Postuar më parë nga
lorina
evisa,
Edhe une mendoja keshtu ne fillim. kujtimet e tetevjecares, gjimnazin, sa mire ia kam kaluar.. shoket shoqet, gallatat, haenget.. gjithcka. erdha ketu ne '96, dhe shkova ne Shqiperi ne 1999, se atehere me doli mundesia me shkollen, me punen..
te te them qe jam zhgenjuer.. prisja te njejtat gjera qe lashe, shoqet e mia, te takoheshim te flsinim te qanim hallet si me pare.. por cdo gje kishte ndryshuar, ato kishin shoqerite e tyre, kishin vazhduar jeten, dhe une nuk isha ne asnje faqe..
sic kisha ecur une ketu kishin ecur edhe ato, edhe sa here qe shkoj aq me ndryshe jane.. shoqja ime e ngushte u martua ne moshen 19, dhe beri menjehere femije.. nuk mendoi per shkolle te larte sic mendon ti dhe mendoja edhe une.. nuk them te mos martohesh, por jeta te hedh kaq shume perpara sa ti do besh cfare te mundesh..
njerezit kishin ndryshuar dhe ndryshojne sa here qe shkoj.. edhe habitem, por shume mire per ta.. te shikojne edhe me nje sy tjeter, sikur ti po shkon tu mburresh dhe tu tregosh se nga ke ardhur..
nuk e di ky eshte mendimi im, mund ta hedhesh poshte me ekperiencen tende, por besoj prapre se cdo njeri ka eksperienca te ndryshme ne jete.. kjo eshte imja.. nuk me ka bere ky zhgenjim mos te shkoj mbrapa, por me trgon se sa kam arritur ketu ku jam, dhe me ndihmon ne mendimin ne qofte se do te shkoj ne Shqiperi per te jetuar atje.. tani ne keto momente edhe mundet edhe s'mundet.. e ardhmja do e tregoj...
Sinqerisht,
Lorina
Krijoni Kontakt