liveintwoplaces
E kuptoj fare mire komentin tend.
Te sqaroj njady gjera:
Ne asnje menyre une nuk mendoj se shpetohem nepermjet veprave. Marredhenia ime me Zotin eshte plotesisht e mjaftueshme per te hyre ne Mbreterine e Tij!
Persa i perket doktrinave dhe rregullave ato jane per te miren tone.
Nje shembull:
Kur nje djale eshte i lidhur me nje vajze, marredhenia qe ata kane eshte gjeja me kryesore. Megjithate djali eshte i interesuar te dije sa me shume per vajzen dhe beje vullnetin e vajzes, gjithashtu vajza per djalin.
Zoti na ka dhene Biblen per te na treguar se kush eshte Zoti. Ashtu si shume te krishtere te sinqerte gjate historise, une kam konsiderata te larta per Biblen. Bibla eshte autoriteti i besimit tim dhe "teologjise" sime. Ne qofte se me ndergjegje te plote une besoj dhe mesoj dicka ndryshe nga Bibla, atehere une nuk ndiej se kam marredhenie me Zotin. Ne kete rast do te isha thjesht nje hipokrit.
Ndersa ekstremi tjeter ndodh atehere kur ata "qe kane dije me shume" e keqperdorin kete dhurate, duke shkaktuar me shume dem sesa dobi, mbasi jane te interesuar vetem ne argumente dhe jo ne njerez. Une nuk do doja te isha nje i tille.
Krijoni Kontakt