Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Eh kjo parti e varfėr..

    shekulli

    --


    Nano, pushime luksoze nė Dubai

    Ēifti kryeministror kalon vitin e ri nė njė nga hotelet mė tė shtrenjtė tė botės.

    Shekulli

    TIRANE-Sėrish pushime ekstravagante pėr kryeministrin Nano dhe bashkėshorten e tij Xhoana. Mot i ngrohtė, rėrė, palzhe ekzotikė, panoramė mahnitėse e kundruar nga njė prej hoteleve me luksozė dhe tė shtrenjtė nė botė. Dubai i Emirateve tė Bashkuara Arabe. Ky ka qenė vendpushimi i zgjedhur nga ēifti kryeministror pėr tė kaluar natėn e ndėrrimit tė viteve dhe pėr tė shijuar pushimet dimėrore. Ndonėse ėshtė larguar mė vonė se herėt e tjera nga Shqipėria, kryeministri nuk ka ngurruar qė edhe kėtė herė tė festojė Vitin e Ri nė njė nga vendet mė tė lakmuara nė botė pėr bukurinė natyrore dhe luksin e hoteleve dhe restoranteve. Sė bashku me bashkėshorten e tij dhe i shoqėruar nga eskorta e badigardėve, Nano ka darkuar mbrėmjen e djeshme nė restorantin e hotel “Burj-Al-Arab”, njė perlė arkitektonike e ndėrtuar nė det me njė panoramė tė rrallė pėr t’u soditur. Nano dhe bashkėshortja e tij kanė zėnė vend nė njė tavolinė tė rezervuar, nė pjesėn mė tė mirė tė restorantit. Hoteli me pesė yje “Burj-Al-Arab” i ideuar dhe realizuar nė formėn e njė vele anijeje, konsiderohet si njė ndėr hotelet mė tė shtrenjtė nė botė. Ai ka vetėm suita (apartamente), ēmimi mė i lirė i tė cilave sipas faqes sė internetit tė vetė hotelit nga 3 janari deri nė fund tė shkurtit ėshtė 3000 dollarė. Por nė kėtė hotel ka suita pėr tė cilat duhet tė paguash deri nė 20.000 euro vetėm pėr tė fjetur njė natė. Restoranti i ndėrtuar nė katin e 27-tė tė hotelit ėshtė gjithashtu mjaft i shtrenjtė. Njė darkė jo shumė e ekzagjeruar pėr njė ēift shkon tek 800 euro. Hoteli “Burj-Al-Arab” ka 27 kate dhe 202 suita. Nė katin e fundit tė hotelit, ku ėshtė restoranti mund tė zbresėsh me helikopter ndėrsa njė restorant tjetėr ėshtė sėrish nė det dhe aty mund tė shkohet me nėndetėse. Sipas faqes nė internet tė hotelit, suitat pėr gjithė janarin janė tė prenotuara, ndėrkohė qė pėr tė konsumuar njė darkė nė restorantin e “Burj-Al-Arab” duhet tė prenotosh qė dy javė pėrpara. Dubai ėshtė njė nga shtatė pjesėt e Emirateve tė Bashkuara Arabe, tė cilat vitet e fundit kanė njohur njė rritje gjigante nė fushėn e turizmit. Tė favorizuara nga pozicioni gjeografik nė Gadishullin Arabik, Emiratet e Bashkuara Arabe ofrojnė njė turizėm elitar dhe shumė luksoz. Temperaturat nė Dubai edhe tani nė janar nuk bien poshtė 18-19 gradėve.
    Nano ėshtė vėnė shesh nė qendėr tė kritikave tė opozitės dhe opinionit publik pėr shpenzimet e shfrenuara gjatė pushimeve dhe fundjavave. Gjithsesi kryeministri nuk ka ngurruar asnjėherė, tė zgjedhė vendet mė luksoze, ku shpenzimet pėr pak ditė shkojnė nė mijėra euro.



    04/01/2005

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    brari, ti akoma habitesh nga keto lajme?
    s'ka asgje sensacionale ketu... krejt normale per nje njeri te tille...

  3. #3
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Ka punuar kohė tė gjatė Nanua pėr kėto pushime.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar mė parė nga StormAngel
    Ka punuar kohė tė gjatė Nanua pėr kėto pushime.
    ka punu populli per te, stormo...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    I ngrati Helm.ut Kol.. qe bashkoi dhe Atdheun e tije.. sdi se cfar hengri qyl.. a nji tav dheu me karkaleca a nje tav kosi dhe e hoqen ..

    eh po ki i joni e meriton se.. ka hedhur ne kanal at plakun..

    ..

    RD shkruan:


    ---


    Pushimet dimėrore tė kryeministrit, qindra-mijėra EURO, nga Zvicra nė Dubai

    Nano, Vitin e Ri nė "Casino di Lugano"

    Nė mesnatėn e ndėrrimit tė viteve, kryeministri Fatos Nano ėshtė parė duke luajtur nė kazinonė mė tė famshme tė Zvicrės dhe njė nga mė tė njohurat nė botė. Pushimet e kryeministrit kanė vijuar nė Dubai, ku ėshtė sistemuar nė njė nga hotelet mė tė shtrenjta tė botės, "Burj Al Arab", ku dhoma mė e lirė ėshtė 1000 euro. Shpėtim Idrizi paguan shpenzimet e Dubait, ndėrsa Agim Isaku e shoqėron nė Zvicėr

    Kryeministri Fatos Nano e kalon festėn e Vitit tė Ri nė kazinonė mė tė njohur tė Luganos, nė Zvicėr, duke nisur kėshtu "mbarė" turin e pushimeve tė gjata dhe superluksoze tė dimrit. Dėshmitarė okularė thanė pėr "RD" se ata e kishin parė Fatos Nanon duke luajtur nė mesnatėn e datės 31 nė "Casino di Lugano", nė shoqėrinė e katėr personave tė tjerė, pėrveē dy truprojave qė ndiqnin nga afėr lėvizjet e kryeministrit.

    Burime pranė stafit tė ngushtė tė kryeministrit thanė se me ēiftin Nano nė Zvicėr kanė qenė edhe bashkėshortėt Agim dhe Vera Isaku, ndėrkohė qė nuk ėshtė shumė e qartė se kush ka qenė "viktima" qė ka paguar shpenzimet e pushimeve dimėrore tė kryeministrit, por sidomos paratė e humbura nė kazinonė e Luganos.

    Qyteti i Luganos, qė ndodhet nė kantonin e Ticinos, (pjesa italiane e Zvicrės) ėshtė i shquar nė tė gjithė botėn pėr kazinotė e tij, tė cilat janė vendosur nė brigjet e liqenit piktoresk.

    Fatos Nano e ka lėnė kazinonė nė orėt e para tė mėngjesit, pasi kishte hedhur nė ruletė shuma marramendėse parash. Tashmė ėshtė bėrė njė traditė fakti qė kryeministri kalon pushime superluksoze nė hotelet dhe restorantet mė tė shtrenjta tė botės, por mbi tė gjitha ai shpenzon shuma akoma mė tė mėdha pėr pasionin e tij tė vjetėr, kumarin. Publiku shqiptar ėshtė i njohur prej kohėsh pėr aventurat e kryeministrit nė kazinotė mė tė famshme tė planetit, nė Atlantic City, nė Shtetet e Bashkuara, dhe nė Monte Karlo. Me sa duket, "Casino di Lugano" mungonte nė hartėn e bixhozit tė Fatos Nanos dhe ai nuk ngurroi shumė, por sė bashku me bashkėshorten e tij, dhe me njėrin prej mė besnikėve tė oborrit tė vet, Agim Isakun, u nis pėr ta provuar shansin atje.

    Ky ėshtė njė tjetėr fakt i rėndė qė i shtohet listės sė zullumeve tė kryeministrit mė tė papėrgjegjshėm dhe mė tė korruptuar tė Europės. Pėr qytetarėt e varfėr shqiptarė, tė cilėt ndėrrimi i viteve i gjeti nė vėshtirėsi tė mėdha mbijetese, me xhepa tė shkundur pėr tė gėzuar me aq sa kanė pasur mundėsi fėmijėt e tyre, ėshtė njė lajm i kobshėm tė marrin vesh se kryeministri i tyre bėn rrush e kumbulla 300 deri 500 mijė euro nė njė dorė. Ėshtė e tmerrshme tė mendohet se kryeministri i vendit, ku edhe pėr festat e fundvitit llampat nuk ndriēojnė mė shumė se 5 orė nė ditė, i kalon pushimet nė vende ku shkojnė vetėm sheikė dhe miliarderė nga vendet mė tė pasura tė botės.

    Burime tė pakonfirmuara ende plotėsisht thanė pėr "RD" se pushimet e kryeministrit kanė vijuar me njė udhėtim pėr nė Dubai, ku ėshtė sistemuar nė hotelin luksoz "Burj Al Arab", ndėr mė tė famshmit dhe mė tė shtrenjtit nė botė, nė tė cilin dhoma mė e lirė kushton 1000 euro. Por pėr kryeministrin e vendit mė tė varfėr tė Europės, kjo nuk ka asnjė rėndėsi, sepse ai nuk paguan kurrė vetė. Kėtė radhė nė shoqėrinė e tij ndodhet drejtori i Pėrgjithshėm i Doganave, Shpėtim Idrizi, njė hijenė e parave tė taksapaguesve shqiptarė dhe njė emblemė e korrupsionit nė Shqipėri.

    Idrizi, njė nga njerėzit mė tė afėrt tė kryeministrit pėr momentin dhe njė anėtar i klanit tė Xhoanės, duket se ėshtė edhe pagatori i pushimeve aziatike tė Fatos Nanos. Nuk ėshtė hera e parė qė Nano zgjedh Shpėtim Idrizin si "shoqėrues tė parė misteri" nė udhėtimet e tij tė kushtueshme jashtė shtetit. Drejtori i Pėrgjithshėm i Doganave duket se e ka kėnaqėsi, por edhe taktikė tė tij pagesėn e harxheve tė kryeministrit, qė me sa duket ėshtė njė garanci e fortė pėr tė ruajtur postin e tij.

    Ja disa nga vakancat e Nanos nė vitin 2004

    • 1 Janar 2004: Nano dhe bashkėshortja e tij, Xhoana, festojnė Vitin e Ri nė Austri dhe ndjekin Koncertin e Vjenės.

    • 8 Janar 2004: Ēifti kryeministror Nano kthehet pėr disa orė nė Aeroportin e Rinasit, pėr t'u nisur sėrish drejt Turqisė.

    • 11 Janar 2004: Nano dhe Xhoana kthehen nga Turqia.

    • 17 Maj 2004: Kryeministri shqiptar viziton Ohrin (Maqedoni).

    • 17 Qershor 2004: Nano udhėton drejt Shkupit; mė 18 qershor viziton Universitetin e Tetovės.

    • 28 Qershor 2004: Nano udhėton drejt Stambollit. Kthehet mė 29 qershor.

    • 1 Korrik 2004: Kryeministri Nano udhėton drejt Spanjės.

    • 4 Korrik 2004: Nano udhėton drejt Portugalisė pėr tė ndjekur finalen e Kampionatit Europian. Kthehet nė Tiranė mė 5 korrik.

    • 13 Korrik 2004: Kryeministri Nano zhvillon vizitė dy ditore nė Liban.

    • 16 Korrik 2004: Nano niset drejt Kroacisė ku ndjek operėn "Norma" nė Split.

    • 1 Gusht 2004: Nano nis pushimet nė Bodrum (Turqi). Kthehet nga pushnimet mė 11 gusht.

    • 12 Gusht 2004: Kryeministri Nano niset drejt Athinės pėr Lojėrat Olimpike. Kthehet nga Athina mė 23 gusht.

    • 12 Shtator 2004: Nano niset pėr nė Pekin dhe pas gjashtė ditėsh (mė 19 shtator) fluturon nga Pekini pėr nė Nju Jork.

    • 14 Tetor 2004: Kryeministri shqiptar niset drejt Selanikut pėr kurim. Pas "kurimit" dėfrehet nė njė nga buzuqet e Selanikut, ndėrsa Shqipėria ishte nė zi kombėtare pėr vdekjen e 15 nxėnėsve kosovarė gjatė njė aksidenti automobilistik nė Fushė-Arrėz. Kthehet nga Selaniku mė 18 tetor.

    • 16 Nėntor 2004: Nano niset drejt Gjermanisė.

    • 7 Dhjetor 2004: Nano merr pjesė nė hapjen e "La Skala"-s nė Itali.

    • 25 Dhjetor 2004: Kryeministri Nano dhe bashkėshortja e tij, Xhoana, festojnė Krishtlindjet nė Greqi.


    ---------------------------------------------------


    "Viktimat" qė paguajnė faturat e Nanos

    Astrit PATOZI


    Dy ditė para mbylljes sė vitit 2004, njė gazetė e Tiranės botoi bilancin e udhėtimeve jashtė shtetit tė kryeministrit Fatos Nano, i cili ishte tronditės. Plot 100 ditė, qė do tė thotė se gati njė tė tretėn e kohės, shefi i qeverisė sė vendit mė tė varfėr tė Europės e ka kaluar nė udhėtime jashtė vendit, shumica e tė cilave kanė pasur thjesht karakter hedonistik.

    Por mė tepėr se 100 ditėt e Fatos Nanos jashtė funksionit tė tij, mbi shqiptarėt rėndojnė lajmet pėr shpenzimet prej pasunari tė kryeministrit tė tyre nėpėr botė. Sikur tė mos ishte kryeministri i njė vendi me vėshtirėsi tė shumta, ku njė e treta e shtetasve e ngrysin vitin nėn minimumin jetik tė varfėrisė, Fatos Nano akomodohet nė hotelet mė luksoze dhe mė tė famshme tė botės, udhėton me kroēiera dhe me automjete tė tjera miliarderėsh, dhe mbi tė gjitha shpenzon shumė, tmerrėsisht shumė pėr pasionin e tij tė madh, bixhozin.

    Sipas tė dhėnave tė besueshme, natėn e ndėrrimit tė viteve, ai e kaloi nė njėrėn prej kazinove mė tė famshme tė Zvicrės dhe njė nga mė tė njohurat nė botė. Pėr fat tė keq, hobi i kryeministrit tonė pėr tė harxhuar para nė ruletė nuk pėrbėn mė lajm dhe po kthehet nė rutinė jo vetėm pėr shtypin, por edhe pėr vetė publikun. Dhe kjo ėshtė tė vėsh kujėn, pasi pėr njė tė mijėtėn e asaj qė po bėn Nano sot, nė Europė dhe gjetkė kanė "lėnė kokėn" shumė burra tė mėdhenj shteti.

    Edhe 100 ditė dieta dhe shpenzime normale do tė ishin shumė pėr buxhetin e njė shteti tė varfėr si Shqipėria.

    Madje ato do tė konsideroheshin skandal edhe pėr vende tė zhvilluara dhe tė pasura tė Europės, ku nuk ngjet kurrė qė kryeministri tė bredhė kudo nė botė ku ka ahengje, shfaqje, pėrurime apo festa, kėshtu siē bėn kryeministri shqiptar.

    Avokatėt e tij nuk mund tė mbrohen dot kurrėsesi me faktin se nė dokumentacionin e Kryeministrisė mungojnė shumė prej faturave me shuma marramendėse qė Fatos Nano shpenzon nė udhėtimet e tij tė shumta jashtė Shqipėrisė. Sepse nuk ka asnjė rėndėsi nėse kryeministri i merr apo nuk i merr drejtpėrdrejt nga buxheti i shtetit paratė qė shpenzon pėr tekat dhe trillet e tij milionere. Nė rast se gjobėn e Dubait e paguan drejtori i Pėrgjithshėm i Doganave, Shpėtim Idrizi, dhe pushimet e tjera, sipas radhės, njė biznesmen "i pavarur" apo ndėrtues "i paanshėm", kjo pėr publikun ka tė njėjtėn vlerė. Ato janė paratė e taksapaguesve shqiptarė, qė u mbahen herė nga doganat e superkorruptuara, qė sot drejtohen nga Shpėtim Idrizi, e herė nga monopolet me liēensė shtetėrore tė biznesmenėve, qė nuk janė gjė tjetėr, veēse ortakė tė kryeministrit, bashkėshortes sė tij apo anėtarėve tė tjerė tė kabinetit "Nano". Nė fakt, shumė prej dorovitėsve tė kryeministrit mund tė mos e ndjejnė veten as tė poshtėruar dhe as tė bezdisur nga "dora e rėndė" e Fatos Nanos, sidomos kur ndodhet jashtė vendit. Sepse edhe ata nuk paguajnė asgjė nga xhepi.

    Nuk ka shqiptar qė nuk e di se ato para qė hidhen pa kursim nė ruletat e kazinove mė tė famshme tė botės dhe qė i sigurojnė Fatos Nanos njė komfort sheikėsh kudo qė i shkel kėmba, janė tė secilit prej nesh. Pushimet luksoze dhe pasioni i kryeministrit, dhe i bashkėshortes sė tij pėr mondanitet po kthehen dalngadalė nė njė tregim monoton, ku ndėrrohen vetėm "viktimat", kurse protagonistėt janė po ato, Fatos Nano dhe zonja e tij e dytė.

    -----------------------------

    nga RD
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 04-01-2005 mė 09:46

  6. #6
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Unhappy

    Po kete e kemi tradite qe kryeminstrat te "lujne" me para te popullit.
    As ai tjetri nuk beri me pune te bukur apo ndoshta i harruat piramidat.
    Nje pjese e popullates i del ne mbrojtje njerit pjesa tjeter tjetrit.
    Sa te veprojme ne keshtu edhe tjetri ,pasardhes i Nanos do te veprojne ne te njejten menyre.
    "Percaj dhe luaj", kete moto ekan keta.
    Sali Piramida
    Nano(mafia) Artemida
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Ja se me ē'fare parash shkojne per pushime Nano etj.

    Meta: Policitė evropiane tė kontrollojnė bagazhet e ēarterat e klikės, se do gjejnė gjėra tė ndaluara

    Menjėherė pas vendimit tė KPD-sė, ish-kryeministri Ilir Meta, ka reaguar me akuza mjaft tė ashpra ndaj Kryeministrit Nano, duke kėrkuar ngritjen e njė komisioni hetimor, i cili tė hetojė vendndodhjen e secilit prej tyre nė tė njėjtat periudha. Meta tha se ėshtė i hapur pėr ngritjen e kėtij komisioni hetimor, i cili tė mund tė hetojė se ku ndodhej ai gjatė ditėve kur nė Shqipėri bėhej votimi pėr qeverinė, por njė komision duhet tė hetojė gjithashtu se ku ndodhej Nano nė kėtė periudhė dhe, veēanėrisht natėn e 9 janarit, kur ndodhi tragjedia e Karburunit. “Nuk do tė paraqes asnjė raport pėr tė justifikuar mungesėn time nė votimin e kėsaj qeverie nė fund tė dhjetorit, pėr tė cilėn pėrditė mė forcohet bindja se ėshtė qeveria mė e korruptuar dhe jam i hapur dhe, madje, kėrkoj publikisht, tė miratohet komisioni hetimor parlamentar dhe jam i gatshėm tė hetohem pėr tė dyja javėt qė nuk kam qenė nė vend dhe tė verifikohem se ku kam qenė dhe se ēfarė shpenzimesh kam bėrė. Por kėrkoj qė e njėjta gjė tė bėhet edhe pėr pushimet e kreut tė qeverisė aktuale gjatė kėsaj periudhe, njėkohėsisht edhe gjatė natės sė tragjedisė sė Karaburunit, se ku ka qenė me ēfarė ka lėvizur, me kė ėshtė shoqėruar dhe se ēfarė shpenzimesh ka bėrė. Nuk besoj se ka ndonjė qytetar nė kėtė vend, qė do tė besojė pėrsėri se Nano hoqi tėmthin pėr herė tė dhjetė”, tha Meta. Ndėrsa pėr akuzat qė Nano bėri dje pėr Metėn nė mbledhjen e KPD-sė, ky i fundit deklaroi: ”Pėrsa i takon pėrmendjes sė Austrisė dhe veprimeve bankare apo Zvicrės, unė dua tė siguroj tė gjithė, qė jo vetėm nuk kam qenė gjatė kėsaj periudhe nė kėto vende dhe qė nuk kam bėrė njė veprim tė tillė, por ka qenė ndoshta njė lapsus i kreut tė klikės, pasi ai ka qenė shpesh nė Austri kėto kohė dhe mund tė ketė bėrė vetė veprime bankare atje”, tha Meta. Ndėrkohė, Meta nuk ka kursyer akuza tė forta ndaj Kryeministrit Nano, duke i bėrė thirrje policive evropiane tė kontrollojnė bagazhet dhe Ēarterat e Nanos: ”I bėj thirrje tė gjitha policive evropiane, qė tė kontrollojnė bagazhet, ēarterat e klikės nė fuqi, pasi, besoj se do tė gjejnė aty shumė gjėra tė kėrkuara dhe tė ndaluara”. Duke e quajtur herė pas here “kreu i klikės”, Meta i ka bėrė thirrje kreut tė qeverisė qė tė heqė dorė nga shantazhet dhe synimet pėr atentate politike ndaj Metės dhe mbėshtetėsve tė tij nė kėtė parti: ”Unė dua t’i bėj tė qartė kreut tė klikės tė heqė dorė nga shantazhet politike dhe tė heqė dorė edhe nga synimet pėr atentate dhe aksidente politike”, tha Meta.


    Gazeta Panorama
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  8. #8
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Ne kazinon e Luganos,nje nate ishte ajo o Brar,iku do shkruajne RD edhe do harrohen,po thone qe Tosi eshte ulur kembekryq dhe po luan me dite ,muaj,vite ne kazinon me emrin SHQIPERI.
    Dhe populli qe ne kurriz te tij jane hedhur themelet e kesaj kazinoje rri e ben sehir,madje duke e votuar eshte njelloj sikur i jep celsat e kazinos te perjetesohet bixhozxhiu NANO.
    Kesaj i thone medet...................
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    nano nuk harxhon milionat e tija atije se esht shum cheap. ja paguajn tjeret per ndere qe ka ber. pastaj ti me dukesh shum xheloz qe nano ka para. nano eshte mafioz apo do te kujtoj filmin goodfather qe te kujtohet ca eshte mafioz. behu dhe ti mafioz dhe bej pushimet ne dubai. Problemi i shqiperis nuk eshte vetem nano, por eshte se ne shqiperi kemi shum njerez te keqinj. ka kudo te keqinj por ne shqiperi kemi shum me teper nga cmund te tolerohet per te ngritur nje shtet madje un sot habitem si ka qen e mundur te krijoheshe shteti shqiptar with all this scum. njerzit e kqinj jan si fotoksina, doza te vogla te bejn imun por sa shum mund te pish para se te vdesesh?

  10. #10
    ...
    Anėtarėsuar
    26-11-2003
    Vendndodhja
    PARIS me Xhej-n jo Lopezin jo :P o mo e mir se Lopezi
    Postime
    1,428
    Cdo gje ka fund nje dite. Edhe klika Nano do perfundoj se shpejti. Rendesi ka qe te ndodhe sa me shpejt dhe ne vend te Nanos mos te vihen fotokopje te tij. Kemi kohe qe na qeverisin disa lapangjoza qe jane rrit nga i njejti grure.
    Vetem sa me shume kohe kalon aq me shume e kuptoj qe ky mafioz ogurzi i Shqiperise i paska krahet shume te ngrohta, gje qe do te veshtiresoj zhdukjen e tij nga politika Shqiptare, por jo se e ben te pamundur.
    HOLLAND...

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. UNICEF: Ne bote femijet me varfer ne Azi, ne Ballkan, femijet me te varfer ne Shqiper
    Nga iliria e para nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-10-2006, 09:38
  2. LUTJA: Mesues na meso te lutemi...!?
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 05-07-2006, 10:42
  3. SHBA: 1.5 milione shqiptare, te varfer
    Nga Orku nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 06-09-2003, 11:19
  4. Shqiptaret, sa popull i varfer - Nga Tirana!
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-04-2002, 05:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •