6.
Infermier Vincensoja e kishte nxjerre studentin ne korridor, e po i thoshte qe te shtrihej ne barrele, te hidhte persiper nje carcaf te bardhe e te rrinte pa levizur, deri sa ai ta shtynte per ne sallen e analizave. Mes tyre lindi nje grindje e vogel, studenti nuk pranonte kategorikisht qe te shtrihej ne barele. I tha qe nuk ishte i semure, qe urdhri i doktorit ishte qe te beheshin disa gjera fare te vogla, pa nevojen e trasportimit mbi ate krevat me rrota, i mbuluar me carcaf te bardhe. Kjo iu duk vertet absurde infermier Vincensos. Mire atehere,-i tha,-po shtrihem une ne vendin tend, ti me shty dhe une te tregoj rrugen per ne salle.
-Por kjo ska kuptim,-i klithi studenti. Perse duhet ta bejme kete gje? Keshtu humbasim me shume kohe dhe une e vendosa qe nuk kam pune fare me barrelen. Ne djall te shkoje ajo dhe kush ka per ti hipur siper.
-Kjo eshte procedura qe me urdheruan te bej me ty. Kur eshte gje pa peshe, (por qe te dy e dime qe mund te mos jete aq dosido ky gjest), urdhero, i dashur, hip siper dhe une do te te coj sa hap e mbyll syte ne vend.
-Jo, le te ecim te dy perkrahu dhe ta shtyjme barelen bosh. Ketu nuk ka njeri qe te shohe, ndaj nese eshte e thene qe barela te jete me ne, do ta marrim me vete ne salle.
Ketu infermierit i hipen te tijat, i shfryu studentit qe ai nuk merrte ere nga ato pune,qe duke bere keshtu kerkonte qe te ulte prestigjin e punes se tij, si infermier. Si ishte e mundur qe ata te shtynin nje barrele me vete, kur persiper nuk kishte njeri? Pastaj cfare justifikimi ishte ky, qe nuk kishte njerez qe do ti shihnin? Atehere ata mund ta quanin te mbaruar proceduren e analizave, dhe te thoshin qe i kishin kryer te gjitha dhe pergjigjet e rezultave kishin dale shume mire.
Studentit i qeshen syte ne keto fjale.
-Kurren e kurres, hip persiper, une do te mbuloj dhe keshtu do shkojme ne salle.
-Pune qe sbehet!
Infermieri u perpoq ta kapte studentin me force, por ky iu shmang dhe i qendroi disa metra me larg.
-Si te duash, une po shenoj ne kartelen tende qe nuk iu nenshtrove kontrollit, ofendove profesionin tim dhe u perpoqe te me korruptoje duke nenkuptuar qe per ty do ishte mire te vendoseshin rezultatet e analizave pozitive, pa e zhvilluar fare proceduren mjekesore. U morem vesh?
-U morem vesh?-e perqeshi studenti i inatosur.
Cdreqin kishte ky infermier me ate barele? Do kishte hipur qe ne fillim po ta dinte qe gjerat do ishin zgjatur kaq shume, por tani ndjente nje lloj frike, nje lloj kercenimi, duke pare sa shume kishte kembengulur infermieri per ta hipur siper.
-Une mbarova,-i tha Vincensoja duke i vene piken ne fund refertit te tij. Gjej vend ku te futesh tani!
Ai ktheu koken per te ikur, por studenti u kap ne panik duke i thene te ndalej. Nga duhej te shkonte per te dale jashte? Edhe ne ate pak rruge qe kishin bere, ishte njelloj sikur te ishin futur brenda nje labirinthi. Dy korridore priteshin ne mes dhe nuk kishte kembe njeriu per te kerkuar informacion.
Infermier Vincensoja u kthye si me pahir, dhe i tha me ze te qarte, qe skishte cti bente me. Studentin e dinin qe ishte ne sallen e analizave, duke iu nenshtruar kontrollit mjekesor sipas urdhrit te Doktor Pastores. Per kete ishin lajmeruar punonjesit e sherbimit ne ate kat, sepse dalja ishte pikerisht ne anen e salles se analizave. Nese te kapin qe vertitesh ne korridorin kirurgjik pa leje, te piu e zeza. E ke te pakten pass-in?
-Pass-in? E ceshte ky?-tha i shqetesuar studenti.
-Lejekalimin, dicka qe te te njohin punonjesit e rendit ketu ne spital. Te gjithe ata qe ndodhen brenda, ne kete ore, e kane nje,-dhe Vincensoja i tregoi te tijin, qe ishte ne xhepin e kemishes se bardhe, ku dukej fotografia, emri dhe mbiemri i infermierit.
-E perse me duhet?-tha jo fort i bindur studenti.-Une mbarova pune dhe dua te dal qe ketej.
-Ah, kujton se gjerat ecin me kete ritem, keshtu, djalosh? Ti je futur brenda dhe nuk je i skeduar. Punonjesit e tjere duke besuar tek ty sikur ishe nje djale i mire dhe i rregullt, mbyllen njerin sy dhe te lane vetem ne duart e mia, qe me thene te drejten jane e bejne sa per kater. Kur te te gjejne ketu rrotull, te gjithe do nisin te dyshojne, e do te te pyesin si jane gjerat. Ti cdo tiu thuash? Qe kerkonte dalesh dhe ke humbur rrugen?!
Eshte e pamundur me organizimin qe kemi ne kete repart. Ata do te te pyesin ke ke vizituar, mbase vjen lajmi i vdekjes se papritur te nje pacienti dhe te gjithe dyshimet do te bien mbi ty. Pacienti qe vdiq mund te jete qelluar me arme zjarri, jashte, e te gjithe do mendojne qe je futur enkas ketu brenda, per ta cuar deri ne fund vrasjen tende. Ku e ke pass-in? Ai mund te te shpetonte jeten...
-Te lutem atehere, rri ketu me mua dhe te presim deri sa te vije njeri.
-Une skam pune me ty ! Edhe mua po me dukesh i dyshimte.
-Une i dyshimite? Vincenso, une?
-Kur te vije kontrolli ke ti tregosh nje dokument?
-Kam ricevuten time, ia lashe zonjes Belinda te ma mbante deri sa te mbaroja viziten.
-Ha ha ,-u shkri infermeri.-Kete do ta besonin as ata te pavionit te dermatologjise. I njoh dhe jane te gjithe te manget nga mendte! Kujton se ke te besh me ciliminj po te them? Je i mbaruar, pa diskutim.
-Vincenso, te lutem, me shpeto,-klithi studenti duke u dridhur.
-Te te shpetoj?! Ne ckuptim?! i tha infermieri.-Ti je i ri, dukesh tek te njezetat, ne nuk gaboj, se njeh akoma jeten tende. Kjo eshte gje e mire. Qe te te shpetoj, ne kete rast, eshte e keshillueshme te te heq qafe, te vdesesh i lumtur dhe i qete, pa qene me i detyruar te perballesh nga dita ne dite me te verteta te hidhira, qe do te te tregojne si ka per te nisur te te perkulet kurrizi, cmynxyra kane per te degjuar veshet e tu, si kane per te te vdekur nje nga nje te afermit dhe sa e pavlere eshte ekzistenca jote ne total. Kerkon te te shpetoj nga e gjitha kjo ? Apo e kishe fjalen per shpetimin tjeter ?!-infermieri i hodhi nje veshtrim barreles dhe studenti pa e bere te gjate hipi siper, i tha qe tia linte koken zbuluar dhe e pyeti Vincenson qe po te kishte menyre tjeter per te shpetuar, le te mos ia tregonte keshtu qe do ti kursente vetes brerjen e ndergjegjies.
Infermieri qeshi dhe e shtyu perpara, i tha qe kishte qene e veshtire ta bindte, por me ne fund ja ku ishin, gjithcka do te mbaronte sa hap e mbyll syte ! Zbriten korridorin e gjate dhe infermieri po i shpjegonte qe i hipur ne barrele, nuk kishte kontroll qe ti ndalte dhe ti kerkonte llogari.
Por edhe po na ndalen ska asgje te keqe?! Ku po me con, keshtu ?-pyeti studenti.
Ai su pergjigj, moren nje kthese ne fund, Vincensoja ndaloi barrelen dhe eci drejt nje dere qe e hapi me celesin e sherbimit. E futi brenda studentin, qe u ndje i pasigurt; ishte nje ndricim i dobet dhe ajo dhome perfshihej nga objekte qe te zhytyr ne gjysme-hije, ngjanin mostruoze.
-Mund te cohem tani?-pyeti studenti, por Vincensoja mohoi me koke.
-Cfare analiza kerkon te me besh?
-Duhet te te them dicka timen, me perpara. Uroj qe te me japesh zemer ne kete qe po te tregoj, pastaj do te mbarojme pune menjehere dhe nese do, mund te dalesh qe ketej me kembet e tua.
Studenti pohoi dhe e pyeti ne mund te rrotullohej ne anen tjeter, keshtu kishte mundesi ta shihte me mire. Vincensoja shkoi dhe e mbylli deren me celes, studenti reagoi qe kjo ishte e padrejte, por infermieri i tha qe kishte frike mos i degjonte njeri. Pastaj shkoi afer tij dhe i tha:
-Ti e di qe shume shpejt rezervat jetesore ne toke kane per te mbaruar. Eshte keshtu? Me pak fjale akujt do shkrihen ne pole, temperaturat do behen ekstreme dhe kemi per te patur vetem shkretetira ose akullnaja ane e mbane botes. Apo jo?!
Nuk do kete me vend per te lene te mbijetoje raca jone. Njerezit jane te detyruar te zhduken nga faqja e tokes, nuk eshte se na kane vene syrin forca te erreta negativiteti, jo, gjithcka e kemi bere me doren tone dhe ky eshte fundi.
Studenti ferkoi ballin dhe i tha me gjysem zeri infermierit qe nuk kishte kuptim te shqetesohej per kete gje, pasi edhe sikur te ndodhte, ata do kishin vdekur dhe ky fenomen mund te dilte i vertete pas qindra mijera vjetesh.
-Ashtu eshte! Edhe une e di kete gje. Por po te them qe kam degjuar,(une i ndjek te gjitha emisionet televisive dhe ne nje sondazh ne internet isha nga te paret qe mora pjese), e di me siguri, qe mendohet si alternative shpetimi, trasferimi ne tjeter planet. Ne rregull ketu?-dhe beri nje fishkellime te lehte qe e shoqeroi me nje gjest kuptimplote te dores. Pyesja veten, fjala vjen qe ndodhi kataklizma dhe eshte nje anije kozmike e gatshme te coje njerez ne planetin e ri. Une do te hipja ne te?
Studenti qeshi dhe i tha qe me siguri kishte per te marre pjese.
-Nuk eshte ashtu! Mos me nderprit, ne kete anije vendet jane te numeruara, imagjino qe eshte nje projekt qe ka harxhuar miliarda dollare, i paperseritshem, kurse rezervat ushqimore ne familjen time jane afer fundit. Me gjithe masat qe kisha marre, per te pritur kete fund-bote,(nuk u martova, sbera femije, zgjodha vetmine per te kursuar sa me shume energjite deri ne piken e fundit), rezervat e mia shteruan.
Kjo eshte endrra ime! Cdo nate e shoh dhe kur zgjohem jam i bindur qe nuk kishin per te me marre ne anije Ti e di apo jo sa njerez jemi gjithsej ne toke? Une po marr alternativen me te bute, sikur popullsia e tokes nuk eshte shtuar ne kete kataklizme, por vazhdojme te jemi gjashte-shtate miliarde fryme njerezore. Une jam hici ne kete mes ? Imagjino, e kujt do ti binte nder mend te kujtohej per Vincenso infermierin ? Edhe une po te isha ne anije sdo kujtohesha fare per te, e po ta beja do ta quaja veten budalla. Duke u nisur nga e gjitha kjo, une e quaj veten hic, nuk eshte se merzitem per kete, jo, une gjithmone i kam perveshur menget dhe kam punuar deri sa i kam nxjerre fundit te gjitha nevojave personale. Puna eshte se cduhet te bej ? Te fitoj respektin e njerezve ? Por jane shume, shtate miliarde nuk i thone shaka!
Ta fle mendjen dhe te sigurohem te mbyll deren e shtepise kur te bie te fle, kjo eshte e pamundur pasi une e di qe ne ate anije kane hipur njerez dhe nuk kam per te marre pjese.
Ty nuk te duket e padrejte kjo, qe ata meritojne me shume se mua te ngjitin yjet drejt shpetimit e te me lene ne rezervat e fundit ushqimore ne toke ? Perse nuk jam i rendesishem dhe cfare duhet te bej, qe te jem ? Edhe sikur te arrij te trasformohem ne nje njeri me peshe, sa ka per te zgjatur kjo? E gjitha mund te mbaroje sa hap e mbyll syte dhe gjithe pushteti im te esaurohet para nisjes se anijes. Atehere do isha plotesisht i zhgenjyer e sdo kishte gje ne bote qe te ndalte zemerimin tim.
-Ti je i rendesishem, Vincenso,-iu lut studenti, qe po dallonte zjarrin qe digjej brenda syve te tij.-E kush mund ta dije qe ty do te te evitojne ne ate udhetim? Ti iu ben mire, njerezve, iu sherben dhe ke ne dore jeten e tyre. Te duket pak, kjo? Te mbash ne grusht pushtetin e jetes dhe te vdekjes, te luftosh me te gjitha forcat keto beteja dite pas dite?
-Ashtu thua? Kurse une besoj qe duke i sherbyer semundjeve, kam nisur te mbyllem ne nje kafaz te qelqte, te rrumbullaket, qe me shtyn te perplasem pas objekteve pa u demtuar. Rrotullohem gjithe diten e dites ne kete ferr, e naten ndjej dhimbje te fuqishme koke e marrje mendsh! Pastaj kujtoj fundin e botes dhe ndjehem i parealizuar si njeri.
-Oh, sa do doja te isha ne vendin tend brenda nje sfere te qelqte si e jotja. Nuk do ndjeja dhimbje e asnje nuk do ta kishte mundesine te me bente keq. E shikon apo jo, Vincenso, qe une te kam zili?
-Nuk eshte ky problemi! Ti e ke sferen tende, mjafton qe ta zbrazesh veten nga kujtimet me te dashura, te nxjerresh prej shpirtit ne rrugen e madhe ndjenjat me te bukura dhe ta ndjesh trupin te lire nen meshiren e fatit. Keshtu je i paprekshem nga bota jashte, keshtu nuk i ben dot keq vetes tende sepse ajo per ty nuk ekziston me. Eshte njelloj sikur brenda sferes mos jesh ti, por te rritet nje bime vegjetative, qe hera heres ne nderrimin e stineve rrezon gjethet per te celur te tjera dhe pret te zgjatet, te pushoje se rrituri e ne fund te thahet pa e care koken. Por me pelqeu kur fole per profesionin tim
-Ah, me ne fund dicka qe ta paska bere qejfin!
-Une kam ne dore jeten dhe vdekjen e pacientit, eshte keshtu?!
Studentin heshti pa i kthyer dot pergjigje. Ndjeu qe i kishte dhene kurajo Vincensos te ecte mbi nje fushe te minuar, e shume shpejt gjithcka mund te shperthente e te hidhej ne ere nga pakujdesia e fjaleve te tij.
-Atehere te kujtohet cfare te thashe kur u takuam ne korridor per heren e pare?
-Nuk e mbaj mend,-genjeu studenti.
-Une te thashe qe ky ishte pavioni i te pashpreseve dhe ti u ndjeve shume i frikesuar. Une te tregova ci kishte ndodhur njezet e kater pacienteve para teje, ta thashe ne mos gaboj, apo jo?
Studentit i hyne te dridhurat e levizi vendit. Infermieri i vuri doren mbi shpatull e duke ushtruar force mbi te i tha te mos levizte dhe te bente kurajo.
-Ti i besove fjalet e mia, ate cast?
-Nuk e di!-tha studenti.-Por ti nuk do te me beje asnjehere keq mua. Ma the vete ne ate moment, seshte keshtu?
-Iu besove deri ne fund atyre qe thashe?
-Jo!-klithi studenti.-E si mund te besoj qe nje infermier te coje ne boten tjeter njezet e kater paciente brenda nje dite, edhe nese keta i jane lutur gjithe kohes prej dhimbjeve te shumta, qe ti heqe qafe?! Jo dhe jo!
-Ke te drejte,-i tha infermieri.-Ke te drejte. E si mundet qe nje infermier i vogel, pa peshe, te heqe qafe nje turme te tere pacientesh e ti degdise ne boten tjeter megjithese keta i luten qe ta beje kete? Une te genjeva, e shikon sa i vogel qe ndjehem tani para syve tend? E kupton sa frikacak jam treguar gjithe jeten time, si i shpik gjerat per tu ndjere nje cike i rendesishem ne syte e te panjohurve e sa shpejt zhgenjehen keta pastaj me sjelljen time?
Sdo kishte anije kozmike ne bote qe te me merte ne konsiderate, per te me shpetuar lekuren duke me cuar ne nje tjeter planet. Ky eshte fundi, ti vete me the qe une sisha i afte te beja dot kete gje e ja ku po ta perserit qe ti ke te drejte. Sepse ti heqesh jeten nje njeriu eshte ta zoterosh kufirin mes jetes dhe vdekjes. Do te thote qe ti, vete, te hapesh nje kalim te dhunshem mes dy boteve, duke dhene e marre me shpirtin dhe ndjenjat e tua, deri sa tjetri eshte percjelle pergjithnje nen dhe. E ku ka anije kozmike ta marre Vincenson tani?!
Zeri i infermierit u drodh, por studentit nuk iu dhimbs, po mendonte chynte ne ate mes dhe perpara i dukej sikur kishte te bente me nje njeri te shkalluar.
-Mire, Vincenso, cdo gje ka per tu rregulluar. Mua po me presin, si thua sikur te mbarojme pune se bashku?-i tha me ze te ulet.
-Le te presin!
-Dakord, le te presin, fundja kemi kohe ne dispozicion, apo jo?
-Me degjo ketu,-i tha infermieri duke e shikuar drejt ne sy,-une te tregova mashtrimin tim, nuk e fsheh qe te genjeva pak me perpara. Por ti je i vetmi qe e ka besuar dhe me ka shoqeruar ne kete dhome. Mua me pelqen kjo gje, por mos u trego i paduruar, edhe per mua eshte hera e pare qe jam me nje tjeter ketu Ti i beson vetes tende?
--Nuk e di,-tha i menduar studenti.-Une i flas vetes sime ne shumes, kur jam pa njeri rrotull, e gjithmone i them gjera te verteta qe nuk ma mban tia tregoj njeriu.
-Por me kete do te thuash qe te vertetat i mban te fshehura, e kur je ne nje ambjent me te tjere ti preferon te heshtesh. Je i druajtur dhe mezi pret te kthehesh ne dhomen tende, te mbyllesh me celes brenda e te mendosh sa e veshtire eshte bota jashte!
-Pak a shume Por mua nuk me ka rene ndonjehere nder mend te shqetesohem per te tjeret. Eshte puna e tyre, e une kam rrugen time ku te ec!
-E thua kete sepse je akoma i ri. Por kur qendron para pasqyres si e si te rregullohesh eshte tjeter. Kur ecen ne rruge dhe prapa teje ska njeri, guxon te fishkellesh, te peshperitesh nje kenge dhe te mendosh sa i pafund eshte universi, sa gje e embel eshte te vihesh ne kontakt me natyren; kur hapat e tua shkelin gjethe vjeshte ty te vjen keq dhe e pranon kete perpara vetes sepse prapa nuk ke njeri qe te shikon!
Ne te kunderten, nje femer qe del nga qoshja e vihet ne te njejten rruge me ty, te ben te humbasesh kontrollin. Ajo se ka fare mendjen por ti i hedh hapat sikur mendon qe po te kontrollojne, do qe ajo te mendoje per ty e te jete duke shpresuar nese ti do gabosh apo jo ne ecjen tende. Si i behet ne kete rast?
Studenti psheretiu dhe me mendjen e tij e dergoi ne djall Vincenson. Ky sikur ta kishte kuptuar qe po humbte pike ne besimin e studentit, i tha:
-Po ti them te gjitha keto per tiu afruar nga e para anijes kozmike. Ckemi nder mend te bejme ne te dy? Une qe pa te njohur, e dija qe sikur te ishim ne konkurrence per te marre bileten e vetme te anijes, ti do te fitoje. Kete e them per te mos i ndjellur ters fatit tim! Ti nuk e can koken per njerezit e botes? Me nje fjale ti kerkon ti perbuzesh ata! Sepse perbuzja eshte mjeti i vetem per tia dale mbane gjithe kesaj lufte. Te perbuzesh dhe mos honepsesh njeri do te thote qe e ke kuptuar tashme qe sjemi me te barabarte, qe syte tane jane ndezur drejt nje bote te re, e vetem me te zotet mund te triumfojne.
Te lutem te me perbuzesh, por ti nuk e ben dot kete, duhet te linde nje race e re qe te cilesoje kafshet me te shtrenjta se jeta e njeriut, per te na cuar perpara ne kohe, drejt nje te ardhmeje ku te vdekurit tane mos kene kuptim e te shperthejne bashke me globin njerezor, kur ne te jemi duke udhetuar larg, ne hapsire.
I dashur, nuk e kupton qe e gjithe kjo mund te jete nje shtyrje kohe? Ti nuk mund te dalesh dot prej ketu! Edhe sikur dera te ishte e hapur nuk do te merrje guximin te dilje ne korridorin e gjate e te perballeshe me nje ruajtes spitali. Ty te duket sikur po i nenshtrohesh fatit tend, ndersa une po e shkruaj si kane per te shkuar gjerat... Dhe ti pa e ditur, po me percakton mua si nje perendi fatshkruese.
-Pusho!-tha studenti duke vene duart ne koke.-Ti mund te llapesh gjithe kohes, por une nuk do rri me ketu te merrem me ty. Me pret nje bote e re, nje jete qe ka per te qene imja. Une do bej qejf duke u dehur kur te ma jape qejfi, e do mendoj per kete bisede qe kemi bere, po pata kohe. Por ta vazhdosh me tej eshte qesharake. E kujt i shkon ne mendje te merret me me te tilla gjera?
-Por une jam Frika, frike qe i rreshket njerezve persiper kur jane vetem e pa nje te ardhme te sigurt perpara. Ti akoma nuk e njeh infermier Vincenson! Kujton qe do te te lija te hipje para meje mbi anijen kozmike? Tek e fundit kisha per te te vrare me duart e mia.
Asnje nuk do ta le te ngjitet ne ate anije. Te gjithe me te miret se vetja kam per ti hequr qafe njeri pas tjetrit...Dhe ti mund te jesh i pari ne listen time !
Studenti kerceu nga barrela dhe beri disa hapa prapa.
-Provo qe te afrohesh,-i tha, e kam per te te nxjerre shpirtin me duart e mia.
Infermieri eci drejt, e kapi me shpejtesi dhe duke e shtrenguar me nje force mbreselenese, e perplasi ne shtrat, e kapi pas fytit dhe i tha duke theksuar fjalet:
-Mos bej prove te me provokosh me! Ti je i imi tani!
Ra nje heshtje mes tyre dhe studenti shtrengonte grushtat, per te mos e lene veten te dorezohej ne nje te qare deshperuese.
Cke me mua?-i tha gjithe pergjerim.-Nuk te kam bere asgje dhe ne te dy jemi te panjohur. Kur e mendoj ku po ndodhem ne keto caste me vjen te cmendem. Isha aq i sigurt disa ore perpara se te vija ne kete spital!!! I mbushur me shprese dhe deshire te mire per te vazhduar perpara. Kjo ka per te qene jeta ime, fundi qe une se meritoj?
Jo, nuk dua ta pranoj qe e ardhmja ime eshte nje rastesi. Ska gje ne bote te me beje te ndryshoj mendjen, te me beje te kapercej nga siguria absolute qe kisha me perpara, ne nje tjeter vend, ku me duhet te harroj te gjithe shqetesimet e te merrem vetem me shpetimin e frymes qe kam. Bej cfare te duash me mua! Une e di qe kam per te mbijetuar, eshte absurde te iki keshtu nga kjo bote.
-Fillimisht them te te ve ne gjume me nje injeksion,-i tha Vincensoja.-Ti nuk dole sic e mendoja, nuk po me lutesh aspak te te heq qafe nga kjo bote. E di qe do te me kundershtosh, ndaj besoj jemi te dy dakord qe nje injeksion do te te beje mire.
-Te lutem,-klithi studenti dhe duke u larguar serish nga shtrati, rrembeu nje shufer hekuri dhe u perpoq ta godiste infermierin. Vincesoja vuri buzen ne gaz, i tha ta ulte ate dreq sepse kishte nje tjeter mundesi shpetimi. Nese nuk do te degjonte keshillen e tij, kishte per tia marre prej dores shufren e do ta godiste derisa tia copetonte kafken copa copa.
-Nena ime,-klithi studenti dhe rreshkiti prej dores armen, por pa e hedhur shume larg vetes.
-Te duket e padrejte e gjitha kjo?-e pyeti Vincensoja duke e ftuar te ulej serish ne barrelen e tij.
-E si mund te me duket ndryshe, me gjithe keto qe po me thua seshte cudi qe te vdes vetevetiu nga frika. Por cte kam bere?!
-Ti je njelloj sic isha une, ca kohe me perpara, ne nje qender bastesh. I ke parasysh keto salla te medha ku mblidhen njerez nga te gjitha anet e luajne me kuaj, kush del me i shpejti, ose kerkojne te kombinojne ndeshjet e sportit? Mire, te djelen e disa javeve me pare une isha i bindur qe duhej te fitoja.
Kjo, sepse nuk e kisha pare endrren e anijes kozmike ne gjume, naten. Se dyti une isha i mbytyr ne borxhe dhe alternativa e fundit me mbetej te vrisja veten. Keshtu shkoj ne nje nga keto vende bastesh, dhe pa arritur qe te vendos ke ndeshje te luaj, i afrohem njerit aty dhe i kerkoj te me thote nje numer. 31-shin luaje barazim, njezet e dyshin tek,-me flet ky ne zhargonin e bastexhinjve, por une nuk e humba kurajon, mbajta mend dy numrat 31 dhe 22, pastaj vura gjithe ckisha pasuri ne keta te dy dhe fitova.
Nuk e ke idene se sa fitova! Aq sa gjithe te tjeret brenda salles me pane me cudi dhe me pergezuan. Me perjashtim te njerit, te atij qe me kishte sugjeruar pa e patur mendjen numrat e vet. Kur e mori vesh te gjithen e me pa qe iu afrova per ti dhene nje perqindje te vogel gezimi, me shtyu dhe me ofendoi. Me tha qe i takonte e gjithe shuma atij, perderisa kishte dhene numrat fitues. Nuk ishte e thene qe une tia mbushja mendjen, ti tregoja qe kisha luajtur ndryshe nga parashikimi i tij, i kisha vene ne tjeter rend numrat. Ai shoqi dore, me rrembeu pas vetes dhe nisi te me godase me shkelma. Kjo sishte kush e di se cfare, pasi gjithe te tjeret e ndjenin qe une kisha parate me vete dhe u futen ne mes. Me copetuan, me shqyen rrobat nga trupi kurse punetoret e ambjentit benin sehir, te gjithe me kishin marre inat per fitoren qe kisha bere. Ne fund u detyrova ti dorezoja te gjitha njeriut qe me tha numrat, ky me shtyu jashte e me tha qe nese do kisha qejf, perseri, ti kerkoja numrat e fatit, e dija ku mund ta gjeja.
Ka drejtesi ne kete mes? Une them qe po, perderisa nuk gjej dot as edhe nje gjurme padrejtesie qe te jete ne anen e kundershtareve. Une vete iu afrova nje te panjohuri, e pyeta gjithe mendjemadhesi per dicka qe ai nuk e kishte idene dhe si bera cte doja me kombinimin e numrave, kerkova ta shperbleja sikur me kishte ndihmuar ai ne llotari.
-Oh, Vincenso, me vjen shume keq per te gjitha keto. Vetem me ler te ik, tani. Une nuk te kam bere gje, nuk kam fituar e skam nder mend te te kerkoj ty numra llotarie.
-Por eshte anija kozmike. Ti je me i zoti se une?
Studenti rreshkiti nga shtrati dhe ra nen kembet e infermierit. Iu lut me te madhe, pastaj i tregoi sa i ulet ishte ai para tij. I tha qe vinte nga nje vend i varfer, qe akoma nuk kishte mundur dot te ngrihej ne rangun e njerezve te qyteteruar, qe me jeten e tij skishte per tu bere dot gje dhe ai, infermieri, smund te ishte vecse nje shembull per tu imituar, per me mire.
Vincensoja buzeqeshi dhe e pyeti ne ndjehej vertet ashtu. Kur pa nje shenje zbutjeje, studenti iu betua, por nuk i hoqi nga vetja ca ide te cuditshme se si duhej ta vriste infermierin, ne rast sulmi, per te shpetuar lekuren.
-Cohu,-i tha Vincensoja. Me binde! Nje njeri kaq fikacak nuk mund te jete kurre i barabarte me infermerin Vincenson. Dukesh qe as e con mendjen per te hipur ne anijen kozmike qe te shpetosh veten. E ska njeri ne bote te te marre ne konsiderate per nje alternative te tille. Sa i ulet dukesh. Me vjen te te peshtyj!
Studenti mbylli syte, sikur te priste nga casti ne cast qe Vincensoja te bente kete gje. Ky nderkohe e kapi pas dores dhe e ndihmoi te levizte prej shtratit me rrota. Si ishin perballe me njeri-tjetrin, infermieri i tha:
-Por une duhet patjeter qe ta gjej kete vend-kalim te jetes dhe te vdekjes. Ti e di sekretin, e sikur te ndodhe nje krim ketu, mund ta nxjerresh, si spiun, aq frikacak je.
-Me bej cte duash,-i tha studenti,-nese mendon qe mund te te tradhetoj.
Vincensoja mendoi qe frika qe i kishte shtene persiper djaloshit ishte aq e madhe, sa ky tani e adhuronte dhe i druhej sikur te ishte nje perendi.
-Ne rregull,-i tha,-ti nuk je i denje te te marr jeten. Me vjen keq qe do mbetesh ketu mbi toke deri ne fundit e diteve.
-Mund te ikim tani?
Infermieri iu afrua makinave, u fsheh pas tyre dhe pas disa sekondash, erdhi me nje dosje ne dore. Ia zgjati studentit duke i thene qe ishin analizat e tij. I tregoi qe dosjen tjeter, ate qe fliste per nje vdekje klinike, ne ate dhome, do ta digjte me ta pare qe do dilte jashte. Kur studentit i qeshen syte, Vincensoja e pa gjithe djallezi dhe i tha:
-As zonja Belinda nuk do ta mendonte te arrije deri ketu!
-Belinda? Ti e njeh? Ajo te tha te me trajtoje keshtu?!
-Hemmm! Te keshilloj qe te mos i zesh shume bese atij njeriu. Ajo me shtie friken edhe mua, megjithese me ka premtuar qe une dhe ajo do jemi te paret qe do marrim anijen per ne tjeter planet. Po ta them me siguri, ti nuk je si i ndjeri bashkeshort i saj. Vete Belinda me keshilloi te te kontrolloja; sikur te ishe i ngjashem me Antonion, ti do kishe vdekur tashme. Pershendetje!
-Por ku te shkoj? Oh, une duhet te kthehem prapa tek ajo femer?
Infermier Vincensoja buzeqeshi dhe i sugjeroi mos te shqetesohej me. Pjesa me e madhe e telasheve per te kishin mbaruar. Ne vendin e studentit, perderisa ai kishte kapercyer deri edhe vetveten, dikush tjeter po vinte dhe do bente fundin e tij. Dikush qe pretendonte te ishte me i miri dhe me i zoti, per te hipur anijen kozmike te se ardhmes.
-Dil qe ketu, dhe ec drejt njeqind metra, ndiqe driten qe del nga nje dere e hapur dhe aty do te gjesh lirine. Uroj te takohemi prape, tek e fundit ishte nje kenaqesi te flisja me ty! Tani zhduku, dikush tjeter po nxiton te vije drejt nje vdekjeje te sigurt.
Studenti levizi me nxitim, Vincensoja kishte hapur deren dhe i tregoi korridorin ku duhej te ikte. Ai ia futi vrapit pa e kthyer koken prapa, i trembur sikur po e ndiqte dikush qe do ta merrte me qafe pergjithnje.
Vincenso qeshi por nuk u fut brenda. Pas disa minutash, nga kthesa e korridorit u duk figura e nje njeriu qe kontrollonte me imtesi te gjitha hijet.
-Portieri!-mendoi Vincenso. Po te prisja! Tashme je i vdekur miku im!
Krijoni Kontakt