Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 19
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Mesnata
    Anëtarësuar
    17-10-2004
    Vendndodhja
    Mes librash
    Postime
    142

    Monolog në Mesnatë

    ( Dashuria është kërcnim!... Ajo nuk është në modë për burrat!)

    Lumturia e ardhur nga një burrë është më e mundshmja për t'u rrëzuar. Por më e ëndërruara, dhe jetëshkurtër dhe zhgënjyese. A thua në vetë jemi të prirur drejt rrëzimit?

    Të tilla lumturi banojnë shumë lart, e kanë shtëpinë mbi re. Zot na ruaj prej rrufeve.

    Nuk ka më asgjë përtej së sotmës. E ndjej! Asnjë ëndërr, asnjë parandjenjë...
    E kam flakur heroin imagjinuar dhe e zakonshmja është kaq pak për të më mbushur gjithë zbrazëtinë që ka mbetur në vendin ku rrinte ai. (Nganjëher më duket sikur është ende). Shpesh më mungon, është si të të marrë malli për dikë që s'ishte asnjëherë i pranishëm. E di! Në këtë gjendje, ndjesi të vagullta kimike më rrinë si tym në fund të shpirtit e herë-herë më rrëmben si dikur nga dallga e nostalgjisë. Është tërheqja kimike që ndodhë mes dy shpirtrave pavetëdijshëm. Më vjen rëndë nga vetja që ende shfaq të tilla dobësi, e mposhtur nga sentimentalizma të pajustifikueshëm. S'e fsheh dot frikën e lajthitjeve të ngjizura në përkohësinë e ikjes. Nganjëherë më duket se nuk do mund të bëj pa to.

    Kujtoj shpesh njohjen. Si një çast të vetëm që s'mund të përsëritet më. Aty ku nisi fillimi i një lumturie të palumtur, me intervale të përkohshme. Ishte nisja e ikjes prej të zakonshmës. Pat' një supersticion dhe guxova të ndërtoj një tjetër jetë me personazhe të trilluara. Qysh atëher pata filluar të vuaj për gjërat që ende s'kishin filluar të ndodhnin!!!
    Provova të kënaqem me aq sa më ipet por më vonë pata egon për të kërkuar më shumë. S'e di çfarë ma dha këtë të drejtë. Ndoshta ajo çfarë fillova të ndjej fuqishëm për të. Më vonë m'u desh të përplasesha me të pazakontën indiferencë dhe beteja të paqena në një histori dashurie që pafajësisht më ekzistonte në imagjinatë. Gjithçka vijonte si sforcim drejt së pamundurës. Tek unë mbytej çdo tentativë për tjetër hero të trilluar në imagjinatën time.
    Është ende kështu...!

    Ai thoshte se i ripërtrinte personazhet në jetën e tij. Unë dashur pa dashur duhej të liroja radhën edhe pse ngulmonte se nuk i flakte të vjetrit.
    Unë isha pjestimi i tij i radhës e ndoshta duhej të luftoja për të poseduar ''copën time'' ime. Ai, pranonte pjesë të ardhura, copë-copë. Por unë desha një të tërë.

    ********

    Dy javë më vonë:

    Kam filluar të mendoj se si më vonë ai mund të bëhet një burrë i zakonshëm që s'të lëshon pikë emocioni kur e sheh. Si një objekt i shkuar i një dëshire të krisur. Trup që ka mbetur i palëvizshëm në pritje të gjërave perverse.
    Dashuria është kërcnim, s'është në modë për burrat. Ata duan gjëra të lehta, të shpejta, si të mos jenë.

    Por dashuria s'mund të vidhet, as merret me forcë.

    Sa më kanë vrarë heshtjet e tij zemërake kur jepja dashuri e merrja indiferencë. Po. S'ia merrja dot me forcë, por as me lutje. Sa e kam dashur një dashuri të vërtet, sa do e shkurtër, sa do keq të përfundonte veç të ishte e vërtetë. Kisha të drejtën e zgjedhjes, por nuk dita të zgjedhë.

    Kështu çmendet njeriu! Ti dyshon për ndonjë shenjë të tillë, shfaqur tek unë?!
    Më thuaj sa histori të tilla ke ndëgjuar? Besoj se nuk kam pak shoqe.

    Dy javë më pas:

    Jam vetëm, e rrethuar mes njerëzve. Por nuk dal të kërkoj biseda që të ma mbushin zbrazëtinë. Veç hesht. Nuk dua të flas e as të njoh njeri . Punë e madhe se të tjerët më shohin me çudi. Nuk më pëlqen t'u kthej përgjegje. As dorën nuk ua zgjas kur rastësisht i ndesh të panjohurit, as të njohurit e mi, as dua t'i përshëndes.
    Nganjëherë edhe më vjen keq. Kam frikë mos jam kthyer në njeri të ftohtë e do mbetëm e tillë. Por unë në thelb nuk jam kjo. Ndoshta është thjesht një përkohësi.
    A thamë se gjërat dhe ngjarjet janë të përkohshme?!
    E mban mend maninë time për t'u folur të gjithë njerëzve që ndeshja çdo ditë? Ndiqja rrugën e tyre. Tani bëj tjetër gjë. Një dhunti që mund ta zbulonte papritmas çdo kush tjetër po të ishte në vendin tim. Kam aftësinë të dalloj gjithë të dashuruarit që rendin të dëshpruar përditëve të tyre në rrugë, hipur në autobusa urban, në stacione pritjesh pafundme, tek shohin vazhdimisht orën, dyqanet e restorantet. I njoh të dashuruarit, të përvuajturit, ndryshojnë nga të tjerët, ( ata ''të tjerët'' janë të paktë në numër, oh sa të paktë...)


    Një vit më parë nuk dija ta dalloja një gjë të tillë. Tani i shquaj me një vështrim, pa u lodhur fare. Janë të hutuar, ecin, e flasin me veten, harrojnë çantat nëpër urbanë, paguajnë dy herë biletën. Ata që udhëtojnë me makinat e tyre marrin çdo ditë gjoba nga policët prej pakujdesisë. Ndalojnë në stacione të gabuara dhe në dorë mbajnë fort e shtrënguar celularin, të varur nga ai, në pritje të ndonjë telefonate a sms-e. Të gjitha këto janë shenja që i njoh mirë. Ata nuk e dinë se dikush tjetër është i aftë t'i zbulojë. Për ta, të tjerët janë të verbër, të paaftë, mjeranë dhe të padukshëm...


    Mesnata 15.12.04
    vazhdon.........
    Ndryshuar për herë të fundit nga Mesnata : 14-12-2004 më 21:00
    I mencuri ka nje prirje te forte per te qene i heshtur, dhe aftesine per te ruajtur nje inventar te tere sekretesh. Zotesia dhe karakteri i tyre jane per t'u respektuar. (Baltazar Gracian)

  2. #2
    It's not enough to speak.
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    353
    vazhdoje...
    Kur nisi lufta isha i vogël
    dhe nepër tym diçka mbaj mend.
    Fill mbas çdo lufte, bëhej si gogël
    Atdheu im! Ja kjo më çmend!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-10-2004
    Postime
    1

    Thumbs up

    Mesnata! Hmmm te them realitet per shkrimin tuaj, nuk dua te tjeret te tremb nga ajo ndienje e bukur qe ka krjuar Zoti apo natyra (dashurin), te them se nuk eshte keshtu sikur shkrimi juaj perseri do me denoj realiteti, pasi shume shpirtera vuajn dhe perjetojne situata te tilla (ndoshta diku ec ne gjurmet e tua). Por nje gje e kuptoje shume mire nder vargjet, e shkrimeve te tua, se shpirti juaj eshte sikur nje vullkan i pa sherthyer talenti poetik!!!! Eshte nje relaitet dhe jo nje kopmlimet. Suksese dhe mos ndaj penen nga duart.
    Citim Postuar më parë nga Mesnata
    Lumturia e ardhur nga një burrë është më e mundshmja për t'u rrëzuar. Por më e ëndërruara, dhe jetëshkurtër dhe zhgënjyese. A thua në vetë jemi të prirur drejt rrëzimit?

    Të tilla lumturi banojnë shumë lart, e kanë shtëpinë mbi re. Zot na ruaj prej rrufeve.

    Nuk ka më asgjë përtej së sotmës. E ndjej! Asnjë ëndërr, asnjë parandjenjë...
    E kam flakur heroin imagjinuar dhe e zakonshmja është kaq pak për të më mbushur gjithë zbrazëtinë që ka mbetur në vendin ku rrinte ai. (Nganjëher më duket sikur është ende). Shpesh më mungon, është si të të marrë malli për dikë që s'ishte asnjëherë i pranishëm. E di! Në këtë gjendje, ndjesi të vagullta kimike më rrinë si tym në fund të shpirtit e herë-herë më rrëmben si dikur nga dallga e nostalgjisë. Është tërheqja kimike që ndodhë mes dy shpirtrave pavetëdijshëm. Më vjen rëndë nga vetja që ende shfaq të tilla dobësi, e mposhtur nga sentimentalizma të pajustifikueshëm. S'e fsheh dot frikën e lajthitjeve të ngjizura në përkohësinë e ikjes. Nganjëherë më duket se nuk do mund të bëj pa to.

    Kujtoj shpesh njohjen. Si një çast të vetëm që s'mund të përsëritet më. Aty ku nisi fillimi i një lumturie të palumtur, me intervale të përkohshme. Ishte nisja e ikjes prej të zakonshmës. Pat' një supersticion dhe guxova të ndërtoj një tjetër jetë me personazhe të trilluara. Qysh atëher pata filluar të vuaj për gjërat që ende s'kishin filluar të ndodhnin!!!
    Provova të kënaqem me aq sa më ipet por më vonë pata egon për të kërkuar më shumë. S'e di çfarë ma dha këtë të drejtë. Ndoshta ajo çfarë fillova të ndjej fuqishëm për të. Më vonë m'u desh të përplasesha me të pazakontën indiferencë dhe beteja të paqena në një histori dashurie që pafajësisht më ekzistonte në imagjinatë. Gjithçka vijonte si sforcim drejt së pamundurës. Tek unë mbytej çdo tentativë për tjetër hero të trilluar në imagjinatën time.
    Është ende kështu...!

    Ai thoshte se i ripërtrinte personazhet në jetën e tij. Unë dashur pa dashur duhej të liroja radhën edhe pse ngulmonte se nuk i flakte të vjetrit.
    Unë isha pjestimi i tij i radhës e ndoshta duhej të luftoja për të poseduar ''copën time'' ime. Ai, pranonte pjesë të ardhura, copë-copë. Por unë desha një të tërë.

    ********

    Dy javë më vonë:

    Kam filluar të mendoj se si më vonë ai mund të bëhet një burrë i zakonshëm që s'të lëshon pikë emocioni kur e sheh. Si një objekt i shkuar i një dëshire të krisur. Trup që ka mbetur i palëvizshëm në pritje të gjërave perverse.
    Dashuria është kërcnim, s'është në modë për burrat. Ata duan gjëra të lehta, të shpejta, si të mos jenë.

    Por dashuria s'mund të vidhet, as merret me forcë.

    Sa më kanë vrarë heshtjet e tij zemërake kur jepja dashuri e merrja indiferencë. Po. S'ia merrja dot me forcë, por as me lutje. Sa e kam dashur një dashuri të vërtet, sa do e shkurtër, sa do keq të përfundonte veç të ishte e vërtetë. Kisha të drejtën e zgjedhjes, por nuk dita të zgjedhë.

    Kështu çmendet njeriu! Ti dyshon për ndonjë shenjë të tillë, shfaqur tek unë?!
    Më thuaj sa histori të tilla ke ndëgjuar? Besoj se nuk kam pak shoqe.

    Dy javë më pas:

    Jam vetëm, e rrethuar mes njerëzve. Por nuk dal të kërkoj biseda që të ma mbushin zbrazëtinë. Veç hesht. Nuk dua të flas e as të njoh njeri . Punë e madhe se të tjerët më shohin me çudi. Nuk më pëlqen t'u kthej përgjegje. As dorën nuk ua zgjas kur rastësisht i ndesh të panjohurit, as të njohurit e mi, as dua t'i përshëndes.
    Nganjëherë edhe më vjen keq. Kam frikë mos jam kthyer në njeri të ftohtë e do mbetëm e tillë. Por unë në thelb nuk jam kjo. Ndoshta është thjesht një përkohësi.
    A thamë se gjërat dhe ngjarjet janë të përkohshme?!
    E mban mend maninë time për t'u folur të gjithë njerëzve që ndeshja çdo ditë? Ndiqja rrugën e tyre. Tani bëj tjetër gjë. Një dhunti që mund ta zbulonte papritmas çdo kush tjetër po të ishte në vendin tim. Kam aftësinë të dalloj gjithë të dashuruarit që rendin të dëshpruar përditëve të tyre në rrugë, hipur në autobusa urban, në stacione pritjesh pafundme, tek shohin vazhdimisht orën, dyqanet e restorantet. I njoh të dashuruarit, të përvuajturit, ndryshojnë nga të tjerët, ( ata ''të tjerët'' janë të paktë në numër, oh sa të paktë...)


    Një vit më parë nuk dija ta dalloja një gjë të tillë. Tani i shquaj me një vështrim, pa u lodhur fare. Janë të hutuar, ecin, e flasin me veten, harrojnë çantat nëpër urbanë, paguajnë dy herë biletën. Ata që udhëtojnë me makinat e tyre marrin çdo ditë gjoba nga policët prej pakujdesisë. Ndalojnë në stacione të gabuara dhe në dorë mbajnë fort e shtrënguar celularin, të varur nga ai, në pritje të ndonjë telefonate a sms-e. Të gjitha këto janë shenja që i njoh mirë. Ata nuk e dinë se dikush tjetër është i aftë t'i zbulojë. Për ta, të tjerët janë të verbër, të paaftë, mjeranë dhe të padukshëm...


    Mesnata 15.12.04
    vazhdon.........

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896
    Dashuria është kërcnim, s'është në modë për burrat. Ata duan gjëra të lehta, të shpejta, si të mos jenë.
    mesnata

    dashuria eshte privilegj hyjnor dhe duhet ta meritosh , dhe qe ta meritosh duhet te jepesh , dhe ta kultivosh ate qe te jepet ...........................

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Mesnata
    Anëtarësuar
    17-10-2004
    Vendndodhja
    Mes librash
    Postime
    142
    Që të dashurohem në dikë,
    ta dish nuk është e leht,
    nëse ''ai'' bëhët Romeo.
    edhe unë bëhëm Zhuljetë

    Se dashuria është një magji,
    që të bën t'shenjtë dhe të bën mirë
    ajo troket njëher në jetë
    kur dorë e saj është dorë e dlirë

    ...sa pranë dhe larg është dashuria
    nuk e kupton kush ka maraz
    se shpirtin tim të dashuruar
    askush s'e fut dot në kafaz

    Dhe po të jetë prej floriri
    kafazi i art i dashurisë
    kjo ndjenjë e lashtë e gjithë njerzimit
    ka dhe bekimin e përëndis.
    I mencuri ka nje prirje te forte per te qene i heshtur, dhe aftesine per te ruajtur nje inventar te tere sekretesh. Zotesia dhe karakteri i tyre jane per t'u respektuar. (Baltazar Gracian)

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Mesnatë!....Ku je?...Përse të gjithëve
    Ja u prishe gjumin me artin tënd!?....
    Ti poeteshë me varg prej klithme
    dhe mua plakun, më zbraps...më trëmb!?...

    Tani e ndjej që ke në zemër
    një zjarr vullkani, që pret shpërthimin!
    Më thuaj pak, kur sheh një endërr
    A shuan shpirtin...apo hutimin?

    Unë ja u ktheva, vendlindja ime
    kishte ndryshuar...kish "përparim"...
    Në Festival morra dy çmime!
    I papërsëritshmi....dhe një zhgënjim!

    Ndaj kam vendosur, të mpreh mirë penën!
    Të shkruaj vargje veç për Rininë!
    Me dashuri kam hapur zemrën
    Që t'u fal njerëzve veç Lumturinë!

    Por u zhgënjeva nga xhelozitë
    Nga thashë e themet që bëjnë shqiptarët
    Lejdina çmëndi të gjithë Juritë!
    Dhe xhelozoj të gjithë këngëtarët!

    Kënga e Lejdinës fliste për Dasmën!
    Që mua Dreri m'a ka premtuar
    Si Krush i Parë t'a marr Mesnatën
    Të veshur nuse...të lumturuar!

    Hajt nisni vargjet, e mos përtoni!
    Shkruani djem e shkruani çika!
    Të gjithë poetët të m'i lajmëroni!
    Se do bëjmë dasëm! Se erdhi Dita!

    Ju përqafoj me mall!!!!!!!!

  7. #7
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Bukur...shume bukur...Mesnata !
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  8. #8
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Me mori malli Mesnate!
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  9. #9
    Maska e Liridona
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Mancester.Uk
    Postime
    165
    Edhe daden Liridon e ka marre malli o Mina po kushedi ku eshte Mesnata.
    Liridona

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Mesnata humbi, nga shtegu i vjetër
    andej nga ikin e s' kthehen ma...!
    mesnata thinjet nga një plagë tjetër
    që zemra e brishtë e vajzës ka...!

  11. #11
    Maska e Liridona
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Mancester.Uk
    Postime
    165
    Eh...more Agim!
    E kush nuk met pa varre.Dikush u varrue se s,pat qare,dikush u varrue badihava,dikush...
    E une vec uroj te jete sheruar tash e te na kthehet me fjalen e saj qe dada Liridon ja do fort.
    Liridona

  12. #12
    Voleur du coeur.. Maska e Roi
    Anëtarësuar
    10-06-2004
    Vendndodhja
    Ne vendin tim....
    Postime
    2,303
    Mesnata do ta quaja nje nate,
    Qe do te jetoja me nje iluzion
    Ku do te shikoja ne hapsire
    Dhe te them se sa me mungon

    Mos e lendoni veten
    Por mundohuni te thurrni poezi
    Behuni poet per vete
    Kurr sdo te jesh ne vetmi
    Fal po munde, mos ndrysho por ruaje tenden...

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Nëse një natë, të derdhen lotët
    Përmbi jastekun e vetmisë...
    Të kanë braktisur, shoqet dhe shokët
    dhe mbrëmjet prush të dashurisë!...

    Nëse kur zbardh e gjen krevatin
    të ftohtë, të frikshëm në zbrazëti...
    Ke humbur veten, ke humbur fatin
    dhe je rrëzuar..keq...në vetmi!...

    nëse dhe ngrysesh, më pas dhe gdhin,
    me shpirtin plagë, shpellë ulërimash
    ke humbur zemër,... ti dashurinë
    je bërë zengjin…pronar psherëtimash…

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Citim Postuar më parë nga Agim Doçi Lexo Postimin
    Nëse një natë, të derdhen lotët
    Përmbi jastekun e vetmisë...
    Të kanë braktisur, shoqet dhe shokët
    dhe mbrëmjet prush të dashurisë!...

    Nëse kur zbardh e gjen krevatin
    të ftohtë, të frikshëm në zbrazëti...
    Ke humbur veten, ke humbur fatin
    dhe je rrëzuar..keq...në vetmi!...

    nëse dhe ngrysesh, më pas dhe gdhin,
    me shpirtin plagë, shpellë ulërimash
    ke humbur zemër,... ti dashurinë
    je bërë zengjin…pronar psherëtimash…
    Vargje qe kete cast po i rilexoj dhe rishijoj me kenaqesi. I perjetoj tek i lexoj dhe ndjej nga c'shpirt frymezues kane dale.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Citim Postuar më parë nga Agim Doçi Lexo Postimin
    Nëse një natë, të derdhen lotët
    Përmbi jastekun e vetmisë...
    Të kanë braktisur, shoqet dhe shokët
    dhe mbrëmjet prush të dashurisë!...

    Nëse kur zbardh e gjen krevatin
    të ftohtë, të frikshëm në zbrazëti...
    Ke humbur veten, ke humbur fatin
    dhe je rrëzuar..keq...në vetmi!...

    nëse dhe ngrysesh, më pas dhe gdhin,
    me shpirtin plagë, shpellë ulërimash
    ke humbur zemër,... ti dashurinë
    je bërë zengjin…pronar psherëtimash…
    Ju lumtë, ju lumtë Z. Doçi, edhe dhembjes i jepni bukurinë me krahasime dhe figura stilistike kaq të qëlluara.

    Ju lexoj me ëndje, ju respektoj dhe ju dua me tërë qenjen time!

    Përshëndetje adash, duke marrë një pjeë të dhembjes sate!

    Agim METBALA

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    FALEMINDERIT SHUME!

    Ja perseri dy strofa....

    Më pyesin ditët dhe netët me gjuhën tënde
    "Tani që s'je më pranë, na thuaj kur do vish!?"
    Ndaj zemrës rrebele i them: "Mjaft se më çmënde!!.."
    dhe vuaj unë vetminë, vetminë...sinqerisht.

    Ama të gjitha dyert, dritaret gjithashtu
    i mbaj gjith kohën çelur, se pres që të më vish....
    në vesh era memece me kod sekret vu vu...
    diçka do të më thotë...dhe shfryn krejt verbërisht.

  17. #17
    Paqe me shqiponjat. Maska e Korbi999
    Anëtarësuar
    08-04-2008
    Postime
    355
    Mesnata !
    Kam vite qe lexoj me shume versione ne fushen e shkrimeve, me kaq pak me theve monotonine. Qenkan mbledhur te gjithe ata qe shkruajne bukur ketu.
    Flm.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Korbi999 : 04-09-2008 më 10:41
    Bese dhe hakmarrje.

  18. #18
    Voleur du coeur.. Maska e Roi
    Anëtarësuar
    10-06-2004
    Vendndodhja
    Ne vendin tim....
    Postime
    2,303
    Mesnates..

    Mesnata me morri ne gjirin e saj,
    Me rrembeu dhe me futi ne gjum,
    Me beri te lumtur e u zhgreha ne vaj,
    Nje vaj knaqesije i lumtur isha une..!

    Ne gjirin tend une isha nje mbret,
    Ne mesnat kendoja si gjeli ne mengjes..
    Po pres mos prap diqka do te thuash
    Peseri te me rrembesh , Oh te me rrembesh!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Roi : 28-12-2008 më 07:14
    Fal po munde, mos ndrysho por ruaje tenden...

  19. #19
    kujtimi Maska e KUJTIM CAMI
    Anëtarësuar
    24-10-2008
    Vendndodhja
    prrenjas
    Postime
    463
    Bravo mesnata.
    Ju uroj vazhdimësi.
    Me respekt për ju.

Tema të Ngjashme

  1. Një monolog
    Nga Roi në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 205
    Postimi i Fundit: 07-05-2019, 06:04
  2. Monolog dhimbjeje.
    Nga DI_ANA në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 29-06-2009, 05:35
  3. Ekzekutohet në mesnatë Klajdi Saliu, bosi i “Cikloar”
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-03-2005, 06:00
  4. L. ne mesnate - nga Henri
    Nga katana në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-05-2004, 09:42
  5. Monolog Shen Valentini
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-02-2003, 16:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •