Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 85
  1. #1
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Lightbulb Berisha kryeministër pas fitores së PD në zgjedhje

    E Premte, 17 Dhjetor 2004


    "BERISHA, KRYEMINISTER PAS 2005-S"

    Intervistoi: Edlira Prenga
    Koha Jone

    Opozita eshte e gatshme te vije ne pushtet dhe te kete kryeminister kryetarin e saj, Sali Berisha. Kete e konfirmoi dje ne nje interviste per "KJ", nenkryetari i PD-se, Bamir Topi. Ne kete linje, Topi ka sqaruar te gjithe hapat e ardhjes se opozites ne pushtet, duke u shprehur se tashme ekziston formacioni i duhur i kesaj partie per te qeverisur duke u bazuar ne shtetin ligjor. Madje ne ate qe thote Topi, sqaron se tashme opozita i ka strukturat e saj per verifikimin e asaj qe ka ndodhur ne administraten shteterore. Nenkryetari demokrat qarteson gjate intervistes hapjen e PD-se me shoqerine civile, "Ditet e Shpreses" dhe menyres se si jane konceptuar dhe adaptuar ne programin e partise.

    -Zoti Topi, Partia Demokratike eshte tashme ne "Ditet e Shpreses". Nderkohe qe gjate gjithe kesaj kohe ju keni folur per hapje me shoqerine civile. Cfare do te thote kjo konkretisht?

    -Kjo do te thote qe jeta e vendit qofte nga pikepamja e veprimtarise politike, por me e rendesishme ajo e institucioneve nuk lidhet ne menyre kompative thjesht me veprimtare politike, por ne nje kendveshtrim me te gjere kerkon angazhimin e grupeve te ndryshme shoqerore ku ne radhe te pare identifikohen njerezit me vlera intelektuale me nje integritet te pelqyeshem moral, por edhe me nje akses te gjere shoqeror. Padyshim keta nuk jane njerez thjesht ne subjektet politike, por i gjejme si vlera te spikatura ne boten akademike, ne perfaqesues te shoqerise civile, ne media dhe ne biznes. Pra ne nje fare kuptimi jeta e vendit sikurse eshte dhe eksperienca e vendeve demokratike perendimore kerkon impenjimin e vlerave me te shquara intelektuale, pavaresisht ku ato militojne. Nga kjo pikepamje kjo shprehje eshte kthyer ne nje lajtmotiv per shkak te hapjes se diapazonit te ketyre veprimtarive, jo thjesht per militantet e partive, por dhe nje partnership me keto vlera te shoqerise qe per nje mije arsye mund te mos jene militante te nje partie te caktuar. Kjo eshte nje gjetje me vlere e cila nuk ka mbetur thjesht ne planin verbal, pasi mund t'jua argumentoj se i tere programi i PD-se qe po perpunohet ka si pjesemarres keta intelektuale te cilet jane ose neper institucione te administrates shteterore, mund te jene ne organizata jofitimprurese, mund te jene personalitete te pavarura, por patjeter dhe ne bashkepunim dhe me boten politike, te cilet nga ana e tyre nuk jane thjesht personazhe qe vijne nga bota ideologjike, por kane ardhur nga fusha te ndryshme te veprimtarise shoqerore dhe profesionale. Nga kjo pikepamje ky lloj partnershipi nuk ka mbetur ne ajer, por ka filluar te jape frytet e veta. Une mund t'ua ilustroj disi me hollesisht kete, ku programi i PD-se nuk eshte thjesht nje program demagogjik por ne tavolina specifike sipas kushteve eshte debatuar gjate dhe ajo qe ka mbi sunduar me shume ka qene debati profesional, natyrisht me nje vije politike qe PartiaDemokratike e ka te konsoliduar si nje parti e qendres se djathte.

    -Nuk sjell ky fakt nje pakenaqesi per njerezit qe kane milituar per vite te tera ne Partine Demokratike, ata qe kane 14 vjet qe rrine rreth saj?

    -Besoj qe jo. Gjerat marrin vlere kur kombinohen, kur nuk neglizhon, kur gjerat nuk neutralizojne njera-tjetren, por secila ane e kesaj veprimtarie te gjere politike mbeshtet njera-tjetren. Pra behet fjale per nje term sinergjizem, kur gjerat mbeshtesin njera-tjetren dhe japin ate qe kerkohet nga nje formacion politik i cili nuk qendron ne ato pozicione per t'u bere politika ideologjike, por per te bere te mundur afrimin e sa me shume grupeve te ndryshme shoqerore qe mendojne per nje linje te djathte sic ka Partia Demokratike. Kjo, ka te beje thjesht me vizionin, por dhe me programin e partise ku ne preferojme te themi qe ne zgjedhjet e vitit 2005 do te kemi mazhorancen e popullit shqiptar, sepse politikat qe po perpunohen jane ne favor te mazhorances se shqiptareve te cilet me formacionin e majte qeverises jo vetem qe nuk jane ndier rehat, por kane pare qe standardet e tyre ekonomike dhe shoqerore kane ardhur ne renie.

    -Ne momentin qe kerkohet mbeshtetja e elektoratit, opozita sulmon mazhorancen qeverisese. Nuk eshte kjo e njejta politike qe riciklohet tash sa vite ne Partine Demokratike?

    -Eshte e pamundur te mendosh te ngresh nje variant te ri per qeverisjen, pa bere oponencen per nje program qe e konsiderojme jo racional per fatin e shqiptareve. Ndryshe nuk do te kishte sens qe formacionet tona jane pozicionuar njeri ne te majte, tjetri ne te djathte, e aq me shume kur administrata e sotme e mazhorances socialiste "preferoj ta precizoj ne kete forme sepse ne pjesen me te madhe te pozicioneve drejtuese te administrates jane njerez me kontribute te dukshme ne Partine Socialiste), jane te tilla qe kane rritur shume abuzivizmin. Ne kete kontekst edhe sikur te mos fliste opozita do te mjaftonin kotrollet periodike qe ka bere Kontrolli i Larte i Shtetit apo raporte te institucioneve te pavarura, qofte ato shqiptare, qofte nderkombetare per te thene qe nuk mund te ngrihesh ne nje variant te ri pa bere debatin dhe kritiken mbi ate cfare nuk eshte realizuar ne programin e qeverise se majte, por cfare eshte me e rendesishmja ne ato fonde publike qe jane keqperdorur, duke abuzuar rende dhe duke lene pjesen me te madhe te popullit shqiptar ne gjendje katastrofike ekonomike. Nga ana tjeter nuk mund te mbetesh vetem tek debati dhe tek oponenca, por duhet te ngrihesh me pozicione alternative. Kemi qene te mendimit qe per te bere pozicionin tone te besueshem tek elektorati duhet te jepet nje alternative e qarte, duhet te jepen projekte te qarta dhe specifike, por duhet te demostrohen dhe burimet financiare. Pra, nga nje fushate e cila ka qendruar me shume ne planin verbal kesaj radhe duke bashkepunuar me eksperte te te gjitha fushave po tentohet qe ne programin elektoral te jepen perspektiva te qarta, alternativa te qarta afatshkurtra dhe afatmesme me afate te caktuara, por duke u bere te besueshem, duke treguar dhe burimet e financimit. Atehere do te jemi te besueshem per te thene qe e marrim ne kete faze dhe do ta cojme ne kete faze. Por me e rendesishmja e te gjithave eshte qe ky vend ka nevoje qe te ndertoje nje shtet ligjor dhe mbi bazen e k`tij parametri, duhet te kete dhe njerez te afte profesionalisht, njerez te ndershem ne menyre qe komunikimi me publikun te jete korrekt dhe ajo qe eshte me e rendesishme te ngrene standardet e jetes ne Shqiperi.

    -Si jane konceptuar "Ditet e Shpreses"?

    "Ditet e Shpreses" presupozojne nje slogan i cili ne vetvete ka nje kuptim te gjere politik, filozofik dhe psikologjik qe per popullin shqiptar ne pjesen me te madhe te te cilit ka mungese te shpreses, te kete nje rilindje te saj dhe te kete nje zhvillim te shpreses qe ne zgjedhjet e 2005-s, njerezit te mos qendrojne indiferente, por te vleresojne fatin e tyre dhe perspektiven e fatit te tyre, te marrin pjese ne votim dhe te kontrollojne voten e tyre. Natyrisht subjektet politike jane perfaqesuese te interesave te caktuara dhe programi yne eshte i tille qe te kenaqe pjesen me te madhe te ketij elektorati, sepse ka te beje jo vetem me standardet minimale jetike te domosdoshme per nje popull europian, por dhe per te rritur ndjenjen e shpreses per perspektiven. Qe gjerat te mos mbesin aty ku jane por te ecin vazhdimisht. Ajo do te jete e konceptuar ne nje kontakt te gjere jo thjesht me strukturat, por me publikun e gjere, me grupet e interesit dhe pastaj per te ardhur tek festimi i dites se demokracise, qe eshte data 22 mars. Pas asaj ne jemi koshiente qe futemi ne fushate elektorale dhe secili sipas zones ku do te konkurroje do te jete ne gjendje qe te paraqese nje program specifik per zonen ku konkurron. Pra jo thjesht nje program i pergjithshem i cili do te jete i vlefshem si ne jug dhe ne veri, por programe specifike qe njerezit te jene ne gjendje te absorbojne dhe te jene te interesuar per te bashkevepruar me faktorin politik.

    -A eshte e gatshme opozita per te ardhur ne pushtet?

    -Une besoj se te gjitha keto qe thashe jane premisa te qarta qe opozita ne vitin 2005 do te realizoje rotacionin politik. Nuk eshte thjesht subjekti politik, nuk jane thjesht militantet, qe jane pjesa me vitale e Partise Demokratike, por eshte gjithe ai partneritet me boten intelektuale me boten akedemike me njerezit kudo ku ato jetojne te cilet kerkojne te shohin nje shprese e humbur dikur, por qe kerkojne qe ta rifitojne dhe kete besoj qe jane kane besuar Partise Demokratike.

    -Flitet per nje qeveri me nivel te larte korrupsioni, krim te organizuar apo trafiqe te paligjshme. Marrja e mundshme e pushtetit nga opozita, krijon nje fare dyshimi ne ate qe gjen, ose thene me sakte me te gjitha keto qe le qeverisja aktuale?

    -Opozita ka nje pasqyre te qarte te situates ne administraten shteterore, ka informacione te plota per korrupsionin e larte, madje ka te individualizuar dhe subjektet qe jane te implikuar ne korrupsion. Natyrisht nuk do te merremi si institucion politik por gjithcka do ta bazojme mbi ligjet e shtetit mbi drejtesine per te rivendosur institucionin e ligjit ne Shqiperi. Secili sipas ligjit do te mbaje pergjegjesite e veta per abuzimet me fondet publike dhe ne abuzimet me ligjin dhe pastaj natyrisht Partia Demokratike me formacionin e konsoliduar te saj do te shikoje perpara per te realizuar nje program ambicioz dhe nje program jo thjesht per demagogji, po ku une mendoj se gjerat do te ecin shume me mire se sot.

    -Thate formacion. Kj nenkupton qe ne krye te ketij formacioni do te jete lideri i PD-se, Sali Berisha duke marre rolin e kryeministrit?

    Perderisa kryetarin e Partise Demokratike e kemi njeriun me te votuar ne strukturat tona, eshte ne zgjedhjet e tij per te vendosur per te gjitha variantet e qeverisjes.

    -Do te thote qe nuk perjashtohet kjo mundesi?

    Natyrisht nuk e perjashton kete mundesi, madje eshte mundesi e pare, por ne nje ekip mjaft cilesor qe Partia Demokratike e ka tashme.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,331
    Postimet në Bllog
    17
    Une them qe kryeminister te bejme brarin, kryetar kuvendi RoniSotirin dhe president gabrielin, pasi keta kane me shume shkolle se Berisha, kane bere me shume fushata se Berisha dhe gezojne mbeshtetje me te madhe se Berisha. Ju po qe i keni hyre ne ferk politikes.

    Berisha u kuptua qe do te behej kryeminister dy vjet me pare, kur emer Moisiun ne postin e presidentit. Ai perdori formulen e Zogut kur ishte president, Zogu-Kota Berisha-Meksi dhe tani qe pret te vije prape ne pushtet do perdori te njejten formule vetem sa do ndryshoje vendet Moisiu-Berisha. Mbreti Zog ia besoi qeverine Koco Kotes per te balancuar pushtetin midis dy komuniteteve me te medha fetare ne vend, dhe Berisha ka ndjekur te njejten formule.

    Qe PD do te vije ne pushtet ne zgjedhjet e ardhshme, kete e ka kuptuar edhe Nano tashme. Vala e ndryshimeve pushtoi Gjeorgjine, Ukrainen, Greqine, Serbine, Maqedonine, Kosove, Malin e Zi dhe per pak muaj do kurorezohet edhe ne Tirane. Nuk ka se nga ta dredhi bishtin jo Nano por as Shirak e Shreder, pasi rizgjedhja e nje presidenti ne Amerike do te thote qe kur ai te lere shtepine e bardhe pas 8 vjetesh, bota do te jete e udhehequr nga qeveri te spektrit te tij politik. Kjo ishte e vertete me Clinton, eshte e vertete edhe me Bush. Qendra e vullkanit eshte Amerika por llava e tij perhapet ne cdo cep te botes.

    Nano do te rrezohet me vote ose me force, do te kete nje fund hollywoodian ose nje fund Causheskian. Kjo do te varet se cfare kostumi ai do te zgjedhi te veshi diten e zgjedhjeve, ate te opozitarit apo ate te tiranit qe i hapi varrin vetes.

    4 vjet me pare une shkruajta ne kete forum: "Humbja e zgjedhjeve nga socialistet eshte e keqja me e vogel qe i pret ata." 4 vjet me vone, pushteti jo vetem qe i ka sjelle humbjen e mbeshtetjes ne popull, por ne keto zgjedhje shqiptaret nuk do te votojne per te sjelle thjeshte PD ne pushtet, kane per te votuar per te varrosur njehere e mire komunizmin, ashtu sic bene ne 22 marsin e 1992, 13 vjet me pare.

    Albo

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Bërrnutsi
    Anëtarësuar
    09-09-2004
    Postime
    183
    Sali Berisha eshte tashme nje flete e djegur politike.
    Nuk besoj se PD do i fitoje zgjedhjet vitin e ardhshem perderisa ajo si parti terhiqet zvarre nga Berisha me Co.
    Me perjashtim te Bamir Topit, te tere flluskat qe i vertiten Berishes jane thjesht veglat e tij personale.

    Partia Demokratike eshte kthyer ne Partia Demokratike Malesore.
    Prandaj nuk e ka perkahjen e duhur nga populli kjo parti pasi ne gjirin e saj ka nje perberje individash qe origjinojne nga bjeshket.
    Diversiteti eshte ajo qe i nevojitet kesaj partie!

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Bërrnutsi
    Anëtarësuar
    09-09-2004
    Postime
    183
    Citim Postuar më parë nga Veshtrusja
    Ne politik cdo njeri eshte, ashtu si that ju, nje "vegel". Puna eshte se si vihen ato "vegla" ne perdorim!



    PS: PD-ja nuk besoj te jete e perbere vetem nga njerez nga Malesia. (Por edhe sikur te ishte ashtu, kjo nuk eshte cfare duhet te na shqetesoj ne. Ne duhet te shqetesohemi per aftesite apo mungesen e aftesive te atyre qe po perkrahim.)

    PS2: Sa i perket divesitetit brenda PD-s, do ju postoj nje artikull ne lidhje me kete se shpejti.....
    Meqe po flasim sipas terminologjise ndertimore , une besoj se politiken mund ta krahasojme ne ket rast me nje Zdrukthtari.

    Ke makinerite qe jane institucionet e shtetit.
    Ke veglat e prerjes se drurit ne forma te ndryshme qe jane politikanet e PD-se.
    Ke ustallaret si puna e Saliut.

    Une nuk thashe qe PD perbehet e tera nga malesore por thashe qe ka Nje Perberje ne Gjirin e Saj plotesisht me malesore.
    Duhet perdorur si mjet diskutimi ky mendim pasi ne te vertete PD-ja eshte kthyer ne nje parti lokaliste e cila sikunder fillimeve te saj ne themelim ku perbehej nga Selamet, Shehat dhe Meksat e botes ishte parti laike ne sensin gjeografik.
    Kjo deshmon per jugoret e Vlores dhe Gjirokastres , banore historike komunista se PD-ja nuk ka vend per ju dhe eshte nje shembull negativ per ngritjen lart ne pushtet te saj.
    Kete duhet ta kuptosh megjithese eshte e veshtire ta pranosh.

    Pd-ja beri shume pak per Jugun kur ishte ne pushtet.
    Aq sa bejne socialistet per Veriun sot beri Pd-ja per jugun kur ajo ishte ne pushtet.
    Pse ndodh kjo thua ti?

    Berisha si fare e Fidanishtes Marksiste me ideologjine e tij e ka teper te veshtire te pranoje ne kete parti njerez me te ngritur se ai , qofte nga aspekti social e deri te ai politik.
    Le te mos harrojme prejardhjen e zotit Berisha pa bere gjykime dhe dallime krahinore e te mos shmangemi nga fakti se kur ai u zgjodh ne pushtet shume individa ishin kundra dhe vune ne dyshim aftesine e tij bazuar vetem nga perkatesia krahinore qe ai kishte.

    Ky lloj mentaliteti ekziston ende edhe sot , eshte nje virus i perhapur kudo.
    Duke zbritur pak me poshte , edhe ne nje gazete si Koha Jone , nje pjese e konsiderueshme e gazetareve i perkasin rrethit etnik te botuesit te vete gazetes.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Bërrnutsi : 19-12-2004 më 11:46

  5. #5
    . Maska e *DJ-ALDO*
    Anëtarësuar
    03-03-2003
    Vendndodhja
    Asgjëkundi
    Postime
    297
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Nano do te rrezohet me vote ose me force, .

    Albo
    Kjo nuk më pëlqeu Albo !!!
    Çfarë dëshirojmë, të shohim 1997 përsëri, apo më keq se kaq akoma?
    Çdo gjë duhet të bëhet konform ligjit dhe dhunën t'ja u lemë të tjerëve, miku im.

  6. #6
    une jam
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Postime
    290
    zgjedhjet si fiton as Nano as Berisha. Ka shume mundesi qe ne zgjedhejt e ardhshme asnje parti te mos fitoje shumicen e nevojshme per te formuar qeverine e re. Pothuajse ne gjitha postimet tuaja flitet vetem per PS_PD, por tashme mendoj qe LSI dhe LZHK kane nje mbeshtetje te gjere ne elektoratin shqiptar. Albo po fliste per ndrsyhimet qe kane ndodhur ne shume vende si rezultat i politikes se jashtme Amerikane. Eshte e vertete Albo por fatkeqesisht ju fusni shume KOsoven, maqedonine etc ne nje thes me Gjeorgjine dhe Ukraine-n. do thoja qe situata ne Shqiperi i ngjan me shume dy rasteve te fundit dhe vecanerisht Ukraine-s. S'ka dyshim se Nano nuk ka me mbeshtje ne popull. Por per mua eshte e veshtire te shoh zgjedhje te lira ne shqiperi. Pothuajse te gjitha partite opozitare qe mund te vijne ne pushtet kane deklaruar qe do te hetojne personalisht Nano-n dhe qeverine e tij neqofte se vijne ne pushtet. Dihet tashme qe Nano udheqeq Shqiperine me nje bande kriminelesh dhe kontabandistesh. dhe e shoh si shume te veshtire qe keto njerez mund ta leshojne pushtetin pa dhune. Nano ne qofte se iken nga pushteti vendin e ka ne burg dhe do ti njolloset figura pergjithmone se do te dale ne sheshe gjithcka anti-shqiptare dhe gjithcka qe ka bere per interesa personale.

    Por nuk mund te kuptohen zgjedhjet shqiptare pa marre parasysh influencat e huaja dhe sidomos ate te fqinjeve tane. Greqia do beje ceshte e mundur te mbaje nano-n ne pushtet sepse te gjitha partite e tjera qe mund te marrin pushttetin i konsideron si anti greke. E pra greqia qe ka investuar kaq shume ne shqiperi, qe ka punuar kaq shume ketoo 15 vitet e fundit per te shkaterruar kombin, identitetin dhe shtetin shqiptar nuk mund te rrij indiferente. Menyrat mund te jene te ndryshme. sigurisht qe Greqia do perdore lobet e saja ne bashkimin Europian dhe amerike per ti binduar ate qe Nano eshte zgjidhja e drejte. Megjithese mendoj qe Nano ne keto vende shihet my sy te keq

    E shoh te veshtire qe Europa dhe amerika mund te mbeshtesin Berishen. Sigurisht si ne Ukraine dhe ne Gjeorgji duan nje njeri pro Western dhe me figure te paster qe do te krijoje nje shtet te hapur dhe demokratik. Ekam te veshtire te konceptoj qe EU-US sheh Berishe-n si te tille. Ngjarjet e fundit kane treguar qe ndoshta Ilir Meta eshte njeriu qe mund te kete kete mbeshtetje.

    Ne Shqiperi elektorati eshte i pakenaquar me politikanet e sotem dhe kjo eshte arsye qe vetem rreth 50% e zgjedhesve votojne. LZHK pikerisht ka si qellim te marre voten e kasej pjese te elektoratit dhe ne qofte se eshte e sukseshme ti beje ato per vete mendoj qe ka shume mundesi te jete e sukseshme ne zgjedhje.

    E pra mendoj qe ne periudhen pas zgjedhjore LSI dhe LZHK do te luajne nje rol te rendesishem.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    Perse shqiperia pas vujatve nga regjimi i majt komunist vazhdon te ket simpati dhe te votoj per te majtet?. Kjo gje ndodh edhe ne vended e tjera te lindjes qe jan me te prapambetura si bjelorusia, gjysma lindore e ukraines, slovakia dhe ish republika te USSR. Ukrainasit e than troc kur u pyeten nga gazetaret than se ata qe duan socialistet dhe te majtet jan fshatar, njerez te trash thjesht nje turrm e marr. e njejta gje esht e vertet dhe ne shqiperi e ne cdo vend tjeter ku e socialist komunistet jan ne pushtet.

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,331
    Postimet në Bllog
    17
    Citim Postuar më parë nga *DJ-ALDO*
    Kjo nuk më pëlqeu Albo !!!
    Çfarë dëshirojmë, të shohim 1997 përsëri, apo më keq se kaq akoma?
    Çdo gjë duhet të bëhet konform ligjit dhe dhunën t'ja u lemë të tjerëve, miku im.
    Njerezit e lire i zgjidhin kontradiktat me vote dhe jo me plumba apo me force, por sekreti eshte qe te gjithe ata qe marrin pjese ne votime respektojne voten e cdo shqiptari dhe le te fitoje shumica e shqiptareve. Por kur ne Shqiperi behen zgjedhje te manipuluara, 3 here nje pas nje, nese opozita u vetepermbaj ne zgjedhjet e meparashme per hir te interesave tona kombetare ne Kosove, keto zgjedhje nuk do te kete vetepermbajtje.

    Sic u mbush sheshi i Kievit do te mbushet edhe sheshi i Tiranes. Sic u mblodh vemendja e gjithe botes ne Kiev, do te mblidhet edhe ne Tirane. Do te fitojne ata qe zgjedhin shqiptaret dhe jo ata qe vjedhin vota.

    Kur njerezve te lire u mohoet vota, ata zgjedhin forcen per te mbrojtur te drejten e tyre themeltare demokratike, te drejten e votes se lire.

    Albo

  9. #9
    ¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Exclamation

    "Luftë" për pushtet apo për shtet ?
    - Kjo është pyetja!


    Bob Dylan

      • Come gather 'round people
        Wherever you roam
        and admit that waters
        around you have grown
        and accept it that soon
        you'll be drenched to the bone.
        If your time to you
        is worth saving
        than you better start swimin'
        or you'll sink like a stone
        for the times they are a-changing

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-11-2003
    Postime
    337
    Pssssssssss.....,,, kush nuk e ka kuptuar qe Berisha nuk vjen me ne pushtet,duam apo nuk duam ne, nuk kupton asgje nga politika...
    E kom thene dhe po e perseris,,, nuk ka me Xhejms Bejker ta marri perdore Berishen dhe ta coje drejt pushtetit...
    JU e dini po aq mire sa une se USA ka ndikim shume te madh ne vende me te medhaja dhe me te zhvilluara se i yni, jo me te ne.
    Kjo u deshmua edhe ne 92', te vetmen fitore te Berishes.Kjo eshte per te ardhur keq por eshte shume e vertete.
    Ne fakt, nuk i tha njeri Berishes te lidhej me arabet n'kohe t'vet...Tani kete e vuan vetem e djathta se ai,,, ku i dihet, mund te jete duke permbushur misionin e tij dhe mbajtur premtimin qe ka bere para R.Alise.
    Ketu te kuptohemi se nuk eshte se vuan berisha, ai gjithmone eshte numri 2.Ketu vuajne shqiptaret e thjeshte si Albo.Por fatkeqesia qendron se keta super-demokrate nuk eshte se duan demokracine,ata nuk jane as me pak e as me shume se militantet ne kohe te dulles,ata kane kultin e individit !!!
    U tha se kongresi amerikan i beri nje propozim berishes
    Te ishte Eduart Selami kryeminister nese fitonte e djathta ndersa berisha te ishte kryetar partie. Por berisha e ka te qarte misionin e tij te pa-mundur, qe per mendimin tim nuk eshte e rastit.O ai vete kryeminister, gje qe duket matematikisht e pa-mundur, ose ne opozite per sa kohe ai do jete ne krye te PD-se.
    Demokracia eshte rotacion, dhe ky ROTACION behet edhe kur presidentet jane te suxesshem e jo me si berisha qe ka humbur 15 zgjedhje rresht...
    Kulti individit ndodh te vendet dhe njerzit e prapambetur, JU militantet demokrate qe nuk e kuptoni se me berishen nuk ka te ardhme e djathta, pse nuk guxoni nje here ta nderroni. Te jeni te sigurte se ai nuk ka rene nga qielli...

  11. #11
    Perjashtuar Maska e Bërrnutsi
    Anëtarësuar
    09-09-2004
    Postime
    183
    Citim Postuar më parë nga Veshtrusja
    Per ke do votoni o milet?

    Nese e perkrahni PD-n, nuk arrini te kuptoni qe Sala eshte perfaqesuesi i saj? Eshte zgjedhur si perfaqesues nga pjesemarresit e tjere te PD-s. Nese perkrahni Bamir Topin apo Jozefina Topallin apo ndo nje anetar tjeter te PD-es, atehere si rrjedhoj duhet ta perkrahni edhe Salen perderi sa ai eshte zgjedhur nga ata anetar te tjere te PD-s.

    Ok! Sala ka bere gabime, e dime kte. Por gjithashtu duhet te dime qe ai nuk eshte Nanua apo Meta, apo ndo nje felliqesir tjeter! Per kundrazi, ai, sot, eshte kundershtari me i fort i te majtes (monizmit) shqiptare! Boll u hodhet nga sharjet dhe kritikat ndaj anetareve (politik) sepse k'to kritika mund te vazhdojn tere jeten. Filloni e flisni per ato qe mund te presim nga konkuruesit ("politikanet") tane. Cfare do prisni nga partite e tjera me perfaqesuesit e tyre? A mund te me thoni?

    Per ke do votoni? A mund te ma thoni kte ju lutem? Per ke?
    Per asnjerin o Veshtruse.
    Te gjithe jane pavlere , pa perjashtim.
    U binde tani?

  12. #12
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604
    Jam i mendimit qe çdo alternative tjeter do te ishte shume me e pelqyeshme se ekipi greko-komunist i Fatosit me shoke. Ndoshta per here te pare pas kaq vitesh ndjehemi me shume optimist se kurre per largimin e ketyre plehrave. Qe ne '97 kane perdorur me mjeshteri çdo lloj menyre e çdo lloj intrige si e si te zgjasin ditet e tyre. Provuam fatosin, majkon, meten, fatosin 1+2 por asgje nuk ndryshoi. Te gjithe vodhen e vrane e shiten gjakun e tyre sa iu desh qejfi. Dhe kjo gje ishte mese e qarte qe ne 97 kur erdhen me dhune ne pushtet, natyrisht me ndihmen e sllavo-grekerve. Dogjen bashki e komuna, thyhen xhamat e Pallatit te Kultures ne Tirane madje ngriten edhe flamurin grek ne jug. Nderkohe qe Shqiperia po digjej, Gjinushi me shoke vleresonin punen e suksesshme te Zanit e te atij dreq Shytit si e ka emrin, kriminele qe kishin burgim te perjetshem ne greqi, por qe u liruan nga greket per te udhehequr revolucionin vorio-epiriot ne Shqiperi. Nga ana tjeter shume politikane socialiste te tjere hidhnin valle me grekerit ne Athine, nderkohe qe Luan Rama hynte ne Sarande me anije me flamurin grek. Fenomene nga me te ndryshmet degjonim dita dites. Dikush thoshte qe kane ardhur ushtarak serbe ne jug (ngaqe leberit gjasme nuk dallonin dot dialektin geg). Nderkohe qe ne ato protestat e shumta (protesta ku njerezit detyroheshin te dilnin me dhune ne shesh) dilnin me tre gishta tamam si serbet ne beograd. Nga ana tjeter gjasme 10 student Vlonjat hyne ne greve (greve i thençin se hanin e pinin si derra) deri sa te largohej qeveria Meksi. Por ama kulmi kulmit ishte kur kerkuan pavaresine dhe u ngriten te sulmonin Tiranen. Kjo ishte loja e mirekurdisur e sllavo-grekerve. Nuk kaloi shume dhe Fatosi sebashku me vllezerit e tij ne krete milosheviçin nja dy cope greker, deklaroi qe Kosovaret duhen te rinin urte nen tutelen serbe e te mos kerkonin pavaresi. Fatmiresisht ne kete luft patem aleat shtetin me te forte ne Bote. Amerikanet na ndihmuan ne ditet me te veshtira qe ka pasur ndonjehere vendi yne.
    Ne keto 8-vjete qeverisje keta plehra bene çmos si e si te na perçanin dhe ta zhduknin njehere e pergjithmone ndjenjen e atdhedashurise. Por besoj se pas ndeshjes kundra greqise mallkonin veten per mosrealizimin e pllaneve te tyre. Shqiptaret e te gjithave krahinave, kosovare, çamer, malesor, matian, leber, laluc si dhe nga te gjitha trevat e tjera Shqiptare u mblodhen sebashku, e perkrahen kombtaren ashtu siç dime ne.

    Pra Fatosi nuk ka me nga t'ia mbaje. Ashtu siç e tha dhe Albo era e ndryshimeve, mbas Ukraines, Gjeorgjise, Rumanise etj do te vazhdoje edhe ne Shqiperi. Jam i bindur qe nder alternativat aktuale ajo e Sali Berishes eshte me idealja. Ndonese vendi ka rene ne nje krize te thelle ekonomike, ku korrupsioni eshte prezent kudo, besoj qe PD-ja eshte e vetmja force politike qe mund ta nxjerre Shqiperine nga kjo krize. Megjithese nuk eshte aspak e lehte dhe çdo dite qe Fatosi rri ne qeveri eshte ne dem te vendit tone.

    Duke_Of_Arberia
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  13. #13
    Perjashtuar Maska e Bërrnutsi
    Anëtarësuar
    09-09-2004
    Postime
    183
    Citim Postuar më parë nga Brari
    Ne televizor mbrem u dha parlamenti..

    Cfar pe ti Storm qe thua u dashkan zhdukur politikanet..?

    Dje u pa pershembull .. Sala dhe Olldashi qe treguan se sa taksa i merr shteti atyre familjeve qe jetojn me 100 000 lek ne muaj.. ( korenti telefonat ushqimet karburantet e gjithcka shkon ne rritje cmimi) dhe sa u merr atyre qe fitojne miliarda ..sikurse Caci Duraku Duka e krejt mafia Socialiste..

    U pa gjithashtu dhe surrati i zi i Cacit Dukes Malajt e erionit qe ngerdhetheshin duke shpifur..e mashtruar..

    Ti storm mbasi i ke pare thua te zhduken.. ata politikanet..

    Po cili te zhduket.. pse nuk e percakton..

    Eshte e qarte se kush duhet zhdukur por ti nuk e thua..

    Me mir mos fol kur je hipokrit..



    Veshtruese..

    Mir e ka Duka i arbrit.. por..

    Kemi 7-8 vjet qe degjojme Celibashi celibashi..

    Nga kush e degjojme kte "celibashi celibashi"?

    Nga Saliu..

    Cthot Saliu per Celibashin..?

    thote se ai ben hile ne Votime..sikurse melistat ..me numrimet e me rezultatet e se nga keto hile del parlamenti me hile..

    Athere do te thote se keto 7-8 vite ky Parlament ka qene i konfiguruar me hile..
    Pra sundon nje forvc politike me hile..

    Athere pse i dashur Sal qendron ne kete parlament me hile?

    Ai qe ben hile per parlamentin nuk e ben se ashtu kot ka qejf te bej hile.. jo.. e ben pikerisht qe ky parlament te mos veproje sikurse nje parlament normal qe kontrollon te mos vidhet Shteti e Populli nga sundimtaret.. por bejne jile qe ky Parlament te jete formal e ne sherbim te nje aparences gjoja demokratike parlamentare e ne fakt nje mjet per te siguruar pushtetin qe me kte pushtet te vjedhin miljarda e miljarda..
    Pra celibashet bejne hile qe parlamenti te jet i tille qe zeri i Opozites te shkoje dem..pra pa ja prekur fare Komoditetin Mafies ne xhvatje-Vjedhje..

    Pra 8 vite iken prej Celibasheve e Sala qendroi ne kte Parlament me hile.. e sic duken bathet Celibashet perseri do e bejne te njejten gje ne 2005..

    Pra cfar kemi ketu..

    Kemi ate qe Saliu eshte i pa efektshem..si Opozitar..

    I mir eshte Saliu .. i ndershem..i guximshem.. i drejte.. nuk diskutohet kjo.. por .. kjo nuk mjafton..
    Na duhet nje trajner qe ekipin ta coje ne fitore..jo ne kategori te trete..

    qashtu Veshtruese..

    8 u bene.. tash te behen 12 vjet.. Celibasho-izem Nanoizem..shyto Caco arapizem..

    joooooooooooo...

    Ai jetimi i vogel.. djali i Gencit.. shoferit te Sallakut do te shikoj ne Litar vrasesit e te jatit..

    Nje i tille na duhet qe tu a vej k .oqet ne bige Krimineleve.. e ti vari me kok poshte si at gjelin e Pralles tere angjelet .. e ti zbrazin florinjte ku i kan a nga si kane..

    Keshtu e dua une Politikanin..

    Me gjej nje te tille se Saliu nuk ka me aftesi..pik.
    Braro , pasi PS-ja do i fitoje zgjedhjet e vitit qe vjen per vete faktin se Opozita eshte teper e dobet , ajo do vazhdoje e do e udheheqi vendin edhe pas 2009-es sepse deri atehere eshte bere gati kolltuku per Edi Ramen

  14. #14
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Albo,

    Po marr guximin te te drejtohem personalisht se me ke permendur "emrin" diku ne kete fill.
    Vellai, une kam qene nga ata qe i kane besuar Berishes verberisht qysh diten e pare
    qe i degjova emrin. Nuk e di cilit brez i perket por ke degjuar per brezin e studenteve te
    90-s? Berisha na "preu ne bese", siç i thone verioret, na la me gishte ne goje
    e na futi "gishtin" qysh diten e pare qe hipi ne pushtet. Berisha e ktheu PD-ne ne
    nje paçavure politikie, ne nje klan mesjetar, ne nje tufe "dallkaukesh, kopukesh e
    turmash pa tru"... Aq traplleqe beri ne nje periudhe rekord sa nga 70% te votave
    qe fitoi ne 1992-in, ra ne 30 % 6 muaj me pas ne zgjedhjet lokale. Pasi testoi edhe
    njehere "popullaritetin" e tij ne referendumin per kushtetun ku pesoi nje humbje
    te "thate", ai (ose dishepujt e tij) e kuptoi se ne 1996 shancet per te rifituar
    zgjedhjet legjistatvie ishin zero. Si rezultuat perjetuam maskaraden elektorale
    te 1996-s ku PD "fiton" mbi 90% te votave. ... vazhdimin po jua kursej se e
    dini me mire se une pasi s'kam qene me ne Shqiperi qysh nga ajo kohe ....

    Tani, po e perseris, nqs doni qe PS-ja te rifitoje zgjedhjet e 2005-s,
    nxirrni perseri karten e djegur Z. Berisha ne krye.....

    Tani po kuptoj pse deklaroi Berisha qe nese PD fiton zgjedhjet nuk
    do behej me President, miku paska ndermend te behet kryeminister!!!!

    Te jete kungull valle?!!!

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738

    Berisha: Une, Kryeministri I Pd-se

    cfare lexojme te Koha Jone sot...


    BERISHA: UNE, KRYEMINISTRI I PD-SE

    Kreu demokrat deklaron ne Tv Klan se do te merret me ekzekutivin pasi te vije ne pushtet. "Do te respektoj verdiktin per zgjedhjet. Pendimi me i madh: tolerimi i piramidave"

    Kryetari i PD-se, Sali Berisha, deklaroi dje se pasi opozita te fitoje pushtetin, ai do te merret me ceshtjet ekzekutive dhe me zbatimin e programit elektoral. Ne kete menyre, Berisha la te kuptohej se do te jete kryeministri i ardhshem i vendit, nese demokratet do te fitojne zgjedhjet. "Do te merrem me ekzekutivin kur te fitoj pushtetin. Do te permbush premtimet elektorale dhe kjo eshte detyra e nje kryetari partie qe fiton zgjedhjet. Shqiptaret do te percaktojne nese do te jem kryeministri me voten e tyre", deklaroi Berisha. Duke folur lidhur per marredheniet me biznesin, kreu demokrat deklaroi se qeverisja demokratike do te kete taksa sa me te lehta per biznesin. "Nuk do te kete burokraci, por do te luftohet ryshfeti dhe gjithcka do te jete transparente", deklaroi Berisha. Ai u shpreh se per bizneset e reja do te hiqen taksat per tre vitet e para, ne menyre qe te rritet punesimi. "Ne e kemi zbatuar kete ne vitin '95. Une do te shkurtoj shpenzimet e Keshillit te Ministrave. Do te vendos modelin hungarez me 14 ministri. Une keshtu do te shkurtoj 5 miliarde leke shpenzime. Kete model mund ta aplikoje edhe Nano, por atij nuk i beson njeri", tha Berisha. Ai tregoi se kur ishte president shpenzonte 46 milione leke, nderkohe qe presidenti aktual shpenzon 240 milione ne vit. "Qeveria Meksi shpenzonte 86 milione leke, nderkohe qe kryeministri Nano shpenzon 1 miliard e 20 milion leke. 400 milione leke jane shpenzuar per rikonstruksionin e godines se Keshillit te Ministrave, ndersa shpenzimet per arsimin e larte jane rreth 300 milione leke. Ne vjelim taksa 22 per qind te PBB, ndersa ne duhet te vjelim taksa shume me teper se kaq. Por, ata nuk paguajne taksa. Ata jane Duraket, Duket, Angjelet", u shpreh Berisha. Ai shtoi se do te priten lidhjet e politikes me biznesin. "Kush do te merret me politike le te vije te marre rrogen, jo te merret me biznes", shtoi ai.

    Gjithnje duke folur per rezultatin e zgjedhjeve, kreu i PD-se u shpreh se do te respektoje verdiktin e shqiptareve dhe me pas do te vendose. "Nese komuniteti nderkombetar do te shpalle zgjedhjet e lira e te ndershme, atehere une do t'i njoh zgjedhjet. Komuniteti nderkombetar do te jete gjykatesi. Ne kemi marredhenie te shkelqyera me faktorin nderkombetar", tha Berisha. Lidhur me marredheniet me nderkombetaret, kreu i PD-se sqaroi se grupi parlamentar demokrat nuk e ka bojkotuar seancen parlamentare ku dha mesazhin e tij, kryeministri turk, Taip Erdogan. "Asnje nuk do te ma lekunde respektin tim ndaj Turqise mike dhe kryeministrit Erdogan, i cili ka ndermarre reforma te medha. Nese do ta takoja Erdoganin do t'i thoja se je i mirepritur nga gjithe shqiptaret, edhe nga qeveria, edhe nga opozita", u shpreh Berisha.

    Roli i KOP-it ne PD

    Kryetari demokrat u shpreh dje se do e respektoje te gjitha sugjerimet dhe vendimet e Komitetit te Orientimit te Politikave ne PD. "KOP-i si forum, ka mbushur nje vakuum. Ndersa roli i te rikthyerve ne PD, padyshim qe do te jete shume aktiv. Ata do te jene pjese e qeverisjes se ardhshme. Kur ne te fitojme zgjedhjet, nuk do te kete spastrime ne administrate, por do te vleresohet qendrimi i tyre ndaj reformave", tha Berisha. Duke folur per prioritetet e qeverisjes se tij, ai u shpreh se ylli polar i qeverisjes se PD-se do te jete integrimi europian. "Ne Shqiperi ka nje racizem te neveritshem ndaj romeve. Dhe ne do te marrim te gjitha masat qe kjo te ndryshoje, sepse ne jemi te gjithe qytetare te barabarte. Romet tek ne diskriminohen dhe atyre iu vjen turp ta pohojne kete gje", deklaroi Berisha. Ndersa, lidhur me aleancat me partite e tjera ai tha se edhe kryetari i PDK-se, Nikolle Lesi, duhet te kete si prioritet integrimin europian duke vleresuar qendrimin e tij ne politike. "Megjithate, partneri yne kryesor do te jete biznesi, bota akademike dhe shoqeria civile", tha kreu demokrat. Persa i perket kryeministrit Nano, Berisha tha se ai gjendet ne nje dimer te thelle. "Ky dimer e ka futur ate ne panik dhe ai prandaj nderroi edhe zonen elektorale. Zoti Nano do te dale ne pension politik te parakohshem dhe kete do ta bejne zgjedhesit", tha ai. "Mediat paten te drejte qe kontestuan marreveshjen time me Nanon per ceshtjen e presidentit te Republikes ne vitin 2002", tha ai. Sipas Berishes, Levizja per Zhvillimin Kombetar ka shprehur deshiren per te bashkeqeverisur me PS-ne, ndersa per LSI-ne ai tha: "nuk do te bej koalicion me asnje force qe do te me pengonte te luftoja korrupsionin".

    Persa i perket akuzes qe ai ngriti disa dite me pare per dhurimin e hotel "Dajtit" nga kryeministri, Berisha tha "ne morem disa telefonata nga njerez ne Selanik te cilet na thane se Nano la peng hotel "Dajtin" ne kazinone e Selanikut. 100 mije deri ne 150 euro dy here ne muaj, ai i le keto para ne bixhoz". Ndersa i pyetur per gabimin me te madh ne jeten e tij profesionale, kreu demokrat u pergjigj: "veprimi per te cilin une jam penduar me shume, ishte tolerimi i piramidave. Une kam marre te gjitha pergjegjesite per kete. Eshte faktuar se ka pasur nje krize financiare ne te cilen Sali Berisha dhe asnje i rrethit te tij nuk eshte pasuruar nga ky proces".

    __________________________________________________ ____


    hmm....dy llafe


    Ja pra, pas krizes me te rende qe ka kaluar ndonjehere Shqiperia ne 1997, ai qe edhe vet e pranon qe u be shkaktar i krizes financiare te piramidave, i atyre mijrave te vrare fizikisht e shpirterisht, pa pike turpi kerkon qe te rikthehet as me shume e as me pak...si kryeminister i shqiperise. A thua se shqiperia nuk ka te tjere intelektuale te provuar, me nje te kaluar te paperlyer neper skutat e komunizmit e maskarralleqet e tranzicionit si ky kryetari i PD. Zgjohu nga gjumi o shqiperi e veri gishtin kokes sa nuk eshte vone, nese nuk do qe ta rikthesh veten 8 vjet pas, nese nuk do te humbasesh 8 vjet, nese nuk do ti fyesh ata qindra mijera kuadro te rinj qe kane studiuar jashte, duke rizgjedhur nje figure politike te djegur ne cdo aspekt, moral apo intelektual, human apo civil. Zgjohuni o shqiptare e mos e line veten te beheni prape zara te nje personi qe kujton se bota rrotullhet rreth vetes se tije dhe Dragobise. Se po nuk u kujtuam..le ti dhje**m ne te atij vendi ku po u zgjodhe njehere, e ke te siguruar mbreterimin per te pakten 20 vjet. Cou nga gjumi o Edi Rama e merre shqiperine ne dore para se ta marri lumi e llumi qe sjell kryetari i PD.
    Ndryshuar për herë të fundit nga manoklla : 17-02-2005 më 22:45

  16. #16
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Kjo eshte nje nder gjerat me me piksjunime demokratike qe mund te kem lexuar nga media shqiptare.

    Pse?

    Sepse perfundimisht shohim Berishen te propozoj nje tip "plan elektoral". Tregon se si ai, si kryetar i partise me te madhe opozitare, ka ndermend te kontribuoj per te miren e Shqiperise.

    Vuri re kur thot: "Shqiptaret do te percaktojne nese do te jem kryeministri me voten e tyre"

    Ne qoftese populli nuk e do Berishen si kryeminister, le te protestoj (po arriti ajo pike). Por ama, ne qoftese populli e zgjedhe ate si kryeminister me voten e tij, atehere ju qe e urreni ate aq shume duhet te pranoni voten e mazhorances votuese, pasi kjo eshte Demokraci.

    Ne qoftese nuk votoni per Berishen, atehere do votoni per Nanon, i cili jo vetem qe ska per ti kontribuar interesit te kombit, te popullit, por ka per ta shitur fare popullin pak nga pak te Greku. Ne qoftese nuk votoni fare, atehere zure se ja keni dhen voten Nanos.

    Populli ka duruar gjithe kto vjet nen kta langaraqer (me falni per shprehjen), me keq se ata qe jane sot ska per te qen Berisha...

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ja cthot KJ e nikolles..se lesajve:

    E Premte, 18 Shkurt 2005


    NGA FATOS SHIU TEK BRESHER SALIU...

    Nga Agim Xhafka

    Dje rrugetova per ne Vlore per nje pune te ngutshme. Kam blere makine te re ndaj qejfin e kisha te madh. Por pashe qe vetura te reja fringo levrinin ne ate skaj me shumice. Ndala per kafe ne Lushnje, ne Fier, ne Vlore dhe...kudo nder lokale pashe kryetare bashkish me makina luksoze qe te merrnin mendte. Te gjitha me perde te erreta, me ngjyre te erret dhe ...prodhime te vitit qe jetojme. Pa medyshje kushtojne 50.000 euro dhe kacafiu. Te tilla ishin dhe ato te atyre qe qerasnin. Keta te fundit do Zoti na shtohen. Dje, sic ju thashe, une shkoja per ne Vlore. Binte shi. Papushim. Litare shiu si neper vjersha te Kadarese. Rruges me rastisi te ec krah per krah me trenin e udhetareve. Gjithe-gjithe, i ziu tren kishte vetem 4 vagone. Te gjithe, po te gjithe ishin pa dritare, pa xhama, vetem me shi dhe ere brenda. Ata njerez nuk e dine qe ministri i hekurudhes, Poci, e vendos mbi trotuar makinen cdo mengjes, qe te mos i laget. Ai ruan veturen e vitit qe shkoi a qe jemi dhe ne tren shiu lag te mjeret qe votojne per Pocin neper poce te shpuara votimesh. Dje binte shi. Neper qytete pinin dhe benin qejf e aheng bashkiaket socialiste. Ata shihnin trenin e lagur dhe nderkohe peshtynin drejt tij hala peshku a ereza skallopi. Njerezit e lagur ne tren s_kerkonin gje. S_prisnin shperblim per vote. Ata vetem merrnin inat me motin qe s_i donte, me shiun qe i lagte. Ata ishin te mire, te mjere, te lodhur, te varfer, por kishin blere bilete dhe me shtetin ishin triumfatore. Kishin votuar, kishin asistuar ne maternitetin politik dhe kishin pjelle Nanon. Pra Fatosin e kishin bere kryeminister. Ata besonin se me pas s_do te kishin mot te keq. Por ja qe Fatosi u solli vetem shi. U la ne qeverisje njerez te pazote dhe sa here del Ylli Bufi ne ekran, te mjeret thone me ze te ulet: As bufer s_do t_u bekemi dot! Sa keq, sa keq! As kaq? Kur ne ceshtje te rendesishme perfshihet dhe Elmaz Sherifi, popullata shprehet me pezm: S'e meritokemi te jemi as sherife...As sherifer!? Ndersa kur shfaqet vrulltas tamam ai, Gramoz Ruci, te gjitheve iu lindte deshira te jetonin ne malin... Gramoz. Tamam ne mal, ne mal! Dje udhetova per ne Vlore. Krah per krah nje treni mbushur me votues te shokut Fatos. Binte shi, frynte ere, ishte ftohte. Treni pa xhama ishte karikatura e fushates evropiane te Partise Socialiste te Mashtrimit te Madh. Tani po afrohen serish zgjedhjet e tjera. Treni pa xhama ecen serish neper shina te kalbura dhe mbi ura te shembura. Ministri Poci mbase do te bleje nje veture te re. Shiu socialist do te lage te mire dhe te urte. Ata ne dritaret pa xhama kendojne-vajtojne nen ze: Nga Fatos Shiu vijme tek Sali Breshri shkojme! Te rrime a te shkojme, c_te bejme? Oi, oi, oi! Dje me nje makine te re udhetova per ne Vlore. U gjenda ne krah te trenit te zgjedhjeve te parvjetshme per nje cope rruge. As xhama s_kishte, as ngrohje, as...Ky tren peshtyhej e peshtymsej nga kryetaret e bashkive qe e shihnin kadavren mekanike qe nga Lushnja deri ne Vlore. Qullosej prej halave te peshkut dhe berthamave te ullinjve. Votuesit e Partise Socialiste, te njomur dhe te mardhur serish uronin per nje fitore te re. Per nje makine te re, por te re tamam te Rucit, Pocit, Bufit...Treni le te mbetet ai. Mjafton qe udheheqesit na rruajne mire. Mjafton qe s_kane problem mes tyre dhe na i duan kryetarin tene. S_ka faj Poci qe e vendos cdo mengjes makinen mbi trotuar. Qoftelarg dhe i laget! Na duhet i thate. Vetem i thate...Treni le te laget. Ashtu ka qene perhere...i lagur, por me vota te thata. Me vota te thara!


    -------

  18. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,331
    Postimet në Bllog
    17
    Dr. Berisha eshte nje prej njerezve me me kulture dhe me karizmatike ne historine e shtetit modern shqiptar. Politikanet perendimore do te jepnin gjithcka per te fituar ate mbeshtetje dhe respekt qe Dr. Berisha gezon ne rradhet e shqiptareve. Ku duket kjo? Kjo duket tek fakti se Dr. Berisha ben miting edhe ne NY, edhe ne aeroport, edhe ne Kosove, edhe ne Malesi, edhe ne Diber, edhe ne Tetove, edhe ne Athine, edhe ne Rome, edhe ne Bruksel e kudo ku ai shkel ku ka shqiptare te ndershem e puntore.

    Krahas intuites politike dhe energjive te tij te pashterueshme, Dr. Berisha ka patur edhe nje dobesi qe doli ne pah ne vitet qe u zgjodh president i vendit kur PD ishte ne pushtet. Dobesia kryesore e tij eshte mungesa e aftesive organizative kur vjen fjala tek perzgjedhja e njerezve per tu besuar pushtetin. Jam i bindur qe Berisha e ka kuptuar me kohe kete gje dhe 8 vjetet ne opozite i kane kulluar mendjen dhe rrethin shoqeror rreth vetes. Vete deshira per tu bere kryeminister i vendit dhe per te marre ne duar drejtimin e vendit, eshte nje mesazh i qarte qe riardhja e PD ne pushtet nuk do te kete me nje permbajtje ceremoniale spektakolare si ish-president i vendit 92-97. Riardhja e dyte e PD ne pushtet me Berishen ne krye te qeverise do te jete garancia qe Berisha i jep vetes dhe gjithe shqiptareve se e njejta fryme e pergjegjesise dhe moralit te larte qe aplikohet ne PD do te aplikohet edhe ne kreun ekzekutivit shqiptar. Nuk do te kete me ministra te perfolur per vjedhje dhe korrupsion, nuk do te kete as ish-kryeministra te perfolur si te implikuar ne firma piramidale, nuk do te kete as parazite tenderash e fondesh, per aq kohe sa cekici Berisha do te qendroje ne krye te qeverise shqiptare. Ai do te jete anti-trupi i virusit me emrin "morali Nano" qe ka mberthyer jo vetem administraten publike dhe PS, por mbare shoqerine shqiptare.

    Riardhja ne pushtet e PD do te jete e krahasueshme me "Triumfin e Legalitetit" te Ahmet Zogut 80 vjet me pare. Ashtu si vendi atehere njohu nje stabilitet dhe zhvillim te papare me pare per plot 15 vjet rresht, nese PD dhe Berisha i luajne sic duhet kartat e tyre ata do te jene ne gjendje te shkruajne nje kapitull te ri te lavdishem ne historine tone kombetare.

    Dr. Berisha i ka fituar tashme te gjitha luftrat e tij politike, beteja e fundit e tij eshte beteja me historine. Ai nuk po lufton me per pushtet politik, por per vendin e nderit qe i takon ne historine tone kombetare.

    Albo

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Nuk kam pare analize me te dobet se kjo siper. Pioneret e enverit dikur flisnin keshtu per xhaxhin Enver, por kjo kuptohej se ishim ne diktature atehere. Por te flasesh sot ne demokraci me kaq superlativa per nje lider kaq te deshtuar si Sala eshte ose miopi, ose debilizem, ose thjesht nje simptome all-shqiptare e trasheguar nga koha e komunizmit qe quhet 'kult i individit' .

    Nuk po hyj ne hollesi te sqaroj se kush eshte Sala se te gjithe pak a shume e dime se cfare monstre eshte ai, dhe Tironci me siper i ka bere nje tablo brilante atij dordoleci, por puna eshte se si akoma sot ne kapitalizem kur ekziston konkurrenca e alternatives me te mire, ne i kthehemi akoma nje personi te djegur perfundimisht.
    Sot ste fal njeri me per asnje gabim, jemi ne kapitalizem kur njerezit dhe konkurrencea e paster te han te gjalle, ndaj nuk mund te flitet akoma me mendesine komuniste se 'bera njeher nje gabim, por ja ku po bej autokritike, ndaj me zgjidhni prape dhe do ta shihni'. Jo zoti ish-president, ti e dogje shansin tend, dhe sot, ashtu sic tha dhe Tironci, ka shume njerez te afte qe mund ti shrbejne shqiperise. Kur ben nje gabim Shiraku ose Bleri, ata menjehere terhiqen, vetem ne shqiperi ka goje njeriu te thote qe 'po, u be 1997-ta po su be hataja, me vini prape'. Jo.

    Nuk eshte puna sa mitingje ben dikush ne New York a ne Tropoje, puna eshte sa eficent je ne detye. Dhe ne manaxhimin e pushtetit Sala u tregua deficent. Ndaj kandidatura e tij per kryeminister per mua eshte nje fyerje naj gjithe shqiptareve. Nuk zgjedhim lidera shteti per style points e per karizem, zgjedhim lidera qe kane ide, vizione, dhe aftei per ti vene ne zbatim keto ide. Terhiqu shpejt zoti ish-president nga keto ide idiote per rikthim tek nderi i humbur se pervecse turperon veten me patetizmin tend katundaresk, por turperon edhe Shqiperine, qe ne syte e te huajve del ne kete rast si nje vend i privuar nga politikane moderne.

    Hidh nje sy perreth a Sali e do ta kuptosh se nuk esht me kjo Shqiperia e 1992-1997-es, e kisokave, e ligjit 24-2, e parave te pastra, e konferences islamike, e trafikimit te naftes et etj. Kjo eshte nje Shqiperi qe ka avancuar me shpejt se mendja jote e atrofizuar qe akoma ben mitingje me ca te anetare te rrjedhur te 'Vatres' ne Amerike qe u ka ngelur sahati ne vitin 1945.

    Si perfundim, shpresa e vetme qe kam une eshte kryetari i bashkise se Tiranes. Ashtu sic na e ka bere Tiranen nje qytet me te jetueshem e me perendimor, ashtu mendoj se do ndryshoje dalengadale edhe Shqiperine.
    Ndryshuar për herë të fundit nga manoklla : 18-02-2005 më 04:06

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Analiza e Albos eshte e mire..

    Shpresoj se ai e nxjerr kte analiz nga informacionet qe ka nga njerez afer Berishes..

    Kush nuk e do Berishen?

    Per vete kam nje rast.

    Sapo ishte cfaqur Berisha ne skenen politike me shkrimet e tij ne koh te Mizit.. si dhe morem vesh qendrimin e tij burreror ne takimin e Mizit me intelektualet..
    Qelloj ne nje varrim ne tirane dhe mes te ardhurve ne ngushellim ishte dhe nje burr i gjate .. dhe sapo ky u foli cave aty u ndje se i ben respekt disa dhe i ndejten me hund ca te tjere..
    Ata qe i ndejten me hunde ketij burrit te gjate.. ishin funksionar te PPSH-se.. gerxho te vjeter nga ata te hurit e litarit.. kurse ata qe i buzqeshen ishin tiranas te thjeshte..
    ky burri ishte Saliu..
    Pra Stalinistet kishin filluar te cfaqin urrejtjen per Saliun..
    Dhe kjo urrejtje per Saliun vinte nga po ata njerez qe e kishin pas mik Saliun si Mjek me partishmeri.. dhe tani e urrenin sapo Saliu nuk ishte me i tyre..

    Saliu nuk eshte djegur..
    Ajo qe kerkon Populli sot e qe e ka kerkuar qe me 90-ten.. nuk bie ndesh me ate cka Saliu ka thene ne 90-ten e qe e thot dhe sot..

    Por dhe Tosi thot po ato gjera qe thot Saliu.. mirpo ka nje ndryshim..
    Sepse nuk bie ndesh as Figura personale e Saliut me moralin e Popullit dhe me modelin qe populli e deshiron tek nji Lider.. kurse Nano per popullin e thjeshte e te ndershem eshte SHEIKU i DUBAIT..
    Saliu eshte i mundur.. aty po.. ju a mbeshtes juve makuterve..
    Por i mundur dhe i djegur..nuk jan e njejta gje..
    Enveri ishte fitimtar gjat gjithe Kohes.. por fitoret e tije nuk jan fitore te popullit..
    Fitoret e politikanve gjermano perendimore sikurse Adenueri Shmidi e deri tek helm.ut Koli jane vertet fitore te tyre por dhe fitore te popullit sepse populli Gjerman nga germadhat e ngriti nje PARAJS qe shkelqeu 50 vite..e qe vet populli gjerman perendimor e gezoi 50 vite.. dhe kte e tregoi MURI..
    Kur ai ra nuk vrapuan gjermanet e Helm.utit ne lindje..por gjermano kubanezet e HOneker brezhnjevit vrapuan ne perendim.. pra Perendimi kishte fituar me ide e bashk me popull e jo ne vetrina..
    Pra Eksodi jone i ktyre 15 viteve eshte derivat i fitoreve te Enverit..e kto fitore nuk i duhen askujt..
    A eshte Saliu i Konsumuar?

    Nuk shohim ndonji me te ri ne pikpamje se saliu.. as me te adhuruar ne popull.. kuptohet ne popullin e mire..
    Pra i konsumuar si person apo ide apo moral apo pikpamje.. Saliu nuk eshte.. por eshte i shpartalluar politikisht..ne kuptimin se kundershtaret e tije e kan mundur ne cdo drejtim.. por te gjitha drejtimet ku ata e kan mundur Saliun nuk jane drejtime qe populli do i deshironte..e qe sjellin uje ne mulli te popullit..
    Psh..

    E ka mundur Fino Saliun..sepse ka miljona padyshim .. Pra Saliu eshte fukara krahasuar me Finon..
    E ka mundur Ben Maloja Saliun.. po eshte e vertete.. sepse nen hundet e Saliut ai ja qendisi me njohurit mafioze qe i ka ne gen plus te mesuara ne shkollen e djallit qe ta thante Banken e Shtetit e te shendoshte piramidat dhe nje dite ja plasen Saliut bukur e ja punuan..
    E ka mundur Saliun dhe Majko.. sepse Ameriken qe Saliu e beri mike me Shqiperine tani e ka dashnore Pandushi i biri kapterrit ..
    E ka mundur saliun Tosi.. po eshte e vertete sepse nga Benca e rrezoi me ca pusulla porosi qe i dergonte me dashnoret e veta te cilat nen hunden e drejtorave te burgut qe merrnin Rrog te Saliu.. dirigjuan PS -ne ne revolucionin Bolshevik te 97-tes..dhe po nga Benca Nano zuri mik klintonin e vuri Mejdanin te zer dashnore Linone dhe ja ben Saliut tet me 2..

    E ka mundur Saliun dhe nje rrugac tropoje si Jaho salihi.. i cili mu nen hundet e Saliut ja vrau mikun e Heroin Azem..

    Mirpo ne kandar vihen jo vetem keto "suksese" te armiqve te Saliut..

    Populli.. ka dhe ai kandarin e vet..

    PS ka hapur parullen kinse popullore Labe..sic e tregon Xhafka..qe te papagallojne mileti se Tosi eshte Shiu..e Saliu Bresheri..

    Vlora demokratike e do saliun.. dhe kte e ka treguar kur ka mbushir Sheshin megjithse e di se mbas ikjes se Saliut ne Vlore funksionon LUBJANKA e Stalinit ,,pra Terrori me plumb..buke e kallash i Mafies kunder Sali-Dashesve..

    Meksi Leksi..pra ish kryeministri i Saliut thoshte se..fliste me shenja ne zyre nga frika se e pergjonte Saliu..
    Po pse trembej Meksi?

    Kur punon mire ske pse trembesh nga pergjusit..
    Pra Meksi qe ne fillim ka punuar me hile..
    Ai pra ne Zyr te shtetit eshte marre me biznese mafioze.. dhe prandaj i trembej Saliut..
    psh..

    Ne se Meksi do bisedonte me vartesit te tilla muhabete..

    he mo u be ujsjellsi ne Labove.. a po pin uj mileti..alo gjirokastra.. ok shum mire.. alo tropoja.. kini buk mo po ra bore e u bllokuan rruget..
    aloo Korca.. e vut ne pun TECIn mo..po trikotazhin a e vini dot ne pune se jan mijra gra qe rrin ne shpi.. siii ..skini fonde..sa ju duhen.. 1 mileon dollare..po mire .. alo Artan alo Genc anullojeni ate blerjen e benxo Tojotave per ne minitro shefat se ja ku i kemi benxat e Palit Lenkes e Manushit..e shtyjme me to nja 10 vjet.. e at fondin cojani Korces te riparojne tezgjahet e te punesohen mileti..
    Alo Berati.. kam degjuar se po cojne vajza ne Selanik e mIlano gangot aty.. ne litar do i varim moret vesh .. mi beni zap gangot se skemi teper ne cupat tona te na i nxjerrin shalet Botes.. ato i kemi per tu bera nena te mira e te narrisin femijet tone.. keshtu Berati..aty me kini neser ne mengjez..
    alo fieri.. i kapet ate banden e Camve Kosovaro Lalucve ..akoma.. do ju a q plakat te tereve ..po nuk i prangoset deri neser mbrema e dua Fierin Lule more vesh..

    Po te bente te tilla Muhabete Meks Musara Artan Rul Kopliket ne Qeveri.. nuk do canin b.ithe se i degjon Saliu me pergjues.. e sdo folnin me gishta..

    Por ata kan bere kshu bisedash..
    he mo Rul .. e kape at biznesmenin gjerman qe erdhi..
    i thuaj se aq e kaq i dua une..pastaj ja japim vulen..
    na mo Musara.. thone se ti drejton Tutorizmin e Drogizmin.. ne trekendeshin e Bermudes Fier Lushnje Berat..po mo na harro ne.. tundu more vesh se duam pjesen tone..
    Na mo artan hoxha.. mos shit asnje objekt pa me then mua se do ja krrejme atyre pjesen tone..
    dhe ti mu.ti tjater kape x Biznes nafte a sheqeri e tundu ketu te une.. se me la PPSh me nje hyrje te qelbur ne Laprake e dua te bej dhe une ca para menjane..

    Pikerisht se keshtu benin Saliu nuk i kish punet mire me Mekso Pollo tritanet.. dhe prandaj ata i jan ruajtur Saliut me Shum se Moz Ruc Nano Mejdanve..

    Pra PD ka pasur Krize qe ne fillim..

    Koha tregoi se Saliu nuk diti por koha tregoi se sa do qe e urrejne te vetet..(ish ministrat e tije) dhe enveristet..nuk munden te sajojne shpifje qe tu pi Uje se Saliu vet ishte Hajdut..
    Kjo eshte pika me e forte eSALIUT..

    Ketu ai u a dh.jet te gjithve..

    Por kjo te ben me armiq shum te fuqishem..

    Biznesmenet do Zgedhin..

    Me Saliun qe nuk ha rrushfet..apo me Nanon qe te rruan..

    Ata do bejn hesapet..

    me mire me Saliun qe nuk ha rrushfet por qe nuk te le te vjedhesh.. po te pa natyrisht.. apo me Nanon qe ha rrushfet e te le te vjedhesh..

    Kjo eshte dhe tragjedija jone.. sepse Bota Biznesore do zgjedhe Nanon e Jo Saliun..
    Pra Saliu duhet ti kthje Syte nga Fukarenjte..
    Ata ne i dhencin VOTE..

    se ata biznesmenet qe shpreson saliu do i bejne mun-ë..

    kush jane fukarenjte?
    kush i do fukarenjte?

    Dhe a i punon Truri Saliut te zbuloje fukarenjte ..dhe a di partia e tije ku jan fukarenjte..
    Por dhe ne i dashte Saliu fukarenjte..Vet fukarenjte ku do Votojne..Tek Thesi Bosh i saliut apo tek Bidonat me vaj te Leskes..

    kjo eshte ceshtja..

    Dhe ne fund a di saliu te kerkoje VOTIME te drejta apo perseri i gatshem do jet te coj miletin ne Celibash-hane.. si cjapi te kasapi..


    Ketu sdi askush te na tregoje..

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sërish zgjedhje të parakohshme parlamentare?
    Nga RaPSouL në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-03-2009, 09:49
  2. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2007, 08:34
  3. Zgjidhet kriza elektorale, arrihet marëveshja në zyrën e presidentit Moisiu
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 312
    Postimi i Fundit: 03-02-2007, 14:05
  4. Zgjedhje historike në Kuvajt, gratë votojnë për herë të parë
    Nga Albo në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 30-06-2006, 06:01
  5. Opozita e mbyll fushatën me një miting madhështor nga sheshi Skënderbej
    Nga Veshtrusja në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-07-2005, 01:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •