Bar West

Batuta e javes

Perseri i madhi Ndre Legisi. Para disa ditesh, Ilir Metes nuk iu ndenjt pa i thene dy fjale Ndriut. "Nuk e bere mire u Ndre qe u lidhe me Pandin. Me tradhetove me rastin e pare, kurse une nuk ta kam futur asnjehere". Ndriu e pa drejt ne sy dhe i tha: "Po sa here kemi qene bashke, une vetem mbrapa kam qendruar duke mbajtur nderresat e Bores. Se mos te dola para dhe nuk ma fute!".

Presioni i Artes

Kur e mori vesh se perfundimisht nuk do te ishte me ministre e Jashtme, Arta Dade, vendosi te luaje fort. Fillimisht tha se donte ministrine e Rendit, pastaj se nuk do ta pranonte kurre ministrine e Kultures, etj. Por si Nano ashtu edhe Meta, nuk degjuan nga ai vesh. Atehere Arta vendosi te perdore gurin e fundit: "Shikoni ketu, u tha. Pranoni me te mire se une po te dua i fus nje te martuar me Alfred Moisiun, behem zonje e pare dhe te shkretet c'do hiqni nga grate tuaja".

Nano, frike nga Lesi

Kryetari demokristian, Nikolle Lesi po pinte kafe ne Rogner bashke me deputetet Gjoni e Blushi, kur ia behu aty Fatos Nano bashke me Xhoin. U afrua tek tavolina e tyre dhe tre deputetet u ngriten ne kembe per t'i dhene doren. Lesi beri dy hapa djathtas, i ktheu shpinen Nanos dhe u perkul tere miresjellje per t'i puthur doren Xhoit. "Ngadale Nikolle", nderhyri shpejt Nano. "Jo mos me keqkuptoni, zoti Nano, kjo eshte ne frymen e partise sime". "E kuptoj, tha Nano, por ben mire te rrish larg se Xhoi ben pjese ne partine time".

Gjinushi 1

Ish kryeministri Pandeli Majko kishte ftuar ministrat e kabinetit te tij per nje dreke tek Piazza, pikerisht diten qe qeveria kishte dhene doreheqjen. Majko i falenderoi ata dhe nder te tjera theksoi se qeveria kishte punuar mire, se ajo ishte nje qeveri qe kaperceu krizen. "Pse nuk e thua troc o Pandi, e nderpreu i trishtuar Gjinushi, qe kjo qeveri ishte si gome rezerve. Ndersa ti komardare shpetimi qe te hedhin ne uje sa here jane duke u mbytur ose Nano, ose Meta".

Gjinushi 2

Kur e pyeten Gjinushin se c'qendrim do te mbanin aleatet, ai u pergjigj duke bere nje loje fjalesh. "aleatet kete here nuk kane c'bejne. Gjithcka e ka ne dore hale-nena", tha Gjinushi duke iu referuar PS si partia nene e koalicionit te majte.

Nano me Xhoin tek Moisiu

Sigurisht qe prezenca e Xhoana Nanos ne krah te bashkeshortit te saj te ri, Fatos Nano, ne ceremonine e emerimit te Presidentit Moisiu ne Pallatin e Brigadave, ra ne sy te te gjitheve. Jo vetem fale pamjes se saj fizike, por edhe per faktin se Nano ishte i vetmi qe kishte ardhur me gruan, ndersa te tjeret, perfshi edhe Berishen dhe Meidanin, ishin pa grate e tyre. Nje prej socialisteve nuk iu durua dhe e pyeti: "Zoti Nano, c'ne me gruan, ftesa ishte vetem se ndryshe do t'i kishim marre dhe ne grate...". Por Nano ia preu shkurt: "Ju nuk keni gra, por monstra, prandaj nuk i merrni me vete.

Drama e Et'hemit

Ne mbledhjen e kryesise se PS ku po diskutohej kabineti i ri Nano e moren fjalen te gjithe te pranishmit per te thurrur furcet e rastit. E mori fjalen edhe Et'hem Ruka qe pasi lavderoi kete kabinet vlerash, tha plot keqardhje se atij nuk i u dha mundesia qe vlerat e tij si shkencetar me disa libra, si politikan dhe si administrator t'i vinte ne jete edhe ne qeverine e re. Por menjehere u hodh Limoz Dizdari qe i tha: "Ti o Et'hem mos u anko nga qeveria, po nga Blushi se ai po te zbon nga cdo vend ku rehatohesh".