Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 33
  1. #1

    Dita e Shėn Nikolla - 6 dhjetor

    Shėn. Nikolla Ēudibėrėsi dhe Kryepeshkopi i Mira nė Licia
    Mira, Licia (viti 345)

    Tropari nė tonin 4
    Ti me tė vėrtetė iu shfaqe tufės tėnde si nje ligj i besimit,
    njė imazh i pėrulėsisė dhe njė mėsues i maturisė;
    pėrulėsia tė lartėsoi,
    varfėria tė pasuroi.
    O Hierarku At Nikolla,
    pėrgjėroju Zotit tonė Krisht
    qė shpirtrat tane tė mund tė shpėtojnė

    Kontakioni nė tonin 3
    E shfaqe veten nė Mira si prift, O Shėnjtor,
    Se ti e pėrmbushe Ungjillin e Krishtit
    Duke dhėnė shpirtin tėnd pėr popullin tėnd,
    Duke shpėtuar tė pafajshmit nga vdekja.
    Prandaj i bekuar je ti qė u bėre i ditur me hirin e Perėndisė.




    Shen Nikolla, Cudiberesi, Kryepeshkopi i Mira ne Licia eshte i mirenjohur si nje shenjtor i madh qe kenaqi Perendine. Ai ka lindur ne qytetin e Patara ne rajonin e Licia(bregun jug-lindor te gadishullit te Azise se Vogel) dhe ishte i vetmi femije i prinderve te devotshem Theofan dhe Nona qe ishin betuar qe tia dedikonin djalin e tyre Zotit.

    Si nje frut i lutjes se prinderve te tij qe nuk kishin femije, Nikola i vogel qe nga dita e lindjes u tregoi njerezve driten e lavdise se tij te ardhshme si nje cudiberes. Nena e tij Nona, pasi e lindi u sherrua menjehere nga semundja. Foshnja e sapolindur kur ishte gati per tu pagezuar, qendroi ne kembe vete per 3 ore pa ndihmen e askujt, duke nderuar keshtu Trinine e Tereshenjte. Shen Nikolla qe nga lindja filloi nje jete te agjerimit dhe te merkurave dhe te premteve ai nuk pranonte qumesht nga nena e tij derisa te dy prinderit te kishin mbaruar lutjet e tyre te mbremjes.

    Qe nga koha e femijerise se tij Nikolla shkelqeu ne studimin e Shkrimeve Hyjnore. Gjate dites ai nuk largohej nga kisha dhe gjate nates lutej dhe lexonte libra, duke e bere veten e tij te denje per te mbajtur Shpirtin e Shenjte. Peshkopi Nikolla i Patara u gezua pa mase nga suksesi shpirteror dhe devotshmeria e thelle e nipit te tij. Ai e beri Nikollen nje lexues ne kishe dhe me vone e ngriti ne pozite si prift, duke e bere ate asistentin e tij, duke i besuar qe te udhezonte tufen e deleve te Perendise.

    Teksa i sherbente Perendise, i riu Nikolla ishte plot jete dhe njohja e tij e ceshtjeve te besimit ishte e krahasueshme me Eterit e Kishes, dhe keto bene qe te ai te fitonte respektin e thelle dhe cudine e besimtareve. Punonte gjate gjithe kohes dhe ishte gjithe jete, nuk pushonte se luturi, prifti Nikolla shfaqi nje dashuri te madhe per delet e Perendise dhe per nevojtaret qe i vinin per te kerkuar ndihme, keshtu e ndau gjithe pasurine e tij me te varferit.

    Nje banues te Patara qe kish qene me pare i pasur Shen Nikolla e shpetoi nga mekati i madh. Ky burri kishte tre vajza te ritura, dhe i mberthyer nga nje deshperim i madh ai beri planin qe te shiste trupin e tyre ne menyre qe te kishin para per ushqim. Shenjtori, sapo mori vesh per varferine e ketij banori dhe per qellimin e tij te keq, e vizitoi fshehurazi nje nate dhe i hodhi nje qese me flori nga dritaria. Me ato para burri beri te mundur martesen e ndershme te vajzes se tij. Shen Nikolla i dha florinj edhe per vajzat e tjera, duke e shpetuar keshtu familjen nga renia ne nje shkaterim shpirteror. Teksa bente bamiresi, Shen Nikolla gjithmone u perpoq qe ta bente kete fshehurazi dhe ti fshinte nga syte e botes veprat e tij te mira.

    Peshkopi i Patara vendosi qe te shkonte ne peligrinazh ne vendet e shenjta te Jeruzalemit, dhe ia besoi udheheqjen e tufes Shen Nikolles qe e beri kete detyre me kujdes dhe dashuri. Kur u kthye peshkopi, Nikolla i kerkoi bekimin qe te bente edhe ai nje peligrinazh ne Token e Shenjte. Gjate rruges Shen Nikolla parashikoi nje stufi qe do te kercenonte anijen. Shen Nikolla pa djallin qe hipi ne anije me qellim qe ta fundoste ate dhe te vriste te gjithe pasagjeret. Per kenaqesine e pasagjereve te frikesuar, shenjtori i ndali valet e detit me lutjet e tij. Fale lutjeve te tij edhe nje marinar i anijes qe kishte rene nga direku i anijes dhe ishte demtuar per vdekje u sherrua menjehere.

    Kur arriti ne qytetin antik te Jeruzalemit dhe vizitoi Golgoten, Shen Nikolla e falenderoi Shpetimtarin. Ai vizitoi te gjitha vendet e shenjta, duke adhuruar Zotin tek secila prej tyre. Nje nate ne Malin Zion, dyert e kishes u hapen vetvetiu per pelegrinin e madh. Teksa vinte verdalle vendeve te shenjta qe kishin lidhje me sherbimin tokesor te Birit te Zotit, Shen Nikolla vendosi qe te terhiqet ne shkretetire, por u ndal ne kete plan te tij nga nje ze hyjnor qe i kerkoi qe te kthehej ne vendlindje. Ai u kthye ne Licia me nje deshire te madhe per nje jete ne qetesi, dhe kjo e shtyu qe te hynte ne vellazerine e nje manastiri qe quhej Sioni i Shenjte, qe ishte themeluar nga xhaxhai i tij. Por Zoti perseri i udherefeu nje shteg tjeter atij me fjalet: "Nikolla, ky nuk eshte vreshti ku ti do te me japesh frut Mua. Kthehu ne bote dhe lavdero Emrin Tim ne te." Keshtu qe ai e la Patara dhe shkoi ne Mira ne Licia.

    Me vdekjen e Kryepeshkopit Joan, Nikolla u zgjodh Peshkop i Mira kur njeri prej peshkopeve te Keshillit that se kryepeshkopi i ri duhet te na e rrefeje Zoti, jo te zgjidhet nga njerezit. Nje nga eterit ne rradhet e peshkopeve pati nje vegim te nje Njeriu qe rrezatonte drite, i Cili i tha atij se ai qe do te vinte ne kishe ate nate dhe do te ishte i pari qe te hynte duhej te behej kryepeshkop. Ai do te quhet Nikolla. Peshkopi vajti ne kishe ate nate qe te priste Nikollen qe te vinte. Shenjtori si gjithmone ishte i pari qe vinte ne kishe, por kesaj here u ndal nga peshkopi. "Cili eshte emri yt, bir?",- e pyeti ai. I zgjedhuri i Perendise u pergjigj, "Emri im eshte Nikolla o Zot dhe une jam sherbetori yt."

    Pas shugurimit te tij si kryepeshkop, Shen Nikolla vazhdoi te jete nje asketik i madh dhe per tufen e tij ishte imazhi i miresjelljes, miresise, dashurise per njerezit. Kjo ishte vecanerisht e cmuar per Kishen e Licianit gjate kohes se persekutimit te te Krishtereve nen perandorin Diokletian (284-305). Shen Nikolla u fut ne burg se bashku me te krishtere te tjere se refuzoi qe te adhuronte idhujt, dhe i mbeshteti te burgosurit dhe i nxiti ata qe te duronin zinxhiret, denimet dhe torturat. Zoti e ruajti ate te pacenuar. Ne diten e berjes se Shen Konstandinit perandor (21 Maj), Shen Nikolla iu kthye tufes se tij qe me gezim te madh e priten udheheqesin e tyre shpirteror.

    Pavaresisht nga perkujdesja e tij e madhe shpirterore dhe pastertia e zemres, Shen Nikolla ishte nje njeri i zellshem dhe nje luftetar i vendosur i Kishes se Krishtit. Duke luftuar shpirtrat e keqinj, shenjtori vinte verdalle ne tempujt dhe vende idhujtarie te Mira dhe i shkaterronte idhujt duke i kthyer tempujt e tyre ne pluhur.

    Ne vitin 325 Shen Nikolla ishte pjesemarres ne Keshillin e Pare Ekumenik. Ky keshill shpalli Simbolin Nikenian te Besimit, dhe ai foli kunder heretikeve si Arius me shenjtoret e tjere si Shen Silvester Peshkopi i Romes (2 Janar), Aleksandri i Aleksandrise (29 Maj), Spiridhoni i Trimithontos (12 Dhjetor) dhe Etererit e tjere te Keshillit.

    Shen Nikolla, i mbushur me zell per ti sherbyer Perendise, e sulmoi heretikun Arius me fjale dhe e goditi ate ne fytyre. Per kete arsye, atij iu hoq emblema e peshkopates se tij dhe u vendos nen kontrollin e rojeve. Por disa prej Eterve te Shenjte paten te njejtin vegim, pane Vete Zotin dhe Nenen e Zotit qe ia ktheu Shenjtorit Ungjillin dhe emblemen e peshkopit. Eterit e Keshilit rane dakord se guximi i shenjtorit ishte i pelqyeshem nga Perendia dhe ia riktheun shenjtorin postin e peshkopit.

    Pasi u kthye ne dioqezen e tij, shenjtori i solli paqe dhe bekime duke mbjelle fjalen e se Vertetes, duke shkulur me rrenje herezite, duke ushqyer tufen e tij me doktrine te shendoshe dhe duke u dhene ushqim per trupin.

    Edhe gjate vete jetes se tij shenjtori beri shume mbrekulli. Nje nga me te medhate ishte shpetimi i tre njerezve nga vdekja qe ishin denuar padrejtesisht nga governatori me deshmitare te rreme te paguar. Shenjtori me guxim iu afrua ekzekutuesit dhe i mori shpaten nga dora, shpate qe po ua mbante te denuarve mbi koke. Governatori, pasi u denoncua nga Shen Nikolla per ate padrejtesi, u pendua dhe u lut per falje.

    Kete ngjarje te mahnitshme e deshmuan edhe 3 oficere ushtarake qe ishin derguar ne Phrygia nga perandori Konstandin ne menyre qe te shtypnin nje rebelim. Atyre as nuk u shkonte nder mend se se shpejti edhe ata do te ndjenin nevojen e nderhyrjes se Shen Nikolles. Njerez djallezore folen keq per ta tek perandori dhe te tre ata u denuan me vdekje. Duke iu shfaqur Shen Konstandinit ne nje enderr, Shen Nikolla i kerkoi qe te kthente mbrapsht denimin e padrejte per oficeret e tij.

    Ai beri shume mbrekulli te tjera dhe vuajti shume ne punen e tij. Fale lutjeve te shenjtorit, qyteti i Mira u shpetua nga flama e urise qe kishte rene. Ai iu shfaq nje tregtari italian dhe i la 3 monedha floriri si premtim pagese. I kerkoi tregtarit qe te lundronte per ne Mira dhe te shpinte grure atje. Me shume se njehere shenjtori shpetoi ata qe ishin duke u mbytur ne det dhe nxorri nga burgu plot te tjere.

    Kur ishte burre plak, Shen Nikolla fjeti paqesisht ne Zot. Relikat e tij te lavderuara u ruajten te pacenuara ne katedralen lokale dhe leshuan nje leng sherrues qe sherroi shume njerez. Ne vitin 1087, relikat e tij u transferuan ne qytetin italian te Barit, prej ku prehen edhe sot e kesaj dite (Shiko 9 Maj)

    Emri i shenjtorit te madh te Zotit, heirarkut dhe cudiberesit Nikolla, nje ndihmes i shpejte dhe nje bamires i te gjithe atyre qe i kerkojne ndihme atij, eshte i mirenjohur ne cdo cep te tokes, ne shume toka dhe ne shume popuj. Ne Rusi ka shume katedrale, manastire dhe kisha te shenjteruara nga emri i tij. Nuk ka asnje qytet mbase qe te mos kete nje kishe te dedikuar atij.

    Shen Nikolla eshte mbrojtesi i udhetareve, i lutemi atij qe te na shpetoje nga permbytjes, varferia, apo fatkeqesi te tjera. Ai na ka premtuar qe do te ndihmoje ata qe do te kujtojne pridnerit e tij, Theofanin dhe Nonan.



    P.S Edhe heroi yne kombetar, Gjergj Kastriot - Skenderbeu eshte varrosur ne kishen e Shenkollit ne Llesh te Lezhes.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    gjithmone e me larg
    Anėtarėsuar
    22-10-2004
    Vendndodhja
    tirana
    Mosha
    43
    Postime
    572
    Gezuar edhe nga une!
    cdo gje kalon, por sa e dhimbshme eshte ne momentin qe e perjeton

  3. #3
    Larguar nga Forumi Maska e sdb
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Mosha
    44
    Postime
    54
    edhe nga ana ime: te gjithe atyre qe kane emrin Nikolla ose Kole - Urime diten e emrin!

  4. #4
    ShkodraneVajz Maska e ArTeMiSa
    Anėtarėsuar
    05-12-2004
    Vendndodhja
    Michigan
    Mosha
    34
    Postime
    33
    Tė gjithė shqiptarėve tė besimit katolik ju uroj festen e Shen Nikollės me dėshir qė nė familjet e tyre tė mbizotroj paqja, dashuria dhe harmonia GĖZUAR!
    Gjithashtu ato qė e festojn emrin e tyre nė atė ditė...Urime...!!!!!!
    "Where there is love there is life." M. Gandhi
    "Kind words can be short and easy to speak, but their echoes are truly endless." Mother Teresa
    "If you judge people you have no time to love them." M. Teresa

  5. #5
    At'qivia Maska e Flori
    Anėtarėsuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranė, Albania
    Mosha
    34
    Postime
    2,551

    Smile

    Me Rastin e Festes se shenkollit ju uroj te gjithve GEZUAR festen , gjithashtu ju uroj dhe gezuar krishtlindjet )

    Ju Flm
    Flori
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  6. #6
    Albo, meqe ke njohuri mbi shenjtoret, nuk e di a mund te sjellesh ndonje informacion mbi Shen-Kollin, qe te gjithe te dine (edhe une) sakrificen e tij dhe si u be shenjtor.
    Pershendetje
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  7. #7
    -==|ylli_forumit|==- Maska e ElMajico
    Anėtarėsuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    [Milano].Me Zemer Atje...Tek e Vjetra e Bukura [Shqiperi!!!]
    Mosha
    38
    Postime
    1,042
    gezuar Shen-Kollin edhe prej meje.....

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    27,231
    Postimet nė Bllog
    4
    Te gjithe ata qe kane emrin Nik, Niko, Nikolin, Nikolla, Nikollaq, Koli, Kolo, Kolaq, festojne Diten e Emrit ne 6 dhjetor, kur Kisha Orthodhokse kujton dhe kremton kujtimin e Shen Nikolles, nje prej shenjtoreve te medhenj te Kishes.

    Ne krye do te gjeni edhe nje ikone te shenjtorit edhe nje pershkrim te shkurter te jetes se tij.

    Albo

  9. #9
    Albo,
    Faleminderit shume, besoj se njohuria mbi jeten e shenjtorit, do t'i beje te gjithe ata qe mbajne kete emer ta nderojne jo thjesht se eshte shenjtor, por duke njohur jeten dhe veprat e tij, te kuptojne zgjedhjen e tij si njeri i Perendise.

    Pershendetje edhe njehere, dhe gezuar!
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    27,231
    Postimet nė Bllog
    4
    Shen Nikolla eshte mbrojtesi i udhetareve, i lutemi atij qe te na shpetoje nga permbytjes, varferia, apo fatkeqesi te tjera. Ai na ka premtuar qe do te ndihmoje ata qe do te kujtojne pridnerit e tij, Theofanin dhe Nonan.
    Sa here qe merrni nje udhetim te gjate, kur hipni ne makine, avion, autobuz, anije apo tren, thoni nje lutje te thjeshte drejtuar Shen Nikolles: "Me qendro prane o Shen Koll gjate ketij udhetimi dhe me mbro me lutjet e tua!" shoqeruar me shenjen e kryqit. Dhe kur te arrini ne destinacion, asnjehere mos harroni ta falenderoni shenjtorin per udhetimin duke bere shenjen e kryqit.

    Albo

  11. #11
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Megjithese me vonese, u uroj dhe une pershendetje dhe Gezuar te gjith atyre qe festonin !
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  12. #12
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Mosha
    42
    Postime
    3,123
    Shen Nikolla, episkopi i Mires se Likise. Per jeten e shenjtorit mund te lexoni me siper
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-08-2009
    Postime
    5

    Shen Kolli

    Shėn Nikolla


    Vitet e para tė jetės sė tij tė shenjtė

    Lindi nė Patara tė Liqisė nė Azinė e Vogėl rreth vitit 250 pas Krishtit. Prindėrit e ndritur e edukuan shpirtin e butė tė fėmijės me fenė e Krishtit tonė. Ishin shpresėtarė, tė pavarur ekonomikisht dhe nė njė shkallė tė lartė shoqėrore. I dhanė tė riut Nikolla kulturė kristiane, shoqėrore dhe shkollore. Pema duket nga fruti.
    Qė foshnjė nuk donte tė pinte qumėsht tė mėrkurėn dhe tė premten, por vetėm pas perėndimit tė diellit.
    Rritej dhe fillonte tė shpėrndante aromėn e respektit tė tij. Mbeti jetim nė lulen e moshės dhe i pambrojtur nga rreziqet e shumta tė mjedisit pagan ku jetonte. Kėtu ėshtė fitorja e parė: nuk ndikohet nga asgjė. Pasurinė e tij e pėrdor pėr vepra dashurie dhe humanizmi. E admirojnė tė krishterėt pėr qėndrueshmėrinė e tij dhe i luten Zotit qė ta bėjė tė denjė tė shėrbejė nė Kishė.


    Lutjet dėgjohen

    Nikolla ndien njė prirje tė fortė pėr prift. I Pėrmbikulluari e bėri tė denjė tė qėndronte para altarit meshtar, drejtues dhe bari. Larg interesave pėr fitime, me aftėsi drejtuese, besim tė patundur, dashuri pėr tė gjithė, kėto janė cilėsitė e priftit tė ri. Ierarku qė e hirotonisi, u ndriēua nga Shpirti i Shenjtė dhe tha se ai do tė hirotonisej edhe kryeprift, qė tė ngushėllojė ata qė kanė dhimbje dhe tė dėrgojė shumė shpirtra nė mbretėrinė e qiejve.
    Kush mund tė tregojė mirėsitė e tij, agripnitė, kreshmėt, lutjet qė bėnte pėr grigjėn e tij?


    Ierarku i Perėndizgjedhur

    Kur vdiq ierarku i Mirave, episkopėt e zonės u mblodhėn pėr tė zgjedhur zėvendėsin e tij. Pasi folėn tė gjithė, u ngrit njė episkop dhe tha:
    - Le t’i tė Pėrmbikulluarit tė na tregojė se cilin zgjedh Ai si episkop.
    Tė gjithė u kėnaqėn dhe u lutėn tėrė natėn. Atėherė u shfaq njė Engjėll te njėri nga ata dhe i tha:
    - Nesėr nė mėngjes vjen njė prift nga Patara, i cili quhet Nikolla. Atė duhet tė zgjidhni, ai ėshtė kryeprifti i pėrshtatshėm.
    U ngritėn tė gjithė tė rrėqethur dhe ranė nė njė mendje me urdhrin e Zotit. Kėshtu u zgjodh Kryepiskop i Mirave me tė vėrtetė "i Perėndizgjedhuri". I denjė tė drejtojė popullin siē do Perėndia.
    Pėrndjekjet kundėr tė krishterėve ishin ende tė mėdha. Shėn Nikolla i pėrballonte me tė njėjtėn buzėqeshje qė i pėrballonin pėrndjekjet tė krishterėt e asaj kohe, tė fuqizuar nga Hiri i Shpirtit tė Shenjtė.


    Pėrndjekje torturuese

    Djalli, urrejtės i sė mirės, duke parė fenė e Nazaretasit tė pėrhapej gjithnjė e mė shumė, nxiti mbretėrit kundėr tė krishterėve. Shumė vetė pohuan me guxim besimin e tyre dhe vdiqėn me tortura tė shumta. Burgosėn edhe Shenjtin dhe e torturuan, por ai brenda nė burg, i mėsonte tė krishterėt dhe u jepte guxim. Ia copėtuan trupin me goditje, shtrėngata tė egra shfrynė mbi tė. Tė lidhur me pranga tė rėnda e hodhėn nė burg qė tė vazhdonte martirizimin. Pa atėherė me sytė e tij Krishtin qė t’i shėronte plagėt, t’i jepte guxim dhe ta mbushte me qetėsi tė pashprehshme. Po afronte agimi. Shenjti i ngarkuar me pranga lexonte lutjen e tij tė mėngjesit. Falenderonte tė Tėrėshenjtin qė e bėri tė denjė tė sjellė "shenjat e Zotit" nė trupin e tij, si te Pavli. Gėzimi i tij arriti kulmin kur pas pak dėgjoi brenda nė errėsirėn e burgut zėra engjėllorė tė psalnin bashkė me tė dhe nuhati erėn e temiamit aromatik qiellor.
    Sapo u duk agimi e rrezet e para tė diellit po shtriheshin mbi tokė, kur jashtė u dėgjua zhurmė zėrash ...


    Shenjti lirohet: triumf i tė krishterėve

    Tundet burgu ... Goditje tė egra tronditin derėn e hekurt tė tij qė ta dhunojnė. Shenjti mendohet: "Duket se erdhi ora e bekuar ... Erdhėn qė tė vazhdojnė mė me ashpėrsi marrtirizimet. Mė forco, o Zot, t’i pėrballoj me tė njėjtėn buzėqeshje dhe prano shpirtin tim nė prehrin tėnd!" Nuk arriti tė mbaronte mendimin e tij. Dera e hekurt lėkundet, tėrhiqet, hapet dykanatėsh dhe shumė njerėz, si tė ēmendur nga gėzimi, sulen brenda, rrėmbejnė Shenjtin nė duart e tyre, duke qarė e duke iu falur prangave qė i pranoi pėr dashurinė e Krishtit. E nxjerrin jashtė nga burgu dhe e sjellin triumfues nė Mitropolinė e tij. Lutjet e ngrohta pėr kryebariun e tyre u dėgjuan. Dimri kaloi, pranvera erdhi!...
    Perandori i Romės Maksimilian u mund nga Konstandini i Madh dhe fitimtari urdhėroi tė pushonin pėrndjekjet kundėr tė krishterėve, t’i lenin tė lirė tė adhuronin si tė donin Perėndinė. Erė e re fillon tė fryjė.
    Kush mund tė pėrshkruajė ē’ndodhi atėherė? Gjuha e njeriut ėshtė e dobėt tė shprehė ndjenjat qė mbushnin popullin dhe pena ėshtė edhe mė e dobėt tė pėrshkruajė delirin qė i pushtoi tė krishterėt. Nikolla i dobėt trupėrisht nga mundimet, por i lulėzuar shpirtėrisht, vazhdon detyrat e tij tė larta. Kaloi shtrėngata, erdhi paqja. Shenjti ėshtė pėrsėri nė fronin e tij, i lirė tė ndriēojė rrugėn e tė krishterėve tė tij, i lirė tė fshijė lotėt e tyre, tė adhurojė Perėndinė, tė lartėsojė grigjėn e tij nė lartėsinė dhe shenjtėrinė e destinacionit tė tij. Nuk frikėsohet mė nga armiqtė e besimit.


    Shenjti bėn realitet atė qė shpirti i tij i bukur kishte dėshiruar

    Nė duart e tij tė shenjta i Tėrėshenjti besoi fuqi hyjnore dhe ai e pėrdorte me mirėsinė e njė fėmije tė vogėl, me urtėsinė e qengjit, por dhe me vrull tronditės, kur gjykonte luftėn kundėr satanait dhe veglave tė tij. Kėshtu e kaloi gjithė jetėn. Gjendej kudo, dhe kur nuk arrinte me mjetet e mjerueshme tė komunikacionit tė asaj kohe, arrinte me shpirtin e tij, ngushėllonte tė vuajturit, kėshillonte tė mashtruarit , forconte tė varfėrit.
    Kujdesej veēanėrisht pėr rininė. Ishte njė udhėzues i ndritshėm, qė me fjalėt dhe me shembullin e tij ndriēonte, udhėhiqte dhe frymėzonte.
    Bamirėsitė, agripnitė dhe kreshmėt e tij, vetėm Perėndia i di. U shmangej lėvdatave tė njerėzve dhe kėrkonte vetėm lavdinė e Perėndisė. Por sa mė tepėr fshihej Shenjti, aq mė tepėr e nderonte i Tėrėkulluari, sepse Shenjti nderonte me veprat e tij Perėndinė.
    Njė herė donte tė shkonte nė Vendet e Shenjta qė tė lutej nė Varrin e Tėrėshenjtė. U fut brenda nė njė anije me tė krishterė tė tjerė dhe shikon nė gjumė se armiku i sė vėrtetės priste litarėt e direkut.
    Kur u zgjua u tha marinarėve se do tė keni furtunė tė madhe, por tė mos frikėsoni, shpresoni te Zoti dhe do tė na shpėtojė. Pas pak u shfaqėn re, erė, stuhi deti. Tė gjithė i humbėn shpresat dhe pritnin vdekjen. I kėrkonin me lot Shenjtit tė lutej qė tė pushonte shtrėngata. Me tė vėrtetė u lut dhe deti u qetėsua. Tė gjithė u gėzuan dhe lavdėronin tė Tėrėshenjtin.


    Mrekulli tė Shenjtit

    Nė orėn e shtrėngatės, njė marinar u ngjit nė direk pėr tė rregulluar litarėt e velės, por duke zbritur, ra nė kuvertėn e anijes dhe vdiq. Tė gjithė u mėrzitėn. Shenjti u lut dhe e ngjalli marinarin. Kur arritėn nė breg, tė gjithė tregonin mrekullitė e Shenjtit. Atėherė erdhėn shumė tė sėmurė dhe i shėroi.
    Iu fal nė Golgothasė, Kryqit tė ²muar dhe gjithė vendeve tė nderuara. Nė kthim udhėtoi me njė anije pėr tė vajtur nė Patara. Marinarėt, duke parė se ishte kohė e mirė, donin tė kalonin mė pėrpara nė atdheun e tyre. Por i zuri furtuna, u thye timoni dhe tė pashpresė pritnin vdekjen. Por Shenjti u lut dhe deti u qetėsua dhe kėshtu shkuan nė destinacionin e tyre, nė Patara. I kėrkuan falje Shenjtit dhe ai i bekoi tė shkojnė me mbarėsi nė vendin e tyre. Bashkėqyetarėt e tij u gėzuan shumė kur panė Shenjtin, se tė gjithė e donin dhe e nderonin.
    Njė herė pllakosi uri e madhe nė Liqi. Mirat rrezikonin tė shkatėrroheshin. Njė kapiten ngarkoi anijen e tij me grurė pėr nė Francė. Nė gjumė iu shfaq Shenjti qė i tha:
    Grurin ēoje nė Mira, se atje ka uri tė madhe dhe do ta shesėsh shtrenjtė dhe shpejt. Merr paradhėnie tre florinj dhe kur tė mbėrrish, do tė marrėsh dhe tė tjerėt.
    Nė mėngjes, kur kapiteni u zgjua, gjeti florinjtė nė duart e tij. Ua tha marinarėve tė tij dhe u tregoi monedhat. Cuan grurin dhe banorėt e atij lavdėronin tė Tėrėshenjtin qė gjithmonė kujdesej pėr ta qė e mbėshtetnin shpresėn e tyre nė mėshirėn e tij tė madhe.
    Smira e njerėzve dhe pandėrgjegjshmėria e qeveritarit, ēuan tre tė krishterė nė ekzekutim. U mblodhėn shumė njerėz pėr tė parė kėtė pamje tė frikshme. U lidhėn duart mbrapa, u mbuluan sytė, ulėn kokėn ... Xhelati ngre shpatėn e rėndė dhe merr forcė tė presė kokėn e njėrit nga tė dėnuarit padrejtėsisht. Kėtė ēast, thua se kishte flatra, arrin dhespoti dhe me forcė Perėndie rrėmben shpatėn nga dora e xhelatit dhe e fluturon larg, zgjidh duart e tė dėnuarve tė pafajshėm dhe i liron. Ata bien nė kėmbėt e tij me lot mirėnjohjeje. Populli shpėrthen nė thirrje brohoritėse, ndėrsa qeveritari detyrohet tė tėrhiqet dhe tė kėrkojė falje pėr vendimin e padrejtė. Pėrfaqėsuesi i denjė i Perėndisė shėnoi edhe njė triumf tjetėr.


    Shenjti liron tre gjeneralė

    Diēka e ngjashme me ngjarjen e mėparshme ndodhi nė Konstantinopojė me tre gjeneralė tė lavdishėm tė Konstandinit.
    Smira e njerėzve tė ligj arriti t’i fuste nė burg si tradhtarė tė mbretit. Do tė vdisnin padrejtėsisht ditėn tjetėr, por u lutėn: "O Zot, episkopi Yt, Shėn Nikolla arriti nė orėn e vrasjes sė padrejtė dhe shpėtoi tre tė varfėrit e pafajshėm. A nuk do tė gjendet njeri pėr ne tė na shpėtojė? Ti qė lexon nė thellėsitė e zemrave njerėzore, e di qė na burgosėn me tė padrejtė. Le tė vijė meshtari Yt i madh, o Zot, Shėn Nikolla, tė na shpėtojė edhe ne!" Lutje tė tilla tė nxehta dilnin nga thellėsitė e zemrave tė tyre tė dhembshura gjatė gjithė natės.
    Tė njėjtėn natė, Shėn Nikolla iu shfaq mbretit nė gjumė dhe i thotė:
    - Ngrihu, mbret, dhe nė kėtė orė nxirr nga burgu tre gjeneralėt sepse pėr ta kanė shpifur.
    - Kush je ti? - guxoi tė pyeste mbreti.
    - Jam Nikolla, episkopi i Mirave, mė dėrgoi i Tėrėshenjti.
    Tė njėjtėn natė iu shfaq edhe guvernatorit Avlavi qė kishte urdhėruar tė burgosnin gjeneralėt dhe e urdhėron me rreptėsi qė t’i lironte. Ai, i rrėqethur, pyet:
    - Kush je ti?
    - Nikolla, shėrbėtor i Krishtit, - i pėrgjigjet.
    Pas kėsaj ngjarjeje mbreti u fali jetėn dhe i ngarkoi me dhurata tė shumta qė t’ia dhuronin episkopit mrekullibėrės. Tė mbushur me mirėnjohje tė pashprehshme, gjeneralėt shkuan te Shenjti dhe u bėnė murgj, pasi ua ndanė pasurinė e tyre tė varfėrve.
    Shėn Nikolla vazhdon pa u lodhur veprėn e tij tė pėlqyeshme deri nė pleqėrinė e thellė. Vėllime tė tėrė mund tė shkruhen me historitė prekėse tė jetės dhe tė veprimtarisė sė Shenjtit kur rronte dhe drejtonte popullin e tij.
    Dhe vėllime tė panumėrt shkruhen qė atėherė deri mė sot pėr ndėrhyrjet e dobishme tė Shenjtit nė shtrėngatat e jetės. Detarėt e kanė pėrkrahės dhe tregojnė histori rrėqethėse pėr mbrojtjen e dukshme tė tij nė shtrėngatat e mėdha qė pėrballojnė.
    Shpesh herė e shikojnė tė gjallė midis tyre t’i ngushėllojė, tė kapė vetė timonin dhe t’i sjellė nė limane. Pėr kėtė nuk sheh asnjė anije tė madhe apo tė vogėl qė tė mos ketė ikonėn e Shėn Nikollės.
    Por mė shumė arrin nė shtrėngatat e zemrės njerėzore dhe sjell paqen e dėshiruar. Ata qė pėrballojnė dramat dhe tragjeditė e jetės dhe kėrkojnė ndihmėn e tij, e shohin pėrpara tyre, ndjejnė dorėn e tij t’u fshijė lotėt, u fuqizon shpirtin dhe sytė e tyre lartėsohen plot mirėnjohje drejt tė Tėrėshenjtit pėr ndėrhyrjen bamirėse dhe shpėtimtare tė Tij.
    Nė furtunat e mėdha qė kanė ngritur kohėt e fundit dallgėt e ashpra tė besimit tė pakėt dhe tė indiferentizmit kristian, kėrcėnojnė tė tėrheqin nė thellėsinė e zezė tė tij gjithė botėn. Le tė lartėsojmė dhe ne, miqtė e mi tė dashur, sytė tanė drejt qiellit dhe le tė kėrkojmė me gjithė zemėr nga zotėruesi i furtunave, Shenjti i dashur, qė me ndėrmjetimet e tij tė sjellė paqen e dėshiruar tė Shpirtit tė Shenjtė nė zemrat e njerėzve.
    Kisha jonė e kremton kujtimin e tij mė 6 dhjetor.

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    27,231
    Postimet nė Bllog
    4
    Sot Kisha Orthodhokse feston e nderon Shen Nikolla, apo sic njihet ne gjuhen popullore shqiptare, Shen Kolli. Te gjithe ata qe kane emrin Niko, Nikolla, Kolo, Koli, Nikolin, festojne emrin e tyre ne kete dite.

    E gezofshi dhe e trashegofshmi emrin e nje prej shenjtoreve me te dashur te Kishes!

    Albo

  15. #15
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Sot Kisha Orthodhokse feston e nderon Shen Nikolla, apo sic njihet ne gjuhen popullore shqiptare, Shen Kolli. Te gjithe ata qe kane emrin Niko, Nikolla, Kolo, Koli, Nikolin, festojne emrin e tyre ne kete dite.

    E gezofshi dhe e trashegofshmi emrin e nje prej shenjtoreve me te dashur te Kishes!

    Albo
    O Albo sa keq qe shkrimin tend po e lexoj kaq vone...

    Te faleminderit vella...
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  16. #16
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,384
    Postimet nė Bllog
    1
    Citim Postuar mė parė nga arbereshi_niko Lexo Postimin
    O Albo sa keq qe shkrimin tend po e lexoj kaq vone...

    Te faleminderit vella...
    Edhe pse nje dite me vonese,..ta gezosh emrin o Niko...
    Duaje te afermin tend si veten

  17. #17
    Citim Postuar mė parė nga ilia spiro Lexo Postimin
    Edhe pse nje dite me vonese,..ta gezosh emrin o Niko...
    Faleminderit shume Ilia.
    Ja kalofsh mire...
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  18. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    27,231
    Postimet nė Bllog
    4
    Jeta e Shen Nikolles.

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Dita e Shėn Nikolla - 6 dhjetor

    Gėzuar tė gjithėve ditėn e Shėn Nikollės,veēanėrisht ata qė mbajnė emrin e tij.


    arbereshi_niko ,gezuar edhe ju,per shume vjet..

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Dita e Shėn Nikolla - 6 dhjetor

    Ikona "Shėn Nikolla dhe skena nga jeta e tij",viti 1812-1813,ruhet nė Muzeun "Onufri" tė Beratit,autori:Anonim

    Emri:  shen nikolla dhe skena nga jeta e tij,anonim,1812-1813.jpg

Shikime: 10204

Madhėsia:  167.9 KB

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Sot Kisha katolike pėrkujtoi Shėn...!
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 12-03-2021, 07:37
  2. Shen Nikolla, apo Santa Klaus, apo Plaku i vitit te ri
    Nga Seminarist nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-12-2012, 11:53
  3. Katalog shenjtorėsh
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:31
  4. Niko Nikolla
    Nga Ladi05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-01-2006, 19:23
  5. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-06-2004, 15:23

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •