Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812

    Fenomeni shqiptar "T`i prishim dasmėn tjetrit!"

    A e keni vene re kete fenomen? Eshte shume i perhapur dhe eshte bere semundje. Para pak ditesh bisedoja me nje te aferm ne telefon dhe nder te tjera me tha qe mezi pres te vije dasma e filanit sepse kam duf me filanin... Ne cdo dasem ndodh qe i zoti i shtepise nga mesnata duhet te ndaje sherret e njerezve. Kjo nuk eshte e drejte sepse ai i fton njerezit te gezojne dhe jo te shahen dhe t`i prishin dasmen.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-07-2002
    Vendndodhja
    as vete se di ku jam, ka njeri te ma tregoje
    Postime
    92
    Mina
    me shkrive me kete teme .Jo se eshte per te qeshur por sepse dua te te komplimentoj per prakticitetin jashte mase te theksuar qe te karakterizoka si natyre.....urimet e mia
    Persa i perket temes do te thoja qe nuk e di ku dreqin ne si popull kemi gjet ate ndjenjen e te kundertes apo te kundershtimit(ndoshta e kane te gjithe popujt ...s`e di ..flas per popullin tone se e njoh me mire ) apo te marrjes hak me menyra nga me te cuditshmet dhe me absurdet per ta bere tjetrin te ndjehet keq edhe ate dite qe ai ka gezim.Di te them qe kjo vjen si pasoje e intolerances apo nganjehere edhe e injorances ,pasi nqs dikush te ka therritur ne dasem nenkupton qe ai te respekton dhe kerkon qe ti te jesh prezent ne gezimin e tij , pra te gezosh bashke me te dhe jo te jesh futur ne dasem si "kali i trojes "per te shperthyer ne momentin e duhur.
    _Ka momente te tilla ne dasem kur dhe u ngelet qefi dhe nga i zoti i dasmes pasi thone :Nuk me hodhi nje 5-mishe po me hodhi 2-mishe (nuk e di nga qyteti ku je ti a e kane tradite te hedhin leke apo jo ,por nga qyteti ku jam une behet nami dhe kenaqesia me e madhe eshte kur i ben nje tufe te madhe ne dore pastaj i hedh ne toke per t`i shkelur fort me kembe,pra nenkupton ate qe nqs parja na shkel cdo dite ne me kembe , ne e shkelim ne dite dasme , gezimi dhe nuk duam ti a dime per te)
    _Ka momente kur thone s`ia kalova mire se mezja s`ishte gje fare ..........dhe budallalleqe te tjera si keto....
    Si perfundim desha te thosha qe dasma eshte gje e bukur (sidomos ato tonat ) dhe ai qe eshte i zoti mundohet te perfitoje nga kjo gje e bukur , kush nuk eshte bie ne prehrin e thashethemeve dhe kalon nje dite si gjithe te tjerat ne nje dite dasme

  3. #3
    Shqipo koke e kembe Maska e Elia
    Anėtarėsuar
    28-07-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    73
    Epo mire e bejne keta jashte shtetit i futin nje kishe dhe ikni ne shtepi pas asaj. Ndersa ne e fusim veten ne gjithe ato telashe per disa njerez mosmirenjohes. Po kur thone ishin pjata te shemtuara. Epo po nuk ju pelqeu ti thuash, hajde bujrum e paguaje vete...
    The teeth are smiling, but is the heart???

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e rabija
    Anėtarėsuar
    02-08-2006
    Postime
    126
    Tash e lexova kete teme dhe veRtete eshte ashtu si thua ti Mina,kete e kam vrejtur edhe unene raste te shpeshta por shume mire qe dikush qenka kujtuar ta paraqes! Shume ves i keq, po mundohet njeri per mire me ba nder me dikan e po te hudhet permbys!! Tema qenka shkruar moti por ja vlen te diskutohet pse ndodh ky fenomen tek ne??...

  5. #5
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anėtarėsuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    Citim Postuar mė parė nga Mina
    A e keni vene re kete fenomen? Eshte shume i perhapur dhe eshte bere semundje. Para pak ditesh bisedoja me nje te aferm ne telefon dhe nder te tjera me tha qe mezi pres te vije dasma e filanit sepse kam duf me filanin... Ne cdo dasem ndodh qe i zoti i shtepise nga mesnata duhet te ndaje sherret e njerezve. Kjo nuk eshte e drejte sepse ai i fton njerezit te gezojne dhe jo te shahen dhe t`i prishin dasmen.
    Kjo eshte tani podukti i ngecjes ne edukim dhe shkollim te femijeve e te rinjve.Gjersa me pare femijet dhe te rinjte edukoheshin te respektojne se pari prinderit,te vjetrit,miqte e me tutje,tani paedukata,pashkollimi sjell te kunderten.
    Sa per mbarevajtjen e dasmave aty pergjegjesine per te mbajtur rregullin e ka i zoti i dasmes.Nese ai s`eshte i zoti ta beje kete t`mos beje fare dasem...as mos te martohet fare...Une kesaj vere asistova ne shume dasma gjithandej shqiptarise dhe ne disa raste pashe perpjekje te vecura per te prishur, por Padronet ne nivel dhe te squar,reagonin shpejte...
    Tani gjerat kane ndryshuar, darsmat s`behen si me pare...sepse edhe njerezit s`jane me si me pare...
    Keshtu ngadale vie koha qe t`mos bejme fare darsma dhe ahengje sikurse bota tjeter...qe nuk derdhe parate neper toke per ti shkelur me kembe...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Inteligjentja : 09-11-2006 mė 19:24

  6. #6
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834
    Bohh,edhe mund te ndodhi pavaresisht se nuk me ka rastisur ndonjehere nje gje e tille.Eshte nje fakt qe duhet eleminuar sa me shpejt,por "Behet Shqiperia Me Shqiptare" ?

  7. #7
    Ribery Maska e bavarezi5
    Anėtarėsuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    1,444
    Pajtohem me kete fenomen, por me kete a pajtoheni ju:


    Nje fenomen qe kam ven re une tek shqipet, eshte se kush do te beje dasmen me te mire.
    Kur njeriu e kupton qė nuk ėshtė i ditur, ai ka hedhur njė hap drejt diturisė.
    (Mark Tuain)

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e dessa
    Anėtarėsuar
    08-05-2006
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    15
    Nje teme shume e bukur kjo!
    Une te them te verteten kete fenomen e kam vene re shume shpesh neper dasmat shqiptare.Jo per gje po njerzit sikur i lene me qellim te gjitha sherret per ne dasem duke mos menduar kurr qe ajo dasem eshte bere qe dy njerez te lidhin jeten dhe qe eshte nje gezim dhe jo nje ring boksi.Shpresoj qe shqiptaret te ndyshojn se keto sjan gjera te bukura per tu bere ose ate shqetsim qe kan ta len per pas dasme.

  9. #9
    i/e larguar Maska e Homza
    Anėtarėsuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Kjo ndodh shpesh, arsyeja eshte se kta persona nuk jan ne gjendje te ballafaqohen me te zotin e dasmes me llogjiken e shendoshe dhe vejne ne dasem, ku qellimi kryesor eshte te prishin dasmen dhe jo te marrin pjese ne gezimin e familjes, medemek pijne alkol dhe dehen pastaj bejne gjera te pa kontrollushme e te pa hijshme. Te nesermen ata vije kerkojne falje e te thash e me the, kur nje dite me pare gati sa ste moren fytyren perpara shum e shum mmiqve, shokeve e borxhlinjve.



    Mua me ka ndodhur nje rast i tille, kur kam organizu dasmen e vellajit tim, kam qene ne moshe fare te re 21 vjec, dhe pervec faktit qe organizova gati cdo gje: lokalin, ushqimin, pijet, orkestren, trasnportin etj etj. Berqavers prej Zotit gjitha vajten mire, pervec nje rasti qe kisha nje mosmarrveshje te vogel me nje njeri timin shum te aferm, qe kurrsesi nuk e prisja nga ai, cdo gje vajti super.

    Pra te ftuarit duhen ti pershtaten Zotit te dasmes, sepse eshte shume me e lehte qe te ftuarit ti pershtaten atij sesa ai ti pershtatet 200 te ftuarve. Plus qe nje gje tjeter qe nje pakice e te ftuarve nuk e kupton eshte edhe stresi dhe sikleti i Zotit te dasmes per mikepritjen dhe rahatllekun e te futarve gje qe shum shpesh con ne mos reagime te duhura te Zotit te dasmes dhe ne caraveshje te te ftuarve dashakeq.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Ky nuk asht fenomen pa asht si buka qe hame cdo dite.
    ska dasem ku une kam qene prezent qe nuk asht prishe
    e fillojne tu lujt e tu qesh e me pas e perfundojne tu u sha
    e sa mire me ken shqiptar

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  3. Emrat gjeografike arberore te krishtera te masakruar nga Turqia
    Nga Conquistador nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-07-2010, 21:18
  4. Ēfare historie false mesohet ne shkollat shqiptare?
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 31-07-2009, 09:54
  5. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •