Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    "ku therret qameti" Heneza.

    Kur Therret Qameti
    --------------------------------------------------------------------------------
    Sa here qe binte shi degjoheshin ofshamat e grave te lagjes sime te vogel me rrugica te ngushta. Pastaj zhurmat e kusive, tenxhereve dhe te legeneve. Me pas mallkime te medha, ndjellese, disa te padegjuara ndonjehere, qe iu kallnin daten femijeve, madje edhe burrave. Te gjitha iu nderviheshin "qametit" qe sillte qielli. Per ta mbyllyr, kishim kercitjen e pikave te shiut, tuk-tuk-tuk, mbi enet e kuzhines, nje note monotone qe te gervishtete trute ngadale.
    Ne keto ore, Xha Mihali dridhte duhan ne veranden e shtepise se tij. Duart e tij, qe vendosnin me kujdes barin ne letren e holle ishin te medha dhe te rrudhura. Ato kishin ngjyren e lekures se portokallit kur thahet nga dielli. Kushedi sa kishte qe e tymoste "ate te flamosur farmak" sic i thoshte nena babait, se edhe im ate tymoste, por ai s'i kishte duart si te xha Mihalit.
    Shpesh here, pas tuk-tuk-tuk-ut e pyesja nenen se perse nuk degjoheshin ofshama, zhurma dhe mallkime edhe nga shtepia e xha Mihalit kur binte shi. Ajo me thoshte "s'kane se c'iu duhen femijeve pune te tilla", se "keto jane dite furtune" se "kur therret qameti nuk ka burre qe t'i dale perpara".
    Nganjehere nuk e kuptoja fare nenen. Shpesh me dukej sikur prinderit e mi flisnin ne gjuhe te huaj, por s'e dija se ne c'gjuhe. Po kush ishte "qameti"? Si nuk e kisha degjuar te therriste? Mos kisha qene duke luajtur topa-gropash nga fusha? Nuk do te dilja me. Qe sot e tutje do te mbaja vesh. Une vertet nuk isha burre si babai, por qametit kerkoja t'i dilja perpara.
    Nje nate vone binte shi me gjyma dhe vetetinte me te madhe. Nena me kishte derguar ne shtrat heret duke me porositur te mos e mbaja koken mbuluar per shume kohe se mos me zihej fryma. Por une nuk kisha gjume. Dicka me thoshte se ate nate do te vinte "qameti".
    Hapa me kujdes deren e dhomes, qe kete here nuk beri zhurme. Nena dhe babai ishin ulur prane sobes qe bubullinte. Ne mes te dhomes kishin vendosur nje kusi prej bakeri dhe shiu ia bente tuk-tuk-tuk aty. Te njejten gje bente ai edhe ne koridor, edhe ne dhomen e bukes. Nena kishte mbeshtetur faqen ne pellemben e djathte dhe nganjehere e ndukte, sik kishte bere Aferdita kur ishte bere nuse. Atehere trupi i saj i vogel lekundej si nje gjethe dhe ajo shfrynte duke thene: "pu, pu, korba." Babai tymoste i menduar dhe here pas here provonte turshite qe i kishte perpara dhe thoshte me ze te trashe: "duhet t'i kishe lene me shume, sa here te thashe, qe te beheshin si te rahmetlijes". Nena rrudhte buzet.
    Kush eshte rahmetlija? mendova. Nuk e njihja.
    Papritur ra dera. Babai u ngrit ta hapte. Ishte Efigjeni me te shoqin, Elmazin me nishan ne balle. Grekofonja dhe Myslimani. Po keta c'kerkonin ne kete ore?
    "Pu, pu, e zeza. Qameti. Ai eshte ulur jashte. Nuk kerkon te futet brenda. E ftuam te vinte nga ne, por nuk na ktheu pergjigje. I shkreti." tha Efigjeni duke ndukur faqen edhe ajo.
    "Qameti" tha nena.
    Kete here ishte prane. E vetmja gje qe me shqetesonte ishte bubullima e sobes se vjeter. Po sikur te shperthente befas ajo sobe shekullore dhe te trembte "qametin"? Kjo nuk duhet te ndodhte. Me ne fund une do te kuptoja gjuhen e te rriturve, do te zbuloja se kush ishte qameti.
    Babai u ngrit dhe iu afrua dollapit ku mbanim pijet. Une mbylla deren dhe u rrokullisa ne shtrat, mbulova koken me batanije dhe mbylla syte.
    "Drini! thirri nena. Do kete pare ndonje ender."
    "Ulu o Elmaz. Ulu se kam raki te mire." i tha babai myslymanit qe rrinte ne kembe si okllahi perpara deres sime. Si do ta shihja une tani "qametin" pa u vene re nga burri me nishan ne balle. Po nishani a ka sy? mendova, pastaj kerceva nga shtrati dhe i afrova veshin deres.
    "Kam lene porten hapur. Ejvallah, nuk do te rrime shume", tha ai.
    Tuk-tuk-tuk u degjua befas ne dhomen time. Po kyllonte catia edhe aty. Hoqa kanotjeren dhe e vendosa aty ku pikonte.
    "Po ne c'gjendje eshte moj moter, fol nje here, na thuaj." u degjua zeri i nenes.
    "Ne verande, si nje fantazem."
    "Qameti" qenka si nje fantazem, mendova. Po fantazmat si jane? Kete nuk e dija. E kisha pyetur nenen disa here edhe babain, po ata me kishin thene se nuk ka fantazma.
    Pastaj me lindi ne mendje nje mendim: shtepia e Efigjenit ishte me dy kate dhe nga maja e shkalleve mund te shihje mire vetem verandon e xha Mihalit. Cdo pamje tjeter mbulohej nga hardhite e myslymanit. E kisha pare nje here xha Mihalin qe andej, kur kisha qene tek Efigjeni per vizite me nenen. Ia kisha bere edhe me dore, por ai sic duket s'me kishte vene re. Kisha pare edhe nje vajze ulur karshi me te, me floke te zinj si shpendet e korbit. Por me humbi mendimi kur degjova:
    "Mihalin e ka zene qameti. Qekur i kane marre vajzen nuk eshte me njeri."
    "I shkreti, tha nena. C' te bejme?".
    "Qameti" ka zene xha Mihalin, mendova dhe u bera gati te vrapoj ne dhomen e ndenjes e t'iu bej thirrje te medhenjve ne gjuhen e tyre qe te shkojme ta ndihmojme. Partizanet nuk i lene kurre miqte dhe fqinjet ne balte. Keto fjale mi kishte thene kushedi sa here babai. Ia kisha thene edhe Sh. Idajet kur me kishte pyetur nje te djele se c'me mesonte babai, kur degjova zerin e tij:
    "Eshte mire te mos perzihemi me punet e qametit. Ne fund te fundit vajza ka shkuar ne dere te mire, ne familje komunistesh. C'mund te bejme ne?"
    "Po si flet keshtu more burre? Ai do te vdese fare ne kete gjendje. Te bijen e sheh nje here ne vit ose fare. Ka nevoje per njerez. Ah, ky i flamosur shi qe s'na le te jetojme rehat si njerezit."
    "Shhhhhhhhhhh, Shhhhhhhhhhhhhhh" ia beri Efigjeni.
    Nuk prita me. Hodha kraheve nje fanelle pambuku, hapa me kujdes dritaren e dhomes sime dhe u ngjita mbi catine e shtepise se Benit. E pranoj se theva disa tjegulla aty edhe disa te shtepise se Ēimit, po aq me behej. "Qameti" kishte mberthyer xha Mihalin dhe une do ta shpetoja. S'kisha frike as une, si partizanet ne kohe te luftes. Shiu me binte si bresher ne lekure dhe isha qyllur si qen, por nuk kisha hiē frike.
    Pasi u hodha ne catine e xha Kostes, i cili kishte shtepine me te ulet te lagjes u ndodha ne rrugicen time, qe mu duk e shkrete. Nje mace e zeze perpiqej te hapte porten e shtepise se Mirit. Kur me pa mua u fut ne vrimen e kanalit. Vrapova drejt e tek porta e Efigjenit. Dera ishte e hapur. Ishin akoma nga ne. Hipa ne maje te shkalleve me nje fryme.
    Xha Mihali ishte ulur ne verande. Po s'kishte asnje njeri tjeter aty. Me hyne disa te dridhura. Po sikur "qameti" te ishte fshehur? Ta kishte nuhatur ardhjen time dhe te me priste ne ndonje skute per te me gllaberuar? Po s'mund te kthehesha pas tani. Pastaj do me tallnin te gjithe shoket. Do me therrisnin "frikacak".
    Kalova murin dhe rashe si nje deng ne balten e baces se xha. Mihalit.
    "Xha Mihal, o xha Mihal" e thirra qe aty, po ai nuk levizi.
    Shtepia e tij dukej shume e vjeter nga jashte. Pashe nje here rreth e qark, po nuk me zune syte asnje shenje te "qametit". Xha Mihali kishte mbjellur sallate jeshile ne nje cep te baces. "Prandaj eshte dhe aq i holle, mendova, se ha vetem sallate dhe mana."
    Eca i kerrusur derisa mberrita tek shkallet e verandes. Xha Mihali kishte veshur nje fanelle te firuar pambuku. Syte i kishte hapur dhe dic veshtronte si i ngrire. Ishte qullur i gjithi nga shiu. Kutia e duhanit ishte mbi parvaz, e hapur. Cigaret ishin qullur. "Kjo duhet te jete shenje e "qametit" mendova. Kishte nje leter ne duart e tij te verdha.
    "Xha Mihal, o xha Mihal. Ku eshte qameti? Jam une Drini. E mo xha Mihal, s'me njeh, Drini jam, i biri i Rikut, e mo postjeri yt."
    Kisha 1 vit qe postoja letra per te nje ose dy here ne jave, kurse ai me jepte mana, kumbulla, qershi, portokalle nga te baces se tij sipas stines.
    Ai nuk me foli. Iu afrova dhe e preka. Letra i ra nga duart. E mora dhe ashtu te lagur sic ishte e palosa dhe e futa ne xhep. Ai rrinte si i ngrire. Ishte krejt i zbardhur sic kishte qene gjysh Skenderi ne arkivolin e tij.
    "Ua,ua korba, largohu more djale! Hiqu menjeane! Leviz", u degjua zeri i tromaksur i nenes qe me pushtoi pas vetes.
    "Ka vdekur", tha Elmazi. "Duhet te lajmerojme."

    Pas dhjete vjetesh une dhe Mira, motra ime e vogel pergatisnim nje thes me rroba per kushurinjte tane. Djali i djalit te xhaxhait te tim eti kishte pasur nje femije dhe nena ime qe donte t'i ndihmonte te gjithe kishte vendosur t'iu falte rrobat tona te femijerise, te cilat kishte vite qe i mbante ne nje sunduk ne bodrum. Ne xhepin e nje fanelle prej pambuku gjeta nje leter, qe shkruante:

    "I dashur Baba,

    Nuk mund te jetoj me ne kete menyre. Dua t'i jap fund. Kam vuajtur shume, por dije se ne shpirt kam mbetur bija jote, qe te do shume. Tani do te nisem ne nje udhetim te gjate dhe te bekuar. Do te takohem me nenen. Atje do te jem e lumtur. Te falenderoj per gjithcka.
    Me fal . . .

    E Jotja si Perhere,

    Dorina"

    Se c'mu mblodh ne gryke. Nuk mund te gelltitesha dot.
    Vrapova jashte menjehere. Ajo ishte vajza me floke te zinj qe kisha pare nga kreu i shkalleve kur kisha qene femije. I hodha edhe nje veshtrim letres. Boja ishte perhapur gjithandej, por shkrimi i saj ishte i qarte. Mu kujtua ajo nate kur befas u degjova zerat e grave qe iu therrisnin femijeve:
    "Brenda, brenda shpejt se do t'ia krise shiu. Qameti do te behet, shpejt brenda!"
    Por tashme e kuptoja mire gjuhen e te rriturve, mashtrimet dhe genjeshtrat e tyre. S'kishin faj ata. E kishte fajin shiu. Gjithmone shiu . . .

    Edited

  2. #2
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    nuk e di sa kuptohet nga lexuesit e rinj te ketij tregimi se autoresia i perket Henezes.

    Pra u shkrua nga; "HENEZA".
    ...
    ps , me falni nese nuk e kam paraqitur edhe me dukshem autorin.
    flm, per mirkuptimin.....macia blu
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  3. #3
    Made in Me!
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    u.s.a
    Postime
    187
    pak e veshtire per tu kuptuar po ja vlen ama...........me respekt cristal
    * x 0 and case closed!

Tema tė Ngjashme

  1. Vėllezėrit Ēetaj - Thėrret Prizreni mori Shkodėr
    Nga nosselgae nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-01-2010, 10:28
  2. Diogardi thėrret politikanėt tė zgjohen…
    Nga Albanino nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-10-2002, 18:50
  3. Diogardi thėrret politikanėt tė zgjohen…
    Nga Albanino nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-10-2002, 06:41
  4. Ne kerkim te dashurise (Heneza)
    Nga shigjeta nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-04-2002, 22:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •