Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 22
  1. #1
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Si lindën grupet kriminale shqiptare dhe format e para të trafikut.

    Droga e parë u soll nga OJF islamike. Mbështetja e grupeve perëndimore forcoi shqiptarët.


    Krimi i organizuar dhe e ashtuquajtura “mafia” shqiptare është ngritur mbi lidhjet e gjakut dhe ato miqësore. “Filizat” e para të këtij krimi datojnë në vitet 1992, fill pas hyrjes së shoqatave të huaja dhe OJQ-ve islamike me intensitet në vendin tonë. Ky është studimi më i fundit i bërë nga një grup specialistësh kundër krimit të organizuar, të mbledhur nga disa institucione ligjzbatuese në vend.
    Këta specialistë kanë kaluar në “skaner” jetën e krimit në Shqipëri, kryesisht organizimin e grupeve kriminale. Ky studim, i mbështetur në të dhëna konkrete të regjistruara në arkivat e disa ministrive, tashmë ka kaluar edhe në duart e krerëve të vendit. Ajo që bie në sy në këtë studim është dhe mbështetja e sindikatave shqiptare të drogës nga segmente të shoqërisë “VIP” dhe të disa elitarëve të politikës, gjë që vështirëson goditjen e këtij krimi të organizuar, për të cilin pak ditë më parë në Bruksel u kërkua nga Shqipëria një angazhim më i madh.
    Si lindi “mafia” shqiptare
    “Gjithçka ka nisur në vitin 1992, kur ka qënë dhe viti i vendosjes së shoqatave të huaja dhe OJQ-ve nga vendet orientale e islamike në Shqipëri”. Kështu thuhet në studim, për fillesat e themelimit të grupeve kriminale aspak me përvojë, në vendin tonë. Grupi i specialistëve që njohin mirë fushën e trafiqeve të paligjshme, e kryesisht atë të drogës, vë në dukje se gjatë viteve 1994-1995, në vendin tonë nuk ka patur grupe të instaluara e të mirëfillta për trafikun e lëndëve narkotike. “Transporti dhe shpërndarja e drogave nëpërmjet vendit tonë, ka qënë eskluzivitet i kriminelëve ordinerë”,-thuhet në studim. Teknikat kanë qënë të vjedhura nga vendet e tjera të rajonit. Droga vinte e paketuar në 2-4 kilogramë dhe me cilësi jo të mirë, nga vendet orientale dhe nga Turqia. Asokohe, grupet kriminale shqiptare nuk ishin të pasura dhe në këmbim u premtonin grupeve të huaja trafikimin pa pagesë të klandestinëve, kryesisht kurdëve. “Malli” nuk merrej me para të thata në dorë, por në këmbim të trafikimit me mjete lundruese të emigrantëve të Lindjes drejt Perëndimit. Por kjo tregti primitive do të zgjaste vetëm dy vjet. Rreth vitit 1996, kur rritet dhe ekonomia vendase, sipas specialistëve të Rendit që kanë bërë studimin, grupet shqiptare fillojnë të blejnë drogën me para në dorë. Arsyeja ishte fare e thjeshtë. Ishin gjetur mjetet dhe teknikat e transportimit të drogës drejt Perëndimit nga grupet kriminale shqiptare, të cilët kishin gjetur mbështetjen e homologëve të tyre perëndimorë. Bliheshin mjetet motorike që shërbenin për transport klandestinësh dhe lëndësh narkotike, kryesisht heroinës dhe marihuanës që vinte nga Lindja e Largët. Ndërsa trafiku i kokainës , sipas specialistëve të antidrogës, mbetet ekskluzivitet i kolumbianëve dhe në Shqipëri, fundi i këtij trafiku shënohet me goditjen e grupit “Kokaina”.
    Si u forcua mafia shqiptare
    Vitet 1996-1997 konsiderohen si periudha e lulëzimit të grupeve të krimit të organizuar me “trung” shqiptar. “Pozita e vendit tonë dhe kushtet social-politike ishin shkaqet kryesore të këtij përparimi të grupeve kriminale shqiptare”,- thuhet në këtë studim të specialistëve të policisë. Mosfunksionimi i strukturave përkatëse të policisë dhe shtetit krijonin hapësira për veprim të grupeve kriminale. Por dhe rritja e suportit nga grupet perëndimore dhe ato të rajonit, që kishin interes në trafikun e narkotikëve dhe të njerëzve, cilësohet si shkak për forcimin e grupeve shqiptare. Grupet e huaja kishin nevojën e homologëve shqiptarë, për shkak se vendi ynë ishte një “portë parajse” për ta, në kushtet e mungesës totale të forcës së shtetit. Pavarësia e grupeve shqiptare ka ardhur si pasojë e fuqizimit ekonomik të tyre dhe krijimi i mundësive për ta menaxhuar vetë trafikun, pa qënë nevoja e ndërhyrjeve. Në këtë mënyrë grupet e huaja janë detyruar të bëjnë aleanca me shqiptarët, që nisën të kontrollojnë dhe territoret e vendeve fqinje.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  2. #2
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Korrupsioni në administratë.

    Që në gjenezën e tyre, grupet kriminale shfrytëzuan korrupsionin në qarqet e larta të administratës shtetërore shqiptare. Sipas studimit për trafikun e drogës, grupet e organizuara kriminale kanë synuar të siguronin mbështjetjen e personave me pushtet, për të kryer aktivitetin e tyre. Ky fenomen nuk është tipik shqiptar. Sipas raportit të mësipërm, edhe grupet kriminale greke, turke apo kolumbiane kanë vepruar në të njëjtën mënyrë: kanë shfrytëzuar korrupsionin në administratën shtetërore. Sipas grupit të specialistëve që kanë bërë studimin, korrupsioni në administratë ishte një shkak që lufta ndaj krimit të organizuar ka qënë tepër e dobët. Përmasat galopante të këtij krimi sunduan për vite me radhë, deri në vitet e fundit, kohë në të cilën po bëhen përpjekje për të luftuar krimin e organizuar.



    Gjashtë veçoritë e “mafias” shqiptare.

    Çfarë e dallon mafian shqiptare nga ato të vendeve të tjera më të zhvilluara? Kësaj pyetjeje i janë përgjigjur specialistët që punojnë në fushën e luftës kundër krimit të organizuar, në studimin e tyre më të fundit. Janë gjashtë veçori kryesore, që dallojnë sindikatat shqiptare të krimit nga ato të vendeve të tjera. E para është struktura hierarkike e organizimit të grupit, e ndërtuar mbi bazat e njohjeve miqësore dhe lidhjeve të gjakut, pak a shumë si mafia italiane, por që ka gërshetime. Mosha e re e kontigjentit kriminal që militon në këto sindikata, është një tjetër veçori i grupeve kriminale shqiptare. Në studim thuhet se shqiptarët kanë status të veçantë për ushtrimin e dhunës, agresivitet me nivelin ekonomik dhe lëvizshmëri në terren, veçori këto që janë bërë problem për autoritetet policore në vendet perëndimore. Një tjetër veçori e përmendur në raport është e aftësia e grupeve shqiptare për të krijuar hapësira të reja për trafikimin e lëndëve narkotike. Por një nga tiparet e veçanta të mafias shqiptare brenda dhe jashtë vendit tonë, është cilësuar dendësimi i shpejtë i strukturës së krimit, duke iu përshtatur vendeve, pavarësisht nga goditja e policive dhe përpjekiet e vendeve për të vepruar.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  3. #3
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046

    30 linjat e trafikut të heroinës.

    Droga vjen nga Turqia dhe shpërndahet drejt Italisë, Greqisë dhe vendeve të Europës Juglindore. Epiqendrat e trafikantëve janë Tirana, Durrësi e Fieri.


    Në Shqipëri funksionojnë 30 linja të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Sipas studimit të bërë nga specialistët e antikrimit të organizuar në disa dikastere, janë 22 linja të trafikut të heroinës nga Afganistani e Turqia drejt Perëndimit, që shfrytëzojnë si vend tranzit, territorin shqiptar. Ndërsa rrugët e trafikut të kanabisit janë vetëm 8. Grupet shqiptare me trafikun që kryejnë, sipas studimit, sigurojnë e qarkullojnë dhjetëra milionë dollarë fitime, që i riciklojnë në biznese të fuqishme, kryesisht në fushën e ndërtimit. Për këtë vit, gjatë konferencës për luftën kundër drogës të mbajtur në Tiranë, u tha se ishin kapur nga policia shqiptare rreth 200 kg heroinë dhe një sasi në disa tonë për marihuanën dhe canabisin, përfshi asgjësimin e bimëve të mbjella brenda vendit. Por sipas specialistëve, minusi më i madh për policinë shqiptare mbetet mungesa e mjeteve bashkëkohore për të kontrolluar trafiqet e drogës. Konkretisht nevojiten skanera që kushtojnë, për të zbuluar se çfarë mbartin automjetet që kalojnë në pikat kufitare.
    Epiqendrat e trafikantëve
    Epiqendrat e trafikut të drogës në vend janë Tirana, Durrësi dhe Fieri, ndërsa ka tendenca të theksuara në vijën bregdetare veriore të vendit, kryesisht porti i Shëngjinit. “Duke parë gamën e veprimit të grupeve të organizuara shqiptare, është e nevojshme dhe e domosdoshme që të ketë bashkëpunim ndërshtetëror për të goditur krimin e organizuar”,- sugjeron grupi i specialistëve në analizën që ka kryer dhe kërkuar pas disa muajve punë intensive. Drejtuesit shqiptarë të “sindikatave” të drogës janë të lidhur ngushtë me mafian turke, nga vjen “malli” dhe mafian italiane, ku përcillet. Specialistët e luftës kundër drogës shpjegojnë se Tirana është kryeqyteti dhe metropoli i vendit, ku janë instaluar dhe kanë bazën grupet më të mëdha të trafikut të drogës. Po kështu, në kryeqytet gërshetohen të gjitha rrugëkalimet dhe veprimtaritë e rëndësishme, ndërkohë që ka shumë mundësi për riciklimin e parave të pista. Durrësi është një port i madh dhe pikë kyçe për ekonominë e “brishtë” të vendit tonë. Aty ka shumëllojshmëri transportesh, mjetesh lundruese, nga të cilat përfitojnë trafikantët, por dhe vendosje të biznesmenëve të huaj, që kanë krijuar miqësi me vendasit. Ndërsa në Fier, ekonomia e dobët ka nxitur aktivizimin e njerëzve në trafikun e narkotikëve dhe marrjen përsipër të rrugëve të vështira, për të trafikuar drogën, kryesisht heroinë.
    Linjat
    Një fakt i rëndësishëm që përmendet në studim është se 57 për qind e të kapurve për drogë në Zvicër janë kosovarë dhe shqiptarë. Pjesa më e madhe e shqiptarëve janë nga Fieri dhe Berati.
    Një vend të rëndësishëm në studimin e bërë nga specialistët e institucioneve ligjzbatuese janë linjat e trafikut të drogës, që shfrytëzojnë si vend tranzit Shqipërinë. Sipas specialistëve, Turqia është furnizuesja direkte e trafikantëve shqiptarë, që ndihmojnë për ta kaluar drogën përtej Adriatikut. Linjat më të njohura janë ato Turqi-Shqipëri-Greqi, Turqi-Shqipëri-Itali, Turqi-Shqipëri-Mal i Zi, Turqi-Shqipëri-Kosovë, ndërkohë që dyshohet edhe transportimi me linjë ajrore, me destinacion përfundimtar Francën. Ndërsa marihuana dhe kanabisi njeh si linja ato të kalimit nga vendi në drejtim të Greqisë, Malit të Zi dhe pak drejt Italisë.



    1. Linjat e heroinës

    Turqi - Shqipëri – Greqi
    Qafë Thanë - Elbasan - Tiranë - Fier - Vlorë – Sarandë-Qafë – Bot
    Hani i Hotit – Shkodër – Tiranë - Fier – Sarandë- Qafë Bot
    Maqedoni - Shqipëri – Greqi- Qafë Thanë- Kapshticë - Selanik
    Tiranë- Korçë – Kapshticë- Selanik

    Turqi - Shqipëri - Itali
    Qafë Thanë – Elbasan - Tiranë - Fier – Vlorë- Itali
    Qafë Thanë - Elbasan - Tiranë - Durrës – Itali.
    Turqi – Bullgari – Maqedoni – Shqipëri- Dibër- Tiranë – Vlorë – Itali
    Turqi - Shqipëri- Durrës – Itali- Francë
    Turqi – Maqedoni – Shqipëri– Itali
    Turqi – Greqi – Shqipëri-Itali
    Maqedoni – Dibër-Tiranë – Durrës – Itali
    Mali i Zi – Hani i Hotit - Shkodër – Lezhë – Itali
    Lezhë-Durrës-Itali

    Turqi-Shqipëri-Ballkan
    Fier-Tiranë-Bajram Curri– Kosovë
    Fier-Tiranë-Bajram Curri (Qaf Morini) –Kosovë
    Tiranë – Lezhë (në rrugë detare) – Mali i Zi
    Tiranë – Lezhë - Shkodër–Itali
    Tiranë – Dibër– Maqedoni
    Shkodër – Kukës – Kosovë
    Shijak – Shkodër – Mal i Zi
    Tiranë - Lezhë - Mali i Zi
    Tiranë - Shkodër- Velipojë - Mali i Zi
    Lezhë – Durrës – Itali


    2. Linjat e trafikut të canabis sativa nga territori shqiptar jashtë tij

    Gjirokastër - Lazarat – Greqi
    Borsh - Sarandë – Greqi
    Skrapar - Ballsh – Gjirokastër – Greqi
    Sarandë - Kakavijë, Greqi
    Bilisht - Vërnik – Greqi
    Elbasan – Korçë - Greqi
    Shkodër – Shllak - Mal i Zi
    Fier –Lezhë - Shkodër – Mali i Zi
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  4. #4
    Shume te drejta ato qe thua skuthi i vogel te cilave su heq asnje presje.
    Shume materiale ka edhe revista gjeo-politike Limes e botume ne Itali sidomos numri i janarit 1998 i cili i eshte dediku kesaj teme.


    Desha te shtoj dicka.Me sa di une krimi nderkombetar shqiptar me gjithe format e tia ka fillu shume me heret....mund te them qe ne vitet 1985 pak a shume.....
    Nga Sigurimi i shtetit me motorskafe behej konratbanda e cigareve nga portet e Shengjinit Durresit e vlores per ne drejtim te Italise..Shume shpesh ne keto vite ka pase konflikte ne det te hapur mes kontrabandistave Shqiptare dhe atyre Malazeze per shkak te interesave te medha.
    Askush nuk me pengon te dyshoj qe perveq kontabandes se cigareve qe behej ne drite te diellit te mos behej edhe ndonje gje tjeter droge armesh etj etj.
    Plus qe jane ish sigurimsat ata qe kishin bazat brenda dhe jashte vendi,lidhjet,kontaktet,eksperincen, paret (dollaret ) neper duar e sasira te medha e qe filluan te paret ''MAFIEN'' ne stil te madh ne vitet 90'
    Per mua ''mafia'' jone i ka rrenjet ne ish sigurimsat shume me para se 1992.
    Ndryshuar për herë të fundit nga shirokas : 06-12-2004 më 15:20

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    cfar 85-se mor Cin Lin Kin i shirokes..

    A e ke degju .. tre shirokas nji Kinez...?

    Barsalet Shkodrane e dale besoj ne koh te miqsise Kine Shqiperi..

    shirokasit i kan emrat zakonisht.. Lin Min cin Kin etj.. Pra tre shirokas nji Kinez than shkodranet...lol..

    Ne kujtimet e Petrit Veles mes tjerash lexon...

    ishte viti 1945.. ne birucat e polici-sigurimit te Vlores thot ai..mes tjereve ishte dhe fermeri italian i Llakatundit..
    po me mua ckan thosh i ngrati.. i kam dhene hysni kapos gjat luftes mijra e mijra monedha floriri qe na i ka kerkuar per luften..


    ...


    Por cili partizan bleu kepuc a golf leshi a buk me flori?

    ata te ngratet buk that hengren me ci dha populli.. Pra florinjte vanë ne xhepa te Birose.. pra te shefit te hysniut..Ver Dulles..
    Po floriri i Rubikut.. po florijte qe ju moren "burgjezevë"..ku vane?

    Nejse..

    Qe ne koh te Ver Dull Met she Kadri Hysni Ramizit.. pra qe nga vitet 70 -te.. ku Porti Durresit qe ishte zon e ndaluar per popullin.. e dinin njerzit nga telefoni pesh pesh goj me goj e vesh me vesh.. nga mileti me partishmeri hammallo dokero-terbaciot -jevgjito katundaro-qelbanik .. qe punonte ne Portin e Durresit e dinin se.. ne nje zon te caktuar te Portit nuk mund te shkohej as nga vet puntoret e Portit.. por vec nga nje Elite.. dokero-proletare sigurimse..qe benin ngarkim shkarkim te mallrave sekrete nga anije misterioze..

    Signor Antonio.. permendej ne zyrat e Portit e ushtri policise qe ruante det-ajrin e Durresit..

    Alooo sho komisar..nje anije duket ne kuadratin x y .. a ta raportoj lart?
    e mo ti.. mo na caj b.ithen se eshte sinjor antonua.. i thosh shefi ushtar katunarit.. vrojtues a kufitar a marinaro bregdetar..

    qazim Myftiu .. nje oficer sigurimi i caktuar nga Kadri Dullat ishte Sinjor Antonio.. i cili kinse nje sipermarres privat jepte merrte me kamorra Mafien e Italise.. dhe anijet e Mafies hynin dilnin naten ne Portin Revolucionaro enverist marksist te Durresit e shkarkonin mall mafioz e merrnin mall mafioz..

    Me von flitej se sinjor antonio mori si ndihmes dhe nje far lorenci.. spiun bi r kopil ku.rve diku me origjin Lezho zadrimore..e kush dreqin e di..sakte.. e ka vazhdu kjo kontrabanda per 7 pal qejfe me urdher te Dull Mafiozit..qefliut te Kostumeve te shtrenjta me ngjyra europiane aspak sipas modeleve bolsheviko Kineze..por si te nje aristokrati franko amerikan.. dhe kjo kontrabande ka qene patjeter e njohur dhe e miratuar nga Andreotet e Kraksat e italise Mafioze..



    Sot thuhet se kontrabanden e drejton direkt toska i Nanos.. pra ate te madhen.. kurse bizhdilat e fierit e Beratit i vene qe te kapen neper kakavija me kakardhija.. qe ti thuhet Brukselit .. ja po luftojme mafine..

    Ja e pate si filloj pro Nanos te beje fushate dhe qeveria italiane..kto dite..

    Do ju punesojme ..do ju ndihmojme etjetj. .. thane Januc kodoshi me te tjere..



    keshtu thone mileti e keto kam degjuar une nga mileti..kush di me shume le te flase..

  6. #6
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... Ket Qazim Myftiun e kam degjuar dhe une nga plaku. Nipin e Qazimit e ka pas shok te ngushte plaku. Ky Qazimi nuk ka pas femije dhe kete Lorencin qe thu ti Braro do e kete pas ndonje kusheri a farefis, pasi ne fillim ai donte te merrte per ndihmes nipin e vet, po ky ishte tip fryksi e dhjaksi dhe nuk ja mbante me u heq si "bixinesmen". Menyra figurative e percjelljes se ngjarjeve nga Brari eshte shume reale. Ne nje bisede qe kam pas me nje napolitan edhe ai te njejtat gjera thoshte per "Bixinesin e Shqiptareve" dhe ishte i sigurte per kete pasi i jati i tij kishte qene nje kontrabandist cigaresh dhe me ate pune kishte mbajt familjen ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ... Të duash TIRONEN është kënaqësi. Të urresh Partizonin është detyrë ...

    thue ti skuthi i vogel..

    mirpo nuk eshte qashtu or nipce..

    Partizani sportdashesve nuk u kujton Dullen por Loro Boricin , Panajotin, sabah Bizin e deri ke kto kaqolat e rinj te kohes se futbollit me Para..
    prandaj mos e co arsyetimin tend ne kto qafa pa llogjik..ose qorr sokake..
    Edhe Dinamo pamvaresisht se ishte ekip i Ministrise se brendeshme nuk na kujton Spacin e Bulqizen por kreshnik tartarin Asllan Rusin.. Shyq Ballgjinin Silva turdiun e ela Tasen e Skender Jarecin.. Pra njerez qe as e mbollen e as e volen Regjimin..
    Luajten Sport me pasion pa i bere keq askujt..

    hiqe at parull se i vret syte njerzve te pjekur e dukesh si cun pazari qe shet fara lule dilli te dera shkolles..

    ti je goxha cun..
    Mos nigjo berberat e lagjes .. se nuk i dihet se cilet kan qene fuksat..
    A berberat a oficerat..e Sportistet leri te qete..


    qashtu..

  8. #8
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Citim Postuar më parë nga Brari
    hiqe at parull se i vret syte njerzve te pjekur e dukesh si cun pazari qe shet fara lule dilli te dera shkolles..

    Mos nigjo berberat e lagjes .. se nuk i dihet se cilet kan qene fuksat..
    A berberat a oficerat
    ..e Sportistet leri te qete..

    Je i modh Braro.

  9. #9
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga Brari
    ... Të duash TIRONEN është kënaqësi. Të urresh Partizonin është detyrë ...

    thue ti skuthi i vogel..

    mirpo nuk eshte qashtu or nipce..

    Partizani sportdashesve nuk u kujton Dullen por Loro Boricin , Panajotin, sabah Bizin e deri ke kto kaqolat e rinj te kohes se futbollit me Para..
    prandaj mos e co arsyetimin tend ne kto qafa pa llogjik..ose qorr sokake..
    Edhe Dinamo pamvaresisht se ishte ekip i Ministrise se brendeshme nuk na kujton Spacin e Bulqizen por kreshnik tartarin Asllan Rusin.. Shyq Ballgjinin Silva turdiun e ela Tasen e Skender Jarecin.. Pra njerez qe as e mbollen e as e volen Regjimin..
    Luajten Sport me pasion pa i bere keq askujt..

    hiqe at parull se i vret syte njerzve te pjekur e dukesh si cun pazari qe shet fara lule dilli te dera shkolles..

    ti je goxha cun..
    Mos nigjo berberat e lagjes .. se nuk i dihet se cilet kan qene fuksat..
    A berberat a oficerat..e Sportistet leri te qete..


    qashtu..

    ... hahahahahahahahahahaha Braro, kom qesh me shpirt. Ajo shprehje Braro, eshte shprehje e paster tifozash. Skuadra mbetet, lojtaret shkojn e vijn i dashur Brar. Tifozi i paster asnjehere nuk urren lojtarin, ate ai mund te mos e pelqeje per momentin apo kohen. Partizani dhe Dinamo, jane krijim i diktatures. Ato u krijuan mbi kurrizin e skuadrave te qyteteve qe kane nje histori shume me te larget se keto dy mostra. Fitoret e tyre ishin fitore te rregjimit. E di ti Brar, si i hoqen SK Tiranes (atekohe 17 Nentori) titullin e trete rrjesht vetem e vetem mos ta fitonte Tirana, dhe ja dhane askujt tjeter veç Dinamos qe sot e kesaj dite UEFA nuk e njeh, pasi Partizani ishte larg kreut. E pra Brar, Tirana gjithmone eshte sulmuar nga diktatura. Sa here kishte ndeshje derbi Tirana - Dinamo, Tirana - Partizani lojtaret me te mire te Tiranes do te therriteshin ne zbore, si e si vetem te mos luanin kunder Dinamos e Partizanit. Emrat e medhenj te gjithe i respektojne, e jo vetem emrat e medhenj, por te gjithe ata sportiste qe kane ngritur peshe zemrat e tifozeve. Do te duhej nje teme e veçante te te shpjegoja ndryshimin mes Tiranes dhe Partizanit + Dinamos ...
    ... po postoj ne kete shkrim dhe nje ndodhi te treguar nga Skender Sallaku ...

    Unë, Hysen Hakani dhe oficeri tifoz i Partizanit

    Nga Skënder SALLAKU

    Pershendetje te gjithe dashamiresve te SK Tiranes, njekohesisht pergezime atyre qe krijuan kete website. Por natyrisht qe pershendetja te me zere vend do t'ju tregoj nje ndodhi gazmore qe lidhet me nje ndeshje futbolli.
    Luante Tirana me Partizanin. Kishte gati 10 vjet qe nga skuadra e Partizanit ishte larguar i madhi Loro Borici. Ne ndeshje une kisha shkuar me Hysen Hakanin, i cili e kishte per zakon te tallej dhe te ngacmonte te tjeret, aq me teper tifozat e Partizanit. Kishim bileta ne tribune. Here pas here Hyseni therriste: "Jepi Loro! Forca Loro!".
    Njerezit perreth filluan ta shikojne si te habitur. Aq i perseritur qe ky veprim, sa qe nje oficer qe ndodhej aty prane (sigurisht tifoz i Partizanit), u kthye i nxehur nga Hyseni dhe i tha:
    - Ore ku e shikon Loron ti?
    - Ja mo - i pergjigjet Hyseni,- nuk e shikon ate te gjatin? Jepi Loro! Forca Loro!
    Oficeri u nxeh edhe me shume pasi vemendja e spektatoreve ishte shkeputur tashme nga ndeshja, ata po ndiqnin me kuriozitet dialogun. Ai shume serioz ngre zerin edhe me shume edhe i thote:
    - E shikon kete ketu ti - duke treguar me dore nga shoku i tij ne krah, nje zeshkan trupmadh, pak i frikshem ne pamje, - ky ketu te mer gjak ne vetull!!!!
    - UUUUUU - u degjua zeri i spektatoreve.
    Ja kthen Hyseni:
    - Po kete ketu e shikon ti - duke bere me dore nga une,- ky ketu te heq lesh ne sqetull.
    Ne tribune u degjuan duartrokitje dhe te qeshura qe rralle here ishin degjuar ...


    P.S. te keshilloj te shkosh te vizitosh temat tek Sporti Shqiptar ketu ne forum ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    lol

    Me gjej nje humor qe ka bere skender sallaku ne pallat sportit ne lidhje me pensionet dhe biografite.. se ish anku Vitorja pse ai e mori para saj pensionin a dicka e tille dhe ai tha dicka te bukur..

    Boku..lol.

    jan te lezetshem tifozat..

    si su bona kurr tifoz une..
    Vetem me maradonen u bera ca vjet.. pastaj nuk cava kryt ma per tifozlliqe..

    Skutho po vet a lu futboll ti?
    kur te vi ne Tiron po te boj i zo e vi dhe un me lujt se po me han kembet.. plasa..

    Ne teme tash...

    E permendem at Qazimin por te mos e ngatrrojme se.. ai vertet kish pune me mafioze por.. ai bente nje detyre te caktuar nga Shteti.. dhe se ai vete nuk ishte nje Mafioz..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 10-02-2005 më 19:50

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Nuk jam shum dakort me skuthin dhe jam me shum me brarin dhe shiroken pasi ato studimet i bejne njerez qe rrine neper zyra dhe jo ne terren, prandaj un ne shkrimet mia shkruaj vatem ato qe kam qen deshmitar vet ose mi kane then persona shum afer burimit te lajmit duke evituar te shtremberoj realitetin .
    Pse jam me brarin dhe shiroken ; sepse aty ku banoja une jetonte, ose me sakt erdhi per te jetuar pas largimit te detyruar si person i pa deshiruar nga Italia pjestari i ambasades I.d rreth viteve 80-85 mbasi u zbulua aktiviteti i tij ne kundershtim me ligjet italiane.
    Ky zbulim ne ate kohe eshte dhene nga R.A.I ne lajmet kryesore te mbremjes dhe skemen e shperndarjes se cigareve nga Shqiperia dhe montenegro drejt brigjeve te pulies.
    Dhe gjithashtu nuk jam dakort me ate studimin qe mafia shqiptare ka lindur me ardhjen e atyre shoqatave islamike ne Shqiperi, kjo per medimin tim behet me qellim qe te na nxjerin si islamik te rrezikshem qe po prishim rendin ne europ , gje qe nuk esht e vertet pasi Shqiptaret zanatin e droges prostitucionit kriminalitetin e mesuan ne perendim e praktikuan atje fituan atje dhe e sollen edhe ne Shqiperi ku korruptuan " politikanet "
    tane per te kaluar ne nje stad me te lart te organizimit te tyre.
    Per kete do tju jap shembuj nga terreni dhe jo llafe zyrash , por sot nuk kam kohe.



    Shenim; KJO TIRONA KA CA HUQE PO NA GRIS BLUZAT E KUQE
    esht nje keng stadiumi kur Gim Murati i futi dy gola me kok Tirones
    duke fituar 2-1 dhe kampionatin nese nuk gaboj.
    un ather kam qen 10 -vjec pak a shum dhe Gimi e kishte shpin 30-metra nga une ke rruga m.gjollesha stadiumi dinamo , e mbaj mend si tani pasi gjith lagja u mbush me tifoza te partizonit dhe gimin e sollen ne krah ne shpi, nga ajo dit un u bera tifoz i partizonit ato te tjerat jan llafe pa buk.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dardajan : 13-03-2005 më 19:10

  12. #12
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... Po, dardajan, ne shkrimet e sjella nga une ka disa gjera qe mund te duken trillime si ajo e organizatave islamike, por te tjerat kane nje perqindje te larte realiteti. Eshte e vertete se raportet me te sakta jane te njerezve te terrenit, por informacioni i mbledhur ne terren analizohet neper zyra ...




    ... Tifozat e Partizonit, mos na grijn sallat, se TIRONA i vuni orarin zyrtar (7-3) ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Prostituzioni

    Prostituzioni ne Shqiperi ka qene pothuajse 0 , deri ne vitet 90 me perjashtim te disa femrave qe kishin dale jasht kontrollit familjar ose nuk kishin nje familje te vertete keto njiheshin me gisht nga te gjithe dhe kalonin dore me dore ne lagjen time ishin dy te dores fundit dhe nja dy me te fshehura pra qe nuk dilnin hapur.
    Por me emigrimin jasht keto ishin te parat qe shkuan dhe bashk me ta edhe nje pjes e madhe djemsh qe ishin denuar nga regjimi per rahje hajdutllik, apo organizim te basteve dhe llotove , etj...
    Por ketyre shum shpejt ju shtunan rradhet edhe me njerez te tjere qe nuk kane patur probleme me ligjin por per te vetmen arsye se ato po benin pare ,lek , dhe ne ku ka lek i futemi tgjith nga mrapa se mos na e kaloj ai tjetri,,, pamvarsisht se po qisim motrat tona ne rruge .
    Situata e prostituzionit ne Itali ne vitet 90 ishte kjo,
    Neper rruge kishte vetem femra nga Afrika dhe pak Italiane te moshuara nga 35 vjec e lart.
    Femrat shqiptare qe i hyne kesaj rruge ishin te disa kategorive ;
    1-me vetdije te plote ku po shkonin dhe cfar pune do benin
    2-me mashtrim per pune ne hotel apo restorant per larje pjatash
    3- me mashtrim per martese
    4-me dhune te grabitura nga shtepite
    5- nga halli per te mbajtur familjet ne Shqiperi pasi ishin shum femij, por duke e ditur destinazionin
    6-mbasi jan martuar kan ardhur per nje jet me te mir por perball veshtiresive jane dorezuar dhe ka nxjer nusen ne rruge.
    te gjitha rastet i kam takuar personalisht pesi ketu ku banoj eshte nje rruge qe njifet ne te gjith Italine si rruga e kurvave pasi i gjen cdo 50m
    ne grup nga 3-4 per rreth 8 km.
    Ato vin nga Milano dhe qytete te tjera hyn ne nje lokal shkojne ne banje
    dhe ndrohen per pune , neper vendet e punes shkojn me auto stop,
    ndersa cunat qe i ruajn bejn shpesh xhiro me makin per kontroll dhe hyjne ne ndonje lokal ku kalojne naten duke pire.Zonat jane te ndara mire dhe askush nuk mund te fus ne zonat e njeri tjetrit nje femer pasi i ul perqindjen e fitimit ne te kundert ndodhin perleshje si kaubojsat.
    Keta pastaj njihen dhe formojne grupe sipas qyteteve nga kan ardhur dhe grupet me te forta kan qene dhe jan durrsaket , elbasonsit , fieraket , dhe tironsit shum pak.
    Por ka edhe nga ata qe preferojn te jene me vete pa u perzier ne grup.
    NJe femer sillte nga 150--500 euro ne nje nate por kishte individ qe kishin nga 5-6 femra qe punonin per ta, dhe fitimi ishte reth 1500 euro per nate,dhe kjo nxori problemin e cuarjes ne shqiperi dhe investimit te tyre. Pra arriti nje moment qe kapot u kthyen ne Shqiperi per te investuar parate dhe lan nje person me pagese qe te ruaj dhe mledhe parate per hesap te tyre kjo edhe per faktin sepse ishin te ndjekur nga polizia.
    Por mbas disa vjet pune te tille kuptuan se femrat nga Shqipria ishin me shum probleme pasi njerzit e tyre kur mernin vesh emrin e personit qe kish vajzen e egzekutonin si ne Shqiperi dhe jasht saj.
    Prandaj mbas vitit 2000 femrat shqiptare u zevendesuan me moldave ruse ,rumune, etj,, por ekzistojn ende ato qe nuk duan te kthehen dhe qe kan ber pazar me cunat e tyre per perqindjen e fitimit , ose kan dale si firme me vete.
    Detyra e cunit qe ka nje prostitut eshte te ruaj ate dhe te pergjigjet per jeten e saj ta ruaj nga grabitjet nga perdhunimet ne grup, dhe nga cdo rrezik tjeter prandaj per kete ata levizin te armatosur gjat nates, dhe femrat i kan paisur me telefon per ti sinjalizuar cdo dyshim .
    Prandaj duan apo nuk duan ata kan hyre ne boten e krimit dhe hapi tjeter per ne boten e droges esht shum afer.

    Ku u investuan gjith keto lek ; Si fillim atje ku fitimi ishte me i madh dhe me i shpejt , ne organizimin dhe trasportin e njerezve ne destinazione te caktuara , duke blere edhe mjete pune si gomone , motoskaf makina qe benin trasportin ne anen tjeter te detit deri neper stazionet e trenit.

    Por kjo rrug fitimi u mbyll nen presionin e shteteve fqinj dhe europian,prandaj filluan te hapin disa lokale derisa te gjenin nje rrug tjeter investimi.



    Por gjat kesaj kohe nje rrug tjeter fitimi ishte hapur ajo e droges ku si tek e para u futen te gjith me kok kush te bente me shum lek, dhe ky vend ishte zvicera .

    Kur them te gjith kam parasysh vetem llumin e shoqeris Shqiptare por me pas do te shohim se deri ku ka arritur ai llum ,

    Shum nga ne i njohin me gisht keta persona , disa jan gjall disa kan vdekur
    por askush merr guzimin .......

  14. #14
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... Shume i sakte shkrimi i Dardajan, kjo eshte pak a shume skema e funksionimit te Prostitucionit. Te pakta jane ato vajza qe i largohen trotuareve ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Droga politika

    Shqiptaret deri ne vitet 90 nuk e njihnin drogen edhe po ta kishin perpara syve ndersa sot e njohin vetem nga era se ca cilsie eshte.
    Por si arriten deri ketu;
    Me emigrimin e tyre ne vendet evropiane shumica e shqiptareve u sistemuan neper pune te ndryshme , por nje pjes e tyre preferoj te behej i pasur me shpejt dhe me mé shum rrezik per veten .
    Vendi ku mund te arihej kjo ishte Zvicera, dhe nisen te shperndajne si dora e fundit ku rreziku esht me i madh dhe fitimi i vogel, furnizuesit e tyre ne pjesen me te madhe ishin Kosovar , Shqiptaret vinin ne Zvicer nga Como e Italise pasi ky kalim nuk ishte shum i forte ne dogane, dhe mbasi punonin disa jave ktheheshin ne Itali , kjo gje zgjati perrreth 1 vit
    ku ata u njohen me terenin ruget e hyrjes dhe daljes pa problem krijuan nje klientele perdoruesish te sigurte gjeten ose krijuan menyren e dergimit te fitimeve ne shqiperi, pra kishin fituar orientimin ne boten e droges dhe kishin krijuar rjetet e tyre te shperndarjes dhe te zonave.
    Prandaj hapi i dyte i tyre ishte te merrnin mallin sa me afer burimit per te rritur fitimet dhe kjo u arrit duke eliminuar ndermjetsit dhe duke e blere vete mallin qe me pas e shperndanin mernin shtepi me qera dhe benin perzieren e mallit dhe dozimin e tyre, duke krijuar keshtu laboratoret e para te perpunimit te droges nga Shqiptaret te cilet nderoheshin cdo 15 dit ose nje muaj perndryshe arestimi ishte i sigurt .
    Dhe ky ka qene momenti i lindjes se grupeve te organizuara qe perbeheshin nga kryetari qe merrej me blerjen e mallit dhe krijimin e lidhjeve sa me afer burimit te mallit, dhe per cilesine e tij ,ne kete menyr fitimet ishin me te larta, pastaj ishin antaret e laboratorit te cilit nuk ekspozoheshin ne teren me shperndarjen ,e mallit dhe paguheshin sipas nje perqindje te shitjes se mallit.
    pjesa tjeter e grupit ishin disa persona te besuar qe merrnin nje sasi dozash dhe i mbanin diku ku shkonin shperndarsit per tu furnizuar duke eliminuar keshtu qe shperndarsit te shkonin drejt e ne laborator,pasi shperndarsit ishin gjithmon te ndryshem pasi kapeshin me shpejt nga policia .
    Kjo ishte skema e nje grupi te zakonshem te sapoformuar.
    SI behej transporti i lekeve ;
    ishte shum e thjesht ti shkoje tek nje person i caktuar dhe i thoje qe do dergoje 5000 franga ne kete adres ai mbante perqindjen e tij 10%
    telefononte dike ne Shqiperi dhe brenda disa oreve parat ishin ne shtepi tende te sigurta.
    Dhe hapi tjeter me i madh ishte ai i transportit te sasive te medha te mallit qe behej nga kryetaret qe kishin lidhje te drrejtperdrejta me doren e pare dhe kishin fituar besim .
    Keshtu qe pervec shperndarjes perpunimit ne labrator dhe blerjes moren persiper edhe transportin nga nje shtet ne nje tjeter dhe nga nje vend ne nje tjeter brenda nje shteti, duke njohur keshtu edhe personat e dores se pare te mallit dhe duke bere kerkes per blerjen e tij direkt qe jo gjithmon dilte me sukses pasi ata nuk i nderpresin kollaj lidhjet e vjetra per ato te rejat qe nuk jan akoma te sigurta.
    Keshtu qe doli problemi i krijimit te lidhjeve direkte dhe gjetja e burimit
    te sigurte ,mbasi kjo ishte arritur duhej te gjeheshin rruget e kalimit te mallit qe te ishin te sigurta dhe kjo u arrit me marrjen e pashaportave dipllomatike ne shqiperi duke korruptuar zyrtar te larte ne polici min jashtme dhe ne partite politike .
    Dhe ne rastet kur jan ndaluar nga polizia me valixhe plot me lek kan perdorur imunitetin dipllomatik dhe antarsimin ne Parti per te justifikuar prejardhjen e lekeve per sherbime prtiake.
    Ne Shqiperi jan mbledhur kapot e ketyre grupeve dhe ata te prostituzionit
    qe ne njefar menyre po marrin edhe pushtetin ne duart e tyre per te patur ne vendet kyce personat e tyre, shum prej atyre qe vriten ne shqiperi me atentate mafioze jan antar ose kryetar te ketyre grupeve ,
    Sepse ne Shqiperi edhe keto grupe jane te majte ose te djatht qe e njohin mir njeri tjetrin dhe investojn per nje parti apo nje tjeter ne menyra nga me te thjeshtat si dhuratat , udhetime falas , sponsor e deri ne me te nderlikuarat ...
    Prandaj dhe rregullimi i Shqiperis esht i veshtir pasi ne krye po vihet llumi
    i shoqeris qe ka para dhe kobure e aspak gjak Shqiptari .
    Prandaj kushdo qe do fitoj zgjedhjet te majtet apo te djathtet asgje nuk do ndryshoje ne q.se nuk del nje pol i tret qe te fitoj mbi 50 % qe nuk egziston ende .

  16. #16
    Brari,

    Menyra jote e te shkruarit me ben per te qeshur mirepo ato qe thua jane me se te verteta.
    Kontrabanda ka qene gjithnje ne Shqiperi,ndonese ne komunizem ajo ishte detyre e atyre qe kishin "detyre" ruajtjen e shtetit.
    Brari ti di shume mire cigaret e Durresit qe dolen ne breg apo maunet dhe shoferet e tyre te famshem.
    Asokohe ne Shqiperi hynte cdo gje por jo per popullin por per kasten drejtuese.
    Ne Shqiperi nuk shiteshin fare xhinse,ore te shtrenjta,manjetofone etj por ne shume qytete tonat shihje njerez me veshje te tilla.Ato nuk shiteshin me para ne dore por me monedha ari.
    Njoh nje shofer qe punonte vitet e fundit te komunizmit ne transportin nderkombetar dhe vete me ka treguar se cfare transporti bente ne Vjene (mall i mbyllur ne pako).
    Brari ti e di shume mire se si lindi biznesi ne Shqiperi e nga kush lindi.Ato njerez jane sot nder biznesmenet me te medhenj te vendit.

    Ketu ku jetoj njoh nje pronar restoranti napolitan.Eshte moshe e re dhe bashke me vellane ka disa restorante.Vete thote me te qeshur se beme para ne lumin Bune.Ai hynte e dilte ne Shqiperi e Mal te Zi me automatik dhe se ne dy anet e kufirit asnje nuk e pengonte.
    Ndersa sot eshte vertete ashtu sic ka sjelle Skuthi i vogel ate materialin.
    Kunderzbulimi i shteteve evropiane ka bere nje skaner te sakte te kontrabandes.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    qe thua ti Qazim..disa here Kadareja ka terheq vemendjen..per "fondin sekret te PPsh-se"..
    sigurisht ai di dicka se kot nuk flet..
    dhe ato pakot qe thua ti qe dergoheshin ne Vjene te "mbillura" dicka kan pasur..
    Kam folur ketu shpesh per nje paradoks..
    thuhej se kishim "rrethim te eger imperialisto revizionist" ne ato vite..
    Mirpo nuk del se ka pas rrethim sepse te caktuarit nga Partia kan dal e kan hy sa her kan dash e ku kan dasht neper europ e bote.. Vet Enveri sic e pershkruante njedizaj.. vete nje plak terbaciot ish roje e Bllokmeneve.. kaloj me tren si kokrra e molles neper Moske-Kiev-Budapest-Vjene-Milano-Bolonja-Bari-- e pastaj me aeropllan ne Tirane..
    Pra kaloj tamëm.. kur thon lalet.. mes dy boteve..armike..asaj revizioniste e imperialiste pa i ryre ferr ne kembe.e kjo ne vitet 60-te..
    Kjo tregon se kryetari i shtetit stalinist..e kish grure ne tera kohet me revizionistet e imperialistet.. dhe sja kan cenuar kurre bile as ja kan ven ne diskutim.. "te drejte e tije" per te shtypur 50 vjet nje milet.. me emrin Shqiptar.. dhe ki sundim i nje NJESHI nuk do kish perfunduar kurre te mos kish qene agjenti "imperialisto-Revizionist" shoku Diabet..qe e largoj nga sundimi..se per impo e reva.. i kish vajtur 100 vite ai sundim..
    Psh.. Ne Kukes e peshkopi ..dy rrethe me verdhacukshmeri te larte..malsoro -kreshnike.. qe vjen nga urija e gjate.. brez mbaz brezi..votohet akoma kelysheria e Enverit..
    Pse..a e di?

    Sepse ne at bot te felliqur qe projektoi e realizoi Dulla.. fshataro-Verdhacuket malsore Kukso Peshkipiane.. te zones Kufitare.. dhe kjo zone marshalla ishte jo aq e holle por e trashe qe te mos cahej kurre nga ndonje bluxhinso-xhi qyteti.. u perpunua ideja se.. ju o morracake qe cdo dit nga plenumi ne plenum ju a shtrengojme lakun ne fyt.. mos harroni se derisa ju leme te banoni ketu afer kufirit.. ju kemi te besuar.. pra keni nderin o barkthate te pershendeteni nga nje her ne te ralle kur ju marrin ne zbor nga ndonje birbo terbaciot komisaro -operativ e kjo duhet vleresuar se tregon se partia ju do fort..se ja psh ju a solli njehere besim zekthin tju leshoj ..po.rdhe me brekushe ketej me asamblin duke ngritur krahet si shqiponje e ju jeni shqipot e kufirit qe i beni sit kater mo na ik ndonje rrufjan nga ata te qitetit.. ju kemi sjelle dhe cizme ne dyqan te fshatit..bile bile l.oqe.loq.e aq ju do partia sa sejcili nga ju ka nje pushke ne magaze te postes kufitare qe u a japim kur na vjen tingulli allllarmë na parti e agoll-areve..
    Ki lloj pis mileti.. e ushqen dhe sot Ps me deputet e ministra hajno legena te llojit Llesh Haxhi Gjon Ilir dod Paskal Dokle mu.to Malo.. duke i dhene voten.. Mafies 50 plus 15 vjecare..


    Nejse se e zgjata..

    ---



    korrieri

    --

    Ne autobus, ruhuni nga "xhepistet" profesioniste
    E Diele, 03 Prill 2005
    15 hajdute xhepash kane rene ne prangat e policise se Tiranes gjate tre-mujorit te pare te vitit. Numer i vogel, krahasuar me demet e e medha qe u shkaktojne udhetareve, te rinj a te moshuar kryesisht ne linjat e Unazes, Kamzes apo Kombinatit. Jane kryesisht adoleshente te ushtruar nga me te vjetrit ne "zanat"

    Blerina Moka

    Nese si "rastesisht"ne canten apo xhepat e tu, nje dore "e pafajshme" mbeshtetet apo te prek, ruhu, mund te jete nje nga dhjeterat xhepiste profesioniste qe po bejne "namin e zi" neper urbanet e kryeqytetit. Te moshuar, gra dhe te rinj, te gjithe te rrezikuar nga kjo kategori e ulet e shoqerise civile e cila u shkakton deme ne shuma madje te medha, udhetareve te cilet ende s'duan ta besojne se hajdutet enden shesheve, madje me pamje shenjtori.

    Xhepistet, kryesisht adoleshente

    Ne linjat e Unazes, vjedhja ne xhepat dhe cantat e udhetareve tashme eshte bere rutine. Madje udhetaret aludojne per nje lidhje te faturinove dhe xhepisteve. "Kur e ndjeva se ma moren celularin, prane kisha fatorinon qe po me kerkonte me ngulm abonene. Madje jam e bindur se ai luajti rolin kryesor qe une te ndjehesha e hutuar dhe te mos vija re se kush po me rrinte nga pas"-thote Dorina, nje studente, celulari i se ciles u vodh ne linjen e Unazes. Por jo vetem Unaza ka probleme me xhepistet. "Sapo kisha marre pensionin e gruas ne nje nga pikat e shperndarjes ne Tirane dhe po kthehesha ne shtepi. Parate i kisha vene ne xhepin e xhupit nderkohe qe nje djale i ri me vazhdonte te me shtynte as vete se di pse, perpara"-tregon Musai, 58 vjec, te cilit i vodhen ne urbanin e Kamzes, 100 mije leke. Xhepistet, kryesisht djem te rinj, me probleme sociale ne familje, bien pre e me te vjeterve ne zanat, hajduteve profesioniste te cilet i shfrytezojne per fitimet e tyre. Jane te moshave 16-17 vjec, dhe me shume nga periferite, ku gjendja sociale duket me problematike, si papunesia, varferia e tejskajshme.

    Te organizuar, ne stacionet me te dendur me udhetare

    Fatorinot e linjave te Unazes dhe Kamzes e pranojne fenomenin shqetesues te vjedhjes ne urbane. Disa prej tyre thone se vjedhja kryesisht behet ne stacionet ku dhe numri i udhetareve qe hipin eshte me i madh. Ne linjen e Unazes, stacione te tilla jane tek "21 Dhjetori, rruga e Elbasanit, apo tek spitali, ndersa ne linjen e Kamzes, stacionet me problematike ku vjedhja eshte ne mase eshte tek Ura e Tre-shit, Kthesa e Kamzes. Por nga ana e tyre fatorinet sidomos ato te Unazes, mbrojne veten duke u shfajesuar se nuk mund te ndihmojne ne kete pike udhetaret sepse dhe vete nuk arrijne te mbledhin si duhet biletat, kaq i madh eshte fluksi i udhetareve ne keto pika- strategji nga xhepistet.

    VEZHGIM

    Linjat me problematike

    Unaza (stacioni I 21 Dhjetorit, rr.Elbasanit, Spitali)

    Kamza (Ura e Treshit, Kthesa e Kmazes)






    --------

    e qe thua ti qazim..

    nuk e harroj nje rast ku isha prezent..
    ishin vitet e partise se lavdishme e hypi ne otopuz me shku ne plazh.. kuptojet..se po shtipeshim si sardele konserve aty e benxo.fiatet e bllokmenave shkonin ne bllok.. e diku ne stacionin e mirnjohur sot dhe nga doaspora heroiko enveriste.."tek Rrota kuqe".. ndalon otopuzi e bejn nje gjullurdi te der e otopuzit..(kur thot Luftar paja) fallco ..po qe un ne ate cast nuk e nuhata.. ca djem te rinj me nje kurv qe e kishin me vete,,dhe sa nis otopuzi.. nje xhaje briti.. na moreee me vuadhen kuleten..mbaje o shofer..
    mir mir shoferi ja shkeli me shume e xhaja shkret ulerinte e un e pyes ..sa lek kishe o xhaxha ne ne portofol..
    nuku kisha shum tha i ziu po kisha dokumentat e pensionit tha.. e kam kaq vite qe bredh der me der ne ato zyra te flamosura per at m.ut pension e nashti me vajti lodhja dem..
    e mo caj kok thash se spaske pasur shum leke.. nuk thua shyqyr thash une.. se aq dinjam un katunari..
    me thot nje burr zotni .. e mer cun.. ta dish ti se cfar stermundimi eshte te gjimosh letrat per pension do te ishin ngritur qimet peprpjete..pranda po qan ai plaku tha se per nje 100 a 5 00 leksh po e bejm hallall..
    Me von mora vesh dhe nga te tjere se c'hiqnin te shkret pleq neper qindra zyra te qelbura burokratesh me marr nja nje vul a firme.. duke i rene rrotull tere shqiperise.. per te realizuar ate te shkrete ..dosje me 100 letra per te marre nje kak..pension sa me hanger buk misri me gjize..
    mirpo hajduti u zhduk dhe un e tjere e pam se kush ishin ata qe zbriten me aq yxhym nga autobusi..
    banda e Likmetave..quhej ne ato kohra.. nje nga mijra bandat qe vegjetonin ne koh te enverit.. Prandaj dhe shoferi skish guxuar te ndaloj e ti cenoj sadopak banden..
    Pra ne koh te Enverit.. vlonte vjedhja e kriminaliteti..
    Kurre nuk i pash te ven burgjeve keta hajdute.. Gjithmon plazheve klubeve e restoranteve duke ngren borxolla e pire reislinf librazhdi e kabernet Lushjeje..
    dhe jo me mua e me ty o Qazo.. po i kam pare te pine me operativa e doktora nga me te famshmit e tiranes..
    E pyes nje mik.. more cne kta hajdutet han e pin me doktorra te shquar..
    eee tha ti smerr vesh.. kur ata tha vrasin me leva..ndonje gjynafqar.. jan kta doktorre qe.. e klasifikojne Leven e celikut si mjet rrethanor apo koken me dysh te care te gjynafqarit..si gervishje te lehte ..ne ato letrat e polico-gjyqeve..e keshtu tha..ata kriminelet dalin palagur..e i she ti gjithmon te lire..
    Dhe ne kto vite per te cilat flas ishin plot Spac burrel Bulqizat me Mjek e inxhiniere qe kalbeshin burgjeve per nje gjysem fjale politike..

    Kaluan vite dhe nje dizaj kaloj perball rajonit te policise ..koh e demokracise kjo..tani..pra kishin kaluar nja dy tre vjet nga 91-92-shi.. kur shikoj nje pallat 3-4 katsh kristal e mermer i gjalle mu perball deres se policise.. ne stil super modern..

    pyes njerin i kujt eshte ki pallat mo..

    eshte i likmetave me tha..atyre vllezerve..te Forte..
    kujt mo thash atyre hajduto leva xhinjve..
    e o tha i atyre..e mo ha m.ut shum tha te thuash ashtu per ata se te zhdukin tha..
    uëuë..thac e ika..



    ..qashtu..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 03-04-2005 më 06:21

  18. #18
    E Braro,

    Vetem nje gje po te tregoj sa per plotesim se me ke permendur Spacin ku nje daja im kaloi atje plot vite burgu.Kur isha 5 vjec vajta me familjen t'i bej nje vizite dajes tim.Kurre nuk do t'a harroj ate dite sa te jem gjalle sepse aty pashe nje kufome qe kalbej e qe nuk me hiqet kurre nga mendja.
    Dhe per cudi kur u lirua ne vitin1975 te parin person qe takoi ne Kukes kur erdhi isha une sepse e kisha shtepine ne qender aty ku ndaleshin autobuzat e linjes se Tiranes.
    E qe thu Braro vinin njerez nga Kosova e sillnin pako per te afermit e tyre ne Kukes e kudo ne Shqiperi.Dogana komuniste i vidhte ato qe donte,pengonte ato qe donte t'i conte peshqesh tek shefat dhe vinte dogane per ato qe nuk ja vlente.
    Ne vitet e fundit te komunizmit punuan ne doganen e Kukesit ca durrsake (s'ka interes se kush ishin).Erdhen pa kepuce e iken si bosa.
    Ndersa punetoret e kantjerit tim te ndertimit ne zonen industriale te qytetit vinin me buke me uje e sheqer.

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    thuaja emrat e mos i kurse banditet..

    Pse .. futi PPSH-ja .. idet revolucionaro-azem-galicoiste ne Kosoven e viteve 1970 e ketej?

    Sepse po e brente urrejtja se.. ata matan po e hanin nje cop buk me suxhuk e po i lanin teshat me makina larse e po studionin ne universitet te Prishtines 50 mij student shqiptare.. se po dukeshin shtepin e bukura ne diber te madhe e Prizren prej gerxheve te sahar-izuara te Has Shupenzes..e kjo ja por-dhte.. propoganden e pj.erdhur PPSh-se se gjoja vec Shqipria eshte fanar ndricues.. se kur vinin pensionist -mesuesit nga Kosova ne Shqiperi per vizita u zbardhonin Fes-qeleshet mbi krye e faqet i kishin te kuqe e kostumet shik.. kurse tanet.. zhul e krym..e se ata udhtonin me Autobusa me kondicioner e mileti tek ne shtypej si thrrime gjize ne autobusat e Laprak Kombinat berat Shkoder Durresit..
    se kosovareve u dukej normal fjala "kerr" per cdo shpi e ne Kukes vec Sekretari par e kryetari Deges kishin xhip kinez..
    PPSH po plaste nga inati se ne Kosov gati cdo qytet kishte pallat sporti me te madh se i Tiranes.. se sa kaloje traun e Kufirit ne Kakavij a qaf Than a Morin.. ndahej Saharaja Enveriste me Jeshillekun titist..
    se ne Kosov dyqanet ishin plot e ne Shqiperi miu thyente koken ne raftet bosh e therrte kamben ne kavanozat e mykur te salces...
    se kur vinin vizitoret nga Kosova.. jepej me autorizim mikpritsit nji kile molle e me ja tregue ne tryez mikut..
    Shqiptari i Shqipris per te shkuar ne Kosov i duhej nji dekad me pergatitje dokumentash..qe qarkullonin ne 100 sirtare nga dega e brendeshme ne ministri e deri ne KQ.. e aprovimi i vizes vinte mbasi kish vdek plaku a plaka kerkuese..
    Por edhe kur i dilte dikujt viza..i duhej me bo kurs ne sigurim se cfar me then atje e cfar me than kur te kthehej..
    Pakot..
    Dogana enveriste ka qen hajdute te paskrupullt...
    Nuk them se i vidhte Enveri vet.. pakot e ardhura nga jasht por njerzit qe ishin instaluar ne doganat enveriste ishin hajdute profesioniste..
    Turizmi i Kukesit ku zbarkonin fillimisht musafiret nga Kosova ishte pellemb e tartabiq pergjues .. elektronik e dy kembesha.. me vesh pipez..
    Besoj ka pas njerez ne Kukes qe si pun kishin vec me ndejt ne Kafeterin e Turizmit kur vinin Kosovare.. me zbulue agjenta..lol.
    Kshu ka qen dhe Hotel Dajti ne Tiran e Adriatiku ne Durres..
    Nejse..iku ajo kohe..
    Po pasojat e asaj fares se keqe qe futi PPSH-ja ne Kosov athere cfaqen akoma por tash me tritol te telekomanduar e kallash mbas shpine..

    Hajdutet..

    Ne Koh te Dull Ramizit.. nje hajdut.. i cili zakonisht ishte jo vetem vjedhes xhepash e trikosh neper penxhere e arkash dyqanesh fshati.. por dhe perdorues i Levave te hekurit e tullave.. me te cilat u a ndante kryet me dysh qyqareve te ndershem.. denoheshin maksimumi 3 muaj burg.. e pikerisht.. prandaj u gdhime ne epoken e pas murit te Berlinit me mbi 1 milion hajno-grabites qe brenda nates u bene Tutore Prostitucioni vrases me kallash e tj etj.. ndersa "llapsit" pra ata qe guxonin te permendnin fjalen Tollon..Racion..Rrog..standart..europ..Heksinki.. etj.. denoheshin minimumi 7 ose 10 vjet burg.. e prandaj u gdhime ne pas renje te murit ..me 2 desidente..njeri Kadarja qe iku ne France..tjetri Berisha..
    Pra PPSh e griu desidencen e na e la..kur thote Nexhi..Shqipo-Partine te Paster..pra te qelbur.. karakterin e pjeses me te madhe te popullit..

    Nejse.. tung njiher..

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shekulli


    ---


    Ish-drejtori i burgut 302, Petrit Ismaili, pohon se u ngritën ekipe verifikimi për të sajuar prova për ushtrim dhune

    Ish-drejtori i burgut të VIP-ave: Rrezikoja pazaret me të dënuarit


    Ardita Hysa

    TIRANË – Një ditë pas shkarkimit nga detyra, ish-drejtori i Burgut 302, Petrit Ismaili, ka deklaruar se shkaku i vërtetë i shkarkimit të tij nuk ka qenë dhuna në burgun që ai drejtonte. Në një intervistë të dhënë për “Shekullin”, Ismaili pretendon se rrezikimi i pazareve që priteshin të bëhen në këtë burg është shkaku i vërtetë i kësaj lëvizjeje.
    - Zoti Ismaili, a i qendroni pretendimit se shkak i shkarkimit tuaj ka qenë ardhja e “të fortëve” në Burgun 302, pazaret e të cilëve do të prisheshin me qendrimin tuaj në pozicionin e drejtorit të burgut dhe jo dhuna ndaj të dënuarve?
    - Nuk ka arsye tjetër, pasi unë kam 10 vjet që punoj në sistemin e burgjeve dhe 6 vjet që drejtoj Burgun 302. Asnjëherë nuk ka patur raste të evidentimit të dhunës tek të burgosurit. E pastaj, burgu 302 ka qenë tërësisht nën monitorim gjatë gjithë kohës, kjo për faktin se ndodhet në qendër të Tiranës dhe shumë afër me Ministrinë e Drejtësisë dhe Drejtorinë e Burgjeve, të cilat herë pas herë sillnin grupe inspektimi, ashtu si edhe nga grupet e të drejtave të njeriut dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit.
    -Cilat kanë qenë provat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, që ju janë komunikuar juve, pas shkarkimit nga detyra?
    - Mbas komunikimit verbal të shkarkimit tim, u ngritën disa ekipe verifikimi për të sajuar prova dhe dolën me pretendimin se tek 302-shi ushtrohet dhunë. Këtë e provon më së miri edhe fakti se motivacioni i shkarkimit më është komunikuar pas daljes së urdhrit për shkarkim dhe nuk ka qenë motivacioni që i ka prirë këtij të fundit.
    - Pra ju mendoni se pretendimet për dhunë kundrejt të paraburgosurve në këtë burg janë të sajuara me qëllim?
    - Nuk ka asnjë arsye tjetër. Unë kam patur deri tani edhe shumë të burgosur me burgim të përjetshëm, të cilët janë trajtuar gjithnjë sipas rregullave, ligjeve dhe standardeve të parashikuara.
    - Pse ndodhi pikërisht tani shkarkimi juaj?
    - Ndryshimi i destinacionit të 302-shit nga burg në paraburgim dhe jo ndryshimi i Petritit, ka qenë shkaku i vërtetë i largimit tim nga detyra.
    - Zoti Ismaili, mund të na tregoni se kur filluan inspektimet për dhunë në burgun 302?
    - Pas datës 21 mars, kur këtu filloi transportimi i të paraburgosurve nga burgu 313. Tek gazetari Artur Çani mbërriti një letër anonime që fliste për dhunë nga ana e policisë tonë. Çani erdhi vetë për ta verifikuar këtë pretendim ashtu si edhe Njazi Jaho, këshilltari ligjor i Komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe grupe inspektimi nga Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Takimet i kanë kryer konfidenciale me të gjithë të burgosurit dhe unë nuk mora pjesë në asnjërin prej tyre, por konkluzionet i kanë bërë në zyrën time. Në përfundim të kontrolleve, ata rezultuan se asnjë prej pretendimeve të ngritura në letër nuk qëndronte. Madje për ta ilustruar këtë, zoti Çani ka fotografuar me një aparat dixhital edhe ambientet dhe kushtet e jetesës të të burgosurve tek ne.
    - Kur ju është komunikuar urdhri i shkarkimit në rrugë zyrtare?
    - Sot (dje) isha në zyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, një javë pas konkluzioneve të inspektimit të fundit dhe ai më tha: “muhabeti i lënë përgjysmë ka mbaruar dhe me keqardhje më duhet t’ju komunikoj se ju jeni i shkarkuar për shkak të dhunës së evidentuar në burg”.
    - Po në shkresën zyrtare të shkarkimit, a ishin të evidentuara rastet konkrete të dhunës së ushtruar ndaj të burgosurve?
    - Kaq ishte e thënë edhe në shkresë, e cila mbante datën 6 prill 2005. Aty thuhej vetëm se marrëdhëniet e mia me këtë administratë ndërpriteshin që prej datës 5.



    08/04/2005

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  2. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  3. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53
  4. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29
  5. Lufta ndaj krimit te organizuar
    Nga Albo në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 19-06-2002, 21:23

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •