Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 154
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869

    Lightbulb C'fare ndodh pas vdekjes !!!

    KU JANĖ TĖ VDEKURIT ???



    Sot jetojmė. Nesėr do tė vdesim. Kėsaj gjėje nuk mund t'i shmangemi dot.
    Por ēfarė vallė na pret pastaj?? ēfarė do tė bėhemi?? ku do tė shkojmė???
    Tė gjithė kemi pasur njerėz tė dashur qė kanė vdekur. A do t'i shohim vallė pėrsėri??

    Ēfarė ėshtė njeriu???
    Vjen nė kėtė botė pėr tė jetuar disa vjet dhe pastaj zduket??
    Llogjika jonė s'na ndriēon pėr ēfarė bėhet "matanė" dhe farė na pret "pastaj" duke hedhur vetėm hipoteza rreth gjėrave "tė mbinatyrėshme".

    Jetojmė nė njė epokė qė ka hyjnizuar shkencėn. Por me tė vėrtetė kush shkencėtar mund tė tė thotė se ku vajti ati yt, nėna jote ose fėmija yt qė ti dikur i varrose???
    Cili shkencėtar do tė mund tė tė ngushėllojė ndėrkohė qė gjendesh pranė arkivolit tė njeriut tėnd tė dashur???
    Shkencėtarėt janė pa fjalė para trupave tė vdekur....
    Sidoqoftė askush nuk mund tė pretendojė se s'ka diferencė midis njė njeriu tė gjallė dhe njė tė vdekur. Sigurisht, nėse matim peshėn e njė njeriu para vdekjes dhe menjėherė pas vdekjes, do tė shohim qė ajo ėshtė pėrpikshmėrisht e njėjtė. Ai njeri nuk humbi nė peshė, por, humbi diēka tjetėr qė pėrbėnte ekzistencėn e tij. Ai humbi tė qenurit e trupit tė tij. Shkenca na siguron se mbas vėnies sė trupit nė dhe, ai dekompozohet nė substancat qė e pėrbėjnė pa u asgjėsuar. Trupi humbet sintezėn dhe formėn, me shndėrrimin e ēdo pjesė e tij pėrbėrėse nė diēka tjetėr.
    Por ēfarė ndodh vallė me atė element jetėsor tė padukshėm qė bėn trupin tė lėvizė, tė mendojė, tė ndjejė,dhe tė egzistojė nė trajtėn pėrkatėse tė tij??? Atė "diēkanė" e quajmė zakonisht "shpirt" ose "frymė". Prandaj kur dikush vdes themi se i "doli shpirti" ose "dha frymėn". Po ēfarė bėhet dhe ku shkon ky njeri jo material qė vetėm dikush i pa mend do tė thoshte se nuk egziston???
    Humbet???? Zhduket???? Barazohet me hiēin???? apo, vazdon tė jetojė nė trajtė jomateriale, i ndarė nga trupi qė ngelet nė dhe????

    Pėr njė cėshtje kaq tė rėndėsishme sic ėshtė jeta pas vdekjes nuk ndihmojnė as pak hipotezat. Kemi nevojė pėr tė vėrteta tė sigurta. Ka vallė mundėsi tė gjendet burim i saktė dhe i sigurtė tė hedhi dritė mbi realitetin "matanė" varrit ????

  2. #2
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    189
    Cdo shkencetar sado medioker apo edhe jo shkencetar qofte gjeja e pare qe do te thote eshte: Te dashurit tend i pushoi se funksionuari truri qe bente trupin te levizte dhe te ishte ai qe ishte ne jete.
    Pra asnje mister shkencor s'ka ketu.
    Ajo c'ka vjen pas vdekjes eshte vertet nje mister edhe per shkencetaret por jo per arsyet e mesiperme.
    Megjithese askush s'eshte kthyer ta tregoje c'ka pare andej te gjithe besojme se ka dicka, e fundja pse jo?
    Me mire te nisesh per diku sesa per askund

    Krispi

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Para qindra vjeteve nuk kemi ekzistuar, edhe me vone nuk do te ekzistojme. Ekzistenca ketu eshte nje dhurate, ose fat. Pas vdekjes kalbemi, sķ cdo gje tjeter. Nese i besojme religjioneve , atehere do te jemi te perjetshem: kush do te deshironte te jetoje miliarda vjet ???? Madje pa punuar, pa dashuruar dmth. merzi totale !!!! Ky eshte parrajsi !!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e nimue
    Anėtarėsuar
    06-08-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    78
    Nuk mund te flitet per trupin pa permendur gjene me kryesore .ate qe na lidh ne me trupin tone.ate qe na ben te ndjejme emocione ,qe ne ben te inatosemi, qe na ben te dashurojme te enderrojme .......dhe ky eshte SHPIRTI qe sado te mos shihet eshte nje pjese e pandashme e jona.Atehere c'fund do te kete pjesa kryesore e trupit tone.Une nuk dua te besoj se ai do shkoje te nise nje jete te re ne trupin e nje luani apo te nje milingone.Une besoj se per te ruhet nje gje akoma me e bukur dhe per kete mundohem qe te mos lendoj as ate dhe as trupin tim.Sepse n.q.s. une do bashkepunoj me to e di se ky bashkepunim do kete frytet e saj te mira .Per sa i perket shkencetareve ju keshilloj te lexoni librin Gjunezimi i Evolucionit te shkrimtarit Harun Yahya dhe .............mos harroni se feja eshte shkence.
    Paqja dhe meshira e ALLAHUT qofte me ju.........
    Guri i rende peshon ne vend te vet.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    "mos harroni se feja eshte shkence."

    Prandaj eshte shkruar ne vargje dhe e rimuar ne menyre poetike. Meqenese feja eshte shkence ajo e para ka treguar se toka ishte e rrumbullaket dhe se toka i kishte pese kontinente dhe ajo ka treguar se njeriu ekziston tash e 6 milion vjet ne kete planete.


    Cfare shkencetari e konsideron veten ky far Haruni ???? Ky nuk eshte asnjefar autoritetit ne boten shkencore, apo ndoshta na keshillon te lexojme perralla arabe, te cilet Kuranin e shpallin shkence mbi shkenca, thuase deshira e Zotit ishte te dergoje libra shkencor, e ne fakt Kurani u dedikohen masave te thjeshta analfabete te cilet nuk dinin se cka duhej te hanin dhe me kend duhej te martoheshin......

  6. #6
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Ne jemi te paafte per te parashikuar por gjithsesi, cdokush nga ne shpreh nje mendim te vetin. Per mua jeta vazhdon edhe pas vdekjes por shpirti nuk e njeh kohen, vetem hapesiren. Idealistet e pranojne jeten e pertejme ndersa materialistet jo. Dhe diku kam lexuar qe materialistet ngaqe nuk e pranojne ndarjen e shpirtit nga trupi, kthehen ne vampire dhe vazhdojne te "jetojne" duke vjedhur energjine e te tjereve.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e nimue
    Anėtarėsuar
    06-08-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    78
    Nuk e di a e din dallimin mes nje shkrimtari dhe nje shkencetari?Harun Yahya eshte thjesht nje shkrimtar i cili mundohet te zgjeroje horizontet e njerezve te cilet jane bere rober te shkences moderne dhe te shkencetareve te verber evolucioniste.Ne kohen kur u shkruajt Kur'ani vertet njerezit ishin analfabete dhe primitive po une pyes veten Po ne ne cfare niveli jemi me shkencen e perparuar?Sepse me vjen pak si e veshtire te besoj se dinosauri u kthye ne zog e hipopotami ne peshk.Pasi do doja te besoja se edhe bretkosa u kthye ne princ.Persa i perket Kuranit do benit mire te lexonit dicka me shume qe te pasuroni edhe enciklopedine e dijeve tuaja dhe n.q.s nuk keni lexuar asgje do ishte me mire te mos shpreheshit fare.
    Feja eshte shkence sepse kur shkencetaret materialiste nuk kane pergjigje per pyetjet qe i drejtojne vehtes si mund te kene per pyetjet tona.

    Une di ate qe nuk di asgje......sokrates
    Guri i rende peshon ne vend te vet.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Mina thot

    "Dhe diku kam lexuar qe materialistet ngaqe nuk e pranojne ndarjen e shpirtit nga trupi, kthehen ne vampire dhe vazhdojne te "jetojne" duke vjedhur energjine e te tjereve."

    I nderuar Mina,
    perrallat e vampireve kane vleren e vet ne nje moshe me te re, ketu jo. Ate qe e ke lexuar dhe nuk din ku e ke lexuar, nuk dmomethene se ka ndonje vlere, per femijet po.....

    Nimue:
    "Sepse me vjen pak si e veshtire te besoj se dinosauri u kthye ne zog e hipopotami ne peshk"

    Ty te vjet veshtire , por gjera te tilla shkenca i prezenton me fakte. Se ka ndodhur ashtu nuk eshte cudi, por eshte cudi pse ishte e tille deshira e Perendise.
    Kuranin e kam lexuar dhe vertete nuk kam gjetur gje nga Zoti ka shume lufta, ka ligje :ndalime dhe lejime, martesa edhe ate me shume gra, shkurorzime, prinderit e profetit ne xhenem etj. por shkencore nuk eshte se me kete e ofendon Zotin. Qellimi i Zotit nuk ka qene te sjelle libra te shkencave ekzakte, por ka derguar rregulla morale, ashtu sic bejne kushtetuta sot, meqenese deshiron Kuranin ja po t“i sjelle disa pjese nga kjo poezi ( Kuran ne arabisht dmth. poezi )

    me thuaj mendon se Zoti ka shkrua kete poezi ja nje sure , mendon vertete se Zoti eshte aq i padijshem , apo qellimisht e konsideron poet. A e din se Kurani ne arabisht eshte i rimuar fund e krye ?!:

    Zilzal

    Me emrin e Allahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!
    Kur tė dridhet toka me dridhjen e saj tė fuqishme,
    Dhe tė nxjerrė toka atė qė ka nė mbrendinė e saj (barrėn nga brenda),
    Dhe njeriu tė thotė: “ē’ka kjo (qė bėn kėtė dridhje)?”
    Atė ditė, ajo i rrėfen tregimet e veta,
    Ngase Zoti yt e ka urdhėruar atė.
    Atė ditė njerėzit shfaqen tė ndarė nė grupe qė tė shpėrblehen pėr veprat e tyre.
    E kushe punoi ndonjė tė mirė, qė pėshon sa grimca, atė do ta gjejė.
    Dhe kush punoi ndonjė tė keqe sa grimca, atė do ta gjejė.



    E pa: "Ngase Zoti yt e ka urdhėruar atė." Zoti urdherueka termete per t“i vrare njerzit, ju verete mendoni se Zoti eshte Hitler! Me vjen keq per besim tuaj nga frika, e jo nga bindja!
    Zoti eshte dashuria e pakufishme, perkryeshmeria, ai nuk mirret me " zbrazjen e barres se tokes" kete ta shpjegon shkenca pse ndodh.....kaq se dola nga tema
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shėn Albani : 07-08-2002 mė 19:23

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e skerdi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    138
    Trupi dekompozohet, vdes etj. Shpirti vazhdon te jetoje, eshte dicka pa ere, pa peshe pa shije etj etj. Askush nuk mund ta vrase shpirtin. Eshte si nje rryme energjie. Asgje nuk zhduket pa lene gjurme. Trupi shnderrohet ne dicka tjeter. Po shpirti?? Ne cfare shnderrohet do te ishte nje kapitull tjeter. E rendesishme eshte qe shpirti nuk vdes.
    Nese shpirti le trupin pas vdekjes nuk ia vlen ta diskutojme. Kurrsesi jo. Perkundrazi eshte trupi qe le shpirtin. Shpirti nuk le gje, trupi dorezohet.

    Per mendimin tim pyetja qendren nese mendja jone, vetedija, ego-ja vazhdon te jete i vetedijshem per existencen e shpirtit. Ose anasjelltas, eshte shpirti ne dijeni per cfare ka ndodhur me trupin te cilit i perkiste? Apo thjesht shnderrohet ne dicka qe ne nuk e dime ose kurre nuk do ta dime??


    Sa per ata qe tallen me evolucionin, mendoj se nqs e kane lexuar nuk e kane kuptuar.
    Shkenca nuk i ka te gjitha pergjigjet, prandaj vazhdon te existoje. Po t'i kishte te gjitha pergjigjet, mbase do te ishte fundi i botes. Te pakten shkenca nuk pretendon t'i dije te gjitha pergjigjet sic pretendon Kurani apo Bibla, qe me shume se cdo gje sollen konfuzion tek njerezit. Me falni se po dal nga tema.
    Eshte me mire te dime disa pyetje se sa te "gjitha" pergjigjet. (James Thurber).

  10. #10
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Disa gjera kane edhe kuptim te figurshem, mos i merrni shabllon!
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869
    Eshte e drejte se per te dhene nje mendim per ceshtjen pas vdekjes, nuk mund te bazohemi ne shkence , pasi nuk mund te egzistoje asnje shpjegim shkencor per te.

    Per te kuptuar me qarte se cfare i ndodh nje njeriu pas vdekjes ndoshta duhet te bejme disa ndarje te nevojshme.

    Selia e personalitetit te njeriut d.m.th. vetdergjegjia, vullneti, vendi i pranimit dhe vleresimit te ēdo informacioni si edhe klasifikimit te tij, arkivi i kujteses, vendi qe shpalosen ndjenjat etj. quhet "shpirt".

    "Trupi" pershkruhet si prona dhe mjeti i shpirtit me ane te te cilit lidhet komunikimi i tij me boten materiale.

    "Fryma" pershkruhet gjithashtu si mjeti qe iu dha njeriut per tu lidhur me Krijuesin edhe ne pergjithesi per te komunikuar me boten frymore.

    ***
    Bota "materiale": perban ēdo gje me ane te se ciles marrim informacion nepermjet pese shqisave te trupit, Bota materiale = ajo qe rrethon trupin.

    Bota "frymore" :perban Zotin, engjejt, djallin, demonet, dhe shpirtat e njerezve d.m.th. te gjithe qeniet jo materiale, "vendin" edhe gjendjen qe ata ndodhen.

    Bota "shpirterore" :perban arkivin personal ēdo njeriu p.sh. mendimet, kujtimet, ndjenjat, fandazin e tij, etj, "boten e brendshme" te njeriut.

    Bota "frymore" edhe ajo "shpirterore" jane te dyja jo materiale por ne asnje menyre nuk indetifikohen ose barazohehen. Engjejt, demonet, dialli, nuk jane "shpirtra" dhe akoma me teper Perendia, ata jane "frymera". "Shpirt" eshte vetem njeriu. Perben gabim trashanik te gaterojme keto te dy bote te ndryshme.

    Njeriu i brendshem, "shpirti" del ose komunikon me boten materiale me ane te trupit (natyra e tij materiale) dhe me boten jomateriale te frymerve me ane te frymes te tij (natyra e tij frymore) duke pranuar nga te dyja botet elemente me te cilet ai pasuron boten e tij te brendshme, "boten shpirterore".

    Tani a mund te flasim pak me konkretisht ???


    Kur njeriu vdes c’ndodh??
    detyra ime ėshtė qė me gjithė fuqinė time t'i shėrbej kėtij brezi; duke bėrė kėshtu, njėkohėsisht, kam dhėnė kontributin tim mė tė mirė edhe pė brezin e ardhshėm... - george mueller

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e nimue
    Anėtarėsuar
    06-08-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    78
    Nje nga kuptimet e fjales Kur'an eshte "ai qe lexohet".Me poezi e perralla merren shkencetaret evolucioniste te cilet na paraqesin fosile te shpikura nga mendja e tyre.Duke qene se jane kaq te zote perse nuk merren me prodhimin e nje proteine apo me shpjegimin e ADN-se e cila ka nje strukture shume te komplikuar dhe "nderhyrjet e rastesishme "mund te shkaktojne vetem dem ne kete strukture.Do me pelqente shume te lexoja keto fakte ku bazohet shkenca sepse me sa kam lexuar une fosili i bletes (miliona vjecar )nuk ka asnje ndryshim nga ai i bletes se sotme,apo ai i nje milingone ose nje pilivese.
    Me vjen keq edhe per karakterin tone i cili eshte shume krenar per te iu bindur frikes te cilen nuk e shikon dot.Por sic kemi respektin dhe dashurine per ate qe na lind duhet te ndjejme respekt e dashuri (dhe jo frike)nga ai qe na dhuron jeten.Sepse une duke mos pasur frike duke mos besuar ate qe shkruhet ne kuran(dashurine per fqinjet,per prinderit, per paqen )une mund te marr thiken e te vras ke te dua vetem sepse zoti me kujton se ai eshte shume me i fuqishem se sa une ?....................
    Jo une vertet mendoj se ai eshte i meshirshem dhe eshte ne cdo hap te jetes time .
    Do beje mire qe Kur'anin te mos e lexosh duke menduar Hitlerin por duke menduar si nje shok qe te jep udhezime ,keshilla ,dhe te afron me shume me bukurite e jetes.

    "Ai eshte qe ju krijon (formon )ju ne mitra ashtu si te doje.S'ka zot pas tij e qe eshte fuqiplote i urti." (Kur'an 3:6)
    Guri i rende peshon ne vend te vet.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899

    Mina dhe stili

    gjerat e thella mund te te jene te figurshme, por jo ato me nje cektesi eksplicite: eskivimet e tilla nuk ndihmojne askend. Nese gjen dicka te figurshme aty, sille edhe nje here te kopjuar dhe na ndihmo t“i kuptojme figurat stlistike te atyre 4 rreshtave!!!

    Kam respket per sinqeritetin, por jo per salto mortalet!

    Nimue une shpreha mendimin tim pe Kuranin, nese ty te nevojitet , atehere ndoshta edhe te ndihmon, fatkeqeisht une nuk kam gjetur gje hyjnore aty, por shume gjera qe mund te hishen posht. Sidoqofte kjo eshte fe dhe kam respekt per besimin tend, nese te kam ofenduar padashje, te kerkoje ndjese!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shėn Albani : 08-08-2002 mė 11:21

  14. #14
    . Maska e elda
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    turqi
    Postime
    569
    Une mendoj se jeta eshte nje prove dhe besoj qe jeta vazhdon edhe pas vdekjes dhe trupi eshte vetem nje veshje e shpirtit.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e nimue
    Anėtarėsuar
    06-08-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    78
    Shen Albanit..............


    Nese dikush do me kerkonte qe une te fshihesha ne nje vend ku nuk do me gjente asnjeri une nuk do mundesha sepse e di qe diku eshte nje force e padukshme por e shume fuqishme qe me ndjek ne cdo hap.Dhe eshte kjo dhe arsye te tjera qe me forcojne besimin dhe me bejne gjithnje e me shume kurioze per te kuptuar jeten dhe ate qe vjen pas saj.Me vjen keq pasi nuk do doja te shprehesha ne ate menyre ne shkrimin e meparshem por mendoj se duhet ti shohim gjerat ne menyre me konkrete dhe objektive.
    Sipas dijetareve islame Kur'ani "rinohet" cdo dite Pasi ishte e veshtire te kuptoje Kur'anin ne kohen kur eshte shkruar por tani fale shkences e cila na tregon per rregullin qe ekziston ne toke dhe ne hapesire eshte e mundur te kuptohen me mire edhe ajetet ne Kur'an te cilet na flasin shume qarte per kete rregull.
    Guri i rende peshon ne vend te vet.

  16. #16
    ALBVIRTUALI Maska e The Dardha
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    TIRANE
    Postime
    439

    C'fare ndodh pas vdekjes !!!

    Pak delikate...

    Idealiste mendojne: Se shpirti i njeriut kalon ne nje dimension tjeter...

    Ekzistencialistet mendoje: Njeriu thjesht nderojne materie pra kthehen dhe behen thjesht nje riprocesim ne procesin e natyres.

    Une mendoj: Eshte e veshtire te pergjigjesh se cndodh prapa vdekjes, por une them se do te jete njesoj me ate perpara lindjes, se di ndoshta!!!
    C'ESHTJA SHQIPTARE MBI TE GJITHA

  17. #17
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Kur vdes njeriu zakonisht thone qe i doli shpirti. Ku shkoi ky shpirt? A mundet te pergjigjeni?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Mina : 10-08-2002 mė 16:03
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  18. #18
    Vajza e Eres Maska e Puhiza
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    355
    Ai shpirti duhet te jetoje Mina,
    Te pakten per mua, une e kam te nevojshme madje te domosdoshme te besoj se shpirti im ekziston dhe madje disa here kam pershtypjen se ka ekzistuar dhe me pare (deja-vu). Sa per te ardhmen e tij, nuk di cte them, por besoj ne nje ekzistence te perjetshme te tij, per vete faktin se i besoj dhe vetedijes. Nuk ka mundesi te humbe vetedija e njeriut. Nuk e di.
    Nejse,
    Tingujt e heshtjes sė mendimeve te pathėna
    perplasen nė detin e renkimit pamor,
    Lotet e kuq gjurmėt keqaz mbulojnė
    U mpiksėn tingujt, ngrirja filloi
    Heshtja ime u trishtua...

  19. #19
    Vajza e Eres Maska e Puhiza
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    355
    Ai shpirti duhet te jetoje Mina,
    Te pakten per mua, une e kam te nevojshme madje te domosdoshme te besoj se shpirti im ekziston dhe madje disa here kam pershtypjen se ka ekzistuar dhe me pare (deja-vu). Sa per te ardhmen e tij, nuk di cte them, por besoj ne nje ekzistence te perjetshme te tij, per vete faktin se i besoj dhe vetedijes. Nuk ka mundesi te humbe vetedija e njeriut. Nuk e di.
    Nejse,
    Tingujt e heshtjes sė mendimeve te pathėna
    perplasen nė detin e renkimit pamor,
    Lotet e kuq gjurmėt keqaz mbulojnė
    U mpiksėn tingujt, ngrirja filloi
    Heshtja ime u trishtua...

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869
    Sic deri tani eshte thene drejt vdekja eshte ndarja e dy natyrave qe karakterizojne njeriun, te natyres materiale nga ajo jomateriale. Te shpirtit dhe te frymes nga trupi. Njeriu eshte krijuar me nje trup material dhe nje shpirt frymor. Kur njeriu pushon se ekzistuari si nje lidhje trupi dhe shpirti, atehere themi se ka vdekur. Jeta eshte bashkimi i shpirtit me trupin. Vdekja eshte ndarja e tyre.

    Vdekja vret trupin natyror, material te njeriut, por kjo nuk do te thote se ajo vret dhe aftesine e tij per te menduar si shpirt, i ndare nga ekzistenca e tij materiale. Perderisa nuk eshte trupi por shpirti ai qe mendon, deshiron, planifikon, mendon, etj, atehere dalim ne perfundimin se ekzistenca e vetedijshme e njeriut pas vdekjes nuk varet nga trupi. Pra, shpirti i njeriut qe ndahet nga trupi pasi ai vdes, vazhdon te jete i ndergjegjshem, te kete vetedije.

    drejt ?!!
    detyra ime ėshtė qė me gjithė fuqinė time t'i shėrbej kėtij brezi; duke bėrė kėshtu, njėkohėsisht, kam dhėnė kontributin tim mė tė mirė edhe pė brezin e ardhshėm... - george mueller

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Qėllimi i jetes
    Nga Namila nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-05-2011, 10:01
  2. "Vizitori" i befasishėm
    Nga biligoa nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-06-2009, 15:23
  3. Krishti, pėrmbledhja e gjithēkaje frymore.
    Nga marcus1 nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 04-10-2007, 09:38
  4. Jeta dhe Vdekja
    Nga Albin nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 30-10-2005, 15:43
  5. DOKTRINA - Kapitulli II. Simboli i Besimit
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-09-2004, 21:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •