Per ta kuptuar kete pyetje me mire, ndoshta ju ndihmon ky tekst..?
http://www.shekulli.com.al/news/56/A...008-02-14.html
Përvojë e vyer nga vendi i grave politikane, Suedia
Përshëndetje "Shekulli"! Ju shkruaj si përfaqësuese e tetë OJF-ve shqiptare. Kemi zhvilluar këto ditë një vizitë në Suedi. Gjatë vizitës në Parlamentin suedez mësuam se në Suedi , 47% e parlamentareve janë femra dhe gjitha grupet sociale (minoritetet, emigrantet, të rinjtë, personat me aftësi të kufizuar, pensionistet etj.) ishin të përfaqësuar në Parlament. Edhe parlamentarja më e re ishte grua dhe ishte vetëm 23-vjeç! Mosha mesatare e anëtarëve të Parlamentit suedez ishte 47-vjeç dhe në të bënin pjesë 7 parti politike. Ndryshe nga Shqipëria, në parlamentin suedez, ministrat nuk mbanin më postin e deputetit në momentin që emëroheshin ministra. Në fondacionin "Kvinna till Kvinna", Sekretarja e Përgjithshme, Lena Ag ishte shumë optimiste rreth asaj që mund të bëjnë gratë për të ndryshuar gjërat.
***
Në vizitën që bëmë tek Avokati i Popullit për Mundësi të Barabarta, mësuam se edhe Avokati i Popullit ishte grua. Quhej Anne-Marie Bergstrom dhe kishte një staf prej 35 personash. Objekti kryesor i punës së Avokatit të Popullit për Mundësi të Barabarta është barazia gjinore në tregun e punës, diskriminimi i grave, studentëve, nxënësve të shkollës, politikat rreth tregut të punës, siguria sociale, leja e lindjes etj. Një nga drejtimet kryesore të punës të institucionit është dhe investigimi i padive lidhur me diskriminimin gjinor (realizohen çdo vit 200- 300 investigime të tilla). Ata përdorin disa forma, të tilla si konfrontimi, dëshmitaret dhe bashkëpunimi që mund të shkojë deri në mbrojtje të tyre në gjykatë. Sindikatat janë bashkëpunëtore të ngushta të Avokatit të Popullit.
***
Takim tjetër interesant ishte ai me Znj.Brigitte Ohlsson, kryetare e Partisë Liberale, deputete. Lidhur me rritjen e numrit të grave në politikë ajo theksoi disa aspekte që duhet të merren në konsideratë si: fuqia votuese e grave, presioni mbi partitë politike, përdorimi i medias. Implementimi i sistemit te ri të kuotave, sipas të cilit çdo "tjetër" është një grua, i zbatuar për herë të parë nga Partia Liberale në 1991 solli një ndryshim të madh. Në 1921 kishte vetëm 5 gra në Parlament ndërsa sot janë rreth 47%, tregoi Ohlsson. Vëmendja dhe interesi i grave zgjohet më tepër nëse gratë politikane janë afër tyre me manifestime, qirinj, debate në media.
Vetëm në Partine Konservatore kishte 35-37% gra. Për gratë në drejtim ka një program trajnimi që fillon në nivel lokal dhe më pas në nivel kombëtar. Në takimin e zhvilluar me tre gra deputete të Partisë Social Demokrate (që drejton vendin aktualisht) zj.Carin Runeson, znj.Anne Ludvigsson, znj.Carina A Elgestam, mesazhi që ato transmetuan ishte që gratë në iniciativat e tyre të përfshijnë sa më shumë burra që kanë pikëpamje feministe. E rëndësishme për politikanet suedeze ishte diskutimi mes partive për të ruajtur ekuilibrin e numrit të grave dhe burrave brenda partive pasi numri i grave ishte rritur shume.
*Autorja është një nga pjesëmarrëset në udhëtimin e përshkruar në këtë artikull
DICITURAT E FOTOVE: Në foto, gratë pjesëmarrëse në vizitën në Suedi. Fotot janë dërguar nga lexuese Trëndafile Boriçi
Krijoni Kontakt