A L K E T Ė S
( shkruar dikur kur isha student )
Njė natė mund tė jetė e bukur
dhe yje shumė mund tė ketė,
por mė e ėmbėla ish nata e dikurshme,
ndoshta pse mban emrin tėnd , Alketė.
E dija qė pėr ty sishte e lehtė
cfarė do mė thoje sikur te ti tė vija?
Unė erdha , ti sfole , vec u drodhe nėn puthjen time,
ti sfole , por unė e dija , e dija
Thonė qė dicka e cuditshme do tė ndodhė,
planetin tonė do ta vizitojė njė kometė ,
ndėrsa planetin e mendimit tim
netėve shpesh do ta vizitosh ti Alketė
Tė dyja do tė dukeni vec natėn,
cila mė e bukur do tė jetė ,
kometa Halley nė qiell
apo ti pranė meje Alketė ?
Ti tani rri shtrirė nė rėrė,
djersa tė rrėshqet nga sqetullat e njoma,
me sytė mbyllur ėndėrron
pėr detin , mua dhe orėt e vona
Por tani unė jam larg
ndoshta njė tjetėr si unė ke gjetur ti
qė si deti plot dallgė e shkumė
midis teje dhe meje rri
Trupi yt i nxirrė , i reshkur,
ngjalė mbi rėrėn e nxehtė
djersa rrėshqet mbi gjoksin tėnd tė pjekur
tė kalon mes kofshėve e tė shqetėson lehtė
Mbyll sytė dhe ėndėrron,
sikur mbi njė djalosh je shtrirė,
do qė tia marrėsh frymėn nėn trupin tėnd
me gjinjtė e tu tė plotė e tė nxirrė
..
Pranė njėri- tjetrit tė heshtur rrimė,
ti dicka ndjen, por ke frikė ta thuash,
me zjarr mė puth e mė pėrkėdhel flokėt
e Zotit i lutesh qė nesėr tė mos vuash
Tani ti e di sekretin tim,
ndaj netėve e qetė nuk rri,
gjithnjė e mė rrallė tė pėrkėdhel,
ti vehten pyet Do mė lerė nė vetmi ? .
Ti qeshe kur tė thashė stė dua !
dhe syrin ma mbylle me ėmbėlsi,
mė puthe e mė the vėrtetė smė do mua ?
dhe me puthje ma mbylle gojėn pėrsėri
Por pėrsėri Stė dua ! goja ime shqiptoi
dhe e jotja mbi tė u sul pėrsėri,
Harroji , Alketė ,tė gjitha netėt,
vec natėn e sotme kujtoje me nostalgji
Kaq fola e nisa tė largohem,
Alketa pas kish mbetur e tronditur,
thellė nė vetvete ndjeva keqardhje,
por su ktheva mė te Alketa e venitur
Netėve nė ėndėrr e shoh shpesh,
sytė e saj tė mėdhenj akoma pėr mua rrojnė,
mė shohin tė shqetėsuar, plot frikė si atė natė,
Pėrse , pėrse ? duket sikur thonė
Ndonjė ditė duke mė pritur mua ,
shiu pikėmadh befas do tė nisė ,
do ta mėsosh qė unė mė stė dua
e sdo tė tė besohet qė ty tė kam braktis
Do tė kthehesh e lagur nė dhomė ,
shoqet do tė tė shohin me habi ,
sytė e tyre kurreshtarė do tė tė pyesin
Pėrse stė pėrcolli si zakonisht ai ?
Por ti sdo tė flasėsh , sdo tė mė shash ,
se ndoshta pėrsėri do mė duash shumė
dhe netėve mes ėndėrrash do shtrihesh mbi shtrat,
sic shtrihesha dikur mbi trupin tėnd unė
Kėshtu rrugėn e jetės do vazhdojmė tė ndarė ,
ndoshta pėr ty do tė ndjej pendim
e ty ndoshta do tė tė zerė gjumi duke qarė
e ndoshta mes ėndėrrash do mėrmėritėsh emrin tim
Krijoni Kontakt