te cilet grupimin kryesor ka floke geshtenje grup tjeter i madh eshte ai me floke te verdhe edhe nje grup tjeter i vogel me floke te zeza edhe zeshkane. Pra shqiptaret kane tipare tipike mesdhetare pjesa me e madhe kuptohet. Gje qe rrjedh nga pozicioni i vendit ku u krijuan si komb. Dihet qe shqiperia ka nje pozicion te tille ne largesi te barabarte nga poli i veriut edhe nga ekuadori.
    Ky argument eshte shume naiv do te thote dikush qe te na tregoje qe shqiptaret nuk jane te ardhur por autoktone vendes. Nuk dua te mbeshtetem edhe une ne kete fakt por dua te them se eshte e sigurt 100% edhe kete nuk e luan as topi se shqiptaret kane karakteristikat qe i pershtaten pozicionit te tyre gjeografik!

    TANI PAK PER LEVIZJEN E POPUJVE

    Eshte me se e sigurt qe te gjithe popujt kane levizur edhe jane perzjere me njeri tjetrin por ne fund te fundit nuk jane perzjere aq shume sa pjesa me e madhe e tyre te ndryshoje krejt. Atje ku ka ndidhur kjo ata popuj jane asimiluar dhe nuk ekzistojne me.
    Pra te kemi respekt per ata popuj te vegjel te cilet mbijetojne edhe nuk i marrin leje armiqve te tyre si te quhen edhe cfare gjuhe e zakone te mbajne. Pra te jemi krenare per veten tone se jemi shqiptare. Ne fund te fundit lirine dhe token arbrore e kemi mbrojtur me gjak dhe do ta mbrojme ne te ardhmen, do ta realizojme te drejten tone natyrore te jetojme te gjithe shqiptaret te bashkuar ne kufijte tane natyrore dhe te cliruar. Ky eshte argumenti me bindes edhe realiteti.
    Sa per teorine qe shqiptaret kane ardhur me pas se sllavet edhe greket ne gadishullin ballkanik eshte budadalleku me i madh qe kam lexuar. Te shikojme pak harten e ballkanit edhe pak llogjike te drejte te kemi.
    Po te shikojme harten te gjithe e dime ku ndodhet shqiperia dyndjet e popujve jane bere nga veriu edhe nga lindja pra sipas sllaveve se greket nuk e kam degjuar ta thone gadishulli ballkanik ka pasur greke edhe sllave edhe shqiptaret erdhen nga lindja si me parashute e u ngulen jo ne ballkanin lindor por ne ate perendimor edhe sipas ketyre qenkan nje popull aziatik qe erdhen bashke me turqit pra fis turk me pak fjale. Kur dihet qe para se te vinin otomanet ne gadishullin ballkanik shqiptaret ishin te krishtere pra i shuajne krejtesisht historine e ketij populli qe ishte i krishtere dhe bente pjese ne perandorine romake te lindjes (bizantine) dhe ishin te krishtere shume me pare se kur u bene serbet edhe me pas bullgaret. I shuajne krejtesisht luften e kreshnikeve tane kunder sllaveve qe avash avash moren dalmacine edhe jutbinen e shuajne krejt luften e gjergj kastriotit skenderbeut kunder otomaneve. Pra teori fantastike me llogjike te trashe prej sllavi. Pa lere qe kam degjuar se shqiptaret kane erdhur jo nga azia e vogel nepermjet tokes ne pjesen perendimore te gadishullit ballkanik por nepermjet detit nga egjypti kur dime mire luften e gjergj elez alise kunder bailozit te zi qe vinte nga deti. Pra po kalojme krejt ne fantazi.
    Te qeshim pak edhe me greket: thone keta te fundit se e kane prejardhjen e tyre Hyjnore bile jashte tokesore kane ardhur nga nje planet me emrin sirius po le te ikin prape atje edhe te na lene rehat.

    Mbas qeshjes vjen llogjika te gjitha keto teori fantastike thuhen qe te mbulojne te verteten e historise se ketij kombi te lashte luftetar qe mbron token arbnore prej shekujsh!!!

    Arma me e mire eshte dija.

    Falenderoj gjithkend qe mundi te lexoje kete shkrim te gjate.

    9/1/2005

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anėtarėsuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464

    ::::shqİpetaret::::

    Nje pyetje e bere ne kete forme,se kush jan pop. e ballkanit ka bere pak a shume nje polemike te gjere qe valle nuk po mundet ti gjehete pergjigje.Kjo eshte si pasoj e mose njohejes se vete se cfar kombesije i takon,ai apo ajo, qe bene pyetje apo pergjigje.Ne, shqipetare, ka qene,jan dhe do te jene pop. me i vjeter ne Ballkan.Kete pohim deshten apo nuk deshten ta pranojne atyre qe nuk ı ju pelqene.
    Disa argumenete te shkurta......

    PARAARDHĖSIT E SHQIPTARĖVE


    --------------------------------------------------------------------------------


    BANORĖT E HERSHĖM TĖ VENDIT TONĖ

    1. Banorėt e tejlashtė tė vendit tonė dhe mėnyra e tyre e jetesės

    Trualli i banuar sot nga shqiptarėt filloi tė popullohej shumė herėt, qė nė kohėn e paleolitit (gurit tė vjetėr), mbi 100.000 vjet mė parė. Nė fillim u banuan ato zona qė ishin nė kushte gjeografike mė tė pėrshtatshme.

    Nė shqipėri, banimet mė tė hershme janė vėrtetuar nė shpellėn e Gajtanit (Shkodėr), nė Konispol, nė malin e Dajtit dhe nė vendbanimin e Xarės (Sarandė).

    Njerėzit primitivė jetonin nė grupe tė veēuara, kryesisht nėpėr shpella tė thella, pa lagėshtirė dhe tė mbrojtura nga erėrat. Veglat e punėsi punonin me gurė stralli dhe mė rrallė prej kocke. Prej kėtyre gurėve , me anė tė ashkėlzimit nxirrnin pjesė mė tė vogla e mė tė mprehta guri pėr t’i pėrdorur si gėrryese, shpuese etj. Si vende pėr tė pėrpunuar gurin shfrytėzoheshin hyrjet e shpellave dhe terrenet pranė lumenjve. Sidoqoftė, veglat e asaj epoke ishin ende tė thjeshta dhe tė krijuara kryesisht prej guri. Njerėzit primitivė ushqeheshin me produkte tė mbledhura nė natyrė dhe me gjah kafshėsh tė egra.

    Pėr shkak tė kushteve tė vėshtira nė tė cilat jetonin,. Njerėzit e paleolitit kanė pasur njė mesatare jete shumė tė shkurtėr, rreth 21-30 vjeē, me njė vdekshmėri mė tė madhe te fėmijėt.

    Lufta e pėrbashkėt pėr tė pėrballuar jetėn ēoi nė forcimin e lidhjeve tė pjesėtarėve tė ēdo grupi, nė ndryshimin e organizimit tė njerėzve primitivė, tė cilėt nga fundi i paleolitit kaluan nė grupime me lidhje gjaku, nė martesėn me grupe, ku prejardhja e fėmijės pėrcaktohej vetėm nga nėna. Filloi kėshtu organizimi i shoqėrisė matriarkale, e cila mori formė nė periudha tė mėvonshme, nė kohėn e neolitit (guri i ri), 6000-3000 vjet, p.k. (para Krishtit).

    Popullimi i krahinave tė banuara sot nga shqiptarėt u rrit shumė nė periudhėn neolitike. Njerėzit filluan tė braktisin shpellat dhe tė pėrqėndroheshin nė vende tė hapura. Banorėt neolitikė pėlqenin mė shumė tė ndėrtonin kasollet e tyre nė fusha dhe nė terraca lumore. Janė tė njohura njė numėr i madh vendbanimesh tė tipit palafit, dyshemetė e tė cilave viheshin mbi trarė tė ngulur nė fundin e liqenit.

    Banorėt e hershėm, nga jeta endacake e kohės paleolitike kaluan nė vendbanime shpeshherė tė qėndrueshme, me ekonomi kryesisht bujqėsore. Ata njihnin dhe pėrdornin drithėrat kryesore, si elbin, melin, grurin etj. Kjo u shoqėrua edhe me liulėzimin e sistemit matriarkal, ku rolin drejtues tė ekonomisė e tė jetesės e kishte gruaja. Nė kėtė epokė u kalua nė njė formė tė re martese, nė martesėn me ēifte.


    2. Zbulimet e hershme teknike

    Ndėr shpikjet mė tė rėndėsishme tė kohės sė paleolitit ėshtė zbulimi i zjarrit, i cili i ndihmoi shumė banorėt e lashtė pėr tė pėrmirėsuar ushqimin dhe pėr t’u ngrohur. Pjekja dhe zierja e ushqimit me anėn e zjarrit solli ndryshime cilėsore nė organet tretėse tė njeriut.

    Ndryshimet nė ekonomi dhe nė organizimin shoqėror tė kohės sė neolitit ndikuan pėr zbulime tė tjera teknike, tė mėdha pėr lashtėsinė. Njerėzit mėsuan tė punonin enėt prej balte, tė cilat shpeshherė i zbukuronin me njė shije tė vėrtetė artistike, mėsuan t’i tirrnin dhe tė thurrnin pėlhura qė i pėrdornin pėr veshje, shtrojė e mbulesė, filluan tė ndėrtonin kasollet e para qė kishin dysheme tė shtruara me argjil dhe ishin tė rrethuara me thupra e kallama tė lyera me baltė nga jashtė pėr t’u mbrojtur nga era e i ftohtit.

    Nė kohėn neolitike, veglat e punės, veēanėrisht ato prej stralli, u pėrsosėn shumė, nė krahasim me kohėn e mėparshme. U shpikėn vegla tė reja pune. Pėr bluarjen e drithit u shpikėn gurėt e blojės, pėr punimin e tokės filloi tė pėrdorej shati i pėrgatitur prej brirėve tė drerit. Me kėta brirė bėnin edhe ēekanė. Gjuetia e peshkut u rrit dhe u pėrmirėsua me krijimin e rrjetave dhe tė grepave pėr zėnien e tij. Po kėshtu u pėrgatitėn edhe mjete tė tjera pėr gjuetinė e kafshėve tė egra.

    Ekonomia nė kohėn neolitike u gjallėrua mė tej me zbutjen e kafshėve tė egra e kthimin e tyre nė kafshė shtėpiake. Gjuetia i ndihmoi njerėzit e kėsaj kohe tė zbutnin delen, dhinė, kalin, qenin.

    Tė gjitha kėto arritje forcuan lidhjet e grupeve gjinore tė njerėzve primitivė, pėrmirėsuan lidhjet me grupet e banorėve tė tjerė dhe nxitėn marrėdhėniet e kėmbimit nė mes tyre, deri edhe nė krahina tė largėta.

    Nė kohėn pasardhėse, nė atė eneolitike (tė bakrit) 3000-2100 vjet para Krishtit (p.K.), u bėnė ndryshime tė reja. U krijua ndarja e ekonomisė blegtorale nga ajo bujqėsore. Disa grupe banorėsh merreshin kryesisht me bujqėsi dhe grupe tė tjera merreshin me blegtori. Blegtorėt qenė mė shumė banorė endacakė. Kėta filluan tė popullonin pėrsėri shpellat. U krijuan vendbanime tė reja edhe nė qendra tė hapura malore. Popullimi i krahinave u rrit edhe mė shumė.

    Risi teknike e madhe e kėsaj kohe ishte fillimi i punimit tė veglave tė punės prej bakri. Shoqėria njerėzore hyri kėshtu nė njė epokė tė re, nė atė tė punimit tė metaleve. Po kėshtu toka filloi tė punohet me parmendė, duke pėrdorur kafshėt tėrheqėse, kalin dhe qetė. Ekonomia blegtorale i dha pėrparėsi punės sė burrave.
    Filloi tė dobėsohej shoqėria matriarkale dhe rolin e drejtimit nė ekonomi dhe nė grupet shoqėrore filluan ta merrnin burrat. Lindi kėshtu nė epokėn eneolitike shoqėria patriarkale, e cila u forcua mė shumė nė epokėn e bronzit (2100 – 1100 p.K.) dhe nė atė tė hekurit (mijėvjeēari i fundit p.K.)


    3. Pellazgėt

    Pellazgėt njihen si banorėt mė tė lashtė parailirė e paragrekė. Shkrimtarėt e lashtė grekė Homeri, Herodoti etj, tregojnė pėr shtrirjen, pėr mėnyrėn e jetesės dhe pėr gjuhėn e tyre. Ata patėn njė shtrirje tė gjerė qė nga Ballkani i Jugut e deri nė Azi tė Vogėl.

    Heroditi, historiani i lashtė grek i shek. V p.K. jep disa tė dhėna pėr pellazgėt qė jetonin nė Greqi. Sipas tij, gjuha e pellazgėve ishte e ndryshme nga gjuha greke. Ata merreshin me bujqėsi e detari. Ishin edhe mjeshtėr tė mirė ndėrtimi.

    Pellazgėt ngritėn murin qė rrethonte akropolin e Athinės dhe pėr kėtė athinasit u dhanė atyre si shpėrblim disa toka nė Atikė, tė cilat edhe pse ishin tė pavlefshme, ata i kthyen nė toka tė mira bujqėsore.

    Pėr pellazgėt dhe karakterin etnik tė tyre janė dhėnė mendime tė ndryshme nga studiuesit, ndonjėherė edhe kontradiktore. Qė nė shek. XVII, veēanėrisht nė periudhėn e Rilindjes Shqiptare, te studiuesit shqiptarė dhe tė huaj zotėroi teoria e lidhjes sė pellazgjishtes me shqipen. Pėrkrahės i flaktė i kėsaj teorie ka qenė gjuhėtari austriak Han (Hahn). Por ka edhe studiues tė tjerė qė e kundėrshtuankėtė.

    Nė studimet e arkeologėve dėshmohet se shtrirja e dokumentuar e pellazgėve pėrputhet me kompleksin kulturor arkeologjik ballkano-egjean tė periudhės sė eneolitit dhe supozohet se ky kompleks i takon popullatės pellazgjike, si paraardhėse e ilirėve.



    PELLAZGĖT NĖ SHKRIMET E AUTORĖVE ANTIKĖ

    1. Pellazgėt kishin zakon t’u flijonin perėndive ēdo gjė, sikurse e mėsova nė Dodonė; dhe nuk kishin pėr ta ndonjė emėr, pasi nuk i ka dėgjuar njeri t’i thėrrisnin me emėra. Ata i thirrnin nė pėrgjithėsi si perėndi, pėr arsye se, pasi kishin vėnė tė gjitha gjėrat nė rregull, mbanin ligjet e gjithėsisė. Herododi, shek. V p.K.

    2. Orakuléli ishte mė pėrpara afro Skotusės, qytet i krahinės Pellazgiotis. Mbasi lisi u dogj prej dikujt me porosinė e Apolonit, orakulli u transferua nė Dodonė. Jepte porosi jo me fjalė, por me simbole si orakulli i Aonit nė Libi, duke u nisur nga fluturimet e veēanta tė tre pėllumbave, sipas tė cilėve profetėt nga pellazgėt. Pėr kėta tė fundit flitet se kanė qenė mė tė vjetrit nga tė gjithė ata qė sunduan nė Helladė. Sarboni. Shek.I



    2. ILIRĖT


    --------------------------------------------------------------------------------


    1. Origjina e Ilirėve

    Popujt qė u bėnė mė tė njohur nė historinė e lashtė tė Ballkanit janė grekėt, ilirėt dhe trakėt. Ilirėt janė ndėr banorėt mė tė lashtė tė Gadishullit Ballkanik. Ata janė autoktonė. Kulturėn, gjuhėn dhe tiparet antropologjike ilirėt i formuan nė vendin e tyre, nė pjesėn perėndimore tė Gadishullit tė Ballkanit, aty ku shkrimtarėt antikė i pėrmendin nė veprat e tyre.

    Trevat e shtrirjes sė popullsisė ilire janė mjaft tė gjera; ato pėrfshijnė tė gjithė pjesėn perėndimore tė Gadishullit tė Ballkanit, qė nga degėt e Danubit, lumenjtė Sava e Drava, nė veri, e deri te Gjiri i Ambrakisė (Prevezė), nė jug, kurse nė lindje deri nė Vardar. Grupe tė veēanta ilirėsh u vendosėn edhe nė Italinė e Jugur. Kėto janė fiset mesapet dhe japige.

    Emri etnik ILIR shfaqet nė veprat antike qė nė shek. V p. K. Kurse emrat e disa fiseve ilire fillojnė e pėrmendėn qė nė shek. XII nga Homeri. Por koha e formimit tė etnosit ilir ėshtė mė e lashtė.
    Fillimet e origjinės ilire janė qė nė mesin e mijėvjeēarit tė dytė p.K., qė nga periudha e bronzit tė mesėm, kur fillojnė tė formohen tiparet etnike ilire. Nė epokėn e hekurit (mijėvjeēari i fundit p.K.) ilirėt u formuan plotėsisht, duke trashėguar nga epokat mė tė hershme eneolitike dhe tė bronzit tipare kulturore gjuhėsore e antropologjike etnike.

    Teoria e vjetėr qė i bėri ilirėt tė ardhur nga Evropa Qendrore, nė shekujt XII – XI p.K., ėshtė rrėzuar nga studimet e kryera pas Luftės sė Dytė Botėrore. Vetė fakti qė varrimet me urna, karakteristike pėr popujt e Evropės Qendrore, nuk janė tipike pėr trevat e shtrirjes sė ilirėve, por ndeshen vetėm nė zona tė kufizuara, tė rralla, dėshmon kundėr teorisė sė ardhjes sė ilirėve nė Ballkan nga veriu.

    Gjurmėt e kulturave tė Evropės Qendrore, qė ndeshen nė Iliri, janė rezultat i kontakteve kulturore, tregtare e tė lėvizjes sė artizanėve tė punimit tė metaleve.


    2. Fiset kryesore ilire

    Ndėr fiset mė tė pėrmendura ilire janė: taulantėt, ardianėt, dardanėt, paionėt, dalmatėt, albanėt, penestėt, molosėt, kaonėt, thesprotėt etj.

    TAULANTĖT. Banonin nė zonėn e Adriatikut, qė nga lumi Vjosa, deri nė prapatokėn e Dyrrahut. Ky fis luajti njė rol shumė tė rėndėsishėm nė historinė ilire tė shek. IV – III p.K., duke u vėnė nė krye tė shtetit ilir, tė cilin e kishin krijuar mė parė enkelejtė. Nė trevat e taulantėve mė vonė shfaqet fisi i Albanėve dhe i Parthinėve.

    ENKELEJTĖ. Banonin nė krahinat pėrreth liqenit tė Ohrit. Ata krijuan dinastinė e parė tė mbretėrisė Ilire, nė fund tė shek. V p.K. Njė nga qytetet e tyre kryesore ishte Enkelana. Pas shek. IV ata nuk pėrmenden mė. Nė trevat e fisit tė enkelejve pėrmenden edhe dasaretėt. Enkelejtė kanė qenė peshkatarė tė zotė.

    DASARETĖT. Janė njė fis i madh nė Ilirinė Juglindore. Njiheshin nė lashtėsi sidomos pėr prodhimin e drithėrave tė bukės. Njė nga qytetet mė tė njohura ishte Pelioni (qyteza nė Selcė tė Poshtme tė Pogradecit). Qytet tjetėr i madh i kėtij fisi ishte edhe Antipatra (Berati).

    ALBANĖT. Banonin nė prapatokėn e qytetit tė Dyrrahut. Kryeqendra e tyre ishte Albanopoli (Zgėrdheshi i Krujės). Fisi i albanėve i dha emrin e vet shqiptarėve, gjatė mesjetės sė hershme, kur ata njihen si albanė, arbėr.

    ARDIANĖT. Fillimisht shtriheshin rreth gjirit tė Rizonit dhe tė lumit Neretva. Ardianėt e shtrinė pushtetin e vet nė tė gjitha krahinat e tjera qė mė parė ishin nėn sundimin e taulantėve. Ardianėt luajtėn njė rol shumė tė madh nė luftėrat kundėr pushtuesve romakė, gjatė shek. III – II p.K., nė kohėn kur sundoi dinastia ardiane e Mbretėrisė Ilire. Kryeqendra e ardianėve ishte Shkodra.

    DARDANĖT. Ishin fisi mė i madh ilir qė u vu nė krye tė Mbretėrisė Dardane, nė Ballkanin Qendror, kryesisht nė Kosovė. Dy fise tė tjera dardane tė njohura ishin thunatėt dhe galabrėt. Qyteti mė i rėndėsishėm i dardanėve ka qenė Damastioni, i njohur si kryeqendėr e nxjerrjes sė metaleve. Dardanėt pėrmenden si luftėtarė tė fortė, xehetarė shumė tė mirė, blegtorė dhe tregtarė tė njohur.

    PAIONĖT. Fise ilire qė banonin nė luginėn e sipėrme tė Vardarit nė kufi me dardanėt, duke u shtrir deri tek lumi Struma. Pėrmenden pėr herė tė parė nga Homeri, si aleat tė trojanėve. Nė gjysmėn e parė tė shek.IV paionėt krijuan mbretėrin e tyre, e cila u detyrua t’u bėjė ballė pėr shumė kohė sulmenve tė maqedonasve. Paionėt prenė nė shek.IV-II p.K. monedhėn e tyre prej argjendi.

    DALMATĖT. Banonin nė brigjet e Adriatikut. Ishin blegtorė tė njohur, shquheshin pėr punimin e llojeve tė ndryshme tė veshjeve prej liri e leshi. Veshja e njohur me emrin dalmatika nė shekujt e parė u pėrdor edhe nga aristokracia romake, prej nga kaloi edhe nė veshje rituale kishtare. Qyteti mė i njohur i tyre ka qenė Delmini.

    PENESTĖT. Banonin nė luginėn e Drinit tė Zi e pėrreth saj. Pėrmenden pėr herė tė parė nė vitet 170 – 169 p.K. Luajtėn rol tė rėndėsishėm nė Luftėn e Tretė Ilire – romake. Pėrfshiheshin nė Mbretėrin Ardiane. Kishin 14 qytete e kėshtjella, ndėr tė cilat pėrmenden Uskana, Oeneu, Draudaku etj. Meqenėse pranuan garnizone romake nė qendrat e tyre, maqedonasit ua shkurtuan vendin.

    MOLOSĖT. Janė njė nga tri fiset kryesore qė banonin nė qendėr tė Epirit antik dhe qė luajtėn rol shumė tė rėndėsishėm drejtues nė historinė e lindjes dhe tė formimit tė shtetit tė Epirit.

    KAONĖT. Ky fis epirot kishte shtrirje tė gjerė, qė nga lumi Thyamios (sot lumi Kallama), deri nė luginėn e Drinosit, nė Gjirokastėr. Kryeqendra e kaonėve, Foinike (Finiqi i Sarandės), nė shek. III p.K. u bė kryeqendra e gjithė shtetit tė Epirit. Qytet tjetėr i madh i kaonėve ishte Antigonea (Saraqinishti i Gjirokastrės).

    THESPROTĖT. Banonin nė Epir, nė jug tė lumit tė sotėm Kallama, deri nė gjirin e Ambrakisė. Pėrmenden nė shkrimet e lashta qė nga shek. V p.K., si fis qė sundoheshin nga dy kryetarė tė zgjedhur ēdo vit nga gjiri i parisė.

    Fise tė tjera tė njohura janė edhe labianėt (pėr rreth liqenit tė Shkodrės), pirustėt (nė Mirditė) dhe parthiniet nė ultėsirėn bregdetare tė Adriatikut.


    Veretje;
    Per ata te cile te nuk e djehin vete shqipetare t'mos bejne pyetje te kota,pyetje po vend,qe nuk pergjigje....
    E tere bota e din se shqipetaret jan pop. me te vjeter ne Bote.Mua po me vjenen disi si e ēuditeshme te behe nje pyetje e tille nga shqipetaret.....
    Nuk e di se si cka e ndihen vete ai apo ajo,qe thote cili eshte pop. me i vjeter ne Ballkan.
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anėtarėsuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464

    ::::shqİpetaret::::

    Gaius Plinius Secundus, i njohur si Plini Plaku (79-23p. e.s.)



    Natyralist romak i famshėm qė botoi nė vitin 43p. e.s. serinė madhėshtore

    prej 37 vėllimesh pėr historinė natyrore tė titulluar Naturalis Historia.

    Kėtu, nė vėllimin VII, ai shkruan:


    ''Ilirėt kanė krijuar tė parin alfabet dhe romakėt shkrimin e tyre e morėn nga ilirėt."
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Irfan : 12-01-2005 mė 14:27 Arsyeja: si
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Manulaki mendoj se kombesia fillon aty ku e ndjen shpirti. Nese ti ndihesh shqiptare shume mire.
    Ka shume raste ne bote qe mund te jene psh zviceran e kerkojne kombesi hollandeze sepse ndihen ne shpirt te tille. Kombet kane vetem kufij gjeografik. Sepse kufirin shpirteror ja ve vetem ti.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  10. #30
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    edhe greket, edhe sllavet, edhe italianet, edhe francezet, edhe gjermanet, edhe ruset, edhe turqit, edhe arabet, edhe spanjollet, edhe anglezet, edhe kinezet, edhe indianet, edhe cifutet, edhe shqiptaret, jemi te gjithe barbare. vlerat dhe veset tona qendrojne tek kujtesa. te gjithe kemi harruar. vetem amerikanet kane ngelur jashte.
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Popujt e zhdukur
    Nga Fatih nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 03-01-2010, 19:27
  2. Kadare: Poshtėrimi i Ballkanit
    Nga dodoni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-12-2006, 19:57
  3. E kujt ishte Kosova para 115 vitesh?
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-02-2004, 15:21
  4. Samiti i Selanikut dhe qendrimi i pales shqiptare
    Nga Orku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 22-06-2003, 20:04
  5. Maredheniet Shqiperi-Jugosllavi pas Luftes II Boterore
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-03-2003, 21:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •