Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 57
  1. #41
    freethinker
    Anëtarësuar
    10-05-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    56
    liveintwoplaces

    E kuptoj fare mire komentin tend.

    Te sqaroj njady gjera:

    Ne asnje menyre une nuk mendoj se shpetohem nepermjet veprave. Marredhenia ime me Zotin eshte plotesisht e mjaftueshme per te hyre ne Mbreterine e Tij!

    Persa i perket doktrinave dhe rregullave ato jane per te miren tone.
    Nje shembull:
    Kur nje djale eshte i lidhur me nje vajze, marredhenia qe ata kane eshte gjeja me kryesore. Megjithate djali eshte i interesuar te dije sa me shume per vajzen dhe beje vullnetin e vajzes, gjithashtu vajza per djalin.
    Zoti na ka dhene Biblen per te na treguar se kush eshte Zoti. Ashtu si shume te krishtere te sinqerte gjate historise, une kam konsiderata te larta per Biblen. Bibla eshte autoriteti i besimit tim dhe "teologjise" sime. Ne qofte se me ndergjegje te plote une besoj dhe mesoj dicka ndryshe nga Bibla, atehere une nuk ndiej se kam marredhenie me Zotin. Ne kete rast do te isha thjesht nje hipokrit.
    Ndersa ekstremi tjeter ndodh atehere kur ata "qe kane dije me shume" e keqperdorin kete dhurate, duke shkaktuar me shume dem sesa dobi, mbasi jane te interesuar vetem ne argumente dhe jo ne njerez. Une nuk do doja te isha nje i tille.

  2. #42
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Pershendetje vella freethinker

    Fakti qe ke konsiderate te larte per Biblen tregon se ti ke konsiderate te larte dhe per Krishtin dhe Kishen e Hershme.

    Tani me lejoj te te bej nje pyetje:
    Kisha Adventiste ku ti shkon, ai i ngjet asaj Kishe qe pershkruhet ne Bibel?
    (Je i lire dhe te mos pergjigjesh)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 13-05-2005 më 04:36
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga freethinker
    liveintwoplaces

    E kuptoj fare mire komentin tend.

    Te sqaroj njady gjera:

    Ne asnje menyre une nuk mendoj se shpetohem nepermjet veprave. Marredhenia ime me Zotin eshte plotesisht e mjaftueshme per te hyre ne Mbreterine e Tij!
    Freethinker, nga shkrimet e tua bëhet me se e qartë se ti nuk beson në besimin nëpërmjet veprave. Nuk është kjo që kam dashur të them. Ajo që dua të theksoj është mënyra se si ne ushqehemi në mënyrë që të rritemi, dhe jo çfarë duhet të bëjmë që të marrim shpëtimin. Sa nevojë ka një jobesimtar për Krishtin për t'u shpëtuar, po aq nevojë ka edhe një besimtar për Krishtin për t'u ushqyer.

    Citim Postuar më parë nga freethinker
    Persa i perket doktrinave dhe rregullave ato jane per te miren tone.
    Nje shembull:
    Kur nje djale eshte i lidhur me nje vajze, marredhenia qe ata kane eshte gjeja me kryesore. Megjithate djali eshte i interesuar te dije sa me shume per vajzen dhe beje vullnetin e vajzes, gjithashtu vajza per djalin.
    Djali nuk mund t'a njohë vajzën duke lexuar biografinë e saj. Por duke kaluar kohë me të. E njëjta gjë ndodh edhe në raportin Zot-individ, apo Zot-kishë (nuse), sa më shumë ata kalojnë kohë bashkë, aq më shumë e njohin njëri tjetrin. E keqja është se sot mendohet se bibla është mënyra më e mirë për të kaluar kohë me Zotin.


    Citim Postuar më parë nga freethinker
    Zoti na ka dhene Biblen per te na treguar se kush eshte Zoti. Ashtu si shume te krishtere te sinqerte gjate historise, une kam konsiderata te larta per Biblen. Bibla eshte autoriteti i besimit tim dhe "teologjise" sime. Ne qofte se me ndergjegje te plote une besoj dhe mesoj dicka ndryshe nga Bibla, atehere une nuk ndiej se kam marredhenie me Zotin. Ne kete rast do te isha thjesht nje hipokrit.
    Ndersa ekstremi tjeter ndodh atehere kur ata "qe kane dije me shume" e keqperdorin kete dhurate, duke shkaktuar me shume dem sesa dobi, mbasi jane te interesuar vetem ne argumente dhe jo ne njerez. Une nuk do doja te isha nje i tille.
    Amen vëlla! I të njëjtit mendim jam edhe unë. Por e di ti se ku ndodh e keqja? Pikërisht tek ajo që ti e quan "extremin tjetër" të cilët e keqpërdorin këtë dhuratë. Ajo që ti quan extrem ndodh në një raport tepër të madh sot. Kjo është edhe arsyja që sot kemi një lëmsh kishash. Të gjitha kishat ngrejnë biblën lart dhe thonë se ne bazohemi në bibël dhe vetëm në bibël. Por kur është puna të zbatojnë edhe gjërat më të thjeshta për t'u kuptuar nga mëndja e njeriut, ata dështojnë. A duhet ndonjë filozofi të kuptosh se duhet të kemi dashuri, a duhet filozofi të kuptosh se duhet të jemi të nënshtruar, të përulur? Jo! Dhe megjithatë kemi dështuar, ndryshe nuk do përjetonim këtë situatë të kishave sot.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  4. #44
    freethinker
    Anëtarësuar
    10-05-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    56

    Smile

    Citim Postuar më parë nga Matrix

    Tani me lejoj te te bej nje pyetje:
    Kisha Adventiste ku ti shkon, ai i ngjet asaj Kishe qe pershkruhet ne Bibel?
    (Je i lire dhe te mos pergjigjesh)
    Pyetja jote eshte ne nje fare menyre paradoks, mbasi ne Dhiaten e Re gjendet vetem termi "kishe" dhe jo termi "kisha.....etj"

    Por une do te them vetem kete gje:

    Eshte parimi i kishes adventiste qe te mos kete asnje "creed" pra dogme. Me kete dua te them qe ne thelb kisha Adventiste eshte e hapur per te studiuar shkrimet dhe per te gjetur te verteten ( qe te mos keqkuptohemi; marredhenia me Krishtin eshte ajo kryesorja). Si teolog i kishes Adventiste, une nuk e kam problem te lexoj, diskutoj dhe studioj me besimtare te "kishave te tjera", dhe aty ky Bibla me sfidon, te ndryshoj teologjine time (dhe te mos ndryshoj Biblen per shkak te teologjise sime).

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga freethinker
    Pyetja jote eshte ne nje fare menyre paradoks, mbasi ne Dhiaten e Re gjendet vetem termi "kishe" dhe jo termi "kisha.....etj"
    Me të vërtetë, a shohim në Dhjatën e Re kisha me emra të ndryshëm? Nëse jo, a je gati që të ndryshosh teologjinë tënde në këtë pikë që Bibla të sfidon? (dhe sa e sa pika të tjera ka!)
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  6. #46
    Citim Postuar më parë nga freethinker
    Pyetja jote eshte ne nje fare menyre paradoks, mbasi ne Dhiaten e Re gjendet vetem termi "kishe" dhe jo termi "kisha.....etj"

    Por une do te them vetem kete gje:

    Eshte parimi i kishes adventiste qe te mos kete asnje "creed" pra dogme. Me kete dua te them qe ne thelb kisha Adventiste eshte e hapur per te studiuar shkrimet dhe per te gjetur te verteten ( qe te mos keqkuptohemi; marredhenia me Krishtin eshte ajo kryesorja). Si teolog i kishes Adventiste, une nuk e kam problem te lexoj, diskutoj dhe studioj me besimtare te "kishave te tjera", dhe aty ky Bibla me sfidon, te ndryshoj teologjine time (dhe te mos ndryshoj Biblen per shkak te teologjise sime).
    Qenka parim qe te mos kete "creed" ?????
    C'qenka parimi atehere, mos ndoshta nuk eshte nje tjeter lloj "creed"? Kam parim te mos kem parim???? Dhe kjo tregon qe je i hapur?
    Ajo qe ti thua, me sa kuptoj une, eshte qe nese dikush nuk e ka marrdhenien me Krishtin sic e ke ti, atehere ky njeri nuk paska marrdhenie te mire, ose s'ka fare. Nese ti gjykon besimin e tjetrit duke u bazuar ne besimin tend, atehere je shume gabim.
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

  7. #47
    freethinker
    Anëtarësuar
    10-05-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    56
    Farisenjte kishin krijuar "creeds" e tyre dhe si rrjedhim i mbyllen veshet ndaj asaj se cfare Krishti donte t'iu thonte, sepse mesazhi i Krishtit binte ne kundershtim me teologjine e tyre (ironi eshte fakti qe farisenjte dhe Jezusi kishin te njejtat Shkrime si baze, megjithate ndryshonin rrenjesisht)
    Gjate historise, veme re se shume te ashtuquajtur heretike u persekutuan per shkak te nje "ortodoksie fanatike" e cila bazohej ne "creed". Jezusi tha "una kam shume gjera qe dua t'iu them por per momentin nuk mundem". Kjo tregon qe Zoti vazhdimisht ka "te verteta" qe deshiron te na i zbuloje. Ne qofte se ne mbajme "creed" fanatikisht, atehere bejme te njejtin gabim si farisenjte!

    Persa i perket maredhenies se te tjereve me Krishtin, une nuk dua qe te gjykoj, mbasi gjykimi i perket Perendise! S'mund te krahasoj te tjeret me veten time!

  8. #48
    Pershendetje!

    Kredoja e Nicenes.

    " We believe in one God the Father Almighty, Maker of heaven and earth, and of all things visible and invisible.

    And in one Lord Jesus Christ, the only-begotten Son of God, begotten of the Father before all worlds, God of God, Light of Light, Very God of Very God, begotten, not made, being of one substance with the Father by whom all things were made; who for us men, and for our salvation, came down from heaven, and was incarnate by the Holy Spirit of the Virgin Mary, and was made man, and was crucified also for us under Pontius Pilate. He suffered and was buried, and the third day he rose again according to the Scriptures, and ascended into heaven, and sitteth on the right hand of the Father. And he shall come again with glory to judge both the quick and the dead, whose kingdom shall have no end.

    And we believe in the Holy Spirit, the Lord and Giver of Life, who proceedeth from the Father and the Son, who with the Father and the Son together is worshipped and glorified, who spoke by the prophets. And we believe one holy catholic and apostolic Church. We acknowledge one baptism for the remission of sins. And we look for the resurrection of the dead, and the life of the world to come. Amen. "

    "Besojme ne nje Perendi, At i gjithpushtetshem, Krijues i qiellit dhe i tokes, dhe i gjithe gjerave te dukshme dhe te padukshme.
    Dhe ne nje Zot Jezus Krishtin, Biri i vetem-lindur i Perendise, i lindur nga Perendia perpara gjithe boterave, Perendi Perendie, Dritë Drite, ...(nuk di si t'i perkthej sic duhet)..., i lindur jo i bere, nje perberje me Atin prej te cilit gjithcka u be; i cili per ne dhe per shpetimin tone, zbriti nga qielli dhe u misherua nga Fryma e Shenjte ne Virgjeresha Mari dhe u be njeri, dhe u kryqezua per ne nën Pontus Pilatin. Ai vuajti dhe u varros dhe diten e trete u ringjall sipas Shkrimeve, dhe u ngjit ne qiell, dhe qendron i ulur ne te djathten e Atit. Dhe ai do te vije perseri ne lavdi per te gjykuar te gjallet dhe te vdekurit, dhe mbreteria e tij nuk do te kete fund.

    Dhe ne besojme ne Frymen e Shenjte, Zot dhe Dhenes i Jetes, i cili fillon nga Ati dhe nga Biri, i cili adhurohet dhe lavderohet bashke me Atin dhe Birin, i cili foli nepermjet profeteve. Dhe ne besojme ne nje Kishe te vetme te shenjte katolike, apostolike. Ne njohim nje pagezim per faljen e mekateve. Dhe ne presim ringjalljen e te vdekurve dhe jeten ne boten qe do te vije. Amin."
    (kerkoj falje per ndonje gabim teologjik ne perkthim. U perpoqa te bej nje perkthim sa me te sakte ne baze te njohurive qe kam te gjuhes. Nese dikush ka nje perkthim te sakte eshte i/e mirepritur ta sjelle)

    Ku eshte problemi "fariseik" ne kete kredo? Ku eshte problemi i vleres te kesaj kredoje?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Manulaki : 16-05-2005 më 10:15
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Mary Popins, një pyetje kam për ty. Je Shqiptare apo e huaj që ke studiuar gjuhën Shqipe, apo e lindur nga prind shqiptarë?
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  10. #50
    Nnuk mendoj se farisenjte kishin probleme kredoje, por thjesht probleme egoizmi, pa-perulesie dhe mos-bindjeje. Ata kishin njohje shume te thelle, por zemra e tyre ishte e ngurtesuar ndaj asaj njohjeje. Keshtu qe nuk me duket shembull i mire fakti qe meqe farisenjte kishin "creed" (le qe nuk duket se kishin "creed" por thjesht rregulla te bazuara ne Ligjin e Moisiut) ne sot nuk duhet te kemi. Vete Universi, vete Krijimi jeton mbi Ligje, dhe Ligji nr. 1 ose kredoja nr 1 qe kemi nga Krishti eshte Dashuria.

    Manulaki
    Ndryshuar për herë të fundit nga Manulaki : 16-05-2005 më 13:29
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Disa pyetje, për ata që e lodhin trurin :
    Nga Kryeplaku në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 12-10-2016, 07:17
  2. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  3. Del në shitje "Një dosje për Kadarenë"
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 17-03-2007, 01:53
  4. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •