Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anëtarësuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464

    Çoviqi pohon se Lirim Jakupi gjendet në Bondsteel

    Beograd, 26 dhjetor (presheva.com) – Kryetari i Trupit Koordinues për jugun e Serbisë dhe i “Qendrës Koordinuese për Kosovën dhe Metohinë”, Nebojsha Çoviqi ka deklaruar se Lirim Jakupi gjendet në bazën amerikane “Bondsteel” afër Ferizajit. “Shqiptari Lirim Jakupi i cili të premtën ka marrë pjesë në përleshjen e armatosur me policinë maqedonase afër Tetovës nuk është i plagosur, por gjendet në bazën amerikane - Bondsteel - të Kosovës dhe Metohisë”, ka deklaruar Çoviqi për Radiotelevizionin e Serbisë (RTS). “Jemi njoftuar nga burimet tona se Jakupi gjendet në Bonsteel dhe që nuk është i plagosur”, ka pohuar ai, duke shtuar se duket që është një tentim për ta fshehur Jakupin. Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) ka konfirmuar të dielën se ka arrestuar Lirim Jakupin. Forca të shumta të policisë së UNMIK-ut ishin dislokuar në hyrje të Qendrës Klinike Universitare të Prishtinës, pasi që policia është njoftuar nga një mjek se Lirim Jakupi është paraqitur për t’u mjekuar në këtë spital me emër të rrejshëm. Lirim Jakupi, nga Bujanoci, i njohur po ashtu nën nofkën “Nacisti” ka qenë njëri ndër komandantët kryesor të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) - gueriljes shqiptare që luftoi për 16 muaj kundër forcave serbe të sigurisë në rajonin e Luginës së Preshevës deri në maj të vitit 2001, kur edhe u çmobilizua si rezultat i marrëveshjes së paqes. Ai është plagosur të premtën në Tetovë gjatë një aksioni të policisë maqedonase. Lirim Jakupi kishte arritur që të arratiset pas përleshjes së armatosur me pjesëtarët e policisë. “Ne jemi të brengosur sepse edhe më parë ka ndodhur që ndokush të gjendet në Bondsteel dhe më pas të ik. Për këtë duhet një veprim energjik i shtetit dhe i organeve të drejtësisë”, ka thënë Çoviqi duke paralajmëruar se MUP-i i Serbisë dhe “Qendra Koordinuese për Kosovën dhe Metohinë” do t’i dërgojnë UNMIK-ut kërkesë për ekstradimin e Jakupit. Autoritetet serbe janë në kërkim të Lirim Jakupit, të cilin e akuzojnë se është pjesëtar i Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH). Po ashtu edhe UNMIK-u kishte lëshuar fletarrest ndërkombëtar ndaj Lirim Jakupit për shkak të dyshimit se ka kryer vepra terroriste dhe se është i implikuar në vrasje të ndryshme në territorin e Kosovës pas përfundimit të konfliktit në Luginën e Preshevës. Burimet policore të Maqedonisë kanë pohuar disa herë gjatë krizës së fundit në Kondovë të Shkupit, se Lirim Jakupi ka qenë njëri ndër drejtuesit e grupeve të armatosura shqiptare të cilët ishin dislokuar në fshat dhe se ai do të përndjeket nga organet e shtetit. Kryeministri i Maqedonisë kishte deklaruar të shtunën në Ohër se aksioni për arrestimin e Lirim Jakupit ishte një “intervenim i rregullt i pritur i policisë e cila bën punën e saj dhe një dëshmi se funksionon shteti i së drejtës”. Në operacionin e së premtës të policisë maqedonase për ta arrestuar Lirim Jakupin qe vrarë Liridon Dërmaku nga Dardana e Kosovës, student i Farmacisë në Universitetin e Tetovës dhe u arrestuan nga ana e policisë dy studentë të tjerë nga Bujanoci: Valon Azemi dhe Florent Saiti. Ministria per Punë të Brendshme e Maqedonisë ka pohuar se Liridon Dërmaku ka pasur lidhje me grupe të armatosura. Ndërkaq, studentët e Farmacisë thanë të dielën gjatë një konferencë me gazetarë në Tetovë se kolegu i tyre i ndjerë nga Dardana ka qenë njëri ndër studentët më të dalluar të këtij fakulteti dhe kanë mohuar pohimet e Ministrisë së policisë se Liridoni ka qenë i përfshirë në formacione të armatosura shqiptare. Studentët e Fakultetit të Farmacisë thanë se të hënën do ta bojkotojnë mësimin në shenjë revolte për shkak të vrasjes së kolegut të tyre Liridon Dërmaku dhe arrestimit nga forcat maqedone të dy studenteve të tjerë. Këshilli grevist i studentëve te Fakultetit të Mjeksisë dhe atij të Stomatologjisë paralajmëruan po ashtu për të hënën një protestë nëpër rrugët e Tetovës, ku njëherit për disa orë do ta bllokojnë edhe aksin rrugor që e lidh Shkupin me Tetovën.
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Irfan..

    Interesante shkrimet e tua per ngjarjet ne Maqedoni e Preshev..
    Vazhdo shkruaj..

    Ka ardhur koha.. qe asnji shqiptar nuk duhet te veproj pa lidhje me institucionet e votuara..
    Pra asnji shqiptar kudo qofte nuk guxon te veproje pa u konsultuar e bashkrenduar veprimtarine politike apo dhe ushtarake me autoritetet legjitime.

    Kush jane keto autoritete?

    Ne shqiperi eshte shteti shqiptar.
    Ne Kosove jane Presidenti, Parlamenti dhe qeveria.
    Ne Maqedoni jane Partite legale Shqiptare.
    Ne Mal te zi gjithashtu partite legale shqiptare.

    Aventurat me Alban Vjos e Gafur jane vetvrasje per shqiptaret e ceshtjen kombetare.

    Historia e viteve 1997-98-99.. tregon se sa lehte eshte me shpall ushtri e luftra por sa zor asht kur miljona shqiptar perfundojne maleve mes bores a neper furra te shkritoreve Serbe..

    Jo gjithmon bjen daci ne kos..thot proverbi...
    Qe do te thot... Jo gjithmon ka me dal ndoj Klinton e Blair me na shpetue..

    Nuk di a kuptoni ju rinija se sa budallaki asht me u rrejt prej idajet beqirave e Elshan gafurave e sojit te tyre 400 ftyrsh..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    UNMIK-u konfirmon se është arrestuar Lirim Jakupi

    Prishtinë, 26 dhjetor – Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) ka konfirmuar të dielën se ka arrestuar Lirim Jakupin, kanë transmetuar mediat kosovare. Forca të shumta të policisë së UNMIK-ut ishin dislokuar në hyrje të Qendrës Klinike Universitare të Prishtinës, pasi që policia është njoftuar nga një mjek se Lirim Jakupi është paraqitur për t’u mjekuar në këtë spital me emër të rrejshëm. Lirim Jakupi, nga Bujanoci, i njohur po ashtu nën nofkën “Nacisti” ka qenë njëri ndër komandantët kryesor të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) - gueriljes shqiptare që luftoi për 16 muaj kundër forcave serbe të sigurisë në rajonin e Luginës së Preshevës deri në maj të vitit 2001, kur edhe u çmobilizua si rezultat i marrëveshjes së paqes. Ai është plagosur të premtën në Tetovë gjatë një aksioni të policisë maqedonase. Lirim Jakupi kishte arritur që të arratiset pas përleshjes së armatosur me pjesëtarët e policisë. UNMIK-u kishte lëshuar fletarrest ndërkombëtar ndaj Lirim Jakupit për shkak të dyshimit se ka kryer vepra terroriste dhe se është i implikuar në vrasje të ndryshme në territorin e Kosovës pas përfundimit të konfliktit në Luginën e Preshevës. Po ashtu edhe autoritetet serbe janë në kërkim të Lirim Jakupit, të cilin e akuzojnë se është pjesëtar i Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH). Burimet policore të Maqedonisë kanë pohuar disa herë gjatë krizës së fundit në Kondovë të Shkupit, se Lirim Jakupi ka qenë njëri ndër drejtuesit e grupeve të armatosura shqiptare të cilët ishin dislokuar në fshat dhe se ai do të përndjeket nga organet e shtetit. Në operacionin e së premtës të policisë maqedonase për ta arrestuar Lirim Jakupin qe vrarë Liridon Dërmaku nga Dardana e Kosovës, student i Farmacisë në Universitetin e Tetovës dhe u arrestuan nga ana e policisë dy studentë të tjerë nga Bujanoci: Valon Azemi dhe Florent Saiti. Ministria per Punë të Brendshme e Maqedonisë ka pohuar se Liridon Dërmaku ka pasur lidhje me grupe të armatosura. Ndërkaq, studentët e Farmacisë thanë të dielën gjatë një konferencë me gazetarë në Tetovë se kolegu i tyre i ndjerë nga Dardana ka qenë njëri ndër studentët më të dalluar të këtij fakulteti dhe kanë mohuar pohimet e Ministrisë së policisë se Liridoni ka qenë i përfshirë në formacione të armatosura shqiptare. Studentët e Fakultetit të Farmacisë thanë se të hënën do ta bojkotojnë mësimin në shenjë revolte për shkak të vrasjes së kolegut të tyre Liridon Dërmaku dhe arrestimit nga forcat maqedone të dy studenteve të tjerë. Këshilli grevist i studentëve te Fakultetit të Mjeksisë dhe atij të Stomatologjisë paralajmëruan po ashtu për të hënën një protestë nëpër rrugët e Tetovës, ku njëherit për disa orë do ta bllokojnë edhe aksin rrugor që e lidh Shkupin me Tetovën.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

Tema të Ngjashme

  1. Kumanova, informacione të përgjithshme
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 15-11-2008, 07:52
  2. Perfundoi gjykimi në Hagë i Limajt, Balajt dhe Musliut
    Nga Arb në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 470
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 18:56
  3. Berati Dhe Beratasit Mbi Tre Shekuj Me Pare
    Nga Newhost në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-10-2005, 21:55
  4. Padi për shpifje ndaj Hashim Thaçit
    Nga Arb në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 15:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •