po mue sme ka ardh as qe jam pranu e as qe me eshte refuzu kerkasa
sikur te me ishte dhene nje pergjegje nuk do te kisha bere postimin e dyt
po mue sme ka ardh as qe jam pranu e as qe me eshte refuzu kerkasa
sikur te me ishte dhene nje pergjegje nuk do te kisha bere postimin e dyt
1. Darius pak me lart e ka vendosur arsyen përse jo gjithmonë merrni përgjigje të shpejta tek kjo temë. Lexo shumë e shkruaj pak që dhe kërkesat e tilla të merren më seriozisht nga stafi.
2. Ti kërkon të moderosh një forum por ke njohuri të kufizuara të gjuhës shqipe.
.......a. Fjalitë fillohen me shkronja të mëdha.
.......b. 'qaq'; 'veq'; 'qova''; etj nuk janë fjalë.
3. Jemi duke kërkuar një moderator që i përket fesë muslimane për forumin në fjalë. Personat të cilët i përmbushin kriteret për moderator, do të kontaktohen me mesazhe private.
Përshëndetje
Flm fiori po e kam kohen e kufizuar une ne kete qast per ti shkruar fjalet si duhet
edhe une nuk kerkova te behem ne nenforumin per gjuhen shqipe po ne komunitetin musliman per ti korigjuar anetaret po per ti dhene me shum liri sepse ne ate komunitet liria e vetme eshte ajo qe jep la lune
per kete desha te behem e jo per ti fshir shkrimet e te tjerve
pershendtje edhe per tye
Xhamia, moderatori duhet të jetë shembull për të gjithë, ndaj ashtu si ka rëndësi këndvështrimi i tij/saj (në këtë këndvështrimi i La Lune nuk përputhet me anëtarët e atij forumi) ka rëndësi dhe mënyra si komunikon.
Faleminderit për kërkesën por fatkeqsisht tani për tani ti nuk i përmbush nevojat e atij forumi. Siç e përmënda dhe ne jemi duke kërkuar një moderator sa më të përshtatshëm për atë forum.
Fioralba
Sui generis
Seriozisht tani, se keto barrierat gjuhesore, qe disa po mundohen t'i ndertojne, po me duken hajgare hesapi, me intereson ta di se ne nje forum qe vizitohet prej nje numri goxha te madh kosovaresh, pse ka nje ose aspak moderatore nga Kosova?
Jo qe eshte kjo shume me rendesi, por edhe eshte me rendesi per krijimin e barazpeshes ne mes shqiptareve nga te gjitha trojet dhe ndoshta do te ndihmonin edhe ne tejkalimin e kesaj "barriere" gjuhesore kosove - troje tjera, artificialisht te ekspozuara nga disa ketu.
Mos te kuptohet kjo si aplikim ne kete detyre nga ana ime, se une nuk jam aspak e interesuar per kete, mirepo mendoj se duhet te merret parasysh propozimi im.
Se ne fund te fundit mund te vihet te konkludimi se ka diskriminim krahinor.
Faleminderit
Ndryshuar për herë të fundit nga Rina_87 : 05-12-2007 më 10:14
Nen forumi i komunitetit Musliman ka nevoj per nje Moderator qe te perkujdeset me shum rreth temave te hapura,edhe pse me sa e di jan 3 moderator ne kete neforum mirpo ,me sa e kam verejtur po mungojn shpesh...
Eshte La luna si moderatore dhe plot rrespekte kam per të mirpo kohet e fundit po mungon ,dhe keshtu qe kjo po ndikon negativisht ne mirembajtjen e ketij nenforumi ,une per vete nuk po aplikoj sepse e ndjej se nuk jam per nje obligim te tillë dhe nuk kam kohë aq mirpo nese me lejohet te beja nje propozim ...
dhe si propozim i imi jan keta kandidat:
Gimi3,Gostivari_Usa,Princesa ...
Faleminderit per mirkuptim...
"Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"
Duhet ndonje Moderator tek NenForumi i Futbollit????
ReaL madriD
Campeón de Liga 2007/08
Repasa el triunfo de la Liga 07/08 del Real Madrid.
Administratorët e dinë më mirë se kushdo tjetër që x forum ka nevojë për mod. Nëse deri më sot nuk është vendosur mod. në atë forum do të thotë se nuk ka një person të denjë i cili mund të mirëmbajë atë forum.
Në forum nuk mund të shtohen mod. ata anëtarë të cilët nxisin urrejtje për një besim tjetër fetar, ne nuk kërkojmë të vendosim një "kryetar hakmarrës".
Të gjithë anëtarët monitorohen nëse janë të aftë të moderojnë forumet apo jo.
Ps: Mod. nuk zgjidhen në bazë të votave që ata marrin nga anëtarët e forumit.
Jeta ime, mban emrin e saj..
Clay_More ma tregon nje shkrim ku kam ofenduar fene tjeter un apo ndonje person ?
Gjithmon i kam respektuar te gjith pa marr parasysh fene e tij
Ok , Edhe Unë Po Bëj Një Aplikim...
Nuk E Di Nëse Mund Të Jem Njeri I Duhur Për Të Qenë Moderator I Një Nën-Forumi Të Caktuar , Por Po Bëj Një Aplikim , Më Shumë Më Pëlqejnë Nen-Forumet Futbolli Dhe Humor Shqiptar.Mendoj Që Mund Të Jap Kontributin Tim , Dhe Të Jap Gjithçka Nga Vetja Vetëm Që Të Shërbej Për Antarët.
Ju Lutem Që Përgjigjja Të Kthehet Ose Këtu Ose Në Mesazh Privat.
Me Respekt Qendi .
Kerkoj prej stafit drejtues te jem nje moderator i nen-forumit te Letersise !
Perse mendoj se do isha i pershtatshem :
1 : Kam elokuence dhe rrjedhshmeri ne te shprehurin e mendimeve te mija, duke perfshire edhe menyren e te shkruajturit e cila eshte ne perputhje me rregullat e gramatikes shqipe.
2: Kam njohuri te pranueshme ne kete fushe dhe jam edhe vete nje krijues ( edhe pse modest )
3: Kam eksperience te mjaftueshme ne Forumin Shqiptar dhe pak a shume e di menyren se si funksionon ketu
4: Kam marredhenie korrekte dhe reciprokisht serioze me moderatoret e tjere te ketij nen-forumi ( Fiori dhe Shigjeta )
Arsyeja perse kerkoj te jem moderator :
Une kerkoj qe ne kete nen-forum ( qe me plot gojen mund te quhet nje prej me te rendesishmeve te Forumit Shqiptar ), te sjell gjithe eksperiencen time pervecse krijuese, gjithashtu edhe nxitese te kritikes se mirefillte dhe permiresimit te vazhdueshem. Mendoj gjithashtu qe postimet ne kete nen-forum duhen seleksionuar ( ne menyre objektive ) ose duhet ndertuar nje menyre funksionimi me e pershtatshme per te qene me produktive dhe ne te njejten kohe CILESORE ne krijimet tona.
Kam deshire qe me bashkepunimin e moderatoreve te tjere dhe padyshim me mirekuptimin dhe ndihmen e cdo anetari, te bejme te mundur krijimin e nje elite mirefilli artistiko-letrare, duke i dhene perparesi atyre pak poeteve dhe shkrimtareve te konfirmuar qe kemi ne forum. Kjo nuk do te thote qe anetaret e tjere amatore apo ende ne fillimet e tyre letrare do kene nje peshe dytesore, por duhet ndertuar nje mekanizem i tille ku pervec levdatave shpeshhere bajate, te krijohet mundesia per keshilla dhe verejtje miqesore nen kuadrin e nje permiresimi te vazhdueshem.
Kerkoj te jem moderator i ketij nen-forumi sepse une e dashuroj letersine, dhe ndjej se mund te jap kontributin tim ne permiresimin e saj tek krijuesit shqiptare.
Pretendoj qe kerkesa ime te merret ne konsiderate dhe te behet zgjedhja me e mire !
Me respekt, Pratolini !
Ndryshuar për herë të fundit nga Pratolini : 28-12-2007 më 13:39
DI_ANA e gimi3, ju jeni mod. nëse nuk ju pëlqen ndonjë nga aplikimet e bëra në këtë temë mjafton ti diskutoni ato tek forumi i stafit.
Postimet i kalova tek forumi i stafit
Jeta ime, mban emrin e saj..
Nje njeri i vogel modest,... i cili ka shume gjera per te cilat i takon te jete modest (sic e tregon edhe postimi). Nje njeri i cili eshte bere vete ai qe eshte, dhe adhuron krijuesin e tij.
Doktor Zhivagos i takon te jete moderator.
Si kunderpergjigje... mendoj qe duhet shkarkuar cdo moderator tjeter i nenforumit se letersise; kjo sepse nuk mund te jete kurrsesi ne nivelin e gjykimit te Pratolinit.
Sinqerisht,
F-I
edhe pse jashte teme, po te pergjigjem ketu per arrogancen dhe "modestine" tende pratolini.
Sepse fatkeqsisht ato temat e poezise ishin mbyllur.
Poezia i dashur nuk eshte shkence ekzakte, as ligje, por eshte krijim i paster, dhe me mire akoma nese del nga zemra. Ti mund te jesh gjeni , mund te njohesh te gjitha llojet e poezise, te krijosh vargje te komplikuara me fjale te zgjedhura, e ku di une, po qellimi i vetem i nje poezie eshte dhe mbetet ai i ç'do lloj krijimi, te percjelle emocion tek ai qe e lexon, dhe lexuesi, pa dallim nga niveli i tij letrar, eshte gjykatesi me i mire.
Dhe kritika ime per poezine tende qe vetem poezi nuk mund te quhet. Pa rime , pa vargje te rregullta, e renduar me fjale te ekzagjeruara, e thate dhe nuk percjell pike emocioni.
Po e them si nje lexues i thjeshte qe nuk merr vesh nga poezia.
Bashkohem me dy parafolesit para meje.
Nuk e di nese e kupton se sa qesharak dukesh ne shkrimin tend ku paturpesisht kerkon te kesh te drejten te gjykosh shkrimet paresore dhe ato dytesore.
Ndryshuar për herë të fundit nga xfiles : 04-01-2008 më 23:20
Mendoj per moderator te jet ndonje qe te ket te pakten mbi nje vit ne forum dhe ta ket iden e forumit..
Edi
Takohemi në Ditën e Gjykimit
Krijoni Kontakt