Me fragmentin e sotem, gazeta "Koha Jone" nderpret botimin e librit doreshkrim "Finalja" te shkrimtarit Prec Zogaj, qe tashme pret te dale ne qarkullim ne botimin e shtepise botuese "Dita XX".
"Finalja" eshte kompozuar ne tete pjese dhe ne gjashte e dhjete e tete kapituj. Pergjate njezet diteve, ne faqet e gazetes "Koha jone" u botuan njezet e gjashte kapituj. Gazeta "Koha Jone" ka marre shume reagime rreth kapitujve te botuar, qe sigurisht, nuk mund te japin te plote tabllone e librit, pasi ne i kemi perzgjedhur, duke i shkeputur nga vijimesia e tekstit teresor. Por interesi per botimet ne "Koha Jone" tregoi edhe njehere se librat e shkruara ne forme eseje per ngjarjet politike dhe shoqerore korente, aq te perhapur ne perendim, po gjejne vendin e tyre edhe ne Shqiperi.
Prec Zogaj eshte nje prej shkrimtareve te angazhuar ne politike qe ka vijuar ta levroje ne vazhdimesi kete zhaner letrar. "Finalja", qe do te qarkulloje si liber ne fillim te vitit 2005, pason pese libra te tjere te ngjashem te te njejtit autor, qe jane "Renia e Zgjedhjeve", l997, "Vera e perjetshme", viti l998, "Lufta jocivile", viti l999, "Paradhoma e nje presidenti", viti 2001, "Nga hiri", viti 2003.
Eshte rasti te thuhet se Prec Zogaj shfaqet serish si nje publicist i standardit te larte, qe ve ne mendime shume anetare te ketij komuniteti. Ai qe kerkon te arrije me shume si gazetar dhe analist, duhet sigurisht ta lexoje librin e fundit te Zogajt.
Pervec stilistikes, aftesise se rralle fjaleformuese, zotesise per te te cuar gjithnje ne vendin dhe kohen e ngjarjes, Zogaj ka edhe nje dhunti tjeter. Kush mendon se kete shkrimtar e ka roberuar harresa dhe habia filozofike, apo metafizike, cka e ben ate te vuaje nga nje amnezi intelektuale, e ka gabim. Zogaj konfirmon edhe nje here se nuk eshte rastesisht dhe i pagjurme neper ngjarje. Ai i fikson dhe i seleksionon ato, sipas stilit te vet mjeshteror.
Keshtu qe, perpos eseistikes brilante, lexuesi do te kete ne dore edhe nje ditar te sakte te shume ngjarjeve te rendesishme politike ne vend.
"Nano OK", nje levizje qe calon ne krye
(Vijon nga numri i kaluar)
Kryeministri Fatos Nano e ndjeu thelle levizjen "Nano ik". Per shume dite, pas 7 dhe 21 shkurtit, u perpoq te ringrihej nga shtrat i deshperimit dhe te rivendoste nje raport pariteti me protesten e opozites. Si? Duke e fyer, duke e share me fjale te pista, duke e provokuar, duke pare te populli i sheshit "Skenderbej" ca katundare qe kane zbritur nga malet per te bere me balte qytetin e Diellit, Tiranen.
Ishte nje menyre e mire per t'u cliruar sadopak nga hija e rende e protestes. "Ty, qe nuk heq dore nga fatkeqesite, s'te mbetet vecse te shkosh ne lufte me to", kishte shkruar Virgjili i Romes se vjeter. I pasheruar gjithsesi nga te sharat qe perdorte, Nano e kishte nje ide per betejen e tij virgjiliane. Nje ide te cmendur, si dhimbja e tij.
Por per te folur si burre, thene ndryshe, per te shpallur lufte, duhej te ngrihej, te dilte, te rrethohej me njerez, te takohej me miqte e klubit te cilin, ai, sic kishte thene vete, e frekuentonte me cilesine e kryeagjentit te Shqiperise. E merrte me mend se ishin merzitur me te, por s'kishin nga t'ia mbanin. Nuk gjenin me te mire. Ne qarkullim nuk kishte nje tjeter me te mire.
Dhe keshtu, duke iu larguar pak nga pak ne kohe 21 shkurtit, Fatos Nano u perpoq te sajonte nje levizje me emrin "Nano okay", qe shkruhej "Nano ok", nje antinomi e "Nano ik". Qeveria dhe ministri i tij i kultures, Blendi Klosi, organizuan ne Tirane me l3 mars nje feste gjigante te dites se pranveres, ku moren pjese mbi njeqind mije burra, gra dhe femije. Megafonet e regjimit bene cmos ta paraqisnin kete feste pagane si manifestim politik pro Nanos. Historikisht, kryeqyteti i festes se pranveres kishte qene Elbasani. Politikanet shkonin cdo vit atje per te uruar e shijuar ballokumet e famshme. Per here te pare, pas me shume se dy mije vjetesh, kjo feste u zhvendos me vendim qeverie ne Tirane dhe u zhvillua sipas nje skenari te paguar nga buxheti i Ministrise dhe te sposorizuar nga biznesmenet socialiste. Me panairet dhe dorovitjet falas pergjate bulervardit "Deshmoret e kombit" dhe para Qendres Nderkombetare te Kultures, me rremujen, papastertite dhe pluhurin e tmerrshem, spektakli apo edicioni qeveritar i festes se pranveres kaloi si nje percudnim dhe dhunim i zakoneve, fineses, intimitetit, bukurise dhe brishtesise tradicionale prej vjollce qe percillte prej shekujsh festa e vertete. Ky akt i denje per mendjet e semura ishte antifantazma e fantazmes se 21 shkurtit qe kishte vrare gjumin e kryeministrit.
***
Ah, 21 shkurti...Sa here e kujtonte, i merreshin mendte, i perhihej rrezimi i mitit te tij, gje qe ne kancelarite dhe kupolat e largeta mund te ishte percjelle me fjalet e tmerrshme "s'qenka gje edhe ky".
Miqte dhe shoket, perfshire ambasadorin Xhefri, ishin perpjekur t'i jepnin zemer, duke e thjeshtuar ceshtjen. "Nje miting ishte! Ja te themi nje miting i madh! E cfare pastaj! Demokracite keshtu e kane! Shkojne perpara duke zvarritur mitingje, protesta, kontestime, revolta. Nuk e di? C'ke atehere? Pse e vret mendjen? Pse rri i menduar"?
Nje miting ishte! Por nuk ishte aq e thjeshte. Nuk ishte krejt ashtu. E dinin edhe ata se nuk ishte krejt ashtu. Partia dhe qeveria e tij, ai vete, nuk kishin nje shumice te ligjshme, te paster. Ajo qe quhej shumice ne Kuvendin e Shqiperise ishte ekstrazgjedhore, shumice tavolinash, konjukturash, deri edhe shumica e pritave prej kacakesh te bashkepunetoreve dhe bashkepartiakeve te tij. Nga viti 2001 e ne vazhdim shumica e fabrikuar kishte humbur cifla, copa dhe pjese. Ne rrethanene rrudhjes se elektoratit socialist dhe rritjes se elektoratit te Partise Demokratike, rifabrikimi i shumices socialiste, me sakte nanoiste tashme, kishte qene shume me i veshtire ne vitin 2003. Ai kishte qene i detyruar t'i fuste duart, duke e bere fertele listen zgjedhore. Deri kur? Ky ishte problemi. Shumica faktike kishte kaluar ne krahun e Sali Berishes. Rotacioni mund te evitohej vetem duke kaluar nga krimi ne krim. Kur i thoshnin "c'e vret mendjen, nje miting ishte", atij i behej se po i thoshnin "beje krimin". Kjo gjuhe i fuste ne krize te gjitha kuptimet, me perjashtim te nje kuptimi qe kishte te bente me deliktin. Tashme fjalori dhe e folura e njerezve te regjimit mbeshteteshin mbi deliktin, e permbanin ate. Si ne filmin e Akiro Kurosaves, "Kagemusha", krimi pergjonte ne nje prej dhomave te shtepise prej nga sundonte, pa u shfaqur, atmosferen, veshtrimet, frymemarrjet, veprimet, parashikimet. Te gjithe e merrnin me mend se nuk mund te kishin nje humbje normale, nje dalje te zakonshme ne opozite, qe te merzit kater-pese dite dhe aq. E dinin cfare kishin bere, ishin te vetedijshem se, po te humbnin pushtetin, vetem nje amnisti e madhe do te mund t'i shpetonte nga perballja me drejtesine. Per te mundur kete torture shpirterore, por edhe per te marre zemer per te vazhduar ne rrugen e nisur, ata kishin shpikur teorine se Sali Berisha me shoke do t'i conte te gjithe ne burg. Prandaj nuk mund ta dorezonin pushtetin! Ate qe mendonin se e meritonin, ia atribuonin si hakmarrje politike Sali Berishes. Ky ishte rrethi i tmerrshem ku vervitej qeverisja dhe madje edhe demokracia shqiptare. Nese Sali Berisha deklaronte amnisti para zgjedhjeve, sic edhe e keshillonin disa prej miqve te tij, rrezikohej te mos votohej. Nese e mbante gjendjen pezull, rrezikohej te vidhej. Ne kete spirale gjithcka fillonte nga e para, natyrisht ne nje nivel me te larte te se keqes. Zgjidhjet per te dale nga ky rreth nuk ishin shume. Por kishte zgjidhje. Me e mira prej tyre ishte ndarja e plote, pa ekuivoke dhe perfundimtare e socialisteve nga cdo mendim apo tundim per te manipuluar zgjedhjet.
Skenari qipriot
Ne shkurt-marsin e vitit 2004 Fatos Nano nuk kishte ne mend kete zgjidhje. I acaruar ne kulm me opoziten e tij, i pangushelluar me mbeshtetjen qe merrte andej-kendej nga njerez qe ishin duke pritur nje firme prej tij, i prishur mendsh, por ndofta edhe i qete dhe gjakftohte si xhebraili- kush djalli e merrte vesh!- ai vajti dhe ngriti paksa kapakun e nje kutie te fshehte qe e dinte se ndodhej ne tremen e sekreteve te Shqiperise. Nga kutia e hapur u ngrit ngadale, duke picerruar syte e pamesuar me driten, koka e nje... gjarperushe. Ne enderr ishte? Apo ne vitin 2004? Pasi mbi historine e botes kishin kaluar kaq shume shekuj, ishte e veshtire te kuptoje se kur ishte zgjuar e kur ishte jerm i ziu njeriu. Gjithsesi, ai e dekonspiroi sekretin e tij. Ne nje cast te erret, qe u stampua si nje njolle e pashlyeshme ne kujtesen e politikes shqiptare, ai nuk duroi me, levizi doren sikur po hiqte nje gje te padukshme nga fytyra, u kthye dhe leshoi nje shenje prej te panjohuri ne drejtim te Sali Berishes. "Fondamentalist islamik"! Kishte ndryshuar krejt, syte e tij te vegjel dhe te skuqur ishin terhequr ne thellesi te qeskave dhe mishrave te fryre me nje ngjyrim te kuqerremte, si ngjyre hematomash. Mezi dukeshin, ose dukeshin aq sa per te provokuar lloj-lloj perqasjesh. Ishte ne Kuvendin e Shqiperise. Disa deputeteve po fillonte t'u vinte keq per kryeministrin e tyre.
Sal Berisha kishte shtangur. E kishte menduar se nje dite do te njihej me denimin qe kishin pergatitur per te armiqte e tij, por jo nga goja e kryeministrit te Shqiperise dhe ca me pak ne Kuvendin e Shqiperise. Tani ishte kurioz te ndiqte vazhdimin.
Papritur skena ndryshoi. Me te njejten pamje prej boksieri te rrahur, Nano u shfaq para nje salle qe kishte prirjen ta duatrokiste per gjithcka. Prej aty u kthye serish me fytyre nga portreti i imagjinuar i Sali Berishes per t'i thene te fundit fare. Nuk ke pyetur ndonjehere pse shqip flasim e prape nuk kuptohemi? Nuk te ka shkuar ndermend se ne, ne thelb, nuk jemi kryetare partish, por komunitetesh? Nuk e di ti se ne jemi lidere grupimesh te ndryshme, qe orientohen, per te mos thene u perkasin qyteterimeve te ndryshme? Deri dje keto gjera ishin mbuluar me vellon e ideologjive. Por kjo epoke ka mbaruar. Vetem budallenjte nuk e shohin Qipron ne Shqiperi. Skenari qipriot i ndarjes qendron si sepata e Demokleut mbi kete vend. Une e ndaj. Ne qofte se do te vazhdosh te me merzitesh, une e ndaj. C'fillon prej kryqit te madh ne Elbasan, qe nuk eshte vendosur pa nje qellim ne Elbasan, e deri poshte ne Konispol, jane vatanet e mia! Tirana eshte Jeruzalemi. Pjesen tjeter mbaje ti, po nuk ta rrembeu nga dora ai burri me shall ne Prishtine. Minoritetet respektive mund te shkembehen.
Ne konferencen e partise se Tiranes Nano e evokoi ne stilin e tij dhe me fjalet e tij "skenarin qipriot", ku po i fuste zhvillimet shqiptare levizja "Nano ik". Skenari qipriot ishte pergjigja e Fatos Nanos ndaj kerkesave te levizjes. Ai nuk largohej. Ai ndante.
Disa gjera ne kete bote jane me te qarta kur paraqiten ne nje menyre te erret. Ne "skenarin qipriot", Nano e shihte veten e tij si lider te popullsise shqiptare te besimit ortodoks dhe te nje territori qe shenonte Jugun e Shqiperise, sipas shqiptareve, dhe veriun e Epirit sipas grekeve. Ne imazhin e Qipros greko-turke, Fatos Nano do te komandonte "Shqiperine greke", kurse Sali Berishes i lihej "Shqiperia turke".
I pari metonte te perfaqesonte oksidentalizmin, pavaresisht se qyteterimi sllavo-ortodoks nuk klasifikohej si perendimor.
I dyti do te duhej te perfaqesonte nje enklave te qyteterimit islamik ne Ballkan!
Ne perspektive, nese "Shqiperia turke" bashkohej me Kosoven, "Shqiperia greke" do te bashkohej me Greqine.
Kesisoj bashkimi i Shqiperise se coptuar do te kishte si alternative coptimin e Shqiperise se bashkuar.
Lojen e madhe te Ballkanit do ta fitonte perseri "gruaja e Lindjes, dashnorja e Perendimit, armikja e Amerikes", Greqia.
Perballe ketij skenari, Sali Berisha me te vdekshmit e tij te tjere kuqezinj, nuk kishin shume zgjidhje per te bere.
Zgjidhja e pare: te shpetonin teresine territoriale te Shqiperise, duke ia lene ne admnistrim, sepaku per nje pesembedhjete vjecar, Fatos Nanos.
Zgjidhja e dyte: per te larguar kete te fundit nga kreu i qeverise te vinin ne rrezik dhe te sakrifikonin nje pjese te territorit te Republikes se Shqiperise.
Natyrisht, me pergjegjesine e atdhetareve, cfare metonin te ishin, berishajt, nga e keqja, do te perqafonin zgjidhjen e pare.
Lideret e mencur te nje "minorance separatiste" kane gjithnje mundesi te imponohen duke perdorur metoda pengmarresish.
Kjo buqete mesazhesh izlloi dhe u shua si nje rivelacion i rrufeshem ne qiellin e politikes shqiptare. Cfare ishte per t'u njoftuar, u njoftua. Cfare ishte per t'u kuptuar, u kuptua. Pas kesaj, kumti i rralle u terhoq ne guacken e sekretit. Ishte radha e zedhenesit te Partise Socialiste, Bardhyl Agasi, te merrte fjalen per te sqaruar publikun e gjere se shoku Nano nuk kishte patur ndermend te thoshte kete, por ate.
Pasi ishte siguruar se ishte mirekuptuar, zoti Nano kishte nevoje te keqkuptohej. Evokimi prej tij i skenarit qipriot ne nje mbledhje te hapur te deges se Partise Socialiste te Tiranes permbante me shume lajthitje se sa provokim. Jo se shqiptareve po u zbulohej ndonje gje e panjohur ne lidhje me skenaret e prishjes se Shqiperise. Pa u kthyer shume prapa ne histori, viti njemije e nenteqind e nentedhjete e shtate, kur greket me njerezit e tyre ne opoziten e asaj kohe kishin provuar te ndiznin luften civile ne Shqiperi, digjte akoma ne lekuren e shqiptareve. Sa me shume davariteshin tymrat dhe mjergullat e atij viti, aq me qarte dilnin ne pah, ne permasat reale, pergjegjesia e qeverise se Partise Demokratike dhe ish-presidentit Sali Berisha ne lidhje me zgjedhjet e 26 majit dhe fenomenin e huamarrjes me perqindje te larte, natyra demokratike e protestave dhe revoltave qytetare, roli i veglave dhe puthadoreve te Greqise. Lufta civile nuk shpertheu dhe vendi nuk rrezikoi ndarjen, se pari sepse ish-presidenti Berisha, duke sakrifikuar pushtetin e kontestuar te Partise Demokratike caktivizoi armiqte e Shqiperise qe ishin fshehur ne varken e opozites se kohes; se dyti, sepse elita politike dhe intelektuale e Tiranes u ngrit ne lartesine e misionit qe ka cdo elite e ndricuar dhe arriti t'i domiononte rreziqet e medha; se treti, sepse populli i revoltave dhe nje pjese e drejtuesve te tyre e kishin inatin me qeverine, por nuk e mendonin kurre te luanin me Shqiperine; se katerti, sepse armatosja e gjithe popullit krijoi nje ekuliber pozitiv forcash ne teatrin e supozuar te ngjarjeve; se pesti, sepse Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe fuqite e tjera perendimore nuk donin prishjen e Shqiperise. Si perfundim, grekerve, teksa deshtuan ne sproven e tyre diabolike per te futur ne lufte Shqiperine, u mbeti te kenaqeshin me nje qeveri shqiptare shume afer interesave te tyre, per te mos thene kukull te tyre.
Pra Fatos Nano nuk befasonte, duke kujtuar rrezikun e coptimit te Shqiperise. Ai befasonte me modelin e Qipros qe popullohej nga turqit dhe greket, me krahasimin e te pakrahasueshmeve, me trajtimin e nenkuptuar te shtetasve shqiptare te besimit ortodoks si separatiste, repart pararoje, mish per top, femije te humbur te qellimeve te marra te ultranacionalisteve greke te cilet, me keq se serbet qe kishin thyer koken ne mitin e tyre te porositur per Kosoven, i referoheshin ne format me kunderthenese qe mund te mendohej nje fantazme tashme te epokes para Krishtit, Epirit, te cilen nuk dihej a kishin ne program ta anetaresonin ne OKB, pasi nuk kishin sqaruar raportet e ketij shteti te imagjinuar me Greqine, me sakte me Atiken dhe Sparten ne nje ane dhe me Ilirine ne krahun tjeter!
Me tej, Fatos Nano befasonte me ravgimin e tij per te perftuar dikotomi etnike nga besimet fetare dhe per te njesuar besimin fetar me kombesine apo me marken e qyteterimit, gje qe ishte tejkaluar edhe ne aulat e fondamentalizmit religjioz dhe nuk shkonte fare sidomos ne Shqiperi, ku perkatesite e ndryshme fetare te shqiptareve qendronin "te lidhura ne nje rrfane", sic dothoshte Ndre Mjeda, ne trungun unik te kombit. Shqiptaret e besimit ortodoks kishin qene dhe ishin po aq shqiptare dhe atdhetare sa vellezerit e tyre myslimane dhe katolike. Ndjenjat e tyre kombetare nuk mund te viheshin ne dyshim per faktin se ekzistonte nje vend si Greqia, ku disa te cmendur- galloshe te Fanarit te vjeter apo te Megalidhese- mendonin akoma se cdo ortodoks i Ballkanit Perendimor ishte grek, apo per faktin tjeter se kryeministri i qeverise se Tiranes u mbante ison ne forma perfide atyre gallosheve. Me shume me veprime se sa me fjale. Edhe kur emeronte ne krye te institucioneve me te larta shteterore vetem "vellezer ortodokse", kete pune bente. Ne nje ane hiqej sikur keto emerime i bente si ateist, pra i dilnin ashtu rastesisht. Nga ana tjeter, u shkelte syrin me djallezi shokeve dhe shoqeve te grigjes, si per t'u thene "ne do ta marrim", gje qe i habiste dhe i vinte ne pozite te veshtire ata njerez, per faktin se nuk kishin atdhe per te marre apo per te ndare dhe se si u vinte qe po privilegjohesin ne ate fare feje vetem se nuk i perkisnin besimit katolik apo mysliman.
Ishte e sigurt se me perjashtim te ndonje koke te nxehte ne gjirin e minoritetit grek qe perbente l, 17 per qind te popullit te Shqiperise, ortodoksit shqiptare nuk gjenin asnje paralele midis Qipros dhe Shqiperise persa u perket raporteve enike dhe konfliktit homonim ne ate ishull.
Ne keto rrethana lajthitja e Nanos kishte vetem dy shpjegime: ose ishte nje diversion in ekstremis qe duhej bere patjeter, qofte edhe duke dekonspiruar sekretet e magjes vorioepiriote, ose, sic kishte shkruar analisti Apollon Bace, shprehte simptomat e semundjes se "crregullimit bipolar", qe "shfaqet si alternim dhe superpozim konfuz i depresionit madhor dhe gjendjes maniakale; si nje situate nervoziteti, gjaknxehtesie dhe paaftesie per kryerjen e detyrave nga nje ane dhe nje gjendjeje te eksituar superoptimizmi dhe mungese totale takti nga ana tjeter"- ky ishte perkufizimi i crregullimit bipolar, dhene nga prof. Salzman, cituar nga zoti Bace.
***
Berisha i ndoqi qe nga zyra e tij, pa emocion dhe pa ndonje kureshtje te vecante, perpjekjet e Fatos Nanos per te minimizuar efektet e levizjes "Nano ik". Ndersa ishte i vetedijshem per goditjet qe i kishte dhene kundershtarit te tij, nuk kishte iluzione sikur e kishte mundur.
Nje qetesi e rralle mbushte paraditet dhe mbremjet e tij te mbushura me takime dhe biseda nga me te lirat qe ishin bere ne zyren e tij.
Nganjehere te dukej se nuk kishte me asgje politike ne ate zyre, se cdo gje politike qe kishte vibruar apo pulsuar aty per vite e vite me radhe, ai e kishte bere dalje me ne fund, thene ndryshe, e kishte kaluar, sic kalohet topi, ne te gjitha zyrat e kesaj bote te interesuara per Shqiperine. Po, topi tani ishte ne duart e Fatos Nanos, ne duart e OSBE-se, BE-se, KE-se, Partise Popullore Europiane, Internacionales Socialiste e keshtu me radhe. Zoti Berisha nuk kishte me gje ne zyren e tij. Zoti Berisha ishte cliruar nga vetvetja dhe ishte duke pritur pergjigje. Pa nxitim, me nge, pavaresisht se disa nga bashkepunetoret te tij te paduruar kerkonin "dermen e fundit".
Protesta sikur e kishte ngritur ne nje lartesi qe ishte me shume se fuqi, qe ishte distance dhe shperfillje ndaj gjerave te percmueshme te kesaj jete, qe ishte rimisherim ne arin e virtytit te popullit, ne vuajtjen e tij dinjitoze dhe ne papajtueshmerine e tij po aq dinjioze me vuajtjen.
PER NE QE JEMI RRITUR JASHTE KUFIJVE TE SHTETIT SHQIPTAR, TUE ENDERRUE PER BASHKIM KOMERTAR, LOJRAT E NANOS ME SHOKE, TENTIM I KRIJIMIT TE QIPROS ESHTE DICKA E PABESUESHME.
JAM I INTERESUAR CKA MENDOJNE ANETARET E FORMIT, A KA RREZIK PER INTEGRITETIN TERITORIAL TE SHTETIT SHQIPTAR?
Krijoni Kontakt