Te Drejtat
Ne mendojmë se këto të drejta vetëkuptohen: të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë; ato i ka pajisur Krijuesi me disa të drejta të patjetërsueshme, në të cilat bëjnë pjesë e drejta për të jetuar, e drejta për të qenë i lirë dhe e drejta për të qenë në kërkim të lumturisë. Për sigurimin e këtyre të drejtave, njerëzit formojnë qeveritë, fuqia e të cilave buron nga pëlqimi që i japin asaj të qeverisurit.
Te drejtat e patjetersueshme
Me këto fjalë të paharrueshme të Deklaratës së Pavarë-sisë, Tomas Xhefërsoni parashtroi parimin themelor mbi të cilin ngrihet një qeveri demokratike. Qeveria e një shteti demokratik nuk është për të njohur të drejtat themelore të renditura nga Xhefërsoni. Qeveria demo-kratike formohet per t'i mbrojtur këto të drejta, që çdo individ i gëzon në saje të ekzistencës së tij.
Sipas filozofëve iluministë të shekujve XVII-XVIII, të drejtat e patjetërsueshme janë të drejta natyrore të dhuruara nga Perëndia. Këto të drejta nuk zhduken me krijimin e një shoqërie. Madje as shoqëria, as qeveria nuk mund t'i heqë ose «tjetërsojë» ato.Të drejtat e patjetërsueshme përfshijnë lirinë e fjalës dhe të shprehjes, lirinë e fesë dhe të ndërgjegjes, lirinë e grumbullimit dhe të drejtën për mbrojtje të barabartë përpara ligjit. Kjo nuk është kurrsesi e gjithë lista e të drejtave që qytetarët gëzojnë në një shtet demokratik. Shoqëritë demokratike mbrojnë gjithashtu edhe të drejta të tilla civile si e drejta për proces të drejtë gjyqësor. Megjithatë të drejtat e mësipërme përbëjnë të drejtat thelbësore që duhet të mbrojë një qeveri demokratike. Përderisa janë të pavarura nga qeveria, këto të drejta duhen përfshirë në legjislacion. Ato nuk varen gjithashtu as nga tekat e çastit të një shumice elektorale. Kështu për shembull, amendamenti I i Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara nuk ia jep popullit lirinë e fesë ose të shtypit; ai e ndalon Kongresin të nxjerrë ndonjë ligj për ndalimin e lirisë së fjalës, fesë dhe grumbullimit paqësor. Historiani Leonard Levi ka thënë: «Individët mund të jenë të lirë kur qeveria e tyre nuk është e tillë.»
Formulimi i hollësishëm i ligjeve dhe i procedurave lidhur me të drejtat themelore të njeriut ndryshon nga një shoqëri në tjetrën. Megjithatë, çdo shoqëri demokratike ka për detyrë ndërtimin e strukturave kushtetuese, ligjore dhe shoqërore, që sigurojnë mbroj-tjen e këtyre të drejtave.
Fjala
Demokracia nuk mund të jetojë pa lirinë e fjalës dhe të shprehjes. Të diskutosh dhe të votosh, të mblidhesh dhe të kundërshtosh, të falesh përpara Perëndisë, të sigurosh drejtësi për të gjithë — të gjitha këto varen nga liria e fjalës dhe e informacionit. Kanadezi Petrik Uillson, autor i serisë televizive «Lufta për demokraci», shkruan: «Demokraci do të thotë komunikim: njerëz që bisedojnë me njëri-tjetrin për shqetësimet e përbashkëta e që ndërtojnë të ardhmen e tyre. Përpara se të mund të qeverisen, njerëzit duhet të jenë të lirë të shprehen.»
Shtetasit e një vendi demokratik janë të bindur se nëpërmjet shkëmbimit të lirë të ideve dhe mendimeve, e vërteta triumfon mbi gënjeshtrën, vlerat e të tjerëve çmohen më mirë, zonat e kompromisit përcaktohen më saktë dhe rruga drejt përparimit hapet. Sa më i madh të jetë vëllimi i këtyre shkëmbimeve, aq më mirë! Eseisti amerikan E.B. Uait shprehet kështu: «Shtypi në vendin tonë të lirë është i besueshëm dhe i dobishëm, jo për shkak të cilësisë së tij të lartë, por për shkak të larmisë së tij të madhe. Përderisa numri i botuesve, të cilët e paraqesin të vërtetën sipas mënyrës së tyre, është i madh, neve si popull na jepet mundësia ta mësojmë të vërtetën dhe të jetojmë në dritën e saj... Larmia sjell siguri.»
Ndryshe nga sa ndodh në shtetet autoritare, në shtetet me qeveri demokratike, përmbajtja e fjalës së shkruar dhe të folur është jashtë çdo kontrolli, diktati apo gjykimi. Demokracia mbështetet në qytetarë të shkolluar e të ditur, të cilët vetëm duke përfituar sa më shumë nga informacioni i pasur, mund të marrin pjesë në mënyrë sa më të plotë në jetën e shoqërisë në të cilën bëjnë pjesë. Padija lind plogështinë. Demokracia lulëzon në saje të energjisë së qytetarëve, të cilët i ushqen një burim i pashtershëm idesh, të dhënash, mendimesh e hamendjesh.
Çfarë duhet të bëjë një qeveri kur mjetet e informa-cionit ose organizatat e tjera e shpërdorojnë lirinë e fjalës duke përhapur të dhëna që sipas mendimit të shumicës, janë të rreme, të neveritshme, pa përgjegjësi apo thjesht të pahijshme? Përgjigjja e përgjithshme do të ishte: «Asgjë!» Qeveria nuk ka për detyrë të merret me gjëra të tilla. Në përgjithësi, të kujdesesh për lirinë e fjalës do të thotë të lejosh liri fjale akoma edhe më të madhe. Mund të duket paradoksale, por në emër të fjalës së lirë, një vend demokratik duhet të mbrojë nganjëherë edhe të drejtat e individëve dhe grupeve që përkrahin një politikë të atillë antidemokratike që është për shtypjen e fjalës së lirë. Qytetarët e një shoqërie demokratike e mbrojnë këtë të drejtë, të nisur nga bindja se në fund të fundit, debati i hapur çon drejt një të vërtete edhe më të madhe e drejt veprimeve politike edhe më të mençura, sesa kur liria e fjalës dhe e kundërshtimit shtypet.
Krahas kësaj, përkrahësit e fjalës së lirë mendojnë se heqja dikujt sot e lirisë së fjalës që sipas mendimit tim përbën fyerje, shërben si kërcënim i mundshëm ndaj ushtrimit nga ana ime të fjalës së lirë nesër, pasi fjalët e mia mund t'i duken dikujt tjetër si fyese. Një ndër mbrojtjet klasike të kësaj pikëpamjeje është ajo e filo-zofit anglez Xhon Stjuërt Mill, i cili në esenë me titull «Mbi lirinë», të shkruar në vitin 1859, shfaq mendimin se shtypja e lirisë së fjalës është e dëmshme për të gji-thë. «Në qoftë se një mendim është i drejtë, — shkruante ai, — njerëzit humbasin rastin për të zëven-dësuar gabimin me të vërtetën. Në qoftë se ai është i gabuar, njerëzit humbasin... një perceptim më të qartë dhe një mbresë më të gjallë për të vërtetën, të cilat lindin si pasojë e ndeshjes së kësaj të vërtete me gënjeshtrën.»
Rrjedhim i drejtpërdrejtë i lirisë së fjalës është e drejta e njerëzve për t'u grumbulluar dhe për t'i kërkuar në mënyrë paqësore qeverisë të dëgjojë ankesat e tyre. Në qoftë se populli nuk do të kishte një të drejtë të tillë për t'u grumbulluar dhe për t'iu dëgjuar zëri, liria e fjalës nuk do të kishte asnjë vlerë. Për këtë arsye, liria e fjalës vështrohet e lidhur ngushtë, madje pazgjithshmë-risht, me të drejtën për t'u grumbulluar, për të kundërshtuar dhe për të kërkuar ndryshime. Qeveria demokratike mund të caktojë në bazë të ligjeve, kohën dhe vendin e grumbullimeve dhe të manifestimeve politike për mbrojtjen e qetësisë, por ajo nuk duhet ta përdorë kurrsesi këtë të drejtë për të shtypur protestat, ose për të penguar grupet kundërshtare që të shprehin hapur mendimet e tyre.
Liria dhe besimi
Liria e fesë ose në mënyrë më të përgjithshme, liria e ndërgjegjes, do të thotë se askujt nuk mund t'i kërkohet të ushtrojë një fe të caktuar kundër dëshirës së tij. Gjithashtu, askush nuk mund të ndëshkohet në kurr-farë mënyre, pse ka parapëlqyer një fe të caktuar ndaj një tjetre ose pse nuk ka zgjedhur asnjë lloj feje. Një shtet demokratik e konsideron besimin fetar të individit si çështje plotësisht personale.
Përafërsisht, liria e fesë do të thotë se askush nuk mund të detyrohet nga qeveria të pranojë një fe zyrtare të caktuar. Fëmijët nuk mund të detyrohen të ndjekin mësimet në një shkollë të caktuar fetare. Askujt nuk mund t'i kërkohet të shkojë në shërbesa fetare, të falet apo të marrë pjesë në aktivitete fetare kundër dëshirës së tij. Duke pasur histori dhe traditë të gjatë, shumë vende demokratike kanë caktuar zyrtarisht kisha ose fe që kanë mbështetjen e shtetit. Megjithatë, një fakt i tillë nuk e shkarkon qeverinë nga përgjegjësia për të mbrojtur lirinë e individëve që kanë besim të ndryshëm nga feja e njohur zyrtarisht.
Qytetaria: të drejtat dhe detyrat
Një shtet demokratik mbështetet në parimin se qeveria është për t'i shërbyer popullit; populli nuk është për t'i shërbyer qeverisë. Me fjalë të tjera, njerëzit janë shtetas të shtetit demokratik, por jo subjekte të tij. Ndërsa nga njëra anë, shteti mbron të drejtat e shtetasve të tij, nga ana tjetër shtetasit tregojnë ndaj shtetit besnikërinë e tyre. Në një sistem autoritar, shteti, duke qenë i ndarë tërësisht nga shoqëria, u kërkon shtetasve të tregojnë besnikëri dhe t'i shërbejnë atij, pa qenë i detyruar nga ana e tij, që të marrë aprovimin e shtetasve për veprimet e veta.
Kur shtetasit në një vend demokratik votojnë, ata ushtrojnë të drejtën dhe përgjegjësinë e tyre për të vendosur se kush do t'i drejtojë. Krejt ndryshe, në një shtet autoritar, akti i votimit shërben vetëm për të ligjë-ruar përzgjedhjet që janë bërë paraprakisht nga regjimi. Votimi në një shoqëri të tillë nuk merr parasysh të drejtat dhe detyrat e shtetasve. Ai përbën veçse një shfaqje të imponuar të mbështetjes gjoja mbarëpopu-llore, që zgjedhësit i japin qeverisë.
Shtetasit e një vendi demokratik gëzojnë të drejtën që, sipas dëshirës, të hyjnë në organizata të pavarura nga qeveria dhe të marrin pjesë lirisht në jetën politike të shoqërisë në të cilën bëjnë pjesë. Por njëkohësisht, shtetasit duhet të marrin parasysh edhe detyrat që dalin nga kjo pjesëmarrje. Kështu ata duhet të mësohen me mënyrën e trajtimit të problemeve, të tregojnë tole-rancë ndaj atyre që kanë ide të kundërta dhe po të jetë nevoja, edhe të bien në kompromis për të arritur një marrëveshje.
Ndërsa në një shtet autoritar, grupimet vetjake janë të pakta ose nuk ekzistojnë fare. Ato nuk u shërbejnë individëve si mjet për diskutimin e problemeve apo për zgjidhjen e shqetësimeve të tyre, por janë levë tjetër e shtetit për t'i mbajtur ata përherë të nënshtruar.
Shërbimi ushtarak është një shembull tjetër i të drej-tave dhe i detyrave të shtetasve, që na lë të kuptojmë kontrastin midis shoqërive demokratike dhe atyre jode-mokratike. Si në shtetet demokratike, ashtu edhe në ato jodemokratike mund të gjykohet e nevojshme që brezi i ri të kryejë shërbim ushtarak në kohë paqeje. Por ndërsa në shtetet autoritare, kjo gjë kërkohet me detyrim dhe në mënyrë të njëanshme, në shtetet demokratike, periudha e shërbimit ushtarak është detyrë që shtetasit e kanë ndërmarrë në bazë të ligjeve të nxjerra nga qeveria që kanë zgjedhur ata vetë. Në çdo shtet mund të ketë individë që nuk e pëlqejnë shërbimin ushtarak. Por ushtari-shtetas i një vendi demokratik shërben duke e pasur të qartë se ai po shlyen një detyrim për të cilin shoqëria në të cilën ai bën pjesë, është zotuar lirisht. Për më tepër, është në kompetencë të anëtarëve të një shoqërie demokratike që të veprojnë bashkarisht për ta ndryshuar këtë detyrim: ta heqin shërbimin ushtarak të detyrueshëm dhe të ngrejnë një ushtri mbi baza vullne-tare, siç ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara dhe në vende të tjera; ta ndryshojnë afatin e shërbimit ushtarak, siç u veprua kohët e fbndit në Gjermani; ose të organizojnë, si në Zvicër, shërbim ushtarak rezervë për meshkujt si pjesë e rëndësishme e qytetarisë.
Qytetaria në rastet e mësipërme, nënkupton një përkufizim më të gjerë të të drejtave dhe detyrave, si dy anë të kundërta të së njëjtës medalje. Ushtrimi i të drej-tave nga një individ nënkupton edhe përgjegjësinë që ka ai për mbrojtjen dhe fuqizimin e këtyre të drejtave, për veten e tij e për të tjerët. Shpeshherë edhe shtetasite vendeve me tradita në fushën e demokracisë e keqkuptojnë këtë çështje, madje shpesh përfitojnë nga të drejtat, duke harruar detyrat. Benxhëmin Barbër, ekspert i shkencave politike, shkruan: «Demokracia kuptohet shpesh si sundimi i shumicës, ndërsa të drejtat kuptohen përherë edhe më tepër si pronë perso-nale e individëve dhe në këtë mënyrë, si domosdosh-mërisht antagoniste me një demokraci të shumicës. Por kjo do të thotë të mos kuptosh si duhet, as të drejtat, as demokracinë.»
Është më se e vërtetë se individët ushtrojnë të drejta themelore të patjetërsueshme si: liria e fjalës, e grumbullimit dhe e fesë, të cilat përbëjnë kufirin për cilëndo qeveri të ngritur mbi baza demokratike. Në këtë kuptim, të drejtat e individit janë pengesë kundër keqpërdorimit të pushtetit nga ana e qeverisë ose nga një shumicë politike e përkohshme.
Por në një kuptim tjetër, të drejtat, ashtu si individët, nuk veprojnë të ndara. Të drejtat nuk janë pronë perso-nale e individëve, por ekzistojnë vetëm për sa kohë kuptohen nga anëtarët e tjerë të shoqërisë. Zgjedhësit, sipas filozofit amerikan Sidni Huk, janë «rojtarët më të lartë të të drejtave të tyre.» Nga kjo pikëpamje, qeveria demokratike, e cila zgjidhet nga shtetasit dhe përgjigjet përpara tyre, nuk është kundërshtare e të drejtave të individit, por mbrojtëse e tyre. Duke përmbushur detyrat e tyre, shtetasit e një vendi demokratik fuqi-zojnë në të njëjtën kohë të drejtat e tyre.
Duke u shprehur në përgjithësi, mund të themi se këto detyra kërkojnë pjesëmarrjen e të gjithëve në procesin e demokratizimit, me qëllim që të sigurohet funksionimi i mbarë i tij. Shtetasit duhet të rrihen me problemet e rëndësishme që dalin përpara shoqërisë, qoftë edhe të paktën duke votuar me mençuri për kandidatët e detyrave të larta shtetërore. Ka edhe detyrime të tjera, që mund të caktohen me ligj, si pjesë-marrja në juri gjatë proceseve gjyqësore, por shumica e tyre janë mbi baza vullnetare.
Thelbi i veprimtarisë demokratike qëndron në pjesë-marrjen aktive dhe të lirë të shtetasve në jetën shtetë-rore të bashkësisë dhe të vendit të tyre. Pa pasur një pjesëmarrje të gjerë si mbështetje, demokracia fillon të fishket dhe bëhet mbrojtëse e një rrethi të vogël e të zgjedhur grupesh dhe organizatash. Por me angazhimin aktiv të të gjithë anëtarëve të shoqërisë, demokracia mund t'i bëjë ballë stuhive të pashmangshme ekono-mike e politike, që përfshijnë çdo shoqëri, pa flijuar lirinë dhe të drejtat për të cilat anëtarët e saj janë betuar se do t'i mbrojnë.
Shpeshherë, përfshirja aktive në jetën shtetërore përcaktohet në mënyrë të ngushtë, si luftë për pushtet. Por pjesëmarrja e shtetasve në jetën politike të një shoqërie demokratike është shumë më e gjerë se pjesë-marrja në fushatën e zgjedhjeve. Në shkallë lagjeje ose bashkësie, shtetasit mund të marrin pjesë në komitetet e ngritura pranë shkollave, mund të formojnë grupe për gjithë bashkësinë në të cilën bëjnë pjesë ose edhe të venë kandidaturën për funksione lokale. Në kuadrin shtetëror, krahinor ose kombëtar, shtetasit mund të japin ndihmesën e tyre me shkrim e me gojë, në rrahjen e problemeve shtetërore, ose mund të hyjnë në parti të ndryshme politike, sindikata apo organizata të tjera vullnetare. Një demokraci e shëndoshë varet nga pjesëmarrja e vazhdueshme dhe e hapur e të gjitha shtresave të shtetasve, pavarësisht nga niveli i ndihmesës së tyre.
Demokracia, shkruan Dajena Reviç, «është një proces, një mënyrë të jetuari dhe të punuari së bashku. Ajo evoluon dhe nuk mbetet në vend. Ajo kërkon bashkëpunim, kompromis dhe tolerancë midis gjithë qytetarëve. Vendosja e demokracisë është tepër e vështirë dhe aspak e lehtë. Liri do të thotë përgjegjësi, jo çlirim nga përgjegjësia.»
Demokracia mishëron idealet e lirisë dhe të shprehjes së lirë të individit, por për të është e qartë gjithashtu edhe natyra e njeriut. Ajo nuk kërkon që shtetasit të jenë të gjithë të virtytshëm, por që ata të jenë të përgjegjshëm. Sipas teologut amerikan Rajn-holld Nibur, «Aftësia e njeriut për drejtësi e bën demo-kracinë të mundur, ndërsa prirja e njeriut për padrejtësi e bën demokracinë të domosdoshme.»
Të drejtat e njeriut dhe qëllimet politike
Në parim, mbrojtja e të drejtave themelore të njeriut pranohet nga të gjithë. Ajo mishërohet në kushtetutat e shkruara në mbarë botën, si dhe në Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe në marrëveshje të tilla ndërkombë-tare, si: Akti Përfundimtar i Helsinkit (Konferenca për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë — KSBE).
Dallimi midis kategorive të ndryshme të të drejtave është çështje tjetër. Kohët e fundit është vënë re prirja, veçanërisht ndër organizatat ndërkombëtare, për zgje-rimin e listës së të drejtave themelore të njeriut. Të drej-tave themelore të lirisë së fjalës dhe të barazisë përpara ligjit, u janë shtuar të drejtat për punësim, për arsimim, për ruajtjen e kulturës dhe të kombësisë dhe për nivel të përshtatshëm jetese.
Të gjitha këto përbëjnë nisma me vlerë, por kur emërtime të tilla paraqiten në kuadrin e të drejtave, lind prirja për zhvleftësimin e të drejtave themelore të njeriut. Krahas kësaj, ato mjegullojnë dallimin midis të drejtave që kanë të gjithë individët dhe qëllimeve që vetë individët, organizatat e qeveritë duhet të realizojnë.
Qeveritë i mbrojnë të drejtat e patjetërsueshme siç është liria e fjalës, duke kufizuar veprimtarinë e tyre. Caktimi i fondeve për arsimin, kujdesi për shëndetin dhe punësimi i shtetasve kërkojnë të kundërtën: anga-zhimin aktiv të qeverisë për të ndërmarrë veprime dhe programe të caktuara. Kujdesi i duhur shëndetësor dhe mundësitë për shkollim duhet të jenë të drejta të lindura për çdo fëmijë. Por realiteti i hidhur tregon se ato nuk janë të tilla, dhe se mundësitë e shoqërive të ndryshme për realizimin e këtyre synimeve ndryshojnë shumë nga njëri vend në tjetrin. Duke shndërruar çdo aspiratë njerëzore në një të drejtë, qeveritë krijojnë mundësi për shtimin e cinizmit dhe nënvleftësimin e të gjitha të drejtave të njeriut.
-------------------------------------------------------
TË DREJTAT THEMELORE TË NJERIUT
• Liria e fjalës, e shprehjes dhe e shtypit.
• Liria e fesë.
• Liria e grumbullimit dhe e organizimit.
• E drejta për mbrojtje të barabartë nga ligji.
• E drejta për proces të rregullt dhe të drejtë gjyqësor
------------------------------------------------------
MAGNA KARTA
Askush nuk do t'i quante mbretin Xhon dhe banorët e Anglisë demokratë, por megjithatë dokumenti që ata nënshkruan në vitin 1215 në fushën Ranimid, përbën gurin themeltar në historinë e regjimeve kushtetuese.
Baronët i kishte fyer ajo që sipas tyre, ishte shpërdorim nga Mbreti, i ligjit të vjetër feudal, që u kishte dhënë atyre pavarësi të madhe në marrëdhëniet me mbretin. Kur mbreti Xhon i hodhi poshtë kërkesat e tyre, ata ngritën një ushtri dhe e detyruan atë të nënshkruante Mag-na Kartën («Kartën e Madhe»), e cila përmban 63 nene, shumica e të cilëve përbën një listë të drejtash, nga e cila përfitoi kryesisht fisnikëria latifondiste dhe kisha.
Megjithatë, nga një pjesë e këtyre të drejtave përfitoi më vonë në Angli i gjithë populli. Pjesa tjetër e tyre shërbeu si bazë për sistemin ligjor anglez. Në Magna Kartë thuhet për shembull se mbreti duhet të këshillohet dhe të marrë pël-qimin e baronëve për të gjitha problemet me rëndësi për shtetin, përfshirë këtu edhe ngrit-jen e taksave. Në shekujt e mëvonshëm, mbi bazën e neneve të këtij dokumenti, u vendos që asnjë ligj nuk mund të nxirrcj dhe asnjë taksë nuk mund të ngrihcj pa miratimin e trupit të përfaqësuesve të popullit — Parlamentit. (Gja-të Revolucionit Amerikan, kolonizatorët që luftonin për pavarësi, c përdorën këtc ide kun-dcr Anglisë, duke hedhur parullën «asnjë taksë pa përfaqësim».) Garancia për zhvillimin e një procesi të rregullt gjyqësor dhe për një gjykim nga një juri e ka gjithashtu burimin te Magna Karta.
Duke qenë se mbretërit c mëvonshëm arri-tcn të mos e përfillnin kartën, shndërrimi i të drejtave feudale të Magna Kartës në të drejta kushtetuese për mbarë popullin kërkoi disa shekuj. Anglia arriti të vcndoste një monarki të qëndrueshme kushtetuese me Parlamentin, si trupin ligjvënës tnë të lartë në vend; vetëm në prag të Revolucionit të Lavdishëm të vitit 1688. Shndërrimi i Parlamentit në një institucion demokratik ku populli të përfaqësohej gjerësisht, do të kërkonte edhe më shumë se një shekull tjetër.
------------------------------------------------------
vazhdon
Krijoni Kontakt