Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 94
  1. #1
    Peja o qytet i bekuar
    Anëtarësuar
    28-03-2002
    Postime
    310

    Çfarë është demokracia?

    Jetojmë në një kohë kur thirrja për liri dhe demokraci jehon në mbarë rruzullin tokësor. Evropa Lindore i flaku qeveritë totalitare pothuajse gjysëm shekullore, ndërsa republikat e ish Bashkimit Sovjetik po luftojnë për zëvendësimin e regjimit komunist gati 75 vjeçar me një rend të ri demokratik, të cilin nuk kanë pasur kurrë mundësi ta gëzonin më parë. Por drama që rrethon ndryshimet e jashtë-zakonshme politike në Evropë, errëson shkallën e lartë në të cilën shpresa e demokracisë ka mobilizuar popujt kudo në botë. Amerika e Veriut dhe e Jugut sot përbëjnë praktikisht një hemisferë ku ka triumfuar demokracia; Afrika po përjeton një epokë të paparë reformash demo-kratike; në Azi ka hedhur rrënjë një proces i ri e i gjallë demokratizimi.
    Një dukuri e tillë me përmasa botërore përgënjeshtron pretendimet e skeptikëve sipas të cilëve demokracia e sotme liberale përbën një produkt unik perëndimor që nuk mund të mbartet me sukses në shoqëritë joperëndimore. Në një botë ku demokracia po zbatohet në vende kaq të ndryshme si Japonia, Italia dhe Venezuela, institucionet demokratike mund të pretendojnë me të drejtë se simbolizojnë aspiratat njerëzore të mbarë botës për liri dhe vetëqeverisje.
    Shtëpia e Lirisë (Freedom House), organizatë kërkimore me qendër në Amerikë, boton një raport vjetor në të cilin përcaktohet shkalla e lirisë politike dhe e të drejtave civile për çdo shtet — dy kritere bazë për demokracinë. Në vitin 1990, Shtëpia e Lirisë arriti në përfundimin se 61 prej 167 shteteve sovrane të botës, ku jeton 39% e popullsisë së saj, ishin plotësisht të lirë. Megjithatë edhe kjo shifër sot është e vjetëruar. Ajo nuk pasqyron shtrirjen e plotë të revolucio-neve demokratike në Evropën Lindore, duke përfshirë edhe ribashkimin e Gjermanisë; ndry-shimet revolucionare që përfshinë republikat e ish Bashkimit Sovjetik; vendosjen e qeverive të zgjedhura nga populli në vende të tilla si: Nikaragua, Panamaja, Namibia dhe shtetet baltike; dhe planet për rivendosjen e demokracisë në Nigeri. Për më tepër, era e demokracisë vazhdon të fryjë nga Mongolia në Taivan, ndërsa në Afrikë nga Senegali, Gaboni e Kongoja deri në Angolë, madje edhe në Afrikën e Jugut.
    Megjithatë kjo dallgë lirie që vihet re gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, nuk përbën kurrsesi garanci për suksesin e saj përfundimtar. Çester E. Fini i Ri, profesor i arsimit dhe i politikës shtetërore në Universitetin e Vanderbiltit dhe drejtor i Rrjetit të Përsosmërisë Arsimore (Educational Excellence Network), duke iu drejtuar një grupi arsimtarësh dhe zyrtarësh qeveritarë në Managua të Nikaraguas ka thënë: «Është më se e kuptueshme që populli, për nga natyra, parapëlqen më shumë lirinë sesa shtypjen. Por kjo nuk do të thotë se sistemet politike demokratike mund të krijohen dhe të mbrohen vetë për një kohë të gjatë. Përkundrazi, ideja e demokracisë është e qëndrueshme, por zbatimi i saj është i pasigurt.»
    Në ditët tona, interesat demokratike po përtërihen, por po t'i hedhim një vështrim rrjedhës së gjatë të historisë njerëzore që nga Revolucioni Francez në fund të shekullit XVIII deri në krijimin e regjimeve njëpartiake në mesin e shekullit XX, do të vërejmë se numri i demokracive ka qenë i vogël dhe pjesa më e madhe e tyre ka qenë jetëshkurtër. Një fakt i tillë nuk duhet të shkaktojë pesimizëm dhe dëshpërim, por duhet të shërbejë si nxitje. Dëshira për liri mund të jetë në natyrën tonë, ndërsa praktika e demokracisë duhet mësuar. Nëse çelësi i historisë do të vazhdojë të hapë dyert e lirisë dhe të mundësive për ta vendosur atë — kjo varet nga përkushtimi dhe mençuria e mbarë popullit vetë, dhe jo nga ligjet e hekurta të historisë; sigurisht as edhe nga dashamirësia me të cilën paraqiten disa udhëheqës të vetëzgjedhur.
    Ndryshe nga sa mund të mendohet, një shoqëri demokratike e shëndoshë nuk është thjesht arenë ku individët luftojnë për realizimin e qëllimeve të tyre vetjake. Demokracia lulëzon atëherë kur për të kujdesen qytetarë që janë të gatshëm, që me lirinë e fituar me sakrifica, të marrin pjesë në jetën shoqërore duke shprehur mendimet e tyre në debate; duke zgjedhur përfa-qësues që e kanë treguar veten të denjë me veprimet e tyre; dhe duke pranuar nevojën e tolerancës dhe të kompromisit në jetën shtetërore. Shtetasit e një vendi demokratik gëzojnë të drejtën për liritë e individit, por ata mbajnë gjithashtu edhe përgjegjësinë që u takon për ndërtimin e një të ardhmjeje që do të vazhdojë të mbështetet në vlerat themelore të lirisë dhe të vetëqeverisjes.

    Përkufizimi i demokracisë


    Qeveria e popullit

    Fjala «demokraci» njihet nga të gjithë, megjithatë demokracia është një koncept që akoma keqkuptohet dhe shpërdorohet në një kohë kur regjimet totalitare dhe diktaturat ushtarake të ngjashme me to, janë përpjekur të fitojnë mbështetjen e popullit, duke i ngjitur vetes etiketa demokratike. Të frymëzuar nga forca e ideve demokratike, vullneti dhe mendja njerëzore kanë gjetur shprehje të thellë nxitëse në histori: nga Perikliu në Athinën e lashtë deri tek Vaclav Haveli në Çekosllovakinë e sotme; nga Deklarata e Pavarësisë e Tomas Xhefërsonit më 1776 deri tek fjalimet e fundit të Andrej Sakarovit më 1989.
    Në fjalor jepet ky përkufizim për demokracinë: «qeverisje nga populli, ku pushteti më i lartë i takon popullit dhe ushtrohet drejtpërsëdrejti prej tij ose prej përfaqësuesve të zgjedhur prej tij sipas një sistemi të lirë elektoral.» Sipas Linkolnit, demokracia është qeveri «që i përket popullit, del nga populli dhe i shërben atij.»
    Fjalët «liri» dhe «demokraci» përdoren shpesh në vend të njëra-tjetrës, por ato nuk janë sinonime. Demokracia nuk është vetëm një sistem idesh dhe parimesh mbi lirinë, por përbën gjithashtu një sërë praktikash dhe mënyrash veprimi që kanë marrë formë në rrjedhën e gjatë, dhe shpeshherë të ndërlikuar, të historisë. Me pak fjalë, demokracia është institucionalizimi i lirisë. Mbi këtë bazë mund të përcaktohen parimet themelore të një regjimi kushtetues, të cilat i kanë qëndruar kohës, si edhe të drejtat e njeriut dhe barazia përpara ligjit, pa të cilat një shoqëri nuk mund të quhet demokratike.
    Demokracia mund të jetë dy llojesh: demokraci e drejtpërdrejtë dhe demokraci me përfaqësim. Në një demokraci të drejtpërdrejtë, çdo shtetas mund të marrë pjesë në nxjerrjen e vendimeve shtetërore, pa ndërmje-tësinë e zyrtarëve të zgjedhur apo të emëruar. Shihet qartë se një sistem i tillë është shumë i volitshëm, pasi numri 1 individëve që marrin pjesë në të, është relativisht i vogël, si për shembull në një organizatë të një bashkësie, në një këshill fisnor ose në një degë lokale të një sindikate, ku anëtarët mund të mblidhen në një dhomë të vetme për të diskutuar problemet dhe për të marrë vendimet me konsensus ose shumicë votash. Athina e lashtë, vendi i parë demokratik në botë, arriti të zbatonte demokracinë e drejtpërdrejtë me një asamble të përbërë nga 5000 deri 6000 anë-tarë — ndoshta numri më i madh i anëtarëve që mund të mblidhen së bashku dhe të zbatojnë demokracinë e drejtpërdrejtë.
    Me përmasat dhe kompleksitetin e saj, shoqëria moderne paraqet mundësi të pakta për demokraci të drejtpërdrejtë. Madje edhe në verilindje të Shteteve të Bashkuara, ku mbledhja që zhvillohet në Nju-Inglënd përbën një traditë të shenjtë, shumica e komuniteteve është shtuar aq shumë sa banorët nuk mund të mblidhen të gjithë në një sallë të vetme për të votuar drejtpërsëdrejti për çështje që lidhen me jetën e tyre.
    Në ditët tona, forma më e përhapur e demokracisë, si për një qytet me 50 mijë banorë, ashtu edhe për shtete me 50 milion banorë, është demokracia me përfaqësim, në të cilën qytetarët zgjedhin zyrtarët që drejtojnë jetën politike, hartojnë ligjet dhe drejtojnë programet për të mirën e përbashkët. Duke përfaqësuar popullin, këta individë merren me probleme të ndërlikuara shtetërore, duke u kushtuar atyre, në mënyrë të kujdesshme dhe të rregullt, kohën dhe energjitë e duhura, gjë që nuk mund të realizohej nga qytetarët e thjeshtë.
    Mënyrat e zgjedhjes së këtyre zyrtarëve mund të jenë nga më të ndryshmet. Kështu për shembull, në shkallë kombëtare anëtarët e organeve legjislative mund të zgjidhen nga distriktet. Kështu çdo distrikt mund të zgjedhë një përfaqësues të vetëm. Ndërsa në një sistem me përfaqësim përpjestimor, çdo parti politike përfaqë-sohet në legjislaturë sipas raportit të numrit të votave të fituara, me numrin e përgjithshëm të votave në shkallë kombëtare. Zgjedhjet krahinore dhe lokale mund të organizohen sipas modeleve kombëtare. Por përfaqë-suesit mund të zgjidhen edhe në mënyrë më të thjeshtë: duke mos organizuar zgjedhje, por duke marrë mendimin e përgjithshëm të grupit. Pavarësisht nga mënyra e ndjekur, zyrtarët shtetërorë në një vend me demokraci me përfaqësim e ushtrojnë detyrën në emër të popullit dhe mbajnë përgjegjësi përpara popullit për veprimet e tyre.

    Sundimi i shumicës dhe të drejtat e pakicës

    Demokracia është sistem ku shtetasit marrin lirisht vendime politike, duke zbatuar parimin e sundimit të shumicës. Megjithatë nuk është e thënë që sundimi i shumicës të jetë patjetër demokratik. Kështu për shem-bull, askush nuk do ta quante të drejtë një sistem që lejon 51% të popullsisë të shtypë 49% të pjesës tjetër në emër të shumicës. Në një shoqëri demokratike, sundimi i shumicës duhet të shoqërohet me garantimin e të drejtave të njeriut, të cilat nga ana e tyre, i shër-bejnë mbrojtjes së të drejtave të pakicave, qofshin ato pakica etnike, fetare, politike apo thjesht individë që kanë humbur në një debat rreth një çështjeje të disku-tueshme legjislative. Të drejtat e pakicave nuk varen nga dëshira e mirë e shumicës, as nuk mund të mohohen nga vota e shumicës. Të drejtat e pakicave mbrohen, pasi ligjet dhe institucionet demokratike mbrojnë të drejtat e të gjithë qytetarëve.
    Në një kumtesë për një seminar mbi arsimin, të mbajtur në Poloni, Dajena Reviç, studjuese dhe autore shkrimesh të ndryshme, sot ndihmësministre e arsimit në Shtetet e Bashkuara, shkruan: «Demokraci kushte-tuese është ajo formë qeverisjeje ku demokracia me përfaqësim zbatohet në përputhje me një kushtetutë që kufizon kompetencat e qeverisë dhe u siguron të gjithë shtetasve të drejtat themelore. Në një shoqëri të tillë, sundon shumica, ndërsa të drejtat e pakicave mbrohen nga ligji dhe nëpërmjet institucionalizimit të ligjit.»
    Këto elemente përcaktojnë elementet themelorë të të gjitha llojeve të demokracive bashkëkohore, pavarësisht nga ndryshimet historike, kulturore dhe ekonomike. Elementet themelorë të qeverisjes kushtetuese — sundimi i shumicës i shoqëruar me të drejtat e individit dhe të pakicave, si dhe sundimi i ligjit, mund t'i gjejmë në Kanada dhe Kosta-Rikë, në Francë dhe Botsvanë, në Japoni dhe Indi, pavarësisht nga ndryshimet e mëdha që këto vende paraqesin si kombe dhe shoqëri.

    Shoqëria demokratike

    Demokracia nuk është thjesht një sistem rregullash dhe procedurash kushtetuese që përcaktojnë mënyrën e funksionimit të një sistemi politik. Në një shtet demokratik, qeveria përbën vetëm një element që bashkë-jeton në kuadrin e një strukture shoqërore të përbërë prej institucionesh, partish politike, organizatash dhe shoqatash të ndryshme. Një shumëllojshmëri e tillë quhet pluralizëm. Pluralizmi nënkupton që grupet e organizuara dhe institucionet të mos varen nga qeveria për ekzistencën, përligjjen dhe autoritetin e tyre.
    Në një shoqëri demokratike veprojnë me mijëra organizata private, lokale e kombëtare. Shumë prej tyre luajnë rol ndërmjetësues midis individëve dhe institu-cioneve komplekse shoqërore dhe qeveritare, ku bëjnë pjesë edhe ato vetë, duke kryer kështu funksione që nuk i përkasin qeverisë dhe duke u dhënë mundësi individëve të ushtrojnë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre si shtetas të një vendi demokratik.
    Këto organizata i përfaqësojnë interesat e anëtarëve të tyre në një sërë mënyrash: duke u dhënë mbështetje kandidatëve për t'u ngarkuar me detyra shtetërore; duke marrë pjesë në diskutime për probleme të ndryshme; dhe duke u përpjekur të ndikojnë në poli-tikën shtetërore. Nëpërmjet këtyre organizatave, indivi-dëve u jepet mundësia për të marrë pjesë konkretisht si në qeveri, ashtu edhe në jetën e komuniteteve të tyre, si për shembull në organizata bamirëse dhe kisha, shoqata të mjedisit dhe të lagjes, shoqëri tregtare dhe sindikata.
    Në një shoqëri autoritare, të gjitha këto organizata do të kontrolloheshin dhe vëzhgoheshin. Për të ushtruar veprimtarinë e tyre, këto organizata duhet të miratoheshin dhe të përgjigjeshin përpara qeverisë. Ndërsa në një vend demokratik, kompetencat e qeve-risë përcaktohen dhe kufizohen qartë me ligj. Për rrje-dhojë, organizatat private janë të lira nga kontrolli qeveritar. Madje shumë prej tyre nxisin qeverinë dhe përpiqen ta vënë përpara përgjegjësisë për veprimet e saj. Organizata të tjera që merren me art, me ushtrimin e një besimi fetar, punë kërkimore ose çështje të tjera, parapëlqejnë të bëjnë një jetë pothuajse krejtësisht të pavarur nga qeveria.
    Në një jetë politike kaq të pasur të një shoqërie demokratike, shtetasit mund të gjejnë të gjitha mundë-sitë për të bërë një jetë të lirë dhe për të marrë përsipër përgjegjësinë e vetëqeverisjes, pa qenë të shtypur nga dora e rëndë e shtetit.

    ------------------------------------

    SHTYLLAT E DEMOKRACISË

    • Sovraniteti i popullit.
    • Një qeveri që mbështetet në pëlqimin e të qeverisurve.
    • Sundimi i shumicës.
    • Të drejtat e pakicës.
    • Sigurimi i të drejtave themelore të njeriut.
    • Zgjedhje të lira dhe të drejta.
    • Barazia përpara ligjit.
    • Zbatimi i drejtë i ligjit.
    • Kufizime kushtetuese mbi qeverinë.
    • Pluralizmi shoqëror, ekonomik dhe politik.
    • Toleranca, pragmatizmi, bashkëpunimi dhe kompromisi.


    --------------------------------------

    Demokratet e pare

    Pavarësisht se demokracia përbën një dukuri shumë të ndërlikuar, vendi ku ajo u shfaq për herë të parë mund të përcaktohet lehtë: qytet-shteti i Athinës në shekullin V p.e.s. Athina e Perikliut, e quajtur kështu sipas udhëheqësit të saj më të njohur, shërbeu si burim frymëzimi për breza të mëvonshëm teoricienësh politikë dhe burrash shteti. Megjithatë, shumë aspekte të demokracisë në Athinë mbeten ende të pa-kuptueshme dhe të panjohura.
    Institucioni politik qendror në Athinën e shekullit VI dhe V p.e.s., ishte Asambleja, që përbëhej zakonisht nga 5000 deri në 6000 anë-tarë dhe ku mund të merrnin pjesë të gjithë qy-tetarët e rritur meshkuj. (Atje përjashtoheshin gratë, skllevërit dhe të huajt.) Asambleja mund të merrte vendime pa asnjë kufizim ligjor për çfarëdo problemi të brendshëm, thjesht me shumicë votash. Gjyqet drejtoheshin nga juri të përbëra prej 501 qytetarësh, të cilët vendos-nin gjithashtu me shumicë votash për fajësinë ose pafajësinë e të paditurit.
    Të bën përshtypje fakti se udhëheqësit e Asamblesë nuk zgjidheshin, por caktoheshin me short, pasi athinianët tnendonin se secili prej qytetarëve ishte në gjendje të ushtronte një detyrë shtetërore. Numri i detyrave të tilla ish-te i pakët. Udhëheqësit kryesorë zgjidheshin për një periudhë njëvjeçare. Por riga ana tjetër, Athina e Perikliut nuk kishte organizma ekze-kutivë të rëndësishëm si presidenti, kryemini-stri, kabineti dhe shërbimi i përhershëm shte-tëror. Përgjegjësia e marrjes së vendimeve binte pothuajse vetëm mbi anëtarët e Asamblesë. Kjo ishte një barrë që në kohën tonë do të gjy-kohej si e papranueshme.
    Duke mos pasur kufizime kushtetuese, Athina e Perikliut prirej nga grupazhi dhe manipulimi prej disa oratorëve dinakë. Në fund të fundit, ishte Athina demokratike ajo që dënoi me vdekje filozofin Sokrat, duke merituar kështu urrejtjen e pavdekshme të dishepullit të tij më të famshëm dhe njëkohësisht, të antidemokra-tit më të flaktë, Platos.
    Pavarësisht nga armiqtë dhe dobësitë e saj, Athina demokratike nuk ishte një lule e brish-të. Ajo jetoi për afro 200 vjet, duke mundur madje të mbijetojë edhe pas humbjes në Luf-tën e Peloponezit në vitin 404 p.e.s. me rivalen e saj kryesore, Spartën.
    -----------------------------------------

    vazhdon
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  2. #2
    Peja o qytet i bekuar
    Anëtarësuar
    28-03-2002
    Postime
    310
    Te Drejtat

    Ne mendojmë se këto të drejta vetëkuptohen: të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë; ato i ka pajisur Krijuesi me disa të drejta të patjetërsueshme, në të cilat bëjnë pjesë e drejta për të jetuar, e drejta për të qenë i lirë dhe e drejta për të qenë në kërkim të lumturisë. Për sigurimin e këtyre të drejtave, njerëzit formojnë qeveritë, fuqia e të cilave buron nga pëlqimi që i japin asaj të qeverisurit.

    Te drejtat e patjetersueshme

    Me këto fjalë të paharrueshme të Deklaratës së Pavarë-sisë, Tomas Xhefërsoni parashtroi parimin themelor mbi të cilin ngrihet një qeveri demokratike. Qeveria e një shteti demokratik nuk është për të njohur të drejtat themelore të renditura nga Xhefërsoni. Qeveria demo-kratike formohet per t'i mbrojtur këto të drejta, që çdo individ i gëzon në saje të ekzistencës së tij.
    Sipas filozofëve iluministë të shekujve XVII-XVIII, të drejtat e patjetërsueshme janë të drejta natyrore të dhuruara nga Perëndia. Këto të drejta nuk zhduken me krijimin e një shoqërie. Madje as shoqëria, as qeveria nuk mund t'i heqë ose «tjetërsojë» ato.Të drejtat e patjetërsueshme përfshijnë lirinë e fjalës dhe të shprehjes, lirinë e fesë dhe të ndërgjegjes, lirinë e grumbullimit dhe të drejtën për mbrojtje të barabartë përpara ligjit. Kjo nuk është kurrsesi e gjithë lista e të drejtave që qytetarët gëzojnë në një shtet demokratik. Shoqëritë demokratike mbrojnë gjithashtu edhe të drejta të tilla civile si e drejta për proces të drejtë gjyqësor. Megjithatë të drejtat e mësipërme përbëjnë të drejtat thelbësore që duhet të mbrojë një qeveri demokratike. Përderisa janë të pavarura nga qeveria, këto të drejta duhen përfshirë në legjislacion. Ato nuk varen gjithashtu as nga tekat e çastit të një shumice elektorale. Kështu për shembull, amendamenti I i Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara nuk ia jep popullit lirinë e fesë ose të shtypit; ai e ndalon Kongresin të nxjerrë ndonjë ligj për ndalimin e lirisë së fjalës, fesë dhe grumbullimit paqësor. Historiani Leonard Levi ka thënë: «Individët mund të jenë të lirë kur qeveria e tyre nuk është e tillë.»
    Formulimi i hollësishëm i ligjeve dhe i procedurave lidhur me të drejtat themelore të njeriut ndryshon nga një shoqëri në tjetrën. Megjithatë, çdo shoqëri demokratike ka për detyrë ndërtimin e strukturave kushtetuese, ligjore dhe shoqërore, që sigurojnë mbroj-tjen e këtyre të drejtave.

    Fjala

    Demokracia nuk mund të jetojë pa lirinë e fjalës dhe të shprehjes. Të diskutosh dhe të votosh, të mblidhesh dhe të kundërshtosh, të falesh përpara Perëndisë, të sigurosh drejtësi për të gjithë — të gjitha këto varen nga liria e fjalës dhe e informacionit. Kanadezi Petrik Uillson, autor i serisë televizive «Lufta për demokraci», shkruan: «Demokraci do të thotë komunikim: njerëz që bisedojnë me njëri-tjetrin për shqetësimet e përbashkëta e që ndërtojnë të ardhmen e tyre. Përpara se të mund të qeverisen, njerëzit duhet të jenë të lirë të shprehen.»
    Shtetasit e një vendi demokratik janë të bindur se nëpërmjet shkëmbimit të lirë të ideve dhe mendimeve, e vërteta triumfon mbi gënjeshtrën, vlerat e të tjerëve çmohen më mirë, zonat e kompromisit përcaktohen më saktë dhe rruga drejt përparimit hapet. Sa më i madh të jetë vëllimi i këtyre shkëmbimeve, aq më mirë! Eseisti amerikan E.B. Uait shprehet kështu: «Shtypi në vendin tonë të lirë është i besueshëm dhe i dobishëm, jo për shkak të cilësisë së tij të lartë, por për shkak të larmisë së tij të madhe. Përderisa numri i botuesve, të cilët e paraqesin të vërtetën sipas mënyrës së tyre, është i madh, neve si popull na jepet mundësia ta mësojmë të vërtetën dhe të jetojmë në dritën e saj... Larmia sjell siguri.»
    Ndryshe nga sa ndodh në shtetet autoritare, në shtetet me qeveri demokratike, përmbajtja e fjalës së shkruar dhe të folur është jashtë çdo kontrolli, diktati apo gjykimi. Demokracia mbështetet në qytetarë të shkolluar e të ditur, të cilët vetëm duke përfituar sa më shumë nga informacioni i pasur, mund të marrin pjesë në mënyrë sa më të plotë në jetën e shoqërisë në të cilën bëjnë pjesë. Padija lind plogështinë. Demokracia lulëzon në saje të energjisë së qytetarëve, të cilët i ushqen një burim i pashtershëm idesh, të dhënash, mendimesh e hamendjesh.
    Çfarë duhet të bëjë një qeveri kur mjetet e informa-cionit ose organizatat e tjera e shpërdorojnë lirinë e fjalës duke përhapur të dhëna që sipas mendimit të shumicës, janë të rreme, të neveritshme, pa përgjegjësi apo thjesht të pahijshme? Përgjigjja e përgjithshme do të ishte: «Asgjë!» Qeveria nuk ka për detyrë të merret me gjëra të tilla. Në përgjithësi, të kujdesesh për lirinë e fjalës do të thotë të lejosh liri fjale akoma edhe më të madhe. Mund të duket paradoksale, por në emër të fjalës së lirë, një vend demokratik duhet të mbrojë nganjëherë edhe të drejtat e individëve dhe grupeve që përkrahin një politikë të atillë antidemokratike që është për shtypjen e fjalës së lirë. Qytetarët e një shoqërie demokratike e mbrojnë këtë të drejtë, të nisur nga bindja se në fund të fundit, debati i hapur çon drejt një të vërtete edhe më të madhe e drejt veprimeve politike edhe më të mençura, sesa kur liria e fjalës dhe e kundërshtimit shtypet.
    Krahas kësaj, përkrahësit e fjalës së lirë mendojnë se heqja dikujt sot e lirisë së fjalës që sipas mendimit tim përbën fyerje, shërben si kërcënim i mundshëm ndaj ushtrimit nga ana ime të fjalës së lirë nesër, pasi fjalët e mia mund t'i duken dikujt tjetër si fyese. Një ndër mbrojtjet klasike të kësaj pikëpamjeje është ajo e filo-zofit anglez Xhon Stjuërt Mill, i cili në esenë me titull «Mbi lirinë», të shkruar në vitin 1859, shfaq mendimin se shtypja e lirisë së fjalës është e dëmshme për të gji-thë. «Në qoftë se një mendim është i drejtë, — shkruante ai, — njerëzit humbasin rastin për të zëven-dësuar gabimin me të vërtetën. Në qoftë se ai është i gabuar, njerëzit humbasin... një perceptim më të qartë dhe një mbresë më të gjallë për të vërtetën, të cilat lindin si pasojë e ndeshjes së kësaj të vërtete me gënjeshtrën.»
    Rrjedhim i drejtpërdrejtë i lirisë së fjalës është e drejta e njerëzve për t'u grumbulluar dhe për t'i kërkuar në mënyrë paqësore qeverisë të dëgjojë ankesat e tyre. Në qoftë se populli nuk do të kishte një të drejtë të tillë për t'u grumbulluar dhe për t'iu dëgjuar zëri, liria e fjalës nuk do të kishte asnjë vlerë. Për këtë arsye, liria e fjalës vështrohet e lidhur ngushtë, madje pazgjithshmë-risht, me të drejtën për t'u grumbulluar, për të kundërshtuar dhe për të kërkuar ndryshime. Qeveria demokratike mund të caktojë në bazë të ligjeve, kohën dhe vendin e grumbullimeve dhe të manifestimeve politike për mbrojtjen e qetësisë, por ajo nuk duhet ta përdorë kurrsesi këtë të drejtë për të shtypur protestat, ose për të penguar grupet kundërshtare që të shprehin hapur mendimet e tyre.

    Liria dhe besimi

    Liria e fesë ose në mënyrë më të përgjithshme, liria e ndërgjegjes, do të thotë se askujt nuk mund t'i kërkohet të ushtrojë një fe të caktuar kundër dëshirës së tij. Gjithashtu, askush nuk mund të ndëshkohet në kurr-farë mënyre, pse ka parapëlqyer një fe të caktuar ndaj një tjetre ose pse nuk ka zgjedhur asnjë lloj feje. Një shtet demokratik e konsideron besimin fetar të individit si çështje plotësisht personale.
    Përafërsisht, liria e fesë do të thotë se askush nuk mund të detyrohet nga qeveria të pranojë një fe zyrtare të caktuar. Fëmijët nuk mund të detyrohen të ndjekin mësimet në një shkollë të caktuar fetare. Askujt nuk mund t'i kërkohet të shkojë në shërbesa fetare, të falet apo të marrë pjesë në aktivitete fetare kundër dëshirës së tij. Duke pasur histori dhe traditë të gjatë, shumë vende demokratike kanë caktuar zyrtarisht kisha ose fe që kanë mbështetjen e shtetit. Megjithatë, një fakt i tillë nuk e shkarkon qeverinë nga përgjegjësia për të mbrojtur lirinë e individëve që kanë besim të ndryshëm nga feja e njohur zyrtarisht.

    Qytetaria: të drejtat dhe detyrat

    Një shtet demokratik mbështetet në parimin se qeveria është për t'i shërbyer popullit; populli nuk është për t'i shërbyer qeverisë. Me fjalë të tjera, njerëzit janë shtetas të shtetit demokratik, por jo subjekte të tij. Ndërsa nga njëra anë, shteti mbron të drejtat e shtetasve të tij, nga ana tjetër shtetasit tregojnë ndaj shtetit besnikërinë e tyre. Në një sistem autoritar, shteti, duke qenë i ndarë tërësisht nga shoqëria, u kërkon shtetasve të tregojnë besnikëri dhe t'i shërbejnë atij, pa qenë i detyruar nga ana e tij, që të marrë aprovimin e shtetasve për veprimet e veta.
    Kur shtetasit në një vend demokratik votojnë, ata ushtrojnë të drejtën dhe përgjegjësinë e tyre për të vendosur se kush do t'i drejtojë. Krejt ndryshe, në një shtet autoritar, akti i votimit shërben vetëm për të ligjë-ruar përzgjedhjet që janë bërë paraprakisht nga regjimi. Votimi në një shoqëri të tillë nuk merr parasysh të drejtat dhe detyrat e shtetasve. Ai përbën veçse një shfaqje të imponuar të mbështetjes gjoja mbarëpopu-llore, që zgjedhësit i japin qeverisë.
    Shtetasit e një vendi demokratik gëzojnë të drejtën që, sipas dëshirës, të hyjnë në organizata të pavarura nga qeveria dhe të marrin pjesë lirisht në jetën politike të shoqërisë në të cilën bëjnë pjesë. Por njëkohësisht, shtetasit duhet të marrin parasysh edhe detyrat që dalin nga kjo pjesëmarrje. Kështu ata duhet të mësohen me mënyrën e trajtimit të problemeve, të tregojnë tole-rancë ndaj atyre që kanë ide të kundërta dhe po të jetë nevoja, edhe të bien në kompromis për të arritur një marrëveshje.
    Ndërsa në një shtet autoritar, grupimet vetjake janë të pakta ose nuk ekzistojnë fare. Ato nuk u shërbejnë individëve si mjet për diskutimin e problemeve apo për zgjidhjen e shqetësimeve të tyre, por janë levë tjetër e shtetit për t'i mbajtur ata përherë të nënshtruar.
    Shërbimi ushtarak është një shembull tjetër i të drej-tave dhe i detyrave të shtetasve, që na lë të kuptojmë kontrastin midis shoqërive demokratike dhe atyre jode-mokratike. Si në shtetet demokratike, ashtu edhe në ato jodemokratike mund të gjykohet e nevojshme që brezi i ri të kryejë shërbim ushtarak në kohë paqeje. Por ndërsa në shtetet autoritare, kjo gjë kërkohet me detyrim dhe në mënyrë të njëanshme, në shtetet demokratike, periudha e shërbimit ushtarak është detyrë që shtetasit e kanë ndërmarrë në bazë të ligjeve të nxjerra nga qeveria që kanë zgjedhur ata vetë. Në çdo shtet mund të ketë individë që nuk e pëlqejnë shërbimin ushtarak. Por ushtari-shtetas i një vendi demokratik shërben duke e pasur të qartë se ai po shlyen një detyrim për të cilin shoqëria në të cilën ai bën pjesë, është zotuar lirisht. Për më tepër, është në kompetencë të anëtarëve të një shoqërie demokratike që të veprojnë bashkarisht për ta ndryshuar këtë detyrim: ta heqin shërbimin ushtarak të detyrueshëm dhe të ngrejnë një ushtri mbi baza vullne-tare, siç ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara dhe në vende të tjera; ta ndryshojnë afatin e shërbimit ushtarak, siç u veprua kohët e fbndit në Gjermani; ose të organizojnë, si në Zvicër, shërbim ushtarak rezervë për meshkujt si pjesë e rëndësishme e qytetarisë.
    Qytetaria në rastet e mësipërme, nënkupton një përkufizim më të gjerë të të drejtave dhe detyrave, si dy anë të kundërta të së njëjtës medalje. Ushtrimi i të drej-tave nga një individ nënkupton edhe përgjegjësinë që ka ai për mbrojtjen dhe fuqizimin e këtyre të drejtave, për veten e tij e për të tjerët. Shpeshherë edhe shtetasite vendeve me tradita në fushën e demokracisë e keqkuptojnë këtë çështje, madje shpesh përfitojnë nga të drejtat, duke harruar detyrat. Benxhëmin Barbër, ekspert i shkencave politike, shkruan: «Demokracia kuptohet shpesh si sundimi i shumicës, ndërsa të drejtat kuptohen përherë edhe më tepër si pronë perso-nale e individëve dhe në këtë mënyrë, si domosdosh-mërisht antagoniste me një demokraci të shumicës. Por kjo do të thotë të mos kuptosh si duhet, as të drejtat, as demokracinë.»
    Është më se e vërtetë se individët ushtrojnë të drejta themelore të patjetërsueshme si: liria e fjalës, e grumbullimit dhe e fesë, të cilat përbëjnë kufirin për cilëndo qeveri të ngritur mbi baza demokratike. Në këtë kuptim, të drejtat e individit janë pengesë kundër keqpërdorimit të pushtetit nga ana e qeverisë ose nga një shumicë politike e përkohshme.
    Por në një kuptim tjetër, të drejtat, ashtu si individët, nuk veprojnë të ndara. Të drejtat nuk janë pronë perso-nale e individëve, por ekzistojnë vetëm për sa kohë kuptohen nga anëtarët e tjerë të shoqërisë. Zgjedhësit, sipas filozofit amerikan Sidni Huk, janë «rojtarët më të lartë të të drejtave të tyre.» Nga kjo pikëpamje, qeveria demokratike, e cila zgjidhet nga shtetasit dhe përgjigjet përpara tyre, nuk është kundërshtare e të drejtave të individit, por mbrojtëse e tyre. Duke përmbushur detyrat e tyre, shtetasit e një vendi demokratik fuqi-zojnë në të njëjtën kohë të drejtat e tyre.
    Duke u shprehur në përgjithësi, mund të themi se këto detyra kërkojnë pjesëmarrjen e të gjithëve në procesin e demokratizimit, me qëllim që të sigurohet funksionimi i mbarë i tij. Shtetasit duhet të rrihen me problemet e rëndësishme që dalin përpara shoqërisë, qoftë edhe të paktën duke votuar me mençuri për kandidatët e detyrave të larta shtetërore. Ka edhe detyrime të tjera, që mund të caktohen me ligj, si pjesë-marrja në juri gjatë proceseve gjyqësore, por shumica e tyre janë mbi baza vullnetare.
    Thelbi i veprimtarisë demokratike qëndron në pjesë-marrjen aktive dhe të lirë të shtetasve në jetën shtetë-rore të bashkësisë dhe të vendit të tyre. Pa pasur një pjesëmarrje të gjerë si mbështetje, demokracia fillon të fishket dhe bëhet mbrojtëse e një rrethi të vogël e të zgjedhur grupesh dhe organizatash. Por me angazhimin aktiv të të gjithë anëtarëve të shoqërisë, demokracia mund t'i bëjë ballë stuhive të pashmangshme ekono-mike e politike, që përfshijnë çdo shoqëri, pa flijuar lirinë dhe të drejtat për të cilat anëtarët e saj janë betuar se do t'i mbrojnë.
    Shpeshherë, përfshirja aktive në jetën shtetërore përcaktohet në mënyrë të ngushtë, si luftë për pushtet. Por pjesëmarrja e shtetasve në jetën politike të një shoqërie demokratike është shumë më e gjerë se pjesë-marrja në fushatën e zgjedhjeve. Në shkallë lagjeje ose bashkësie, shtetasit mund të marrin pjesë në komitetet e ngritura pranë shkollave, mund të formojnë grupe për gjithë bashkësinë në të cilën bëjnë pjesë ose edhe të venë kandidaturën për funksione lokale. Në kuadrin shtetëror, krahinor ose kombëtar, shtetasit mund të japin ndihmesën e tyre me shkrim e me gojë, në rrahjen e problemeve shtetërore, ose mund të hyjnë në parti të ndryshme politike, sindikata apo organizata të tjera vullnetare. Një demokraci e shëndoshë varet nga pjesëmarrja e vazhdueshme dhe e hapur e të gjitha shtresave të shtetasve, pavarësisht nga niveli i ndihmesës së tyre.
    Demokracia, shkruan Dajena Reviç, «është një proces, një mënyrë të jetuari dhe të punuari së bashku. Ajo evoluon dhe nuk mbetet në vend. Ajo kërkon bashkëpunim, kompromis dhe tolerancë midis gjithë qytetarëve. Vendosja e demokracisë është tepër e vështirë dhe aspak e lehtë. Liri do të thotë përgjegjësi, jo çlirim nga përgjegjësia.»
    Demokracia mishëron idealet e lirisë dhe të shprehjes së lirë të individit, por për të është e qartë gjithashtu edhe natyra e njeriut. Ajo nuk kërkon që shtetasit të jenë të gjithë të virtytshëm, por që ata të jenë të përgjegjshëm. Sipas teologut amerikan Rajn-holld Nibur, «Aftësia e njeriut për drejtësi e bën demo-kracinë të mundur, ndërsa prirja e njeriut për padrejtësi e bën demokracinë të domosdoshme.»

    Të drejtat e njeriut dhe qëllimet politike

    Në parim, mbrojtja e të drejtave themelore të njeriut pranohet nga të gjithë. Ajo mishërohet në kushtetutat e shkruara në mbarë botën, si dhe në Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe në marrëveshje të tilla ndërkombë-tare, si: Akti Përfundimtar i Helsinkit (Konferenca për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë — KSBE).
    Dallimi midis kategorive të ndryshme të të drejtave është çështje tjetër. Kohët e fundit është vënë re prirja, veçanërisht ndër organizatat ndërkombëtare, për zgje-rimin e listës së të drejtave themelore të njeriut. Të drej-tave themelore të lirisë së fjalës dhe të barazisë përpara ligjit, u janë shtuar të drejtat për punësim, për arsimim, për ruajtjen e kulturës dhe të kombësisë dhe për nivel të përshtatshëm jetese.
    Të gjitha këto përbëjnë nisma me vlerë, por kur emërtime të tilla paraqiten në kuadrin e të drejtave, lind prirja për zhvleftësimin e të drejtave themelore të njeriut. Krahas kësaj, ato mjegullojnë dallimin midis të drejtave që kanë të gjithë individët dhe qëllimeve që vetë individët, organizatat e qeveritë duhet të realizojnë.
    Qeveritë i mbrojnë të drejtat e patjetërsueshme siç është liria e fjalës, duke kufizuar veprimtarinë e tyre. Caktimi i fondeve për arsimin, kujdesi për shëndetin dhe punësimi i shtetasve kërkojnë të kundërtën: anga-zhimin aktiv të qeverisë për të ndërmarrë veprime dhe programe të caktuara. Kujdesi i duhur shëndetësor dhe mundësitë për shkollim duhet të jenë të drejta të lindura për çdo fëmijë. Por realiteti i hidhur tregon se ato nuk janë të tilla, dhe se mundësitë e shoqërive të ndryshme për realizimin e këtyre synimeve ndryshojnë shumë nga njëri vend në tjetrin. Duke shndërruar çdo aspiratë njerëzore në një të drejtë, qeveritë krijojnë mundësi për shtimin e cinizmit dhe nënvleftësimin e të gjitha të drejtave të njeriut.

    -------------------------------------------------------
    TË DREJTAT THEMELORE TË NJERIUT


    • Liria e fjalës, e shprehjes dhe e shtypit.
    • Liria e fesë.
    • Liria e grumbullimit dhe e organizimit.
    • E drejta për mbrojtje të barabartë nga ligji.
    • E drejta për proces të rregullt dhe të drejtë gjyqësor

    ------------------------------------------------------

    MAGNA KARTA

    Askush nuk do t'i quante mbretin Xhon dhe banorët e Anglisë demokratë, por megjithatë dokumenti që ata nënshkruan në vitin 1215 në fushën Ranimid, përbën gurin themeltar në historinë e regjimeve kushtetuese.
    Baronët i kishte fyer ajo që sipas tyre, ishte shpërdorim nga Mbreti, i ligjit të vjetër feudal, që u kishte dhënë atyre pavarësi të madhe në marrëdhëniet me mbretin. Kur mbreti Xhon i hodhi poshtë kërkesat e tyre, ata ngritën një ushtri dhe e detyruan atë të nënshkruante Mag-na Kartën («Kartën e Madhe»), e cila përmban 63 nene, shumica e të cilëve përbën një listë të drejtash, nga e cila përfitoi kryesisht fisnikëria latifondiste dhe kisha.
    Megjithatë, nga një pjesë e këtyre të drejtave përfitoi më vonë në Angli i gjithë populli. Pjesa tjetër e tyre shërbeu si bazë për sistemin ligjor anglez. Në Magna Kartë thuhet për shembull se mbreti duhet të këshillohet dhe të marrë pël-qimin e baronëve për të gjitha problemet me rëndësi për shtetin, përfshirë këtu edhe ngrit-jen e taksave. Në shekujt e mëvonshëm, mbi bazën e neneve të këtij dokumenti, u vendos që asnjë ligj nuk mund të nxirrcj dhe asnjë taksë nuk mund të ngrihcj pa miratimin e trupit të përfaqësuesve të popullit — Parlamentit. (Gja-të Revolucionit Amerikan, kolonizatorët që luftonin për pavarësi, c përdorën këtc ide kun-dcr Anglisë, duke hedhur parullën «asnjë taksë pa përfaqësim».) Garancia për zhvillimin e një procesi të rregullt gjyqësor dhe për një gjykim nga një juri e ka gjithashtu burimin te Magna Karta.
    Duke qenë se mbretërit c mëvonshëm arri-tcn të mos e përfillnin kartën, shndërrimi i të drejtave feudale të Magna Kartës në të drejta kushtetuese për mbarë popullin kërkoi disa shekuj. Anglia arriti të vcndoste një monarki të qëndrueshme kushtetuese me Parlamentin, si trupin ligjvënës tnë të lartë në vend; vetëm në prag të Revolucionit të Lavdishëm të vitit 1688. Shndërrimi i Parlamentit në një institucion demokratik ku populli të përfaqësohej gjerësisht, do të kërkonte edhe më shumë se një shekull tjetër.
    ------------------------------------------------------


    vazhdon
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  3. #3
    Peja o qytet i bekuar
    Anëtarësuar
    28-03-2002
    Postime
    310
    Sundimi I Ligjit

    Barazia dhe ligji

    E drejta e barazisë përpara ligjit, ose siç thuhet shpesh mbrojtja e njëllojtë nga ligji, përbën themelin e një shoqëne të drejtë e demokratike. Pavarësisht nëse janë të varfër apo të pasur, shumicë etnike apo pakicë fetare, aleatë politikë të shtetit apo kundërshtarë të tij, të gjithë shtetasit kanë të drejtën për mbrojtje të njëllojtë përpara ligjit.
    Shteti demokratik nuk mund të garantojë se jeta do të sillet me të gjithë njëlloj, madje nuk ka as edhe përgjegjësi për një gjë të tillë. Megjithatë, siç shkruan edhe eksperti i së drejtës kushtetuese, Xhon P. Frenk, «Shteti nuk duhet të lerë vend kurrsesi për padrejtësi. Atij i duhet kërkuar që të gjithë shtetasit t'i trajtojë në mënyrë të njëllojtë dhe të barabartë.»
    Askush nuk mund të vihet mbi ligjin, i cih është, në fund të fundit, fryt i popullit dhe jo diçka e imponuar mbi të. Shtetasit e një vendi demokratik i nënshtrohen ligjit, pasi e kanë të qartë se, duke qenë ligjvënës, ata po i nënshtrohen vetvetes, ndonëse jo në mënyrë të drejt-përdrejtë. Kur hgjet 1 vendos populli, i cili më pas i nështrohet atyre — kjo është në të mirë të ligjshmënsë dhe të demokracisë.

    Procesi i drejtë gjyqësor

    Xhon P. Frenk thekson se në çdo shoqëri, gjatë gjithë historisë, ata që drejtojnë sistemin e drejtësisë penale zotërojnë pushtet të cilin mund ta shpërdorojnë ose ta përdonn si mjet shtypës. Në emër të shtetit, individët janë burgosur, janë konfiskuar dhe torturuar, janë internuar dhe ekzekutuar pa kurrfarë justifikimi ligjor, madje shpesh edhe pa padi të rregullta. Të tilla shpërdorime nuk mund t'i lejojë asnjë shoqëri demokratike.
    Secili shtet duhet të ketë fuqi që të ruajë rendin dhe të dënojë veprat kriminale. Por rregullat dhe procedurat nëpërmjet të së cilave shteti ushtron ligjshmërinë e tij, duhet të jenë të hapura e të përcaktuara mirë dhe jo të fshehta e arbitrare. Ato nuk duhet të jenë objekt manipulimesh nga ana e shtetit.
    Cilat janë kërkesat bazë për zbatimin e një procesi të rregullt gjyqësor në një vend demokratik?
    Askujt nuk mund t'i dhunohet banesa dhe t'i kontrollohet nga policia, në qoftë se nuk është e pajisur me një urdhër gjyqi, ku të motivohet mirë një veprim i tillë. Në një vend demokratik nuk ka vend trokitja në derë e policisë sekrete në mes të natës.
    Askush nuk mund të mbahet në gjendje arresti pa një padi të qartë me shkrim, ku të motivohet shkelja ligjore për të cilën ai dyshohet. Personat e arrestuar kanë të drejtë jo vetëm që t'u bëhet e qartë përmbajtja e saktë e padisë së ngritur, por në bazë të «urdhrit habeas corpus» duhet të lirohen menjëherë, në qoftë se gjykata e gjykon padinë e ngritur si të pabazë, ose arrestimin si të pahgjshëm.
    Personat e akuzuar për krime nuk duhet të mbahen në burg për një kohë të gjatë. Ata kanë të drejtë të kërkojnë zhvillimin e një gjyqi të shpejtë e me dyer të hapura, si dhe të ballafaqohen me paditësit dhe t'u bëjnë atyre pyetje.
    Autoritetet duhet të njohin dorëzaninë dhe hrimin me kusht për të akuzuarit deri në zhvillimin e gjyqit, në qoftë se gjasat që i pandehuri mund të largohet, ose që mund të kryejë krime të tjera, gjykohen si të pakta. Traditat dhe ligjet e shoqërisë 1 ndalojnë ndëshkimet «mizore dhe të pazakonta».
    Shtetasit nuk mund të detyrohen të dëshmojnë kundër vetvetes. Ndalohet rreptësisht çfarëdollo] vetë-fajsimi 1 pavullnetshëm. Rrjedhimisht, policia nuk mund të përdorë në asnjë rrethanë torturat dhe keqtraj-timet fizike apo psikologjike. Një sistem ligjor që ndalon pohimin me forcë, i heq menjëherë policisë çdo mundësi që të përdorë torturat, kërcënimet dhe çdo formë tjetër shpërdorimi si mjet për të nxjerrë të dhëna, përderisa gjykata nuk i pranon ato si dëshmi gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor.
    Askush nuk mund të gjykohet dy herë, d.m.th. ndaj askujt nuk mund të ngrihet e njëjta padi dy herë. Cilido që është gjykuar nga një gjykatë dhe ka dalë i pafajshëm, nuk mund të akuzohet kurrsesi për të njëjtin faj përsëri.
    Duke qenë se krijojnë premisa për shpërdorim të detyrës nga autoritetet, ligjet e ashtuquajtura «ex post facto» janë gjithashtu të papranueshme. Këto janë ligje që janë nxjerrë pas kryerjes së veprimit, duke bërë të mundur që një person të akuzohet për një krim, ndonëse veprimi i tij nuk ishte i paligjshëm në kohën e kryerjes.
    Të pandehurve mund t'u jepen mundësi të tjera për t'u mbrojtur ndaj veprimeve shtrënguese të shtetit. Kështu për shembull, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të akuzuarit kanë të drejtë të kenë avokat, me të cilin përfaqësohen në të gjitha fazat e procedurës penale, edhe në qoftë se ata nuk janë në gjendje të përballojnë shpenzimet për një përfaqësim të tillë. Policia duhet t'u bëjë të ditur të pandehurve të drejtat e tyre gjatë kohës së arrestit, përfshirë të drejtat për të pasur një avokat dhe për të qëndruar të heshtur (që të mos krijojnë mundësi për vetëfajësim).
    Metodë e rëndomtë e ushtrimit të dhunës është aku-zimi i kundërshtarëve të qeverisë për tradhti. Për këtë arsye, përkufizimi i tradhtisë si akt i dënueshëm, duhet të bëhet me shumë kujdes, në mënyrë që ajo të mos për-doret si armë për të shtypur kundërshtarët e qeverisë.
    Asnjëri prej këtyre kufizimeve nuk do të thotë se shtetit i mungon pushteti i duhur për zbatimin e ligjit dhe për ndëshkimin e shkelësve të tij. Përkundrazi, sistemi i drejtësisë penale në një shoqëri demokratike bëhet i frytshëm për sa kohë që zbatimi i tij gjykohet nga populli si i drejtë dhe si mbrojtës i të drejtave të individit dhe i interesave shtetërore.
    Gjykatësit mund të zgjidhen ose të emërohen në detyrë dhe mund ta ushtrojnë atë për një periudhë të caktuar ose përgjithmonë. Pavarësisht nga mënyra se si caktohen në detyrë, rëndësi ka që ata të jenë të pavarur nga autoritetet politike shtetërore, pasi vetëm kështu mund të arrihet paanshmëria në punën e tyre. Gjyka-tësit nuk mund të shkarkohen nga detyra për arsye të vogla apo për arsye thjesht politike, por vetëm për krime të rënda. Vendimi për pushimin e tyre merret nëpërmjet një procedure zyrtare, si nxjerrja përpara gjyqit (paraqitja e padisë) dhe gjykimi i çështjes përpara trupit legjislativ.

    Kushtetuta

    Themeli mbi të cilin ngrihet një shtet demokratik është kushtetuta e tij — deklarata zyrtare e detyrimeve, kufizi-meve, procedurave dhe institucioneve të tij themelore. Kushtetuta e një vendi është ligji themelor i atij vendi, ndaj të gjithë shtetasit, nga kryeministrat e deri te fsha-tarët, i nënshtrohen neneve të saj. Kushtetuta, e cila paraqitet zakonisht në një dokument të vetëm të shkruar, përcakton kompetencat e qeverisë kombëtare, garanton njohjen e të drejtave themelore të njeriut dhe parashtron mënyrën e veprimtarisë së qeverisë.
    Pavarësisht nga kohëzgjatja dhe vlerat historike, kushtetuta duhet të jetë e aftë për t'u ndryshuar dhe përshtatur, që të mos mbetet veçse një fosil i admi-rueshëm. Kushtetuta e shkruar më e vjetër në botë, ajo e Shteteve të Bashkuara, përbëhet nga 7 nene të shkurtra dhe 26 amendamente. Megjithatë, ky doku-ment i shkruar përbën vetëm themelin mbi të cilin, gjatë 200 vjetëve të fbndit, është ngritur një strukturë e gjerë vendimesh gjyqësore, ligjesh, veprimtarie presi-denciale dhe praktikash tradicionale, që ka bërë që Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të mbetet gjith-monë e gjallë dhe t'i përgjigjet kërkesave të kohës.
    Evoluimi i një kushtetute sipas një modeli të tillë ndodh në çdo vend demokratik. Përgjithësisht ekzi-stojnë dy rryma mendimi lidhur me mënyrën e ndry-shimit të kushtetutës së një vendi dhe të përmirësimit të saj nëpërmjet amendamenteve. Sipas njërës rrymë, duhet përdorur një procedurë e vështirë, e cila kërkon disa shkallë, si dhe miratimin me shumicë votash. Sipas kësaj mënyre, kushtetuta mund të ndryshohet rrallë dhe vetëm për arsye të forta që gjejnë mbështetjen e mbarë popullit. Ky është modeli i Shteteve të Bash-kuara të Amerikës, Kushtetuta e të cilave përbëhet nga një paraqitje e shkurtër e parimeve kryesore, kompeten-cave dhe kufizimeve të qeverisë, së bashku me një listë më të hollësishme detyrash, procedurash, si edhe një sërë të drejtash themelore të shtetasve, të paraqitura në Kartën e të Drejtave.
    Një metodë shumë më e thjeshtë për nxjerrjen e amendamenteve për një kushtetutë, të cilën e zbatojnë shumë vende, është ajo e futjes në fuqi të amendamen-teve vetëm pas miratimit të bërë nga legjislatura dhe pas votimit të bërë nga populli në zgjedhjet e ardhshme. Që të mund të ndryshohet në mënyrë të tillë, kushtetuta duhet të jetë tepër e gjatë dhe të ketë një sërë nenesh pa dallime të mëdha nga pjesa më e madhe e legjislacionit.
    Asnjë kushtetutë si ajo e Amerikës, e hartuar në shekullin XVIII, nuk do të mund t'i bënte ballë kohës pa u ndryshuar deri në fund të shekullit XX. Po ashtu, asnjë kushtetutë që është në fuqi në ditët tona, nuk do të mund të qëndrojë deri në shekullin e ardhshëm pa lejuar vend për ndryshime — gjithmonë duke u mbajtur fort pas parimeve të të drejtave të njeriut, të procesit të rregullt gjyqësor dhe të qeverisë së ngritur me pëlqimin e të qeverisurve.

    ----------------------------------------
    Lok dhe Monteskje

    Themelet e demokracisë kushtetuese moderne u hodhën gjatë Iluminizmit Evropian — rrymë filozofike e shekullit XVIII, që drejtohej kundër ideve tradicionale shoqërore, fetare e politike, dhe që mbështeste racionalizmin. Dy prej mendimtarëve më me influencë të kësaj rryme kanë qenë filozofi anglez, Xhon Lok dhe juristi e filozofi francez, Monteskje.
    Më 1690, Loku botoi veprën «Dy traktate mbi qeverisjen», e cila do të hidhte bazat e nymës së mëvonshme. Teza e tij sipas së cilës çdo qeveri e ligjshme mbështetet në «pëlqimin e të qeveri-surve», e ndryshoi thellësisht rrjedhën e deba-teve politikc dhe nxiti zhvillimin e institucio-neve demokratike.
    Me tezën e tij mbi ligjin e natyrës, Loku ho-dhi poshtë pretendimin se një formë qeverisje-je, veçanërisht monarkia, ishte aspekt i një si-stemi të epërm hyjnor. Sipas Lokut, ligji i natyranton të gjithëve të drejta themelore, përfshi-rë këtu të drejtën për të jetuar, të drejtën për të gëzuar një sërë të drejtash dhe të drejtën për të pasur pasuri e për t'i korrur vetë frytet e punës. Për sigurimin e këtyre të drejtave, theksonte Loku, anëtarët e një shoqërie të qytetëruar hyj-në në marrëdhënie me qeverinë e tyre. Shtetasi është i detyruar t'i bindet ligjit, ndërsa qeveria ka të drejtë të nxjerrë ligjet dhe të mbrojë ven-din nga çdo dëm që mund t'i kanoset nga jash-të — të gjitha këto për të mirën e përbashkët. Loku theksonte se kur një qeveri nuk i zbaton ligjet dhe vepron në mënyrë arbitrare, shtetasit kanë të drejtë ta përmbysin dhe të formojnë një qeveri të re.
    Teoria e Lokut mbi ligjin e natyrës shërbeu si burim frymëzimi për gjithë brezin e filozofëve të Iluminizmit në Evropë dhe në Botën e Re, duke filluar qysh nga Zhan Zhak Rusoi në Francë tek Dejvid Hjumi në Skoci, nga Ema-nuel Kanti në Gjermani tek Tomas Xhefërsoni dhe Benxhëmin Frenklini në atë vend që më vonë do të quhej Shtetet e Bashkuara të Ameri-kës. Megjithatë pasardhësi i parë i tij ishte Monteskje, i cili, ashtu si Loku, kishte besim në një formë qeverisjeje republikane të mbështe-tur në pëlqimin e të qeverisurve, por jo në një vend demokratik të mbështetur në sundimin e shumicës. Në veprën «Fryma e ligeve», që u bo-tua më 1748, Monteskje mbështeste ndarjen në mënyrë të barabartë të pushtetit midis degëve ekzekutive, legjislative dhe juridike të qeverisë, si mjet për garantimin e lirisë së individit. Du-ke e ndarë pushtetin midis presidentit, Kongre-sit dhe Gjykatave, kjo doktrinë dha gjithashtu një ndihmesë të rëndësishme për formimin e bazës filozofike mbi të cilën u ngrit Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara.
    ----------------------------------------

    vazhdon
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  4. #4
    Peja o qytet i bekuar
    Anëtarësuar
    28-03-2002
    Postime
    310
    Zgjedhjet

    Treguesi i zgjedhjeve

    Zgjedhjet janë institucioni qendror 1 një forme demokxatike qeverisjeje. Pse? Sepse në një vend demokratik, autoriteti i qeverisë buron i tero nga pëlqimi i të qeverisurve. Mekanizmi kryesor që e shndërron këtë pëlqim në autoritet shtetëror, është mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të drejta.
    Zgjedhje zhvillohen në të gjitha vendet demokratike të kohës sonë, por jo të gjitha zgjedhjet janë demokratike. Zgjedhje zhvillohen edhe nga diktaturat e krahut të djathtë, regjimet marksiste dhe shtetet njëpartiakë, që të përligjin sundimin e tyre. Në zgjedhje të tilla, para-qitet vetëm një kandidat ose një listë kandidatësh, pa pasur mundësi tjetër zgjedhjeje. Në këto zgjedhje mund të paraqitet një numër kandidatësh për çdo detyrë shte-tërore, por nëpërmjet kërcënimeve apo manipuhmeve arrihet të zgjidhet vetëm kandidati për të cilin ka dhënë pëlqimin qeveria. Mund të zhvillohen edhe zgjedhje të drejta, por vetëm brenda partisë në pushtet. Këto nuk janë aspak zgjedhje demokratike.

    Kur mund të thuhet se zgjedhjet janë demokratike?

    Xhin Kirkpetrik, dijetar dhe ish-ambasador i Shteteve të Bashkuara pranë Kombeve të Bashkuara, ka dhënë këtë përcaktim: «Zgjedhjet demokratike nuk kanë thjesht karakter simbolik... Ato janë zgjedhje kompetitive, periodike, të gjera dhe përcaktuese, në të cilat udhëheqësit e qeverisë zgjidhen nga shtetas që gëzojnë liri të plotë për të kritikuar qeverinë, për t'i botuar kritikat e tyre dhe për të parashtruar alternativa.» Si t'i kuptojmë kriteret e parashtruara nga Kirkpe-triku? Zgjedhjet demokratike duhet të jenë kompetitive. Partitë dhe kandidatët e opozitës duhet të gëzojnë lirinë e fjalës, të grumbullimit dhe të lëvizjes, të cilat janë të nevojshme për ta shprehur haptazi kritikën e tyre ndaj qeverisë dhe për t'u paraqitur zgjedhësve rrugëzgjidhje dhe kandidatë të tjerë. Vetëm lejimi i opozitës për të propozuar kandidatët e saj për fushatën e zgjedhjeve nuk është i mjaftueshëm. Zgjedhjet gjatë të cilave opozita nuk lejohet të përdorë mjetet e informacionit, mitingjet e organizuara prej saj shpërndahen, apo gazetat e saj çensurohen, nuk janë demokratike. Partia në pushtet mund të përfitojë nga pozita e saj, por megjithatë rregullat dhe mënyra e zhvillimit të fushatës së zgjedhjeve duhet të jenë të drejta.
    Zgjedhjet demokratike janë periodike. Vendet demokratike nuk zgjedhin as diktatorë, as presidentë të përjetshëm. Zyrtarët e zgjedhur përgjigjen përpara popullit dhe në periudha të caktuara, duhet të kthehen te zgjedhësit për të kërkuar mandatin për ushtrimin e mëtejshëm të detyrës. Kjo do të thotë se zyrtarët e një vendi demokratik edhe mund të shkarkohen nga detyra. Përjashtim bëjnë vetëm gjykatësit, të cilët, për t'i mbrojtur nga ndonjë presion nga ana e popullit dhe për të siguruar paanshmërinë e tyre, mund të emërohen përgjithmonë në detyrë dhe mund të shkarkohen nga detyra vetëm për gabime të rënda.
    Zgjedhjet demokratike janë të gjera. Përkufizimi i shtetasit dhe i zgjedhësit duhet të jetë mjaft i gjerë, që të përfshijë një pjesë shumë të madhe të popullsisë së rritur. Një qeveri e zgjedhur nga një grup i vogël dhe i kufizuar zgjedhësish nuk është demokratike, sado demokratike që mund të duket jeta e saj e brendshme. Një nga dramat e mëdha të demokracisë gjatë gjithë historisë ka qenë lufta e grupeve pa përkrahje — qofshm këto pakica raciale, etnike apo fetare, ose gra — për të fituar qytetari të plotë dhe bashkë me të, edhe të drejtën për të votuar dhe për t'u zgjedhur në detyra shtetërore. Kështu për shembull, në vitin 1787 kur u nënshkrua Kushtetuta në Shtetet e Bashkuara, vetëm pronarët e bardhë meshkuj kishin të drejtë për të zgjedhur dhe për t'u zgjedhur. Kushti për të qenë pronar pasurie u hoq në fillim të shekullit XIX, ndërsa gratë e htuan të drejtën e votës në vitin 1920. Megjithatë deri në lëvizjen për të drejta civile në vitet 60 të shekulht tonë, zezakët amenkanë në Amerikën e Jugut nuk gëzonin ende të drejta të plota votimi. Perfundimisht, në vitin 1971, mc uljen e moshës së votimit nga 21 në 18 vjeç, të drejtën e votës e fituan edhe shtetasit e rinj.
    Zgjedhjet demokratike janë përcaktuese. Ato përcaktojnë udhëheqjen e vendit. Frenat e shtetit i mbajnë në dorë përfaqësuesit që janë zgjedhur nga populli dhe që i nënshtrohen hgjeve dhe kushtetutës së vendit të tyre. Ata nuk janë thjesht kukulla apo udhë-heqës simbohkë.
    Së fundi, zgjedhjet demokratike nuk kufizohen vetëm në zgjedhjen e kandidatëve. Zgjedhësve mund t'u kërkohet të vendosin edhe për çështje politike drejt-përsëdrejti nëpërmjet votimit në referendume dhe nisma. Në Shtetet e Bashkuara për shembull, legjisla-turat shtetërore mund të vendosin që ta «paraqesin» ose ta shtrojnë një çështje drejtpërsëdrejti përpara zgje-dhësve. Për rastet e nismave, vetë shtetasit mund të mbledhin numrin e duhur të nënshkrimeve (zakonisht një përqindje të numrit të zgjedhësve të regjistruar në atë shtet) dhe të kërkojnë që çështja të hidhet në votë në zgjedhjet e ardhshme — qoftë edhe në kundërshtim me mendimin e legjislaturës ose të guvernatorit të shtetit. Në një shtet si Kalifornia, sa herë që votojnë, zgjedhësit ndeshen me një sërë nismash legjislative, duke filluar nga ndotja e mjedisit deri te çmimet e sigu-rimit të makinave.

    Etika demokratike dhe opozita besnike

    Demokracia lulëzon mbi bazën e çiltërsisë dhe të dhënies së llogarisë për gjithçka, me një përjashtim shumë të rëndësishëm, aktit të votimit. Që zgjedhjet të jenë të lira dhe që mundësia për manipulime të jetë sa më e vogël, duhet që votimi në një vend demokratik të jetë i fshehtë. Në të njëjtën kohë, ruajtja e kutisë së votimit dhe numërimi i votave duhet të bëhet sa më haptas, me qëllim që zgjedhësit të jenë të sigurtë për saktësinë e rezultateve dhe që qeveria të dalë me të vërtetë nga «pëlqimi» i tyre.
    Një nga konceptet më të vështira për t'u pranuar nga disa, veçanërisht në ato vende ku marrja e pushtetit është bërë me armë, është ai i «opozitës besnike». Kjo ide ka rëndësi jetike për demokracinë. Në thelb, kjo do të thotë se të gjitha palët në një vend demokratik janë të zotuara njëlloj për mbrojtjen e vlerave themelore të demokracisë. Nuk është e thënë që rivalët politikë ta duan patjetër njëri-tjetrin. Megjithatë ata duhet t'i bëjnë lëshime njën-tjetrit dhe ta kenë të qartë se secili prej tyre duhet të kryejë një detyrë të ligjshme dhe të rëndësishme. Jo vetëm kaq, por panmet bazë mbi të cilat ngnhet shoqëna, duhet të nxisin tolerancën dhe mirësjelljen gjatë debateve të hapura.
    Kur zgjedhjet përfundojnë, ata që humbasin duhet ta pranojnë gjykimin e zgjedhësve. Në qofte se humbet partia që kishte pushtetin, ajo e dorëzon atë në mënyrë paqësore. Pavarësisht se kush fiton, të dyja palët duhet të shprehin gadishmërinë për të bashkëpunuar për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta të shoqërisë. Pala që ka humbur, tashmë kundërshtare politike, e ka të qartë se nuk është në rrezik për jetën dhe nuk e pret burgu. Përkundrazi, opozita, qoftë e përbërë nga një apo nga shumë parti, mund të vazhdojë të marrë pjesë në jetën e vendit, duke qenë e ndërgjegjshme se roli i saj ka rëndësi themelore në jetën e një vendi që e meriton të quhet demokratik. Anëtarët e opozitës nuk i qëndrojnë besnikë praktikave të veçanta politike të qeverisë, por ligjshmërisë bazë të shtetit dhe vetë procesit demokratik.
    Në zgjedhjet e ardhshme, partitë e opozitës do të kenë përsëri mundësi për të konkurruar për pushtet. Madje një shoqëri pluraliste ku pushteti i qeverisë është i kufizuar, krijon premisa për t'i paraqitur palës që ka humbur në zgjedhje, mundësi për detyra shtetërore jashtë kuadrit të qeverisë. Ato që humbasin në zgjedhje, mund të vazhdojnë të jenë parti opozitare zyrtare. Por ato mund të vendosin gjithashtu të marrin pjesë edhe në procesin dhe debatin politik më të gjerë, duke shkruar, duke mësuar të tjerët, apo duke u futur në njërën prej organizatave private të shumta që merren me probleme shtetërore. Në fiind të fundit, zgjedhjet demokratike nuk janë luftë për ekzistencë, por garë për t'i shërbyer shoqërisë sa më mirë.

    vazhdon
    Ndryshuar për herë të fundit nga ILovePejaa : 27-12-2004 më 02:56
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  5. #5
    Peja o qytet i bekuar
    Anëtarësuar
    28-03-2002
    Postime
    310
    Kultura E Demokracisë

    Kulturë qytetare

    Demokracia nuk mund të barazohet thjesht me institu-cionet e saj. Demokracia e shëndoshë varet shumë nga shkalla e zhvillimit të kulturës demokratike qytetare. Kultura në këtë kuptim, thekson Dajena Reviç, nuk ka të bëjë me artin, letërsinë a me muzikën, por me «sjelljet, praktikat dhe normat që përcaktojnë aftësinë e një populli për t'u vetëqeverisur.»
    «Një sistem politik totalitar, — shkruan ajo, — nxit plogështi dhe moskokëçarje. Regjimi përpiqet të farkë-tojë një qytetari të bindur dhe të nënshtruar. Krejtësisht ndryshe, kultura qytetare e një shoqërie demokratike formohet nga veprimtaria e lirë e individëve dhe e grupeve. Shtetasit e një shoqërie të lirë ndjekin interesat e tyre, ushtrojnë të drejtat e tyre dhe përgjigjen për jetën e tyre. Ata vendosin vetë ku do të punojnë, se çfarë pune do të bëjnë, ku do të banojnë, nëse duhet të hyjnë në ndonjë parti politike, çfarë të lexojnë dhe kështu me radhë. Këto janë vendime personale, jo vendime politike.»
    Letërsia, arti, drama dhe filmi — shprehje artistike të kulturës së një shoqërie — janë gjithashtu të pavarura nga qeveria. Shoqëria demokratike mund t'i përkrahë apo nxisë artistët dhe shkrimtarët, por ajo nuk mund të caktojë kritere artistike, apo të gjykojë vlerën e një vepre artistike, as nuk mund të çensurojë një vepër të tillë. Artistët nuk janë nëpunësa apo shërbëtorë të shtetit. Ndihmesa kryesore që demokracia duhet t'i japë artit është liria për të krijuar, për të eksperimentuar, për të zbuluar botën e mendjes dhe të shpirtit të njeriut.

    Demokracia dhe arsimi

    Arsimi është pjesë përbërëse jetike e çdo shoqërie, sidomos e një shoqërie demokratike. Lidhur me këtë Tomas Xhefërsoni shkruan: «Në qoftë se një komb shpreson të jetë i paditur dhe i lirë në kohën e qytetë-rimit, ai shpreson për diçka që nuk ka ndodhur dhe që nuk do të ndodhë kurrë.»
    Ndryshe nga shoqëritë autoritare, të cilat përpiqen të ngulitin një qëndrim për të pranuar gjithçka në mënyrë pasive, qëllimi i arsimit demokratik është të formojë qytetarë me botëkuptim të pavarur, kërkues e të arsyeshëm dhe njëkohësisht me ide mjaft të qarta për teorinë dhe praktikën e demokracisë. Profesori i Universitetit të Vanderbiltit, Çester E. Fini i Ri, në fjalën e tij përpara arsimtarëve në Nikaragua ka thënë: «Njerëzit mund të lindin të etur për liri personale, por ata nuk lindin të ditur për masat shoqërore dhe politike që duhen marrë për ta bërë lirinë të mundur për veten dhe fëmijët e tyre... Gjëra të tilla fitohen. Ato duhen mësuar.»
    Sipas kësaj pikëpamjeje, nuk mjafton të thuhet se detyra e arsimit në një vend demokratik është thjesht të shmangë indoktrinimin që haset në regjimet autoritare dhe të realizojë një mësim të paanshëm nga interesat politike. Një gjë e tillë është e pamundur, pasi çdo lloj arsimi përçon, dashur pa dashur, interesa të caktuara. Nxënësve mund t'u mësohen me të vërtetë parimete demokracisë në frymën e hulumtimeve të hapura, të cilat paraqesin në vetvete interesa të rëndë-sishme demokratike. Në të njëjtën kohë, nxënësit nxiten të ngrihen kundër mendimit tradicional me argumente të bazuara dhe punë kërkimore të kujdesshme. Debatet mund të jenë të gjalla. Megjithatë tekstet shkollore mbi demokracinë nuk duhet të mos i përfillin ngjarjet apo faktet e pakëndshme a të diskutueshme.
    «Arsimi luan rol të veçantë në një shoqëri të lirë», — thotë Fini. «Ndërsa sistemet arsimore të regji-meve të tjera janë vegla të këtyre regjimeve, në një vend demokratik, regjimi është shërbëtor i popullit, i një populli, aftësia e të cilit për ta krijuar, mbështetur dhe përsosur këtë regjim varet në shkallë të madhe nga cilësia dhe efektshmëria e strukturave arsimore nëpër të cilat ai kalon. Mund të thuhet me të drejtë se në një vend demokratik, arsimi e bën vetë lirinë të lulëzojë me kalimin e kohës.»

    Konflikti, kompromisi dhe konsensusi

    Qeniet njerëzore kanë dëshira të shumta, ndonjëherë edhe kontradiktore. Njerëzit lakmojnë sigurinë, dhe megjithatë pëlqejnë edhe aventurën. Ata aspirojnë për liri personale, dhe megjithatë kërkojnë edhe barazi shoqërore.
    E tillë është edhe demokracia. Duhet vënë në dukje se shumë prej këtyre të kundërtave, madje paradoksesh, janë të pranishme në çdo shoqëri demokratike. Lari Dajëmënd, bashkëbotues i «Revistës së demokracisë» (Journal of Democracy) dhe bashkëpunëtor i Institutit «Huvër», është i mendimit se midis konfliktit dhe marrëveshjes ekziston një paradoks qendror. Demo-kracia nuk është gjë tjetër veçse një sërë rregullash për zgjidhjen e konfliktit. Në të njëjtën kohë, ky konflikt duhet të zgjidhet brenda caqeve të caktuara dhe të sjellë kompromisin, konsensusin apo marrë-veshje të tjera që gjykohen nga të gjitha palët si të ligjshme. Theksimi i tepërt i njërës anë të barazimit mund të rrezikonte gjithçka. Në qoftë se grupet e vështrojnë demokracinë vetëm si një forum ku ato kërkojnë realizimin e kërkesave të tyre, shoqëria do të shkatërrohej nga brenda. Në qoftë se qeveria ushtron mbi popullin presion të tepërt për arritjen e konsen-susit, duke e mbytur zërin e tij, shoqëria do të shkatë-rrohej nga lart.
    Përfundimi është se zgjidhja për një çështje të tillë nuk është e vetme apo e lehtë. Demokracia nuk funk-sionon vetvetiu, sapo të përdoren parimet dhe proce-durat e duhura. Një shoqëri demokratike ka nevojë për përkushtimin e qytetarëve, të cilët duhet ta kuptojnë pashmangshmërinë e konfliktit dhe domosdoshmërinë e tolerancës.
    Ka rëndësi të kuptohet se shumë konflikte në një shoqëri demokratike nuk lindin nga një kundërvënie e prerë midis dy pikëpamjeve, ku njëra është «e drejtë» dhe tjetra «e gabuar», por midis dy interpretimeve të ndryshme të të drejtave demokratike dhe parësive shoqërore. Në Shtetet e Bashkuara, krijohen shpesh debate të tilla. A është e drejtë, për shembull, që grupeve të pakicave që kanë vuajtur historikisht nga dallimi racial, t'u jepet një përqindje e caktuar vendesh pune? A ka të drejtë shteti të shpronësojë shtëpinë e dikujt për të ndërtuar në vend të saj një rrugë shumë të nevojshme? E drejta e kujt duhet të mbizotërojë kur shoqëria kërkon të ndalojë prerjen e druve, në emër të ruajtjes së bimësisë, por në kurriz të humbjes së vendeve të punës dhe të rrënimit ekonomik të disa bashkësive të vogla, për të cilat industria e drurit është burimi i vetëm i të ardhurave? A kemi të bëjmë me cënim të të drejtave të qytetarëve apo me mbrojtje të të drejtave të bashkësisë, kur policia kontrollon pa dallim të gjithë njerëzit, për të penguar kontrabandën e drogës?
    Këtyre pyetjeve nuk mund t'u përgjigjesh lehtë, ndërkohë që rregullat e përgjithshme të demokracisë vetëm na udhëzojnë si t'i trajtojmë dhe analizojmë këto probleme. Në të vërtetë, zgjidhjet që mund t'u jepen këtyre problemeve mund të ndryshojnë me kalimin e kohës. Kjo është arsyeja që zhvillimi i kulturës demo-kratike ka rëndësi shumë të madhe. Individët dhe grupet duhet të paktën të tregojnë vullnetin e mirë për të toleruar dallimet midis tyre, duke pranuar se argu-mentet e palës tjetër janë me të vërtetë të drejta. Palët e ndryshme që marrin pjesë në një debat, qoftë në shkallë lagjeje apo parlamenti, mund të takohen në frymë kompromisi dhe të kërkojnë një zgjidhje të veçantë, të ngritur mbi parimin e përgjithshëm të sundimit të shumicës dhe të të drejtave të pakicës. Në disa raste, do të ishte e nevojshme që çështja të hidhej në votë zyrtarisht, por palët mund të arrijnë një konsensus apo marrëveshje jozyrtatare nëpërmjet deba-teve dhe kompromisit. Në të njëjtën kohë, këto prak-tika kanë edhe të mirën tjetër se mbi bazën e tyre, ngrihet besimi i nevojshëm për zgjidhjen e problemeve të ardhshme.
    «Krijimi i koalicioneve, — vë në dukje Dajena Reviç, — është thelbi i veprimit demokratik. Ai i mëson grupet e interesuara të hyjnë në bisedime me të tjerët, të bien në kompromis dhe të punojnë brenda kuadrit të sistemit kushtetues. Gjatë punës për formimin e koalicionit, grupet me mosmarrëveshje midis tyre, mësojnë si të diskutojnë në mënyrë paqë-sore, si të ndjekin qëllimet e tyre në mënyrë demokra-tike dhe së fundi, si të jetojnë në një botë të larmishme.»
    Demokracia nuk përbën një sërë të vërtetash të njohura e të pandryshueshme. Ajo është një meka-nizëm, nga i cili, njerëzit, sado në mënyrë jo të përsosur, mund ta arrijnë të vërtetën nëpërmjet ballafa-qimit të ideve, të individëve e të institucioneve, dhe kompromisit midis tyre. Demokracia ka karakter prag-matik. Idetë dhe zgjidhjet e problemeve nuk kontro-llohen sipas një ideologjie të ngurtë, por provohen në botën reale, ku ato shtrohen për diskutim dhe ndryshohen, pranohen ose hidhen poshtë.
    Vetëqeverisja nuk të mbron nga gabimet, as nuk i jep fund grindjeve etnike dhe as nuk garanton mbarëvajtjen e ekonomisë. Megjithatë, ajo merr parasysh debatet dhe shqyrtimet që bëhen për gjetjen e gabimeve, i lejon grupet të mblidhen dhe të sheshojnë mosmarrëveshjet dhe krijon mundësi për ripërtëritje dhe investime, që janë baza e zhvillimit ekonomik.

    ------------------------------------------------

    Karta e të drejtave dhe të drejtat e njeriut

    Në verën dhe vjeshtën e vitit 1789, brenda një muaji, u aprovuan dy dekkrata historike mbi të drejtat e njeriut — Deklarata mbi të Drejtat e Njeriut dhe të Qytetarit më 26 gusht në Francë dhe Karta e të Drejtave më 25 shtator në Ame-rikë. Të dyja këto dokumente u përpiluan mbi bazën e doktrinës së të drejtave të natyrshme dhe të disa burimeve të tjera filozofike të Ilu-minizmit, në një kohë kur qëndrimet e Francës dhe të Amerikës ishin të përafërta dhe të paj-tueshme. Por shumë shpejt rragët e tyre do të ndaheshin.
    Marrëdhëniet e hershme franko-amerikane ishin komplekse dhe jo fare pa kontradikta. Në kohën e Revolucionit Amerikan më 1776, Franca ishte njëkohësisht qendra e mendimit iluminist dhe vendi ku sundonte monarkia më e fuqishme e Evropës, ajo e Burbonëve, me oborrin e tyre vezullues në Versajë. Megjithatë Franca lidhi një aleancë ushtarake me kolonitë rebele të Amerikës, për të mposhtur armikun e tyre të përbashkët, Britaninë e Madhe. Për kritikët francezë të Regjimit të Vjetër, Amerika përfaqësonte, qoftë edhe në mënyrë të papër-sosur, idealin e tyre iluminist për liri nga çensu-ra, për të drejta të natyrshme dhe për një riorga-nizim të përshtatshëm të qeverisë.
    Dhjetë vjet më vonë, amerikanët mbështe-tën në mënyrë të flaktë fazën e shpërthimit të Revolucionit Francez — mbledhjen e Estat Zheneralit, sulmin kundër Bastijës dhe kriji-min e Asamblesë Kombëtare. Por mbështetja e amerikanëve mori fund me ekzekutimin e Lui-gjit XVI dhe me ardhjen në fuqi të Mbretërisë së Terrorit. Qeveria federaliste konservative në Uashington u tmerrua nga përdorimi i dhunës. «Në Francë janë mbjellë dhëmbë dragonjsh dhe prej tyre kanë mbirë përbindësha», — vinte në dukje presidenti i dytë i Shteteve të Bash-kuara, Xhon Edëms.
    Megjithatë, opozita politike që po shfaqej në Shtetet e Bashkuara, me në krye Tomas Xhcfërsonin, vazhdoi të mbështeste republika-nizmin francez. «Këtu po shkruhet kapitulli i historisë së çlirimit të Evropës», — shkraante Tomas Xhefërsoni. Idealizimi i mëparshëm i Amerikës prej reformatorëve dhe revolucio-narëve francezë ishte shndërruar në vitet 1790, në idealizimin e Francës prej republikanëve amerikanë.
    Në një letër drejtuar Xhefersonit, figura e rëndësishme e iluminizmit francez, Zonja Hudëto shkruante: «Ndryshimi karakteristik midis revolucionit tuaj dhe revolucionit tonë është se, duke mos pasur asgjë për të shkatë-rruar, ju nuk kishit asgjë për të dëmtuar.» Revo-lucionet në Francë dhe në Amerikë mund të kenë marrë drejtime krejtësisht të ndryshme, megjithatë, në Kartën e të Drejtave dhe në De-klaratën e të Drejtave të Njeriut, Franca dhe Amerika mbrojtën në mënyrë të qëndrueshme të drejtat e individit, të cilat me kalimin e vite-ve, u përhapën nga kushtetuta polake, që u nënshkrua më 3 maj 1791, deri tc kushtetutat kombëtare që po hartohen në ditct tona.

    ------------------------------------------------

    vazhdon
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  6. #6
    Peja o qytet i bekuar
    Anëtarësuar
    28-03-2002
    Postime
    310
    Qeveria Demokratike


    Demokracia dhe pushteti

    Përkrahësit e sistemeve autoritare dhe disa kritikë mendojnë gabimisht se duke i munguar pushteti për të shtypur, shtetit demokratik i mungon edhe pushteti për të qeverisur. Kjo pikëpamje është thellësisht e gabuar. Një shtet demokratik kërkon që qeveria të ketë kompe-tenca të kufizuara, por jo që ajo të jetë e dobët. Në qoftë se i hedhim një vështrim rrjedhës së gjatë të histo-risë, do të shikojmë se demokracitë kanë qenë me të vërtetë të brishta dhe të pakta në numër, madje edhe kur marrim parasysh ringjalljen e demokracive gjatë dhjetë vjetëve të fundit. Demokracitë nuk kanë mbetur kurrsesi të paprekura nga rrjedha e historisë. Ato kanë dështuar për shkak gabimesh politike, janë mposhtur prej përçarjeve të brendshme ose janë shkatërraar prej pushtimeve të huaja. Megjithatë me kalimin e kohës, dcmokracitc janc ripcrtcrirc dukshcm dhc kanc trcguar se me angazhimin dhe përkushtimin e denjë të shte-tasve, ato mund të kapërcejnë vështirësi të mëdha ekonomike, mund t'u japin fund ndasive shoqërore e etnike, dhe kur është nevoja, edhe të mbizotërojnë në kohë lufte.
    Janë pikërisht aspektet e demokracisë që përmenden më shpesh nga kritikët, ato që e përtërijnë atë. Proceset e debateve, të mosmarrëveshjeve dhe të kompromisive, që disa i cilësojnë si dobësi, përbëjnë në të vërtetë burimin kryesor të forcës së demokracisë. Sigurisht, askush nuk i ka vlerësuar demokracitë si tepër të efektshme në shqyrtimin e problemeve. Marrja e vendi meve në frymë demokratike në një shoqëri të madhe dhe komplekse mund të jetë një proces i ndërlikuar, i vështirë dhe i gjatë. Sidoqoftë më në fund, një qeveri që mbështetet në pëlqimin e të qeverisurve, mund të flasë dhe të veprojë me siguri dhe autoritet, gjë që i mungon një regjimi, pushteti i të cilit mbrohet me shqetësim nën strehën e ngushtë të një force ushtarake ose të një aparati partiak të pazgjedhur nga populli.

    Rishikimi

    Ndihmesë shumë e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë praktikës së demokracisë, ka qenë zhvi-llimi i një sistemi rishikimi, për të siguruar shpërn-darjen dhe decentralizimin e pushtetit politik. Ky përbën një sistem të ngritur mbi bindjen e fortë se qeveria është e përsosur kur mundësitë e saj për shpërdorime frenohen dhe kur ajo qëndron sa më pranë popullit.
    Në mënyrë të përgjithshme mund të thuhet se fjala «rishikim» ka dy kuptime: federalizëm dhe ndarje e kompetencave.
    Federalizmi është ndarja e pushtetit në nivelin kombëtar, shtetëror ose krahinor dhe lokal. Kështu për shembull, Shtetet e Bashkuara janë republikë federale, ku shtetet kanë pozitën dhe pushtetin e tyre ligjor, që nuk varen nga qeveria federale. Ndryshe nga nënndarjet politike në vende të tilla si Britania e Madhe dhe Franca, që janë shtete me strukturë politike të njësishme, shtetet amerikane nuk mund të eliminohen apo të ndryshohen nga qeveria federale. Ndonëse në shekullin XX, pushteti në shkallë kombëtare në Shtetet e Bashkuara është rritur në mënyrë të ndjeshme në krahasim me pushtetin në shkallë shtetërore, shtetet vazhdojnë të kenë kompetenca të rëndësishme në fusha të tilla si: arsimi, shëndeti, transporti dhe ligjshmëria. Në sistemet e centralizuara ose «të njësishme», këto funksione ushtrohen nga qeveria kombëtare. Nga ana e tyre, shtetet e veçanta në Shtetet e Bashkuara kanë ndjekur përgjithësisht modelin federalist, duke u besuar shumë funksione, siç janë funksionimi i shkollave dhe i rajoneve të policisë, bashkësive lokale. Ndarja e kompe-tencave dhe e pushtetit në një sistem federal nuk është kurrë e prerë dhe e qartë — në fusha të tilla si për shembull arsimi, degët federale, shtetërore dhe lokale mund të kenë kompetenca që përkojnë, madje edhe që bien në kundërshtim me njëra-tjetrën, — por sistemi federal u krijon shtetasve mundësitë më të mëdha për të marrë pjesë në qeverisjen e vendit, çka është me rëndësi jetike për funksionimin e shoqërisë demokratike.
    Në kuptimin e dytë, rishikimi ka të bëjë me ndarjen e kompetencave, që hartuesit e Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara në vitin 1789 e bënë me shumë kujdes, me qëllim që pushteti politik të mos përqëndrohej brenda një dege të vetme të qeverisë kombëtare. Xhejms Medi-soni, ndoshta figura qendrore në hartimin e Kushte-tutës, dhe më vonë presidenti i katërt i Shteteve të Bashkuara, ka shkruar: «Grumbullimi i të gjithë kompe-tencave legjislative, ekzekutive dhe juridike në duar të vetme... mund të quhet me të drejtë përkufizimi më i saktë i tiranisë.»
    Shprehja «ndarje e kompetencave» lë vend në një farë mënyre për keqkuptime, pasi sipas sistemit të projektuar prej Medisonit dhe hartuesve të tjerë të Kushtetutës, kompetencat janë më shumë të shpëmdara, sesa të ndara. Kështu për shembull, push-teti legjislativ i përket Kongresit, megjithatë presidenti mund të përdorë veton ndaj ligjeve të nxjerra nga Kongresi. Nga ana e tij, Kongresi duhet të sigurojë një shumicë prej dy të tretash si në Dhomën e Përfaqë-suesve, ashtu edhe në Senat, që të hedhë poshtë veton e presidentit. Presidenti emëron ambasadorët dhe anëtarët e Kabinetit, si dhe zhvillon bisedime për të nënshkruar traktate ndërkombëtare, por të gjitha këto i nënshtrohen miratimit të Senatit. E tillë është edhe zgjedhja e gjykatësve federativë. Shembull tjetër është se në Kushtetutë cilësohet se vetëm Kongresi ka të drejtë të shpallë luftë, ndonëse presidenti është koman-dant i përgjithshëm i forcave të armatosura. Kjo ka shërbyer si burim tensioni midis të dyja degëve, që u duk qartë në Luftën e gjatë të Vietnamit në vitet 1960 dhe në fillim të viteve 1970, si dhe në konfliktin e shkurtër të Gjirit në vitet 1990-91. Duke qenë se asnjë program politik nuk mund të zbatohet pa qenë mira-tuar nga Kongresi, eksperti i shkencave politike, Riçard Nojshtad, e ka cilësuar pushtetin e presidentit në Shtetet e Bashkuara «jo si pushtet për të komanduar, por si pushtet për të bindur.»
    Kushtetuta nuk i cilëson të gjitha llojet e rishikimit brenda qeverisë federale. Disa prej tyre janë zhvilluar gjatë praktikës dhe rasteve konkrete. Ndoshta më e rëndësishme nga të gjitha është doktrina e rishikimit gjyqësor, e cila u vendos në vitin 1803 gjatë një procesigjyqësor dhe që i jep Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara kompetenca për t'i shpallur vendimet e Kongresit si jokushtetuese.
    Shpesh ndarja e pushtetit në sistemin amerikan është e pafrytshme, por megjithatë, ajo shërben si garanci e rëndësishme ndaj shpërdorimit të mundshëm të push-tetit nga ana e qeverisë — çështje që duhet të kihet parasysh në çdo shtet demokratik.

    Kryeministri dhe presidenti

    Një ndër çështjet më me rëndësi për demokracinë është mënyra e zgjedhjes së udhëheqësve dhe të përfaqë-suesve. Përgjithësisht ekzistojnë dy mënyra. Në një sistem parlamentar, partia që ka shumicën në legjisla-turë ose një koalicion partish formon qeverinë, të krye-suar nga kryeministri. Një sistem i tillë i një qeverie parlamentare, që fillimisht u zhvillua në Britaninë e Madhe, zbatohet sot në pjesën më të madhe të Evropës, në Karaibe, Kanada, Indi dhe në shumë vende të Afrikës dhe të Azisë (më shumë në ish-kolonitë brita-nike). Mënyrë tjetër kryesore është zgjedhja e drejtpër-drejtë e presidentit pa u varur nga legjislatura. Ky sistem presidencial zbatohet sot në pjesën më të madhe të Amerikës Latine, në Filipine, Francë, Poloni dhe në Shtetet e Bashkuara.
    Dallimi kryesor ndërmjet sistemit parlamentar dhe atij presidencial qëndron në lidhjen midis pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv. Në sistemin parlamentar, ato janë në thelb e njëjta gjë, pasi kryeministri dhe anëtarët e Kabinetit zgjidhen nga Parlamenti. Përgjithë-sisht, qeveria qëndron në fuqi për një periudhë të caktuar — për shembull, katër ose pesë vjet, në qoftë se kryeministri nuk humbet shumicën e votave në parla-ment. Në rast të kundërt, qeveria bie dhe bëhen zgjedhje të reja. Kryetari i shtetit, në funksionin e presi-dentit ose të monarkut kushtetues, i cili ka kryesisht rol simbolik, fton kryetarin e një partie të formojë një qeveri të re.
    Duke qenë se parlamenti është institucioni qeveritar mbizotërues, në sistemin parlamentar nuk ka ndarje të pushtetit, që është karakteristike për sistemin presiden-cial amerikan. Prandaj sistemet parlamentare duhet të mbështeten shumë më tepër në dinamikën e brendshme politike të vetë parlamentit, për të realizuar rishikimin e kompetencave të qeverisë. Ato marrin zakonisht formën e një partie të vetme të organizuar opozitare që «ndjek nga afër» qeverinë ose të një rivali-teti ndërmjet partive të shumta të opozitës.
    Në sistemin presidencial, presidenti është njëkohë-sisht kryetar i qeverisë dhe kryetar i shtetit. Presidenti zgjidhet për një periudhë të caktuar drejtpërsëdrejti nga populli, ashtu siç zgjidhen edhe anëtarët e kongresit. Për shkak të ndarjes se pushtetit, anëtarët e kabinetitpresidencial zakonisht nuk janë anëtarë të kongresit. Normalisht, presidenti mund të shkarkohet nga detyra përpara mbarimit të mandatit vetëm për krime të rënda ose për shpërdorim të detyrës. Miratimin e programit politik të paraqitur nga presidenti mund ta lehtësojë një shumicë legjislative nga partia e presidentit, por ndryshe nga kryeministri, presidenti nuk varet nga shumica të tilla legjislative për të vazhduar ushtrimin e fbnksionit të tij.

    Përfaqësuesit

    Çështje tjetër me rëndësi për demokracinë është mënyra e organizimit të zgjedhjeve. Përsëri paraqiten dy mundësi kryesore: zgjedhje me shumicë votash ose përfaqësim proporcional. Në zgjedhjet me shumicë votash, që nganjëherë quhen edhe zgjedhje ku «fituesi i merr të gjitha», fiton kandidati që merr shumicën e votave në një zonë të caktuar, qoftë një shumicë votash më e vogël se 50 për qind, por më e madhe se kundërshtari, ashtu edhe një shumicë votash më e madhe se 50 për qind. Zgjedhja e presidentit bëhet në të njëjtën mënyrë, veçse në shkallë mbarëkombëtare. Disa sisteme parashikojnë zgjedhje të mëtejshme për dy kandidatët me numrin më të madh të votave, në qoftë se asnjëri prej tyre nuk merr shumicën e duhur të votave në fazën e parë. Sistemet e zgjedhjeve me shumicë votash priren të favorizojnë dy partitë mëtë mëdha politike që mbizotërojnë në skenën politike të vendit.
    Përkundrazi, zgjedhësit në një sistem me përfaqësim proporcional, siç është ai që zbatohet në shumë vende të Evropës, zakonisht votojnë për partitë politike, jo për kandidatë të veçantë. Numri i përfaqësuesve të një partie në legjislaturën kombëtare përcaktohet nga përqindja ose raporti i votave që secila parti merr në zgjedhje. Në një sistem parlamentar, kryetari i partisë që ka fituar shumicën e votave bëhet kryeministër dhe e zgjedh Kabinetin nga parlamenti. Në qoftë se asnjëra prej partive nuk ka marrë shumicë votash, partitë hyjnë në bisedime të gjalla për të formuar një koalicion partish, i cili do të drejtojë vendin. Përfaqësimi propor-cional priret të favorizojë një numër të madh partish. Ndonëse çdo parti gëzon përkrahjen e një përqindjeje relativisht të vogël zgjedhësish, ato shpesh hyjnë në bisedime për të pasur përfaqësuesit e tyre në qeverinë e koalicionit.

    Parlamenti dhe presidenti

    Ndër tiparet kryesore të sistemeve parlamentare, të cilët në kohën tonë përbëjnë shumicën e shteteve demokra-tike, janë ndjeshmëria dhe elasticiteti. Qeveritë parla-mentare, sidomos kur zgjidhen me metodën e përfaqë-simit proporcional, priren drejt sistemeve shumëpar-tiakë, sipas të cilëve në legjislaturë përfaqësohen edhe grupe politike relativisht të vogla. Rrjedhimisht, në proceset politike që zhvillohen në nivelet më të larta të qeverisë mund të marrin pjesë edhe pakica të veçanta. Një larmi e tillë nxit dialogun dhe kompromisin, pasi partitë përpiqen të krijojnë qeverinë e koalicionit. Në qoftë se koalicioni dështon, apo në qoftë se partia humbet mandatin e saj, kryeministri jep dorëheqjen dhe formohet një qeveri e re apo zhvillohen zgjedhje të reja. Të gjitha këto nuk përbëjnë ndonjë krizë që do të rrezikonte vetë sistemin demokratik.
    E metë e madhe e sistemit parlamentar është aspekti negativ i elasticitetit dhe i ndarjes së pushtetit — paqën-drueshmëria. Koalicioni me shumë parti mund të jetë i brishtë dhe mund të shpërbëhet qysh në shenjat e para të krizës politike, duke bërë që qeveria të qëndrojë në pushtet për periudha relativisht të shkurtra. Qeveria mund të bjerë në dorë të partive të vogla ekstremiste, të cilat, duke kërcënuar se do të tërhiqen nga koalicioni qeveritar dhe duke e detyruar qeverinë të japë dorëhe-qjen, mund t'i paraqesin qeverisë kërkesa politike të veçanta. Krahas kësaj, duke qenë kryetar i një partie të caktuar, kryeministri nuk ka atë autoritet që do të kishte sikur të ishte zgjedhur drejtpërsëdrejti nga populli.
    Çështje tjetër është edhe mungesa e një rishikimi institucional zyrtar mbi pushtetin suprem të parla-mentit. Kështu për shembull, një parti politike që përbën shumicën në parlament mund të miratojë një program politik të gjerë, madje edhe antidemokratik, dhe megjithatë është e pamundur të kufizohen veprimet e saj, duke i hapur kështu dyert tiranisë së shumicës.
    Për sistemet presidenciale nga ana tjetër, veçori krye-sore janë dhënia e drejtpërdrejtë e llogarisë, vazhdi-mësia dhe forca. Presidentët që zgjidhen nga populli për periudha të caktuara, mund të përdorin autoritetin që buron nga zgjedhja e drejtpërdrejtë që u ka bërë populli, pavarësisht nga pozita e partisë së tyre politike në Kongres. Duke krijuar degë të ndara, por teorikisht të barabarta në qeveri, një sistem presidencial përpiqet të formojë institucione ekzekutive dhe legjislative të fuqishme, ku secili të jetë në gjendje të kërkojë manda-tin e zgjedhjeve nga populli dhe secili të mund të kon-trollojë dhe balancojë tjetrin. Ata që i tremben mundë-sisë për tirani nga dega ekzekutive, priren të theksojnë rolin e Kongresit; ndërsa ata që u tremben shpërdori-meve të mundshme nga një shumicë e përkohshme në legjislaturë, i japin rëndësi pushtetit të presidentit.
    E meta e zgjedhjes së presidentit dhe e legjislaturës veças qëndron në asnjanësimin e mundshëm të tyre. Presidenti mund të mos e marrë numrin e duhur të votave për zbatimin e programit të tij, por nga ana tjetër, duke përdorur fuqinë e vetos, ai mund të mos e lejojë kongresin të zëvendësojë programin e tij me një program tjetër legjislativ.
    Meqenëse presidenti zgjidhet në mënyrë të drejtpër-drejtë, mund të krijohet ideja se ai gëzon pushtet më të madh se kryeministri. Por presidenti duhet të ndeshet edhe me legjislaturën, e cila, pavarësisht nëse mund të jetë nën ndikimin e opozitës ose jo, zotëron një pushtet vote të pavarur nga ai i presidentit. Për këtë arsye, disi-plina e një partie është shumë më e dobët se në një sistem parlamentar. Kështu për shembull, presidenti nuk mund të përjashtojë apo të disiplinojë ndonjë anëtar kokëfortë të një partie, siç mund të veprojë zako-nisht kryeministri. Kur ka miratimin e shumicës së parlamentit, kryeministri është i sigurtë për miratimin e programit legjislativ të qeverisë; kurse një president që ka të bëjë me një kongres që i ruan me kujdes të drejtat e tij, mund ta arrijë miratimin e një projektligji vetëm pas bisedimesh të shumta.
    Cili prej këtyre dy sistemeve mund t'i plotësojë më mirë kërkesat e një demokracie kushtetuese: sistemi parlamentar apo ai presidencial? Përgjigjja e kësaj pyetje është bërë objekt debatesh të shumta midis ekspertëve të shkencave politike dhe politikanëve, pjesërisht për arsye se secili prej këtyre sistemeve ka të mirat dhe të metat e tij të veçanta. Megjithatë duhet pasur parasysh se të dy sistemet janë të përshtatshëm për një demokraci kushtetuese, ndonëse asnjëri prej tyre nuk e garanton atë.

    ---------------------------------------------
    Vala e tretë e Demokracisë


    Sipas pikëpamjes së Semjuëll P. Hantingtonit, ekspert i shkencave politike në Universitetin e Harvardit, historia c demokracisë nuk është përparim i ngadaltë dhe i pareshtur, por varg valësh që përparojnë, tërhiqen dhe pastaj për-parojnë e ngrihen përpjetë.
    Në një artikull të shkruar në «Revistën e demo-kraci$ë», Hantingtoni dallon tre «valë të gjata» historike të demokracisë. Vala e parë filloi në fillimin e shekullit XIX kur e drejta e votës iu dha një pjese të madhe të banorëve meshkuj të Shteteve të Bashkuara, dhe vazhdoi deri në vi-tet 20 të shekullit tonë. Gjatë kësaj periudhe, lindën rreth 29 regjime demokratike. Zbatica ose tërheqja e valës së parë filloi në vitin 1922 me ardhjen në fuqi të Musolinit në Itali dhe vazhdoi deri në vitin 1942, kur numri i regjime-ve demokratike në botë u pakësua në 12.
    Vala e dytë filloi me triumfin e Aleatëve në Luftën e Dytë Botërore. Ajo arriti kulmin më 1962 kur numri i regjimeve demokratike arriti në 36. Zmbrapsja e valës së dytë midis vitit 1962 dhe mesit të viteve 1970 e zvogëloi këtë numër në 30. Megjithatë qysh nga viti 1974, va-la e tretë e demokracisë shtoi përafërsisht edhc 30 regjkne të reja demokratike, duke c dyfi-shuar numrin e tyre, pa llogaritur madje edhe revolucionin politik që po ndodh në ish Bash-kimin Sovjetik dhe në disa pjesë tc Afrikës.
    A e ka arritur kulmin vala e tretë? A do të ke-të tani një zmbrapsje të fortë që tc mund tc eli-minojë shumë nga fitoret e demokracisë të vi-teve '70 dhe '80 të këtij shekulli? Hantingtoni analizon ndërthurjen komplekse të forcave po-litike dhe kulturore që veprojnë në zona të ndryshme të botës, pa nxjerrë konkluzione për-fundimtare. Ai arrin në përfundimin se tërhe-qja e valës së tretë është gjithmonë e mundur, që do të ndiqet ndoshta nga një valë e katërt di-kur në shekullin XXI.
    Megjithatë një model i tillë nuk është kurrse-si i pashmangshëm. «Duke u mbështetur tek e kaluara, mund të themi se dy faktorët më ven-dimtarë që ndikojnë në forcimin dhe shtrirjen e ardhshme të demokracisë, — shkruan Han-tingtoni, — do të jenë zhvillimi ekonomik dhe udhëheqja politike. Zhvillimi ekonomik e bën demokracinë të mundur; udhëheqja politike e bën atë reale.»
    --------------------------------------------
    vazhdon
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  7. #7
    Peja o qytet i bekuar
    Anëtarësuar
    28-03-2002
    Postime
    310
    POLITIKA, EKONOMIA DHE PLURALIZMI


    Pjesëmarrja

    Shtetasve nuk mund t'u kërkohet të marrin pjesë në procesin politik. Madje ato janë të lirë të shprehin pakënaqësinë e tyre për të mos marrë pjesë në të. Sido-qoftë, pa energjinë jetike të veprimtarisë së shtetasve, demokracia fillon të dobësohet. Shtetasit e shoqërive demokratike mund të hyjnë në një mori organizatash private, shoqatash dhe grupesh vullnetare. Shumë prej tyre interesohen për politikën shtetërore, dhe megji-thatë të paktë janë ato që kontrollohen ose financohen nga qeveria. E drejta e individëve për t'u bashkuar lirisht dhe për t'u organizuar në lloje të ndryshme grupesh joqeveritare ka rëndësi themelore për demokra-cinë. Kur njerëzit me interesa të përbashkëta mblidhen së bashku, zërat e tyre bëhen të ndjeshëm, kurse mundësitë e tyre për të ndikuar në debatin politik shtohen. Siç shkruan vëzhguesi i madh politik francez i shekullit XIX, Aleksis dë Tokvilë, «Nuk ka vende ku shoqatat nevojiten më shumë për të parandaluar despo-tizmin e fraksioneve ose fuqinë arbitrare të një princi, sesa ato ku ka triumfuar demokracia.»
    Grupet e panumërta që formohen në një shoqëri demokratike mund të klasifikohen në shumë mënyra. Ato grupe, funksioni kryesor i të cilëve është të ushtrojnë presion mbi qeverinë për çështje të veçanta, quhen grupe të interesit ose ndryshe, «grupe me ndikim» (lobbies). Grupet e interesit privat, siç janë shoqatat tregtare, grupet profesionale ose sindikatat kanë zakonisht një qëllim ekonomik në politikën e tyre, ndonëse mund të mbajnë gjithashtu qëndrim politik për çështje që janë shumë larg fushës së tyre, për të cilën ato janë të specializuar.
    Të ashtuquajturat grupe të interesit publik, siç janë organizatat e mjedisit dhe të mbarëvajtjes shoqërore, priren drejt asaj që ato mendojnë se është për të mirën e të gjithëve ose të kolektivit. Kjo nuk i bën grupet e interesit publik më të mençura apo më të virtytshme se ato të interesit privat. Vetëm se shkalla e interesit vetjak në qëndrimet që ato mbajnë ndaj çështjeve publike, është shpesh dytësore.
    Të dyja llojet e grupeve të interesit veprojnë me gjallëri në çdo vend demokratik. Që të dy i kushtojnë rëndësi të veçantë opinionit publik, duke bërë të gjitha përpjekjet për ta zgjeruar rrethin e përkrahësve, si dhe duke u përpjekur njëkohësisht të edukojnë njerëzit dhe të ndikojnë në politikën e qeverisë.
    Grupet e interesit shërbejnë si forcë ndërmjetësuese midis individëve të veçantë dhe një qeverie që është zakonisht mjaft e madhe dhe e shkëputur. Shoqëria demokratike mund të marrë vendime që ndikojnë në mirëqenien e anëtarëve të saj vetëm nëpërmjet bashkë-veprimit të këtyre grupeve, si dhe nëpërmjet procesit të debateve të hapura, konflikteve, kompromisit dhe konsensusit midis tyre.

    Votimi

    Votimi për zgjedhjen e zyrtarëve shtetërorë është forma më e dukshme dhe më e rëndomtë e pjesëma-rrjes në jetën e demokracive të sotme, si dhe më theme-lorja. Një shoqëri mund të quhet demokratike vetëm kur ajo është në gjendje të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të drejta.
    Arsyet që i nxisin zgjedhësit janë po aq të shumta sa edhe shoqëritë dhe interesat që ato përfaqësojnë. Kuptohet qartë se zgjedhësit do të votojnë për kandidatët që përfaqësojnë interesat e tyre, por ato ndikohen gjithashtu edhe nga faktorë të tjerë. Një nga këto është përkatësia në një parti; ato individë që shohin tek një parti politike interesat e tyre, janë më të prirur për të votuar, sesa ato që e quajnë veten të pavarur apo të paparti. Në të vërtetë, në sistemet me përfaqësim proporcional, zgjedhësit mund të votojnë vetëm për një parti politike, por jo për kandidatë të veçantë.
    Ekspertët e shkencave politike kanë zbuluar një sërë faktorësh të tjerë, të cilët mund të ndikojnë në parapël-qimin e zgjedhësve dhe në rezultatet e zgjedhjeve. Kështu për shembull, vendet me sisteme përfaqësimi proporcional, ku çdo votë ndikon në përfaqësimin në legjislaturë, priren që të kenë rezultate më të larta se vendet ku fituesi përcaktohet me shumicën e votave në një zonë të caktuar. Pozita ekonomiko-shoqërore, lehtësia relative për t'u regjistruar si zgjedhës, forca e sistemit partiak, përfytyrimi që krijohet për kandidatin nga mjetet e informacionit, shpeshtësia e zgjedhjeve — të gjitha këto ndikojnë në numrin dhe pjesëmarrjen e zgjedhësve në votime. Në zgjedhjet demokratike, shpesh bëhen përpjekje jo për të përcak-tuar se cili prej kandidatëve gëzon përkrahje më të madhe popullore, por se cili kandidat mund të arrijë të nxisë përkrahësit e tij që ta konkretizojnë mendimin e tyre në votë. Rreziku i përhershëm që mund të lindë nga largimi i dëshirës së zgjedhësve për të votuar, nuk është se nuk do të ketë njerëz që të ushtrojnë funk-sionet shtetërore, por se ata që do t'i ushtrojnë këto funksione, do të zgjidhen nga një numër gjithmonë e më i vogël zgjedhësish.

    Partitë politike

    Partitë politike mbledhin anëtarë, bëjnë emërime dhe organizojnë fushata për zgjedhjen e zyrtarëve shtetë-rorë; hartojnë programe politike për qeverinë, në qoftë se përbëjnë shumicën; bëjnë kritika dhe paraqesin alter-nativa politike, në qoftë se janë në opozitë; sigurojnë mbështetje për politikë të përbashkët midis grupeve të interesit; mësojnë njerëzit si t'i kuptojnë problemet politike; paraqesin struktura dhe rregulla për zhvillimin e debateve në gjirin e shoqërisë. Në disa sisteme politike, faktor me rëndësi në shtimin dhe nxitjen e anëtarëve të partisë mund të jetë ideologjia; ndërsa gjetkë, interesat ekonomike ose pikëpamjet shoqërore mund të paraqesin rëndësi më të madhe se përkushtimi ideologjik.
    Organinizimi dhe procedurat e partive paraqesin ndryshime të mëdha. Në njërin cep të spektrit, në sistemet parlamentare shumëpartiake të Evropës, partitë politike janë organizata me disiplinë të fortë, që udhëhiqen vetëm nga drejtues profesionistë. Në cepin tjetër, ndodhen Shtetet e Bashkuara, ku partitë rivale — Partia Republikane dhe Partia Demokratike, janë orga-nizata të decentralizuara që funksionojnë kryesisht në Kongres dhe në nivelin shtetëror. Kjo gjendje ndryshon çdo katër vjet, kur organizatat e Partisë Republikane dhe të Partisë Demokratike në vend, duke u mbështetur fuqimisht tek vullnetarët, bashkëpunojnë për të organi-zuar fushatat për zgjedhjen e presidentit.
    Partitë politike janë po aq të larmishme sa shoqëritë në të cilat ato veprojnë. Fushatat e zgjedhjeve që zhvi-llojnë ato, janë shpesh të ndërlikuara, zakonisht të gjata, madje nganjëherë edhe pa kuptim. Megjithatë, funksioni i tyre është tepër serioz; ai ka të bëjë me përpunimin e një metode paqësore e të drejtë nëpër-mjet së cilës shtetasit e një vendi demokratik mund të zgjedhin udhëheqësit e tyre dhe të luajnë rol vendimtar në fatin e tyre.

    Protesta

    Në një shoqëri demokratike qytetarët kanë të drejtë të grumbullohen në mënyrë paqësore dhe të protestojnë kundër politikës së qeverisë apo kundër veprimeve të grupeve të tjera me demostrata, marshime, peticione, bojkotime, greva dhe forma të tjera të veprimit të drejt-përdrejtë të shtetasve.
    Veprimet e drejtpërdrejta janë të mundshme për të gjithë në një shoqëri demokratike, por zakonisht janë përdorur nga grupet e shtypura, të papërkrahura apo grupet e pakicave, të cilët kanë qenë të përjashtuar nga çdo mundësi tjetër për të ndikuar në politikën qeveri-tare. Protesta të tilla kanë qenë gjithmonë pjesë e shoqërisë demokratike. Në ditët tona, protestat paqë-sore, që shpesh synojnë të tërheqin vëmendjen e mjeteve të informacionit, përfshijnë një varg të gjatë problemesh, duke filluar nga ndotja e mjedisit deri te armët bërthamore, çështje të politikës ndërkombëtare dhe diskriminimi racial dhe etnik. Formë e veçantë e veprimeve të drejtpërdrejta është e drejta e sindikatave për të organizuar greva kundër punëdhënësve, me të cilët ato kanë mosmarrëveshje që nuk janë zgjidhur me anë të bisedimeve.
    Protestat janë gur prove për çdo shoqëri demokra-tike. Idealet e shprehjes së lirë dhe të pjesëmarrjes së shtetasve në jetën e shoqërisë mbrohen lehtë kur të gjithë tregohen të sjellshëm dhe pajtohen për çështje kryesore. Por kur protestuesit dhe objektet e protestës së tyre nuk pajtohen për çështjet kryesore, mosmarrë-veshje të tilla mund të jenë të zjarrta dhe të acaruara. Në të tilla raste mbetet vetëm një mundësi, ajo e ruaj-tjes së ekuilibrit, e mbrojtjes së të drejtës për lirinë e fjalës dhe të grumbullimit, gjithmonë duke mbrojtur rendin publik dhe duke kundërshtuar çdo orvatje për kërcënim ose përdorim dhune. Të shtypësh një protestë paqësore në emër të ruajtjes së rendit, do të thotë t'i hapësh rrugën shtypjes; të lejosh protesta të shfrenuara e të dhunshme, do të thotë t'i hapësh rrugën anarkisë.
    Për arritjen e një ekuilibri të tillë nuk mund të jepen formula magjike. Në fund të fundit, një gjë e tillë varet nga përkushtimi i shumicës për të mbrojtur institu-cionet e demokracisë dhe parimet e të drejtave të individit. Shoqëritë demokratike janë në gjendje të përballojnë edhe mosmarrëveshjet më të hidhura midis shtetasve, me përjashtim të atyre mosmarrëveshjeve që kanë të bëjnë me përligjjen e vetë demokracisë.

    Mjetet e informacionit

    Të qeverisësh do të thotë të komunikosh. Ndërkohë që shoqëritë moderne bëhen akoma dhe më të mëdha dhe më të ndërlikuara, në fushën e komunikimit dhe të debatit politik mbizotërojnë gjithmonë e më shumë mjetet e informacionit: radioja dhe televizioni, gazetat, revistat, librat, madje edhe qendra të kompjuterizuara të dhënash.
    Mjetet e informacionit në një vend demokratik kanë një sërë funksionesh që përkojnë, por që dallohen qartë nga njëri-tjetri. Njëri prej këtyre funksioneve është të informojë dhe të edukojë. Për të gjykuar drejt mbi poli-tikën shtetërore, njerëzve u nevojitet informacion i saktë, i shpejtë dhe i pashtrembëruar. Duke qenë se mendimet janë nga më të ndryshmet, njerëzve u duhet të ballafaqohen me një numër të madh pikëpamjesh. Kjo luan rol me rëndësi gjatë fushatave elektorale, në një kohë kur numri i zgjedhësve që kanë mundësi të shikojnë, dhe aq më pak të bisedojnë vetë me kandi-datët, është i paktë. Për këtë arsye, që të mund të kuptojnë problemet dhe të sqarohen për pozitat në të cilat qëndrojnë kandidatët dhe partitë e tyre politike, ato duhet të bazohen te gazetat dhe televizioni.
    Funksion tjetër i mjeteve të informacionit është të mbikëqyrin qeverinë dhe institucionet e tjera të fuqishme të shoqërisë. Duke iu përmbajtur një niveli të caktuar pavarësie dhe paanshmërie, ndonëse jo në mënyrë të përsosur, mjetet e informacionit mund të zbulojnë të vërtetën që shtrihet pas pretendimeve të qeverisë dhe të vënë përpara përgjegjësisë zyrtarët shte-tërorë për veprimet e tyre.
    Por mjetet e informacionit mund të marrin pjesë më aktive në debatin shtetëror. Nëpërmjet kryeartikujve ose reportazheve, mjetet e informacionit mund të luftojnë për zbatimin e një politike të veçantë, që sipas tyre është e nevojshme. Ato mund të shërbejnë gjithashtu edhe si forum ku organizatat dhe individët të mund të shprehin mendimet e tyre nëpërmjet letrave në redaksi dhe botimit të artikujve me pikëpamje të kundërta.
    Komentuesit theksojnë edhe një rol tjetër gjithmonë edhe më të rëndësishëm të mjeteve të informacionit — «përpilimi i çështjeve kryesore». Përderisa nuk mund të japin njoftime për gjithçka, mjetet e informacionit vendosin se për cilat probleme duhen dhënë njoftime dhe për cilat jo. Me pak fjalë, ato vendosin se çfarë shërben si lajm dhe çfarë jo. Nga ana e tyre, këto vendime ndikojnë mbi rëndësinë që populli i jep një problemi të caktuar. Ndryshe nga vendet ku mjetet e informacionit kontrollohen nga qeveria, mjetet e informacionit në një vend demokratik nuk mund t'i shtrembërojnë apo të mos i përfillin faktet sipas dëshirës së tyre. Në fimd të fundit, kundërshtarët e tyre, si dhe vetë qeveria, janë të lirë të tërheqin vëmendjen drejt çështjeve të tyre kryesore.
    Të paktë janë ata që theksojnë se mjetet e informa-cionit i kryejnë këto funksione gjithmonë me përgje-gjësi. Korrespondentët e gazetave dhe të televizionit mund të përpiqen për të arritur një nivel paanshmërie, por megjithatë lajmet kalojnë nëpër paragjykimet dhe ndjenjat e individëve dhe të ndërmarrjeve për të cilat ata punojnë. Ato mund të jenë të bujshme, të përcipta, të pasakta, ndërhyrëse dhe provokuese. Kjo nuk mund të zgjidhet duke hartuar ligje që japin ndonjë përkufizim arbitrar të përgjegjësisë, apo duke pajisur me leje të veçanta gazetarët, por duke zgjeruar bashkëbisedimin e hapur, me qëllim që shtetasit të mund ta dallojnë bykun e shtrembërimeve dhe të retorizmit dhe të gjejnë farën e së vërtetës. Më 1919, Olivër Uendëll Holmzi i Ri, gjykatës i shquar në Gjykatën e Lartë të Shteteve të Bashkuara, ka thënë: «Prova më e mirë e së vërtetës është aftësia e mendimit për t'u pranuar në konkurrencën e tregut.»

    Demokracia dhe ekonomia

    Demokracia nuk nënkupton ndonjë doktrinë të veçantë ekonomike. Qeveritë demokratike i kanë pranuar njëlloj, si socialistët e përkushtuar, ashtu edhe ekono-mistët e tregut të lirë. Në të vërtetë, pjesa më e madhe e debateve në çfarëdo shoqërie demokratike, ka të bëjë me rolin e duhur që qeveria duhet të luajë në ekonomi. Sidoqoftë, do të ishte më mirë të thuhej se përgjithë-sisht përkrahësit e demokracisë e konsiderojnë lirinë ekonomike si elementin bazë në çfarëdo shoqërie demokratike. Një fakt i tillë nuk i ka penguar problemet ekonomike të bëhen forcë kryesore dalluese, madje përcaktuese, e «së majtës» dhe e «së djathtës» në veprim-tarinë politike të ditëve tona.
    Kështu për shembull, socialdemokratët theksojnë se thelbi i politikës ekonomike të qeverisë është nevoja për barazi dhe mirëqenie shoqërore. Në të kaluarën, kjo ka bërë që qeveria të zotërojë elementët kryesorë të ekonomisë kombëtare, si për shembull: telekomunika-cionin, transportin dhe industrinë e rëndë. Socialdemo-kratët i kërkojnë gjithashtu qeverisë të sigurojë ndihma mjeksore, ndihma për të papunët dhe ndihma të tjera për lehtësimin e gjendjes së atyre që kanë nevojë. Krejt ndryshe, partitë politike centriste dhe konservatore i japin zakonisht rëndësi shumë më të madhe ekonomisë së tregut të lirë, të papenguar nga kontrolli apo ndërhyrja e qeverisë, si mjeti më i efektshëm për arritjen e zhvillimit ekonomik, përparimit teknologjik dhe mirëqenies së përgjithshme.
    Megjithatë, të gjitha palët në debatin ekonomik kanë praktikisht terren të përbashkët më të madh sesa ato mund të kenë në vrullin e diskutimeve politike. Si partitë e së majtës, ashtu edhe partitë e së djathtës për shembull, e pranojnë rolin e rëndësishëm që luan lëvizja sindikaliste, kur është e pavarur nga qeveria. Punëtorët në një shoqëri të lirë kanë mundësi të formojnë ose të hyjnë në sindikata për të përfaqësuar interesat e tyre në bisedimet me punëdhënësit për çështje të tilla si: pagat, ndihma shëndetësore dhe pensionet, kushtet e punës dhe mënyra e paraqitjes së ankesave.
    Asnjë shtet demokratik i kohës sonë nuk ka një sistem ekonomik që të jetë: ose plotësisht pronë e shtetit, ose krejtësisht i pavarur nga ai. Të gjithë para-qesin një përzierje të iniciativës private dhe të mbikëqy-rjes qeveritare. Të gjithë mbështeten fuqimisht në mekanizmin e një tregu të lirë, ku çmimet nuk caktohen nga qeveria, por nga vendimet e pavarura të mijëra blerësve dhe prodhuesve, të cilët bashkëveprojnë çdo ditë mes tyre.
    Partitë politike të së majtës, ndonëse përgjithësisht socialdemokrate nga drejtimi, e pranojnë se tregu i lirë, duke vepruar sipas parimit të ofertës dhe kërkesës, ështëkryemotori i zhvillimit dhe i lulëzimit ekonomik. Po ashtu edhe partitë centriste, ndonëse përgjithësisht janë kundër ndërhyrjes së qeverisë në planifikimin e prodhimit dhe kundër pronësisë së prodhimit prej saj, e kanë pranuar përgjegjësinë e qeverisë në drejtimin e disa aspekteve të ekonomisë si: sigurimi i ndihmës për të papunët, i ndihmës mjekësore dhe i ndihmave të tjera për mbarëvajtjen e shtetit; zbatimi i një politike taksore për mbështetjen e zhvillimit ekonomik. Rrje-dhimisht, ekonomia e vendeve demokratike të kohës sonë, ndonëse e ndryshme në detaje, ka tipare të përbashkëta.
    Rrënimi, gjatë viteve të fundit, i ekonomisë së plani-fikuar nga qendra në shumë vende të botës, e ka thek-suar me forcë rolin e ekonomisë së tregut. Me sa duket, liria mbetet element i domosdoshëm jo vetëm në poli-tikë, por edhe në ekonomi. Sipas ambasadorit të Shte-teve të Bashkuara pranë Komisionit të së Drejtave të Njeriut në Kombet e Bashkuara, «Suksesi ekonomik nuk mund të garantohet vetëm nga liria. Ndërsa dësh-timi ekonomik garantohet me siguri nga shtypja.» Qoftë edhe në ato raste të rralla kur regjimet autoritare kanë mundur të bëjnë hapa të rëndësishme në zhvi-llimin ekonomik, ato u kanë dhënë shtetasve liri ekono-mike, duke ua mohuar atyre të drejtat politike. Jo vetëm kaq, por përgjithësisht suksesi nuk e ka forcuar pushtetin e regjimit, por ka shtuar, si në rastin e Kilit dhe të Tajvanit, kërkesat e popullit për liri politike, krahas lirisë ekonomike.
    Në shoqëritë demokratike, për probleme ekonomike do të vazhdohet të diskutohet në të ardhmen me të njëjtën gjallëri si në të kaluarën. Por gjithmonë e më shumë, diskutimet nuk po përqendrohen në alterna-tivën e dështuar të ekonomisë së planifikuar nga shteti, por në sigurimin e të mirave të ekonomisë së tregut të lirë për të gjithë shtetasit, në një botë përherë e më të ndërvarur. (Trajtimi më i plotë i problemeve ekono-mike bëhet në vëllimin «Çfarë është ekonomia e tregut?», i cili do të botohet në muajt e ardhshëm.)

    Zërat

    Në shoqëritë demokratike janë krijuar mendime të ndryshme mbi natyrën e njeriut. Sipas njërit prej tyre, populli është në gjendje të vetëqeveriset në mënyrë të drejtë dhe të lirë, në qoftë se i krijohen mundësitë. Sipas një mendimi tjetër, çdo shoqëri përfshin një larmi të madhe interesash dhe individësh, që meritojnë t'u dëgjohet zëri dhe t'u respektohen pikëpamjet. Si përfimdim mund të thuhet se të gjitha demokracitë e shëndosha kanë diçka të përbashkët: ato janë të zhurmshme.
    Presidenti Xhorxh Bush e ka përshkruar larminë e madhe të organizatave vullnetare në Shtetet e Bashkuara si «mijëra pika drite». Kjo metaforë i përshtatet edhe larmisë ose pluralizmit të shoqërive demokratike kudo. Zërat e demokracisë përfshijnë zërin e qeverisë, zërin e përkrahësve dhe sigurisht, edhe zërin e kundërshtarëve të saj politikë. Atyre u bashkëngjiten edhe zërat e sindikatave, të grupeve të organizuara të interesit, të shoqatave të komuniteteve, të mjeteve të informacionit, të dijetarëve dhe të kritikëve, të udhëhe-qësve fetarë dhe të shkrimtarëve, të shoqërive të vogla dhe të korporatave të mëdha, të institucioneve fetare dhe të shkollave.
    Të gjitha këto grupe janë të lira të ngrejnë zërin e tyre dhe të marrin pjesë në procesin politik demokratik, në shkallë lokale apo kombëtare. Në këtë mënyrë, politika demokratike vepron si një filtër nëpërmjet të cilit kërkesat e zëshme të shtresave të ndryshme të popullit shndërrohen dalëngadalë në politikë shtetërore. Ish-presidenti Xhimi Karter ka thënë: «Përvoja e demo-kracisë është si përvoja e vetë jetës — në ndryshim të pandërprerë, e pafundme në larminë e saj, nganjëherë e vrullshme, por edhe më e vyer, sa më shumë t'i ketë bërë ballë vështirësive.»

    -----------------------------------------------------

    Demokracia në vetvete nuk garanton asgjë. Ajo paraqet mundësi për të fituar, por edhe rrezik për të dështuar. Sipas shprehjes kumbuese, por edhe të mprehtë të Tomas Xhefërsonit, premtimi që bën demokracia është «jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë.»
    Në këtë mënyrë, demokracia është njëkohësisht premtim dhe sfidë. Ajo është premtim se duke punuar bashkarisht, qeniet njerëzore mund të vetë-qeverisen në mënyrë të atillë që i shërben aspiratave për liri personale, zhvillim ekonomik dhe drejtësi shoqërore. Ajo është sfidë, sepse suksesi i nismës demokratike varet nga vetë shtetasit dhe nga askush tjetër.
    Qeverisja e popullit dhe nga populli do të thotë se shtetasit e një shoqërie demokratike ndajnë me të, të mirat dhe të këqijat. Duke marrë përsipër përgjegjësinë e vetëqeverisjes, një brez përpiqet të mbrojë ligjshmërinë, e fituar me vështirësi, të lirisë së individit, të të drejtave të njeriut dhe të sundimit të ligjit për brezin tjetër. Në çdo shoqëri dhe në çdo brez, njerëzit duhet ta fillojnë rishtas veprën e demokracisë, duke marrë parimet e së kaluarës dhe duke i zbatuar ato në praktikën e një epoke të re dhe të një shoqërie në ndryshim.
    Xhozef Brodski, poet rus dhe fitues i çmimit «Nobel», ka shkruar: «Një njeri i lirë nuk fajëson askënd, në qoftë se dështon.» Kjo vlen edhe për shtetasit e një shoqërie demokratike, të cilët, përfundimisht, duhet të mbajnë përgjegjësi për fatin e shoqërisë në të cilën kanë dashur vetë të jetojnë.
    Më në fund, kemi kështu qeverinë që meritojmë

    -----------------------------------------------
    fund

    Falënderime
    Agjencia e Informacionit e Shteteve të Bashkuara (USIA) dëshiron të falënderojë Çester E. Finin e Ri, drejtor i Rrjetit të Përsosmërisë Arsimore në Universitetin e Vanderbiltit, Methju Gendëllin, bashkëpunëtor shkencor pranë Rrjetit të Përsosmërisë Arsimore dhe Erik Çenouedhin, bashkërendues i Federatës Amerikane të Arsimtarëve për programin «Mësimi i demokracisë në kuadrin ndërkombëtar», për ndihmesën e tyre në përgatitjen e këtij botimi
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  8. #8
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Thash dhe une te marr pjese ketu, pasi qe e shof se ia vlen. Me leje....


    HYRJE

    Demokracia bashkohore sot as qe mund te paramendohet pa partite politike dhe zgjedhjet e lira .Pra partite politike shikuar si nga aspekti teorik ashtu dhe nga aspekti praktik jane kategori te pashmangshme per funksionimin e mirfillte te shteteve bashkohore dhe strukturave te tyre.Ato jo vetem qe u mundesojne qytetareve qe te jene pjesmares ne garat per funksione politike,si kandidat te mundshem ose duke u percaktuar per ndonje opcion te caktuar,por gjithsesi jane I vetmi instrument qe ndihmon ndryshimin e qete te strukturave udheheqese shtetrore.Pa dyshim partit politike krahas shtetit ,jane subjekte me te organizuara qe e bejne demokracine bashkohore sit e tille.
    Ato prej paraqitjes se tyre e ketej kane ndikuar me shume se xhdo structure tjeter e organizuar ne kahjet zhvillimore te shoqerive konkrete,si dhe ne proceset e perditshme te jetes politike duke treguar nje afersi te jashte zakonshme te pershtatshmerise ne rethanat e reja shoqerore.
    Te gjitha analizat e partive politike bejne te qarte se paraqitja e partive politike nuk ishte rastesi por ishin rezultat I nevojave shume te thella te jetes bashkohore politike.
    Megjithate ,partite politike nuk ishin rezultat I rethanave te caktuara ,por njeherit ato paraqesin force te organizuar qe ndikon ne ndryshimin e rethanave shoqerore.Andaj per tu njoftuar ne menyre sa me cilesore me veprimin e partive politike ne nje shoqeri nk mjafton te vihet vetem forma e sistemit politk por aq eshte e rendesishme qe te dihet numri dhe natyra e partive politike si dhe raportet qe krijohen midis tyre gjate veprimit praktik ne jeten bashkohore.


    Demokracia


    "Demokracia është forma më e keqe shtetërore, me përjashtim të të gjitha të tjerave". Ky citat rrjedh nga ish-kryeministri britanik Uinston Çërçill. Ai konkretizon gjendjen faktike: Një demokraci perfekte nuk ekziston askund. Pavarësisht nga të gjitha kritikat, demokracia është procesi më i suksesshëm drejt zgjidhjes paqësore të konflikteve. Kudo në botë, njerëzit mbështeten tek ajo, në rajone dhe sistemeve te ndryshme. Demokracia jeton nga bashkëpunimi i qytetarëve. Kusht për angazhim është njohuria. Mundësinë e përfshirjes e kanë vetëm ata, të cilët kanë njohuri bazë mbi mekanizmat dhe institucionet e shtetit demokratik. Për këtë arsye, transmetimi i këtyre njohurive është një ndër detyrat më të rëndësishme të edukimit politik, qëllimi i të cilit është pjekuria e qytetarit.
    greqisht, ("sundim i popullit"),eshte formë shtetërore, në të cilën pushteti del nga populli dhe (apo) ushtrohet direkt apo indirekt prej tij. Në Evropë, demokracia u zhvillua në fillim në qytet-shtetet greke si demokraci direkte apo e drejtpërdrejtë. (...) Demokracia moderne doli në fillim nga luftërat besimtare kalviniste të shek. VII, posaçërisht në Skoci, Angli dhe në Holandë, vende këto, në të cilat komuna u bë mbajtëse e jetës fetare dhe politike, si dhe nga doktrina iluministe, kryesisht nga pikëpamjet e tij mbi lirinë dhe barazinë e të gjithëve dhe nga rëndësia normative e mendimit të arsyeshëm të çdonjërit mbi shtetin dhe shoqërinë. Mësimet e Zh. Zh. Rusosë mbi sovranitetin e popullit si e drejtë e drejtpërdrejtë dhe e patjetërsueshme e popullit.
    Që nga viti 1945, në Evropë dhe në pjesët tjera të globit kemi një përhapje të formës perëndimore liberale të demokracisë kundrejt rregullimeve autoritare sunduese. Në vitin 1945, pas katastrofës së shkaktuar nga diktatura nacionalsocialiste dhe fashiste, u duk se u mposht kriza e demokracisë liberale, pas dështimeve të njëpasnjëshme të periudhës në mes viteve 1922 dhe 1939. Diktaturat e shumta - Spanja, Portugalia, Greqia, Kili, Argjentina, Uruguaji - u transferuan në dhjetëvjetëshet e fundit në demokraci.
    Fitorja e demokracisë u duk me rënien e sistemeve "real-socialiste" të Evropës Lindore dhe asaj të Mesme që nga viti 1989. Mirëpo, pikërisht ky shembull e bën të qartë domosdoshmërinë e një angazhimi kritik me demokracinë. A nuk e quanin këto sisteme veten "Demokraci popullore" apo "socialiste"?. Që nga koha kur atje u bë marksizëm-leninizmi baza e vetme ideologjike e pluralizmit dhe ekonomia e planifikuar u shkëput nga ekonomia e tregut, u bë e qartë edhe lidhja në mes demokracisë, lirisë personale dhe sigurisë sociale. Shumë njerëz kanë vështirësi të mundin shpirtërisht ndryshimin dhe ta pranojnë formën e re të demokracisë. Në këtë mënyrë, pikërisht në kohën e triumfit u paraqitën rreziqe të reja, të cilat duhet të kihet parasysh. Kjo bëhet më së miri duke analizuar historinë e lindjes së demokracisë, e cila, në rrjedhën e ekzistencës së saj iu nënshtrua një serë ndryshimesh dhe ballafaqimesh. Asaj gjithherë i kanoset rreziku, sepse asnjë rend tjetër politik nuk është aq i varur si ajo nga konsensusi i qytetarëve. Mirëpo jo vetëm padija, por edhe kuptimi i gabuar dhe i idealizuar i një demokracie harmonike e cila funksionon pa probleme mund të qojnë deri tek kthimi i dëshpëruar, nëse nuk arrihet të bëhet dallimi mes idealit dhe realitetit. Demokracia është shndërruar në diçka historike. Ajo është zhvilluar deri në formën e tanishme dhe me siguri se do të ndryshojë edhe më tutje. Këtu duhet të bëhet përpjekja për të paraqitur zhvillimin e demokracisë dhe të bëhet e qartë, se nuk bëhet fjala këtu për një rend ideal shtetëror dhe shoqëror, por për faktin, se duke u nisur nga përvoja e historisë, sot është e mundur vetëm një rend i tillë dinjitoz shtetëror dhe juridik. Rreziku për demokracinë nuk qëndron në rend të parë në rrëzimin e saj nga diktatura. Ajo rrezikohet më tepër nga çmenduria masive e verbër ideologjike. Demokracia mund të mposhtet në mënyrë "demokratike" dhe të drejtohet në drejtim të kundërt, në një sundim të vetëarsyetuar me padrejtësi.

    (bibliografia: http://www.dadalos.org/alb/demokracia/
    dhe libri Partite politike dhe demokracia nga dr.pr Etem Aziri)

    Pergatitur nga une
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 14-08-2005 më 23:17
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Demokracia Ne Kulturen Shqiptare

    E Hene, 30 Maj 2005


    DEMOKRACIA NE KULTUREN SHQIPTARE

    Dr. Luan Zyka


    Nese pranojme se zhvillimi i shoqerise ne boten perendimore shenon nivelin me te larte qe ka njohur njerezimi deri sot, atehere pa medyshje kjo i perkushtohet kultures demokratike, mbi themelet dhe me frymen e se ciles perendimi ka kryer kete arritje historike ne gjithe elementet e jetes se tij; sociale, ekonomike, dhe politike.

    Rrenjet e zhvillimit te demokracise shkojne thelle jo vetem ne te shkuaren, por gjithashtu sot po perhapen edhe ne vendet e tjera jashte zones gjeografike te perendimit klasik "kryesisht Europes Perendimore dhe Sh.B.A.), sidomos tani pas mbarimit te Luftes se Ftohte kur shume shtete dhe kombe te tere, si ish shtetet komuniste, mjaft vende aziatike deri edhe shtete muslimane, jane futur ne udhen e demokratizimit te tyre..

    Ecuria e deritashme e proceseve demokratike ne keto vende, me gjithe problemet e ndeshura ku me te shumta e ku me te mprehta, eshte me kah pozitiv, perfshire edhe Shqiperine tone. Ky fakt tregon se perzgjedhja politike e ketyre popujve nuk u ngrit mbi rere, nuk eshte injektuar nga jashte, sepse perndryshe do te kishte deshtuar dhe ata do te zbatonin skema te tjera jo demokratike ne trupin e organizimit te tyre shoqeror. Por keta popuj, ashtu edhe si popujt e perendimit klasik, gjeten lende te pare demokracie ne kulturen e tyre shoqerore, te perpunuar ku me shume e ku me pak, mbi te cilen po hedhin bazat e zhvillit te tyre demokratik. Pra, kultures se tyre shoqerore nuk i mungon tharmi demokratik.

    Ky fakt deshmon se kultura demokratike si "dhurate hyjnore" eshte e pranishme ne trupin e cdo shoqerie njerezore. Kur flasim ketu per kulturen demokratike kuptojme kulturen shoqerore te nje populli e cila se pari shprehet ne aftesine e organizimit te tij shoqeror. Kultura shoqerore permban ne vetvete, ne genet e saj, kulturen shpirterore te nje populli, duke formuar embrione te gjalla dhe te trasheguara prej thellesive historike te ekzistences dhe zhvillimit te vet.

    Nga kjo pikpamje, historia e civilizimit shqiptar paraqet nje fenomen me vete me kundershti te cuditshme. Nga njera ane verejme pranine e mjaft dukurive civilizuese sic jane edhe kanunet e ndryshme, me kryesorin ate te Lek Dukagjinit, per rregullimin ligjor te jetes se perditshme, pra nje nivel i larte organizimi te vendosur para shekujsh. Ndersa nga ana tjeter jemi deshmitare te veshtiresise se organizimit demokratik te shoqerise se sotme shqiptare.

    Mes kesaj kundershtie, e cila ndricon dhe hijezon kulturen tone demokratike, ngrihet nje nga monumentet e gjalle te kultures shpirterore te shqiptareve; kenga polifonike. Nje diamant ne gjirin e kultures sone; jo vetem nga rrezellimet shumengjyreshe te saj, jo vetem nga vlera "nuk matet me vlera tregu), por kryesisht nga thelbi i saj i cili shprehet ne te gjitha anet, ngado qe e shikon.

    Jane te shumte muzikologet, shqiptare dhe te huaj, te cilet e kane hulumtuar nga prizmi muzikor k-ngen polifonike me natyren e saj te vecante pentatonike me rrenjet thelle ne prehistorine pellasgjike. Te tjere studjues jane marre me prizmin poetik, te tjere akoma me tematiken e saj. Por ajo lende qe i bashkon te gjitha anet e prizmit te ketij diamanti shqiptar eshte vete thelbi i saj, natyra demokratike e ndertimit dhe shprehjes se kenges polifonike.

    Kenga polifonike perben kroniken e jetes se pothuajse gjysmes se kombit shqiptar, bile edhe me gjere; thuhet se kendohet edhe te shqiptaret e veriut, si edhe tek arbereshet. Ajo shoqeron tere ndodhite dhe veprimtarine e jetes se labit, toskes, bregdetasit, qytetarit gjirokastrit, mallakastriotit, skrapalliut, permetarit edhe gramshiotit duke perbere ne kete menyre axhenden e plote te jetes, e cila i jep keshtu permasen gjithepermbledhese te saj.

    Kenga polifonike kendohet nga te gjitha moshat e popullsise, ku cdonjerit i jepet mundesia, pavarsisht gjendjes ekonomiko-shoqerore, moshes dhe seksit, te shpreh mendimin, mallin dhe dertin e tij duke marre keshtu karakter mbarepopullor, pra rolin e nje kuvendi popullor.

    Kenga polifonike nuk mund te kendohet nga goja e nje njeriu te vetem, qofte ai me i pari, me i mencuri, me i forti apo edhe me i pasuri mes te tjereve. Vete fjala e saj e thote; polifoni = shumezereshe. Kjo perben skeletin kryesor demokratik te saj sepse nuk mund te formohet pervecse nga bashkepunimi i shume njerezve.

    Dhe cfare bashkepunimi ! Shikoni si jane vendosur pjesmarresit ne te; gupi kryesor qe merr kengen i pari, si Dhome e Pare e Senatit, me pas grupi i dyte; Dhoma e Dyte e Senatit qe mban ison dhe qe eshte i hapur per te gjithe pjesmarresit. Dhoma e Pare ne vetvete ka gjithe elementet e nje trupi legjislativ te shprehur ne tonet dhe ngjyrimet ndryshme zanore; marresi qe i'a nis, pritesi nga ana tjeter dhe ne mes sapo hyn thyesi prej sfondit madheshtor vjen jehone e isos qe i ve vulen ketij kuvendi te madh. Dhe vetem kur cdonjeri ka thene fjalen e vet, ate fjale te blatuar me shpirt e mendim, me marrje dhe hedhje, thyerje dhe pohim, ne nje debat te tere harmonik eshte formuar ajo, kenga polifonike, e cila tanime ka mandatin ligjor mbarepopullor per te dale duke cuar ane e mbane mesazhin e vet.

    Ajo jo vetem eshte e gjalle, por ne nje haperise gjeografikisht te vogel si Shqiperia e Jugut ka ngjyrimet dhe nivelet e saj; me e thjeshta eshte dy zereshe, pastaj tre zereshe duke u perfeksionuar ne kater zereshin e kenges pleqerishte gjirokastrike dhe ate te Meco Mukes se Bregut te Detit. Ky zhvillim tregon se geni i saj jo vetem qe funksionon por evolun ne forma me te larta zhvillimi. Studjuesit thone se sipas skemes se kenges polifonike kemi edhe lindjen e sazeve polifonike bile edhe te valleve polifonike.

    Pra, ky diamant i kultures shqiptare perben njekohesisht edhe nje embrion sa te lashte, aq edhe te gjalle, krijues dhe formues jo vetem ne llojin e vet zanor por deri ne tingullin muzikor dhe ritmin kercimor. Me te njejten thelb, me te njejten natyre polifonike ku bashkjetojne individi me masen, monofonia me simfonine.

    Simfoni e demokracise ! A nuk i ngjan ne thelb kenga polifonike organizimit te shoqerive demokratike me ne krye organin e vet kuvendin, me qendrat e tjera te pushtetit dhe pjesmarrja e drejtperdrejte e popullit ne to!?. Une nuk mund te them se kush eshte krijuar ne fillim; prizmi shpirteror apo prizmi shoqeror i ketij diamanti t-_ltures shqiptare. Edhe shtjellimi i kesaj ceshtjeje ka rendesine e vet. Por me domethenese dhe me e rendesishme se ekzistenca e ketij diamanti si deshmi e kultures demokratike shqiptare, eshte natyra e tij embrionale civilizuese si shembull dhe shprese per zhvillimin demokratik te shoqerise sone.

    Marre Koha Jone.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #10
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anëtarësuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Demokracia – nocioni pa realitet

    Vërejtja e parë që mund t’i bëhet demokracisë është fakti se ajo është një term që nuk ngërthen në vete realitet. Dua të them: nëse të thuhet për ndonjë sistem politik se është diktatorial apo fetar për shembull, menjëherë do të kuptosh se çka kihet për qëllim me ato nocione. Ky parafytyrim i yti do të jetë konform me realitetin me të cilin përshkruhet. Mirëpo, nuk është e njëjta gjë me demokracinë, sepse kuptimi i saj siç aludon vetë emri, dhe siç e dijnë teoricientët dhe politikanët e mëdhenj të këtij drejtimi, është: pushteti i popullit. Megjithë këtë, realiteti praktik i këtij sistemi politik, pa marrë parasysh të mirat apo të këqiat e tij – vërteton se nuk është pushtet i popullit:

    E para: për arsye se vetë koncepti “popull” është i paqartë siç theksojnë disa teoricientë të shquar të demokracisë. Vëni re se ç‘thotë Robert Dal i cili ndoshta është autor i studimit më përfshirës amerikan mbi Demokracinë e për të cilin u shkruajt në kopertinën e librit të tij nga i cili do të shkëpusim disa fjalë, epiteti: “ndër politikologët më të shquar të kohës tonë”. I njëjti fitoi dy shpërblime të mëdha për këtë vepër. Ai thotë: “thirrësit në Demokraci - duke i përfshirë edhe filozofët e politikës – dallohen me faktin se ata imagjinojnë premisën se vërtet ekziston populli. Ata konsiderojnë se populli është një realitet të cilin e krijoi Historia. Mirëpo ky realitet është çështje e dyshimtë, siç ishte e dyshimtë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1861 kur çështja përfundoi me përdorim të dhunës jo me vullnet të lirë apo njëmendësi. Supozimi i ekzistimit të popullit dhe gjërat që ndërtohen mbi këtë supozim janë pjesë të teorisë së demokracisë imagjinare”. (1)

    E dyta: për arsye se populli nuk ka sunduar ndonjëherë dhe nuk do të jetë sundues; një gjë e tillë është e pamundur. Merr për këtë disa dëshmi të ithtarëve të demokracisë:

    Demokracia ideale është demokracia e drejtpërdrejtë siç quhet, për të cilën thuhet se është praktikuar në Athinë, shteti i parë demokratik që u themelua në shekullin e pestë para erës sonë. Quhej “e drejtpërdrejtë” sepse “populli” tubohej 40 herë në vit për t’i diskutuar të gjitha çështjet e rrëndësishme politike drejtpërdrejt, e pastaj për të vendosur. Megjithkëtë përsëri nuk ka vendosur populli:

    1- sepse ata që kanë themeluar sistemin demokratik kanë qenë grup i vogël të cilët kanë vendosur se kush përfshihet në nocionin popull i cili vendos dhe kush nuk përfshihet. Përjashtuan gratë, robërit dhe çdonjërin që kishte prejardhje joathinase sa do gjatë që kishte jetuar aty. Ata që kishin të drejtë për pjesmarrje politike ishin një përqindje e vogël e popullit. (2)

    2- Për t’u mbajtur mbledhja duhej së paku të prezentonin 6000 mijë prej 36000 anëtarëve, që do të thotë se vendimet që janë marrë nuk kanë qenë me mendimin e të gjithë atyre që kanë patur të drejtën e mendimit.

    3- Kohëzgjatja e mbledhjes nuk ishte më tepër se 10 orë, që jep të kuptojmë se ka qenë e pamundur pjesmarrja e të gjithëve në diskutime. Përparësi kishin disa udhëheqës të tyre kurse të tjerët ishin vetëm pauses.

    Pasi që sistemi demokrat rilindi në shekullin e 18 në Europë, ishte e pamundur që të funksionoj e njëjta demokraci si ajo e Athinës për shkak shtimit të madh të popullsisë dhe vështirësisë për t’u tubuar. Mirëpo në vend që të thuhet se demokracia – vendosja e popullit – është e pamundur në këtë kohë, le të kërkojmë ndonjë sistem tjetër që përputhet me realitetin tonë.

    Disa, duke bërë dredhi, demokracinë e Athinës e quajtën “Demokraci e Drejtpërdrejtë” dhe propozoi që demokracia moderne të jetë “jo e drejtpërdrejtë” apo “përfaqësuese”, që nënkupton: Demokraci ku populli zgjedh një grup të vogël që do ta përfaqëson atë dhe do të gjykoj në emër të tij. Kjo dredhi duhej patjetër të ndodhë, sepse u paraqit kriza e udhëheqësisë; kush meriton të udhëheqë, të urdhëroj, të ndaloj dhe fjala e tij të jetë përfundimtare?

    Udhheqësia, më herët, ishtë në duar të mbretërve. Ata e konsideronin këtë, të drejtë të tyre të cilën ua kishte dhënë Zoti; sepse njerëzit më herët ishin besimtarë. Ata besonin se udhëheqësia i takon Zotit apo atij që ia jep Zoti. Mirëpo njerëzit më nuk besonin pas revolucionit të madh ideologjik që ngjau në shekullin e tetëmbëdhjetë, porosia kryesore e të cilit ishte: zhveshja nga ligji i fesë në çdo sferë të jetës. Më pas nuk pati zëvendës për udhëheqësinë e Zotit apo të mbretërve të emruar nga Zoti, përveç që të thuhet se udhëheqësia i takon popullit. Ai jep fjalën e fundit lidhur me atë që duhet të jetë apo që nuk duhet të jetë. Me këtë, Demokracia përfaqësuese, domosdo doli më e largët se demokracia e drejtpërdrejtë kur ishte në pyetje pushteti i popullit, për arsyet që vijojnë:

    1- Sepse pushteti ka dy kuptime: pushteti ligjdhënës dhe pushteti ekzekutiv. Sipas cilit kuptim populli gëzon pushtetin? Nuk mund të jetë sipas kuptimit të dytë, sepse s’mund që tërë populli të jetë kryetar shteti, kuvendi apo udhëheqës ushtrie. Filozofi françez Rousso ishte i pari që përqeshi Demokracinë me kuptim “pushteti ekzekutiv” duke thënë: nëse shikojmë me precizitet kuptimin e fjalës Demokraci, do të vërejmë se asnjëherë nuk ka patur Demokraci të vërtetë, dhe nuk do të ketë. Është në kundërshtim më sistemin e natyrës që shumica të sundojë pakicën. Nuk mund të parafytyrohet që populli çdoherë të mblidhet për të kaluar kohën e tij në administrimin e çështjeve publike. Është shume e qartë se nuk mund që të ketë komisione të veçanta për këtë qëllim përveç me ndryshimin e sistemit të administrimit. (3)

    2- Pra nuk mbeti vetëm se pushteti ligjdhënës, kurse populli nuk është ligjdhënësi në Demokracinë përfaqësuese, porse zgjedh ligjdhënësit. Po lexojmë për së dyti Ruson duke u tallur më këtë gjë: “populli anglez e konsideron veten të lirë, mirëpo hatashëm gabon. Ai është i lirë gjatë zgjedhjes së organeve të parlamentit dhe me vetë zgjedhjen ata bëhen robër dhe asgjë tjetër. Mënyra se si i shfrytëzojnë këto momente të shkurtëra të lirisë me të cilat kënaqen aludon vërtet se ata meritojnë ta humbin atë liri.” (4)

    3- Për arsye se përfaqësuesit e popullit nuk janë vetë populli edhe nëse ata zgjedhen me koncenzusin e tij. Ndoshta do të ishte e logjikshme sikur të gjithë përfaqësuesit të mblidheshin për të marrë mendimin e atyre që i përfaqësojnë për një çështje, mirëpo dihet së ka shumë çështje të komplikuara për të cilat duhet dituri dhe që nuk i përshtaten nivelit intelektual të masës së gjërë. Pushteti pra nuk është i popullit! Po, do të ishte i popullit sikur çdo përfaqësues të ishte kundër miratimit të ndonjë ligji për të cilin janë kundër shumica e atyre që i përfaqëson ai, dhe po të miratonte ligje të tilla, ndoshta do të humbte karrigen në zgjedhjet e ardhshme. E tërë kjo është shumë pak në krahasim më shumicën.

    4- Të zgjedhurit, në realitet nuk zgjidhen me koncenzus për t’u cilësuar pushteti i tyre si pushteti i popullit, porse me shumicë, e shumica nuk është tërë populli. Atë që e pëlqen shumica në një rrafsh të caktuar nuk e pëlqen shumica në rrafshin tjetër, apo mund të themi se shumica e popullit nuk e pëlqen sikur të ishin zgjedhjet të drejtëpërdrejta. Megjithë këtë të zgjedhurit konsiderohen përfaqësues të popullit dhe pushtetarë në emër të tij.

    5- Në fillim të Demokracisë “shumicë” nuk është konsideruar shumica e tërë popullit, ata i kishin përjashtuar gratë, disa të varfër, kurse amerikanët përjashtuan robërit. Gratë nuk bënin pjesë në “pushtetin e popullit” deri në vitin 1918 në Britani kurse në SHBA deri në vitin 1920. Më vonë edhe pse u përfshinë nën nocionin “populli që gjykon” të gjithë qytetarët, me përjashtim të fëmijëve, disa grupacione u privuan nga e drejta e votimit. Vëri re mirë fjalët të këtij shkrimtari amerikan i cili në librin e tij të ri mbi demokracinë thotë: “miliona njerëz mbeten të privuar nga e drejta e votimit në përgjithësi apo pjesërisht; qindra mijëra qytetarë të cilët jetojnë në Vashington; Një milion e gjysëm – ata që kanë bërë krime dhe janë dënuar. Disa milionë prej atyre që jetojnë në Portoriko dhe krahina tjera federale; si dhe miliona tjerë të pacaktuar, të cilëve u humben letrat e votimit, konsiderohen gabime apo asgjësohën në çdo zgjedhje.” (5)

    6- Pasi që në zgjedhjet në SHBA marrin pjesë ata të cilët paraprakisht rregjistrojnë emrat e tyre për të votuar, dhe pasi që shumica nuk i rregjistrojnë emrat, atëherë shumicë llogaritet shumica e atyre të cilët kanë rregjistruar emrat e tyre për të votuar para se të fillojnë votimet. Përqindja e atyre që kanë votuar në vitin 2000 ashtu siç është përmendur në një raport shtetëror ishte si vijon: “prej numrit të përgjithshëm të popullatës në SHBA që është 203 milion, me moshë prej 18 e përpjetë, prej tyre 186 milion vendas, u regjistruan për të votuar 130 milion, kurse votuan vetëm 111 milion. Në bazë të kësaj statistika e votuesve ishte: 55 % prej numrit të përgjithsëm të popullatës. 60% prej vendasve dhe 86 % prej atyre që kishin rregjistruar emrat e tyre për të votuar.” (6)


    Demokracia Liberale


    Është një punë që nuk e kuptojnë shumë njerëz, ajo është se Demokracia në vendet perendimore nuk është demokraci e pastër porse përkufizohet si demokraci liberale. Liberalizmi është teori politike baza e së cilës është shoqëria që përbëhet nga individët – jo nga shtresat, jo nga familjet e as nga ndonjë grupim tjetër. Pasi që individi është themeli i shoqërisë, dhe pasi që ai ka të drejta, e prej të drejtave të tij më të rrëndësishmeve është liria e tij, nuk lejohet që as pushteti, as ndonjë grup, madje as shumica e popullit të nëpërkëmb lirinë e tij. Për këtë, ata thirren në siç e quajnë “përkufizim i fundit i pushtetit” që don të thotë: esenca është që individët të lihen të lirë të zgjedhin çka të duan; shteti nuk ka të drejtë të ndërhyjë në lirinë e tij vetëm nëse detyrohet për të mbrojtur lirinë e tjerëve që mund ta cenoj ndokush. Ata tërheqin vërejtjen nga e ashtuquajtura shumicë diktatoriale. Mendoja që këtë ta argumentoj me shkrime të disa politikanëve dhe teoricientëve perendimorë, e sidomos ata amerikan, mirëpo më mjaftoi nga gjithë kjo fjala e njërit prej tyre i njohur me emrin Lippman, për të cilin thanë redaktorët e një libri ku u përmblodhën disa shkrime të tij, dhe prej të cilit do t’i shkëpusim disa fjalë: “ndoshta është mendimtari më i madh politik amerikan në shekullin e 20” (7), pra merri disa thënie të tij: “sipas mendimit tim, duhet patjetër që të refuzojmë mendimin se parimet e lirisë, drejtësisë dhe pushtetit të mirë shfaqen në vendimin e shumicës. Këtu fshihet esenca e kësaj çështjeje. Xh. Washingtoni besonte se populli duhet patjetër që të sundojë, mirëpo nuk besonte se për shkak sundimit të popullit realizohet liria, drejtësia dhe pushteti i mirë. Besonte se populli udhëheq mirëpo jo me pushtet absolut siç nuk ka mbreti i cili ka trashëguar udhëheqësinë, pushtet absolut. Ai nuk e tradhëtoi vetveten…. Nuk e besonte atë që sot është bërë ideologji e Demokracisë udhëheqëse: se çdo gjë që dëshiron shumica duhet të pranohet si e vërtetë. Ai e dinte se nuk ka garancë që pushteti i popullit të shndërohet në nënshtrues, keqbërës, i degjeneruar, i padrejtë dhe jo i urtë. Populli duhet të ndalohet nga disa gjëra. Ai është si të tjerët kur është në pyetje dhënia e llogarisë. Ai është si tjerët kur është në pyetje arsimimi. Ai është si tjerët kur është në pyetje ngritja e nivelit të moralit të tyre.” (8)

    Demokrati i cili iu përmbahet parimeve të tij do të thotë: ju me këtë vëndoni pushtet mbi pushtetin e popullit; parimi i demokracisë është se pushteti i takon popullit, me këtë, as ti o Lippman, e as ti o Washington nuk jeni demokrat. Lippmani do t’ia kthen: ju polemizoni me Demokraci të pastër për të cilën besohet se e udhëheq popullin, mirëpo unë flas për Demokracinë Liberale që dallon.

    Disa liberalistë që kanë ardh pas Washingtonit me dekada, shkojnë edhe më larg dhe pohojnë se Liberalizmi është themel dhe nëse ndodh mospajtim ndërmjet tij dhe Demokracisë duhet t’i jipet përparësi Liberalizmit. Mendimtari liberalist Hajk, pasi që mbrojti Demokracinë fuqishëm dhe spjegoi patjetërsueshmërinë e liberalizimit të saj në librin e tij me të cilin fitoi popullaritet të gjërë para 50 viteve, tha: “nuk dua që nga Demokracia të bëj idhulj i cili do të adhurohet. Ndoshta është e vërtetë së gjenerata ynë flet dhe mendon për Demokracinë më tepër se sa duhet, kurse për vlerat që i shërbejnë asaj shumë pak…. Demokracia në esencë është mjet. Ajo është mjet praktik për të garantuar sigurinë e brendshme dhe lirinë personale. Me këtë, ajo nuk është e pagabuar e as e garantuar nga gabimi. Nuk duhet të harrojmë se një pjesë e madhe e lirisë kulturore dhe spirituale u realizua nën ombrellën e pushtetit të përgjithshëm më tepër se në disa pushtete demokratike.” (9)


    Qëndrimi ynë ndaj sistemeve të quajtura demokratike


    Sistemet politike të quajtura demokratike, nuk janë pra demokratike me kuptimin se pushteti i takon popullit, porse janë sisteme politike të ndryshme edhe nëse kanë mes tyre pika të përbashkëta. Pra është gabim që Demokracia të përkufizohet si sistem i shteteve të bashkuara apo Mbretërisë së bashkuar, apo Francës apo ndonjë shteti tjetër perëndimor. Pasi që prej të drejtave të këtyre shteteve është zgjedhja për vete atë që e sheh të përshtatshme, prej themeleve dhe vlerave politike edhepse e tërë ajo quhet demokratike, a nuk është e drejtë e jona që të zgjedhim parime dhe vlera politike që i shohim të përshtatshme për unin tonë, realitetin tonë, si mjet më të mirë për realizimin e qëllimeve tona, qofshin ato vlera në përputhshmëri me sistemin demokratik apo në kundërshtim me te? Si jo! Madje kjo është mënyra e natyrshme e çdo populli që gjykon me mendjen e tij, respekton vetveten e tij dhe krenohet me personalitetin dhe origjinalitetin e tij.

    Që këndej, nëse ndonjë prej shteteve tona, dëshiron që të zgjedh për veten e tij sistem që do të përfaqësoj unin e saj dhe do të jetë i përshtatshëm për kohën e saj, duhet që të filloj me konsolidimin e parimeve dhe vlerave të cilave do t’u përmbahet, pastaj të kërkoj institucione të përshtatshme për kohën dhe rrethanat e tij që do të mund t’i bartin ato vlera dhe t’i shprehin ato. Për shembull mund të thuhet: ai shtet dëshiron për veten të dallohet me veçori, prej tyre: udhëheqësinë e tyre e zgjedh populli, mbizotrimi i pushtetit kanunal, liria e të menduarit dhe e gjithë kjo të jetë brenda kornizave të besimit të tyre për mënyrën e jetës që nuk është patjetër të jetë e njejtë si ajo e perëndimit. Nëse ummeti musliman e bën tërë këtë brenda kornizave të Kur’anit dhe Sunnetit, dhe shton gjëra të tjera sikur urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja, mbrojtja e fesë e kështu më rradhë. Pajtimi me Demokracinë Liberale perendimore në disa hollësira nuk do të thotë që të pajtohemi në të gjiha gjërat, apo të përkrah filozofinë e saj, apo të quhet me atë emër. Disa gjëra të mira që janë në demokraci nuk janë të veçanta për të, por mund që ajo të zhveshet nga ato të mira apo të gjinden në ndonjë sistem tjetër, madje shumë prej tyre kanë qenë prezente edhe në përiudhën e injorancës arabe, mirëpo tash nuk është koha për t’u zgjeruar në këtë çështje.


    1. Roberta A. Dahl, Democracy and its Critics, Yale University Press, 1989, fq.3-4.

    2. Ibid fq. 17

    3. “Du contrat social”

    4. Ibid

    5. Jamin B. Raskin, Overruling Democracy, Routeledge, 2003, p.9.

    6. Source: U.S. census bureau

    7. Clinton Rossiter & James Lare, editors, The Essential Lippman: A Political Philosophy for Liberal Democracy, Harvard University Press, 1982, p. xi

    8. Ibid fq. 4-5

    9. F.A. Hayek, The Road to Serfdom, University of Chicago Press, 1994, p. 78

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-08-2005
    Postime
    6
    Une nuk arrita ti lexoj te gjitha kto postime
    por po i pergjigjem vetem titullit te temes

    Per mua Demokracia eshte the messaga of hope and a shining path to the future..
    Kultura e njeriut ska te bej me fare me democracin e vendit....
    Ndryshuar për herë të fundit nga Cindy_NYC : 31-08-2005 më 18:05

  12. #12
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Citim Postuar më parë nga BREK_GRISURA
    Kultura e njeriut ska te bej me fare me democracin e vendit....
    Ik mos na thuaj!? Me te vertete kjo?
    E po per cka atehere i nevojitet nje njeriu kultura moj brek grisur? Kot ta mbaj ashtu sa per qejf te vet?

    p.s: qepja vetes breket, se krijon nje nocion anti demokratik ktu, dhe qe nuk ka te bej fare me kulturen. ose te pakten une mendoj kshu. lol
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  13. #13
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Demokracia!!! ku eshte ajo ne menyre perfekte? sepse askundi nuk egziston ashtu si dhe Komunizmi. Pra Utopi.

    Dito.

  14. #14
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Demokracia eshte kuvendimi dhe votimi i dy ujqve dhe nje qingji per ceshtjen se c'fare do te hane per dreke!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  15. #15
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Demokracia eshte Anarki.
    My silence doesn't mean I am gone!

  16. #16
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Demokracia eshte gjeja me precioze ne komunitet dhe ne jete.

    Pa demokraci ska liri, pa liri ska demokraci.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Demokracia nuk bëhet më xhihad


    Sadik Bejko

    1. Revolucionet e së majtës
    Të majtët shqiptarë do të mbahen mend për dy revolucione. Për atë që bënë mbas vitit 1944 dhe për atë që bënë pas vitit 1997. Të duken sikur janë larg e larg dhe fare të ndryshëm a pa një pikëtakimi midis tyre këto dy revolucione. Por nuk janë dhe kaq larg as kaq të papajtueshëm sa ngjajnë në plan të parë. Pas vitit 1944, si fitimtarë për një botë të re, ata bënë atë revolucion që mëtonte se do të ndryshonte shumë gjëra mbi tokë, deri dhe vetë natyrën e njeriut e të shoqërisë. Por koha provoi të kundërtën. Dhe jo vetëm për të majtët shqiptarë. Për të gjithë komunistët nga qenë e nga nuk qenë. Ndaj për këtë nuk kemi përse ta zgjatim. Le të vëmë më mirë një pikë.
    2. Të abuzosh hapur me shtetin
    Më 1997-ën ata erdhën prapë në pushtet si fitimtarë dhe si shpëtimtarë. Por këtë radhë kishin nxjerrë mend. Bënë një revolucion në të kundërtën e të parit. Bënë një shoqëri dhe një shtet me vidh të vjedhim. Dhe këtu duket se të dy revolucionet e tyre takohen. Tek antikrishti. Te mungesa e çdo përgjegjësie morale dhe juridike. Ndaj sot ata na dalin që të gjithë me nga një dosje dhe për këtë nuk ka asnjë njeri që dyshon. Sepse edhe vetë kur ishin në krye, as që e çanin kokën se çdo të ndodhte, pasi ta linin pushtetin. E kush është bërë ndonjëherë përgjegjës në Shqipëri për gjëra të tilla si vjedhja, përlarja e çdo gjëje publike që të del përpara kur je në pushtet? Që kurse ka ekzistuar ky shtet shqiptar, a ka qenë ndonjëherë dikush që u bë përgjegjës për zullumet që ka bërë kur ishte në pushtet? Asnjeri. Këtu si në bimësinë sipër një moçali fleta mbulon fletën dhe moçali poshtë qelbet në kalbësirë. Socialistët tanë këtë e dinin. Gjatë tetë vjetëve që shkuan, ata ishin shpërfillës gjer në arrogancë. Ata e çuan deri në ekstrem shpërfilljen jo vetëm për ligjin, por edhe për ato që quhen cipë, turp publik, etiketë. Ata ashiqare donin që të ishin ata që ishin. Nuk donin ta fshihnin veten. Fyenin dhe përbaltnin gjer çdo rregull të vockël të mirësjelljes. Edhe nëse në Shqipëri ndodhte ndonjë katastrofë, ata ua kthenin shpinën hapur dhe pa asnjë fije respekt fatkeqve. Shkonin në qejf të tyre. Argëtoheshin në ndonjë buzuk a në ndonjë plazh të Dubait.

    3. Revolucioni etik i të djathtëve
    Tani ka ardhur një qeveri që ka shpallur një revolucion etik. Dhe meqë po bën të kundërtën e paraardhësve, po vë etikën në plan të parë, ajo ca si shpesh nuk po e përfill, me sa duket, të drejtën, ndarjen e pushteteve. Ka apo nuk ka motivim për një gjë të tillë, natyra revolucionare e veprimeve të saj nuk do t’ia dijë. Revolucionet janë të tillë që duan të përmbysin një situatë, për ta zëvendësuar atë me një tjetër. Dhe në revolucion do të bësh si në revolucion, ca skrupuj do t’i shpërfillësh. Mua këtë tagër më kanë dhënë ata që votuan për përmbysjen, thotë revolucionari. Dhe ne shqiptarët i kemi për zemër revolucionet. Nuk bëjmë dot pa to.

    4. A i mjafton vetvetja shtetit të shqiptarëve
    Një shtet që nuk ndjek dot rrugën e normalitetit, duket se atij nuk i mjafton vetvetja. Është në kërkim të vetvetes. Po, kur do të vijë ajo ditë që ne shqiptarët do t’i mjaftonim vetvetes? Së paku njëherë në gjithë historinë tonë. Mos ndjekim vetëm modele revolucionare, kauza të të tjerëve, modele që na imponohen së jashtmi.
    Njerëz si unë dikur jetuan me një ëndërr: komunizmin dhe kampin socialist. Dhe për këtë na u desh të jetojmë përherë në revolucion. Tani, mbas gjashtëdhjetë vjetësh duhet të jetoj me një ëndërr tjetër: demokracinë dhe Evropën. Dhe të pranoj nga një revolucion apo antirevolucion, sa herë ndërrohet pushteti në këtë vend. A nuk është si shumë për një të moshës sime që të ndjekë dy ëndrra gjatë një jete që dosido është vetëm një jetë? Të ndjekë ëndrra? Që vallë a realizohen. Se njëra u thërrmua dhe tjetra po ëndërr dhe vetëm ëndërr, ende e tillë është. Ku i dihet vallë a realizohet. Kur do të jetoj pa revolucione dhe pa ëndrra? Të jetoj në një realitet konkret dhe normal, brenda vetes sime dhe jo jashtë vetes, atje në ëndrra. Pra, a do t’i mjaftoj unë një herë vetvetes? Po dhe ky shtet shqiptar a do t’i mjaftojë ndonjëherë vetvetes? Vallë, kështu do të varet pas mjegullës së ëndrrave dhe të revolucioneve, pa zbritur një herë me këmbët në tokë? Dy breza njerëzorë ikën me të tilla përralla.

    5. Logjika e luftërave të shenjta
    Gjithmonë revolucionet shoqërohen me tension, me turbulli, me mjegulla. Shoqëria e revolucionit është e ndarë në dy palë: në të mirë dhe të këqij. Dhe sipas logjikës së manikeizmit, e mira është në luftë të pakompromis, të tolerancës zero, siç thuhet sot, me të keqen. Fakt është se ata që prodhojnë kauza etike, jo kauza të mbështetura në logjikën e ftohtë të institucionit dhe të së drejtës, nuk është se janë vetvetiu të shenjtë. Nuk ka ndonjë garanci për një gjë të tillë. Të shenjtët janë në qiell. Atje lart. Vetëm politikanët tanë, pas një agjërimi në opozitë, na paraqiten si të tillë në tokë. A nuk e bënë po këtë dhe socialistët më 1997-ën?
    Dhe përse gjithmonë një kauzë do errësimin e tensionimin, tronditjen e logjikës së shtetit? Jo vetëm kaq. Tërbimi fanatik i njërit nga blloqet, të ndara tashmë në të mirë e të këqij, është gati të prodhojë kamikazë që të hedhin në erë tjetrin. E gjitha kjo mban erë të keqe. Demokracia nuk bëhet me xhihad. Nuk do ndonjë luftë të shenjtë.

    6. Ta çlirojmë shtetin nga mitologjia
    Njeriu i vogël tej atyre që duan xhihadin a kryqëzatën, ka shumë probleme të mëdha, në vogëlsinë e tij të përditshme të të jetuarit. Ka probleme ekzistenciale që nuk duan t’ia dinë për shenjtërinë apo antishenjtërinë e të mëdhenjve. Të shenjtë, brenda rrafshit të tokësores, janë njerëzit. Jo kauzat. Të shenjtë janë ata që i duam me shpirt në këtë çast, tani dhe në jetë të jetëve. Këtu ndodh e çara e madhe. Politika është në qiell, në kauza dhe shoqëria është në baltën që lënë pas përleshjet politike për kauza të shterpëta. Politika nuk i tërheq dot për një kohë të gjatë dhe që të gjithë njerëzit në kauza a në xhihade të tilla. Se të vegjlit kanë interesa më themelore: duan punë, bukë, dashuri, ilaçe, argëtime. Të mëdhenjtë meqë nuk i plotësojnë dot këto, prodhojnë kauza të mëdha, për të cilat duhet të bëhemi fli ne poshtë dhe jo ata atje sipër. Se ata sipër, ata që hyjnë në shtet, cilëtdo qofshin dhe kurdoherë qofshin, pavarësisht ç’kauza kanë mbrojtur, nuk kanë dalë pa para e pasuri. Biznesi i politikës ka qenë dhe mbetet me leverdi për ata sipër.
    Kështu arratisja në etikë, në revolucion na ka lënë në zall. Pa të sotme, pa jetë të gjallë. Dhe koha ikën. Ne ikim, vitet rrjedhin.
    Ndaj pyesim: shteti shqiptar do t’i mjaftojë ndonjëherë vetvetes, që të jetë i mjaftueshëm edhe për ne qytetarët e tij? Boll më me ëndrra, me kauza. Me engjëj dhe diaj. Ta çlirojmë shtetin nga mitologjia. Shteti nuk është Zoti. Është shpikur nga tokësorët, për të vepruar sipas një logjike tokësore.




    24/04/2006
    KATEGORIA: Analiza
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

  18. #18
    ...orfeu... Maska e bajko
    Anëtarësuar
    26-01-2003
    Vendndodhja
    UTOPIA
    Postime
    151
    demokracia... lloji me i prishur i qeverisjes...
    bajko

  19. #19
    Perjashtuar Maska e BlackEagle
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    500 Miles a way from home.
    Postime
    260
    Demokracia eshte sistem i bazuar ne LIGJE
    E ndersa ne shqiperi, Demokracia eshte e bazuar ne rryshfete, ne miqesi, ne vjedhje.

  20. #20
    biotech Maska e Atheist
    Anëtarësuar
    12-05-2002
    Vendndodhja
    në mal
    Postime
    141
    Demokracia eshte sistemi ku "te gjithe" (pa dallim aftesie logjikuese, vendimmarrese e perzgjedhese) votojne. Per 4 vjet cdo gje tjeter do te varet nga kjo.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Komunizmi Dhe Demokracia
    Nga biligoa në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-06-2009, 16:41
  2. C'eshte Demokracia Kozmopolitike?!
    Nga Erlebnisse në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 18:31
  3. Ja si lindi demokracia e sotme
    Nga Kryeplaku në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 30-07-2004, 12:02
  4. Demokracia
    Nga Enri në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-03-2004, 12:38
  5. Shoqëria politike dhe demokracia
    Nga Albo në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 08:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •