Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9

Tema: Nihilizmi

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-11-2003
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    49

    Nihilizmi

    Une end nuk mund ta quaj veten nje nihilist te mirefillt, por kam verejtur se shume nga parimet e nihilizmit perputhen me menyren time te te perceptuarit te marredhenieve shoqereore dhe botekuptimeve te ndryshme. Nihilizmi shpesh keqkuptohet si "besimi ne asgje" e qe ne fakte eshte shume e pavertete. Nihilizmi eshte nje trajte ekstreme e skepticizmit qe ben pytje per te gjitha dukurite dhe nuk merr asgje si te vertete ne shikim te pare. Nihilisti thote se "asgje s'mund te dihet" prandaj ai e mbeshtete veten kryesisht ne keto qendrime:

    S'i druaj asnjeri,
    S'i druaj asnje Zoti,
    S'kerkoje parajse,
    S'kerkoj ferr,
    S'njohe asnje hero,
    S'kam besim,
    S'i nenshtrohem askujt.
    Jam Nihilist.

    Ka shume gjera qe do t'i thoja por se pari do te doja ta shohe nese ka ndonje shqiptare qe eshte i interesuar ne kete qeshtje dhe natyrisht te kontriboj me teper.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga SoinHo : 27-12-2004 mė 19:54

  2. #2
    Dynamic Maska e good devil
    Anėtarėsuar
    23-12-2002
    Vendndodhja
    jgyuery
    Postime
    260
    lexo nicen ("nietzschen"). ka per te dali nihilismi nga sistemi yt (ta garantoj).
    Forumi ėshtė tepėr i ngarkuar nė kėtė moment. Ju lutemi na vizitoni mė vonė.

  3. #3
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Nihilizmi eshte dicka krejt tjeter nga cfare keni thene siper, sepse perndryshe do quhej skepticizem qe eshte dhe kuptimi i fjaleve "asgje smund te dihet". Disa dege te skepticizmit merren deri ne ate pike sa thone se cdo gje mund te jete nje projeksion i djallit ne toke, etj etj. Nje nga aresyet e skepticizmit ne kuptimin filozofik ne rradhe te pare eshte kur nuk gjen me pike mbeshtetje ne argumentat qe parashtron, kur gjithshkah duket ne renie te lire dhe aresya perse eshte kjo gjendje nuk dihet dhe njeriu shkon ne ate gjendje cfare cilesohet si regres i pafundem, apo ne anglisht "infinte regress". Si te thuash per cdo hap para je dy hapa mbrapa ne te njejten kohe. Nihilizmi sidomos merr forme tek koleksioni i fundit i letrave te Nietzsches, apo cfare quhet "The Will To Power"(Vullneti per fuqi). Walter Kaufmann ka qene ai qe i ka perkthyer mjeshterisht dhe i ka bashkuar letrat ne kete vellim. Eshte autoriteti me i madh bashke me Jung-un ne interpretimet dhe punen e jashtzakonshme qe eshte bere per te kuptuar mendjen e keti njeriu gjenial. Nese i siguron veprat e tije ne Anglisht(madje un do thoja qe nese ai version perkthehet ne shqip do ishte arritje shume e madhe) do perfitosh nje tjeter kendveshtrim per Nihilizmin. Ne librin e tije te fundit( i cili ai nuk e ka quajtur Will To Power por keshtu u quajt nga keta qe e kompliuan ne kete rrjedhe llogjike) ai flet per Nihilizmin ne kuptimin e nje periudhe ku gjithshkah cdo lloj morali do shkaterrohet, vetem per tu rivleresuar ne te ardhmen. Ne shume aspekte kjo gje ndodhi ne lufterat boterore, dhe ne disa shkrime Nietzsche flet dhe per nej lufte fetare ne te ardhmen, ku "the last men"(njerezit e "fundit" sic i cileson tek Zarathustra) do i japin udhe mbinjeriut, pasi do kuptojne se kjo lufte per fete eshte nje dicka e pakuptimte. Nihilizmi eshte nje epoke tranzit, eshte si te thuash teli ndermjet dy kullave, tek Hyrja e librit te pare te Zarathustres.

    Un per veten time them qe Nietzsche ka qene fetar, ka besuar ne nje Zot ne nje menyre apo ne tjetren. Nese lexon vjershat e tije te para qe jane te veshtira te gjehen dhe un faktikisht nuk e kam afer kopien e librit, do shohesh qe ai flet per Zotin shume, sidomos deri ne moshen 13-14 vjecare, e pastaj me tutje ai shperngulet tek paganizmi, dhe ne fund i thote motres se tije ne periudhen 9 vjecare katatonike se deshiron te varroset si nje pagan. Hipokrizia e kishes dhe e botes qe e rrethonte(mos harrojme ambientin e evropes qendrore me nje prostitucion ne nivele skandaloze etj etj) dhe dashuria e tij per muziken e coi jo tek Aristoteli e Platoni sic shkonte gjith akademia europiane, por tek nje filozofi me nuanca Shopenahueri pra lindore.

    Ai qe ndjek mesimet e Nietzsches verberisht rrezikon te perfundoje sic perfundoi dhe Focault. Megjithate edhe mos ta lexosh eshte nje humbje e madhe, Freudi pash nuk pati kurajon ta hapte e te shikonte cfare kishte shkruajtur, per shume aresye. Jungu gjithashtu pati frike kur ju fut studimeve per Nietzschen, por si perfundim arriti me interpretime te jashtzakonshme.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e amaro
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    NenToke
    Postime
    242
    shume i interesuar jam, sepse si brez i rritur ne tranzicionin e shoqerise shqiptare nihilizmi me duket shume me joshes, nuk e kam lexuar Nicen por do te doja te dija dicka ne lidhje me te ose me mendimet tuaja per nihilizmin ne pergjithesi.
    Money Makes Man act Funny

  5. #5
    Dynamic Maska e good devil
    Anėtarėsuar
    23-12-2002
    Vendndodhja
    jgyuery
    Postime
    260
    sipas nices shpetimi i nga nihilizmi mund te arrihet me "instinktete" qe njeriu ka.
    Forumi ėshtė tepėr i ngarkuar nė kėtė moment. Ju lutemi na vizitoni mė vonė.

  6. #6
    Dynamic Maska e good devil
    Anėtarėsuar
    23-12-2002
    Vendndodhja
    jgyuery
    Postime
    260
    Citim Postuar mė parė nga Cyclotomic

    Un per veten time them qe Nietzsche ka qene fetar, ka besuar ne nje Zot ne nje menyre apo ne tjetren. Nese lexon vjershat e tije te para qe jane te veshtira te gjehen dhe un faktikisht nuk e kam afer kopien e librit, do shohesh qe ai flet per Zotin shume, sidomos deri ne moshen 13-14 vjecare, e pastaj me tutje ai shperngulet tek paganizmi, dhe ne fund i thote motres se tije ne periudhen 9 vjecare katatonike se deshiron te varroset si nje pagan. Hipokrizia e kishes dhe e botes qe e rrethonte(mos harrojme ambientin e evropes qendrore me nje prostitucion ne nivele skandaloze etj etj) dhe dashuria e tij per muziken e coi jo tek Aristoteli e Platoni sic shkonte gjith akademia europiane, por tek nje filozofi me nuanca Shopenahueri pra lindore.
    un gjithmone e kam menduar nice si nje ateist. (thyarje e tij para atij kali).

    cuclomatic je fetar ? besoj se po. mos gje te ka influencuar besimi jot per kte qe ke then ?

    ti e di ...
    Forumi ėshtė tepėr i ngarkuar nė kėtė moment. Ju lutemi na vizitoni mė vonė.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-11-2003
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    49
    Me vjene mire qe gjetet rrugen per ne kete teme!

    Une personalisht, e pranoj faktin se kam pak informata per Nihilizmin ne pergjithesi dhe se duhet lexuar shume me teper per ti kuptuar me mire lidhjet dhe kundertheniet mes Nihilizmit dhe besimeve e pikpamjeve tjera per boten, njeriun, natyren , etj. Eshte e vertete qe njeri nga ju tha se nihilizimi ka te beje me mosbesimin e pikpamjeve te cilave nuk mund tu gjendet spejgim apo pytjeve te cilat nuk kan pergjgjie, ose se paku nje nihilist i cileson si te tilla. Megjithate, do te tentoj ta lexoj Nicen por nuk besoj se aty do te gjej ndonje spjegim me te qarte mbi ekzistencen e Zotit apo mbi parimet e moralit, ndryshe nga spjegimet tradicionale.

    Pershendetje!
    SoHo

  8. #8
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Te gjithe ata qe praktikuan nihilizmin genjyen vetveten sepse dihet boterisht qe nihilistet me te medhenj ishin ata qe sulmuan idete me parimore qe sot gjejne vend gjithkund por qe edhe nuk kane shpjegim nga mendje njerezore. Vete Kant ka pranuar nihilizmin e tij po ashtu edhe Vagner dhe te mos harrojme qe keta jane dy prej kokave te filozofise boterore.
    Qe te mund te durosh mendimin e kthimit eshte e nevojshme te jesh i lire nga morali, te gjesh ilace te reja kunder faktit te dhimbjes (ta kuptosh dhimbjen si nje instrument, si nenen e gezimit, nuk ka ndergjegje qe te beje permbledhjen e pakenaqesive), te shijosh cdo lloj pasigurie, perpjekjeje, si kunderpeshe te cdo fatalizmi ekstrem, te eleminosh "vullnetin" te eleminosh "ndergjegjen ne vetvete"

    Dito.

  9. #9
    Dynamic Maska e good devil
    Anėtarėsuar
    23-12-2002
    Vendndodhja
    jgyuery
    Postime
    260
    wagner ka qene kompozitor. (po ndoshta mund kete patur tema filozofike ne muziken e tij).

    dhe ata qe praktikojne nihlizm nuk e bejne me vullnet. megjithese nuk jam shum i sigurte.
    Forumi ėshtė tepėr i ngarkuar nė kėtė moment. Ju lutemi na vizitoni mė vonė.

Tema tė Ngjashme

  1. Nihilizmi
    Nga SKUTHI nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 10-11-2018, 10:04
  2. Nietzsche
    Nga fisnik nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 156
    Postimi i Fundit: 05-12-2010, 17:19
  3. Toka mbas 200 milion vjetesh, oktapod gjigand popullojne evropen?
    Nga Judges of Ur nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 11-01-2004, 01:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •