Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Politika shqiptare pushton bregdetin shqiptar

    Zenepja njofton ne koha jone..
    ----
    Politikanet pushtojne bregdetin
    Nga e derguara jone Zenepe Luka/ "Ju uroj pushime te gezuara". Fjalia e fundit e dale nga goja e kryeparlamentarit Servet Pellumbit drejtuar deputeteve vijoi diten tjeter me udhetime drejt bregut te detit te nje ushtrie te tere politikanesh te majte e te djathte. Tashme qe kane kaluar 9 dite nga nisja e pushimeve, mjafton te udhetosh pergjate bregut te detit ne jug te vendit dhe do te kuptosh se politikanet kane pushtuar cdo cep te plazheve te hoteleve e te gjitha pikave pushuese. Per te bere guiden prej 120 kilometrash te duhen 30 ore. Pikenisja eshte

    hotel Vlora Internacional qe vijon me zonen e Ujit te Ftohte ku ngrihet madheshtor Hotel Nee York, ne Jonufer, Rradhime, ne qytezen turistike te Dhermiut qe eshte streha e politikaneve e biznesmeneve, Himaren e tjetersuar kete vit ku meditojne katarsistet, ne Borsh e te gjitha fshatrat buze bregut dhe per te mberritur ne Saranden e bukur, ku dyndet Evropa dhe Kosova dhe ku cuditerisht individi ka sfiduar shtetin. Ne keto 500 hotele e lokale turistike rreth 30000 banesa te qytetareve te vena ne dispozicion te mbi 500 mije pushuesve, gjetem bukurine perrallore te natyres, detin qe ishte i kujdeseshem per te qetesuar nervat e politikaneve, llogjiken e parlamentareve, meditimin e pushuesve te huaj qe jane dyndur nga shume vende te botes, por edhe zemerimin e tij ne momente te caktuara per disa nga politikanet qe kalonin fundjaven me te dashurat e tyre, per vajzat nga Tirana qe drogohen ne Dhermi dhe deri tek klithma qe leshon per erresiren qe ka sjelle shteti, qe ka bere te largohen edhe pushues te huaj. Sa i qete dhe i zemeruar ishte deti ne keto dite gushti, ndersa bregdetin e jugut e kane pushtuar gjysem milion njerez te ardhur nga e gjithe bota.

    Ne Rradhime ku tufa e qingjave "ekzekutohet" brenda dites

    Ne te dy anet e rruges automobilistike, qe te con ne Llogara, jane ngritur dhjetra lokale, hotele, qe ne kete fillim gusht, jane mbushur plot dsi asnjehere tjeter. Ne te majte, tek portokallet, eshte lokali i vellezerve Myzyraj nga Vermiku, qe te pakten ne gjatesine nga Vlora deri ne Llogara, eshte nder me te preferuarit per njerezit qe deshirojne te shijojne mishin e pjekur. Aty ka te gjithe mjeshterine e pjekjes, te servirjes por edhe te komunikimit me klientin. Njeri nga pronaret eshte Latifi. Ai djersin mbi furre ku piqen cift qingjat dhe deri ne mbremje aty "ekzekutohet" nje tufe e tere. Ai tregon se kjo lulishte pushtohet nga vlonjatet e kosovaret, por edhe politikane te huaj. "Ja,- ben me gisht ai nje tavoline futur ne thellesi,- aty ka ngrene mish Jozefina Topalli, shijonte brinjet, a thua se ishte labe. Ne ate me tej eshte drektosur Neritan Ceka, deputete e pushtetare qe nuk mund ti kujtosh". Por kjo lulishte eshte mbushur plot me kosovare, por edhe italiane, greke, angleze .Bejne plazh buze detit e pastaj sulen mbi mishin e pjeskur. Por Latifi ngre nje shqetesim por qe sipas tij nuk e degjon askush. "Deri kur do te vazhdoje ky sherbim keshtu, kuturru. Kerkesave shume te medha nuk mund t'i perballoje ky lokal i vogel, ne duam te bejme nje hotel te madh, por ska nje studim per zonen, s'ke me cilen te merresh vesh. Kur do te zgjohet nga gjumi shteti qe ne fakt po e frenon zhvillimin e turizmit"? thote ai.

    Tek hotel Grand, ku rri Meidani

    Vellezerit Arshia nga Selenica, kane ngritur dy hotele te medhenj mbi dhe poshte rruges. E kane emertuar Hotel "Grand" duke i vene edhe 3 yje dhe sherbimi ne teresi eshte per tu admiruar. Vellai i madh Alfredi tregon se nuk gjen edhe nje shtrat bosh qofte edhe per nje nate. Ky lokal eshte i preferuar per ish presidentin Meidani, qe ulet e mediton buze detit, prane nje shkembi ku perplaset dallget. Kur e pyesim per ushqimin, thote se jane te fresketa te gjitha prodhimet e detit, por ka edhe mish te pjekur. Dite me pre aty ishte bere nje dasem. Nje shqiptaro-amerikan kishte marre nje vajze nga Vlora dhe ishte nje mrekulli te ndiqje zakonet e te dy paleve. Mesojme se nje tjeter cudi kishte ngjare aty, ne keto dite te para te gushtit. Kishte ardhur nje amerikan por me origjine shqiptare me dy limuzina te medha, me 8 roje te armatosura me arme te renda, me nje siguri qe nuk e ka as Presidenti Bush. Ai erdhi per disa ore po qendroi nje nate dhe nje dite. Na beri pershtypje qe kur iku, puthi token, por nuk e morem vesh perse e beri kete. Ne ate grumbull te madh njerezish qe pushonin, takuam Fehmi Mehmetin, nga Kosova. "Drejtoj Kontrollin e Larte te Shtetit ne Kosove, jam si Kercuku i Shqiperise, qe e njoh mire", na prezantohet ai. Flet gjate per mallin qe ka per Shqiperine, per abuzimet qe behen ne dogana ne Kosove, per hilet qe bejne nderkombetaret deri edhe ne korrupsion. Te ardhurat nga doganat e Kosoves jane mbi 3 miliard dollare, por ne fakt shifrat arrijne deri ne 300 milion dollare dhe ketu eshte edhe pergjegjesia e UNMIK-ut, por edhe i shtetit tone qe eshte ne konsolidim e siper. Ekonomisti permend deri edhe femijet femijet, njeri prej te cileve eshte perfaqesues i Kombeve te Bashkuara ne Pakistan. "Eshte bukur gjithcka ketu,- thote ai,- por te vjen keq qe nuk ka energji, por mungojne edhe frutat.

    Vellezerit Havari: perse nuk erdhi Ceco per te pushuar

    Eshte shume joshes ambjenti i hotelit dhe restorantit te vellezerve Havari ne Rradhime, pe pervec kushteve mjaft te mira, aty eshte nje qetesi absolute. E vetmja zhurme ndjehet kenga e zogjve. Njeri nga vellezerit tregon se aty pushoi edhe kengetarja Manjola Nallbani dhe ne mengjez e mbremje zeri i saj bashkohej me korin e zogjve. Thote se kete vit ka pasur shume te huaj, por edhe shqiptare nga Maqedonia. Ne te njejetn kohe nuk hezitoi te shprehte zemerimin per Makbule Cecon. Pronotoi nje dhome dhe ne ia zgjodhem ate me numer 5, ne katin e dyte me ballkon nga deti, por nuk e dime pse nuk erdhi? U mblodhem nje nate ne vellezerit dhe fajesuam vehten. Mos ndoshta duhet ti ulnim pak cmimin, mos ishte kjo aresyeja qe mungoi nenkryetare e parlamentit qe mezi e prisnim?

    Ne Llogara, ku stina e veres eshte ndryshe

    Freskia e Llogarase te heq vapen e shton oreksin. Fshati turistik me 16 vilat e drunjta, 10 lokalet qe pushtojne burimet deri ne Qafen e Llogarase, kane pritur e percjelle mijera njerez, kete vere. Te parin qe ndesh ne radhe, eshte fshati turistik, qe tashme eshte prone e dy biznesmeneve vlonjate Aleks Kapaj e Niko Vongli. Ndersa futesh ne deren gjigande, te shpaloset perpara 11 mije metra katrore livadh i gjelber, nje mrekulli re vertete. Sheh ambjente shlodhese dhe ske se si te mos qendrosh perpara Borebardhes dhe 7 xhuxhave qe i ka derdhur ne allci mjeshtri i skulptures Zeqir Alizoti. Sheme Kondi, drejtori i ketij fshati te rralle ne Shqiperi, na thote se banoret e tij te perkohshem jane gjithfare lloji, deputete, politikane, artiste, por me i preferuari mbetet Edi Rama. Vjen vazhdimisht vete dhe me stafin e punes, beri edhe ditelindjen ketu, por na thote se kete jave ka pronotuar edhe Arben Malaj, Kastriot Islami dhe shume te huaj. "Nuk i perballojme kerkesat, por di te them se cmimet 2 mije leke per nje krevat apo 8 mije leke per nje vile, per te fjetur nje nate, jane te perballueshme, ndersa hiqet vetem mengjezi. Ai thote se brenda vjeshtes, ketu do te zgjidhet edhe restoranti, pishina e gjithcka tjeter, per te kaluar edhe pushimet dimerore, mes pishave te mbushura me debore. Per gjate gjatesise se parkut kombetar te Llogarase, jane ngulur edhe 9 lokale turistike, me pronare dukatas, por qe nuk behen kurre xheloze me njeri tjetrin per klientelen e cilesine e saj. Gezim Capo numeron me gishterinj pronaret qysh nga Qafa ku jane pronare Tare dhe Beke Capo, Ibrajt, Sofo Kutelin, Foto Zenelin, Viktorin, Petritn, Esatin e me rradhe, qe te gjithe jane dukatas dhe nuk behen aspak xheloze per njeri tjetrin per cilesine e klienteles. Tek Gezimi eshte klient i perhershem Lufter Xhuveli, por sapo kish ikur edhe Besnik Mustafaj, hengri dreke edhe ministri i ri Besnik Dervishi. Dobesi ka per Rexhep Meidanin dhe e ka peng se njehere qe ai erdhi me ambasadorin francez dhe bashkeshorten, bene disa foto dhe nuk i moren pse ishin djegur. "Po bej nje hotel mbi lokal, dhoma te drunjta, te lira dhe nje dhome do ta rezervoj per ish presidentin. Nuk me interesojne cilin krah perfaqesojne, ne ketu na intereson paraja, por edhe vlerat njerezore" thote ai.

    Dhermiu, ku politikanet kalojne fundjaven me te dashurat

    Qyteza turistike e Dhermiut, eshte me e preferuara dhe e frekuentuara nga shtresa e pasur ku hyjne biznesmenet, politikanet, pushtetare, gjyqtare dhe te huajt qe mrekullohen pas bukurive te natyres. Kete vere aty ka pasur nje dyndje edhe te huajve, deri edhe lorde angleze dhe vecanerisht ne gusht nuk gjen edhe nje shtrat te lire. Ketu meson istori nga me te cuditshmet, por kryefjala e kesaj qyteze eshte kryeministri Nano dhe Xhoana, qe nuk ngopet me akullore dhe karkaleca deti. Njeri nga pronaret Ilir Brokaj, thote se cifti VIP eshte klient i tij dhe se tregohet i kujdesesh per ta. Aty pushonte edhe Farudin Arapi. Me pare kishte qene Sanxhaku, ndersa Ngjela, Gjoni jane te perhershem te godina e Mondit. Qe te kalosh 10 dite ketu, duhen mbi 2 milione leke, ndersa ky biznesmen ben xhiro deri ne 5 milion leke. Aty te flasin per gjith ka, per notin qe bejne politikanet deri edhe me bicikleta deti, per vozitjet me skaf, per pijet e shtrenjta qe konsumojne e deri tek nje fakt i pa degjuar me pare, se politikane te shumte vijne kalojne fundjave me te dashurat qe jane vajza te reja dhe me pas nuk mungojne te vijne edhe me grate e femijet. Mesuam edhe per dy vajzat nga Tirana, njera bije e nje mjeku, tjetra e nje avokati qe banonin ne nje dhome ne fshat lart dhe ushtronin prostitucion e merrnin droge, ashtu edhe per 4 diskot ku vallezohet gjithe naten duke argetuar te rinjte e shqetesuar pushuesit e tjere. Ne vilen qeveritare ishte ne diten e fundit te pushimit kryetari i Parlamentit Servet Pellumbi, ndersa te premten zbarkon gjenerali President. Na befasoi fakti qe mesuam per kryeparlamentarin qe sfidonte pushuesit te gjithe moshave e kategorive ketu ne Dhermi, pasi notonte qysh ne oren 7 te mengjezit. "Ne historikun e kesaj qyteze ka shume gjera per te shkruar, ndersa shtrohet vetem nje pyetje: A do te vije ndonjehere Berisha?

    Himara, kryeqyteti i katarsisteve

    Rastisem ne mbremje ne Himare dhe jemi befasuar nga nje xhiro gjigande qe mbush shetitoren e re. Kryetari i bashkise Viktor Mato, ka statistika te sakta dhe te bind qe kete vere aty eshte shtuar 20 perqind me shume numri i pushuesve dhe vetem kosovare numerohen 12OO. Jane mbushur fshatrat plot, me pushues nga te gjitha rrethet e vendit, por ka edhe shume te huaj. Aty pushonin edhe katarsistet Petro Koci e Leke Cuka, ishte edhe Maqo Lakrori. Ndersa pritej te vinte Pandeli Majko. Trageti i linjes Himare-Korfuz zbrazte cdo dite qindra turiste, qe admirojne Himaren, qe tashme eshte ndryshe, me unaze te re, shetitore, ndricim dhe nje pasterti per tu marret shembull. Aty nisi udhen edhe nje TV privat me pronar Stefo Mato dhe e vetmja gje qe nuk shkon, eshte mungesa e sherbimit shendetesor.

    Ne Sarande, kryeqendren e pushimit, ku Gaz Demi ka sfiduar shtetin

    Mburret shteti, krenohet Shqiperia. Aty jane dyndur mijera njerez, dyfish i numrit te nje viti me pare, por ai qe te mrekullon eshte hoteli gjigand me emrin domethenes "Butrinti". Hyn ne mjediset e toij dhe e ndjen vehten ne nje kryeqytet te Evropes, jo vetem per nga numri i gjuheve qe fliten aty, pse ka pushues nga shume shtete te botes, por edhe nga mrekullia qe e ka emrin Butrint. Dhe ne baze te cilesise kjo veper me pronar Gaz Demin cilesohet si me te miren ne Ballkan. Ai thote se per te ndertuar kete mrekulli iu deshen 6 milion dollare se eshte i zhytur ne borxhe dhe se e ka ndihmuar shoqeria. Nga ana tjeter, shteti nuk i ka kthyer syte andej, sidoqe aty pushojne deputete, VIP-a te politikes. Gazi thote se deshi te bente dicka per te treguar se shqiptaret dine, jane te zot dhe se ky vend do te behet nga vete shqiptaret. Aty jane punesuar rreth 100 vete dhe fondi i pagave eshte 30 milion leke ne muaj. Nje dhome per nje nate kushton nga 90 deri ne 150 dollare, por thote edhe jetren se ka miq qe i pranon falas. Respekton Godon dhe idhulli i tij eshte Gramoz Ruci, pse sipas tij ka burreri. Nuk do te flase per miqesine me Nanon, vecse thote se kur te beje martesen zyrtare me Xhoanen, ai do ta vizitoje ne shtepi. Ne kete hotel mrekulli pushonin kryemisistri i Kosoves, politikani Thaci. Me pare kishte qene Meta me bashkeshorten dhe aktualisht ndodheshiun Godo, Ruci dhe dhomat ishin mbushur plot me te huaj nga te gjitha shtetet e botes. Nese do te mesosh sa i dobet eshte shteti, shih vilen qeveritare ne Sarande apo Dhermi. Ne te njejetn kohe degjohet edhe

    revolta e biznesmeneve qe bucet si klithme kudo qe shkon per mungesen e energjise elektrike. Pushues vendas dhe te huaj arrijne ne nje perfundim, qe shteti shqiptar ecen ende mbi gjymtyret e tij distrof edhe nuk dihet nese do te ngrihet ndonjehere ne kembe.

    Flasin pushues politikane:

    "Petro Koci, Himare: Rri ne Qeparo tek njerezit e mi, por gdhihem e ngrysem ne Himare. Kercej edhe ne disko, por nuk jam i qete, sidoqe pushoj ndryshe pa ngarkesen e ekzekutivit. Nuk besoj ti jap kenaqesine ndonjerit qe te stakohem nga politika. Marr pershendetje ne celular dhe po marr energji pe te shperthyer ne shtator. Politikat ne PS ka dimensione normale, por jo te tipit revolucionar. Jemi bashke me Leke Cukaj, konsultohemi nen rrezet e diellit, por edhe ne dallget e detit, por nuk mungon takimi me telefon edhe me te tjeret qe luftojne per nje politike te paster, ashtu edhe me shtypin".

    Sabri Godo, hotel Butrinti Sarande:

    Pyesni nese bej pushim absolut? Asnjehere, jo se me shqeteson politika, por ne teresi, kam nje natyre te shqetesuar. Ketu isha kalimtar 2 dite dhe nuk e dija qe ishin cmime kaq te shtrenjta, por mesova nje gje te rendesishme, qe me beri krenar si shqiptar, qe ky Butrinti me pronar Gaz Demin, eshte mrekullia qe ka mbledhur pushues nga e gjithe bota. Kam merak, mirembajtjen e tij.

    Keni besim se Qeveria Nano, do qeverise ndryshe?

    Sigurisht ndryshe, por nuk te bind programi i saj, duket se ky ashpersimi i kontrollit ka anet e veta negative dhe kam frike se nuk do te perballoje problemet e medha qe kerkojne zgjidhje. E thene ndryshe, nuk di kjo qeveri se nga cfare ane do te kapet koka e demit.

    Sokol Olldashi Hotel Kanina:

    "Konstatoj qe Saranda ka ndryshuar shume, ku duket qarte perparesia e individit dhe javashlleku i investimeve publike nga shteti. Takova shume miq e politikane, me Musa Ulqinin u shkembeva ne plazh, mee kryeministrin tek Kalaja e Lekursit dhe shume miq te tjere te ardhur jo vetem nga Tirana. Kam ardhur te bej nje pushim absolut dhe me kete nenkuptoj largimin nga shtypi, pse jo edhe mbyllja e celularit. Me shume se sa politikan, une jam gazetar dhe dua vetem te meditoj, te bej sepaku dhjete dite pushim absolut pse ne shtator do te futemi ne vorbullen e zhurmeshme te politikes".

    Gramoz Ruci, Hotel "Butrinti". Calon se ka vrare kemben duke luajtur futboll. "Jam sulmues, di te bej gola, por shpesh behem edhe portier dhe pres topat e te tjereve. Per mua ka rendesi qe fitoj" -thote ai. "Sidoqe do te jape pershtypjen se po ben nje pushim absolut, nuk i rrihet pa pyetur se si ishte Petro Koci ne Himare. Si deputet i Sarandes, gjen kohen te takoje zgjedhesit e tij, pse jo edhe ne plazh dhe me heshtjen e tij do te thote qe kjo arritje e turizmit ne Sarande, eshte edhe pjese e punes se tij dhe kete na e thane shume njerez atje.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    SHQIPERIA ME DY FYTYRA ASHTU SI SHQIPONJA ME DY KOKE.

    Ca bejne qef qe as bijt e ANJELIT te Fiatit nuk e kane enderruar e disa nga mjerimi shkojne ne vetvrasje.

    Gati cdo dite nje grua mbyt veten ne Shqiperi.
    Elbasani mban kampion.

    Ja rasti fundit..
    -------
    shekulli
    ------
    Familjarėt: Jemi tė shtangur nga ngjarja. Bashkėshorti i gruas sė re, emigrant nė Greqi


    Misteri, vetėhelmohet 22- vjeēarja


    Ishte nėnė e njė fėmije tė vogėl. Viktima kishte pėrdorur dy kokrra bar miu

    ELBASAN- Nė moshėn 22- vjeēare, njė grua e re, nėnė e njė fėmije, zgjodhi vetėflijimin pėr t'i dhėnė fund jetės. Ndėrsa tė afėrmit kanė mbetur tė shtangur nga kjo ngjarje, policia tha se gruaja e re, nėnė e njė fėmije tė vogėl, i ka dhėnė fund jetės nė kushtet e depresionit. Ruzhdie Delia, banuese nė fshatin Topojan tė Komunės Mollas, 52 km larg Elbasanit, ėshtė viktima e cila u vetėhelmua natėn e sė enjtes me dy kokrra bar miu (fotoksinė). Burime zyrtare tė policisė sė Elbasanit, nė bazė tė hetimeve tė para, thanė pėr gazetėn se gruaja e re, kreu aktin fatal, nė kushtet e njė depresioni tė rėndė. Por i njėjti burim shtoi se mbeten mister shkaqet e vetėflijimit pasi familjarėt i thanė agjentėve tė policisė se ishin tė shtangur nga ngjarja e rėndė. Ndėrkohė, sipas tė dhėnave, gruaja e vetėhelmuar ishte nėnė e njė djali tė vogėl dhe ishte martuar dy vite mė parė. Bashkėshorit i saj prej disa muajsh ndodhej nė Greqi si emigrant. 22 -vjeēarja e vetėhelmuar ėshtė sjellė nė urgjencėn e spitalit tė Elbasanit, nga tė afėrmit, tė cilėt e kishin gjetur nė lėngim e sipėr, nė dhomėn e saj, ndėrsa djali i vogėl flinte. Burime tė spitalit thanė se 22- vjeēarja Ruzhdie Delia mbėrriti nė gjendje koma dhe vdiq pak orė mė pas, nė tė gdhirė tė ditės sė djeshme. "I dhamė ndihmėn e menjėhershme mjekėsore, por pa mundur ta shpėtojmė, pasi depėrtimi i helmit nė organet jetėsore ishte fatal",- thanė pėr gazetėn burime tė spitalit tė Elbasanit. Ky ishte rasti i 60 i vetėvrasjeve nė Elbasan duke krijuar njė precedent shqetėsues nė tė gjithė vendin. Tre ditė mė parė, njė adoleshente 15- vjeēare u vetėvar me litar duke gjetur menjėherė vdekjen pasi iu refuzua nga nėna e saj, nė kushtet e varfėrisė, vazhdimi i stdimeve nė gjimnaz. Ndėrkohė megjithėse numri i vetėflijimeve ėshtė shumė i lartė nė numėr, nė Elbasan nuk vepron ende asnjė organizėm i posaēėm pėr kėshillimin dhe rehabilitimin e viktimave tė kėsaj dukurie. Mė pak se gjysma e tentativave nuk kanė patur fund tragjik por nė njė pjesė tė mirė tė tyre, akti i vetėflijimit ėshtė pėrsėritur mėse dy herė.
    Soni Kurani

Tema tė Ngjashme

  1. Plavė e Guci
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Shteti grek, ky armik i kombit shqiptar
    Nga ~Geri~ nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 09-04-2005, 07:33
  4. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •