Ore Albo, te ishte per ate 20% e krishtere, territori i Shqiperise ne jug te vijes Himare-Korce, sot do te quhej Vorio-Epir e jo Shqiperi e jugut, edhe populli do ti thoshte vetes grek (nje pjese e juaja tashme i thote vetes grek).Po te mos kishin mbetur ne 1912 20% e popullsise shqiptare e krishtere pas 500 vjetesh roberie, sot nuk do te kish Shqiperi dhe as flamur me dy krena, por do te kish Arnautllek, ose "Turqi Evropiane" me flamurin me gjysem henez qe u valevit ne Shqiperi per 5 shekuj.
Nuk eshte nevoja te te rikujtoj "shpirtin heleno-bizantin" qe karakterizonte komunitetin shqipfoles orthodoks para po edhe pas 1912-es. Mbeshtetja qe levizja e Megali-idhese gjeti ne kete komunitet, mbeshtja qe ky komunitet u dha ushtrive okupuese greke (ne rradhet e te cileve kishte shume oficere nga po ky komunitet) ne 1913, 1914 dhe 1940-41, problemet qe ky komunitet i nxorri shtetit te porsa formuar shqiptar me kerkesat per "enosis" me "eladhen", formimet e qeverive autonomiste Vorio-Epirote, cetat andarte te dala nga ky komunitet, jane deshmi e gjalle e "patriotizmit" shqiptar te ketij komuniteti.
Po mire do te thuash ti, ky komunitet kishte edhe patriote shqiptare ne mesin e tij? E vertete qe kishte, por sa ishin ne numer edhe sa mbeshtetje kishin ne masat popullore orthodokse shqipfolese? Se sa ishin mund te numerohen me gishterinj, sa per mbeshtetjen qe gjenin ne masat orthodokse mund te krahasohet me mbeshtetjen qe gjen sot at Nikolle Marku. Biles, fati i ketyre patrioteve shqiptare ishte ne shumicen e rasteve mjaft tragjik. Shume prej tyre eleminoheshin fizikisht nga prifterinj edhe dorace te dalur nga komuniteti i atehershem shqipfoles orthodoks, pasardhesit e te cilit komunitet sot ja kane falur shpirterat e tyre "shejntit" modern te megali-idhese, "hiresise" se tij, Anastas Giannullatos-it. Prandaj "Albo", te lutem mos e shit vorio-epirotizmin tend grek per shqiptarizem, se ende nuk ka rene aq poshte shqiptari.
Mos ushqeni iluzione se mund te qendroni ashtu te pamvarur si orthodokse dhe te jeni flamurtare te shqipatrizmit ne te njejten kohe. Dhente qe ndahen nga kopeja i ha ujku thote nje fjale e urte popullore jona, edhe komunitetin tosko-orthodoks ujku do ta haje. Greqia do tu gelltise ashtu sic i gelltiti edhe komunitetet e tjera shqipfolese-orthodokse para jush. Kjo eshte e verteta, te pelqen ty apo jo pak rendesi ka.
Nuk do te komentoj xhevahiret e tjera qe ke shkruar me siper se nuk ja vlen. Ti ke vendosur te besosh verzionin tend te historise, pa e vrare mendjen per vertetesine e tij, edhe une ne kete drejtim nuk mund te te ndihmoj. Une vetem uroj edhe shpresoj, qe mentaliteti si ky i yti mos te jete mbizoterues ne mesin e komunitetit tosko-orthodoks, perndryshe nuk do te jete e larget dita kur krahina ne jug te lumit Shkumbin, qe sot i themi Toskeri, te behet edhe nje rajon tjeter provincial grek.
Sa per flamurin kombetar shqiptar, qe ti me plot mburrje edhe pa pike turpi i thua bizantin (origjinen e shqiponjes dykrenore e gjen ne Sumerin e lashte sa per dijeni), te sugjeroj ta marresh edhe ta valevitesh ne rruget e qyteteve te Serbise edhe Greqise, shtete qe e konsiderojne veten si trashegimtare te kultures bizantine. Te siguroj qe do te kesh nje pervoje te hidhur, biles ka shume te ngjare edhe mos te dalesh i gjalle nga parada me ate flamur "bizantin."
Kaq ......
Krijoni Kontakt