Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079

    PS fiton zgjedhjet në komunën e Dushkut

    marre nga TemA, 14.12.2004

    EDITORIALI

    Rroftë Dushku!

    Nga Prof. Dr. Apollon Baçe

    "Erdha personalisht në Dushk, jo sepse kam ndonjë
    dyshim në fitoren e socialistëve progresistë, por për
    ta festuar së bashku fitoren" tha Nano. "Dushku është
    hambari i votave për socialistët" vijoi ai. Dhe këtu
    Nano ka plotësisht të drejtë: Dushku kishte votuar për
    PPSH-PSSH-në edhe në '92 edhe në '96, kur më besnikët
    ia kishin kthyer kurrizin PPSH-PSSH-së. Nuk është
    thjesht rastësi kthimi pikërisht i Dushkut në ofiçinë
    për shkatërrimin e zgjedhjeve të 2001-shit. Kjo pasi
    PPSH-ja i kishte kthyer dushkarakët, nga argatë, në
    kooperativistë, duke i çliruar nga tërë "jux"-et e
    bujkrobërisë dhe këtë dushkarakët nuk e harronin.
    Nano i quajti gramshjotët, zhamsjotët, konjatjotët,
    thanasjotët "dhe patjetër Dushkasit e Mëdhenj", "vatra
    të zjarrit të zemrës socialiste në mbarë vendin". Ai
    tha edhe "le t'i lëmë të nanurisin me hënën, ata që
    mendojnë se çështja e Palestinës, është e barabartë me
    çështjen e Dushkut".
    Por krahas citateve për Palestinën dhe vatrat e
    zemrave të zjarrta socialiste, Nano tha dhe "vitin
    tjetër komuna juaj do të përfitojë edhe një investim
    100 mijë dollarë për traktorë të rinj". Duke ia nisur
    pagimit me taksat e taksapaguesve shqiptarë të
    fushatës elektorale të PSSH-së.
    Cili është shkaku që Nano, i cili mund të dëfrejë edhe
    gjëmave kombëtare, ia prishi rehatin vetes për
    dushkarakët? Thjesht nga zjarrmia për t'u thënë
    dushkarakëve "Rroftë Dushku dhe njerrëzit e tij të
    mrrekullueshëm!", apo nga diçka tjetër?
    Në të vërtetë PS-së nuk i hyjnë në punë komunarët e
    Dushkut, madje as Dushku vetë. Dushku, i cili sipas
    Nanos "nuk është një dru i shtrembër", ka vetëm vlerë
    estetike. Atë të një show paraelektoral.
    Por e parë me këtë optikë, fitorja e PSSH-së në Dushk
    i ngjet "fitores së Pirros" në Herakle, pas së cilës
    Pirro mori fund një herë e mirë: Nëse në 2001 blloku i
    PSSH-së dhe satelitëve të saj fitoi në zonën 60 ndaj
    bllokut tjetër në raportin 76/16%, sot ky bllok fitoi
    në Dushk në raportin rreth 48/38 %. Mbi 28% më pak se
    në 2001-shin.
    Dhe kur megjithë premtimet qindramijë dollarëshe,
    megjithë dyndjen e deputetëve dhe doganierëve,
    megjithë frigosjet e komisionerëve dhe problemet me
    listat, blloku i PSSH-së mori mëse 20% vota më pak se
    në 2001-shin, ndërkohë që një parti e sapolindur i
    rrëmben 1/3 e elektoratit, kjo tregon se në Dushk ka
    diçka që nuk shkon. Dhe nëse edhe në "hambarin
    socialist të votave" ka diçka që nuk shkon, kjo tregon
    se edhe famëmirit Dushk, i ka ardhur në majë të
    hundës. Dhe kur edhe famëmirit Dushk i ka ardhur në
    majë të hundës, pale ç'bëhet me të tjerët.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17
    Askujt nuk i behet vone se kush fiton nje komune si Dushku, por ajo qe te gjithe ata qe nuk jane lexues amatore te shtypit apo politikes kerkonin te shikonin nga zgjedhjet e Dushkut ishte si do dilte konkurimi i forces me te re politike ne vend, LSI. Nga sa lexova ne shtyp, LSI doli "forca e trete" me 15% te votave, ne nje bastion te socialisteve.

    Sikur LSI ti shkeputi socialisteve 15% te elektoratit ne zgjedhjet e ardhshme, PS nuk ka per te humbur vetem pushtetin, ka per tu varrosur si parti pluraliste. Edhe 5% eshte humbje e madhe, por 15% eshte vdekje.

    Albo

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17
    KQZ njoftoi dje se PS ka fituar 7 këshilltarë, PD 3, LSI 2, PA, PSD, PAD, LZHK e PR nga 1

    KQZ: Dushk, PS 39,73%, LSI forcë e tretë

    Darina Tanushi

    TIRANË – KQZ njoftoi dje rezultatet e zgjedhjeve të pjesshme në Dushk në bazë të të dhënave paraprake që kishin ardhur nga KZQV e kësaj komune, ndërsa kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi u shpreh se në Dushk është zhvilluar një proces i qetë dhe nuk ka patur ndonjë thyerje të procedurave zgjedhore. “Çdo gjë ka shkuar normalisht dhe nuk ka patur vonesa në hapjen e qendrave të votimit”, -është shprehur Celibashi, pas një takimi që zhvilloi me homologun kosovar. Ai ka bërë të ditur se rezultati do të dalë brenda afatit të përcaktuar në Kodin Zgjedhor. Sipas rezultateve të KZQV-së, të cilat kanë qenë të njëjta me ato që ka deklaruar dje edhe Partia Socialiste, rezultoi se Partia Socialiste ka fituar 7 vende në këshillin e komunës ose 39,73% të votave, ndërsa Partia Demokratike ka fituar 3 vende ose 18,95% të votave . E treta në renditje vjen Lëvizja Socialiste për Integrim me 2 vende në këshillin e komunës të Dushkut ose 13,74%. Ndërsa Partia Republikane, Partia Socialdemokrate, Partia Aleanca Demokratike, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar dhe Partia Agrare kanë fituar nga 1 këshilltar. Po sipas këtij komisioni pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë rreth 50 për qind nga 46 për qind që ka qenë në krahasim me vitin e kaluar. Krahasuar me zgjedhjet vendore të vitit 2003 për PS-në kishin votuar rreth 1179 votues, ndërsa këtë herë votuan 1365 votues. Për PD-në në vitin 2003 votuan 902, ndërsa këtë herë numri ka rënë në 646 votues. E reja e këtyre votimeve është se PD-ja nga 5 këshilltarë që ka patur në këshillin komunal, i cili nuk funksionoi, tani do të ketë vetëm 3 këshilltarë. Ndërsa PS-ja mbetet në të njëjtën shifër, pra atë të 7 këshilltarëve, si në zgjedhjet vendore të vitit të kaluar. LSI, e cila është përballur për herë të parë qysh pas krijimit të saj në një proces zgjedhor ka rezultuar partia e tretë, pas PS-së dhe PD-së dhe kjo është interpretuar nga drejtuesit e saj, si një shenjë pozitive sidomos përpara procesit të zgjedhjeve. Këto shifra të zgjedhjeve të së dielës janë konfirmuar dje, edhe nga zëdhënësi politik i PS-së Gjergji Koja, i cili i vlerësoi zgjedhjet në Dushk si të rregullta, të lira, demokratike dhe pa asnjë incident. Ai tha se PS-ja rikonfirmoi veten si forcë e parë politike madje me 2% rritje, ndërsa PD-ja ka pësuar një rënie prej 10% nga zgjedhjet e kaluara. Koja tha se u vërtetua ajo që PS-ja deklaroi para zgjedhjeve për huazim votash nga PD-ja tek LSI-ja pasi PD-ja, sipas Kojës zbriti në 3 këshilltarë, ndërsa LSI mori 2 këshilltarët diferencë të PD-së. Gjithsesi, tha Koja, rishpërndau dhjamin e vet elektoral në zgjedhjet e së dielës.

    Subjekti vota % nr. i këshilltarëve

    PS 1365 39.73 7
    PD 651 18.95 3
    LSI 472 13.74 2
    PAA 193 5.61 1
    PAD 261 7.59 1
    LZHK 166 4.83 1
    PSD 139 4.04 1
    PR 103 2.99 1

    Vota të vlefshme 3435
    Pjesëmarrja 50%

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Vini re. E djathta ne keto zgjedhje ka rreth 900 vota te marra se bashku. E majta ka rreth 2500.

    PD ne zgjedhjet e meparshme lokale kishte 5 keshilltare, pardje ajo fitoi vetem 3 keshilltare.

    Me duket mua se LSI i ka marre vota PD dhe jo PS.

  5. #5
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    OSBE nuk i klasifikon zgjedhjet në Dushk si të lira e të ndershme

    Prezenca e OSBE së në Shqipëri, nuk deklaroi dje se zgjedhjet në Dushk përmbushën standardet perëndimore të zgjedhjeve. OSBE vetëm shpreson që, në zgjedhjet e 2005-ës, standardet të përmbushen, falë vazhdimit të bashkëpunimit.


    Ndërkombëtarët nuk i kanë cilësuar zgjedhjet në Dushk, si të lira e të ndershme, por vetëm të qeta dhe pa ndonjë tentativë të dukshme për manipulim, gjatë numërimit dhe votimit. Që standardet e paarrira të vendosen sipas kushteve të Europës, për kryerjen e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2005, "duhen ndërmarrë disa hapa, veçanërisht, në lidhje me trajnimin e anëtarëve të KQV‑ve dhe komisionit zonal zgjedhor (KZZ) si dhe caktimin dhe pajisjen e qendrave te votimit, me qëllim që të sigurohen zgjedhje parlamentare, në përputhje me standardet e OSBE‑së". Kjo u pranua nga anëtarët e KQZ‑së, të pranishëm gjatë votimit dhe numërimit të votave, ndërsa Prezenca e OSBE‑së në Shqipëri, shpreson për vazhdimin e bashkëpunimit në zgjidhjen e këtyre çeshtjeve të rëndësishme. Pavarësisht këtyre mangësive, zgjedhjet e pjesshme në Dushk, sipas OSBE-së, tregojnë vullnetin e votuesve. "Në përgjithësi, madhësia, organizimi dhe pajisjet e qendrave të votimit, nuk kontribuonin për një proces votimi transparent dhe të rregullt. Disa qendra votimi ishin tepër të vogla, të mbipopulluara dhe/ose të ndriçuara keq", deklaron OSBE. Sipas saj, në përgjithësi, zgjedhjet e pjesshme u zhvilluan në mënyrë të qetë, por nuk ka ndonjë referencë ekzakte për zgjedhjet e lira e të ndershme. "Gjatë votimit dhe gjate procesit të numërimit të votave, nuk u vëzhgua ndonjë tentativë për manipulim, duke mos përjashtuar kështu tentativat para procesit dhe para çastit të votimit. Prania e përfaqësuesve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në komisionet e qendrave të votimit (KQV) dhe komisionin zgjedhor të qeverisjes vendore (KZQV), në shumicën e rasteve, rezultoi e dobishme për procesin e votimit dhe numërimit të votave, pasi procedurat mundën të shpjegoheshin dhe sqaroheshin në rastet e diskutueshme. Anëtarët e KQV‑ve ishin, në përgjithësi, të angazhuar për të punuar profesionalisht", theksohet në deklaratën për media të OSBE-së. "Megjithatë, në dy qendra votimi, pati tentativa nga përfaqësues partiakë për të ndikuar tek votuesit. Gjithashtu, u vëzhgua gjerësisht votimi familjar dhe fakti që, disa njerëz u lejuan të votonin pa kartë identifikimi", pohohet në deklaratën e OSBE-së. Si përfundim, rezultati i zgjedhjeve të pjesshme në komunën e Dushkut, përfaqëson gjerësisht vullnetin e votuesve. Njëzet e nëntë vëzhgues ishin prezentë përgjatë votimit dhe procedurës së numërimit në të 12 qendrat e votimit të komunës së Dushkut, përfshi një ekip vëzhguesish në KZQV, i cili ndoqi procedurat e marrjes dhe nxjerrjes së rezultateve.

    Kleves BITRO
    Gazeta 55

  6. #6
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Data: 13/12/2004 ora 15:30:00

    Dushku, zgjedhje nga mielli në naftë

    Socialistët bëjnë batërdinë edhe në një komunë të vetme. Pas miellit, me policë e agjentë krimesh nisin shpërndarjen e tollonëve të naftës për fshatarët, në këmbim të votave.


    E gjithë qeveria ishte angazhuar dje në një aksion të rëndësishëm për t'i shpëtuar faqen kryeministrit Nano, edhe pse zgjedhjet e komunës Dushk ishin thellësisht të pjesshme e pa asnjë rëndësi, as si testime të formacioneve politike, por kjo s'e ka ndalur Fatos Nanon të shfaqë edhe një herë mendësinë e tij prej armiku të votës së lirë. Pasi kishte angazhuar për një javë radhazi drejtorët e policisë, agjentët e krimeve, si dhe turlisoj profesionistësh, për të intimiduar përkrahësit e opozitës, kryesisht komisionerët e saj, në ditën e zgjedhjeve çoi krejt qeverinë që t'i dorëzonte në fund, rezultatin e dëshiruar: atë të ruajtjes së një niveli përkrahjeje prej pak më shumë se 30 përqindësh. Gjatë gjithë ditës, një fotograf bënte foto çasti falas në Dushk dhe më pas, ato shndërroheshin në certifikata që ishin, as më pak e as më shumë, sesa vota socialiste për establishmentin e kryetarit aktual. I zënë gafil, fotografi deklaroi aty nga dreka, se kishte shpërndarë nja 200 copë dokumente të tilla, por duket se ato ishin nja dy herë aq. Presioni policor dhe prania e lartë e qeveritarëve, dukeshin skema të njohura në zgjedhjet e djeshme të Dushkut, por duket se një risi iu shtua kulturës së korruptimit të zgjedhjeve, me anë të autoritetit shtetëror. Pasi kishte dështuar prej pesë muajsh një projekt kombëtar për të ndihmuar sektorin e bujqësisë, me anë të uljes së çmimit të naftës që përdoret nga fermerët, vetë Fatos Nano inicoi të premten, një aksion për shpërndarjen e menjëhershme të tollonëve të naftës (të lirë) në këmbim të votave elektorale. Kultura korruptive u shfaq neveritshëm të dielën,, kur emisarë të kryetarit të komunës, i cili kishte hallin të zgjidhte njerëzit që do t'i linin dorë të lirë vjedhjes në të ardhmen, shëtisnin rrugëve të qendrës së komunës me tollonë nafte në dorë, në këmbim të njerëzve që dilnin nga shtëpitë e shkonin në qendra të votonin për kastën e Nanos. Nafta shtetërore është një variant i ri i korruptimit të votës, që regjistron evolucion, krahasuar me metodat e përdorura nga socialistët në zgjedhjet e pjesshme të Elbasanit në 2002-shin, kur u zgjodh mielli si asortimenti bazë. Tani që në tregun ndërkombëtar është rritur kursi i naftës, socialistëve u del kostoja më e lirë për vjedhjen e votave. Testi i djeshëm i Dushkut ishte testi më i zi që dha Nano, që pas konsensusit të shtirur që ofroi për reformën zgjedhore. Ai tregoi se, po mbeti në pushtet deri në zgjedhje, nuk ka ligj e reforma që shpëtojnë procesin nga korruptimi i tij. Establishmenti kriminal që e mban atë në pushtet, ka një forcë që nuk mund të kontrollohet, prandaj duket se, nëse ai shkon në zgjedhje me pozitat e pushtetarit, ka rrezik që atëhere të mos tregtojë miell apo naftë, por edhe armët që mund t'i kenë mbetur ende pa trafikuar. Dje, në Dushk përvojat e tipit "Valentina Leskaj" i provoi në kurriz, jo vetëm opozita klasike e PD-së, por edhe vetë LSI. Ka rrezik që kjo sjellje prej njerëzish që vuajnë nga patologjitë e vjedhjes së votës, të bëjë më të afërt kohën kur forcat politike që e duan me të vërtetë votën e lirë, të bashkohen në një koalicion për rrezikun e Nanos, si një rrezik permanent për demokracinë dhe pluralizmin në Shqipëri.

    Gazeta 55

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Skleroza apo pabesia jan dy versionet qe duhen sqaruar mbi llafet e veprat e PD-se..

    Dushku ishte FITORE e NANOS pejk.. dhe nji Shuplake per Berishen qe nuk i skuqet faqja..

    llafe kot mos beni ..

    qashtu..

  8. #8
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Citim Postuar më parë nga Brari
    Skleroza apo pabesia jan dy versionet qe duhen sqaruar mbi llafet e veprat e PD-se..

    Dushku ishte FITORE e NANOS pejk.. dhe nji Shuplake per Berishen qe nuk i skuqet faqja..

    llafe kot mos beni ..

    qashtu..
    "fitore" gjoja kan qen te gjitha per nanon

    qashtu

  9. #9
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Kjo eshte harbuteria,mizerja e nje pseudo politikani qe po nderton dinastine e korrupsionit ,vagabondizmit dhe te rakise mbi verberine e nje populli.
    Ne nje dore mbante parat e vjedhura per tu blere fashatareve traktore ne tjeter sopaten,ne rast deshtimi te priste Dushkun dhe dushkiotet me gjithe rrenje.

    Kjo koke ate feste do.Mire e gjeci o dushkioter qe mohoni dhe nuk shikoni varferine dhe mizerjen per ca plugje te plugoni token shterpe,te gjenerates se dyte (larg qofte mos qente 45-vjecare)te pasardhesve te Baces se gjirokastres.
    Ndryshuar për herë të fundit nga kolombi : 19-12-2004 më 15:22
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

Tema të Ngjashme

  1. Historiku i shkurtër i LDK-së, 1989-2004
    Nga Arb në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 20-07-2012, 08:58
  2. PS pergatit skenarin e bojkotimit te zgjedhjeve te vitit 2009!
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 124
    Postimi i Fundit: 07-03-2010, 09:37
  3. Fatos Nano: PS ka per ti humbur zgjedhjet e qershorit
    Nga juanito02 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 07:02
  4. Kuvendi që na la trashëgim ADN-në e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  5. Strategjia e opozitës në zgjedhjet lokale
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •