Close
Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 128 prej 128
  1. #121
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Respekti ekziston kur njihet forca e tjetrit, dhe prandaj respektohet sepse tjetrit i kihet frika
    _Respekti nuk kasnje lidhje me forcen apo te qenit magiorance.Respekti eshte vlersim qe te jep shoqeria apo individi ne saje te meritave ,vlerave qe nje individ apo nje komunitet rezaton.Vetem respekt nuk mund te marresh me dhune,dhe se ndjehesh superior.

    Te jesh tolerant do te thote te tolerosh, pra, te lesh te kaloje, te durosh, falesh e justifikosh dicka. Kete koncept e ka i forti i cili, edhe pse ka mundesi ta shtype dicka, e toleron, pra mbyll syte e ben sikur s'sheh. Nuk mund te thuhet e njejta gje per te dobetin: I dobeti nuk mund te "toleroje" te fortin, pasi i forti nuk ka nevoje per tolerancen e te dobetit.


    Ne kete pozite, feja e tyre tolerohesh nga feja e me te forteve, myslymaneve. Mund te themi qe te krishteret "toleronin" myslymanet?

    Nese behet fjale per pushtim ketu nuk ka vend per termin "tolerance"Pushtimi eshte dhunim dhe shkallen e dhunimit ti kerkon ta quash tolerance e tefortit ndaj te dobtit?Jo! Gabohesh.Pushtimi turk nuk ishte nje lufte fetare,por nje pushtim me dhune teritoresh, dhunim popujsh per perfitim ekonomik.Pushtimi ska asnje lidhje me perhapjen e islamit.Ne asnje faqe te kuranit nuk thote se feja shperndahet me dhune,por me mision.Pushtuesi ska lidhje me misionarin,ai smund te jete itille.Misionaret e te gjitha besimeve nuk jane te dhuneshem.Jane pushtuesit,diktatoret qe abuzojne me to.E konkretisht ishte nje politike paragjykuar qe te mos prishehsin te gjitha kishat ( Kishat ruajten egzistencen e vet dhe ne Stamboll.)Ishte dhe nje marveshje me perandorine e bizantit te kapitulluar.Nese do te prishehsin te gjitha kishat toleranca e te mundurit do te ishte zero, e kjo do ti hapte shume pune perandorise osmane per te ruajtur egzistencen e vet.Perandoria Osmane jetoi pikerisht aq gjete ne saje te politikave te saj percarese. Asaj i duhej nje magiorance muslimane brenda cdo kombi per te dhunuar minorancen e keshtu vet luante rrolin e gjyqetarit.Nese te gjithe do te ishin musliman si do te mund te vilnin taksa pas luftes?Ato nuk mund te egzistonin pa polaritetin brenda te njetit kombi.Kur bejleret kundershtonin te paguanin taksen administrata turke dilte neper pazar dhe i bente thirrje popullit se qeveria do tu merrte tokat te pasurve dhe do tja shperndante te varferve pasi ato po i shrytezojne rende. E keshtu njera pale gjente ngushellim e shprese tek guvernatori dhe tjetra e frikesuar nga rebelimi i mundeshem paguante detyrimin.
    Toleranca eshte nje term me kuptim shume me te gjere, ajo mund te jete ne anen e te dobtit apo me te fortit, por ajo merr vlera kur perdoret nga me te diturit ,me te edukuarit.Termi tolerance ne bashkejetesen fetare ne shqiperi persupozon qetesine ne mardheniet mes paleve.Kerkush nuk thote se te gjithe te konvertuarit ishin tashme armiq.Njerzit konvertoheshin jo vetem nga dhuna e pushtuesit por dhe nga privilegjet qe ai te mundesonte.E keshtu brenda te njetes famije kishte dhe musliman dhe te krishtere.Po keshtu brenda fisit etj.Keto ishin te gjithe shqipetare dhe jo armiq.Tjeter eshte politika qe perdorte pushtuesi per te ruajtur egzistencen e vet.Termi tolerance eshte vlere shpirterore e fituar nga zhillimi i komunitetit.Kot nuk thone se populli i Durresit eshte me tolerant se populli i Tropojes.Ne termin tolerance perfshihen shume elemente te zhvillimit te jetes. Toleranca eshte nje rregullator i domosdoshem ne mardheniet mes njereze ,pasi pa te dy palet humbasin.
    E njejta gje ndodhi dhe me komunizmin. Nuk mund te themi s te gjithe komunistet ishin te keqij ,pavarsisht se diktatori e perdori privilegjin per te abuzuar me mardheniet mes njerzve. Te gjitha diktaturat rrojne gjte sa me shume te kete konflikte mes njerzve.E prandaj ketu po e permend dhe nje here eshte ne interes te shqipetareve te kene nje besim te njejte mes tyre por dhe me rajonin me te cilin bashkejeton.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Anesti_55 : 09-05-2009 më 17:34

  2. #122
    zotni Anesti

    te gjitha fete jane perhapur me pushtime,me force me dinakeri me vuajtje,me shantazhe,me rrembime etj etj etj.
    Ne shqiperi ka existu nji tolerance shume e brishte,kete na e vertetojne shkrimet e udhetareve te huaj te para njeqind apo dyqind vjetesh ma perpara.
    Mandej,te gjithe (gati te gjithe)renegatet shqiptare qe sherbenin ne ushtrine osmane,tmerret me te medha i bane nder popull te tyne.
    Bejleret dhe spahinjte terrorizuan popullsine shqiptare per gati treqindvjet.
    ne luften e Peleponesit(ne greqi)ishin shqiptaret muslimane dhe pashallaret e tyne qe shkuan atje duke ba krime dhe vrasje po mbi popullsine shqiptare te atjeshme.
    sikur t kisha gja ne dor
    e t u bajsha akullor
    buzt e tuja me shiju
    ne gjoks tandin me piku-Orosh

  3. #123
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-01-2008
    Postime
    383
    Ne duhe te jemi krenar qe kurr sekemi ba luft per fje as per Krishtin e as per Muhamenti nuk na esht nevoijt te bejm luft per ata se se par nuk e dijm a kan egzitu si njerz e dyta nuk kan qen shqiptar e treta jemi thirr n emer te kombit e jo te fes e katrta kemi pas mijaft probleme tjera me zgjedh nuk na ka ra ne mend per fej.

  4. #124
    Ne shqiperi nuk ka eksistu asnjihere toleranca fetare,kane eksistu shume konflikte per ceshtje fetare,deri edhe me vrasje ndermjet shqiptareve,mos u rreni kot me propaganda boshe.

    Shqiptaret kane luftu per Mohamed,sa te dush,duke fillu qe me renegatet shqiptare qe moren ofiqe te nalta nen perandorine osmane e duke mbaru deri tek ai beu apo agai i thjeshte i fshatrave.
    sikur t kisha gja ne dor
    e t u bajsha akullor
    buzt e tuja me shiju
    ne gjoks tandin me piku-Orosh

  5. #125
    i/e regjistruar Maska e Shkodrani_79
    Anëtarësuar
    05-09-2009
    Postime
    64
    Citim Postuar më parë nga OROSHI Lexo Postimin
    Ne shqiperi nuk ka eksistu asnjihere toleranca fetare,kane eksistu shume konflikte per ceshtje fetare,deri edhe me vrasje ndermjet shqiptareve,mos u rreni kot me propaganda boshe.

    Shqiptaret kane luftu per Mohamed,sa te dush,duke fillu qe me renegatet shqiptare qe moren ofiqe te nalta nen perandorine osmane e duke mbaru deri tek ai beu apo agai i thjeshte i fshatrave.
    Z.Oroshi

    Kam lexuar disa nga shkrimet tuaja ne forum dhe shpesh her kam vu re nje stil dhe komentim qetsus ne shume prej diskutimeve te "nxeta" duke respektuar intelektin, kulturen dhe besoj edhe moshen e respektuar Tuajen me lejo te kundeshtoj pak ket shprehje Tuajen: "Ne shqiperi nuk ka eksistu asnjihere toleranca fetare" si dhe pershkrimin qe i bet kesaj shprehjeje..

    Po te marrim kohen e Pashalleqeve te medha shqiptare, duke filluar nga konflikti i Bushatlijve te shkodres me Kurt Pashen e beratit mjafton te lexosh at pjes historie dhe ke per te par qe ne te dy krahet eshte derdhur pa dhimbje gjaku mysliman e i krishter ne raporte te ndryshme duke levizur numerikisht thjesht sipas fitoreve ne beteja, Ali pash tepelena nuk e pat epr gja te masakronte Sulin e krishter duke pas ne krah garden e vet Mirditase dhe me te njejten letsi masakroj edhe Kardhiqin mysliman, dhe shembujt shkojn deri ne rrethimin e Janines nga Hurshid Pasha kur po kjo garde Mirditase nuk pranoj te luftonte kunder ushtris turke me shprehjen "kena hanger buken e Turkut", komb shqiptar mundesh me percaktu kufijt etnikisht te banuar nga shqiptaret por ne at kohe per nje kombesi shqiptare aq qe eshte diskutuar zotni, dhe shqiptart se kan pas problem me ba aleanca sipas interesave te momentit me kedo per te zgjeruar zotrimet e tyre qofte edhe me nje fshat kufitar...
    Te flasesh per intoleranc fetare nerkohe qe siq eshte shembulli i rrethimit te Sulit kur kreret Cam nuk pranonin te luftonin kunder VELLEZERVE te tyre Suliot, eshte fjale per fjale percaktimi qe i bejne vet camet sulioteve dhe kishte me qindra raste kur njeri vlla ishte mysliman e tjetri i krishter, per ket besoj ke pas edhe ne malsi shembuj me shumic e kush ka lexu historin e qytetit te shkodres dhe ka njohuri mbi sistemin e Xhibalit(ose ligjit te maleve) e din krejt mire qe veq fjala intoleranc ose fanatizem fetar nuk mund te egzistojne ne shqiperi..

    Njihet mire oportunizmi i shqiptareve ne nderrimin e feve e kjo jo vetem nga te krishter ne mysliman por edhe mes katolikve e ortodokseve thjesht si nje menyr jetese ose karriere politike ose ushtarake. Zonat e lira ose zonat e ashtuquajtura Autonome ner vite kan qene rezervate mercenaresh per ushtrit turke e siq eshte rasti i himares per ushtrin e mbretit te Napolit, pra mercenarizmi dhe konvertimi sipas nevojave te castit, ka sjell qe te mos egzistoj ajo intoleranc ose fanatizem fetar qe sot po propogandohet me te madhe dhe hyn ner gabimet qe ne po i bejme vetes..

    Sidoqofte ky eshte opinioni im

    Me respekt Shkodrani_79
    Ne kemi lindur në këtë botë për ta kuptuat esencën e JETES dhe LIRINE tonë personale

  6. #126
    E cfar harmonije bile, mjafton te hedhesh syte ne kete forum dhe e shikon qart se cfar harmonije fetare qe ka, ti perzien zorret e barkut
    Revolution 1848

  7. #127
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-05-2010
    Vendndodhja
    Milano (Itali)
    Postime
    21
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Kur vjen fjala tek feja, shqiptaret lakojne shume togefjaleshin "harmoni fetare" dhe e kane burim krenarie faktin se ne shoqerine shqiptare mbisundon kjo krenari. E hapa kete teme, per tu bere qe te mendoni, beni pune kerkimore ose studioni harmonine fetare ne rradhet e shqiptareve. Kohet e fundit gjetja e formules magjike te harmonise fetare nuk eshte bere vetem shqetesim i Shqiperise por i mbare botes.

    - Si ka lindur harmonia fetare ne rradhet e shqiptare?
    - Lindi vetvetiu apo eshte rezultat i nje pune e perkushtimi?
    - Cilet jane shkaqet e zenies rrenje te kesaj harmonie?
    - Cilat jane disa prej fakteve historike qe hedhin drite mbi kete?
    - A ekziston nje formule magjike per harmonine fetare?


    Mendohuni perpara se te pergjigjeni dhe mos hajdeni me mendime nga nje rresht, por nje mendim te plote. Po qe se do beni nje koment me nje rresht, mos shkruani fare ne kete teme. Mundesisht sa me pak replika, secili te shprehi mendimin e tij te plote pa qene nevoja qe te tjeret ta komentojne.

    Albo

    AHHAHAHAHAH Shume tolerante...Mir qe hyri Enver Hoxha dhe shkolloi te gjithe popullin se do e shifje ti harmonine fetare ne shqipri.....Femrat muslimane sidomos ne shqiprine e mesme por edhe ne veri dhe jug mbuloheshin koke e kembe sikur te ishin ne Afganistan...nuk kishte martesa mes te krishteresh dhe muslimanesh.... Te krishteret thirrnin muslimanet turq kurse Muslimanet thirrnin te krishteret kaurre....Shume tolerance...po mos te kishte qene Enveri shqiptaret do ishin vra si qente me njeri tjetrin aq ekstremista kane qene. Kete gje te mire e ka pas Enver Hoxha..u dha shkolle te gjithve dhe hoqi fene .

  8. #128
    Citim Postuar më parë nga feja Lexo Postimin
    Përkthimi më i ri i Kuranit në Gjuhën Shqipe mund të gjendet në webfaqen:

    www.xhamiashqiptare.net

    Në atë webfaqe gjithashtu mund të gjeni mrekullinë matematikore të Kuranit, dhe shumë tema tjera të rëndësishme.
    SPAM !!!

    http://www.forumishqiptar.com/showth...17#post2906317
    http://www.forumishqiptar.com/showth...16#post2906316
    http://www.forumishqiptar.com/showth...15#post2906315
    ...
    ...
    ...
    30 postime të njëjta, dhe vazhdon ende... derisa të zgjohen nga gjumi moderatorët.

Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567

Tema të Ngjashme

  1. Historia e lindjes se komuniteteve fetare kombëtare
    Nga Albo në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 18-01-2015, 12:32
  2. A ka konspiracion kundër Shqipërisë?
    Nga BARAT në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  3. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  4. Gjendja Aktuale Fetare Shqiptare
    Nga Anton në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 17:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •