Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e janulla
    Anėtarėsuar
    17-06-2003
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    50

    Renato Rapi - Dashuri dhe brengė

    Dashuri dhe brengė

    Redaktor: Adriatik Kanani
    Recenzent: Dritero Agolli
    Arti grafik: Artan Selenica
    Drejtor botues: Fatmir Toci



    I dashur lexues.

    Sot po ju paraqes vargjet e permbledhura ne vellimin "Dashuri dhe brenge" ku me kete "buqete lulesh" Renato Rapi i prezantohet per here te pare lexuesit


    E verteta eshte se Renato e jetoi vete ate dashuri.

    Ai nuk merr persiper te jete poet .Ai ka shkruar ne vargje

    historine e tij te dashurise. Dashuri e

    paperseriteshme.Sa e mahniteshme aq tragjike.

    Mendja me shkon tek Shekspiri.Sikur te gjendej sot nje

    Shekspir, jam e sigurt se kjo Dashuri do t`ja kalonte

    dashurise "Romeo e Xhuljeta".

    Renatos ia dhunuan, ia reckosen , ia vrane Dashurine.

    E pagoi shtrenjte Dashurine e tij.

    Torturat e kane bere te paafte te perceptoje, e kane bere te

    pandjeshem .Per te gjithe ecen koha vetem per Renaton jo !

    Ai nuk e njeh kohen, ai nuk e ndjen gezimin apo hidherimin.

    Fytyra e tij ka ngelur i ngrire ne nje si shprehje :

    NA ISHTE NJE HERE...

    Renato nuk dashuron ,megjithe mencurine e dikurshme dhe

    hijeshine qe Zoti i fali .

    Dhe Renato akoma nuk ka arritur te urreje , askend , kurre !!!




    DASHURI dhe BRENGE

    Kur ty te njoha isha mjaft i ri,
    me mijera pyetje,me mijera dyshime,
    i ri qe arratisej ne nje bote pa fre,
    plot endrra ,hove dhe ngurrime.

    Nder syte e mi ti ndrojtjen e thelle e pe
    dhe mallin qe ne ato dite plot vlime,
    ma celte buzeqeshjen , dhe n`hare,
    me bente qe te ndiej prape deshperime.

    *********************************

    Ndonjehere ti vec me nje veshtrim,
    me nje levizje dore me c`armatos,
    edhe diku me mbetet nje vegim,
    nje gjurme e nje te qeshure q`u sos,
    nje flakerim qe derdhet thelle ne shpirt,
    qe duke me falur gaz prap me plagos
    E prap me zhurit me ndjenjen tende te dlirte.

    Edhe trupin me , ah , renkim nder vale,
    ekstaze gazi te pafund ma tret...
    dhe para teje flirtohem per nje mend,
    kjo dashuria jone ,mua po me cmend

    ***********************************

    Po bien gjethet..Edhe ti me pyet,
    per lotet a me djegin valle ?
    Kjo ndarja jone fare po me mbyt.
    Ah, kohen ne, perse s`e ndalim valle ?

    Dhe ne nga ndjenjat tona qe na i genjejne,
    tretemi prap ne gaz e shprese.

    ***********************************

    E dashur, lerme vetem,qe agimi
    porsi nje foshnjeze te me gjeje ne gjume,
    Edhe kur s`jemi bashke, mua vegimi
    yt` i shtrenjte te me fanitet aq shume.

    ***********************************

    Dhe gonxhes ti s`ja hoqe gjithe petalet,
    s`e ndjeve vehten tej e tej te amshuar?
    C`do puthje qe prej meje ty t`falet
    a s`ma ktheve me te flakeruar ?
    Me ndez aq shume sa une s`kam te shuar...

    ************************************

    Ende ne buze zjarri yt me rri,
    dhe ne cdo pore ndiej ngrohtesine tende,
    ende ne sy e kam ate fshehtesi
    E dashur, ti me puthje krejt me cmende.

    Kur te kujtoj , atehere vehten time
    me nuk e ndiej.Dritaren po veshtroj.
    Pas saj po zbret mugetira plot mejtime
    E vendi yt eshte bosh...per ty mejtoj.

    Ti vec nje pyetje me ben gjithmon
    Kerkon te dish perse kaq fort te dua
    Po te ta them tani eshte teper vone?
    Me pervelojne , o Shpirt, buzet e tua.

    I dua shume, e nuk do te rresht Kurre
    me puthje t`i mbuloj
    magji pa fund me je o nur
    dhe ato duar aq zbehtesisht te holla
    qe kurre nuk dua t`i humbas
    ne magjine tende krejt u krodha
    n`at harrim ,ku viti te duket cas.

    E dashuroj ,ah, shpirtin tend te vrare,
    edhe vetmine e syve te tu duke qare.

    ***********************************

    E dashur, o e dashur!-A kam leje
    pa u skuqur Ty prape keshtu te quaj?
    Kete emer kaq te shtrenjte , qe vec meje
    e therret tani dhe nje goje e huaj.

    A kam leje ta mbaj ne shpirtin tim?
    A nuk me duhet qe te arratisem
    prej endrres time q`e mbrojta me aq deshperim?
    dhe prej puthjeve te tua , ah, qe molisem.

    A s`po mi fshijne tani puthjet? Humbas i teri,
    dhe ledhatimet a s`mi kane grabitur?
    Me fal, e me ndihmo, qe une i mjeri
    te gjej ate per te cilen jam venitur.

    **********************************

    Oh sa me dukesh e huaj, kur t` kujtoj
    sa larg m`je tretur qe kur me ke braktisur!
    A do mundem prape te t` dashuroj ,
    kaq fort nga humbja jote e shastisur.

    I shoh si m`arratisen keto kujtime,
    e s` mund t`i kthej , e s`mund t`i mbaj me dot.
    Vec disa here , si ne enderrime,
    ne nje buzeqeshje ose ne nje lot
    sec me fanitet prape kohe e shkuar,
    si prushi qe s`u fik, sec me flakeron,
    gjersa kjo zemer e mjere e mashtruar
    me pikellim e dhembje e kupton:
    se teli q`u kput , me s`tingellon...


    **********************************

    E njoh une dhimbjen, ankthin ,terrin
    t`atyre casteve qe do te m`i kursesh
    I njoh une plaget e tua qe te therin
    qe t`i shkakton ajo, qe eshte mes nesh.

    I ndiej rreziqet e atyre shtigjeve,
    qe s`njohin rregulla, kufij,meshire,
    qe jane GJITHNJE KUNDER TE GJITHA LIGJEVE,
    qe mund te SHKATERROJNE DHE ENDRREN ME TE LIRE

    Barra qe permbi supe po ngarkoj
    e rende eshte shume,edhe guximi
    me te cilin per ne te dy luftoj
    s`eshte aq i madh.Porse kam frike ,
    se ne nje cast dobesimi
    Cdo gje qe kam ,ah, prape do ta dorzoj.

    *************************************

    Ti je per mua jeta, Ti je dita.
    Si fara qe cel gonxhe pa mbarim,
    Te cela Ty ne zemer e te rrita.


    Dhe emri yt , e dashur, n`adhurim
    me tret , edhe nder net me ben te lutem
    ashtu si nuk jam lutur kurre me pare,
    nuk di se ku te fshihem, ku te futem
    nga kjo magji qe zemren ma ka vrare.

    E gjitha Ti ma mbushe jeten plot,
    e qenia jote shpirtin ma sundon,
    e teksa flas , ah , fjale nuk gjej dot
    qe dashurine time s`ta deshmon...

    Ne mijra gonxhe Ti tek une lulezon.

    ***********************************
    ***********************************
    ***********************************

    Respekt Janulla

  2. #2
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    shume e trishtueshme

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Janulla !

    Pra ne mos gaboj.. ti je Nena e Renatos ?

    Uroj qe yt bir te ringjallet shpirterisht e te gjej forca se sic thot nje personazh filmi ..mbi rete gri ka gjithmone qiell blu..
    Ai i ri eshte e nese do i gjenden pran shok e shoqe te mire besoj do ja hedhe kesaj merzitje a kllapie qe e ka zene..
    Me vjen mire qe ti besoj i gjindesh prane tet biri e nenat jan te forta pikerisht ne keto raste.. e ato me zemren e tyre bejne mrekullira..
    Ku jetoni ju?
    Mos valle Ai ka nevoje per Tiranen?
    Cdo te mire e Zoti e beft mire..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 21-12-2004 mė 00:52

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-03-2004
    Postime
    52
    Citim Postuar mė parė nga janulla

    Mendja me shkon tek Shekspiri.Sikur te gjendej sot nje

    Shekspir, jam e sigurt se kjo Dashuri do t`ja kalonte

    dashurise "Romeo e Xhuljeta".


    lol


    Na servir dhe ndonje bejte tjeter te Renatos.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rhea : 21-12-2004 mė 11:39
    E ku shkruhen ne karte
    fjalet e gjuhes se zjarrte...

  5. #5
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    nga Renato Rrapi

    Oh sa me dukesh e huaj, kur t` kujtoj
    sa larg m`je tretur qe kur me ke braktisur!
    A do mundem prape te t` dashuroj ,
    kaq fort nga humbja jote e shastisur.
    Mė kujtoheni ju Janulla, qė shpesh merrja bukė nė dyqanin e vogėl ku punonit, por mė shumė mbaj mend Renaton, e kujtoj ashtu me biēikletėn e tij, tė shkathėt e tė pashėm me violinēelin nė njė dorė, e me dorėn tjetėr timonin.
    Kam qenė edhe unė tek "Kongresi Pėrmetit" dhe e mbaj mend atė djalė aq tė qetė, tė dashur e fjalėpak. Banoja aty afėr shkollės, aty bėra fillore e tetėvjeēare.
    Kujtoj me mall ēdo gjė prej aty dhe padyshim edhe Renaton, djalin tuaj tė mirė e tė zellshėm, me tė qeshurėn fėminore.
    Bėri bujė nė Tiranė dashuria e tij pėr tė bijėn e Kadaresė. Edhe sot nuk mund ta besoj, qė njė satrap nė shpirt, qė na shkruan romane e vargje tė bukura, t'ju bėnte jetėn skėterrė, sepse po i prishnit biografinė dhe emrin e madh.
    Njeriu zemėrngushtė qė shkeli mbi ju, pėr tė mbajtur "pastėr" emrin e tij, tė cilin e pėrdhosi nė kohėn e eksodit, duke i quajtur ata qė ikėn (siē do iknim shumė nga ne dhe vetė Kadareja) jashtėqitja e kombit.
    Njė gjė t'ju ngushėllojė ju nėna e Renatos, fakti qė Renaton e kini gjallė dhe ėshtė me ju...ai ėshtė thesari i vetėm i juaji, pėr tė dhatė pikėn e fundit tė gjakut.
    Rastėsisht e lexova kėtė temė dhe mė ngjallėt kujtime sa tė bukura, po aq edhe tė pakėndėshme.
    Ju uroj ju dhe birit tuaj, Renatos, tė gjeni akoma mė shumė qetėsi shpirtėrore.
    Qofshi tė lumtur...edhe pse me kaq vonesė urimi im pėr ju.
    Respekte pėr ju dhe Renaton zonja Rrapi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Humdinger : 17-04-2006 mė 22:59

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Mendja me shkon tek Shekspiri.Sikur te gjendej sot nje

    Shekspir, jam e sigurt se kjo Dashuri do t`ja kalonte

    dashurise "Romeo e Xhuljeta".

    Dikur e dini c`mendoja?
    Jo. Dhe as qe ka se si!
    Romeo me xhulieten thoja
    jetuan me te madhen dashuri.


    Prap, s`mund te kete ne bote
    - thoja me vete
    Nje cift aq fort te dashuruar
    Shekspiri genjen,
    Shekspiri gabon,
    Poshte autori i dashurise se trilluar!


    Vec erdhi nje cast ne jete,
    qe une Romeon e jetova vete,
    dhe Xhulieta ime per cudi,
    ngjante aq shume me Xhulieten e tij
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  7. #7
    E dua letėrsinė Maska e XHOKONDA
    Anėtarėsuar
    19-07-2005
    Postime
    5
    Pershendetje Zonja Janulla,
    poezia e Renatos eshte shume e ndjere dhe te prek ne shpirt, te fut ne nje bote sa te magjishme aq dhe te dhimshme.
    Une e kam njohur Renaton, ishte shume i pashem dhe fisnik, megjithse ishte ne nje periudhe te veshtire per jeten e tij ( Kosove, Belesh).Ju uroj juve dhe Renatos shume shendet dhe lumturi.

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrkufizimi i dashurisė!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 233
    Postimi i Fundit: 13-03-2024, 07:04
  2. Ardian-Christian Kyēyku
    Nga Eagle nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 05-09-2012, 10:35
  3. Janulla Rapi pėr djalin e saj
    Nga janulla nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 11-09-2010, 09:55
  4. Koncepti i Dashurisė Kristiane
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 19:05
  5. Ja dhe nje tjeter, per Dashurine
    Nga green nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 15:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •