Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 52 prej 52
  1. #41
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Citim Postuar mė parė nga BRADYKININ
    Njohuri mbi cfare? Genjeshtra?
    Ku ka tym, ka edhe zjarr, e dashura brady!

    Nuk mund te jete gjithcka genjeshter ne ate liber, dhe nuk u be kot fare gjitha jo rremuje pas botimit te ketij libri dmth ka dicka edhe aty qe ja vlene te lexohet/analizohet...

    Nejse, nuk dua te te ndryshoj bindjen une ty tani, mbaje ate bindjen tende per kete liber.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #42
    Desert Fox Maska e bayern
    Anėtarėsuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Dan Brown paraqitet ne gjykatat e londres per te mbrojtur librin e tij nga akuzat e autoreve te librit "Holy Blood, Holy Grail". 3 autoret e ketij libri kane akuzuar brown qe ka perdorur c'do apekt te librit te tij edhe jo vetem disa aspekte.
    Madje mendohet qe gjyqi ne fjale te vonoje daljen e filmit.
    Mgjth edhe une do jem ne ditet e pare besoj.
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  3. #43
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Citim Postuar mė parė nga Darius
    Do marresh njohuri mbi disa fakte historike qe me ne fund nje shkrimtar fiction mori guximin e i hodhi ne nje liber duke bere qe te terheqi vemendjen e masave mbi disa enigma te historise sone dhe te vlerave ne te cilat eshte bazuar civilizimi yne. Ne librin e Dan Brown nuk duhet pretenduar kurre te merret informacioni i plote apo te shtjellohet e verteta. Por sic e kam thene ne nje koment me siper per kete liber ajo qe beri ai me Kodine Da Vincit ka vlera te pallogaritshme ne zgjimin e interesit ne masat e gjera te popullates per fakte te tilla. Me pare vetem disa historiane dhe disa teoriciene konspiratist kishin njohuri dhe studionin Linjen e Gjakut te Familjes Merovignian, te dhena per Templaret dhe shoqerite sekrete dhe sidomos per Priory of Sion (Te Urtet e Sionit). Nuk mund te pretendohet aspak me shume nga Dan Brown. Ai ka shkruar nje liber fiction por qe ka elementa shume shume te verteta dhe serioze ne te. Dhe kjo eshte vlera me e padiskutueshme e librit. Para se te shkruhej ai liber njohuria mbi faktet qe permenda me siper mund te ishte prone e vetem 2-3 % te njerezve ne bote, madje dhe me pak se aq. Qe nga dita qe doli ai liber, mjafton te ndjekesh statistikat e ribotimeve dhe shitjeve te librave me karakter shkencor mbi Shoqerite Sekrete, Knights Templar, Priory of Sion, Freemasonry etj etj etj dhe do e kuptosh se cfare bumi ka sjelle ne mentalitetin e njerezve te thjeshte dhe se cfare barrierash ka tronditur ne psikologjine New Age.
    Brady nese libri i Brown mendon se eshte genjeshter (une do e perkufizoja fiction me disa elementa shume te vertete brenda) atehere te keshilloj te lexosh me shume vemendje Holy Blood Holy Grail. Do jesh vete ti qe do ndryshosh mendje me vrap...
    Darius, nje liber si "Kodi i Da Vincit" eshte me te vertete me vlera, por vetem per autorin. Vetem ai dhe shtepia botuese ia kane pare vlerat ketij libri. Pastaj te quash guximtar dike, i cili "me ne fund" po na hidhka drite mbi teorite konspirative dhe shoqerite sekrete, me duket paksa si e tepruar. Me teper guxim, biles matane kufirit te budallallekut tregojne ata, te cilet keto lloj brockullash, qe kane vetem qellim argetues, i marrin per fakte te verteta (ne mos te gjitha, nje pjese te tyre).
    Ne librin "Kodi i Da Vincit" nuk ka asnje gje te re, te cilen nuk e gjen tek librat e tjere te te njejtit lloj (dhe libra te te njejtit lloj ka plot dhe jane botuar me heret se pacavurja e Dan Brown). Sic duket autore te tille kopjojne njeri-tjetrin.

    Ne librin e tij "Lavjerresi i Foucault" Umberto Eco, i ben nje zberthim dhe denigrim mjaft te goditur kesaj lloj literature dhe asaj lloj etheje dhe nevoje qe ka popullsia e thjeshte per konspiracione. Edhe ne kete liber jane perfshire te gjitha llojet e shoqerive sekrete si Tempulltaret, masonet, The Prior of Zion, si dhe te gjitha teorite konspirative duke filluar nga Grali i Shenjte e deri tek Hitleri. Por duke qene se Eco eshte nje medievist dhe erudit i shkelqyer, te gjitha i ka permbledhur ne nje asamble, e cila karakterizohet nga nje rrjedhshmeri, ne te cilen te gjitha shoqerite sekrete gershetohen me njera-tjetren, pa i mbetur hatri asnjeres, se nuk eshte permendur, ka nxjerre ne drite nje kryeveper letrare, e cila parodizon mendjet foshnjore te atyre, te cilet jane ne kerkim te vazhdueshem te "te vertetave" te fshehura. Per njohuri dhe informacione te metejshem mund te shohesh edhe http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=33206

    Libra te tille si "Kodi i Da Vincit" kane per mua vetem nje vlere te padiskutueshme. Une kam nje komodine te vjeter te fundshekullit te XIX, te ciles para disa vitesh iu thye nje kembe dhe prej meremetimit kemba i ngeli shume me e shkurter se tre te tjerat. Deri para pak kohesh poshte kembes me te shkurter te komodines qendronte "Alkimisti" i Paulo Coelhos. Tani vendin e tij e ka zene "Kodi i Da Vincit". Per te arritur ballancimin e duhur mu desh t“ja ulja pak lartesine duke i grisur disa faqe.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Pedro : 04-03-2006 mė 13:55
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  4. #44
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Me vjen gjynaf kur i shikoj njerzit te cjerrin fytin duke berrtitur ne proteste per kete librin; me kujtojne Don Kishotin qe luftonte cmendurisht dhe vendosmerisht me mullinjte e eres


    Citim Postuar mė parė nga Pedro
    ...
    Ne librin "Kodi i Da Vincit" nuk ka asnje gje te re, te cilen nuk e gjen tek librat e tjere te te njejtit lloj (dhe libra te te njejtit lloj ka plot dhe jane botuar me heret se pacavurja e Dan Brown). Sic duket autore te tille kopjojne njeri-tjetrin.
    ....

    Ore, po nuk jane te gjithe aq erudite sa disa nga juve ketu ne forum, qe paskeni lexuar te gjitha librat historiko-shkencoro-letrare qe jane botuar para Kodit te Davincit per te njejtat ceshtje ... une p.sh. (se bashku me millionat e njerzve qe e bene kete liber best seller) na pelqeu dhe na u duk liber interesant

    pastaj, sibmas llogjikes tuaj i bie qe per cdo subjekt per te cilin eshte shkruar me pare, te mos botohen me libra; p.sh. libra per dashurine mos te kete me asnje nje, meqe Shekspiri e ezauroji me se mire kete fushe, apo libra per matematiken mos behen me te reja, pasi ka plot qe jane botuar tashme, etj

    sot botohen libra nga me kotit te tipit 'si ti lidhim me mire kepucet' e 'cila eshte receta me e mire per sallate ruse' lol .
    Pse valle ju shqetson dhe revolton kaq shume jyve pikererisht ky liber per mospasjen e vlerave te tij?!

    Fare e thjeshte... ste pelqen, mos e bli/lexo dhe pike!



    Apo pastaj ku do shpaloseshin vlerat e rralla kritike thuaj....

  5. #45
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Ah more Pedro, po ku jeshe futur ti ore ?

    Me nxore pune te mendohem per kemben e trete kur te thyhet, dy te parat i paske rregulluar aq mire sa ska ku vete ! Alkimisti qe kthen reren ne ar dhe Kodi qe na zberthen sekretet galaktikore, ska ushqim me te mire per mendjet e vockla qe nuk duan te lodhen shume : nje ēader plazhi, nje shtroje te vogel per te mos bere pis trupin aq forme-bukur, dhe nje liber plot ngjyra rrezatuese e verbuese dhe ja, we are so happy

    Te pershendes

  6. #46
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Diiikush, nuk e besoj, qe ata, te cilet kete liber e cilesojne si pacavure (mua nuk me shkon ndermend te protestoj kunder kesaj pacavureje, se do t“ja rrisja shume vlerat), te jene bere per gjynaf dhe per tu meshiruar. Perkundrazi.

    Por per te mos i dhene ngjyra personale ketij debati, do te doja te diskutoja ne nje plan tjeter. Une nuk kam asgje kunder atyre te cileve e kane blere kete liber (edhe une e bleva ate), as perkundrejt stilit te te shkruarit te Dan Brown (pavaresisht, qe aty le shume vend per te diskutuar), me teper une e kam me ata te cilet duan te interpretojne historine e njerezimit, duke u bazuar ne libra "historiko"- fantastiko - "shkencor".
    Per mendimin tim, libri eshte pavlera. Disa te tjere e quajne nje arritje te letersise boterore. Nejse, shijet jane te ndryshme dhe lene vend per diskutime.
    Por te diskutosh mbi vertetesine e brockullave te ketij libri, kjo i kalon kufinjte e naivitetit dhe te paditurise.
    Nuk eshte e thene, meqe jane shkruar libra me tema dhe subjekte te tilla te mos shkruhen me te tjere. Le te shkruhen po te jete nevoja derisa te mos kete me karte per te shkruar. Tjeter gje eshte se si gjykohen ato. Dhe ne gjykimin e nje libri rolin e vetem dhe kryesor nuk e luan sasia e shitjes se librit. Nuk eshte e thene, qe nje liber, i cili eshte bestseller, te jete medoemos i mire (per te mos thene shume i mire apo i shkelqyer).
    Si shembull po te jap rastin ketu ne Gjermani te librit autobiografik te Dieter Bohlen (ish "kengetarit" dhe producentit te Modern Talking). Ky liber eshte padyshim libri me i dobet, i cili mund te jete botuar ndonjehere. Te duket si lajthitjet e nje analfabeti legastenik. Megjithate eshte libri me i shitur i vitit 2002 dhe mos u habit, kur te them, qe per nga shitjet po i afrohet Faustit te Goethe-s dhe ka lene pas edhe Buddenbrooks te Thomas Mann.
    Nejse sic thote edhe Eco te "Lavjerresi": Si mundet jeta te jete kaq bujare, sa te garantoje nje kompensim kaq sublim per mediokritetin?
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  7. #47
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Citim Postuar mė parė nga oiseau en vol
    Ah more Pedro, po ku jeshe futur ti ore ?

    Te pershendes
    Te pershendes edhe une :-)

    U be kohe, qe s“jemi lexuar
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  8. #48
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    tani tjetri mund te protestoje duke kundershtuar faktin qe po proteston, po protesta duket


    libri nuk synon te jete se pari liber historiko-bibliko-shkencor, po ata njerez qe duan te kapen e bejne argumentin te tille qe i jep mundesi te kene me ca te kapen

    mos harrojme qe dikur ata qe pretendonin se Toka nuk ishte e sheshte apo qe nuk ishte qendra e Universit trajtoheshin me te njejten perbuzje dhe mos me shume...nuk po bej paralelizma direkte ketu, por thjesht nganjehere eshte mire kesh prespektive ne disa gjera dhe mos vesh doren ne zjarr kaq kollaj, se digjet pastaj

    per me teper, nese disa fetare apo historiane jane kaq te sigurt qe Krishti s'ishte i martuar, apo ku di une (per gjerat e tjera qe aludohet ne liber), skane pse revoltohen kaq shume; aq me teper qe sic thashe ky nuk pretendon te jete liber kryesisht historik :P
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga diikush : 04-03-2006 mė 15:19

  9. #49
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    DAN BROWN MASHTRIMI I MADH BOTIMET “DUDAJ”

    www.botimedudaj.com

    Kur njė satelit i ri i NASA-s dallon shenja tė njė objektivi tė rrallė dhe tė mahnitshėm, tė groposur thellė nė akullin e Arktikut, Agjencia e Hapėsirės shpall njė fitore tė padėshiruar, njė fitore qė ka pasoja tė thella pėr politikėn hapėsinore tė Shteteve tė Bashkuara dhe pėr zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Presidenti,
    qė kėrkon tė qėndrojė edhe pėr njė mandat tjetėr, dėrgon analisten e zbulimit tė Shtėpisė sė Bardhė, pėr tė verifikuar vėrtetėsinė e zbulimit.




    * gazeta shqip

  10. #50
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    E kam lexuar "Kodin Da Vinci" vitin e kaluar dhe nuk me eshte dukur aspak liber pa asnje vlere. Per sa i perket stilit te te shkruarit, per mendimin tim Dan Brown nuk ka asgje speciale. Mjeshteria e tij ne shtjellimin e ngjarjeve dhe krijimin e situatave, zbehet pak, nga detajet e teper te hollesishme qe nga fundi sikur e lodhin lexuesin. Po atehere kush jane vlerat e romanit?
    "Kodi Da Vinci" nuk eshte aspak liber historik dhe as kritik arti. Une nuk e kuptoj perse perpiqen njerezit te marrin si te verteta apo te paverteta detajet e diskutuara ne nje roman. Ato jane thjesht mjete te perdorura ne funksion te idese dhe ideja qe autori hedh eshte per nje modernizim total te fese, ose ndoshta ai shkon akoma me larg, pra ne idene e krijimit te nje feje te re. Ai eshte totalisht kunder korrupsionit te kishes dhe ushtrimit te pushtetit ne menyren qe ajo e ushtron sot. Ai kerkon pranimin e barazise se mashkullit dhe femres, i cili edhe pse eshte nje fakt real ne shoqerine moderne, nuk pranohet nga kisha.Pra romani i Dan Brown, ne thelb nuk ka te beje as me shoqerite e fshehta dhe as me pikturat e Da Vincit. Ato jane mjete ne funksion te nje qellimi. Ja pse edhe kisha, ka dala kaq hapur kunder librit. Nuk cenohet thjesht nje pikture por themelet e saj. "Kodi Da Vinci" eshte thirrje per nje RIFILLIM, nisur qe nga ringjallja e Krishtit.
    I pare ne kete kendveshtrim, romani nuk eshte aspak nje liber per tu vendosur ne vend te kembes se komedines ( megjithe respektin qe kam per kete anetar te forumit).
    Per mendimin tim, eshte pikerish ajo ideja e trajtuar aty, qe e ben ate aq te shitur. Ndoshta jo gjithkush arrin ta kapi dhe artikuloje idene e autorit ( ashtu si ka ndodhur edhe ketu ne forum), duket sikur terhieqn nga detajet, por ama te gjitheve u kalon diku ne subkoshience ajo ide dhe dicka i ngelet aty.

    Per mendimin tim nuk mund te them qe rreshtohet ne kryeveprat, por mbetet nje liber interesant, dhe duhet te isha teper skeptike qe te thosha qe eshte nje liber pa vlera.
    Ji Vetvetja!

  11. #51
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    afėr kojshisė
    Postime
    228

    Pėr: Dan Brown - Kodi Da Vinci

    Pak fjale per " Kodin e da Vinēit" te Dan Braun, do ta shpjegonin " vleren" ose "antivleren" e ketij romani si e quan vete autori: " veē se nje roman".. Autori nuk eshte gje tjeter, veē se nje fallsifikator i "historise se krishterimit" ku qellimi i tij eshte te leshoje akuza kunder kishes katolike ose hamendje sipas te cilave Jezusi na qenkesh lidhur me Marie Magdalenen qe, pasi kishte mbetur shtatzene, i paskesh dhene zanafillen nje race qe arrin deri ne ditet e sotme.
    Libri eshte terheqes dhe lexohet me nje fryme, madje te ben edhe te besosh, ne qofte se nuk di shume shkrime qe jane bere per Jezusin per ta besuar si mister i cili nuk mund te shpjegohet e te vertetohet.
    Amerikani Paxton Hood shkruan: " Hap syte per librat qe lexon, ashtu si per miqte qe ze, sepse si njera edhe tjetra do te lene gjurme ne zakonet dhe karakterin tend".
    Per te kuptuar me mire lexuesit romanin, " Kodi i da Vinēit", te shfletojne me durim librin e autorit, José Antonio Ullate Fabo me titull: " KUNDĖR KODIT tė DA VINĒIT" ( Mistifikimet e Dan Braunit dhe e verteta katolike", perkthyer ne shqip nga MARIANA YMERI, Shtepia botuese " Dituria", 2005.

  12. #52
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Pėr: Dan Brown - Kodi Da Vinci

    ....Da Vinci ka qene profet legal apo ambasador i qiellit ne perjetesite e shkuara kur Zoti(tani eshte mashkull me pistil, penis femeror apo te bute) ishte mbretereshe(e persosour pra) sovrane. pra nje div i kishes tokesore, filo gjermane, filo gotike apo filo Zotike qe eshte e njejta gje. pas vdekjes natyrale te mbretereshes qe rronte shume me shume se numerimi, armiqte e saj u hakmoren ndaj pushtetit te saj dhe jezusin e verte, nje femije mrekullisht i bardhe, si drite, e zevendesuan me nje femije austriak me gjak demoni apo me jezusin qe njohim ne kurse magdalenen e shenjte ne natyre, qe nuk te eksitonte kurre me nje prostitute terheqese.

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •