Me ben pershtypje kohet e fundit se vend e pavend gazetat dhe revistat shqiptare fusin termin "helen/e" kur duan te percaktojne objektiva greke. Me thene te drejten nuk me shqeteson aspak perdorimi i termit "helen" ajo qe me shqeteson eshte shkaku i perdorimit te ketij termi. Dihet shume mire qe populli pertej kufinjeve jugor te Shqiperise njihet nga komuniteti nderkombetar me termin "Grek", si pasoj e ngeljes se ketij termi nga literatura latine. Biles qe ne vitet e fundit te perandorise bizantine vet keta banore te Ballkanit grekefoles i thonin vetes "Greki" ose "Romi". Ne fund te shekullit te 18 si pasoje shfaqes se nacionalizmit nen cadren e Revolucionit Francez popujt europiane sebashku me Greket dhe Serbet filluan te kerkojne "elemente" per te krijuar nje ndergjegje kombetare. Keshtu Kisha Ortodokse greke i tha Grekeve, Arvanitasve, Vlleheve, Sllaveve etj. te territorit grek se jane te gjithe pas'ardhesit e Heleneve te lashtesise dhe se qe kendej e tutje duhet te hiqnin emrat qe i ndanin (Greke, Atvanitas, Vllehe etj.) dhe duhej te vet'thirreshin Helene. Te njejten gje bene edhe Serbet te cilet filluan te vet'thiren Illire dhe kur e pane qe nuk po i besonte njeri e ndruan ne Jugosllave (sepse mendonin se Sllavet e jugut ishin me te "paster" se te tjeret) per te perfunduar Serbe qe i njihte edhe bota. Sigurisht as Serbet dhe as Greket nuk donin te thirreshin me emrin qe i njohem, te paret sepse termi "serb" vjen nga termi "servus" qe do te thote skllav -megjithese edhe termi "sllav" eshte interpretim i termit "sklavin", me te cilin u thirrnin Sllavet e pare ne Ballkan kurse te dytet sepse emri i tyre kishte ngelur i njohur per gjera te keqija ne Perandorine Osmane por edhe ne Europe (ne Frengjisht "grek" do te thote ai qe vjedh ne letra, per shkak te nje Greku qe ishte hajdut i mire ne bixhoz).
Sidoqofte psikoza e Grekeve se duhet ti tregojne botes se jane "helen" i ka shtyer ne nje politike trashanike me te cilen mundohen sistematikisht te fusin termin "helen" edhe ne gjuhet e huaja. Keshtu cdo gje qe del nga Greqia nuk shkruan "made in Greece" por "made in hellas" (nje term trashanik qe filloi te perdoret nga diktatori Metaksa, sepse ne te vertet ne Greqine e Lashte nuk eshte perdorur ndonjehere termi "hellas" kurse Greket mundohen ta shfaqin si dicka klasike dmth. te tregojne se ne Greqine e Lashte njerezit flisnin per nje treve te perbashket) dhe "hellenic ......". Me ben pershtypje se kohet e fundit kane filluar edhe keta bicimat e Omonias te perdorin termin "helenizem" ne Shqip dhe jo "greqizem" sic do i pershtatej me mire Shqipes.
E theksoj perseri se nuk me shqeteson perdorimi i termit, fundja fundit eshte e drejta e cdo populli te quhet si ti doje qejfi, ajo qe me shqeteson eshte sesi keto politika trashanike prapambetese kalojne kufinjte dhe sjellin pasoja edhe ne Shqiperi. Neve kemi nje emer te caktuar per te thirrur popullin fqinje dhe nuk eshte e nevojshme ta ndrojme kete emer, ne nuk i themi gje Grekeve pse na therrasin "alvani" (megjithese na intereson ky term sepse nuk ben gje tjeter vecse verteton lidhjen tone me fisin e Albaneve). Besoj se shtypi shqiptar duhet te marri njecik shembull nga shtypet e huaja dhe te ket kujdes ne perdorimin e termave, mos behemi vet vegel e disa qarqeve te prapmbetura te huaja. Ne kemi shembullin e Kosoves ku shume Kosovare duan te therriten "dardane" (gabim per mendimin tim) dhe Greket dhe miqt e tyre jo vetem qe nuk i therrasin Dardane po i therrasin edhe "rrefugjate" ne Jugosllavi.
Pra ne pse ti bejme "ndere" Grekeve?
Krijoni Kontakt