Ballkani eshte nje nga vendet me popullsine me te vjeter te botes, e cila eshte bere mish mash brenda vetes, por qe gjithesesi ne kete popullsi njerezit perseri, perpiqen me gjithe sa munden te mbajne origjinalitetin e kombesise se tyre: greket, shqiptaret, serbet..etj. Gjithashtu kemi pare se historia tregon faqe te ndryshme ne shkrimet e secilit popull, cila eshte e verteta?
Po ju sjell shembullin tim, e lindur ne Shqiperi, nga prinder te lindur ne Shqiperi, gjysherit nga ana a babait te lindur ne Greqi, nga ana e mamase te lindur gjyshi ne Manastir te Maqedonise, gjyshja ne Rumani.![]()
Mos ndoshta shkojme shume thelle per te kerkuar rrenjet tona, aq sa harrojme ku jemi lindur? Apo duhet te shkojme thelle per te zbuluar c'jemi lindur?
Lexoj tema mbi njerez te lindur ne te tjera vende, nga prinder shqiptare, por qe iu vihet emri Shqiptar per hir te suksesit qe kane jetuar, nderkohe qe njerez te lindur ne Shqiperi (si puna ime, apo dhe te tjere) thone se jane greke, serbe..me the te thashe. Cila eshte e verteta. Si i gjendet ana kombesise ne Ballkan?
Krijoni Kontakt